Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Telegrami

    A e morre telegramin
    Ftesėn time pėr takim
    do tė jemi sonte sė bashku
    do tė kemi njė dėshirė.

    Nėse sonte s'tė takoj
    do tė presė njė natė tjetėr
    dua tė di ku po mbetėm
    te ti Miska a diku tjetėr.

    Telefoni po cingėrron alo - alo
    a ti je Miska- Miska.

    Nėse sonte s'tė takoj
    do tė presė njė natė tjetėr
    dua tė di ku po mbetėm
    te ti Miska a diku tjetėr.

    Telefoni po cingėrron alo - alo
    a ti je Miska- Miska.

  2. #32
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ti eja, eja e dashurrrrrrrr....

    ahhh nostalgji!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #33
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation

    Pėrshėndetje!

    Davius dhe StormAngel : Ju Faleminderit pėr pjesėmarrje nė temė

    - Vazhdojmė me temėn.

    Trix - Veli Sahiti
    Albumi muzikor: ¤¤Iluzion¤¤



    • ¤¤Epopeja e Jezercit¤¤



      • Sikur vesa e mėngjesit
        qė mbulon fushat e malet
        jan ushtart e UĒK-sė
        n' Jezerc pozicione

        Lufton Gurseli hiq pa nda
        pėr liri bajram o vlla

        Udhėrrėfys lirin e kemi
        po thėrret Kemajl Hetemi

        Udhėrrėfys lirin e kemi
        po thėrret Kemajl Hetemi

        ...

        Nė pėrjetsi Nazmi Ukėzmajli
        i jep haber Adem Jasharit
        Shqiptarisė po ia shton nderin
        Epopeja e Jezercit


        Shqiptarisė po ia shton nderin
        Epopeja e Jezercit

        ...
    Teksti i kėngės ėshtė interpretim imi i lirė nga CD-ja ime origjinale ¤¤Iluzion¤¤


    PrInCiPiEl


    Vrojtim:
    Ky ' vend ' nė forum , ėshtė kategorizuar si Kultura > Muzika Shqiptare e jo Shtypi dhe Politika > Votime dhe Sondazhe !!!
    Pėrndryshe...nėse nuk ka dallime nė mes tė kėtyre dy kategorive atėherė ...dikush do tė mund tė veproj si tė dėshiroj ... dhe t'i bashkoj cilat do tema qė tė dėshiroj!

  4. #34
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Trix - Veli Sahiti
    Albumi muzikor: ¤¤Iluzion¤¤


    1. ¤Dilme Perskaj Manit¤
    2. ¤T'Behesha Shpend¤
    3. ¤Bukuroshe nga Kosova¤
    4. ¤Bucet edhe kjo Kenge¤
    5. ¤Iluzion¤
    6. ¤Fustani yt i rri¤
    7. ¤Epopeja e Jezercit¤
    8. ¤Te Mbulofte Reja¤



    Teksti:
    - Faruk Tasholli(1)
    - Faruk Buzhala(2)
    - Emrush Shala(3)
    - Veli Sahiti(4,6)
    - Xeni(5)
    - Nehat Mustafa-Mali(7)
    - Rahmi Tuda(8)

    Muzika: Veli Sahiti

    Solist vokal dhe terca: Veli Sahiti
    Solo e rritėm me kitarė(1,3,5,6,8): Veli Sahiti

    B-Vokale: Antigona Sejdiu(7) Arta(1)


    ...

  5. #35

    Arrow Pak BIOGRAFI mbi grupin e mirenjohur kosovar-TRIX!

    Me poshte po iu sjell nje biografi te shkurter per grupin e mirenjohur muzikor "TRIX" dhe per vokalistin e tij Veli SAHIT-in ne vecanti.

    Shpresoj te has ne mirekuptim per tekstin e huazuar nga nje burrim interneti!

    ZeM


    *****************

    Si lindi grupi TRIX?

    Pikėrisht ishte viti 1973, kur lindi legjenda “TRIX”. Atėbotė ata kanė qenė tre veta. Ishin shokė qė nga bangat shkollore. Nė fillim grupin e pagėzuan “TRIO”. Kėtė emėr e mbajtėn pėr dy vjet me radhė, kurse mė vonė vetė Veliu spontanisht shkronjėn “O” e kishte fshirė me njė “X” dhe lindi emri “TRIX”. Atėherė ishin ėndėrrat e tyre, fillimi i njė karriere. Veliu thotė se nuk mendonin pėr popullarizim.

    “Filluam qė tė lozim me dy kitara, qė do ta quaja njė prim i karrierės tonė. Filluam tė harmonizojmė pikat e fillimit me dy kitara nė veprim, kjo ishte njė ombrellė e pėrgjithshme pėr elementet tona, tė cilat figuronin nė kėngė, ku ishte i pandarė folklori-burimor shqiptar, qė e cilėsonte ēdoherė. Unė si kompozitor qė nga ajo kohė, por edhe tani mundohem ta ruaj me njė fanatizėm tė veēantė folklorin”, thotė Veliu. Ai nuk e mohon se edhe mė tej mundohen qė tė jenė tė kuptueshėm pėr publikun dhe se vit pas viti tė ruhen, pėrpunohen, tė modernizohen, por kurrsesi mos tė humben si thelb i elementit tė folklorit.

    “Trix”, tashmė prima i kėngės sė lehtė shqipe. Ata sot njhen si “mbretėr” tė rokut nė ēdo cep tė shqiptarisė. Veliu nuk e fsheh ēelėsin e suksesit tė tyre. Ai thotė se si ēdo grup, qė tash e sheh edhe te tė rinjtė, por edhe tek ata, nuk ka qenė enigmatik ēelėsi i suksesit tė tyre. Pėr ta hapė njė derė, kantautori Sahiti thotė se duhet ta kesh ēelėsin dhe gradualisht ajo derė tė hapet. Te “Trix”, ky ēelės ka qenė gradual dhe me punėn e vet grupit ata arritėn ta hapin derėn, derė kjo qė i drejtoi te bota e quajtur karrierė.

    “Deri mė tani, mund tė them se ėshtė njė gjeneratė e tretė, qė neve ende na mbanė nė skenė. Mbajtja jonė nė skenė ishte freskia dhe ēdoherė jemi munduar qė dhuruesve tanė t’ju servojmė kėngė, tė cilat me tė vėrtetė tingėllojnė shqip”, shprehet Sahiti.

    Ai edhe tani habitet se si ata ende i dėgjon njė gjeneratė e tretė, si bie fjala kėngėn “Zeshkanja” qė ėshtė si njė identitet i njė kohe qė “Trix” e ka pasur nė tė kaluarėn, apo siē thotė kantautori njė dashuri qė ishte nė kohėn studentore.

    Kėngėn “Zeshkanja”, ende tė rinjtė e ndiejnė nė shpirtin e tyre, natyrisht se edhe e ēmojnė. Veli Sahiti ky kėngėtar qė i kėndoi shumė dashurisė, siē duket nė kėtė kėngė ai kishte shprehur dashurinė e tij tė “gabuar”. Sot ai bashkėshorten e ka biondinė. KONTRAST!!! Apo edhe ndoshta e ka pasur ndonjė zeshkane nė jetėn e tij studentore, qė ndoshta edhe sot “Nė zemėr ka njė mall” pėr zeshkanen tashmė tė ndaluar.

    “Bashkėshortja ime ėshtė biondinė, dhe gjithsesi mė ka shtyrė qė ta komponoj dhe kėndoj njė kėngė pėr biondinat. Se gjithmonė mė thoshte “kush ishte ajo zeshkanja qė i ke kėnduar?” - Ajo ishte njė imagjinatė, asgjė nuk ka qenė e vėrtetė, dhe shpeshherė mund ta them ndasinė pse kėndova njė herė pėr zeshkanen e tani pėr bionden. Zeshkanja, mund tė them se ishte dashuria e asaj kohe”, thotė Veliu, nė sytė e tė cilit shihet qartė se “zeshkanja” paska ekzistuar dikur.

    Kėnga e parė e grupit “Trix” ishte kėnga “Pėr ty”, njė kėngė e cila me formimin e Festivalit “Rinia kėndon”, iu dha shenjė shumė rok-grupeve tė asaj kohe (nė vitin 1975), ku pėr herė tė parė Reshat Randobrava si producent i “Radio Prishtinės” nė atė kohė, i kishte formuar dhe i kishte marrė nė njė ansambėl. Edhe pėr shumė grupe tė tjera qė u plasuan nė kėtė festival, prima ishte rezoni i atij kompozitori qė u kishte dhėnė mirėnjohje shumė rok-grupeve, jo vetėm “Trix-it”.

    “Ėndrra jonė ishte se si tė dalim edhe ne nė njė mėnyrė konceptuale. Kjo mė shtyri qė ta komponoj kėngėn e parė “Pėr ty” dhe pas saj ishte kėnga “Dashuria nė qershor”. Kėto janė ato dy kėngėt e para qė u realizuan nė vitin 1975, dhe ne ekzekutuam me rok-grupet e atėhershme shqiptare”, thotė Veliu.

    Ishin shumė rok-grupe tė asaj kohe, tė cilėve iu bashkangjit edhe legjenda e sotme “Trix”. Si Grupit “MAK” me kėngėtarin Agim Misini, tani tė ndjerė, “Balada”, grupi “Luniasėt” (mė herėt kėta rokerė quheshin “Therandosėt” qė ishte njė grup nga Prizreni dhe mund tė them se ishte rok-grupi i parė i shqiptarisė, shprehet Veliu.

