T(K)OKA SHITET!
Nga Ylli XHAFERRI
Teksa udhėton nėpėr Shqipėri, pranė rrugėve nacionale, nė udhėkryqe fshatrash dhe qytetesh, pranė arash tė lėna djerr, nėpėr trungjet e pemtoreve tė braktisura, nė mezhda brezaresh tė pėrcėlluara e diga tė ēara pėrrenjsh, nė murana tė rrėnuara dhe ēati tė shembura, syri tė has nė disa tabela tė pėrmbysura, shkarė anash nga kalbja dhe brerja e vemjeve, prerė e sharruar nga breshėritė e pakontrolluara tė plumbave nga koha dhe trazirat e mbrapėshta tė ' 97-ės, ku shkruhet "T(k)oka shitet"! Teksa sheh kėtė spektakėl tragjik vetiu tė mbėrthen njė ndjenjė e rėndė makthi, njė trishtim gėrryes, njė therje e thekshme nė ndėrgjegjen e mbetur. Togėfjalėshi "T(k)oka shitet" zgjatet si oi pas teje, nga jehona pikėlluese e tė cilit ėshtė vėshtirė tė shpėtosh. Cilido individ, qytetar apo fshatar i kėtij vendi mendon e thotė me vete, se ē'kam akoma pak njeri brenda vetes, por do tė mė kalojė! Ecėn duke u qorrollisur humnerave tė vetes, mediton pėr tokėn, pasurinė, Atdheun. Shanė e mallkon. Shkaktarin e kėrkon tek tė tjerėt. Shkaku i vėrtetė filloi me kalvarin komunist ku kolektivizimi, tufėzimi dhe eksperimentet e tjera famėkeqe ranė si epidemia shfarosėse e morrit tė kuq mbi psikologjinė e pronės private dhe tokės nė veēanti. Njeriu i ri qė pėrkėshndriti nė llak dhe varak diktatura humbi dashurinė pėr tokėn, pronėn kooperativiste, fajtore pėr mundimet e tij prej sizifi, madje arriti derisa ta urrente atė, pasi nuk po i krijonte dot as kushtet minimale pėr jetesė. Pėrgjegjėse pėr kėtė dasi dramatike midis njeriut dhe pronės, birit dhe vendlindjes, qytetarit dhe ligjit, nėnshtetasit dhe shtetit ėshtė dhe qeverisja e keqe qė ushtruan pėr dy mandate radhazi socialistėt. Ftohja e dashurisė dhe besimit ndaj tokės erdhi si shkas i humbjes sė besimit tek zyrtarėt e korruptuar, zhgėnjimi tek prona qė tjetėrsohej nga politikanėt dhe kadastralėt rozė, mos dhėnia e tapive e lojėrat me hipotekimet, krijimi i njė shtrese tė re biznesmenėsh, tregtarėsh partiakė qė jepemerrnin me doganat, tatimet dhe akcizėn e naftės pėr fermerėt, promovimi i njė turizmi pa tė ardhme ku thurej deti, pylli, qielli dhe varreza, vetėm e vetėm nė emėr tė suportit politik dhe nepotizmit majtist. Krijimi i njė klani tė pasurish pa djersė, punė dhe sakrifica, humbi besimin dhe respektin e duarve tė punės ndaj tokės. Nėpėrkėmbej sentenca e lashtė se nė botė mund ta ndiesh veten si nė shtėpi vetėm duke punuar. Ai qė nuk punon nuk ka atdhe. Nė tė vėrtetė pak sot e pak nesėr, herė i vetėm e herė me ndihmėn e atyre qė kishte pėrqark, zyrtar socialist, ishte vetė krijuesi i absurdit ku zhytej dhe pėrpiqej tė klimatizohej. Dhėnia e tokės nė pronėsi tė mė se mė shumė pronarėsh, kalvari i gjyqeve, ose gjyqnaja qė vazhdonte nė pafundėsi pėr tė fituar atė qė ta kishte dhėnė zoti dhe lėnė trashėgim tė parėt, e ftohėn njeriun e thjeshtė nga toka, mitra e pėrjetėsisisė. Odisea e gjyqeve, pėrcjellja sa nga njėra shkallė e gjyqėsorit nė tjetrėn, mosfunksionimi i zyrave pėrmbarimore e akulluan ndjenjėn e tokės, shtuan reklamat ndjellakezėzė "T(k)oka shitet"! Tė shpėtonte njėherė e mirė prej saj qė po i konsumonte paratė, energjitė, nervat, pse jo deri dhe jetėn. Pėrpara kėsaj shfaqjeje tė pėrzishme, gati-gati antikombėtare dhe antinjerėzore, zyrtarėt socialistė bėnin sehir, anonin peshoren nga ku premtohej pėrfitimi. E drejta nėpėrkėmbej, toka humbėte davanė, duart e punės ftoheshin, atdheu rrudhej ēdo ditė e nga njė pėllėmbė, si tė qe "Lėkura e Shagrenit".
Toka lėnė nė harresė vrastare, pa pluguar se traktori kishte njė ēmim nafte qė nuk pėrballohej nga kuleta e fermerėve (qesja sa njė kokėrr hudhėr), mungesa e ujit pėr vaditje ngaqė projektet mbeteshin pėrgjysmė nga rrjedhja e fondeve nėpėr xhepat-lubi tė sekserėve, hera-herės rezervuarė dhe laguna merreshin me qirara qesharake nga bota e krimit qė flirtonin me zyrtarė dhe shtetarė tė tė gjitha niveleve, mungesa e rrugėve pėr tė hyrė e dalė nėpėr parcelat e ngushta, kalbja e prodhimit nėpėr ara nga mungesa e tregut. Vetė shteti me sektorin e bujqėsisė i bėnte karshillėk prodhimit vendas me futjen e produkteve bujqėsore nga importi, ku vetė ministri kishte konflikt interesi me dikasterin qė drejtonte. Nė vend qė tė punonte individi i mandatuar pėr dikasterin dhe interesat e elektoratit-popull, punonte dikasteri pėr interesat meskine tė individit politikano-biznesmen. Kėshtu qė toka nuk shikohej mė si djep dhe burim tė mirash materiale, si partner i besueshėm.
Njeriu i thjeshtė ikte nga toka me njė kalė plaēkash, me njė grusht lekėsh tė mbledhura me djersė e gjak nga bijtė refugjatė, me njė kazėm a mistri mėsynte sheshet e qyteteve tė mėdha nga ku shistet punėn e krahut, pėr tė paguar qiranė dhe siguruar bukėn e pėrditėshme. Pas si urim e mallkim kishte lėnė shtėpinė ku lindi, e cila hepohej e vithisej nga mungesa e frymės sė njerėzve, braktiste tokėn qė e gėrryente dhe shkatėrronte errozioni nga mungesa e ngrohtėsisė pjellore tė farės, ugarit dhe bishtit tė ftohur tė parmendės. Kur njeriu nuk di se nė cilin liman do tė qėndroj, pėr tė asnjė erė nuk mund tė jetė e mbarė. Mbetur nė udhėkryq lundronte si anijet pa far, keqqeverisja dhe shteti e terriste nė humbėtirė. Humbja e perspektivės, shkulja nga rrėnjėt, qorrsokaku dhe mungesa pėr t'u integruar nė tokėn e vet krijuan lėvizje demografike tė stuhishme pėr Shqipėrinė, ngritėn dallgė sociale tė papėrballueshme pėr njė vend tė varfėr dhe tė sapodalė nga obskurantizmi komunist. Njeriu i masakruar nga politika mėsynte qendrat fushore e industriale mbetur stoqe e demode nga ekomomia e tregut tė lirė, ku fillonte nga e para njė jetesė plot mungesa dhe privacione. Edhe toka mė pjellore, po tė mos punohet prodhon ferrat mė tė egra. Kėshtu dhe shoqėria mbetur pa drejtimin dhe menaxhimin e shtetit tė vet. Tė shpėrngulurit kėrkonin tė largoheshin nga mendimet drizarake por nuk mundeshin, ishte njėlloj sikur tė shkėputeshin nga vetėvetja, tė abordonin tė shkuarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e vetes, familjes sė tyre dhe fisit. Natyra i shet tė mirat materiale vetėm me njė ēmim qė ėshtė puna. "T(k)oka Shitet"! " T(k)oka jepet me qera"! Kėto afishe mbjellė e shpėrndarė anembanė vendit dukeshin si nekrologji, si pėrshpirtje, si identitete tė humbura, si apele, SOS, si kujtesė kombėtare dhe humane pėr tė mos u shkėputur nga rrėnjėt. Njeriu qė nuk merret me punė, nuk mund tė gėzojė lumturi tė plotė. Nė fytyrėn e dembelit gjithmonė do tė gjeni vulėn e pakėnaqėsisė e tė apatisė. Mbetur nė mes tė dilemės dhe pasigurisė sė ekzistencės, qytetari shiste t(k)okėn, nxirrte rrėnjėt nė diell, humbėte lidhjet me zinxhirin gjenetik tė pėrjetėsisė. Ai udhėkryqit tė shesheve "Omonia" brenda dhe jashtė vendit, toka nėn diell e shi mbetur djerr, mall pa zot. Ecnin pa ditur se ku shkelin, si mbi njė tokė tė marrė hua. Toka ėshtė hapėsirė gjenetike brezash tė tėrė, pėr tė nuk ka tagėr askush ta tjetėrsojė, ajo ėshtė e tė vdekurve, e tė gjallėve dhe e atyre qė priten tė lindin nė pėrjetėsi. Nderin nuk mund ta fitosh, atė vetėm mund ta humbasėsh, pėr mė tepėr shumė shpejt kur tė ndihmon qeverisja e keqe qė ke mandatuar. Duke shitur tokėn pakėsonte, kufizonte, minimizonte hapėsirėn jetike tė gjeneratave tė ardhėshme. Genet e fisit mbeteshin pa mitrėn pjellore, sterilizoheshin, gurė tė shkulur nė rrėpirat historike, zogj qyqeje nėpėr degėt e kohėrave. Padrejtėsitė dhe fallsifikimet nėpėr zyrat kadestrale dhe hipoteka kishin fituar tė drejtėn e qytetarisė. I lodhur pėr ta regjistruar tokėn e vet ngaqė i kėrkoheshin ryshfete marramendase, qytetari, nė dėshprim e sipėr gjente shpėtim tek ideja e shitjes. Vetė zyrtari socialist ia mundėsonte kėtė sakrilegj .
Futja e produkteve bujqėsore tė stinėve si domatja, qepa, patatja ( Mos tė harrojmė pataten e Shishtavecit nė Kukės qė bėhet ushqim pėr kafshėt dhe pre e kalbėzimit vetėm e vetėm qė dikush tė majmej me importet e paligjėshme dhe pa doganė) preshi, deri dhe bari jemi dėshmitarė tė blerjes, nga importi, vetėm se ministri kishte fuqinė tė prishte ekuilibret bujqėsorė tė vendit pėr hirė tė interesave tė ngushta meskine. Programi i Qeverisė Berisha pėr bujqėsinė ka masa konkrete qė filluan me reformimin e hipotekave dhe zyrave kadastrale, me stimulimin e prodhimit vendas dhe vendosjen e njė sistemi tė rreptė doganorė pėr kėtė qėllim.
Nafta pa akcizė u jipej tregtarėve, u shitej karburantėve, ndėrsa fermeri detyrohej tė mbrihte nė zgjedhė lopėn e vetmeė me gomarin, ndėrsa nafta e tyre rridhte lum pėr tė vėnė nė lėvizje pasurimin e paligjshėm tė politikanėve dhe klanit tė tyre. Toka mbytej nga bari, ferrat, qytetari nuk mundej ta qėronte e punonte. Atėherė nxirrte togėfjalėshin tragjik, shtyrė nga qeverisja e e keqe e vendit tė vet " T(k)oka Shitet "! Nė rastin mė tė keq, po pushtetari lokal bėhej mblesi i shitjes mėkatare, dhe aty nxirrte mbivlerėn e paligjėshme dhe tė pandershme, "dhjamin nga pleshti". Reformimi i sistemit tė shpėrndarjes sė naftės fermerėve, nga Qeveria Demokratike, mundėsoi qė bujku tė pėrfitoi realisht atė qė ia grabitnin nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė gjatė qeverisjes socialiste .Psikologjia e braktisjes sė zonave rurale, mungesa e investimeve nė rrugė, kanalizime, sisteme kulluese e vaditėse dhe e shkollave pėr fėmijė gjatė pushtetit socialist, ia ftohėn qytetarit vendin dhe tokėn.
Programi elektoral dhe Qeveritar i PD kishte si qėllim dhe po realizon nė fakt kthimin e dashurisė, respektit dhe besimit tė fshatarit tek toka, vendi i vet, qeverisja. Toka pėr tė ka qenė dhe mbetet resursi bazė, jetik, i pėrjetėshėm. Tokėn tashmė ai po e sheh si njė mjet jetese dhe mirėqenie. Tė punojmė kopėshtin tinė porosiste Kandidi i Rusoit. Brenda kėsaj logjike shkon dhe ligji i kthimit dhe kompesimit tė pronarėve me tokė deri nė njėqind hektarė. Shumė plotėsisht e motivueshme dhe e realizueshme. Shumė qė e lidh njeriun me atdheun, se Atdheu nuk ėshtė nocion abstrak, por plis, rrugė, lumė, mal.
RD
Krijoni Kontakt