Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    A duhen burgosur politikanėt e koruptuar?

    A Duhet Qe Qeveria E Re Dhe Kryeministri I Ri Berisha , Te Burgose Politikanet E Koruptuar ????????

  2. #2
    Flet eksperti pėr Evropėn Juglindore, Franc Lotar Altman, anėtar i Fondacionit pėr Shkencė dhe Politikė nė Berlin

    Altman: “Berisha duhet tė arrestojė politikanėt e korruptuar”


    Shekulli

    TIRANĖ - Eksperti pėr Evropėn Juglindore, Franz Lotar Altman, pohon pėr “Deutsche Welle”, se fitoren e Berishės e ndihmuan vetė socialistėt. Pas zgjedhjeve tė vitit 2001, pėrfaqėsuesi i Fondacionit pėr Shkencė dhe Politikė nė Berlin, Volf Oshlis, pėr liderin e atėhershėm opozitar pohonte: "Sali Berisha ėshtė fajtor pėr shkatėrrimin e Shqipėrisė. Berisha anjėherė nuk e ka pranuar humbjen nė zgjedhje". Vetėm katėr vjet mė vonė, demokratėt dhe aleatėt e Berishės shėnuan fitore nė zgjedhjet parlamentare. Franc - Lotar Altman, udhėheqės i seksionit pėr Evropėn Juglindore, nga i njėjti fondacion, thotė: "Shpresoj qė Berisha gjatė kėtyre viteve ka mėsuar diēka mė shumė. Befasia mė e madhe pėr mua ishte kthimi i njė numri tė madh bashkėpunėtorėsh tė dikurshėm tė tij, tė cilėt sė bashku me Berishėn zhvilluan edhe fushatėn elektorale. Do tė thotė, Berisha ia doli t'i bindė kėta njerėz se ka mėsuar nga gabimet e kaluara dhe se do tė pėrpiqet qė gjėrat t'i zgjidhė ndryshe. Kėtu, nė radhė tė parė, mendoj nė Genc Pollon dhe ekspertin e ekonomisė, Genc Ruli". Altman pohon se fitores sė Berishės i kanė kontribuar nė masė tė madhe edhe vetė qeveria e mėparshme e kryeministrit Nano, e cila humbi besimin e popullit, pėr shkak tė korrupsionit dhe thellimit tė varfėrisė". "A do tė ketė sukses Berisha nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar? Nė tė vėrtetė ėshtė edhe ēėshtja mė e rėndėsishme, sepse duhet konstatuar sa tė thella janė rrėnjėt e kėtyre fenomeneve negative nė strukturat e vendit. Megjithatė, mendoj se njė qeveri serioze do tė kishte sukses. Shpresoj se Berisha ka nxjerrė mėsime nga e kaluara, sepse dėshtimi eventual nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe si pėr zbutjen e varfėrisė, do tė thoshte humbje pėrgjithmonė e partisė sė tij", - pohon Altman. Nė kohėn kur ishte president, Sali Berisha dhe qeveria e tij nuk hezitonin tė burgosnin edhe kundėrshtarė politikė. Premtimi pėr luftė kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit mund tė nėnkuptojė edhe arrestime tė reja, ndoshta edhe tė politikanėve. "Pikėrisht kėtė duhet ta bėjė, nė qoftė se Berisha synon qė t'i besohet dhe do t'i realizojė premtimet e dhėna. Ėshtė kontestuese vetėm sesa Berisha do tė ketė mbėshtetjen e policisė, e cila do tė drejtohet prej njė ministri relativisht tė ri, dhe sa gjykatat janė nė gjendje tė funksionojnė si duhet. Ende nuk dihet se si ėshtė gjendja nė kėto struktura, tė cilat kanė nevojė pėr reforma - nė veēanti gjykatat", - thekson Altman. Njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zhdukjen e korrupsionit dhe kriminalitetit mund tė luajė mbėshtetja qė Berisha do tė ketė te strukturat partiake dhe partnerėt nė koalicion. Ndėrsa pėrsa i pėrket shanseve tė Shqipėrisė pėr integrim nė strukturat euroatlantike, Altman thotė se edhe kjo varet prej Berishės. "Kjo varet pikėrisht prej politikės sė Berishės dhe vendosmėrisė sė tij pėr tė luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin. Varet prej reformimit tė administratės sė shtetit, gjykatave dhe plotėsimit tė kushteve tė tjera, tė cilat deri tani kanė penguar nėnshkrimin e marrėveshjes sė asociim - stabilizimit me Bashkimin Evropian. Kėto mangėsi kanė ndikuar qė edhe Nato tė ketė rezerva ndaj Shqipėrisė."
    Pėr mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj Berishės, Altman pohon se "Nė fillim do tė pritet ca kohė. Do tė shikohet nėse Berisha do t'i realizojė premtimet e dhėna pėr luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. Nė qoftė se nė muajt e parė tregohet se Berisha e ka seriozisht, me siguri qė nuk do tė mungojė as mbėshtetja. Mirėpo nė kėtė moment ka rezerva, sepse Berisha nga e kaluara njihet si njė partner shumė i papėrshtatshėm. Pra, e gjitha varet prej tij", - pohon eksperti gjerman, Franc Lotar Altman.




    09/09/2005

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sigurisht kjo gje duhet ber, sepse eshte e vetmja menyre qe korrupsioni rrezoet dhe bie frika qe te tjeret nuk e bejn apo e provojne.

    Ne Amerike prsh, qeveria nuk eshte vetem se ka dhe FBI dhe agjenci te tjera shum te forta dhe cdo here kapen te gjtihe ata qe bejn korrupsion nga kompanit si Enron dhe te tjerat.

    Po nuk pate rregull sot, nuk ke ce do demokracin apo gjera te tjera si liri, te drejta...kur qevria nuk arrin dot te vej rregullin mbi politike dhe mbi popullin.

  4. #4
    Cilet mund te jene "kandidatet" me te mundeshem????

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga CEZARND
    Cilet mund te jene "kandidatet" me te mundeshem????
    Aty eshte problemi sepse kur lider te partive te ndryshme akuzojn njeri tjetrin ashtu behet me e keqe dhe me veshtir situata per te arritur objektivin se sdo jet budalla ai te dali e te tregoj, prandaj duhen agjenci shteti te forta me ligj te fort qe e ka te drejten te akuzoj dhe te fusi ne burg kedo qe ben korrupsion.

    As un vet se di se kush mund te jet "kandidate" se gati te gjith jane, por "kokat e madhe" duhe larguar. Kur kap 1, kap te gjithe ose kur kap me te madhin pastaj vijn dhe te tjeret me rradhe.

    Si mendoni ju te tjeret kush mund te jen "kandidatet" me te mundshem sic e beri dhe CEZARND pytjen me larte?

  6. #6
    A MENDONI SE FILLOJE OPERCIONE E DUAR TE PASTRA" ?



    Arrestohet biznesmeni Nard Koka, i akuzuar per kontrabande cigaresh


    Data e Publikimit: 09/09/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Policia arrestoi sot nė mbrėmje (e Premte) biznesmenin Nard Koka, (vėllai i kryetarit tė bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka dhe mik i shpallur i ish kryeministrit Fatos Nano), nėn akuzėn pėr kontrabandė cigaresh.
    Burime zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme bėnė tė ditur se organi i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, bazuar nė fakte dhe prova i kėrkoi Gjykatės sė Durrėsit, arrestimin e shtetasit Nard Koka.
    Biznesmeni Koka, ėshtė ndaluar fillimisht nė Durrės, ndėrsa masa e arrestit ėshtė marrė nė mbrėmje nga policia e Tiranės

    WHO IS NEXT.............?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 09-09-2005 mė 17:15

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anėtarėsuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Citim Postuar mė parė nga CEZARND
    A Duhet Qe Qeveria E Re Dhe Kryeministri I Ri Berisha , Te Burgose Politikanet E Koruptuar ????????
    "Large qofte ti burgosin te tere" se pastaje do te ngelemi pa asnje politikane dhe ku do te shkojme ne shqiptaret pa keta politikan te "ndritur".
    Nje shprehje popullore andej nga jugu thote: O i biri totorroces ngri kuth e bjeri poces. Keshtu jane edhe politikanet tane.

  8. #8
    E Shtune, 10 Shtator 2005


    DURRES, NIS STINA E ARRESTIMEVE TE MEDHA

    Berisha votebesohet ne Kuvend, Sollaku autovotebesohet ne terren. Pas Lefter Kokes, priten te leshohen mandate arresti edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn e Dhimitraq Raftin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 10-09-2005 mė 00:22

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga CEZARND
    A Duhet Qe Qeveria E Re Dhe Kryeministri I Ri Berisha , Te Burgose Politikanet E Koruptuar ????????
    Cfare pyetje eshte kjo? Ne rradhe te pare Qeveria nuk eshte organ i pushtetit gjyqesor. Qeveria eshte pushteti ekzekutiv. Kompetenca per burgosje te dikujt ka vetem gjykata e cila eshte e pavarur nga qeveria. Po paten prova dhe fakte qe nje politikan ka qene i korruptuar, te gjykohet dhe po u gjet fajtor te burgoset.

    Qeveria e Berishes nuk duhet te bjere ne kurthin e hakmarrjes politike. Dhe aq me teper te nderhyje ne punet e gjykatave dhe prokurorise. Perkundrazi, duhet ta diferencoje veten e saj dhe te mos beje asnje koment ne lidhje me punen e organeve te drejtesise.
    "Who is John Galt?"

  10. #10
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Opo lere ca thone nuk duhet te bjere ne kurth e ne dreq.
    Qeveria e kaluar i ka lene politikanet e saj te korruptohen haptas,duke mbushur te gjithe ata xhepat me miliarda,ne nje kohe qe nuk ka akoma uje e drita.
    Jo burg qe duhet te bejne tani,po aq sa te mallkojne diten qe u bene politikane.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diana Ēuli: Ndjesė familjes sė poetit tė pushkatuar..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  2. Lista e shkrimtarėve tė persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  3. Shqiperia,mbreteri Apo Republike?
    Nga Vjosa nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 08:00
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •