Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 109
  1. #21
    hani Maska e hani
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga Shën Albani
    ...mund edhe te kendoje hoxha, por do t´ishte mire te percillje me kitare apo me nje koncert te tere, ndoshta keshtu kendimi i tij behet me terheqes, natyrisht me kusht qe te kendoj shqip dhe njerzit ta kuptojne se cka po thtot...
    keshtu psh. Eeeeeeej ky Allahuuuuuuu eshte i madh heeeeeeejjjj

    ej ti qe spo din se cka po flet ,mir do te ishte qe edhe neper kisha ato kambanat kur bijen te percilleshin me kitara apo daulle .mir i shkon edhe priftit kitara ne dore.po ti nuk qenke normal bre djal.edhe ne qofte se nuk e din kuptimin e kenges se hoxhes mos fol se ste shkon .




    po dilni mor prej aty ne qofte se nuk mund ta ndegjoni hoxhen askush sju detyron te qendroni aty.po mua me bahet qejfi shum per ato te cilet nuk mundin te durojne thirjen e Allahut ''ezanin'' sepse aj qe nuk mund ta duroje ,dhe qe i pengon ai ka problem me xhin ,dhe jam kenaqur duke i lexuar kundershtimet e xhahilave qe smund ta durojne .e dini kush nuk e duron e zanin Shejtanat.
    sa her qe theret ezani shejtanat mundohen te ikin prej atij vendi.por kot se e gjith toka eshte a Allahut te pa shoq.
    oh qe jam kenaqur me ju o njerez te dodet .qe nuk keni lidhje me jenten dhe nuk e dini arsyen pse jetoni.

    un te jem si ato hoxhollaret akoma ma te fort i mar autoparlantat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 28-04-2007 më 20:24 Arsyeja: +

  2. #22
    Spiun Maska e S_P_Y
    Anëtarësuar
    14-01-2007
    Vendndodhja
    Ne Toke si gjith te tjeret
    Postime
    20
    Kini nje çike respekt per besimet fetare te çdo lloji dhe ritmet e tyre fetare...dhe mos flisni kot per gjerat qe nuk kini dije rreth tyre ...dhe per mendimin tim eshte mjaft e ulet si veprim hapja e nje teme te tille.

  3. #23
    Tek ne dy ditët e para pasi e ndërtuan xhaminë, (në të cilën, si shënim, shkojnë vetëm një plakë dhe familja e hoxhës qëkurse është hapur) dhe vunë altoparlantet, u sqaruan me policinë. Pas një jave heshtjeje u përpoqën sërish dhe sërish u sqaruan me policinë. Që atëherë s'kemi patur më prishje të qetësisë publike. Raste të tjera kam dëgjuar kur policia s'e ka parë të udhës të shkojë për të ruajtur rendin siç nuk bën shpesh as për klubet për të cilat ankohen banorët, atëherë këta të fundit e kanë marrë vetë në dorë punën.

    Nuk e di pse indinjohen disa më lart, shkrimet e të cilëve u hoqën mqs merren me personin e tjetrit dhe jo me temën, por këtu në Tiranë nuk i frekuenton njeri xhamitë dhe as nuk ka njeri që të jetë dakord me këto shqetësime orë e pa orë pa respektuar hapësirën e tjetrit. Pjesëmarrësit në temë bëjnë mirë të lexojnë një herë shkrimin e parë para se të nisin sulme personale, të cilat natyrisht që nuk lejohen, pasi këtu nuk është arenë.

  4. #24
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga KVS
    Tek ne dy ditët e para pasi e ndërtuan xhaminë, (në të cilën, si shënim, shkojnë vetëm një plakë dhe familja e hoxhës qëkurse është hapur) dhe vunë altoparlantet, u sqaruan me policinë. Pas një jave heshtjeje u përpoqën sërish dhe sërish u sqaruan me policinë. Që atëherë s'kemi patur më prishje të qetësisë publike. Raste të tjera kam dëgjuar kur policia s'e ka parë të udhës të shkojë për të ruajtur rendin siç nuk bën shpesh as për klubet për të cilat ankohen banorët, atëherë këta të fundit e kanë marrë vetë në dorë punën.

    Nuk e di pse indinjohen disa më lart, shkrimet e të cilëve u hoqën mqs merren me personin e tjetrit dhe jo me temën, por këtu në Tiranë nuk i frekuenton njeri xhamitë dhe as nuk ka njeri që të jetë dakord me këto shqetësime orë e pa orë pa respektuar hapësirën e tjetrit. Pjesëmarrësit në temë bëjnë mirë të lexojnë një herë shkrimin e parë para se të nisin sulme personale, të cilat natyrisht që nuk lejohen, pasi këtu nuk është arenë.
    mir bere qe i fshire ca nga postimet pak me lart,por do beje me mire sikur te mos censuroje!sepse ti ke fshire pikrisht ato citime qe kan qene si pergjegje ndaj atyre njerzvet te papergjegjshem!dhe ke lane citimet provokuese te ketyre personave duke perfeshire dhe ket citimin tend te fundit!prandaj mundohu te jesh realist i drejt dhe mos prano te behesh pal me njerez te cilet kan urrejtje fetare!prandaj do te sygjyroja te marresh fshesen dhe nje here dhe tu biesh fshese atyre postimeve qe kan filluar provokimet me anen e fyerjeve apo fjalorit qe kan perdor,por mos harro citimin tend me qense eshte shum i pa sakte dhe provokues!

  5. #25
    biotech Maska e Atheist
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    në mal
    Postime
    141
    Të pys dhe unë diçka. Për çfare provokimesh e ke fjalën se kam vështirësi t'i dalloj. Apo kur tjetri nuk do që t'ia çajë veshët ulërima arabisht në pikë të mëngjesit, është provokim për ty? Atëherë i bie që ekzistenca jote qenka provokim për ne... E mendon ç'thua apo jo! Tip talibani pak a shumë.

    Këtu tek ne janë ngrënë me grushta sepse nuk vinte policia te ruante rendin, derisa një dite të bukur u thye "padashje" ai altoparlanti. Nqs ka një që provokon këtu janë shkrimet si i joti që po jepke urdhra se ç'duhet të bëjmë ne në banesat tona dhe i asaj aty më lart që do mobilojë tërë universin me altopoparlantë që te zbojë shejtanët.

    Ej, zgjohuni, nuk jeni ne mesjetë... dhe me atë rast ndërroni dhe kontinent
    Një shëtitje e rastit në pavijonin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë — Fridrih Niçe

  6. #26
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Behar, pse e ke kaq veshtire ta kuptosh se ky forum eshte e kunderta e atij tri kate me lart? Ashtu si ke ti te drejte atje te flasesh per te mirat e fese, ketu kan tjeret te drejte te flasin per anet negative te saj. Une nuk jam ateist, por jam kunder feje dhe riteve fetare. Edhe ne duhet te kemi nje vend ne kete bote ku mund te shprehim mendimet tona. Po te veime ne atje tek forumi musliman, apo edhe i krishtere e te ju ofendojme?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #27
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Atheist
    Të pys dhe unë diçka. Për çfare provokimesh e ke fjalën se kam vështirësi t'i dalloj. Apo kur tjetri nuk do që t'ia çajë veshët ulërima arabisht në pikë të mëngjesit, është provokim për ty? Atëherë i bie që ekzistenca jote qenka provokim për ne... E mendon ç'thua apo jo! Tip talibani pak a shumë.

    Këtu tek ne janë ngrënë me grushta sepse nuk vinte policia te ruante rendin, derisa një dite të bukur u thye "padashje" ai altoparlanti. Nqs ka një që provokon këtu janë shkrimet si i joti që po jepke urdhra se ç'duhet të bëjmë ne në banesat tona dhe i asaj aty më lart që do mobilojë tërë universin me altopoparlantë që te zbojë shejtanët.

    Ej, zgjohuni, nuk jeni ne mesjetë... dhe me atë rast ndërroni dhe kontinent
    une nuk e dija se kisha apo xhamija qenkan banesa e jote sic pohon ti pak me siper!
    por me gjithate nuk ma merr mendja se xhamia apo dhe kisha te prishkan qetesine ty apo ndonje tjetri gjat riteve te tyre fetare!
    se pastaj i bije qe qytetaret te rrin zgjuar gjat gjith nates nga ushurima e muzikes ne per diskoteka apo klube nate qe te shumtit e rasteve jane legalizuar neper pallate banimi neper lagjet kryesore te tiranes apo dhe qytete tjera!

  8. #28
    e embel
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    dhe une jam dakort qe te pushojne se kenduari sidomos ne mengjes heret ne 4.00 a 5.00 kur kendojne se se di tamam oren.
    une jetoj te rr.kavajes dhe me shqetesonte shume kjo kenga e tyre ne oret e para te mengjesit.tani e kemi mbyllur ballkonin me vetrata dhe se degjoj me po jua qaj hallin te gjithe banoreve te ketyre 2lagjeve.

    kjo ska te beje fare me myslimane a te krishtere.
    njerezit jane te stresuar.. te lodhur..te semure
    ckusur kane tju prishin gjumin....
    e di si te shkon dita kur sfle mire dhe rehat???
    te gjithe e kane provuar nga nje here besoj...po cdo nate e di cdo te thote???
    jo??? ata qe bejen replike dhe kundershtojne per kete ju sugjeroj te marrin nje shtepi me qera afer xhamise dhe pastaj te vijen te na tregojne fjalet e zotit ketu.
    kush eshte njeri i mire me zemer te mire dhe ben te mira vetem ne jete te siguroj qe zoti sdo i kerkoj llogari pse ke thene qe me shqeteson kenga e hoxhes ne pike te mengjesit.
    ju duhet te ruheni nga gjerat e tmerrshme qe njerezit bejne apo mendojne e jo nga keto vogelsira qe si bejne dem zotit dhe askujt.

  9. #29
    biotech Maska e Atheist
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    në mal
    Postime
    141
    Behar, s'e mora vesh si e lexove shqipen, por banesa ime nuk është xhamia, vetëm se arabosauditët kanë gjetur një metodë të hatashme ta ndërtojnë xhaminë mu përpara dritares së tjetrit. Jo keq, sepse dhe ata kanë të drejtë të bëjnë ç'të duan brenda kufijve të ndërtesës së tyre derisa kjo nuk cënon banesën e tjetrit. Por nqs. do të dëgjosh ulërima, vendose altoparlantin brenda në xhami, futi një izolim zanor dhe nxirr dhe gurmazin po deshe, aq më bën. Po jo të na nxjerrësh zhurmusin në majë të minares si mami bukur e të na çash veshët ne të tjerëve mëngjes, drekë e darkë, sidomos në orë të qetësisë publike.

    Kurse kjo e klubeve që gjoja e keni gjet si justifikim është totalisht bullshit. Në lagjen time nuk ka klube zhurmuese sepse e kanë të detyruar që nqs ndërtojnë në qendra të banuara t'i veshin muret me izolus! Dhe nqs nuk e bëjnë këtë do sqarohen përnatë me qytetarët dhe policinë. Një klub që i çante veshët tre pallate më tutje i zgjidhi punët me gjobitje derisa në fund e ndryshoi lokalin dhe pas pak kohësh u kthye në dyqan.

    Këtu nuk bëhet fjalë për tolerancë e mirëkuptim, por për nevoja themelore të jetesës, mos përrallisni kot më kot. Me çfarë të drejte më instalon ti qendër zëri mu përpara banesës time? Kjo quhet ndotje zanore edhe nqs këtë nuk e ka ende të qartë arabosauditi apo shërbyesi i tij. Dhe përveç kësaj duhet të dijë para se të ndërtojë xhaminë, se numri i myslimanëve, aty ku ndërton xhaminë ai, është mosekzistent, se s'kemi parë këmbë fetari nëpër lagje. Nuk është stallë këtu ku pëllasin, por qytet, ku ka njerëz që punojnë dhe jetojnë, dhe kanë nevojë për rehatinë e tyre që çdo qytet e ofron dhe ka për detyrë minimale jetese ta ofrojë.

    Kjo s'ka të bëjë fare me fenë. Të rrish të kapesh nëpër shkeljen ligjore të padënuar nga ndonjë polic i shitur të ndonjë klubi "të fortësh" që përmend ti, i thonë të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë. Si të thuash që meqë ai ka gjetur dhe kërcënon banorët e lagjes duke qenë se ka filan polic në dorë, të njëjtën gjë do bësh dhe ti me xhaminë tënde? Atëherë mos dil pastaj duke fol për provokime, por mba radhën se para se të ikim ne këtej, le të kthehen mesjetarët në Arabi e t'i bëjnë këto se s'iu kërkoi njeri të na ndërtojnë zhurmusë mu në brimë të veshit.
    Një shëtitje e rastit në pavijonin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë — Fridrih Niçe

  10. #30
    Tradhetar I Kombit Maska e Aldo_west_83
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Vendndodhja
    Ne Interrnim!
    Postime
    132
    Imagjinoj ne Shqiptaret qe jetojm ne Greqi ca duhet te bejme qe me shume ka Kisha se Pallate )))
    Tradhetar I Kombit!

    I Denuar Me Interrnim Per Agjitacion E Propagand !

  11. #31
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Deicide ne kufje me zor edhe hoxhes qe languis, edhe priftushit qe loz akoma me litar.. full bass & treble kengen: "Revocate the agitator"
    Prektora

  12. #32
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Citim Postuar më parë nga Aldo_west_83
    Imagjinoj ne Shqiptaret qe jetojm ne Greqi ca duhet te bejme qe me shume ka Kisha se Pallate )))


    Ne kufirin midis Evropes dhe Azise po bejme fjale per anen evropiane te kufirit.

    Dhe ai shteti me lart kur merret si etalon krahasues per ndonje gje, merret ne lidhje me Turqine, apo Arabine Saudite ose Pakistanin a Egjyptin. Dmth eshte pak si ne anen tjeter te kufirit dhe e humb vetine si argument.

  13. #33
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    mir bere qe i fshire ca nga postimet pak me lart,por do beje me mire sikur te mos censuroje!sepse ti ke fshire pikrisht ato citime qe kan qene si pergjegje ndaj atyre njerzvet te papergjegjshem!dhe ke lane citimet provokuese te ketyre personave duke perfeshire dhe ket citimin tend te fundit!prandaj mundohu te jesh realist i drejt dhe mos prano te behesh pal me njerez te cilet kan urrejtje fetare!prandaj do te sygjyroja te marresh fshesen dhe nje here dhe tu biesh fshese atyre postimeve qe kan filluar provokimet me anen e fyerjeve apo fjalorit qe kan perdor,por mos harro citimin tend me qense eshte shum i pa sakte dhe provokues!
    Ajo që nuk të pëlqen ty nuk quhet provokim. Pëlqimet e tua janë irrelevante. N.q.s. nuk të pëlqejnë mendimet e dikujt, ja ku e ke forumin oburra rrëzoja e kritikoja, po s'ke ti e askush tjetër të drejtë këtu t'iu mbyllësh gojët të tjerëve. Duke sulmuar personin e tjetrit siç po bënit më lart, nuk hidhni poshtë mendimet e tij, por shkurt e qartë ballafaqoheni me rregulloren të cilën me sa duket shumë nuk e keni të qartë. Këtu nuk është arenë, por forum.

  14. #34
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk eshte koha as e kembanave e as e hoxhallarve qe "kendojne". Sot njerzit kan ore dhe nuk kan nevoje te iu tregoje as kisha e as xhamia per kete.

    Cdo gje modernizohet, perve fese. Keta kan ngecur ne mesjete edhe pike. Nuk kuptojne se koha ka ndryshuar! Ne Suedi eshte me ligj e rregulluar kjo ceshtje. Te dielave dhe diteve te festave bjene kembanat, por diteve tjera jane te qeta. Per xhamite nuk e di, por besoj se edhe keto duhet ti permbahen ligjit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  15. #35
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar më parë nga a Tree walking
    ca lidhje ka zhurma e xhamise me rritjen time? apo u indinjove nga kembana? apo u indinjove nga ai pedofili me rrobe te zeza qe ska lene kalamo pa bezdis, ec mer ti se skena lind dje ne - ckan heq kalamajt prej atyre italianeve e anglezeve qe kan sjelle kto merimanga te zeza se di as un e as ti kshu qe ato idete e bukra qe do msoj kur te rritem maji per vete se as deri ne wc nuk na cojn dot ne jeten reale
    Ka lidhje ka. Njesoj sic shan ti gjithe klerin e krishtere, njesoj na shajne ne disa te huaj si komb apo si shqiptare vetem se kemi raste te shumta kriminelesh shqiptare qe shtojne vazhdimisht listat e Interpolit. Kuptoje krahasimin. A e meritojne ne shqiptaret te shahemi te gjithe vetem se disa bejne krime e budallalliqe??? Kur tallesh me nje prift ti duhet te kujtosh se klerike ishin dhe patriotet e medhenj si Fan Noli, Gjergj Fishta, Pjeter Budi, Ndre Mjeda etjere. Por nqs ndonje prift prek kalamanj atehere ke mplot te drejte per te larguar perverse qe fshihen pas rrobave fetare, por pa patur prova mos i shaj njerezit kot se ndoshta ata qe shan mund te jene po ata qe bejn shume per shqiptaret qe kane nevoje per kurim jashte shteti, apo qe kane probleme shpirterore, nevoje per keshillim etjere.

    Nuk i thuhet dot hoxhes te mos kendoje me, ashtu sic nuk i thuhet kishes qe te mos i bjere kembanave. Ne mesjete apo ne ndonje vend sot kembanat bien edhe kur bie zjarr, qe do te thote se i sherben shoqerise.
    Myslimanet duhet ta kuptojn se jane ne nje pozite me te dobet ne lidhje me 'zhurmen' qe krijohet nga objektet e tyre te kultit. Pese falje ne dite kerkojne 5 ezane. Por myslimanet ne kete teme po e shohin kete teme vetem ne prizmin fetar, duke harruar se te tjeret po e paraqesin si shqetesim qytetar a fshatar dhe si te drejte per qetesi ne ore te hershme ku me ligj garantohet qetesi ne shume vende. Kishat per shembull zakonisht i kane kembanat vetem te dialave apo kur behen martesa, pra jane me te disiplinuara e me pak problem per shoqerine.
    Xhamiat jo vetem kane 5 thirrje por disa a shume prej tyre i bejne keto me artoparlante. Kushdo qe te jesh, dhe nqs ke dritare te zakonshme dhe nqs banon afer xhamise domosdo qe ne 5 te megjesit thirrja mund te te coje nga gjumi. A nuk kendon dot hoxha me ze e pa artopalant sic eshte bere per shume shekuj??? Problemi eshte se duke mos perfillur shqetesimet e njerezve fetare jo fetareve qe banojne afer xhamise, xhamia e imamet rrezikojne te armiqesohen me disa banore qe jane me te ndjeshem e qe e shfaqin hapur shqetesimin per zerin e larte qe del nga altoparlantet e fuqishem te xhamise.
    e rendesishme eshte me i sjelle njerzve paqe ne menyra te ndryshme, sic eshte dhe mirkuptimi ndaj disa shqetesimeve njerezore qe kan.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Shqiperia eshte vend ku kushtetuta dhe ligji percaktojne jeten shoqerore dhe jo sheriati, ne Shqiperi jane 70% musliman dhe po te donin nje shtet musliman do ta kishin bere por ata kane vendosur nje shtet qytetar ku qytetari eshte ne qender te vemendjes dhe jo feja, dhe pastaj viejn gjerat tjera ku qytetaret me te drejtat e tyre i realizojne ato.
    Liria jote perfundon me cenimin e lirise se tjetrit duke e marre kete te drejte si e drejte univerzale nuk do te duhej te prishej qetesia publike.
    Ata qe besojne kane te drejten e ushtrimit te riteve te tyre fetare por tani duhet te kuptojme qe nuk jemi ne mesjete dhe gjithashtu nuk udhehiqemi nga sheriati.
    Sepse ka njerez qe ndoshta jane edhe muslimane por ata duhet te jetojne dhe punojne, edhe pse ndoshta e adhurojne fene islame prap se prape nuk deshirojne te zgjohen ne 5 te mengjesit, sepse duhet te punojne dhe aftesia e tyre ne pune varet nga gjumi dhe qetesia qe ata kane pasur gjate nates, dhe me kete lidhet edhe mbijetesa apo edhe nje jete me e mire.
    Nuk po them qe duhet ndalur falja e mengjesit (sdi si i thone ne arabisht) por une besoj qe te gjithe muslimanet e dijne pse ka ardhur deri te Ezani apo thirrja per falje, lutje apo namaz, ku ne ate kohe skishte ore dhe nje njeri merrej me kete pune tani ata qe duan te merren me fe e dijne te gjithe kohen dhe jane te lire te marrin pjese dhe kete mun ta bejne lirshem pa i penguar askush.
    Por mendoj qe tani Thirrja (ezani) nuk behet per te ftuar besimtaret por me shume behet si proklamim i fese islame, sepse realisht ata qe jane besimtare te devotshem ne ate kohe kur thirret per lutje, besimtaret e vertet gjenden ne xhami.
    Pra ne jetojme ne nje vend ku shprehet vullneti i shumices por edhe mbrohet e drejta e pakices.
    Barca

  17. #37
    Përshëndetje jimmy. Unë do isha pak më i kujdesshëm me përdorimin e asaj "70% myslimanë" që përmendet shpesh pa e menduar fare, në formë shablloni, sepse ai numër është i kohës së Zogut dhe nuk përputhet fare me katër sondazhe që janë kryer këtu nga viti 96 dhe as me atë që shohim ne vetë në jetën e përditshme. 70% myslimanë brenda një populli sikur do binte pak në sy apo jo?!

    Në Shqipëri 70% myslimanëshi është thjesht mbetje retorike dhe shprehje goje. Gjasat janë që 70% rëndë e rëndë janë jofetarë dhe brenda 30%-shit tjetër pjesa më e madhe sot, megjithëse dikush mund të çuditet, janë ortodoksë dhe jo myslimanë. Katolikët vijnë në vend të tretë dhe ndiqen pas nga dëshmitarët e Jehovait dhe disa sekte të tjera. Flasim për Shqipërinë shtetërore.

    Diçka e tillë është trajtuar dhe këtu në temën "Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët", ku në njërin prej shkrimeve jepen dhe statistika të marra nga shërbimi statistikor i Un. të Kembrixhit sipas botimit të tyre. Nuk është bërë ndonjë regjistrim i tillë në masë këtu, por ai 70%-myslimanëshi nuk ekziston më, përveç se si muhabet kafeneje. Gjtm.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Sidoqofte nuk ishte qellimi im aty, falemnderit per korrigjimin sepse une ne te vertete nuk di per te dhenat e perqindjes fetare, por gjith ajo cfare desha te them se ekziston edhe nje numer i po te njejtes fe te cilet nuk e kane gjene primare fene por jeten dhe zhvillmin e saj. Nese nje Hoxhe apo prift kane mbijetesen nga ato thirrjet apo predikimet dikush duhet te punoj rende per ate mbijetese prandaj edhe duhet te fleje.
    Barca

  19. #39
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga Letersia 76
    Te mos kendoje me hoxha

    U ka sosur durimi banoreve te dy lagjeve ne Tirane, asaj prane ures se Tabakeve dhe tek rruga e Kavajes. Ne nje peticion drejtuar Bashkise se Tiranes dhe Haxhi Hafiz Sabri Kocit, ata kerkojne t'i jepet fund kenges se hoxhallareve qe perseritet pese here ne dite, si kur kendohet live ashtu edhe ne playback. Banoret e Tiranes sugjerojne qe besimtaret t'i degjone lutjet brenda xhamive (xhamia e Tabakeve dhe ajo Dine Hoxha) dhe ato te mos falen me qender zeri. Shqetesim te vecante perben lutja e ores 04.00, kur kenga e forte ne arabisht tremb femijet qe jane ne gjume. Banoret theksojne se kjo ankese nuk eshte fyerje per besimin mysliman.

    a eshte e drejte kjo per popullin shqiptar?

    njeriu duhet te therritet me ze si njeri
    e jo me kumone se bagtite
    kur te hiqen kumonat
    do hiqen edhe hoxhallaret

  20. #40
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    E lexova shumicen e shkrimeve edhe askush nuk mundohej me dhone zgjidhje, por secili mundohej me perforcu teorine e vet, ose me ia sulmu teorine tjetrit...

    Njona prej zgjidhjeve do te ishte keshtu:

    Me ia ul pak zonin xhamia, keshtu qe me u gjet 1 mes.
    Une nuk po e kuptoj shka ka lidhje kisha dhe kembanen e saj me kete rast...

    Veq edhe 1 qeshtje do t'iu kisha lute me pas parasysh:

    Nese i mohohet dikujt me realizu ritet fetare; 5 here "kendim", kembana, gjuha fetare(kur dihet qe gjuha e biznesit eshte anglishtja), perqeshja e fejes pa pasur qellim qe gjindet 1 zgjedhje, kjo eshte mohim i demokracise, fanatik i paarsyshem, edhe njeri i gatshem te jetoj ne vende fundametaliste siq eshte Vatikani, dhe Irani....
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Londër, kontrollonin shtëpi publike, burg tropojanëve
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-03-2005, 05:04
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •