Duke shikuar ne geociti hasa en kete tekst ishte me i madhe por e morra ate pjese ce me beri pershtypje me shume.
Desha te pyes Historianet ketu sa eshte kjo qe thuhet ketu e vertet, se per mua keto gjera jane te reja dhe nuk i kame ndegjuar deri me tani.
Nuk e kame ditur se Isa Boletini paska luftuar kunder atyre qe e paskan luftuar Princin Vid.
Si dhe nuk e kame ditur se malesoret katolik paskan luftuar ne anen e Princit Vid.
Ja tekstin po e jap me poshte.
flmn
__________________________________________________ ____________________
KRYENGRITJA POPULLORE SHQIPTARE KUNDER DIKTATORIT VILHELM VIDI
Me 17 Maj 1914, kur qeveria kuislinge e Durresit firmosi Protokollin e Korfuzit nepermjet te cilit Jugu i Shqiperise u shpall si republike autonome greke qe do qendronte vetem formalisht nen kufijte e Shqiperise, ne Shqiperine e Mesme vullnetaret patriote tiranas te mobilizuar per mbrojtjen e vendit te tyre vendosen qe te marshonin per ne Durres nga ku ata do tu nisnin per ne jug kunder vorio-epirioteve. Por qeveria Vidiste dergoi xhandaret e saj hollandeze qe te shtypi vullnetaret shqiptaret kunder ndonje rrezistence te mundshme kunder vorio-epirioteve te Jugut. Me 17 Maj 1914 te Ura e Limuthit prane Tiranes xhandaret internacionale iu treguan forcen e armeve shqiptareve.
Ky akt i hapur antishqiptar nga qeveria koloniale Vidiste beri qe ne 18 Maj 1914, populli patriot i Tiranes dhe fshatrave perreth te rrevoltohej dhe te cohej me arme ne dore ne mbrojtje te vendin. Kjo ishte data e fillimit te kryengritjes popullore shqiptare kunder administrates koloniale Vidiste. Kryengritja shqiptare kunder rregjimit kolonial te Durresit, dhe simpatia qe shqiptaret e Shqiperise se Mesme ushqenin per Esat Pashen deri ne ato momente, pasiqe ai i pati dhene atyre mjaft arme dhe municione, beri qe Princ Vidi ta deklaroje te fundit tradhtare ndaj qeverise dhe te kerkoje arrestimin e tij[22]. Per kete arsye, naten e 19 Majit, gjenerali hollandez Tomson rrethoi shtepine e Esatit dhe pas disa bresherishe zjarri kunder shtepise se tij, mundi qe te detyroje Esatin qe te dorezohet. Megjithate Vidi nuk mundi qe te merrte ndonje hap me teper kunder Esatit, pasiqe interesat italiane ne ate, bene te fundit qe ta dorezoje Esatin ne legaten italiane e cila me pas e coi ne Itali.
Megjithate Vidi sic duket nuk kishte arritur qe te kuptonte akoma se me arrestimin e Esat Pashes ai nuk mund te shtypte kryengritjen e popullit shqiptare kunder rregjimit te tij kolonialist. Shqiptaret qe tashme kishin marre nen kontroll Tiranen pas incidentit te Ures se Limuthit, po e shihnin fare qarte se per ke po punonte rregjimi i Vidit, i cili ruhej nga austriake, italiane, romune dhe hollandezet. Nga propaganduesit kryesor kunder rregjimit te Vidit ne kete kohe mund te permendim gjeneralin shqiptar Arif Hikmetin (nga Kalkandelet), myftiun e Tiranes Musa Qazimi, Mustafa Ndroqin, patrioti i shquar dhe mbeshtetesi i Ismail Qemalit ne Vlore - Qamil Haxhifeza nga Elbasani etj. Shqipptaret tashme duke pare fatin e Durresit, ku Vidi pati vene si kryebashkiak te tij sekretarin serb te Peshkopit te Durresit: Gjurakovicin[23], e kuptuan qarte se rregjimi Vidian nuk ishte tjeter gje vetem se nje pushtim pankristjan i Shqiperise. Zera mes shqiptareve e shikonin Vidin jo vetem si jo-shqiptar, por pati nga ata qe thonin se ai ishte cifut, qe kishte per qellim shkaterrimin e Islamit[24], gje qe i rrevoltoi jashte mase shqiptaret.
Lajmet qe spiunet e shqetesuar te Vidit conin ne Durres per ngjarjet e Tiranes, e cuan te fundin qe te kerkoje ti shtypi kryengritesit shqiptare me dhune. Per kete ne 20 Maj, majori Roelfsema morri nje grup malesoresh nen Isa Buletinin qe te pushtonin kodrat e Rrashbullit. Ndersa gjenerali Saar me 200 xhandare hollandeze, 300 malesore nen udheheqjen e Simon Dodes sebashku me kolonjarin Bajram Fevziu iu drejtuan Tiranes. Por kur malesoret arriten ne Shijak dhe kuptuan arsyen e rekrutimit te tyre qe ishte lufte kunder shqiptareve - i treguan gjeneralit Saar se ata nuk do te luftonin kunder vellezerve te tyre. Megjithate gjenerali Saar vendosi qe te marshoje drejt Tiranes me xhandaret e tij hollandez. Por sapo doli nga Shijaku, ai u ndesh me kryengritesit shqiptare te cilat i munden trupat Vidiste dhe arriten qe te vrasin shume prej tyre dhe te zene rob vete gjeneral Saarin dhe disa ushtare te tij, pervec 300 malesoreve te cilet nuk luftuan kunder vellezerve te tyre shqiptare.[25]
Flamuri me gjysme hene i shqiptareve
gjate shekullit XIX
Pas kesaj fitore te pare, kryengritesit shqiptare cuan flamurin e tyre me gjysme hene[26] ne Tirane, Kavaje, Linxe dhe ne te gjitha anet e Shqiperise nen kontrollin e tyre dhe deklaruan fillimin e rrevoltes se pergjithshme kombetare kunder rregjimit despotik te Vidit. Patrioteve shqiptare ne kete kryengritje iu bashkangjiten edhe shume muhaxhire boshniake, dibrane dhe kosovare te cilet po e shihnin qarte qe rregjimi Vidist po punonte per Serbine.
Ne 23 Maj 1914, pasiqe patriotet shqiptare kishin marre Tiranen dhe Shijakun, iu drejtuan Rrashbullit qe u mbante i pushtuar nga trupat Vidiste nen aventurierin gjerman, Baron Gumpperberg dhe Roefselma. Pasiqe thyen rrezistencen e tyre iu drejtuan Durresit dhe depertuan deri ne lagjet e jashtme te qytetit. Por te perballur me vullnetaret internacionale: gjermane, austriake, italiane, romune, etj dhe inferior ne municione, ata u detyruan te terhiqen ne kodrat e Rrashbullit pas luftimesh te pergjakshme.[27] Ne kete kohe, i trembur nga avancimi i shqiptareve, kapterr Vidi u arratis ne luftanijet italiane qe ishin ne brigjet e Durresit.
Kur patriotet shqiptare morren vesh per arratisjen e Princit i cuan atij fjale se nuk do ti benin gje nesi ai do tu kthente ne pallatin e tij dhe te bisedonte me ata si burre. Duke marre keto garanci, Vidi u kthye ne pallat. Shqiptaret qe tashme kishin peng te tyre gjeneral Sarrin dhe princ Sturdzen (atasheun Romun ne Shqiperi) dhe mbanin te rrethuar Durresin, i liruan keta te fundit dhe i cuan te Vidi qe ti conin atij fjale qe te shpallte amnisti te pergjithsme dhe qe Komisioni Internacional qe po ia shiste Shqiperine grekut, te shkonte dhe tu takonte me ata per te biseduar fatet e Shqiperise dhe jo me kapterr Vidin. Pasiqe Vidi ra dakort me kerkesat e shqiptareve, iu coi atyre nen flamurin Italian Mehmet Pashe Derrallen si perfaqesues te Komisionit Ndekombetar, qe te hynte ne bisedime ne Shijak[28].
Pas takimit te pare me Derrallen, K. Nderkombetar i vizitoi kryengritesit shqiptare serisht me 28 Maj ne Shijak. Ne kete takim patriotet shqiptare i kerkuan Nderkombetareve qe te investonin ne Shqiperi, te ndertonin rruge, shkolla, rregull dhe qe Shqiperine ta linin nen mbrojtjen e Turqise apo te nje Princi Musliman. Disa dite me vone ky komitet vizitoi edhe Kavajen, ku u prit mire si ne Shijak. Edhe ketu patriotet Kavajas i kerkuan Komitetit Nderkombetar pak a shume kerkesat e Shijakasve, dhe keta theksuan se nuk e njihnin Vidin dhe qeverine e tij si legjitime ne vend. Te njejten kerkese e theksuan me me force me vone patriotet e Tiranes, te cilet i kerkuan Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) qe Vidi te largohej nga Shqiperia.
Gjate kohes qe u benin keto negociata me kryengritesit shqiptare, qeverise se Vidit i erdhen perforcime me mercenare romune, gjermane etj, gje qe e ben ate te njehet me i sigurte se me pare. Per kete ai vendosi qe ti shkelmonte marreveshjet e tija qe arriti me shqiptaret e ne vend te dialogut te perdorte dhunen. Megjithe kundershtimet e malesoreve katolike zhqiptare (qe Vidi kishte rekrutuar ne Durres si mercenare te tij), Vidi vendosi qe te hynte serisht ne lufte kunder kryengritesve shqiptare. Per kete kampi i tij vendosi qe te ndertonte 5 kollona me te cilat parashikohej te shtypej kryengritja shqiptare dhe vinja nen kontroll e Shqiperise. Nje nga keto kolona ishte nga Lezha nen Preng Bib Doden dhe trupat e tij katolike lezhiane dhe mirditore. Ne kete aventure mirditoret do tu komandonin nga Gjon Marka Gjoni. Organizimi i malesoreve katolik ne luften e Vidit, shkaktoi shume pakenaqesi ne qarqet italiane ne Shqiperi. Per kete ministri italian ne Shqiperi Alioti protestoi, pasi kjo do te conte shume indinjaten e muslimaneve shqiptar[29] kunder katolikeve.
Ne vijim me qellimet Vidiste per nenshtrim te Shqiperise, koloneli hollandez Tomson organizoi ne Durres nje rrjet te tere policie sekrete me spiune, qe i raportonin atij mbi levizjet e patrioteve shqipetar neper rrethe.
Duke pare organizimet Vidiste kunder tyre, me 3 Qershor 1914 patriotet shqiptare u mblodhen ne Shijak ku vendosen per vazhdimin e luftes se tyre. Ata rane dakort qe Shqiperia duhej te qendronte nen mbrojtjen e Turqise, princ Vidi duhej te largohej nga vendi dhe ne vend te tij ne Shqiperi duhej te vihej nje princ musliman shqiptar. Gjuha shqipe duhej te vazhdonte tu shkruante me germa arabe ne vend te atyre latine, dhe shqiptaret do te mbanin si flamur te tyre kombetar flamurin me gjysme hene[30] ne vend te atij qe po iu imponohej nga te huajt etj. Kjo mbledhje u njoh edhe si Alenca e Shijakut. Ajo zgjodhi edhe kryesine e saj. Kryetar i levizjes kryengritese u zgjodh Mustafa Ndroqi, nenkryetar Xhenabi Adili, kurse komandant i pergjithshem Qamil Haxhi Feza.
Ne ditet qe vijuan patriotet shqiptare e shtrine pushtetin e tyre ne Kavaje, Kruje dhe Peqin. Pas disa ditesh, trupat shqiptare iu drejtuan Elbasanit qe e morren ne 23 Qershor. Ne Jug kryengritja e tyre shkoi deri ne Qukes, kurse ne Veri deri ne Milot.[31]
Megjithe spiunazhin qe kolonel Tomsoni ndertoi ne Durres, ai nuk mundi qe te zbulonte planet e shqiptareve, te cilet me 15 Qershor 1914 ri-sulmuan qytetin. Por edhe pse luftuan me vetemohim, ata nuk munden te clirojne Durresin as kesaj rradhe pasiqe ne rradhet e ushtrise Vidiste gjeneralet dhe ushtaret e rinje gjermane dhe austro-hungarez qe kishin ardhur ne Durres, duke perdorur arme superiore munden qe ti ndalojne ata edhe kesaj rradhe. Besohet se ne kete lufte u vrane rreth 200 vete nga patriotet shqiptare, kurse ne kampin Vidist rreth 40 veta vdiqen, nder te cilet ishte edhe vete kryegestapoja i rregjimit Vidist: koloneli i urryer Tomson.
Kolonel Tomsoni qe u mbante nga shtypi grek si miku i tyre me i madh, ishte nje nga kriminelet kryesore Vidiste qe mbeshteti Protokollin e Korfuzit ne favor te Greqise. Duke patur eksperiencen koloniale qe Hollanda morri me kolonite e saja muslimane, Fuqite e Medha gjeten ne Tomsonin njeriun me adapt per presionin dhe shtypjen e shqiptareve. Me urdhera te tij u vrane sa e sa shqiptare te pafajshem. Per kete arsye shtypi shqiptar sebashku me qarqet diplomatike te kohes e pershkruanin sjellen e hollandezeve ndaj shqiptareve si sjelle padronesh koloniale. Kolonel Tomsoni ishte ai qe vrau Bekir Gebrenene, arrestoi Cerciz Topullin, Ismail Qemalin dhe luftoi me egersi lirine e popullit shqiptar. Nen udheheqjen e tij u bombarduan sa e sa fshatra, ne menyre qe rregjimit te huaj Vidist ti zgjatej jeta ne Shqiperi.[32]
Pas luftes se Durresit, me 18 Qershor 1914, forcat Vidiste u bene gati per te leshuar reprezaljen e tyre kunder shqiptareve ne kodrat e Rashbullit. Ne luften e Rrashbullit sipas Shtjefen Gjecovit morren pjese rreth 3000 trupa nga te dyja palet. Ne anen e Vidisteve pervec mercenareve te huaj morren pjese edhe shume malesore katolike nga Veriu te udhehequr nga Gjon Marka Gjoni i cili perpara luftes pati disa sherre kokefortesie me oficeret hollandeze ne lidhje me strategjine e luftes. Isa Buletini me disa mercenare te tij morren pjese gjithashtu. Edhe pse lufta filloi me superioritetin e armatimeve te Vidisteve dhe strategjive te gjeneraleve te tij, shqiptaret nen udheheqjen e Haxhi Qamil Xhametes nga Sharra e Tiranes, korren nje fitore te bujshme mbi ushtrire kuislinge Vidiste.
Ne fitoren qe perjetuan ne Rrashbull kunder forcave internacionale Vidiste, Shtjefen Gjecovi tregon se dhqiptaret e lumtur nga kjo fitore mbi hordhite Vidiste brohoriten Padishahem Cok Jasha[33] (Rrofte Sulltani) sipas tradites se vjeter te ushtareve shqiptar ne kohe te Osmaneve. Kjo brohoritje panislamike jo vetem qe i tregoi kapterrit gjermano-romun te Durresit dhe trupave te tija kolonizatore, se krenaria e popullit shqiptar nuk mund te perdhosej nga disa ardhacak te huaj si ai: por ne te njejten kohe deshmoi per vazhdimesine e ideve panislamike mes shqiptareve te viteve 1913 1915.
Ne foto: Ushtare Osman me banerin:
Padishahem Cok Jasha
Pasiqe shqiptaret kane qene ajka e trupave osmane[34], sllogani Padishahem Cok Jasha ka qene edhe motoja e tyre ne sa e sa beteja qe ata ben historikisht per komonwealthin Osman neper bote. Edhe ne kete rast, duke ri-kujtuar lavdite e tyre te meparshme, patriotet shqiptare perdoren slloganin e tyre te vjeter panislamik. Me kete fitore ne Rrashbull, shqiptaret i treguan fuqive koloniale kristjane se identiteti i tyre Islamik ishte pjese e kunderpergjigjes se ketij populli kunder kolonializmit kristjan te Evropes.
Ne panikun qe armiku morri nga fitorja shqiptare ne Rrashbull, lideri kuisling i mirditoreve Gjon Marka Gjoni u detyrua te largohet me vrap nga lufta. Ne vrap e siper, pasiqe dezertoi mirditoret e tij, ai u fsheh ne nje kafe rruges nga frika se mos e kapnin te gjalle. Ne total forcat Vidiste humben ne kete lufte rreth 150 veta.[35] Te thyer dhe te poshteruar, Vidistet derguan Aqif Pashen qe te bente paqe me patriotet shqiptaret.
Pas fitores se Rrashbullit, kryengritesit shqiptare u sulmuan edhe nga forcat e Preng Bib Dodes nga Lezha. Prenga i shtyre nga majori hollandez Krooni dhe princi romun Mikail Sturdza (atasheu romun ne Durres te cilin shqiptaret e liruan me mirebesim me pare) u nis per lufte ne krye te katolikeve te tij kunder kryengritesve shqiptare. Por bajraktaret e Prengut nuk e kishin me qejf kete vellavrasje. Per kete arsye Prenga marshoi deri ne Slinxe dhe kerkoi qe te hyje ne bisedime me kryengritesit. Por atasheu romun Mikhail Strudza, qe ishte terbuar nga mossuksesi i tij per te cuar shqiptaret ne vella-vrasje, marshoi vete me trupat hollandeze ne kalane e Ishmit te cilen pasi e bombardoi e morri me ndihmen e Noz Gjonit dhe Bajram Currit. Prenga pas mosdashjes se bajraktareve te tij per lufte, shkoi ne Durres qe te organizoje mirditoret.[36]
Nje grup tjeter qe marshoi kunder kryengritesve shqiptare ishte kolona e Elbasanit e perbere ne shumice nga xhandaret hollandeze. Kjo kollone u thye dhe u detyrua te terhiqet duke lene dy oficere rober. Gjithashtu nga Vlora nje kolone tjeter hollandeze u nis kunder kryengritesve shqiptare. Edhe kjo kolone ashtu si e para, u thye nga shqiptaret prane lumit Seman, duke lene pas artilerine dhe municionet e saj.
Aziz Pashe Vrioni te cilin Vidi me pare e kishte bere minister te bujqesise dhe tregetise[37], gjithashtu u detyrua nga Vidi qe te marshoje kunder kryengritesve te Tiranes. Por edhe kolona e tij u thye dhe u terhoq mbrapsht ne Korce. Pas ketyre fitoresh nga kryengritesit shqiptare, Vidistet nuk bene me perpjekje per te hyre ne lufte me shqiptaret. Perpjekje u bene ne dy raste kunder Kavajes qe u bombardua nga anijet austro-hungareze. Gjate muajit Korrik, ne Durres princ Vidit i erdhen vullnetare te shumte nga Rumania[38] qe planifikonin te ripushtonin Shqiperine dhe te forconin kapterrin romuno-gjerman si despot te Shqiperise.
Ne kohen kur populli shqiptar ishte cuar ne rrevolte kunder despotizmit Vidist, Ismail Bej Qemali qe gjate gjithe kesaj kohe kishte qene jashte Shqiperise, u kthye ne vend. Pas ardhjes, ai shkoi menjehere ne Durres ku iu kerkoi Vidisteve qe te jepnin doreheqje dhe Princ Vidi te largohej nga Shqiperia, dhe vendi te ndahej ne tre kantone sipas modelit Zvicerian. Por Princ Vidi me intrigantet e tij e rrefuzuan propozimin e Ismailit. Pasiqe Ismaili e kuptoi qe qeveria Vidiste dhe qarku i Durresit ishin nje fole intrigantesh, ai u largua per ne Vlore ku themeloi Komitetin e Shpetimit Kombetar, ne pergjigje ndaj despotizmit Vidist. Duke vene re se qeveria Vidiste ishte nje kthyer ne nje rrjet anti-kombetar, Ismail Qemali i dergoi nje note proteste Fuqive te Medha, ku iu kerkoi qe te hiqnin Vidin nga Shqiperia dhe ne vend te tij, KNK-ja te merrte ne dore Shqiperine.[39]
Duke perfituar nga qeveria antishqiptare e Durresit, kriminelet vorio-epiriote te Zografosit dhe Spiromilos kaluan ne revansh ne Jug te Shqiperise. Ne 6 Korrik 1914, vorio-epiriotet organizuan ne Delvine Kongresin PanEpiriot ku qe aty grekerit dhe andartet e tyre panortodoks i kerkuan KNK-se qe te rishikonte ne favor te grekerve Protokollin e Korfuzit. Per kete vorio-epiriotet deklaruan se ishte detyra e tyre si kristjane qe te marshonin ushtarakisht ne tokat shqiptare, ne menyre qe te mbronin kristjanet nga persekutimet muslimane. Per kete arsye terroristet greke organizuan edhe ushtrite e shenjta ne menyre qe te benin kryqezate kunder Shqiperise. Ne ditet qe rrodhen repartet terroriste greke e shtrine terrorin e tyre te shenjte ne Kolonje, Korce, Permet dhe Tepelene, ku me mijera musliman shqiptare u vrane, perdhunuan dhe shperngulen me force. Vetem ne fshatin e Hormoves, kryqetaret helene vrane mbi njeqind gra, femije e pleq te cilet pasiqe i futen ne nje kishe, i vrane duke qendruar mbi catite e kishes[40].
Pas thyerjeve te ushtrive Vidiste, forcat shqiptare nen Qamil Haxhi Fejzen iu drejtuan Lushnjes, Fierit, Beratit dhe Pogradecit te cilat i morren. Atyre ne kete lufte iu ngjiten edhe bujqit e Myzeqese te cilet ishin te pakenaqur me rregjimin Vidist. Pasiqe forcat kryengritese kishin presione ne te gjithe Shqiperine nga Vidistet e Durresit dhe forcat e tyre mercenare, ata u detyruan qe ne 11 Korrik te bejne paqe me grekerit ne Pogradec, dhe te nderpresin perkohesisht luften e tyre kunder vorio-epirioteve. Por andartet greke nuk e rrespektuan marreveshjen dhe ne Gusht pushtuan Beratin, te cilin e lane vetem pas kthimit dhe presionit te forcave kryengritese ne qytet.[41]
Me avancimin e kryengritesve shqiptare anembane vendit qeveria kukull e Durresit po e kuptonte se nuk e kishte jeten te gjate. Per me teper fillimi i luftes se Pare Boterore i angazhoi fuqite evropjane dhe Austro-Hungarine ne konfliktin e ri boteror. Ne kete situate Vidi qendronte si peshku pa uje. Tashme fatet e kombeve si shqiptaret do tu vendosnin nga lufta boterore dhe jo nga kllounizmi tip Vidist.
Ne 1 Shtator 1914 trupat kryengritese hyne ne Vlore pa lufte. Ismail Qemali qe me pare kishte qene i mendimit se vendin duhej ta merrte nen pushtet KNK-ja, tanime i udhezoi vlonjatet qe tia hapin deren qeverise se Tiranes dhe ti bashkoheshin asaj[42] ne konsolodimin e pushtetit ne vend. Ne keto momente kur shqiptaret morren ne duar shumicen e qyteteve te Shqiperise, kapterr Vilhelm Vidi u detyrua qe i turperuar dhe i cnderuar te largohet nga Shqiperia me 3 Shtator 1914.[43] Ne 4 Shtator 1914 kryengritesit shqiptare te kryesuar nga Qamil Haxhi Fejza deklaruan me hyrjen e tyre ne Durres se:
popullsia e Durresit duhet te jete e njezeshme per te mos pranuar asnje nderhyrje ne qeverine e saj Meqene se Evropa e ka njohur pamvaresine e popullit shqiptar, sovraniteti i Durresit i perket popullit shqiptar Ne kete menyre kombi ka te drejte te plote te formoje nje qeveri te rregullt dhe te pavarur dhe te hedhe poshte cdo nderhyrje te huaj ne punet tona, sipas stipulacioneve te te drejtes nderkombetare.
Ne 5 Shtator, kryengritesit shqiptare hyne ne Durres. Ne kete kohe ne Kavaje dhe Shijak disa nga kryengritesit deklaruan si Mbret te Shqiperise Princin Burhanudin. Megjithate pas mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem qe u be po ato dite, kryengritesit vendosen qe te dergojne nje delegacion ne Stamboll te kryesuar nga Haxhi Aliu anetar i Komitetit per Union dhe Progres (Itihad ve Tarikh), qe ti paraqiste Sulltanit kerkesen per caktimin e nje princi musliman per Shqiperine. Ne te njejten kohe kryengritesit iu kerkuan te huajve qe ishin ne Durres si perfaqesues te KNK-se te largohen nga vendi. Pas marrjes se Durresit, qeveria e Tiranes u shtri edhe ne Shkoder, ku pas disa incidentesh mes katolikeve nen Preng Bib Doden dhe muslimaneve te qytetit, qeveria e Tiranes mundi qe te vendose pushtetin e saj. Gjate shtrirjes se pushtetit te qeverise se Tiranes ne Shkoder, agjentet italiane u munduan here pas here qe te rrezojne qeverine pro-Tiranase dhe ne vend te saj te krijonin nje qeveri italofile. Por kjo ide qe u mbeshtet vetem nga Preng Biba dhe spiuni i Esad Pashes, Alush Lohja, nuk u materializua.[44]
Ne kohen kur qeveria e Durresit ishte ende e pastabilizuar, Esat Pashe Toptani i udhezuar nga kryeministri Serb Pashic ne Nish, u dergua ne Diber ku rekrutoi mercenare dhe me ata arriti ne Durres me 2 Tetor per te marre pushtetin. Ne kete moment Durresi ishte i pambrojtur, pasiqe kryengritesit shqiptare kishin derguar nje force prej 4000 vetash kunder Vorio Epirioteve ne Berat. Esat Pasha qe e gjeti qytetin pa mbrojtje detyroi me shantazh anetaret e Keshillit te Pergjithshem qe ta shpallin ate kryetar dhe komandant te qeverise se re, ose perndryshe ai do ti ekzekutonte te gjithe[45].
Me marrjen e pushtetit nga Esati, agjenti italian Alioti me kapiten Kastodlin u kthyen menjehere ne Durres dhe e perqafuan Esatin publikisht. Qe ne ditet e para te pucit te tij, Esatit i erdhi ne ndihme si sekretar dhe ideator i krimeve te tija M. Krajewski, nje cifut nga Sarajeva qe me pare kishte qene ambasadori francez i KNK-se ne Shqiperi.[46] Gjate kryerjes se pucit te Durresit Esat Pashe Toptani nuk harroi qe te arrestoje edhe Qamil Haxhi Fejzen qe ishte armiku i tij numer nje per pushtet ne qeverine e re.
Pabesia e akteve esadiste i rrevoltoi kryengritesit shqiptar ne kulm. Per kete ata deklaruan Xhihad kunder Esadit, te cilin e akuzuan si aleat te shteteve te krishtera, armike te botes muslimane.
Sulmi i armatosur kunder Esat Pashe Toptanit filloi ne 23 Netor 1914 nen udheheqjen e Haxhi Qamil Xhametes, nga Sharra e Tiranes. Ne sulmin qe kryengritesit shqiptare ben kunder Durresit, ata u perballen me forcat italiane te cilat me superioritetin e tyre ne armatime e mbrojten qytetin; gjate kohes qe Esati morri arratine ne luftanijet italiane qe e prisnin ne det.
Haxhi Qamil Xhameta qe ishte shquar per trimerite e tija ne luften kunder Vidisteve edhe me pare, dogji kullat e Esat Pashes ne Laprake dhe shtepine e tij ne Tirane.
Pas kesaj forcat e Haxhi Qamilit sulmuan qendren e nenprefektures se Tiranes, nga ku debuan mercenaret Esadiste te komanduar nga pijaneci Xhelal Zogu[47] dhe Dine Hoxha.
Busti i Haxhi Qamilit nga Kristaq Rama
Brigadat e Haxhi Qamilit sulmuan edhe shume bejlere te tjere tradhetare te Tiranes, te cileve iu kerkua qe te jepnin zekat per fukarenjte dhe te paguanin obligime te tjera ndaj nevojave te luftes. Brenda pak ditesh kryengritesit shqiptare morren pushtet ne te gjithe vendin me perjashtim te Durresit, ku Esad Pasha u mbyll i mbrojtur nga trupat italiane, serbe, greke e malazeze qe kishin ardhur ne ndihme te tij.[48]
Gjate izolimit qe Esadi do te shihte ne Durres deri ne Qershor te 1915, Italia, Greqia dhe Serbia do te ishin mbeshteteset e tija kryesore me arme dhe municione. Ketu nje rrol te vecante lozi Greqia, ku Venizelosi ne kundershtim me deshirat italiane per influence ne Durres, i dergoi Esadit me luftanijen Elia furnizime me pushke dhe municione. Duke ndihmuar Esadin, Venizelosi shpresonte qe te arrinte synimet e tija ne Shqiperi. Megjithate greket nuk munden qe te nderhynin per kohe te gjate ne Durres pasiqe italianet protestuan eger per kete.[49]
Por me kalimin e kohes, gjendja ne Shqiperi filloi te keqesohej pasiqe krahinat e Shqiperise se Mesme u gjenden te rrethuara nga ushtrite italiane, serbe e greke qe kishin per qellim shkaterrimin e kryengritjes popullore shqiptare dhe mbajtjen e Esat Pashes ne pushtet. Ne keto kushte pushtimi me 15 Janar 1915 delegatet e 10 nenprefekturave nen kontrollin e patrioteve shqiptare nxorren nje deklarate ndaj fuqive te medha ku deklaronin se qellimi i levizjes se tyre ishte krijimi i Shqiperise dhe se ata ishin asnjanes ne konfliktin boteror qe po lindte mes Fuqive te Medha.
Ne 15 Maj te 1915, Haxhi Qamil Xhameta u zgjodh si kryetar i levizjes kryengritese. Nen Haxhi Qamilin, levizja beri shume reforma ne vend. Haxhi Qamili iu vuri taksa shume bejleresh te pasur. Duhet theksuar se levizja kryengritese shqiptare nen Haxhi Qamilin morri forma teper puritaniste Islame. Haxhi Qamili psh. shkaterroi mjaft vende supersticionesh fetare, vende ku njerezit kryenin rite magjishe apo adhurimesh jo-reale, ndaloi shtepite publike, pirjen e alkolit ne publik etj. Pasiqe nen pushtetin e Haxhi Qamilit, levizja morri karakter te theksuar Islamik, per Haxhiun popullsia e Tiranes dhe rretheve te tjera krijoi nje rrespekt te vecante. Nder bazat me te fort ate levizjes kryengritese shqiptare ishin qytezat e Kavajes, Shijakut dhe Tiranes.
Megjithate udheheqja e Haxhi Qamilit nuk zgjati shume pasiqe ne mes te Majit 1915 ushtrite serbe u grumbulluan ne Oher dhe ne Diber per te filluar pushtimin e Shqiperise dhe rrezimin e levizjes kryengritese. Edhe pas protestave te qeverise se Tiranes dhe rrefuzimit te akuzave serbe se ne Shqiperi fshiheshin agjente austriak, ne 2 Qershor ushtrite serbe filluan marshimin kunder Shqiperise. Justikimin e pushtimit te Shqiperise, serbet e formuluan se ata po vinin ne Shqiperi vetem sa te largonin nga pushteti ata te huaj qe punonin per llogari te Turqise dhe Austrise. Pas qendresave te ndryshme qe shqiptaret iu bene serbeve ne Qukes, Elbasan, Qafe Kerrabe etj, ushtrite moderne serbe arriten qe te avanconin ne Tirane. Pasiqe i liruan rrugen Esad Pashes nga Durresi, ato iu drejtuan Tiranes me 13 Qershor 1915, ku pas disa luftimesh dhe kercenimi per te masakruar te gjithe fshatin e Sharres, arriten qe te bejne Haxhi Qamilin qe te dorezohet. Haxhi Qamili sebashku me 40 kryengrites te tjere shqiptare u derguan ne Durres, ku Xhelal Zogu i denoi me vdekje.[50] Ne ditet qe erdhen pushtuesit serbe vrane gjithashtu edhe patriote te tjere shqiptare si Cerciz Topullin, Mustafa Qullin, Mehmet Shpendin, Dede Gjo Lulin etj.
Me ekzekutimin e Haxhi Qamilit nga serbet dhe kuislinget e tyre shqipfoles, kryengritja anti-koloniale kombetare shqiptare morri fund. Ne te njejten kohe vendi u pushtua nga ushtrite malazeze, serbe, italiane, greke, austriake, franceze etj qe u perleshen me njera tjetren gjate luftes se Pare Boterore ne tokat e pushtuara shqiptare. Perfundimi i luftes se pare boterore do ta shihte Shqiperine te destabilizuar politikisht, nen meshiren e fuqive evropjane. Kontrolli Shqiperise prej shqiptareve si ne ditet e Haxhi Qamilit, do te vinte vetem disa dekada me vone me Ahmet Bej Zogollin kur Fuqite e Medha Evropjane do ta linin Shqiperine si nje shtet te pamvarur, por qe shpejt do te perfundonte ne nje protektorat dhe me vone koloni te Italise fashiste.
Krijoni Kontakt