Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Berisha: SHBA-ja më dha mbështetje

    Kryeministri kthehet nga Nju Jorku. “Presidentë e kryeministra më premtuan ndihmë për krizën energjetike”

    Berisha: SHBA-ja më dha mbështetje

    “Më siguruan gatishmërinë e plotë të qeverisë së SHBA për të mbështetur axhendën e qeverisë”

    N.Perndoj

    TIRANË - Kryeministri Sali Berisha është kthyer në Tiranë nga vizita disaditore në Nju York, me mbështetjen e plotë nga ndërkombëtarët për të vënë në jetë programin e ri qeverisës. Në këto kushte, Berisha ka përmendur si tepër të suksesshëm takimin e zhvilluar me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, ndihmëssekretarin për Çështjet e Evropës, Daniel Fried dhe znj. Paula Dobriansky, Nënsekretare për Çështjet Globale dhe Demokratike. “Kam diskutuar, krahas tij, për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor. Jam ndalur me theks të veçantë tek investimet, në inkurajimin e investimeve të huaja në Shqipëri, si një ndihmë vërtet e madhe, si dhe në sistemin arsimor. Në këto takime është diskutuar me disa nga përfaqësuesit e këtyre vendeve, për problemet e energjisë me të cilat përballet Shqipëria. Kam gjetur mirëkuptim të plotë, edhe njëherë e theksoj, për të gjitha problemet e diskutuara. Mund t’u them se zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, z. Daniel Fried dhe znj. Paula Dobriansky, i pari ndihmëssekretar për Çështjet e Evropës, e dyta nënsekretare për Çështjet Globale dhe Demokratike, pasi uruan fitoren në zgjedhjet e kaluara dhe qeverinë e koalicionit, më siguruan gatishmërinë e plotë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me qeverinë tonë, për të mbështetur axhendën e qeverisë dhe për të bërë të mundur që projektet e ardhshme të shqyrtohen në përputhje me prioritetet e vendosura nga qeveria e koalicionit”, - tha ai. Pas mbërritjes në Aeroportin “Nënë Tereza”, kryeministri Berisha shtoi gjithashtu se në të gjitha takimet me kryetarët e shteteve, kryeministra, drejtues të institucioneve ndërkombëtare të varura nga OKB-ja, zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, përfaqësues të diasporës, axhenda e qeverisë është pritur shumë mirë, “si axhenda më e përshtatshme për t’i dhënë përgjigje të merituar problemeve madhore me të cilat përballet Shqipëria sot”.
    Prioritetet
    I pyetur nga përfaqësues të medias, Berisha është përgjigjur sërish dje për prioritetet e qeverisë. “Prioritetet i qeverisë sime për projektligjet kryesore janë ato të cilat janë shpallur në program. Në rrafshin e luftës kundër korrupsionit, amendimi i ligjit të konfliktit të interesave apo të ligjit për prokurimet publike, ligjit të koncesioneve dhe zbatimi i tyre. Alfa dhe Omega janë reformat dhe zbatimi i ligjit. Kryeministri, ministrat, punonjësit e administratës, që të gjithë do të qëndrojnë të lidhur me ligjin, përgjegjës para ligjit, në mënyrë që të rikthejmë në Shqipëri sa më shpejt shtetin ligjor”. Berisha u përgjigj edhe për shqetësimin e ngritur nga media lidhur me zhytjen e vendit në një krizë energjetike. “Jam angazhuar gjatë kësaj jave thellësisht në problemin e saj. Kam takuar kryeministra, presidentë të vendeve mike, të cilët më kanë premtuar në mënyrë të prerë se do të ndihmojnë Shqipërinë në kapërcimin e kësaj krize që na e bëri peshqesh jo Zoti, por abuzimi”
    Universitetet
    Lidhur me mbylljen e universiteteve në Fier, Berat dhe Durrës, Berisha deklaroi dje se qëndrimi i qeverisë shqiptare është i prerë dhe i qartë. “Vendimet për të hapur universitete si kotece ishin një akt i turpshëm, i papërgjegjshëm i atyre që ikën. Jemi zotuar të shqyrtojmë gjatë 100 ditëve të para dhe të marrim vendime për të hapur vitin e ardhshëm Universitetin e Durrësit, sikurse dhe zotohemi për të studiuar me seriozitetin më të madh mundësitë e hapjes së filialeve në Fier, Berat, por kjo kërkon që gjërat të jenë serioze. Nuk mund të mbyllet një gjimnaz për të hapur një kotec universiteti, siç duan në bëjnë xhahilët e arsimit të lartë, të cilët nuk kanë sensin më minimal të përgjegjësisë. Një universitet është një djep, është një shtrat i madh dijeje, edukimi ndaj dhe ne qëndrojmë në seriozitetin tonë ndaj këtij problemi”, - tha ai.



    Në foto: Kryeministri Berisha me bashkëshorten e tij, duke zbritur dje në Rinas
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema të Ngjashme

  1. VMRO-DMPNE mori mbeshtetje te fuqishme nga BDI !!!
    Nga faruk_01 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 18:56
  2. Sa Mbeshtetje Gjeni Ke i/e Dashuri/a Juaj...?
    Nga __SwEeT_GirL__ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 17:48
  3. "Aleanca e re për Kosovën" në mbështetje të pavarësisë së Kosovës
    Nga Zana e malit në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 15:25
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 12:43
  5. Meta Svilanoviçit: AKSH s'ka mbështetje në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •