Tjetër terrorist i Bin Laden me "shtetësi shqiptare" firmosur nga Berisha
Tirane- Departamenti Amerikan i Thesarit identifikoi një tjetër person të lidhur me terrorizmin, sidomos me rrjetin terrorist të bin Laden Al Qaida.
Kësaj rradhe e veçanta qëndron në faktin se i identifikuari i rradhës është person që ka ushtruar aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri. Abdyl Latif Saleh, njohje e vjetër e Jasin Kadi, menaxher i bizneseve të tij kishte ngritur në Tiranë një grup të Xhihadit Islamik. Ai është mbështetur financiarisht nga Osama bin Landen për të ngritur një bazë të besueshme në Tiranë. Pikërisht kjo bazë ka funksionuar më pas si lidhje me një rrjet të gjerë shoqatash joqeveritare të financuara nga Al Qaida edhe në Shqipëri. Njëherësh edhe si pritje-përcjellje e individëve përbërës të grupeve terroriste ndërkombëtare.
Fakti i ri i tmerrshëm konfirmon se Dr.Abdyl Latif Saleh nuk gëzon vetëm shtetësinë jordaneze, por në të gjithë botën qarkullon edhe përmes shtetësisë shqiptare të fituar në Tiranë. Kohë më parë, ish ambasadori amerikan në Tiranë i ndjeri Jozef Limpreht konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shqetësuan shumë në mes të viteve '90-të kur një seri njerëzish të identifikuar si anëtarë të rrjeteve islamike të terrorit, u pajisën me nënshtetësi shqiptare në Tiranë.
Identifikimi i djeshëm i Departamentit Amerikan të Thesarit jep edhe provën e parë të këtij akti të tmerrshëm dhe të turpshëm që autoritetet e Tiranës zyrtare ndërmorën në vitet '95-'96, duke e kthyer kryeqytetin e Shqipërisë në një shtet të dytë për një sërë rrjetesh terroriste.
Sali Berisha, kryeministri aktual i Shqipërisë, është identifikuar nga Kushtetuta e Republikës si njeriu që ka patur atributin e vetëm për dhënien e shtetësisë shqiptare, nën cilësinë e Presidentit të Republikës në atë periudhë. Mbi të rëndon një tjetër vepër kriminale që rezulton si shërbim apo shërbesa ndaj individëve, grupeve apo rrjeteve terroriste të Osama bin Laden.
Pas një periudhe 9-vjeçare, tani Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë.
Njoftimi i djeshëm i Departamentit Amerikan i Thesarit bën me dije se transaksioneve i ndërmarrë dje, ka synuar bllokimin e të gjithave operacioneve financiare të aseteve të Abdyl Latif Saleh, nën juridiksionin amerikan. Rezidenca e fundit e identifikuar për Saleh janë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Njoftim i Departamentit Amerikan të Thesarit
Departamenti Amerikan i Thesarit
identifikoi sot Dr.Abdul Latif Saleh sipas urdherit ekzekutiv 13224 pasi ka suportuar Osama Bin Laden dhe Al Qaida
Saleh ka lidhje të shumëfishta me Al Qaida duke përfshirë fondacionin Al Haramain dhe Jasin Kadi e Osama Bin Laden.
Këtë e tha dje Stuart Levey Nënsekretar I Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Informacionin Financiar.
Ai është identifikuar si person që ka ndihmuar terrorizmin dhe siguron që ai nuk do të operojë më .... Saleh është i lidhur ngushtë me Osama bin Laden dhe është përzënë nga Shqipëria me dyshimin që ai ishte anëtar i një grupi të Xhihadit Islamik. Bin Landen i dha Saleh 600 mijë dollarë me qëllim inkurajimin dhe krijimin e grupeve islamike në Shqipëri. Për më tepër, Saleh është i lidhur ngushtë me një numër organizatash joqeveritare në Shqipëri me lidhje Xhihadin Islamik Egjiptian, e cila është një organizatë terroriste e lidhur me Al Qaida.
Saleh krijoi dhe bëri aktive një organizatë xhihadiste shqiptare që u financua nga fondacioni Al Haramain, një organizatë joqeveritare e lidhur me Al Qaida.Misioni i grupit xhihadist shqiptar ishte që të destabilizonte situatën e brendshme në Shqipëri duke nxitur konfliktin mes religjioneve të ndryshme fetare në vend. Al Haramain rekrutoi anëtarë nga kjo organizatë të cilët Saleh i ka ndihmuar drejtpërsëdrejti.
Saleh është gjithashtu i lidhur me Jasin Kadi, i cili është i njohur si një terrorist global nga Departamenti Amerikan i Thesarit në Tetor 2001. Kadi ishte i njohur si shumë aktiv dhe një mbështetës financiar për grupin xhihadist të Saleh. Saleh dhe Kadi hyjnë në biznese të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë këtu importin e sheqerit, sipërmarrje mjekësore dhe shoqëri ndërtimesh. Saleh shërbeu dhe si menaxher i përgjithshëm i biznesit të Jasin Kadi në Shqipëri dhe thuhet që disponon 10% të aksioneve që Kadi ka në Shqipëri.
Në vitin 1998 gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri, dy prej të cilëve u gjykuan dhe u ekzekutuan në Egjipt si pjesëmarrës në sulme terroriste. Në dëshminë e tyre këta persona thanë se ishte Saleh ai që i ndihmoi të vinin në Shqipëri. Saleh u identifikua "si personi që i ndihmoi ata në çdo aspekt duke nisur që nga pritja në aeroportin e Rinasit".
SHBA po ndërmarrin sot nje sulm duke u bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB 1617, e cila i kërkon shteteve pjesëmarrëse të bllokojnë financat e individëve ose grupeve me lidhje terroriste me talebanët në Afganistan, Al Qaida-n, UBL.
ZP
Krijoni Kontakt