Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Thumbs down Te diskriminosh te huajt e ti lesh pa ngrene eshte turpi me i madh per ne .....

    7 kineze qajne para gjykatesve, kishin 4 dite pa ngrene ne paraburgim

    Lajmi i ores 9:25 AM

    TIRANE (21 Shtator) -Te shoqeruarit ne qelite e komisariateve apo Drejtorise se Policise Tirane, mbeten pa ushqim derisa t'i dorezohen paraburgimit. Ky eshte realiteti i dhomave te izolimit, megjithese ligji e parashikon ndryshe. Keshtu, jo me pak se nje muaj me pare, shtate kineze te arrestuar ne Aeroportin e Rinasit per dokumente false, qane ne Gjykaten e Tiranes pasi kishin kater dite pa ngrene. Skandali mori permasa kur burime konfidenciale te Drejtorise se Policise se kryeqytetit, pohuan se nuk kane fond per t'iu dhene ushqim personave te shoqeruar apo atyre te ndaluar.

    Faktikisht ne ligj parashikohet krejt ndryshe, por ende askush nuk e mban pergjegjesine per kete. "Cdo person te cilit i eshte hequr liria, ka te drejten e trajtimit njerezor dhe te respektimit te dinjitetit te tij". Ky eshte neni 28 i ligjit themeltar te Kushtetutes se Shqiperise, qe parashikon qarte se te gjithe personave qe ndodhen ne izolim, duhet t'ju garantohet vec tjerash edhe ushqimi.

    Realisht ndodh ndryshe. Te gjithe te arrestuarve nga policia e kryeqytetit, ushqimin dhe veshmbathjet ne qeli ua dergojne familjaret apo personat e tjere te aferm. Nderkohe, pak me ndryshe eshte puna e atyre personave qe kane para me vete ne momentin e arrestimit, te cilet dergojne ndonje nga policet per t'ju blere ushqime jashte komisariatit. Kurse me te "diskriminuarit" mbeten kryesisht shtetasit e huaj dhe ata qe nuk kane njerez te tjere. Kjo kategori te ndaluarish mbeten deri kater dite pa ngrene, njelloj si rasti i kinezeve.

    Ndonjeri prej te ndaluarve mund te quhet i privilegjuar kur policet nga zemergjeresia i falin ushqim nga ai qe kane marre ne shtepi per vete, apo nga keqardhja i blejne ndonje ushqim jashte dhe ia japin. Por nuk kane munguar rastet kur hetuesit, prokuroret, apo funksionaret e larte te komisariateve ushqejne nga keqardhja ndonje vakt te miturit e shoqeruar duke i pare te uritur.

    Ballkan


    A ka me turp per shtetin Shqiptar qe trajtojn te huajt ne kete menyre !?
    Kam ngelur pa fjale .
    Turp turp turp , nuk di nga ta filloj diskutimin me kete turp te madh , qe ul imazhin e Shqiperise ne bote .

    Lexusja_1963
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Lexusja_1963
    A ka me turp per shtetin Shqiptar qe trajtojn te huajt ne kete menyre !?
    Kam ngelur pa fjale .
    Turp turp turp , nuk di nga ta filloj diskutimin me kete turp te madh , qe ul imazhin e Shqiperise ne bote .

    Lexusja_1963
    DERI KUR DO TE BEJME GJERA PER QE TE NA RRITET IMAZHI YNE NE BOTE ?
    Te them te verteten, kete e degjojme ne te kater skutat e Shqiperise dhe atje ku ka shume shqiptare. A ju ka shkuar ndonjehere ndermend te beni pyetjen : Pse bejme ne gjera qe na ulin imazhin tone ne syte tane ? Per mendimin tim, kjo eshte shume me e rendesishme sesa ajo tjetra me lart. Ne rradhe te pare, ne duhet te kujdesemi qe te veprojme ne nje menyre te atille qe te mos na vije turp neve per veten tone, por kjo perpara vetes sone dhe jo perpara te huajve.

    Si mendojne te huajt per ne, kjo eshte pune e tyre. Por si mendojme ne per veten tone, kjo eshte puna jone. Kur ne te kemi filluar t'i bejme gjerat per vete, kur te kemi filluar te kemi vrarjen e ndergjegjes para vetes sone, vetem atehere do te shikoni qe imazhi yne ne bote do te ngrihet. Perndryshe, per sa kohe qe do te merakosemi vetem per imazhin tone ne syte e te huajve dhe jo ne ato tonet, ne kemi per te shkuar nga e hirta ne te zeze, pastaj nga e zeza ne sterre te zeze, e pastaj nga sterre e zeze ne sketerre, dhe ketu them se eshte fundi.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Lexuese ky shtet nuk behet me turp para botes para se te behet me turp i ti bej me turp vet Shqiptaret qe po i lusin e po fryhen me buke prej gjithe botes!

    Sa here qe na sillen te huajt keq jashte shtetit bej brenda vetes time nje pyetje justifikuese: cfare do benim ne Shqiptaret me te huajt nese na zinin derren?

    C'eshte e verteta nuk dua ta mendoj fare pergjigjen se me turperon!

    flm

  4. #4
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Turp vallaj

    Per nje tas oriz nuk ia vlen te kursehesh.
    I harruam eksodet tona drejt evropes.
    Qe na mbathen veshen ushqyen kuruan.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Rri or cun mos ia fut kot..
    Traditat shqiptare nuk jane si te grekeve
    U bante nami se gatunin nji tenxhere pilaf per kinezet.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ho me mo se kinez jone

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Edhe cfare se jane kineze ? njerez jan dhe ata .. Turppp vertete cfare dreqin jane keta njerez apo kafshe ?

Tema tė Ngjashme

  1. Disa aspekte tė dimensioneve hyjnore tė Muhammedit (s.a.v.s.)
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 16:46
  2. ~Jam Duke Ngrėnė......
    Nga _Elena_ nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 453
    Postimi i Fundit: 16-01-2007, 01:00
  3. Jam duke ngrene...
    Nga ChuChu nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •