Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472

    Lirikë bashkëkohore

    CARLOS DRUMOND DE ANDRADE

    Unë dëshiroj


    Unë dëshiroj që cdo ditë të vitit,
    cdo ditë të jetës,
    pas cdo gjysmë ore,
    pas cdo pesëminutëshi,
    ti të më thuash: Të dua.

    Duke të dëgjuar tek më thua: Të dua,
    atë cast besoj se dikush më dashuron.
    Si do ta dija këtë gjë
    një cast më parë
    dhe një cast më vonë?

    Dëshiroj që ti të ma përsëritësh,
    derisa të të shteret zëri,
    se ti më do, se ti më do, se ti më do.
    po nuk bëre kështu, ndjesitë treten,
    sepse, teksa thua: Të dua,
    ti e shpërndan
    në hapësirë
    dashurinë tënde për mua.

    Nga ti kërkoj kumtimin e përhershëm.
    Kërkoj vetëm këtë.
    këtë gjithnjë, këtë gjithnjë e më tepër.

    Dëshiroj të jem i dashuruar përmes fjalës sate,
    përvec asaj, unë nuk njoh mënyrë tjetër
    për ta kuptuar dashurinë,
    për ta kuptuar thellë se dikush dashuron:
    dashuri që gjendet në rrënjët e fjalës
    dhe në kumbimin e saj,
    dashuri
    që hovet nga gjuha amtare,
    dashuri
    e shndërruar në jone,
    në drithërimë hapësire.

    Në kohën që nuk thua:
    Të dua,
    unë e marrë vesh në cast
    se ti nuk më dashuron më,
    se kurrë nuk më ke dashur më parë.

    Nëse ti nuk më thua me ngut, disa herë
    të duaduaduaduadua,
    të vërtetën shkreptimtare që e zbulove tani,
    unë rrokullisem në kaos,
    në këtë grumbull sendesh të padashurisë.

    _________________________përktheu: Anton Papleka

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    JASQUES PREVERT

    Barbara


    Kujtoje, Barbara
    Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
    Dhe ti ecje buzagas, e lumtur
    Trëndafil me vesë, e qullur
    Nga shiu
    Kujtoje, Barbara
    Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
    Dhe unë të takova në Rrugën e Siamit
    Ti buzëqeshje
    Dhe unë buzëqeshja si ti
    Kujtoje, Barbara
    Unë nuk të njihja
    Ti nuk më njihje
    Kujtoje
    Sidoqoftë kujtoje atë ditë
    Mos harro
    Në strehën e një hajati rrinte një njeri
    Dhe në emër të thirri
    Barbara
    Dhe ti rende drejt tij nëpër shi
    E qullur, trëndafil me vesë
    Dhe ti iu hodhe në qafë
    Kujtoje këtë, Barbara
    Dhe mos më ki zët që me tï po flas
    Unë u flas me ti atyre që i dua
    Edhe kur vec një herë i kam parë
    U flas me ti gjithë atyre që duhen
    Edhe kur nuk i njoh fare
    Kujtoje, Barbara
    Mos e harro, pra
    Atë shi të shtruar e të lumtur
    Mbi fytyrën tënde të lumtur
    Mbi atë qytet të lumtur
    Mos harro atë shi mbi det
    Mbi kantier
    mbi anijen Uesan
    Ah, Barbara
    Kjo luftë qe një marrëzi
    C'ndodhi me ty, pra
    Në këtë shi
    Hekuri e zjarri, celiku e gjaku
    Dhe ai që të shtrëngonte në krahë
    Me dashuri
    A a ka vdekur apo ende është gjallë?
    Ah, Barbara
    Mbi Brest shiu bie litar
    Ashtu sic binte më parë
    Por s'është më po ai shi e gjithcka u gremis
    Êshtë një shi i pikëlluar, i përzishëm
    Nuk është më as stuhia
    E hekurt, e celikut, e gjakut
    Ka vetëm re të hirta
    Si qen që bien shakull
    Si qen që zhduken
    Në ujin që rrjedh mbi Brest
    Dhe venë të treten larg
    Larg, shumë larg Brestit
    Që është bërë gërmadhë.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    ARTUR LUNDKVIST


    Keqardhje për Ilonën


    1

    Ilona,
    ti tjetërsohesh në ëndrrat e tua,
    larg teje, larg meje.
    C'janë këto flatra të plagosura që i tërheq nëpër rërë,
    këto valë që befas përplasen mbi ty,
    a mos ke humbur në një botë me borë,
    nën një kambanë heshtjeje,
    a mos je ky peshk që një peshk tjetër e gëlltit,
    që mundimshëm rrëshqet brenda tij
    dhe e mbush deri në vdekje?
    A mos je një lule guri
    nën gjuhën e tmerrshme të erës,
    apo je vetëm dicka që bie,
    një qenie apo vetëm një vetëdije
    që bie dhe bie pambarimisht
    në një ëndërr që s'duhet të mbarojë kurrë,
    ngaqe është e mbyllur në vetvete,
    a mos je luftë me dikë,
    apo me cfarë qesh ti,
    kur ferkon fytyra jote prej fëmije
    nën fytyrën tënde prej të rriture,
    a mos je një lulëkuqe që lulon në qafën tënde,
    kur ti përdredh këmbë e krahë,
    të lidhur bashkë si nepërka..

    2

    Ti më mungon, Ilona, qaj për ty:
    gojë e mbyllur si pejzat e ndërthurura të drurit,
    vezullim pëllumbash që fluturojnë si shakullinë,
    gjinj të tretur si mjegulla vere mbi fushat me grurë,
    anije që i zihet fryma në valet e saj,
    kujtim i gdhendur në gur si një tatuazh,
    qepalla lulesh të lagura nga vesa dhe flutura që i cik,
    ëndje e madhe mikluese si një ujëvarë,
    pelin në gjuhë, tharm në pështymë,
    shtëpi që s'do ta ndërtoj kurrë, shtëpi ëndrre e tymi,
    port gjaku ku humbet një racë e tërë,
    Iliona, shkëmbinj që duken në profil, hënë e re
    në tymnajën e kuqërremtë mbi qytetet e panjohura:
    janë e mundshme që u thye në syrin e një pilivese.

Tema të Ngjashme

  1. Tefta (Tashko) Koco
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 24-09-2021, 16:01
  2. Azem Shkreli
    Nga macia_blu në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2012, 00:11
  3. Esad Mekuli
    Nga Albanino në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 21:09
  4. Ta freskojmë kujtesën – Doket dhe zakonet nëpër trevat tona
    Nga projekti21_dk në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 28-09-2010, 15:07
  5. Këngëtarja e madhe lirike Marie Kraja
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 01:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •