Epiri ėshtė toka klasike dhe vatra e njė populli tepėr tė lashtė. Qė nė muzgun e kohėrave, nė gadishullin ballkanik endeshin pellazgėt tė mbuluar me njė vel misteri. Mitologjia thotė se ata ishin "njerėzit e parė". Bile helenėt, tė cilėt nė mėnyrė tė padiskutueshme i konsideronin pellazgėt mė tė vjetėr se veten, pėr ta pėrdornin njė epitet tė pashlyeshėm "proselinoi" (parahansor), pra mė tė vjetėr se vet Hėna. Kjo figur e skajshme ėshtė tepėr elokuente pėr lashtėsinė e popullit tonė.Fijet e misterit pellazg ndėrthurren nė kohėra,gjersa nė histori pėrmenden ilirėt.Si njė popull kryesor,si njė "Hauptvolk"- siē e pat quajtur njė nga themeluesit e ilirologjisė L.G.Thunman,ilirėt morėn pjesė nė proceset themelore shoqėrore e kulturore,nė ngjarjet kryesore politike qė pėrshkruan botėn antike tė Mesdheut.
Qytetėrimi ilir do tė mbushte shtratin e historisė sė ardhme. Kontrasti me Romėn do t'i evidentonte ilirėt si popull tribunal tė lirisė. Pėr tė nėnshtruar trojet ilire Romės iu desh tė harxhonte gati gjysmėn e kohės me anė tė sė cilės krijoi tėrė perandorinė e saj tė pėrbotėshme.
Sulmet shkatėrrimtare tė keltėve, gotėve, visigotėve krijuan pshtjellime tė mėdha, por ilirėt mbetėn sėrish nė trojet e veta. Vėrshimi shekullor i sllavėve qe i tmerrshėm, pėrsa i pėrket forcės asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqėzua me atė tė sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretėria bullgare e serbe qenė mbulesa politike tė sipėrme, nėn tė cilat shqiptarėt jetonin,vepronin e i shkyenin. Kėto mbulesa s'mund tė konsideroheshin si qefin definitiv qė mbėshtillnin njė popull " kufomė".
Shqiptarėt nė raport me ngjarjet dhe historinė nuk u diverguan e as humbėn.Ata konservuan vetvetėn si popull,por nuk u ngurtėzuan si njė relike muzeore, po me anė tė dinamizmit tė tyre, bėnė Metaforėn e Pavdekshme tė Rezistencės dhe mbijetesės.
EpiriMe emrin Epir, nė kohėt e lashta quheshin krahinat nė Jug tė Ilirisė. Qė shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore tė Heladės sė vjetė(1). Kufijtė e sipėrm nuk duhet ti marrim si tė prerė, pasiqė nė kohėt e ndryshme ata kanė lėvizur; kėshtu pėr shembull, nė kohėn e sundimit tė Pirros ata janė zgjuar shumė mė pėrtej territoreve tė pėrmendura. Disa nga gjeografėt e shkrimtarėt e kohės sė lashtė quanin Epir edhe krahinat qė ndodheshin nė bregun e djathtė tė Vjosės dhe i shtynin kufijtė e kėtij shteti deri nė Skraparin e Mallakastrėn e sotme, duke pėrfshirė edhe qytetin e Apollonisė(2).![]()
Nga ana tjetėr disa fise kufitare ndėrmjet Maqedonisė dhe Epirit quheshin nga shkrimtarėt e vjetėr herė epirotė dhe herė maqedonė(3).
Tė gjitha mendimet e shfaqura pėr pėrkatėsinė etnike tė fiseve epirote nga dijetarėt e ndryshėm janė mbėshtetur kryesisht nė tė dhėnat e shkrimtarėve tė vjetėr, veēanėrisht te Tukiditi dhe shumė pak nė tė dhėnat arkeologjike. Mendimet kan qenė sa tė ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet tė na befasoj fakti se tė njejtat tė dhėna, tė pėrdorura nga disa pėr tė mohuar origjinėn helene tė fiseve epirote, janė interpretuar nga tė tjerėt nė njė kuptim krejt tė kundėrt.
Tukiditi(4) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokėrve dhe tė Akarnanisė, duke pėrfshirė kėshtu pothuajse gjysmėn e bregut qė shtrihej nė veri tė gjirit tė Korintit.Helaniku(5),"Apeiros" quante edhe Azinė e Vogėl, ndėrsa Tukiditi(6) dhe Isokrati(7) quanin kėshtu edhe njė pjesė tė mirė tė Azisė. Straboni(8) thotė se:"Homeri me fjalėn "Epir"nėnkuptonte vendet pėrballė ishujve, duke pėrfshirė Leukaden".
Mė vonė banorėt e Korkyrės dhe tė ishujve pėrreth me emrin "Epeiros" quanin tokat pėrkundrej ishujve, qė shtriheshin gjatė bregut tė detit Jon,tė banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes sė vjetėr Apeiros,qė nė dialektin dorik do tė thotė "stere",ose "kontinent"(tokė)(9). Ajo ka pasur kuptime tė ndryshme gjatė historisė sė kėsaj krahine.
Kėshtu pra emri Epir nė fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.
Me emrin "Epir", autorėt e lashtė nė fillim e kanė quajtur njė territor tė gjerė, i cili mė vonė u ngushtua rreth krahinave pėrballė Korkyrės dhe ishujve pėrqark. Mė pas,nė shek.V-tė p.e.sonė, ky emėr pėrfshiu edhe tė gjitha fiset e brendshme, duke u bėrė njė emėr i pėrbashkėt pėr krahinat, qė formonin nė kėto brigje njė tėrėsi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir,u pėrvetėsua jo vetėm nga gjeografėt, historianėt e shkrimtarėt antikė, por edhe nga vetė banorėt, tė cilėt e pėrdorėn kėtė shpesh herė edhe nė dokumentet e tyre tė shkruara, nė mbishkrime e monedha.
Pra nė gjuhėn shqipe fjala Epir ėshtė sinonim i fjalės sipėr, pėr tė treguar banorėt qė jetonin nė anėn tjetėr tė bregut ku grekėt shkonin pėr tregti ose qė punonin me banorėt e kėsaj krahine.
Emri Epir ėshtė pėrdorur nė kohėt e vjetra pėr tė quajtur Toskėrinė dhe Gegėrinė ose mė saktė Shqipėrinė. Dihet se me emrin Epir nė kohėn e Perandorisė sė Lindjes u pėrgjithėsua Shqipėria. Toskėria u quajt Epiri i Vjetėr(10) dhe Gegėria u quajt Epiri i Ri(11).
Disa dijetar,duke u nisur nga elemente tė shkėputura kulture qė janė pėrhapur mė vonė nė Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike tė Epirit kanė shprehur mendimin se banorėt e kėsaj krahine ishin grek. Ky mendim ėshtė nė kundėrshtim me dėshmitė e historianėve dhe gjeografėve antikė dhe me rezultatet e studimeve tė sotme gjuhėsore dhe arkeologjike(12).
Herodoti thotė se:"nė kohėn e tij nė Epir ishte akoma i gjallė kujtimi i banorėve tė dikurshėm pellazgė, tė cilėt kishin ardhur kėtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni,duke u mbėshtetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotė se:"vendbanimi i hershėm i pellazgėve ishte Arkadia dhe qė kėtej kėta shtegtuan nė Epir, ashtu si nė Thesali, Kretė, Lesbos dhe Troadė"(13).
Nė Epir jan gjetur me shumicė emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kėshtuqė p.sh.:
- emra personash:Dastidi,Anyla,Tarypi;
- emra fisesh:Kaonėt,Tesprotėt,Pasaibėt;
- emra gjeografik:mali Tamar,mali Asnau,lumi
Thyam(14).
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithėse tė pakta, pajtohen me traditėn e shkruar tė lashtė dhe me tė dhėna gjuhėsore.
Me pėrhapjen e kulturės dhe gjuhės greke, fytyra e Epirit tė lashtė ndryshoi deri diku nga pikėpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime tė rėndėsishme nė pėrbėrjen etnike tė popullsisė.
Teopompi,- thotė Straboni(15) - pėrmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim njė numėr mė tė madh. Dijetari anglez Hamond(16) na thotė se:" ...nė Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetėm disa nga kėto mund tė arrijnė njė zhvillim tė tillė, sa tė zėnė njė vend nė histori". Fiset kryesore tė Epirit, qė pėrmenden mė shumė pėrė rėndėsinė e tyre ishin: Tesprotėt, Kaonėt, Molosėt, Atamanėt, Anfilokėt dhe Kasopėt(17).
Mendimin qė fiset epirote nuk ishin helenė, e mbėshteti nė radh tė parė, nė faktin se shumė nga shkrimtarėt antikė kėto fise i quajnė me emrin e pėrgjithshėm "barbarė". Pikėrisht sipas kuptimit qė i dhanė fjalės "barbarė", dijetarėt u ndanė nė dysh.
Tukiditi bėnė njė dallim tė qartė ndėrmjet helenėve dhe fiseve kryesore epirote. Pėr t'u theksuar kėtu ėshtė sidomos libri i II-tė, ku flitet pėr pjesėmarrėsit e veprimeve luftarake tė vitit 429 p.e.sonė. Nė kėtė pjesė ai shkruan:"Me Knemin, prej helenėve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njėmijė hoplitė tė peloponezas qė ai i kishte marrė me vete kur po vinte. Nga barbarėt ishin njėmijė Kaonė. Bashkė me Kaonėt merrnin pjesė nė ekspeditė edhe Tesprotėt, Molosėt, Atintanėt, Pervejt dhe Orestėt"(18). Nė kėtė pjesė duket qartė se Ambrakionėt, Parauejt dhe Orestėt i konsideron barbarė, do me thėnė popuj johelenė.
Nė njė vend tjetėr,Tukiditi i quante barbarė persianėt, taulantėt, ilirėt, trakėt dhe maqedonėt(19). Po kėshtu barbarė i quajnė epirotėt edhe Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24),etj.
Tukiditi me fjalėn "barbar" nuk ka pasur pėr qėllim tė tregoj popuj me nivel tė ulėt kulturor, nė kuptim pėrēmues, por e ka pėrdorur kėtė fjalė pėr tė vėnė nė dukje ndryshimin gjuhėsor ndėrmjet epirotėve dhe helenėve. Kėtė na e pohon vetė autori nė njė vend tjetėr, kur flet pėr qytetin nė Anfiloki: "Banorėt e kėtij qyteti, greqishten qė flasin sot, e mėsuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokėt e tė tjerė janė "barbarė"(25). Nė qoftėse anfilokėt do tė ishin grekė, nuk kishte pėrse autori helen tė theksonte se ata e mėsuan greqishten nga ambrakasit, pasiqė nuk do tė kishin nevojė tė mėsonin gjuhėn qė ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajė ata barbarė, ashtu si i quante tė gjith popujt e tjerė qė nuk ishin grek.
Kundėrargumenti se me fjalėn "barbar"qė ka pėrdorur, Tukiditi ka pasur me tė vėrtetė qėllim qė tė tregojė shkallėn e nivelit kulturor tė popujve, nuk ėshtė bindės. Helenėt nė pėrgjithėsi,nga mesi i shekullit V-tė p.e.sonė, nuk e mbanin veten mė superiorė nga popujt e tjerė, si bie fjala persianėt dhe egjyptjanėt, tė cilėt ata i quanin "barbarė".
Mund tė pėrmendi edhe njė tė dhėnė mė tė vonė, qė pa dyshim ėshtė nxjerrė nga burime mė tė hershme. Ky ėshtė shėnimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan athamanėt ilirė.
Pėr kėt tezė qė i njeh epirotėt pėr ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike nė Epir. Epiri mbetet pėr njė kohė tė gjatė i pėrjashtuar nga komuniteti grek dhe nė luftėrat kundėr persianėve, me pėrjashtim tė ndonjė kolonije korintase, nuk mori pjesė asnjė fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatėt e Greqisė nė konferencėn panhelenike tė Athinės, vetėm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27).
Straboni, plaku i vjetėr i gjeografėve dhe i historianėve tė Greqisė sė Lashtė thotė se:"...populli i kėtyre viseve ka patur njė afėrsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinė e maqedonisė dhe tė ilirisė".(28)
Ja edhe njė shembull tjetėr qė grekėt pėrdorėn pėr ta bėrė Epirin grek. Duhet tė vemi re se turqit kur bėnė regjistrimin e popullsisė, e lanė qytetin Delvinė dhe Grebenė me tė njejtin emėr,kurse grekėt Delvinėn e quajtėn Dhelvinon dhe Grebenėn Grevenė. Turqit edhe Vjenės i thanė Vjenė nė trajtėn autentike.
Njė kontribut tė veēant pėr sqarimin e problemit tė pėrkatėsisė etnike ilire tė fiseve epirote sjellin edhe gėrmimet arkeologjike, qė janė bėrė nė Shqipėrinė e Jugut pikėrisht nė kodėrvarret e Vodhinės, tė Bodrishtės e Kakavisė nė Dropullin e Sipėrm, nė Mashkullorė tė rrethit tė Gjirokastrės, nė kalanė e Rripėsit tė rrethit tė Sarandės dhe sidomos gėrmimet nė qytetin e lashtė tė Jermės nė rrethin e Gjirokastrės.
Vend me rėndėsi zėnė gjetjet nė kodėrvarret e Dropullit tė Sipėrm(29). Duke studjuar mėnyrėn e ndėrtimit tė tumave dhe inventarin e materialeve tė tyre, arrijmė nė pėrfundim se ato nuk ndryshojnė as nė format e jashtme e as nė pėrmasat nga materialet e ngjajshme tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė. Enėt prej balte (me dy vegje) tė zbuluara nė kėto tuma, nga format e tyre janė tė ngjajshme me ato tė Vajzės(30) dhe tė Matit(31). Te kėto enė duket se ndėrtuesit e tumave tė Dropullit kishin tė njėjtėn kulturė materiale me banorėt e Vajzės, Matit dhe tė krahinave tė tjera ilire. Qysh nė fillimin e mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė nė bazė tė dhėnave mė lart tė cekura do tė thotė se ka pasur njė popullsi me origjinė ilire.
Njė rėndėsi tė dorės sė parė kan edhe materialet arkeologjike tė zbuluara nė vendbanimet e fortifikuara ilire tė Kaonisė.Mesapėt e Italisė sė Jugut,origjina e tyre ilire tashmė ėshtė pranuar,qė u hodhėn nė brigjet e italisė nė periudhėn midis fundit tė mijėvjeēarit tė dytė e fillimit tė mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė,sikurse tregon edhe emri i parė ,nuk janė gjė tjetėr veēse kaonė(32).
Me interes janė edhe rezultatet e gėrmimeve tė bėra nė Butrint,nė Finoē,nė Ēukėn e Ajtojt,nė Kalivo tė rrethit tė Sarandės dhe gėrmimet nė Jermė(33).Kėto gjetje dėshmojnė pėr njė veprimtari prodhuese mjaft tė gjerė.Vendin e par e zėnė qeramika,veglat metalike tė punės e materialet e ndėrtimit.Mė tė rralla janė stolitė,armėt e objektet artistike.Tė rėndomta janė kudo tjegullat e shtėpive.Nė gėrmime gjithashtu janė gjetur detaje arkitektonike,shtylla,etj.
Meriton tė studjohet qeramika e zbuluar nė territorin e banuar nga kaonėt.Studimi i kėsaj qeramike ndihmon tė nxirren pėrfundime me vlerė rreth formimit dhe zhvillimit tė kulturės ilire dhe gėrshetimit tė saj me kulturat fqinje.