    “Trix” pas vetes ka grumbulluar deri mė sot njė “karvan” tė madh me albume.

    Deri mė tani ata kanė realizuar 14 albume. Por, kėtu duhet shtuar se edhe njė album nė qoftė se e bėjnė do ta bėjnė tė mirė. “Trix” asnjėherė nuk ka qenė i varur nga kompozitorėt. Tek ata ka qenė ajo pėrparėsia se ata kanė komponuar vetė. Gjithashtu aranzhimet dhe tekstet, por ndonjė prej tyre edhe e kanė huazuar.

    “Nė pėrgjithėsi volumin e kėtyre e ka bėrė puna graduale dhe sistematike, dhe pėr atė ne kemi ardhur te njė numėr ndoshta pak maksimal me 14 albume”, tregon Veliu i Trix-it. Veliu asnjėherė nuk ndiente ndonjė kėnaqėsi speciale pėr albumin e vet. Ai gjithmonė i thoshte vetes se ėshtė dashur edhe diēka mė shumė, kėshtu qė e linte pėr albumin tjetėr. Atij kjo i ka ndodhur gjithmonė, mirėpo ka qenė e suksesshme dhe atė e ka shyrė qė tė nxjerrė albume tė reja.

    “Albumi i fundit doli para njė muaji dhe titullohej “Engjulli im”. Ky album ka qenė njė freski pėr adhuruesit e “Trix-it” dhe kjo u ėshtė dedikuar atyre qė janė mėsuar tė dėgjojnė kėngėt e kėtij grupi me zhanrin e njohur. Nė kėtė album do tė dėgjojnė atė ēfarė kėrkojnė, duke pasur parasysh edhe njė pėrpunim pak mė modern”, pėrfundon Veli Sahiti.



    Veli Sahiti, dikur avanturist

    Tekstet e “Trix-it”, tekste dashurie. Veliu nė kėto tekste ka futur edhe jetėn e tij studentore. Natyrisht se meqė i kėndon vuajtjes dhe jetės studentore, atėherė jeta studentore ndonjėherė gjendet nė kornizat e dashurisė.

    “Unė them se teksti ėshtė ai qė mban kėngėn, e jo kėnga tekstin. Melodia pa tekst tė mirė vėshtirė mbijeton”, thotė Veliu. Ai merr shumė tekste tė autorėve tė ndryshėm, dhe bėn njė seleksionim tė veēantė, derisa tė vjen te njė tekst qė ėshtė cilėsor.

    Sa i pėrket teksteve dhe realitetit, ai thotė se kanė tė bėjnė edhe me jetėn e tij personale.

    “Nuk mund tė them se tė gjitha tekstet i kam huazuar, kam tekste edhe nga jeta ime studentore, ku i kam kėnduar ndarjes, bashkimit, dashurisė, zeshkaneve, biondinave…” thotė Sahiti.

    Pėrpos kėngėve tė dashurisė “Trix-i” ka edhe kėngė epike, kombėtare, kur ata edhe kanė jetuar atė realitet. Kėtu ai veēon vitin 1981.

    Veli Sahiti ėshtė edhe arsimtar i muzikės. Nė publik njihet si artist i kėndshėm dhe i mirė.


    Sa ėshtė bashkėshort dhe prind i mirė Veliu?

    “Unė jam baba i katėr fėmijėve. Elona, ėshtė vajza e madhe qė shkon nė mjekėsi, nė vitin e tretė. Pas saj vjen Alba, e cila ka afinitet tė muzikės, pėrndryshe ka marrė pjesė nė festivale tė ndryshme. Ajo ka kryer shkollėn e ulėt tė muzikės dhe pa ia imponuar ajo ka punuar me dėshirėn e vet. Pas saj vjen Thesari, djali pak mė “problem”, tė cilit, siē shprehet Veliu, absolutisht nuk i intereson muzika dhe shpesh shkon nė kabinetin e babit tė tij dhe i thotė: “Boll bre babi mė, lėre kėtė, hajde dalim pak se e kam marrė topin”. Vogėlushi Thesar, ėshtė i regjistruar nė shkollėn e futbollit nė Ferizaj. Ai tani ėshtė nė klasėn e katėrt. E fundit “ėmbėlsira” - Fiorela, vajza e vogėl e cila sivjet do tė kėndojė nė ndonjė festival. Edhe kjo “ėmbėlsirė” e vogėl pritet qė tė ecė pas hapave tė babit tė vet.

    Veliu e ka edhe bashkėshorten Sadijen, me tė cilėn janė tė lumtur nė jetėn martesore pėr 15 vjet radhazi.

    Veliu, ndoshta pak e kishte vėshtirė ta bėnte pėr vete Sadijen (bashkėshorten), sepse ajo ishte biondinė. Veliu dikur iu kėndoi shumė zeshkaneve, e tash ra nė “kurthin” e biondinės. Pa dyshim se Veli Sahiti u “detyrua” qė tė kėndojė njė kėngė edhe pėr biondinat.

    “Ferizaji ishte njė nyje e veēantė. Celulat e para tė dashurisė me bashkėshorten time ishin natyrisht nė kėtė qytet”, thotė Veliu. Ai tregon se nuk kishte qenė takimi i tyre me letra siē ndodhte atėherė. Spontanisht kishin filluar nė mėnyrė shoqėrore, dhe gradualisht nga njė dashuri e shprehur nga ana e Veliut.

    “Fjala e parė e imja qė ia pata thėnė atėherė dashnores, tanimė bashkėshortes sime, ishte romantike: TĖ DUA (Hahahaha… qeshet). Dhe mund tė them se fjalė mė tė ėmbėl se kjo nuk ka”, tregon duke qeshur me tė madhe Veliu.

    Ai tregon edhe pėr jetėn e tij studentore, kur ai ishte vetėm 20-vjeēar. Natyrisht se Veliu si student ishte edhe fytyrė publike, edhe pas gjithė kėsaj kishte edhe shqetėsime nga ana e femrave. Femrat ndoshta “zeshkanet”, sepse edhe iu kėndoi atyre, ato tė cilat atėbotė edhe pėr disa minuta do tė kishin dėshirė tė jenė nė pėrqafimin e Veliut tė rok-grupit “Trix”.

    “Komplekset tona ishin atėherė kur ne shkuam nė Prishtinė si studentė, vinin shumė studentė nga tė gjitha anėt e Kosovės, aty ka filluar njė farė shqetėsimi nga adhuruesit dhe adhurueset, mirėpo ne ishim tė rinj, edhe ne si ēdo i ri realizonim ėndėrrat e dashurisė rinore”, nėnvizon Sahiti.

    Atėkohė 20-vjeēari Veli Sahiti, nuk mund tė thuash se nuk bėnte pjesė nė botėn e avanturistėve.

    “Ti them vetes time se nuk kam qenė avanturist, kam qenė, nė njėfarė mėnyre nė njė kohė kam bėrė pjesė nė botėn e avanturistėve. Si student ėshtė e pamundur qė mos ta kesh njė kornizė tė avanturės, ėshtė e pamundur tė largohesh nga ajo. Por unė me gruan time i kemi shtjelluar tė gjitha kėto dhe nuk kam probleme tani”, tregon Veliu duke pasė frikė se mos e dėgjon bashkėshortja.

    Tani, thotė ai, nuk ka shumė komplekse tė tilla. Ende jeton dhe punon nė Ferizaj. Del edhe nė kryeqytet ēdo tri ditė. Ka adhurues pėrskaj tė cilėt i flasin, kanė dėshirė tė rrijnė me tė. Popullaritetin,Veliu e merr dhe ia lė vetėm formės skenike - prezentimit tė tij nė skenė. Aty ai mundohet ta ruan veten e tij dhe tė jetė ai qė ėshtė.

    “Unė kam dėshirė tė jem i afėrt me publikun”, shprehet Veliu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 23-09-2005 mė 05:10
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #36

    Smile Trix....!

    Veli Sahiti, bjondines i kendoi ne kete menyre ne kengen:

    >> Te mbulofte reja<<

    ....Per ty me djeg malli,
    ndaj s'me merr gjumi,
    per ty moj bjondine,
    moj te marrte lumi!...


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Ndonje foto te ketij grup keni???

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Fiona
    Ndonje foto te ketij grup keni???
    Nuk kemi, por per ty e gjejme nje
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Te lumshin duret, thanx yvo.

  10. #40
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Thjeshte te mrekullueshem .

    U treten endrrat.

    U treten endrrat
    u fik dashuria
    do vije ajo qe s'e prita
    e tash cuditem dhe mendoj
    se me vertete te dashuroj.

    Zemren ma lendove
    kur kuptova se ti shkon
    fuqine me vete ma more
    nuk e dita se me dashuron.

    Zemren ta dhurova
    per hir te dashurise
    por ti u largove
    mua me le ne erresire te vetmise.

    U treten endrrat
    u fik dashuria
    do vije ajo qe s'e prita
    e tash cuditem dhe mendoj
    se me vertete te dashuroj.

    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė futboll
    Nga Cimo nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 05-10-2016, 05:16
  2. Xhelal Xheladini
    Nga Gjallica nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 11:42
  3. Firmat piramidale/rentiere shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 08:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •