Rrembehen femijet nga barku i nenes
Zbulohet ne Korce nje rrjet i trafikimit te foshnjave te sapolindura, qe shiteshin brenda territorit grek. Gra, ne kushte te renda ekonomike, pajtoheshin te dhuronin foshnjat e tyre te sapolindura, ne kembim te nje shume te hollash. Lindja e femijes behej ne nje spital grek prane Selanikut dhe fati i metejshem ishte i panjohur. Policia arreston dy prej te akuzuarve si krere te organizates, qe vepronte prej 7 vjetesh, Nazmi Kreken dhe bashkeshorten e tij, Floresha Hoxha.
Xhon BAKA
Dy trafikante femijesh, qe i detyronin nenat t`ua shisnin bebet e sapolindura, jane arrestuar dje pasdite nga policia e Korces. Nje linje perfekte, e cila niste ne Shqiperi me gjetjen e gjahut te tyre (nenat shtatzene ne gjendje te veshtire ekonomike) dhe perfundonte ne nje spital privat te Selanikut, ku grave pasi iu jepnin 1 milion leke te vjetra, i linin te riktheheshin te vetme, pa foshnjat e tyre, ne token shqiptare. Arrestimin e Nazmi Krekes, 47 vjec dhe Floresha Hoxha, 23 vjece, te dy banues ne lagjen 4 te Korces e kane bere forcat e Drejtorise se Qarkut, pas nje pune investigative te konsideruar te perfunduar me sukses. Deshmite e ciftit te trafikanteve, qe bashkepunonin, jane me te vertete rrenqethese. 47 vjecari Kreka vitet e fundit ka ushtruar vitet e fundit rregullisht trafikun e femijeve, te cilet dyshohen sipas policise se jane adoptuar neper familjet evropiane apo kane perfunduar per transplantim organesh. Keto fakte kane bere qe policia e Korces te mbledhe nen ethe deshmite e klienteve se dy te arrestuarve, per te nxjerre ne drite te gjithe linjen e trafikut, e cila dyshohet se mund te jete nderkombetare, per vete sofistikimin, pjesemarrjen e mjekeve te huaj specialiste dhe shtrirjes se saj territoriale.
"Gjahu" qe preferohej
Me te preferuarat per te kane qene grate shtatzena, ne veshtiresi ekonomike. I arrestuari i policise Nazmi Kreka, i'u afrohej atyre dhe iu propozonte blerjen e femijeve, qe duhet te realizohej ne toke te huaj, vetem pak caste pas lindjes. Kete pune ai e kryente bashke me Floresha Hoxhen, te cilen e kishte njohur ne "biznesin", qe kishin pasur se bashku, kur kishte shitur femijen e saj me burrin e pare (ajo, tashme eshte e divorcuar dhe bashkejeton me Kreken). Vete Nazmiu me pare kishte qene i martuar dhe me te kishte patur 7 femije. Sipas verifikimit ne gjendjen civile, 47 vjecari nuk ka te regjistruar asnjerin prej femijeve te tij. Aktualisht mesohet se gruaja e pare ndodhet ne Greqi, ndersa te bijte mendohet se i ka shitur po babai i tyre. "Biznesi" funksiononte sipas nje rregulli te caktuar. Nazmiu dhe Floresha gjenin gra shtatzena dhe iu propozonin te lindnin femijen e me pas t`ia shisnin atyre, kundrejt nje shume, qe varionte tek 1 milione leke te vjetra. Kur grave iu vinte periudha e lindjes, trafikantet i dergonin ne nje spital privat ne periferi te Selanikut. Ne shume raste i shoqeronin vete, te tre kapercenin kufirin drejt Greqise, duke e shoqeruar deri ne spital. Aty lindnin jo ne menyre natyrale, por me narkoza me doza shume te forta. Aq sa gruaja permendej vetem pas dy ditesh. Per te kaluar ne shtetin grek, ata kalonin nepermjet Maqedonise. Te gjitha keto veprime kryheshin prej 7 vitesh.
Rasti i fundit dhe mjeku grek
Rasti i fundit ka ndodhur me nje grua 40 vjecare, D.A. nga Korca. Ajo ka treguar se ne deren e spitalit i ka pritur nje mjek kirurg rreth te 50-ave, me floke biond dhe qe fliste (ndoshta per te mos u njohur) pak shqip. D. tregon se si e kishin shtruar ne spital disa dite para se te lindte, nderkohe qe dhe Floresha, e mbetur shtatzene, priste qe te lindte per te shitur femijen e saj. Pas dy ditesh, 40 vjecares i kishte dale narkoza, ndersa askush nuk i kishte treguar per asnje cast te vetem feminen e saj, qe nuk e dinte as nese ishte djale apo vajze. Me pas, D.A. eshte larguar e vetme duke kaluar nga Maqedonia, ku e kishte percjelle Nazmiu, me 1 milionet e lekeve ne xhep, nderkohe qe dhe shpenzimet e rruges deri ne Shqiperi, i kishte paguar vete.
Pjese e viktimave te ketij trafiku ka qene dhe shtetesja V.H. Pasi ishte divorcuar dhe kishte nje femije, cifti trafikant kishte trokitur ne deren e saj, duke i kerkuar te njejten gje: Te shiste femijen, meqenese nuk kishte mundesi qe ta mbante. Gruaja nuk e kishte pranuar kete zgjidhje, por kishte pranuar qe te shiste femijen tjeter, qe do te lindte pasi te mbetej shtatzene me te dashurin e saj. Dhe keshtu kishte ndodhur, pasi e kishte cuar ne spitalin disa km larg Selanikut. Sipas deshmise se saj, mjeku ishte sjelle gjate trajtimit ne spital si nje kasap i vertete. Pasi kishte lindur, ajo ishte larguar duke marre me vete shumen e parave.
Spitali ne Selanik
Mendohet se ky spital ne Selanik te jete nje nga bazat me te medha te trafikimit te femijeve si dhe i transplantimit te organeve jetesore. I pyetur gjate fillimeve te hetimeve, 40 vjecari i ndaluar, ka pranuar 5 rastet e fundit, ndersa ka pohuar gjithashtu se eshte vetem bishti i rrjetit. Per punen qe kryente, ai mesohet se merrte shuma marramendese. Ende nuk dihet me saktesi shtrirja gjeografike e rrjetit tej kufijve te Shqiperise dhe te Greqise. Ashtu, si nuk dihet numri i femijeve te trafikuar qe nga barku i nenes, ose i atyre te rritur. Ajo qe dihet dhe qe ngjall shume frike eshte fakti se ky rrjet vepronte prej 7 vitesh dhe vetem ne pak muaj, ka pasur 5 raste.
Krijoni Kontakt