Njė vėshtrim tė veēant tani po i bėj qeramikės sė zbuluar nė qytetin e Jermės,nė rrethin e Gjirokastrės.Meqenėse kėtu ajo ėshtė gjetur nė njė sasi mė tė madhe,nė krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetėr,shtresat kulturore kėtu janė mė tė qarta se kudo tjetėr(34).Megjithėse nė gėrmimet e kryera nė Jermė,koha kur kjo krahinė ka pėrqafuar njė seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene,prapėseprapė edhe nė qeramikė,nė mėnyrėn e punimit tė saj,nė trajtėn e trungut tė enėve,nė vegjet dhe nė motivet e zbukurimit ruhen tė gjitha traditat mė tė lashta ilire.Po pėrmendi kėtu formėn aq shumė tė pėrsėritur tė tasave,tė cilėt mund tė krahasohen fare mirė me ato qė janė zbuluar nė vendbanimet ilire tė Gajtanit(35) dhe tė Rosunjės(36).
Ilirėt e kėsaj qendre pėrdornin vegjet brinake nė disa variante,ashtu si dhe nė qendrat e tjera ilire(37) .Kėto vegje i gjejmė tė ngritura nė mėnyrė tė theksuar nė lartėsi,ose shpesh herė edhe me njė ngritje tė vogėl nė formė t'hemthi.Nė kėto enė gjejmė motive me gėrricje,me ngulitje,si zigzake,rombojke,vija paralele,gropėza,rrathė tė vegjėl me shirita nė relief,etj.
Tiparet e kulturės ilire i shohim edhe nė disa fibula dhe gjilpėra dyshe.Nė Finiq e Butrint janė zbuluar disa fibula tė cilat arkeologėt i kanė quajtur heshtorė.Fibula tė ngjajshme me kėto janė gjetur edhe nė trevat e tjera ilire.Kėshtuqė formojnė njė variantė karakteristike origjinale ilire,tė cilin e ndeshim vetėm nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit ballkanik(38).
Dua tė shqyrtoj njė stoli tjetėr,gjilpėrat dyshe.Tė tilla gjilpėra janė gjetur nė gėrmimet e Jermės dhe nė ato tė Ripėsit.Njėra prej tyre,ajo qė ėshtė gjetur nė qytetin e Jermės,ėshtė e larė nė ari.Gjilpėra tė ngjajshme me kėto janė zbuluar nė kodėrvarret e Matit,nė qytezėn e Gajtanit,nė nekropolet e Durrėsit e tė Apolonisė.Tė gjitha variantet janė karakteristike pėr periudhėn e parė tė hekurit(39).
Ato vazhdonin tė prodhoheshin nė Iliri edhe nė periudhėn e dytė tė epokės sė hekurit dhe janė konsideruar nga studjuesit si prodhim zejtar vendės(40).Fakti qė gjilpėrėn dyshe e gjejmė tė vulosur nė njė peshore tė qytetit tė Jermės,tregon se kjo stoli ka qenė shumė e pėrdorur tek ilirėt.
Njė fush tjetėr,qė na ndihmon pėr njė gjykim mė tė drejtė pėr problemin e pėrkatėsis etnike tė epirotėve ėshtė edhe onomastika.Kėtė ēėshtje,e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41).Pėrmes faktesh tė shumta,ai arrinė nė pėrfundim se epirotėt ishin tė njė etnosi me ilirėt(42).
Nė mbishkrimet e zbuluara nė Dodonė(43),Nilsoni thotė se dalin rreth 50 emra me origjinė ilire(44).Kurse nė mbishkrimet e zbuluara nė teatrin e Butrintit janė rreth 40 emra ilirė(45).Si Admet (4 herė) ,Amynta (2 herė),Annia ,Apoita,Artemo,Artemoni (2 herė),Falakrion (4 herė),Nona,Genth dhe Falakr (6 herė)(46).Kėtu po analizoj disa nga kėta emra,qė i ndeshim si nė Epir ashtu edhe nė Iliri.Emri Admet,qė e kemi ndeshur 4 herė nė mbishkrimet e Butrintit,mė kujton emrin ilir Adamat,qė e lexoj mbi monedhat e Shkodrės(47).Monedha tė prera aty kah mesi i shek.II-tė p.e.sonė(48),si dhe nė njė gurė varri tė zbuluar nė Durrės(49).Tė njėjtin emėr njeriu e ndeshim edhe nė krahinat lindore tė Epirit,nė Tesali e nė Maqedoni dhe ėshtė lexuar nė drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale tė Apolonisė(50).Emri Annia nė trojet shqiptare gjendet nė disa variante,si Annai,Annaius (si emėr burri nė Dyrrah), Anna nė mbishkrimet e Dodonės dhe Anna nė Dalmati.Si H.Krahe(51),ashtu edhe zbuluesit e tjerė tė kėtyre mbishkrimeve kėtė emėr e quajnė ilir.Njė emėr tjetėr shumė i pėrhapur nė Iliri ėshtė edhe emri Genth i zbuluar nė mbishkrimet e teatrit tė Butrintit.Ky mė kujton emrin e mbretit ilir tė Adrianėve,Genth,tė cilin e gjejmė nė monedhėn qė e ka prerė ai vet(52).Kėtė emėr e gjejmė edhe nė gurėt e varreve dhe nė monedhat e Dyrrahit(53).Dy emra tė tjerė si Falakr dhe Falakrion,qė kemi ndeshur 10 herė nė mbishkrimet e Butrintit,H.Krahe(54),i pėrfshinte gjithashtu pa rezerv nė emra ilirė.
Njė grumbull emrash ilirė kemi edhe tek burimet antike.Nga emrat qė na kumton Tukiditi,lidhur me prijėsin e kaonėve,tė tesprotėve,atiutanėve e parauejve,katėr janė ilirė(55).
Po tė jetė e saktė se fiset epirote kishin origjinė helene (greke),atėherė pse krerėt e mbretėrit e tyre tė mbanin emra ilirė.?!!!
Nuk kanė tė bėjnė aspak me gjuhėn e vjetėr greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kėshtu quhej dikur Mollosia),Atamania,Anfilokia,Prosaibia,Tesprotia, banorėt e sė cilės (sipas dėshmisė sė Stefan Bizantinit)(56),qenė thirrur edhe Aigestė.Tė njejtin karakter kanė edhe emrat e lumenjve Aou,Aheron,Ahelou dhe Thyamis,prej tė cilit e ka marrur sot emrin Ēamėria(57) dhe emrat e maleve Tomar,Asnau,Aeropus,etj.
Dihet se,ashtu si tė gjithė popujt e tjerė jogrekė tė Ballkanit edhe ilirėt kanė pėrdorur nė mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjė shkronja tė gjuhės greke e latine.Nė qoftėse sot mbi gjithė truallin e ilirėve ndeshim vetėm mbishkrime greke e latine,kjo nuk don tė thotė se ilirėt u halenizuan dhe mė vonė u romanizuan.Nėqoftėse epirotėt do tė ishin grekė,si do tė kishte arsye qė shkrimtari helen,Straboni(58),tė trajtojė njė pjesė tė epirotėve si bilingė,si popuj qė flisnin dy gjuhė.Pa dyshim,Straboni ka pasur parasyshė qė njė nga kėto gjuhė,qė pėrdornin epirotėt,ka qenė ilirishtja dhe gjuha tjetėr ka qenė greqishtja,tė cilėn e pėrdornin nė mbishkrime.
Kėta banorė,pra epirotėt,nuk kanė pasur asnjė lidhje me grekėt dhe prandaj prej tyre (grekėve)janė quajtur barbarė e bilingė,pra jogrek.
Tė gjitha kėto tregojnė se popullsia qė mė parė ėshtė quajtur epirote,ka qenė ilire.
Vijon...
Krijoni Kontakt