Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Juvi
    Turp te kete Rudi Vata qe fillon e flet tani pas 10 vjetesh. Apo e ben kete se ka ardhur ne pushtet PD-ja dhe mos merr ndonje post ne federate. Strakosha te kete turp per vete qe nuk kerkon ta mbylle kete muhabet, por i hedh benzine zjarrit. Edhe federata te kete turp qe behet pale me Strakoshen dhe sulmon Rudi Vaten ne vend qe te jete asnjanese dhe te perpiqet te sqaroje gjithcka. Vellezer, kjo eshte nje lufte e hapur frontale mes Rudit dhe Fotos, por Rudit t'i vije turp qe perbalt emrin e kombetares. Nese Rudi Vata eshte i njohur sot ne bote dhe dredh zinxhirin ne Skoci meriten e ka vetem kombetarja. Te gjithe te kene turp, Rudi, Fotoja dhe federata qe na felliqen e turperuan ne kete fare feje. Kombetarja eshte e shenjte dhe emri i saj nuk duhet te lakohet per pazare te tilla te uleta edhe sikur te kete bere vaki me te vertete. Turp te kene te gjithe se edhe kombetaren e shikonkan si interes personal. Nuk di cte them me, jam shume i revoltuar, nuk do ta besoja kurre se do te vinte nje dite dhe do te neperkembej emri i kombetares, i asaj kombetareje qe me mundesite e pakta qe ka na ka dhuruar kaq e kaq gezime, te asaj kombetaraje qe ka bere qe ne rruget e Tiranes te zbresim mbi 1 milion njerez per te festuar. Turp te kene te gjithe.




    Une nuk e kuptoj përse federata genjen ne faqen e saj zyrtare www.fshf.org lexo se cfar thot per Alban bushin kurse bushi thot qe mua nuki me ka marr askush ne intervist per kete qeshtje ??

    tash nuk eshte ber me i besu as federates e cila eshte nje instuticion paramendo me gjenu federata e futbollit shqiptar

    Ketu ka dicka qe heshtin

    Pasi as duka as ndonje person i federates nuk ka dal ende ne nje Konferenc shtypi te sqaroj hapatas se cfar po ndodh

    pra........
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  2. #12
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    me vjen shume keq per kete qe po ndodh.per te dy kam pasur shume respekt.ne gjitha ato ndeshje kam qene prezent.edhe me wellsin edhe me portugaline.nuk me besohet per cfare po flitet.ne kete rast me teper fajtore them qe eshte vata duke pare kohen dhe momentin ne te cilat i hedh akuzat qofshin edhe te verteta.ne kohen qe lunte strakosha ne kombetare ishte edhe lefter milo(i ndjeri)qe kerkohej me ngulm nga kombetarja e ai here vinte e here svinte nga presioni qe i behej ne greqi .e njejta gje i behej dhe strakoshes,koles,xhumbes,bellait,kacajt por ato vinin pa u menduar.nuk e di disa futbolliste i quaj heronj kur vinin atehere te luanin me kombetaren as biletat e avionit nuk jau paguanin disa i permenda me siper ju shtoj ketyre rraklin(qe edhe ne miqesore smungonte),bushin,taren (pak me vone),abazin e ndonje tjeter qe mbase sme vjen ne mendje.duhet tju jepet fund sa me pare ketyre akuzave.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Edhe pse nuk kam ndonje pronocim timin ne lidhje kete ceshtje vetem dicka doja te ceki se ku ka tym ka edhe zjarr, d.m.th. edhe ketu eshte perzier dicka dhe fajtore nuk mund te jene vetem Vata apo Strakosha, ketu sipas te gjitha gjasave ka shume njerez te implikuar por te shohim cdo na thone kreret e FSHF-se me vone.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Kushta: “Me Portugalinë, Gjeorgjinë e Turqinë, takimet që mund të jenë shitura”




    Edhe ai ka dyshimet e veta mbi takimin e kombëtares shqiptare me Uellsin. Madje, Sokol Kushta shkon edhe më tej, duke kërkuar që prokuroria dhe federata të nisin hetimet edhe për ndeshjet me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, ish-kapiteni i ekipit përfaqësues në ndeshjen me Uellsin, jep versionin e tij rreth deklaratave të fundit të Rudi Vatës mbi shitjen e kësaj ndeshjeje nga ana e ish-portierit të kombëtares, Foto Strakosha.

    Çfarë mbani mend nga ndeshja Shqipëri – Uells zhvilluar në Tiranë më 15 nëntor 1995?

    Më kujtohet se në atë ndeshje unë mbaja shiritin e kapitenit të skuadrës. Ishte një kombëtare ku binin në sy shkallëzimi i brezave, pasi ishim unë, Demollari dhe Zmijani, si më të vjetërit dhe Rraklli, Strakosha etj., që kishin pak kohë në kombëtare. Di që unë shënova një gol me penallti që në minutat e para dhe në fundin e pjesës së parë uellsianët barazuan rezultatin. Kështu mbaroi ajo ndeshje.
    Cili është mendimi juaj për Rudi Vatën dhe Foto Strakoshën?
    Do të më pëlqente të mos bëhesha avokati i askujt, pasi besoj se as Rudi dhe as Foto nuk kanë nevojë për mbrojtës të dinjitetit të tyre. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe veten e tyre. Unë e respektoj shumë Rudi Vatën dhe mendoj se është një person shumë i rregullt dhe i drejtë. Gjithmonë si të tillë e kam njohur. Ndërsa me Strakoshën nuk kam pasur shumë miqësi. Më kujtohet mirë kur të sapothirrurit në kombëtare vinin në grumbullim shpeshherë të shoqëruar nga prindërit ose vëllezërit. Këtë nuk e them për të ofenduar ndokënd, por të paktën të mos harrojnë se kush kanë qenë me të vërtetë.

    Cili është prononcimi juaj lidhur me deklaratat e Rudi Vatës për shitjen e kësaj ndeshjeje?

    Ashtu siç e thashë edhe më parë, Rudi Vatën e njoh si një person shumë serioz dhe të rregullt dhe nuk besoj se ai u ngrit një mëngjes të bukur dhe tha hajt të bëj një deklaratë të tillë pa asnjë arsye dhe pas asnjë bazë. Por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Në ambientet tona futbollistike, shpeshherë është folur për trukime ndeshjesh, por asnjëri nuk e ka vënë ujin në zjarr për t’i hyrë më thellë këtij problemi. Kam dëgjuar nga disa persona se përse pikërisht tani u kujtua Vata të bëjë një deklaratë të tillë, se përse nuk e tha që më parë. Me aq sa kam dijeni në Itali janë hapur procese që kishin ndodhur njëzet vjet më parë dhe shumë herë më të rëndomta se shitje ndeshjesh të ekipit kombëtar. Prandaj e mira do të ishte që qoftë federata, qoftë prokuroria t’i vihen punës dhe ta sqarojnë një herë e mirë këtë gjë.

    Sipas jush, ajo ndeshje ka qenë e shitur apo jo?

    Unë kam dyshimet e mia për atë ndeshje dhe jo vetëm për atë. Do të thosha që të bëheshin hetime edhe për takimet me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Kam lexuar në shtypin e ditës, që edhe ish-trajneri Neptun Bajko ka hedhur dyshime mbi këtë ndeshje. Unë do t’i thosha atij dhe kujtdo tjetër se nëse dinë diçka rreth këtyre trukimeve të flasin hapur dhe prokuroria të vihet menjëherë në lëvizje. Edhe federata duhet të tregohet të paktën një herë, se po punon seriozisht dhe të ndihmojë në sqarimin e kësaj çështjeje kaq të madhe.

    Nga: Leonard KARAJ (tiranaobserver.com
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  5. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Pashe konfruntimin direkt midis Strakoshes dhe Vates, dhe mu duk se Vata kishte inat personal shume te madh ndaj Strakoshes dhe asgje konkrete. Turp per Vaten !

    Une kam pasur shume respekt per Vaten ,por tani e kam humbur krejt...

  6. #16
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Si bojne ca amon ,si gazetar sportiv pse flisni kot kur nuk dini gjo ,,Rudi Vata osht nji nga ish kapitenat me te rrespektuar te futbollit shqiptar qe ka lon shpirtin ne fushe per kombetaren shqiptare ,nuk ka pse te thote akuza qe nuk jane te verteta ,,foto strakosha per mendimin tim eshte nji servil qe se ka shokun bashke me taren qe ne 95 e merrte babi per dore duke ju lut neptunit amon merre ne komtare se cuni im lun ne ligen e 4rt ne gjermani ca doni tjeter me shume !!!

    personalisht kom shume dyshime ne shitje ndeshjesh,,me kujtohet kur portugezi erdhi ne vitin 96 dhe na rrafi 3--0 mrena ne qemal stafa,,te nesermen ne tirone u perhap llafi Eduart Abazi kishte shit neshjen ,,biles ate vit ai lunte ne ligen portugeze ,,ate dite kom qene vet prezent ne stadium dhe komtarja nuk shifej me sy !!!

    tjeter kemi miqsoren kundra portugalise ,ku qendrat e basteve e hoqen shqiperine dy dite para neshjes sepse shume baste po viheshin qe Shqiperia te fitoje pjesen e pare dhe Portugalia te dyten ,,e mani men ca ndodhi ,,I MODHI Strakoshe hongri 4 gola 3 nga kto gjujtje 20--25 metra pjesen e dyte me gava elementare qe edhe nji portjeri amator nuk mund ti ndodhte dicka e tille !!!

    Rudi vata nuk flet kot per ket te jeni te sigurt ,i vetmi problem eshte se Rudi nuk ka fakte ,,dmth faktet jane po vetem futbollistat e atehershem e kane ne dore te tregojne te verteten !!!

    Zoti strakosha me del ne interviste ne greqi duke fol greqisht per akuzat e Vates ,,po a nuk eshte turp per neve kjo ???

    e pash emisjonin ,Strakosha u ndridhte nuk fliste dot ,,ne te vetmin rast kur ju shtrua pytja nese i ka thene Rudit per shitjen e ndeshjes u mendua dhe foli me ze te vdekur joooo ,,gati sa spo qante , shifet Robi ne sy s'do shume marifet , gjithsesi shume pytje nuk u shtruan ne kte debat ,,edhe Rudi mu duk shume i terhequr ne fjale !!!

    nuk u shtruan pytjet per skerliard currit qe i kane kerku lek per te lujt ne komtare ,,ose me punen e fatmirit ,,etj etj ,,ka shume gjona tjera qe une edhe ju bashke nuk i dim ,,gjithsesi kurrupsjoni me i modh osht mrena ne federate Duka me kompani e kan bo si pazar biznesin e futbollit shqiptar !!!


    shembulli me i thjeshte diten kur ka lujt partizoni me brikaren e maltes me vjen nji tel nga shqipria ,nji shok i vjeter edhe me thote tito vej bast qe partizoni te fitoj 4--2 ,,dhe dinamo te humi pjesen e pare ne rumani 4--0 ,,,kerkova gjith anej ne pik qendrat e basteve ne angli po asnjona si kishte kto 2 neshje edhe si futa dot ,,prita sa marun neshjet u habita me ca pashe ne livescore ....te fiksume 100% !!!

    kshu qe ne ket mes nuk jane vetem Foto ,ka shume e shume emra qe neve mund ti konsiderojme si yje ,por qe kto yje perdorin komtaren per tu bo miljoner !!

    Mire osht Rudi ti shkoje deri ne fund ksaj ceshtjeje ,pak si vone ...po mo mire vone se kurre !!!

    Shikoni emisionin shqip mbi akuzat e Rudit, shume interesante ,,dhe jepni mendimet tuaja !!!
    --------------------------------------------------------
    shqiphost.top-channel.tv/18754795/shqip/shqip2209.wmv

    ---------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 24-09-2005 më 20:20

  7. #17
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Pse te shkojme aq larg. Nqs i mbani mend dy golat ndaj Ukraines kane qene dy golat me pocaqi qe mund te hahen. S'po them qe eshte shitur ndeshja me 100% po fakti qe kombetarja mund te shese ndeshje nuk besoj se cudit ndoke.

    Per te ardhmen vetem shikoni ndeshjen me Turkun ne Qemal Stafa me date 12 tetor dhe shikoni se c'gol/a do hame. J'ua siguroj une qe do jete 100% ndonje "gabim feminor" i mbrojtjes ashtu sic kane qene 70% e golave qe kemi ngrene ne eleminatore.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  8. #18
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ne qofse do arrijm barazim ne Ukraine qe ska me interes per kualifikimet dhe te mundin Turqin ne Tirane qe do luaj me gjith forca dhe vemendje atehere mund te themi qe kemi regullu disa gjera qe u pane mbas ndeshjes me Greqine ne Tirane.
    Si gjithnje problemi mbetet loja jasht Shqiperise, qe nuk fitojm me ekipet me nivel pak me te lart.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. www.kosovo.com në shitje
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 14:03
  2. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  3. Kombëtarja Shqiptare - (Lajme)
    Nga zeus në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 16:22
  4. Strakosha: Lamtumirë, kombëtare!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 13:02
  5. VEVE GRUP, nxjerr ne shitje 3 fabrika
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •