Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Meditoni pak

    Jemi njerez dhe shqiptare dhe nuk mjafton meditimi vetem per "gjethe".

    Ja c'ben nje pis. Lexoni pak gazet.
    ------------
    Viktima ende ndodhet nė trotuaret e shtetit fqinj. Ishte e martuar dhe kishte njė vajzė


    Tetė vjet burg se trafikoi kushėrirėn


    Fier, Shpėtim Myrtaj kishte dėrguar si prostitutė nė Itali vajzėn e hallės

    FIER- Gjykata e Fierit ka dėnuar dje me tetė vjet heqje lirie njė 33- vjeēar tė akuzuar pėr trafikimin e kushėrirės sė tij. Shpėtim Myrtaj, nga Patosi, mori kėtė masė dėnimi nga gjykata e shkallės sė parė, pasi dy vjet mė parė ka trafikuar nė Itali vajzėn e hallės sė tij, me anė tė mashtrimit. Ai u denoncua si i tillė nga bashkėshorti i viktimės dhe ėshtė arrestuar nga policia e Sarandės nė mars tė vitit tė kaluar. Pas njė hetimi dhe procesi relativisht tė gjatė gjyqėsor njeriu qė trafikoi kushėrirėn e tij do t'i duhet tė vuajė tetė vjet heqje lirie.

    Historia
    Kushėrira e tė dėnuarit ėshtė nga Krasi i Tepelenės. Ajo ishte e martuar nė fshatin Zhulat (Tepelenė) dhe nga kjo martesė kishte dhe njė vajzė Pėr tė shmangur sadopak hallet ekonomike ajo erdhi familjarisht nė qytetin e Patosit, rreth 5 vjet mė parė. I shoqi i saj u punėsua nė ndėrmarrjen e naftės. Sipas akuzės, Shpėtimi qė jetonte nė kėtė qytet vinte shpesh nė familjen e kushėrirės dhe duke parė varfėrinė nė tė cilėn ajo jetonte i premtoi punėsim nė Itali, tek njė kushėriri i tyre, dhe mė pas tė tėrhiqte dhe familjen. Dhe kėshtu vendosėn. Vajzėn e la tek njerėzit e burrit, ndėrsa vetė niset sė bashku me kushėririn drejt Vlorės. Automjeti qė i ēoi drejt kėtij qyteti drejtohej nga njė i afėrm i tyre. Qė tė tre ishin kushėrinj tė dytė, por shoferi me vajzėn nuk njiheshin pasi ata nuk ishin takuar mė parė. Mė pas Shpėtimi sė bashku me tė shkojnė nė Itali dhe atje, sipas viktimės e ka detyruar me dhunė qė tė prostituajė nėpėr rrugėt e njė qyteti italian. Pas disa muajsh shoferi i cili i ēoi deri nė Vlorė pyet njė kushėririn e tij se ēfarė bėri Shpėtimi me atė vajzėn. Ka qėnė ky qė i ka treguar se viktima e Shpėtimi ishte kushėrira e tyre e dytė. I ndier ndoshta fajtor drejtuesi i mjetit qė i ēoi nė Vlorė dy kushėrinjtė e parė i ka treguar historinė bashkėshortit tė viktimės dhe ky i fundit ka bėrė denoncimin nė policinė e Fierit, duke bėrė tė mundur dhe arrestimin dhe mė pas dėnimin e 33- vjeēarit Myrtaj. Ndėrsa viktima, identiteti i sė cilės nuk bėhet i ditur, ndodhet ende nė rrugėt e Milanos. Mėsohet se ajo ka marrė dajon nė telefon dhe i ka thėnė "mė gėnjeu Shpėtimi dhe tani nuk di se ēfarė tė bėjė".
    Vladimir Muēaj

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ...

    6 vjet dhe akoma nuk i mblodhi armet Qeveria leshit.
    Sa mire milionat dine ti mbledhin per vete dhe aty ku "dhe pula ha gure".
    Kriminelet injorante jane zoter te jetes se njerzve paqesore ne atdheun tone te frikshem..

    Ja c'thote gazeta.

    "Puthja qe me vrau te dashurin
    Luljeta Ndoka Tirane - Ajo nuk e beson ende se i dashuri nuk jeton me. Nuk e ka mbledhur ende vehten. Vetem qan dhe fjalet e nxjerra nga goja me shume ngjajne me belbezima. Elisa, vajza 18 vjecare te ciles i vrane ne sy te dashurin me te cilin shume shpejt do te fejohej, rrefen ato minuta tmerri ne nje lokal ne fshatin Ibe. Kishte enderruar nje jete te lumtur me Dorianin, nje jete pa probleme pasi "ai ishte fantastik" sic e cileson ajo. Por, te vdekur, kurre se kishte menduar e imagjinuar. Ajo erdhi aq papritur dhe pa asnje shkak, sa cdo kush qe e degjon irritohet. Te mendosh se sebepi ishte nje puthje, kjo per vajzen me lotet ne sy eshte cmenduri.

    E te mendosh se Dori i kishte thene se kostumin gri do ta vishte diten e dasmes, por qe e veshi diten e vdekjes, dhimbja merr nota te tjera.

    Elisa rrefen: "Ja si ka ndodhur ngjarja"

    Humbjen e Dorit po e perjeton me mjaft dhimbje edhe e dashura e tij me te cilen shpejt do te fejohej. Ajo tregon me hollesi se si ka ndodhur ngjarja. "Ishim duke pire kafe, meqe furgoni vinte ne oren 18.00 dhe filloi shiu. Ne nje moment qe me ka puthur Dori, vjen nje burre para nesh, na sheh gjithe inat, e me pas fillon e na godetme pellembe qe te dyve", nis rrefimin e saj Elisa, duke fshire lotet. Me pas ajo tregon se burri hyri brenda ne lokal, dhe del nga dritarja e tij. "Me pas ai vjen me nje pistolete ne dore. Ne ate moment ne u tromaksem te gjithe. Dori dhe shoku tjeter Shpetimi, hyjne brenda qe te sqarohen dhe ne papritmas degjojme krisma", thote ajo. "Nuk doja ta besoja. Ne ato momente i kam rene xhamit te dritares me koke dhe ulerisja me sa kisha ne koke. "Nuk ka mundesi. O Dori, cohu se ti nuk ke vdekur", bertisja me te madhe. Por ai kishte pushuar se jetuari, duke na lene te gjitheve me nje dhimbje qe nuk gjej fjale ta shpreh. Nuk me besohej. Prisja qe nga momenti ne moment, ai te cohej dhe te na falte perseri ate buzeqeshjen e tij karakteristike", thote Elisa duke kerkuar te falur se per momentin nuk mund te fliste se e kishin mberthyer lotet. Por gjithcka tashme kishte mbaruar. Elisa tregon se pas krimit vrasesi ishte larguar mjaft i qete, duke i lene shoket e Dorit qe te vuanin pasojat e veprimit te tij absurd. "U demoralizova fare. Mire qe me mbajti Klenti me Shpetimin se nuk e di c'do te kisha bere. Eshte e tmerrshme. Ne shkuam per qejf, dhe u kthyem me nje person me pak. Ende nuk arrij ta besoj". E serish ajo fshin lotet. Lote qe nuk do t'i thahen kurre, pasi ajo pa me syte e saj vdekjen e njeriut te saj me te dashur per arsyen me absurde ne bote. "Ai ka qene fantastik, shume i mire. Tani me duket se gjithe jeten do te me ece ters. Me ate djale kisha lidhur gjithcka. Kishim bere gjithe ato plane, te cilat u hodhen ne ere pergjithnje. Pak momente para se te vritej me tha: "Kur te martohemi do te vesh ate kostumin gri qe te pelqen ty. Kete ma thoshte gjithmone. Ende nuk dua ta besoj qe ai e veshi te nesermen per ne rrugen drejt varrit", thote ajo duke qare. Serish lot... Ajo tregon se ka dy vjet qe eshte e dashuruar me Dorin dhe se familjet e te dyve kishin dijeni per kete. "Une do te vij t'i takoj prinderit e Dorit sa here qe ata te kene nevoje per mua", thote ajo me syte e skuqur nga lotet.

    Klenti Iliazi, shoku i Dorit qe ate dite festonte ditelindjen

    "Ate dite ishim mbledhur per te festuar ditelindjen time. Me vjen shume keq per ate qe ndodhi", thote Klenti nderkohe qe pi kafen e ngushellimit tek familja e Dorit. Ndersa familjaret e viktimes shprehen se per nje dite nuk dihej fare se ku ishte Klenti. "Vetem kam ecur rrugeve. Nuk e dija se nga po shkoja. Une doja ta besoja ate qe kam pare me dy syte e mi. Ne cdo moment me vjen para sysh skena makabre. Shpetimi qe i vinte gishtin tek plaga Dorit qe ai te mos humbiste shume gjak dhe qe mundohej t'i nxirrte gjuhen. Elisa qe nuk dinte c'bente nga dhimbja dhe qe nuk donte ne asnje moment qe te shkeputej nga ai. Bertisnim me te madhe dhe kerkonim ndihme. Pas nje ore erdhi policia, e cila as qe e mbulonte viktimen. Dorit i dilte gjak nga koka dhe goja. Ishte mavijosur dhe shperfytyruar fare", tregon Klenti, i cili duket se eshte fajtor qe shkuan te festonin pikerisht me rastin e ditelindjes se tij. "Ne na pelqente ai vend dhe i kishim marre te gjitha mjetet per piknik. Berxolla, zgare etj. Madje, dy vajza nga Iba na sollen edhe nje krah dru dhe Dori i dha nje shishe fanta".

    Motra dhe mamaja e Dorit: "E morem vesh nga televizori"

    Ndersa babai i Dorit, Thanasi rri ne karrige duke u dridhur nga dhimbja, motra e Dorit, Ina, dhe e ema Liljana, tregojne se vrasjen e te shtrenjtit te tyre e kishin marre vesh nga televizori. May 16, 2000_ donim ta besonim. Fillimisht nuk ia vume re fort spikerit sepse u dha me nje mbiemer tjeter. Por nje telefonate bere nga Edi, shoku i tij, na e trazoi keq shpirtin. Ai na tha se Dori ishte plagosur dhe se ishte ne spital. Por, kur morem vesh te verteten, kemi vene kujen. Ai s'i ka bere keq asnjeriu. Linte shpirtin per shoqerine. Pese leke te kishte i ndante me shoket e vet" thote Ina dhe Liljana. Dhoma e Dorit dje dukej mjaft e mjere, mjaft bosh. Neper shtepi levizte macja, te ciles Dori donte t'ia vinte emrin Kiti. "Ne sikur na e ndiente zemra se dic do t'i ndodhte. Tre ditet e fundit ai ka ndenjur ne shtepi dhe vetem rrinte me ne dhe luante me macen. Thanasi i lutej Dorit qe te mos kthehej vone se mos e vrisnin. Madje ai kohet e fundit i shkonte edhe ne Pub Manhattan ku ai punonte", tregojne familjaret e Dorit duke mos pushuar se qari. "Per mua eshte kujdesur kur isha ne spital. Me nderronte si te isha femije", tregon Liljana e paralizuar. Nderkohe, ato tregojne se kur Thanasi e ka marre vesh, ka perplasur koken tek bufeja, mjaft i perhumbur.

    Familjaret: "Varje per kriminelin"

    Familjaret e Dorianit mendojne qe do te ishte mjaft e drejte qe Arben Duka te varej. "Ai mund te beje edhe krime te tjera, pasi ne na kane thene qe ishte vrases", shprehen ata. Pjesetaret e familjes se Dorian Benes, kane shume frike se drejtesia nuk do te tregohet e rrepte me Duken dhe ata kerkojne qe te merret masa me ndeshkuese qe mund te ekzistoje. Ne kohen kur gjykata vendosi dje masen e sigurise "burg pa afat" per Duken, te afermit e Dorianit nuk kane pushuar se vajtuari per humbjen e tij, e cila e duket edne e pabesueshme.
    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" """""""""""""""

    Do thoni ju ..e cka ketu per meditim.. e po vetem per gogesima e perzerirje stomaku e lesh sqetullash nuk do meditojme.. a jemi atdhetare apo bizhdila..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Te vjen keq...

    te mendosh se ne shqiperi njerezit akoma vriten si pulat. Eshte cmenduri kur degjon se dikush u vra per nje gje kaq absurde.
    E gjitha qe mund te them eshte qe jemi nje popull me shume komplekse, popull i shfytyruar nga.... as vete nuk e di nga se.

  4. #14
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    E lexova kete artikull dy dite me pare .Nuk doja ta fusja ne forum se eshte shume turbullues dhe ta prish gjakun.O Zot! Nuk di c'te them pervec se ruajna. Te vika e keqja nga nuk e pret,ne diten me te bukur.Me duhet te vesh trikon se po me dridhet trupi.Zoti ja lehtesofte dhimbjen asaj familje dhe te dashures se Dorit.

    Denku qe eshte me nerva tani ndaj qelbesirave pushtetare dhe kriminelave
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  5. #15
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    O Nitrosh mua me duket or vlla se nuk na ka shfytyruar asgje,por dikur na kishin vene maske.
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  6. #16
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    besoje po deshe

    Nuk ka mundesi ne bote.Ma prishi diten kjo ngjarje.
    Discover me like emptiness.......

  7. #17
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    tmerr

    mu be mķshi kokriza-kokriza nga ky tmerr qe lexova. Si ka mundesi te humbesh jeten per nje puthje mes te dashurish???

    tmerr e sketerre po behet ai vend.....

  8. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ai vend?! Vendi behet nga njerzit dhe ne shqiptaret kemi ne gjak gene qe asnje race tjeter njerzore nuk i ka. Ata ishin ne Shqiperi dhe ja hodhem fajin vendit. Po ne mes te Amerikes me gjithe te mirat shkon tjetri vret te shoqen dhe te vellain e te shoqes vetem sepse nuk donte qe ajo te punonte ne lokalin e te vellait. La jetim 4 femije - me sa kam degjuar.

    Ketu e dhane lajmet dhe gazetat, po duke qene se nuk i ndjek ato, si lajm e degjova nga njerzit qe ishin tmerruar (shqiptari vrau te shoqen).

    Ne jemi shqiptare dhe na bejne pershtypje keto gjera, pasi kane lidhje me ne. Ndersa bota i perjeton cdo dite vrasje te ketij lloji - madje per shkaqe po kaq "banale" sa ajo e artikullit te brarit.

    Mjafton te hapesh televizorin dhe 10 lajmet e para (per te mos thene me shume) tregojne vrasje dhe masakra per arsye te kota - jo krim te organizuar, thjesht "oret" e dikujt qe e pa jeten per se prapi ne ato momente.

    Jeta eshte keshtu - jane bere njerzit si milingonat, shtohen cdo dite e me shume.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e gera
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Postime
    10

    E tmerrshme

    Sot, pasi kam lexuar artikullin a djalit te vrare per njeputhje ka qene hera e pare qe kam qare me gjith shpirt pas nje kohe shume te gjate............................................. ....

  10. #20
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    shkodrane...

    peshohem ne dhimbjen tende e dhimbem si ti... si ato e si te gjithe ne...



    me ke mrekulluar me

    "Kaprolli i shikimit tend me vret me thundra
    sa here mora ta vras e s'munda"


    dy vragsh...i madh sa nje poezi me 15 strofa.
    sa per shkodren e dua aq fort e kam aq kujtime te bukura prej andej.
    me mungon biles.
    ( sa mirdita, sa lezha, sa shkodra , sa tirana...krejt shqiperia...)
    ju jap dashurine time si melhem per plaget qe nuk i sheron krejt, po te pakten i zvoglon dhimbjet mendoj..le te . duhemi...qe te harrojne te tjeret te vrasin.
    perqafime....macia_blu

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  2. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12
  4. Arsimimi dhe meditimi
    Nga forum126 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 17:47
  5. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •