Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 112
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    RĖNDĖSIA E EPOKĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT





    Rrjedhimet e luftės dhe tė pushtimit osman nė Shqipėri
    Lufta mė se njėshekullore e Perandorisė Osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare dhe vendosja e pushtetit osman, sollėn rrjedhime tė thella nė tė drejtat e pronėsisė, nė veprimtarinė ekonomiko-shoqėrore, nė jetėn politike dhe nė atė fetare-kulturore tė shqiptarėve.


    Veprimtaria e pavarur politiko-shoqėrore e botės shqiptare ishte arritja mė e rėndėsishme nė historinė kombėtare tė shqiptarėve gjatė shekujve tė mesjetės. Qė nė shek. XII dhe nė shekujt qė vijuan, deri me pushtimin osman, nė viset shqiptare lindėn formacione shtetėrore tė pavarura, tė cilat ndikuan fuqishėm nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shoqėrore dhe, nė tėrėsi, pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Nė kuadrin e kėtyre formacioneve shtetėrore lindi dhe u fuqizua aristokracia vendase dhe tradita shqiptare e drejtimit dhe e aparatit administrativ shtetėror.


    Elita drejtuese shqiptare, si ajo laike ashtu edhe fetare, pati njė rol tė madh historik pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ishte meritė e saj ndryshimi i orientimit tė lidhjeve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, duke e larguar atė gjithnjė e mė shumė prej Perandorisė Bizantine e vendeve tė tjera fqinje e tė prapambetura tė Ballkanit dhe duke e afruar Shqipėrinė me vendet e pėrparuara tė Evropės Perėndimore. Lidhjet politike, tregtare-ekonomike dhe fetare-kulturore me Italinė dhe vendet e tjera tė Evropės Perėndimore ndikuan qė nė tė gjitha kėto fusha tė pėrshpejtoheshin ritmet e zhvillimit.


    Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve dhe i mbylli rrugėt zhvillimeve tė mėsipėrme, ndėrpreu lidhjet intensive tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore dhe i kaloi ato nė drejtim tė Lindjes. Kėto rrjedhime negative u shfaqėn nė Shqipėri jo vetėm gjatė viteve tė luftės, por ato vepruan fuqishėm edhe gjatė gjithė periudhės sė gjatė tė sundimit osman.


    Pushtimi osman i tokave shqiptare u bė gradualisht, duke nisur me fundin e shek. XIV, me marrjen prej osmanėve tė qendrave kryesore tė viseve lindore, dhe duke vijuar nė fillim tė shek. XV me pushtimin e disa qyteteve e kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare. Pas kėtyre pushtimeve dhe veēanėrisht me periudhėn e luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe deri nė rėnien e kėshtjellave nė fund tė viteve 70 tė shek. XV, njė pjesė e rėndėsishme e viseve qendrore e veriore shqiptare u gjend nė kushtet e njė lufte tė gjatė e tė vazhdueshme.


    Qė me pushtimet e para tė fundit tė shek. XIV tė qendrave tė tilla si Nishi, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kosturi etj., u dėmtuan rėndė marrėdhėniet dhe shkėmbimet e ndryshme ekonomike e tregtare ndėrmjet viseve lindore me ato perėndimore, aq tė domosdoshme e jetike pėr banorėt e tyre. Ekspeditat e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe luftimet e vazhdueshme e tė ashpra, qė ato zhvilluan me forcat shqiptare, dėmtuan rėndė jetėn ekonomike tė vendit. Gjatė ekspeditave ushtarake dhe luftimeve tė shumta pėr tė dobėsuar qėndresėn shqiptare dhe burimet ekonomike, aq tė domosdoshme pėr vazhdimin e saj, ushtritė osmane rrėnonin tė mbjellat, dėmtonin objektet ekonomike, rrėmbenin bagėtinė.


    Vėshtirėsitė e shumta ekonomike dhe zjarri i luftės detyruan me mijėra e mijėra vetė tė braktisnin vendin dhe kėshtu bashkė me tė vrarėt nė luftė pakėsuan ndjeshėm numrin e banorėve, por edhe dėmtuan jetėn ekonomike, sepse ishin nga forcat mė aktive tė shoqėrisė shqiptare.


    Nė kushtet e luftės dhe tė pushtimit osman, ekonomia fshatare u bė edhe mė e mbyllur dhe pėrkohėsisht i dobėsoi lidhjet me qytetin, aq tė domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Qytetet shqiptare, gjatė shekujve tė mesjetės kishin njohur tė gjitha tiparet e zhvillimit ekonomik, shoqėror e organizativ tė qyteteve tė pellgut tė Mesdheut, qė ishte rajoni mė i zhvilluar i Evropės, kurse me pushtimin osman pėsuan ndryshime.

    Qė me sulmet e para osmane filluan tė largohen banorėt nga qytetet dhe disa prej tyre u shndėrruan nė qendra tė vogla administrative e ushtarake. Pjesa mė e madhe e banorėve nė disa qytete iu kushtuan kryesisht ekonomisė bujqėsore, dobėsuan lidhjet me zonat fshatare dhe thuajse i ndėrprenė marrėdhėniet ekonomiko-tregtare e kulturore me Evropėn Perėndimore. Rrjedhimisht, qytetet shqiptare nė pėrgjithėsi u shndėrruan gradualisht nė qendra administrative ekonomike dhe fetare-kulturore tė tipit lindor, osman.
    Nga qytetet nisi dhe u pėrhap procesi i islamizmit, i cili jo vetėm solli ndryshime tė rėndėsishme nė besimin fetar tė shqiptarėve, por edhe ndikoi dukshėm pėrgjithėsisht nė botėkuptimin e mėnyrėn e jetesės sė tyre. Me ndryshimet e mėsipėrme Shqipėria nga njė vend qė kishte tėrhequr vėmendjen e Evropės Perėndimore, gradualisht u shndėrrua nė njė vend thuajse tė harruar prej saj.


    Ndonėse pushtimi osman i dha fund copėtimit politik dhe anarkisė qė ekzistonte nė Ballkan dhe nė Shqipėri, prapambetja ekonomike qė i karakterizoi vendet ballkanike mė pas e kishte burimin e vet nė ndryshimin nė fushėn e pronėsisė qė solli ai pushtim. E drejta feudale mbi tokėn nė Shqipėri, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė fazėn e zhvilluar edhe pse aty-kėtu mund tė shfaqeshin mbeturina tė formave arkaike tė saj.

    Nė zonat fushore tė Shqipėrisė kishte mbizotėruar prona e madhe feudale dhe e drejta e pakufizuar e shitblerjes sė tokės. Pushtimi osman ligjėrisht i dha fund kėsaj forme feudale tė pėrparuar tė pronėsisė mbi tokėn, zhduku pronėn e madhe e zotėruesit e saj, qė pėrbėnin shtresėn drejtuese tė vendit. Ai vendosi pronėn feudale ushtarake osmane, sistemin e timarit, qė nė thelb ishte rivendosje e pronies bizantine, njė formė pronėsie qė pėrgjithėsisht ishte kapėrcyer nga vetė zhvillimi i gjithanshėm i shoqėrisė shqiptare.

    Sistemi i timarit, i vendosur dhe i mbajtur nė kėmbė me dhunė pėr shekuj tė tėrė, konsideronte si pronar tė tokės shtetin, ua kufizoi fshatarėve pronarė deri diku tė drejtat mbi tokėn dhe feudalėt e rinj (timarlinjtė apo spahinjtė) konsideroheshin si zotėrues tė njė pjese tė rentės feudale, por jo pronarė tė tokės me tė drejtėn e shitblerjes sė saj.

    Do tė kalonin shekuj qė nė Shqipėri ligjėrisht tė njiheshin pronat e mėdha feudale dhe zotėruesit e tyre. Kurse nė Evropėn Perėndimore ndėrkohė ishin shkatėrruar marrėdhėniet feudale dhe atje lulėzonte prona kapitaliste. Pozicioni gjeografik periferik (nė kuadrin e Perandorisė Osmane) i pjesės mė tė madhe tė viseve shqiptare ndikoi negativisht pėr zhvillimin e tyre. Shqipėria u gjend kėshtu disa shekuj larg Evropės Perėndimore jo vetėm nė zhvillimin ekonomik, por edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė shoqėrore.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Rėndėsia e luftės antiosmane tė shqiptarėve


    Lufta e gjatė dhe e ashpėr kundėr pushtuesve osmanė ishte rrjedhojė e ndėrgjegjėsimit tė shqiptarėve, e nė radhė tė parė e elitės drejtuese tė tyre, pėr pasojat e rėnda dhe shkatėrrimtare qė sillte pushtimi osman nė tė gjitha sferat e veprimtarisė shoqėrore.
    Ky pushtim godiste mė shumė se kėto, deri nė asgjėsimin e plotė, shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare, duke u marrė pushtetin politik, si dhe pasuritė etj. Prandaj pėrfaqėsues tė tyre e udhėhoqėn me vendosmėri luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Nė kėtė luftė morėn pjesė tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, sepse pushtimi osman tė gjithėve u prekte tė drejtėn e pronėsisė, interesat ekonomikė dhe mėnyrėn e jetesės.


    Lufta e shqiptarėve kundėr pushtimit osman nė jetėn e pėrditshme zhvillohej si njė luftė pėr mbrojtjen e pronės e tė marrėdhėnieve tė pėrparuara shoqėrore kundėr shpronėsimit, si dhe kundėr formave tė prapambetura tė pronės feudale e tė marrėdhėnieve shoqėrore qė rridhnin prej saj.
    Ishte njė luftė kundėr dhunės, shkatėrrimit e grabitjes sė njerėzve e tė pasurisė dhe qė mbronte mėnyrėn e jetesės, doket, kulturėn dhe besimin fetar tė shqiptarėve, tė cilat ishin cilėsisht tė ndryshme me ato tė pushtuesit lindor osman. Rrjedhimisht, lufta e shqiptarėve mbronte zhvillimin dhe raportet e pėrparuara shoqėrore kundėr formave arkaike tė njė shoqėrie feudale tė prapambetur dhe tashmė tė perėnduar nė viset shqiptare. Pėr tė gjitha kėto, nė sintezė, pėrmbajtje themelore e luftės ishte mbrojtja e jetės sė pavarur politiko-shtetėrore tė shqiptarėve, pra e lirisė kundėr pushtimit osman tė vendit.




    Pėrballė rrjedhimeve tė tilla tė thella pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, periudha e sulmeve tė ushtrive osmane pėr pushtimin e vendit dhe e qėndresė sė fuqishme tė shqiptarėve kundėr tyre, sidomos gjatė viteve tė luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn ngjarjen mė tė rėndėsishme e mė kulmore tė historisė sė popullit shqiptar, qė la gjurmė tė pashlyeshme nė vetėdijen kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve. Ajo u dha atyre traditėn historike tė luftės kundėr pushtuesve osmanė dhe mbi kėtė bazė ndjenjat e fuqishme kombėtare, pėrpara se tė vendosej mbi shqiptarėt pushtimi i plotė pesėshekullor osman dhe tė bėhej islamizimi masiv i tyre.



    Ndjenja kombėtare, qė i ka mbrojtur popujt nga asimilimi dhe zhdukja, bėri qė, gjatė gjithė periudhės sė gjatė pesėshekullore tė pushtimit osman, shqiptarėt, edhe pse do tė islamizoheshin masivisht, tė ruanin identitetin e tyre kombėtar pa dallime fetare.
    Kur e kėrkoi koha, si shqiptarėt katolikė e ortodoksė, ashtu dhe ata myslimanė, nuk ngurruan tė ngriheshin kundėr pushtimit tė huaj osman dhe tė qėndronin nė ballė tė luftės pėr pavarėsi kombėtare. Ndjenja kombėtare, si njė tregues identiteti, i ka shoqėruar popujt gjatė gjithė historisė sė tyre.

    Edhe protagonisti kryesor, qė e udhėhoqi luftėn e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, Skėnderbeu, nė veprimtarinė e tij politike e ushtarake, iu referua traditės sė lavdishme historike tė popullit tė vet. Kėshtu, p.sh., duke iu pėrgjigjur plot krenari kombėtare njė kundėrshtari politik nė Itali, Skėnderbeu do t'i shkruante atij pėr aksionet ushtarake tė epirotėve e tė Pirros kundėr romakėve nė Itali do tė pėrdorte si simbole tė veta shtetėrore elementė nga simbolet e Pirros, tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė dhe nga mitologjia pellazge.


    Idetė dhe fryma e lėvizjes humaniste evropiane, qė ishte pėrhapur nė atė kohė edhe te shqiptarėt, ndikuan qė lufta e tyre titanike kundėr pushtimit osman dhe, sidomos, figura e Skėnderbeut tė ēimentoheshin nė vetėdijen kombėtare shqiptare dhe tė materializoheshin nė krijimtarinė e tyre jo vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, tregimeve e kėngėve popullore, por edhe nėpėrmjet veprave tė para tė historiografisė kombėtare, tė cilat i pėrshkon njė patos i fuqishėm patriotik, siē janė veprat e M. Barlecit, Dh. Frėngut, F. Bardhit etj.



    Njė tipar i rėndėsishėm dallues i luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman ishte zhvillimi i saj mbi dallimet fetare. Nė radhėt e ushtrisė shqiptare qėndronin pėrkrah njėri-tjetrit luftėtarėt e besimit katolik, ortodoks, si dhe shqiptari i islamizuar, siē ishte, p.sh., vetė Skėnderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Besime tė ndryshme fetare kishin edhe bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, edhe familjet me tė cilat lidhėn krushqi Kastriotėt. Krahas klerikėve katolikė, Skėnderbeu dėrgoi si pėrfaqėsues tė vet nė shtetet italiane edhe priftėrinj ortodoksė.

    Shembull i tolerancės fetare dhe i mirėkuptimit ndėrmjet shqiptarėve me besime fetare tė ndryshme ishte vetė familja e Kastriotėve. Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike.

    Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme.

    Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.



    Pjesėmarrja masive e shqiptarėve tė tė gjitha besimeve fetare dhe tė krahinave nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė ndikoi shumė nė zbutjen e sheshimin e dallimeve e tė mosmarrėveshjeve, qė mund tė lindnin nga bindjet e ndryshme fetare si dhe nga pėrkatėsia krahinore. Rrjedhimisht, njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė luftės antiosmane ishte kompaktėsimi dhe forcimi i unitetit tė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut.

    Dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė e drejta dokesore, pėrballė sė cilės ishin tė barabartė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga pozita shoqėrore dhe besimi fetar i tyre. Dėshmi e unitetit kombėtar tė shqiptarėve janė edhe legjendat, tregimet dhe kėngėt popullore pėr figurėn e Skėnderbeut, tė cilat u ruajtėn pa dallime fetare, te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve kombėtare, madje edhe jashtė tyre, si te arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė.



    Kėngėt popullore pėr Skėnderbeun lindėn qysh nė shek. XV dhe ato vijuan ndėr shekujt tė kėndohen me krenari nga shqiptarėt. Kronisti venecian Antonio Sabeliko ka shkruar nė vitin 1487 se shqiptarėt “me kėngė solemne ... kėndonin lavdinė e princit tė vdekur (Skėnderbeut) ashtu siē e kishin zakon tė moēmit nė gostitė e heronjve tė mėdhenj”. Nė fillim tė shek. XX Edit Durham rrėfen pėr dy krutanė qė njė ditė tė tėrė i kėnduan trimėritė e Skėnderbeut nė njė kėngė tė gjatė pa mbarim.


    Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve, i bėri ata tė dalloheshin nga popujt e tjerė dhe tė vlerėsoheshin shumė nė vendet e huaja pėr cilėsite e vyera ushtarake. Gjatė shekujve qė vijuan, nga radhėt e shqiptarėve dalin shumė komandantė e udhėheqės ushtarakė tė shquar qė vepruan nė kuadrin e Perandorisė Osmane apo edhe nėpėr vende tė tjera evropiane.



    Gjatė viteve tė luftės kundėr pushtuesve osmanė u intensifikuan, si asnjėherė tjetėr, lidhjet politike, ushtarake, ekonomike, fetare e kulturore tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore, lidhje qė nxitėn zhvillimet e brendshme nė tė gjitha ato fusha dhe e bėnė botėn shqiptare tė ndihej mė shumė se ēdo rajon tjetėr i Ballkanit si pjesė pėrbėrėse e Evropės Perėndimore. U krijuan lidhje tė ndėrsjellta shpirtėrore me shtetet italiane dhe me vendet e tjera tė Evropės Perėndimore, sepse me luftėn e tyre heroike shqiptarėt i detyruan ushtritė osmane tė luftonin pėr njė periudhė shumė tė gjatė nė viset shqiptare dhe u bėnė kėshtu pengesė e pakapėrcyeshme pėr kalimin e tyre drejt Perėndimit.



    Lufta e shqiptarėve tė udhėhequr nga Skėnderbeu propagandohej nė vendet e Evropės Perėndimore si pjesė e luftės sė tyre shpirtėrore pėr mbrojtjen e krishterimit kundėr islamizmit dhe prandaj Heroi shqiptar cilėsohej nė Perėndim si "luftėtar i Krishtit" (Athleta Christi). Mbėshtetja e vendeve tė Evropės Perėndimore ishte njė nxitje dhe inkurajim pėr luftėn e shqiptarėve kundėr pushtimit osman.


    Me luftėn e tyre shqiptarėt penguan pėr njė kohė shumė tė gjatė kalimin e ushtrive osmane nė Evropėn Perėndimore dhe me kėtė ata dhanė njė ndihmesė tė vyer pėr mbrojtjen dhe pėrparimin e qytetėrimit evropian, e cila ėshtė vlerėsuar jo vetėm nga personalitetet e shquara evropiane tė asaj periudhe, por edhe gjatė shekujve qė pasuan me botimin e dhjetėra veprave historike, letrare e artistike kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe epopesė shqiptare tė udhėhequr prej tij. U krijua kėshtu njė traditė e vyer e lidhjeve shpirtėrore tė ndėrsjellta ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė Evropės Perėndimore.



    Edhe popujt e Evropės Juglindore dhe ata fqinjė kurrė ndonjėherė nuk janė ndier mė afėr shqiptarėve sesa gjatė periudhės sė luftės kundėr pushtuesve osmanė. Lufta e Skėnderbeut dhe e Huniadit kundėr tė njėjtit armik, krijoi lidhje tė ngushta jo vetėm ndėrmjet kėtyre dy personaliteteve tė shquara evropiane, por edhe njė traditė miqėsie e respekti tė ndėrsjelltė ndėrmjet popujve tė tyre. Lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ndikoi te popujt e Ballkanit qė shpirtėrisht tė ndiheshin pranė njėri-tjetrit si kurrė ndonjėherė. Ajo i mbante tė gjalla shpresat e ballkanasve pėr t`u ēliruar nga zgjedha osmane, prandaj edhe sundimtari i fundit i Despotatit tė Rashės qėndroi disa vjet nė Krujė dhe u bė baxhanak me Skėnderbeun.



    Pėr popujt e Ballkanit Heroi shqiptar u bė edhe si njė hero popullor i tyre, prandaj ata do ta pėrkujtonin Skėnderbeun nėpėrmjet tregimeve e kėngėve popullore dhe nė shekujt qė pasuan do t'i kushtonin figurės sė tij njė numėr tė madh veprash historike, letrare, artistike, nė disa prej tė cilave cilėsohej me origjinė greke apo sllave, duke e paraqitur kėshtu si simbol tė krenarisė sė tyre kombėtare. Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbeti ndėr shekuj, jo vetėm te shqiptarėt, por edhe te popujt e tjerė, si njė simbol i luftėtarit tė lirisė dhe u shėrbente si burim frymėzimi nė luftėn e tyre pėr tė mbrojtur e pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės



    Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, epopeja e shqiptarėve nėn udhėheqjen e tij dhe e gjithė periudha e luftės sė tyre kundėr vendosjes sė pushtimit osman, ndikuan fuqishėm nė jetėn shpirtėrore tė shqiptarėve, nė rritjen dhe nė konsolidimin e vetėdijes kombėtare tė tyre. Epopeja shqiptare e shek. XV frymėzoi intelektualė tė shquar shqiptarė qė ta pėrjetėsonin atė nė vepra historike monumentale e nga mė tė shquarat e kohės dhe qė patėn njė jehonė tė gjerė ndėrkombėtare, me tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare. Themeluesi i saj u bė Marin Barleci, historian humanist i shquar i pėrmasave ndėrkombėtare.


    Pėr jetėn e Marin Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė viteve 50 tė shek. XV ndoshta nė Shkodėr, qytet ky me tradita arsimore pėr formimin e shkollimin e klerikėve tė besimit katolik. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė ketė lindur nė Medun (nė verilindje tė Podgoricės), meqenėse nė burimet historike bashkėkohėse ėshtė gjetur njė banor i tij me emrin familjar Barleci, mbiemėr ky qė deri mė tani nuk ėshtė hasur te ndonjė person i tretė.



    M. Barleci i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė Shkodrės tė viteve 70 tė shek. XV, qytet ky ku ai padyshim ka jetuar pėr vite e vite tė tėra, ndaj nė veprat e tij shpesh e cilėson veten shkodran. Gjatė rrethimit tė parė tė saj prej turqve, nė vitin 1474, ai ka shkruar se ka qenė i ri dhe se ende nuk kishte arritur moshėn pėr tė rrėmbyer armėt, kurse nė vitin 1478, gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės, M. Barleci rrėfen se ishte rreshtuar pėrkrah luftėtarėve qė luftuan pėr mbrojtjen e qytetit tė tyre.


    Me rėnien e Shkodrės nė duart e osmanėve, si shumė bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėt e mėrgimit dhe u vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė njohės i thellė i letėrsisė antike e i gjuhės latine dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit evropianė tė kohės. Qė nė fund tė shek. XV, M. Barleci ishte figurė e njohur nė jetėn kishtare tė Padovės.
    Nė njė dokument tė muajit janar tė vitit 1497 ai pėrmendet si rektor i kishės parokiale tė Shėn Stefanit nė fshatin Plovenar tė dioqezės sė Padovės dhe si abat nė kishėn Shėn Justina tė Padovės. Pėr vitin e vdekjes sė M. Barlecit mungojnė njoftimet. Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė arritur nė pėrfundimin se ai ka vdekur mė 1512.



    Vepra e parė e Marin Barlecit ėshtė “Rrethimi i Shkodrės” (De obsidione Scodrensi), e botuar latinisht nė Venedik mė 10 janar 1504, sipas kalendarit vendas, datė qė i pėrket vitit 1505. I mbėshtetur nė shėnimet e nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e ushtarake gjatė rrethimit tė dytė tė Shkodrės mė 1478.


    Ngjarjet dramatike tė Shkodrės gjatė viteve 70 kishin nxitur edhe pena tė tjera tė shquara qė t'i pasqyronin ato. Humanisti i njohur Gjergj Merula botoi mė 1474 njė rrėfim prej 24 faqesh mbi zhvillimet politike dhe ushtarake nė Shkodėr gjatė rrethimit tė parė. Kjo ngjarje si dhe rrethimi i dytė i Shkodrės, vendosja e shkodranėve nė Venedik, episode nga jeta politike e kėtij qyteti gjatė shekujve tė mesjetės dhe lidhjet e shkodranėve me Venedikun kanė zėnė vend nė panegjerikun e humanistit shkodran Marin Beēikemi, tė botuar mė 1503 (ose mė 1504) dhe qė i drejtohej dukės Loredan Loredanit dhe Senatit tė Republikės sė Shėn Markut. Edhe pse bashkėkohėsi dhe bashkėqytetari i tė njėjtit fat me M. Barlecin, M. Beēikemi, po ashtu si Gj. Merula, ishin humanistė me emėr pėr kohėn; veprat e tyre pėr ngjarjet e Shkodrės gjatė viteve 70 tė shek. XV mbetėn tė harruara.



    Kėtyre ngjarjeve u bėri jehonė tė gjerė nėpėr Evropė vepra e Marin Barlecit “Rrethimi i Shkodrės”. Deri nė mesin e shek. XVII ajo njohu 17 botime nė gjuhė tė ndryshme, si latinisht (5), italisht (7), frėngjisht (4) dhe polonisht (1), shumica e tė cilave janė botime nė vėllime tė pėrbashkėta me vepra tė tjera.
    Megjithėkėtė vepra qė e ngriti figurėn e M. Barlecit nė piedestalin e pavdekėsisė ėshtė pa dyshim “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut” (Historia de vita et gestis Scanderbegi), e botuar nė Romė gjatė viteve 1508-1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr njohu jo mė pak se 21 botime, nė disa gjuhė tė Evropės, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), katalonisht (2), portugalisht (1), polonisht (1), si dhe, nėpėrmjet njė pėrkthimi tė lirė dhe adoptimi tė Lavardenit, frėngjisht (4) dhe anglisht (1).



    Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtesė e jetės sė papėve dhe tė perandorėve” (Compendium vitarum pontificum et imperatorum), botuar nė Romė mė 1555, nuk pati ndonjė jehonė. Autorėsia e tij mbi kėtė vepėr ėshtė e dyshimtė. Vetėm pjesa deri mė 1512 e kėsaj vepre i ėshtė atribuar M. Barlecit, kurse vazhdimi i saj ėshtė hartuar nga Andre Engjėlli. Ky duhet tė jetė autori i vėrtetė i veprės. Ėshtė pikėrisht kufiri kohor ndėrmjet dy pjesėve tė veprės qė na lejon tė caktojmė 1512 si vit tė vdekjes sė M. Barlecit, themeluesit tė historiografisė shqiptare.
    Veprat e M. Barlecit “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut” dhe “Rrethimi i Shkodrės”, me botimet e shumta nė gjuhė tė ndryshme tė Evropės, dėshmojnė pėr nivelin e lartė me tė cilin e nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.



    Veprat e M. Barlecit ishin fryt i njė pune tė gjatė shumėvjeēare. Ato kanė vlera sa historike aq edhe letrare dhe janė shkruar me njė stil tė shkėlqyer prej humanisti. Pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e nė kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve dhe tė dėshmitarėve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen. Ky material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė M. Barlecit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e tė pazėvendėsueshme.

    Dėshmitė qė M. Barleci mblodhi nga burimet e shumta, si njė historian i mirėfilltė, i shoshiti dhe i plotėsoi me literaturėn, qė ai gjeti, pėr t'i lidhur dhe shpjeguar ngjarjet.
    Megjithėkėtė veprat e M. Barlecit kanė njė varg dobėsish, qė janė karakteristike nė pėrgjithėsi pėr historiografinė humaniste, siē ėshtė fryma panegjirike, fjalimet e sajuara qė u vihen nė gojė heronjve, imitimi i historianėve antikė, si p.sh. i Tit Livit etj. Por vlerat e veprave tė tij, si burime historike, janė shumė mė tė mėdha se dobėsitė e tyre.
    Kėtė e dėshmojnė dokumentet e shek. XV, si dhe jetėshkrimi mė i hershėm pėr Skėnderbeun, i shkruar gjatė viteve 1481-1482 prej peshkopit tė Ulqinit, Martin Segonit nga Novobėrda. Jetėshkrimi “Tregim pėr Gjergj Kastriotin, i quajtur nė gjuhėn turke Skėnderbe, d.m.th. Aleksandri i Madh” (Narrazione di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scanderbeg, cioč Alessandro Magno) ėshtė hartuar nga M. Segoni nė disa faqe dhe ėshtė shfrytėzuar si dorėshkrim nga disa autorė tė vjetėr, bashkėkohės me autorin apo mė tė vonė. Ai u botua pėr herė tė parė mė 1981 nga studiuesi italian Agostin Pertusi.



    Atdhedashuria e thellė, ndjenja e detyrės pėr tė pėrjetėsuar epopenė shqiptare tė shek. XV dhe figurėn legjendare tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, e pėr t'i pėrdorur ato si shembull e burim frymėzimi nė luftėn pėr liri, ishin arsyet qė e shtynė M. Barlecin t`i pėrkushtohej hartimit tė veprave mbi historinė kombėtare.

    Ngjarjet politike e ushtarake tė Shqipėrisė sė shek. XV, jetėn e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin e zhvillimit kronologjik tė tyre. Megjithėkėtė nė veprat e tij nuk mungojnė edhe digresionet pėr tė pasqyruar e treguar psikologjinė e botės shpirtėrore tė shqiptarėve, legjendat e folklorin e tyre, veprimtarinė ekonomike dhe rajonet kryesore tė banuara prej shqiptarėve nė Ballkan etj. etj. Edhe fjalimet e shumta qė janė vėnė nė gojė tė figurave historike, ndonėse nuk janė autentike, tėrthorazi pasqyrojnė realitetin historik dhe mendėsitė e shqiptarėve bashkėkohės tė M. Barlecit.



    Veprat e M. Barlecit u bėnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi burimi mė i rėndėsishėm nga ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė sė shek. XV. Ato vazhdojnė tė jenė pėrmendore kushtuar luftės pėr liri tė shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.


    Krahas vlerave tė shumanshme burimore e letrare tė veprave tė veta, M. Barleci ka meritėn e madhe qė, bashkė me pėrshkrimin e portretit fizik e moral tė Skėnderbeut te “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, na ka dhėnė edhe njė gravurė me portretin e tij. Ky portret duhet tė pėrmbajė tiparet karakteristike tė fytyrės sė Heroit, sepse Barleci kėtė vepėr ia kushtoi nipit tė Skėnderbeut, Ferrant Kastriotit, dhe e hartoi nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve qė ende jetonin, nė mendjen e tė cilėve ishin tė ngulitura mirė tiparet e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Pranė portretit tė Skėnderbeut, nė kėtė vepėr M. Barleci ka dhėnė nė njė gravurė tė vogėl edhe portretin e vet.


    Epopeja shqiptare e shek. XV u pėrjetėsua edhe nė vepra historike tė tjera prej bashkėkohėsve tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Njėra ndėr to ėshtė vepra e Dhimitėr Frėngut (1443-1525): “Komentar pėr punėt e turqve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbe, princ i Epirit” (Commentario de le cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro).


    Dhimitėr Frėngu lindi nė qytetin e Drishtit dhe ishte kushėri i parė me familjen e njohur fisnike Engjėlli tė kėtij qyteti. Ai u rrit gjatė epopesė legjendare tė Skėnderbeut dhe u shkollua si klerik. Dh. Frėngu u lidh ngushtė me Heroin Shqiptar, e shoqėroi atė gjatė viteve 1466-1467 nė udhėtimin qė bėri nė Romė e nė Napoli. Me pushtimin e Drishtit prej osmanėve mė 1478, Dh. Frėngu emigroi dhe u strehua nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famulltar i nderuar nė fshatin Brainė, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr arsye tė moshės sė shtyrė ia liroi detyrėn tė nipit tė tij, Pal Pjetėr Engjėlli. Dh. Frėngu vdiq mė 1523, nė moshėn 82 vjeē.



    Veprėn pėr jetėn e Skėnderbeut Dh. Frėngu e shkroi latinisht dhe nė frymėn e ideve humaniste tė kohės. Kjo ishte njė pėrmbledhje, me disa ndryshime tė vogla e “Historisė sė Skėnderbeut” tė M. Barlecit, gjė qė dėshmon se vepra e themeluesit tė hsitoriografisė shqiptare kishte pasqyruar drejt njė realitet historik tė njohur e tė pranuar edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut, siē kishte qenė Dh. Frėngu.
    Pas vdekjes sė kėtij, veprėn e pėrktheu italisht i nipi i autorit, Pal P. Engjėlli, dhe ajo u botua anonime pėr herė tė parė mė 1539 nė Venedik. Interesimi i veēantė, qė u tregua pėr subjektin e kėsaj vepre, bėri qė ajo tė njihte shumė ribotime. Deri mė 1679 pati 18 botime italisht, qė u bėnė nė Venedik (me tre tituj tė ndryshėm), dhe nė mesin e shek. XVI u botua e pėrkthyer frėngjisht dhe anglisht. Njė pėrkthim rumanisht, i bėrė prej njė tė burgosuri rumun nė Milano (1763) dhe qė ruhet nė dorėshkrim, dėshmon se vepra lexohej me interes edhe gjatė shek. XVIII.



    Nė krahasim me “Historinė e Skėnderbeut” tė M. Barlecit, vepra e Dh. Frėngut u pėrhap mė shumė nė Itali (sidomos nė Venedik, ku u shtypėn tė gjitha botimet e saj italisht), sepse ishte shumė mė e shkurtėr, si "njė libėr xhepi", botimi i tė cilit kėrkonte shpenzime tė pakta, dhe se pėr tė u interesuan pjesėtarė tė familjes Engjėlli.

    Familja Engjėlli ishte nga tė paktėt drishtanė qė arritėn t'u shpėtonin masakrave osmane dhe tė vendoseshin nė Itali pas pushtimit mė 1478 tė qytetit tė tyre prej osmanėve. Ata jetonin nė Venedik, ku kishin zėnė njė pozitė tė dalluar nė rrethet kishtare e intelektuale tė kėtij qyteti dhe ishin vėnė nė krye tė urdhrit fetar tė Shėn Gjergjit, tė lidhur me emrin e familjes sė tyre. Ashtu si te shqiptarėt e tjerė tė emigruar, edhe te pinjollėt e familjes Engjėlli u ruajt ndėr breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe dėshira pėr t'u kthyer nė Shqipėri.

    Ishin kėto motive qė nxitėn pjesėtarė tė kėsaj familjeje tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptare tė shek. XV, si dhe tė veprave tė tjera pėr tė drejtėn e trashėgimisė qė mėtonin se kishte familja Engjėlli nė Shqipėri.
    Me nxitjen e interesimin e pjesėtarėve tė kėsaj familjeje u botuan dhe u ribotuan nė Venedik e nė Romė vepra tė tilla, si “Komentari” i Dh. Frėngut (1539), “Shkurtesa e jetės sė papėve” e Marin Barlecit (1555), “Privilegjet perandorake pėr familjen Engjėlli” e Franēesk Malvecos (Privilegi imperiali ... a favore della Famiglia Angela, 1626) etj. si edhe “Historia e turqve” e historianit venecian Franēesk Sansovinos, (Historia universale dell'origine et Imperio de Turchi, 1560), nė tė cilėn u pėrfshinė dhe u ribotuan shumė herė gjatė shek. XVI e XVII “Komentari” i Dh. Frėngut dhe “Rrethimi i Shkodrės” i M. Barlecit,



    Krahas pėrkujdesjes dhe interesimit pėr veprat e mėsipėrme, Engjėllorėt botuan edhe vepra tė hartuara prej tyre. Pal Pjetėr Engjėlli, shumė vite mė parė se ta pėrkthente italisht dhe ta botonte “Komentarin” e Dh. Frėngut, kishte botuar nė Venedik mė 1522 njė broshurė latinisht tė titulluar “Letėr drejtuar saracenėve...” (Epistola Pavli Angeli ad Saracenos...), kurse i vėllai, Andrea Engjėlli, botoi nė Romė mė 1553 veprėn “Gjenealogjia e perandorėve romanė dhe konstantinopolitė...” (Genealogia d'imperatori romani et constantinopolitani ...), e cila me disa ndryshime u ribotua shumė herė gjatė shek. XVI e XVII prej tij dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes Engjėlli. Vepra i ėshtė kushtuar kryesisht gjenealogjisė sė familjes Engjėlli (duke krijuar lidhje tė pavėrteta tė saj me familjet perandorake romake e bizantine), si dhe tė familjeve tė tjera fisnike shqiptare. Nė tėrėsi veprat e Engjėllorėve kanė vlera tė pakta si burime historike pėr njohjen e shoqėrisė shqiptare tė shek. XV.



    Gjon Muzaka ishte anėtar i njėrės prej familjeve mė tė njohura aristokrate shqiptare. Ashtu si anėtarė tė tjerė tė familjes Muzaka, ai kishte marrė pjesė aktive pėrkrah Skėnderbeut nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Pas pushtimit prej osmanėve tė kėshtjellave tė fundit shqiptare, si shumė bashkatdhetarė tė tjerė, Gj. Muzaka emigroi nė Itali dhe u vendos nė Napoli.

    Dėshira pėr kthimin e familjes sė tij nė atdhe e nxitėn Gj. Muzakėn tė hartonte mė 1510 pėrkujtesėn “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve” (Historia e Genealogia della casa Musachia) pėr t'u dhėnė bijve tė vet njoftime pėr historinė e familjes dhe pėr zotėrimet qė kishin nė Shqipėri.
    E botuar pėr herė tė parė mė 1873, kjo pėrkujtesė, me tė drejtė ėshtė cilėsuar prej zbuluesit tė saj, historianit gjerman Karl Hopf, si njė "margaritar" pėr vlerėn e veēantė qė ka pėr njohjen e historisė mesjetare shqiptare. Nė tė gjenden njoftime tė rėndėsishme pėr veprimtarinė e aristokracisė shqiptare dhe pėr marrėdhėniet nė gjirin e saj, pėr organizimin e administratės shtetėrore tė Shqipėrisė gjatė shek. XV dhe formimin e shtetit tė Skėnderbeut, pėr toponiminė e shek. XV etj. Ajo dėshmon pėr njohuritė historike dhe nivelin kulturor relativisht tė lartė qė kishte pasur aristokracia laike shqiptare e shek. XV, pjesėtar i sė cilės kishte qenė Gjon Muzaka.


    Fryma atdhetare ka pėrshkuar tej e mbanė veprat historike tė M. Barlecit, Dh. Frėngut dhe tė autorėve tė tjerė tė hershėm shqiptarė. Kėto vepra dėshmojnė qė periudha e luftės kundėr pushtuesve osmanė nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe vetė figura e tij i pasuruan dukshėm traditat tona historike dhe u shndėrruan nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ato mbetėn gjithnjė tė gjalla dhe gjatė shekujve qė pasuan shėrbyen si njė burim i pashtershėm frymėzimi nė luftėn dhe pėrpjekjet e shqiptarėve pėr mbrojtjen e interesave kombėtare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Hero Kombėtar i shqiptarėve (1405-17 janar 1468)


    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon njė epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve, qė mori emrin e tij: luftėn mė se njėshekullore tė tyre kundėr vėrshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė e tė lirisė. Nėn udhėheqjen e tij lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė tė lartė e tė organizuar, shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė vendit dhe nė forcimin e vetėdijes kombėtare tė tyre.

    Figura e tij paraqet njė nga ato raste, jo tė shpeshta nė histori, kur shtresat e ndryshme shoqėrore tė njė kombi takohen me njė personalitet tė shquar, nė tė cilėn gjejnė shprehjen e vet aspiratat e vetitė e tyre mė tė mira dhe qė pėr kėtė arsye bėhet simbol i bashkimit kombėtar dhe i luftės sė tyre tė pėrbashkėt.


    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptare, qė udhėhoqi me vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai e kuptoi, mė qartė se kushdo tjetėr, detyrėn qė shtronte ēasti historik: nevojėn e bashkimit politik si kusht kryesor pėr tė realizuar mbrojtjen e interesave tė tė gjitha shtresave shoqėrore, tė pasura e tė varfra, tė kėrcėnuara tashmė prej pushtuesve osmanė nė ēėshtjet jetike.


    Njohja e thellė e jetės, e botėkuptimit, e traditės dhe e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit tė huaj si dhe e organizimit tė shtetit e tė ushtrisė osmane, i dhanė mundėsi Skėnderbeut tė ndėrtonte me efektivitet tė lartė gjithė veprimtarinė e tij si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar. Ai arriti nė pėrfundimin se, pėrballė njė pushtuesi tė fuqishėm, siē ishte Perandoria Osmane, shqiptarėt nuk mund tė arrinin nė fitore, pa kapėrcyer copėtimin politik tė vendit nė njė varg zotėrimesh, pa njė bazė organizative tė qėndrueshme, pa bashkėrendimin e mjeteve dhe tė burimeve njerėzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkėrendimin e tė gjitha veprimeve qė zhvilloheshin nė rrafsh tė brendshėm e tė kėtyre me veprimet e ndėrmarra nė rrafsh ndėrkombėtar. Njė nga hapat e parė nė kėtė drejtim qe themelimi, me nismėn e nėn drejtimin e tij, i Besėlidhjes Shqiptare tė Lezhės, qė pėrbėnte tė parin bashkim tė gjerė politik tė shqiptarėve.


    Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivėn e tyre, Skėnderbeu e kuptoi me kohė se nuk mund tė mbrohej vendi, tė ēliroheshin viset e pushtuara dhe tė zhdukej pėrfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qėndruar mbi bazėn e Besėlidhjes Shqiptare si aleancė politike vullnetare, karakteristikė qė ajo e kishte pasur nė fazėn e saj fillestare. Prandaj nė gjirin e koalicionit tė fisnikėve shqiptarė u krye dora-dorės njė zhvendosje nė raportin e forcave (qė karakterizon etapėn e dytė tė veprimtarisė sė Skėnderbeut si burrė shteti), dhe qė ēoi nė fund tė viteve 50 nė krijimin e njė pushteti tė vetėm shtetėror pėr tė gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bė themeluesi i shtetit tė pavarur shqiptar.



    Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, mbi tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug tė viseve tė lira, ai u dha mundėsi nėnshtetasve tė tij tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si mė parė, edhe nė kėto vite vazhduan tė eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithėra e prodhime tė tjera.


    Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje viseve tė pushtuara. U mbajtėn kėshtu tė gjalla dhe u forcuan mė tej lidhjet me banorėt e kėtyre viseve, gjė qė ndikoi nė forcimin e bashkimit shpirtėror tė shqiptarėve dhe nė konsolidimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, duke i dhėnė mundėsi tė mbijetojė e tė zhvillohet mė pas nė kuadrin e Perandorisė Osmane.

    Procesin e bashkimit tė shqiptarėve e favorizoi shumė edhe toleranca e lartė fetare e Skėnderbeut. Si i krishterė i rritur nė ambientin mysliman, ai qėndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkėpunoi ngushtė dhe pa asnjė paragjykim me klerin e riteve tė ndryshme dhe dėrgoi si ambasadorė tė tij nė vendet e huaja priftėrinj katolikė dhe ortodoksė. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve.


    Bashkimi shpirtėror i tė gjithė popullit shqiptar dhe forcimi i vetėdijes kombėtare tė tij, shėnonin fitoren mė tė madhe tė epopesė sė lavdishme tė shek. XV dhe tė tėrė veprės sė Skėnderbeut.

    Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Ai e vlerėsoi drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, si kusht i nevojshėm pėr tė pėrballuar agresionin osman. Duke patur tė qartė se rrezikut osman mund t'i bėhej ballė me sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kėrkoi pjesėmarrjen e tyre nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, si dhe pėrkrahje materiale pėr luftėn e popullit shqiptar.


    Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti ėshtė i pandarė nga veprimtaria e tij si udhėheqės ushtarak i talentuar. Nė kushtet e pabarazisė, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij ushtarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Kėtė parim, tė ndjekur prej tij, e shprehin me vėrtetėsi edhe fjalėt qė Barleci ka vėnė nė gojė tė Skėnderbeut, se "kush nuk ėshtė nė gjendje ta mundė armikun me njė ushtri prej 8 deri 12 mijė vetash, nuk do tė mund ta bėnte kėtė edhe me njė ushtri shumė mė tė madhe".


    Nė kushtet e epėrsisė sė theksuar tė ushtrive osmane nė luftėtarė e nė armatime, Skėnderbeu pėr t'i mposhtur ato i mbante nė alarm tė pėrhershėm, i shqetėsonte me sulme tė vogla e tė papritura. U priste rrugėt e furnizimit dhe, pasi i kishte futur nė kurth, i godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme dhe i shkatėrronte pėrfundimisht. Skėnderbeu zbatoi njė strategji tė mbrojtjes aktive sipas parimit "mbrohu duke sulmuar". Nė betejat e ndryshme ai ndėrthuri mjeshtėrisht operacione tė mėdha taktike-strategjike me tėrheqje e sulme, me pusi e befasi tė luftės guerile.




    Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti, strateg e mjeshtėr i artit ushtarak dallonte me mbretėrit e me princėt evropianė tė kohės. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, qė bazohej mbi trupat mercenare tė armatosura rėndė, Skėnderbeu u mbėshtet mbi njė ushtri tė armatosur lehtė, me lėvizshmėri tė madhe e aftėsi tė lartė goditėse, tė formuar kryesisht nga vullnetarė qė kishin gatishmėri luftarake dhe shpirt vetėmohimi.
    Edhe ai vetė luftonte i pangarkuar me armatime tė rėnda e me krah tė shpėrvjelur si njė ushtar i zakonshėm. Nė betejė ai ishte, nė tė njėjtėn kohė, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshėm, qė me shembullin e tij bėhej burim frymėzimi pėr luftėtarėt shqiptarė. Edhe nė jetėn e pėrditshme Skėnderbeu ishte i thjeshtė dhe kohėn e kalonte kryesisht me bashkėluftėtarėt e tij, duke bėrė jetė ushtari.




    Skėnderbeu gėzonte dashurinė nga bashkėkombėsit e vet, jo vetėm sa qe gjallė, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallė nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte qė habiti botėn me fitoret e saj legjendare dhe u bė krenaria pėr njė tė kaluar, tė cilėn donin ta pėrsėrisnin. Kėngėt qė shqiptarėt i thurėn Skėnderbeut, tė cilat i kėndonin me krenari edhe pėrpara pushtuesve, gojėdhėnat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise tė tjera tė banuara prej tyre, i dhanė atij tiparet e njė luftėtari me forca vigane, tė pajisur me trimėri tė pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilėsitė e njė figure qė mishėronte aspiratat e njė populli tė tėrė pėr liri e pavarėsi.


    Kujtimi i Skėnderbeut jetoi jo vetėm nė zemrėn e popullit qė e lindi. Ai pati njė shtrirje qė kalonte kufijtė e Gadishullit tė Ballkanit, kishte njė rėndėsi evropiane. Skėnderbeu i detyroi tė gjitha kohėrat tė flisnin pėr tė.


    Figura e Skėnderbeut ka tėrhequr vazhdimisht vėmendjen e ushtarakėve, tė burrave tė shtetit e nė pėrgjithėsi tė opinionit publik evropian, tė cilėt kanė kėrkuar tė nxirrnin mėsime nga pėrvoja luftarake e shqiptarėve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundėr pushtuesve tė huaj. Kėtu e ka burimin ajo literaturė e shumėllojtė dhe shumėgjuhėshe, qė i ėshtė kushtuar figurės sė kėtij Heroi, nė tė katėr anėt e botės.
    Kur vėrshimi osman qėndronte si njė shpatė mbi Evropėn Qendrore, kur nė Gadishullin e Ballkanit shpėrthyen lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar etj., historianėt, shkrimtarėt e poetėt e pėrdornin figurėn e Heroit shqiptar si flamur frymėzues pėr mobilizimin e popujve tė tyre nė luftė pėr liri. Dėshmi e pėrhershme e vlerėsimit dhe e respektit tė thellė qė kanė popujt e tjerė pėr Skėnderbeun, krahas botimeve tė shumta pėr tė, janė sheshet dhe rrugėt e Romės, tė Parisit, tė Brukselit, tė Gjenevės dhe tė qyteteve tė tjera tė vendeve tė ndryshme, ku janė vendosur monumente e buste tė tij ose qė mbajnė emrin "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu".
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE
    (SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)


    1. VENDOSJA E PLOTĖ E SISTEMIT TĖ TIMARIT NĖ SHQIPĖRI.
    FORMAT E PRONĖSISĖ.




    Vendosja e sistemit tė timarit.

    Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)
    Zgjerimi i Perandorisė Osmane, pas pushtimeve tė realizuara nė shek. XV, bėri tė nevojshėm ndryshimin e organizimit tė saj shtetėror. Pėr ta vėnė atė mbi baza mė tė qėndrueshme administrative e juridike, gjatė mbretėrimit tė sulltan Sulejmanit II (1520-1566), tė njohur me emrin Ligjvėnėsi (kanuniu), u krye njė organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotėsuan ligjet ekzistuese me urdhėresa tė tjera nė pėrshtatje me kushtet e reja, me synim qė tė arrihej nė radhė tė parė centralizimi i pushtetit nė duart e sulltanit.


    Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Nė krye tė ēdo ejaleti kishte njė bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit, ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr sanxhakėsh.


    Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė. Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit, tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Nė filim tė shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi njė rėndėsi tė veēantė, sepse selia e bejlerbeut tė Rumelisė u zhvendos nga Shkupi nė Manastir, prandaj ai njihet edhe me emrin pashasanxhaku i Manastirit.




    Ēdo sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse. Sanxhakė u ndanė nė njėsi mė tė vogla, tė cilat u quajtėn kaza, kurse kėto tė fundit u ndanė nė nahije. Nė ēdo sanxhak kishte njė mėkėmbės tė sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant tė spahinjve (allaj-bej), kurse nė ēdo kaza njė gjykatės (kadi) qė varej drejtpėrdrejt nga sulltani. Pėrveē kėtyre pati edhe funksionarė tė tjerė tė njė rėndėsie mė tė vogėl nėpėr nahijet. Shumica dėrrmuese e funksionarėve, ashtu si dhe shumica e feudalėve, ishin me origjinė shqiptare. Numri i tyre tashmė ishte rritur. Ndėrsa njė pjesė e tyre vinte nga radhėt e klasės feudale para pushtimit, pjesa tjetėr, qė pėrbėnte shumicėn, vinte nga radhėt e ushtarakėve tė shquar nė luftė ose tė fėmijėve tė rritur nėpėr shkollat e korpuset jeniēere. Kishte mbetur ndonjė sasi e vogėl spahinjsh turq, tė cilėt mė vonė u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonėt turq tė sjellė nė Koxhaxhik, Elbasan, Krujė etj.



    Me organizimin e ri, osmanėt i copėzuan sė tepėrmi trojet shqiptare, duke u dhėnė njėsive ushtarake e administrative shqiptare njė shtrirje territoriale mė tė vogėl nė krahasim me sanxhakėt e tjerė tė Rumelisė. Disa prej tyre, pėrveē popullsisė mbizotėruese shqiptare pėrfshinin edhe pakica malazeze, serbe e maqedone.



    Gjatė mbretėrimit tė Sulejman Ligjvėnėsit, juriskonsultėt osmanė pėrpunuan, si pėr tė gjithė sanxhakėt e tjerė tė perandorisė, edhe pėr ata shqiptarė, nga njė kanuname tė veēantė. Kanunameja mė e vjetėr nga ato qė janė ruajtur e qė njihet deri mė sot, ėshtė ajo e sanxhakut tė Shkodrės (1529). Kanuname tė veēanta patėn edhe sanxhakėt e Vlorės, tė Elbasanit, tė Prizrenit, tė Ohrit, tė Vuēiternės. Burimin e tyre kanunametė e kishin gjithnjė te “Ligji i Sheriatit” (ligji i shenjtė) dhe nė mėnyrė tė veēantė te Kurani, qė ishte njė farė kushtetute e pėrjetshme e perandorisė sė osmanėve. Por nė hartimin e tyre janė marrė parasysh edhe kushtet shoqėrore-ekonomike tė ēdo sanxhaku, si dhe traditat dokesore tė trashėguara nga shekujt e kaluar. Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė ligjėruan gjendjen e pronėsisė tokėsore, pozitėn e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera tė popullsisė shqiptare. Kanunametė pėrmbanin gjithashtu dispozita tė ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik tė sanxhakėve, mbi ēmimet e prodhimeve bujqėsore, mbi regjimin doganor etj.


    Nė fillim kėto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohė pas kohe ato u plotėsuan me dekrete (fermane) dhe me vendime (fetva), sidomos me fetvatė e kryetarit tė fesė islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore nė pėrpilimin e kanunameve. Mė vonė u hartuan kanumame tė reja mė tė plota. Kanunameja e dytė e Shkodrės u pėrpilua afėrsisht gjysmė shekulli mė vonė nga e para.


    Pėrveē kanunameve tė sanxhakėve dhe tė shtesave tė mėvonshme, kadilerėt kishin pėr udhėheqje nė punėt e tyre edhe kanunamenė qendrore tė njohur me emrin “Kanunameja e sulltan Sulejmanit”, qė u kodifikua pas mesit tė shek. XVI. Kjo pėrmblidhte dispozitat themeltare tė regjimit feudalo-ushtarak dhe tė marrėdhėnieve shoqėrore-ekonomike tė krejt Perandorisė Osmane.
    Kanunametė e sanxhakėve shqiptarė kishin tė pėrbashkėta normat kryesore tė regjimit feudal-ushtarak. Nė mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njėra-tjetra dhe pasqyronin shkallėn jo tė barabartė tė zhvillimit ekonomik e shoqėror tė popullsisė qė jetonte nė secilin sanxhak.


    Nė vitin 1506 u bė njė regjistrim i pėrgjithshėm i tė gjitha tokave shqiptare. Ato u pėrfshinė nė dy zona tė mėdha. Nė njėrėn zonė bėnin pjesė tokat, ku ishte zbatuar sistemi i timarit. Kjo quhej ndryshe zona e sė dhjetės (yshyrit), kurse zona tjetėr pėrfshinte krahinat malore tė vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror njė taksė (haraē) fikse, prandaj quheshin zona e haraēit.



    Zona e timarit ishte e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare. Si nė gjithė Gadishullin Ballkanik, dhe nė shumicėn e viseve tė tjera tė Perandorisė Osmane, gjithė toka ishte shpallur “tokė shtetėrore” (erazi mirie). Megjithatė, pronėsia mbi tokėn, qė i pėrkiste shtetit osman edhe nė Shqipėri, pati tri forma tė ndryshme: tokat shtetėrore qė zinin sipėrfaqen mė tė madhe tė vendit dhe pėrbėnin bazėn e sistemit tė timareve, tokat nė zotėrim privat (erazi mylk) qė zotėroheshin nga pjesėtarė tė aristokracisė feudale dhe tokat vakėf (erazi vakf), qė ishin pronė e institucioneve fetare myslimane.



    Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e tokave shqiptare i pėrkiste formės sė tokave shtetėrore. Kėto pėrbėnin fondin e tokave tė pėrfshira nė sistemin e timarit, nė disa kategori: nė radhė tė parė, bėnin pjesė tokat e punueshme, arat, livadhet nė zotėrim tė fshatarėve. Tipar dallues i kėtyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshatarėt qė i zotėronin ato, ishin tė detyruar t’i shlyenin njė varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit tė tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtinės dhe ēifligut. Nė rast se njė mysliman merrte njė bashtinė, i shlyente detyrimet si i krishterė.


    Pėrveē tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (mezra) ishin toka djerr tė fshatrave, dikur tė banuara, por qė ishin braktisur nga popullsia. Ato mund tė punoheshin e tė mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetėm e dhjeta e prodhimeve bujqėsore.
    Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi dhe taksėn e tapisė e merrte shteti. Punimi i tyre mund tė bėhej edhe nga fshatarė tė ardhur. Sipas regjistrit tė vitit 1520, fshati Levan i Vogėl nė regjistrimin e vjetėr figuronte truallishte, por fshatarėt qė erdhėn nga viset pėrreth, u vendosėn aty me banim dhe e punonin tokėn, duke i shlyer tė dhjetėn tė zotit tė tokės. Krahas truallishteve ishin tokat e pėrbashkėta (mysha), toka tė papunuara, tė ndodhura midis fshatrave me kufij tė papėrcaktuar dhe nė pėrdorim tė pėrbashkėt tė tyre.

    Punimi dhe mbjellja e tyre kushtėzohej me pagimin e sė dhjetės. Njė kategori tjetėr tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, tė cilat me kalimin e kohės nga njė regjistrim nė tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte tė drejtė t’i jepte me tapi qė tė punoheshin. Tė njėjtin status kishte toka djerr brenda timareve tė lėna si kullota dimėrore dhe verore.

    Spahiu kishte tė drejtė tė vilte taksėn pėr dimėrimin dhe verimin e bagėtive nga fshatarėt e jashtėm qė sillnin bagėtitė pėr kullotje, por jo nga fshatarėt e fshatit ku ndodhej kullota. Nė periferi tė qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Pėrreth qyteteve kishte mjaft ēifligje tė ngarkuara vetėm me tė dhjetėn dhe taksėn e kashtės.

    Njė kategori mė vete pėrbėnin tokat e dhėna nė zotėrimin e personave tė ngarkuar me shėrbime ushtarake nė luftė, nė prapavijė ose me shėrbime administrative. Kėto u jepeshin si bashtina ose ēifligje vojnukėve, stallierėve, rritėsve tė shpesėve tė gjuetisė (doganxhinj), ruajtėsve tė grykave tė rrugėve (derbendxhinj), pjesėtarėve tė korpusit ushtarak tė kalorėsve (myselem) dhe tė kėmbėsorėve.
    Tokat ushtarake trashėgoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtėzakonshme shtetėrore dhe nga ēdo detyrim tjetėr kundrejt shėrbimit ushtarak. Me kalimin e kohės kjo kategori sa vinte e zvogėlohej. Kėshtu mė 1506 nė sanxhakun e Vlorės kishte 229 shtėpi vojnukėsh qė ishin kthyer nė raja. Mė 1593 numri i vojnukėve nė kėtė sanxhak numėrohej me gishta. Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnin pjesė edhe tokat nė zotėrim personal tė spahinjve (hasa-ēiflig).





    Toka shtetėrore u nda nė zotėrime tė veēanta, tė cilat nė varėsi nga shuma e tė ardhurave qė jepnin, u quajtėn has, ziamet dhe timar. Tė ardhurat vjetore maksimale tė hasit qė u jepeshin pjesėtarėve tė aristokracisė feudale (sulltanit, vezirėve, bejlerbejve, sanxhakbejve), i kapėrcenin tė 100 000 akēet, tė ziametit deri nė 99 999 akēe, kurse tė ardhurat e timarit, qė u jepeshin zakonisht feudalėve tė vegjėl nuk i kapėrcenin tė 19 999 akēet.


    Numri i zotėrimeve nė tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman nė krahinat e mbetura ende jashtė administratės sė tij. Sipas regjistrimit tė vitit 1431, nė Sanxhakun Shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer nė vitin 1533, vetėm nė sanxhakėt e Shkodrės, tė Vlorės, tė Ohrit, tė Elbasanit, tė Vuēiternės dhe tė Prizrenit numri i timareve arriti nė 2 070.


    Nė Shqipėri haset nė zotėrim tė sulltanit u formuan pas pėrfundimit tė pushtimit tė saj dhe me pėrforcimin e pushtetit osman nė vend. Sipas dėshmive dokumentare ato ishin krijuar pėr herė tė parė nė sanxhakun e Shkodrės, nė vitin 1485, pastaj nga fillimet e shek. XVI u dukėn nė tė gjithė sanxhakėt e tjerė. Tė ardhurat e tyre i kalonin thesarit shtetėror dhe pėrdoreshin pėr tė mbuluar shpenzimet e administratės qendrore tė shtetit.

    Nė pėrputhje me kushtet ekonomike e politike tė secilės trevė, ato pėrfshinin zakonisht tė ardhurat mė tė rėndėsishme tė vendit qė vinin nga taksat e shitblerjes sė mallrave nė tregjet kryesore, nga taksat doganore tė skelave tė Vlorės, Durrėsit, Lezhės, Shkodrės, qė ishin nyje kryesore tė tranzitit tregtar me botėn e jashtme, nga monopoli i kripės nė kriporet e bregdetit, nga peshkimi nė liqenet e Shkodrės, Ohrit, nė grykat e lumenjve etj., nga minierat e Novobėrdės, Janievės, Trepēės, Prizrenit, Vlorės dhe nga tė ardhurat e njė numri qytetesh apo fshatrash.
    Vjelja e kėtyre tė ardhurave zakonisht bėhej me anėn e sistemit tė sipėrmarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft tė mėdha dhe zinin njė vend tė konsiderueshėm nė sasinė e tė ardhurave (tė rentės) qė shkonin nė dobi tė klasės feudale. P.sh. nė vitet 30 tė shek. XVI haset zinin 44,8% tė kėtyre tė ardhurave dhe arrinin nė 10 649 730 akēe. Tė ardhurat e hasit tė sulltanit nė Vlorė vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripės, nga taksa e dhenve nė sanxhakėt e Vlorės e tė Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore tė 26 fshatrave. Nė hasin perandorak nė Vuēitern tė ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novobėrdės e tė Janievės, tė punishtes pėr prerjen e monedhės, nga taksat e qytetarėve dhe nga detyrimet spahiore tė 290 fshatrave.




    Hase tė rėndėsishme zotėronin edhe vezirė e bejlerė, si Sinan Pasha nė sanxhakun e Vlorės dhe Osman Pasha nė sanxhakun e Delvinės etj. Sanxhakbejlerėt, si mbajtės tė pushtetit ushtarak e civil nė krahinat e pėrfshira nė njėsitė administrative qė qeverisnin, zotėronin 8-9 hase tė rėndėsishme qysh nė shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut tė Shkodrės mė 1485 arrinte nė 389 912 akēe. Ai pėrfshinte tė ardhurat e qyteteve tė Shkodrės, tė Drishtit, tė Pejės si dhe 161 fshatra kryesisht nė Malėsinė e Madhe.

    Nė shek. XVI, haset e sanxhakbejlerėve lėviznin nga 200 000 deri nė 550 000 akēe secili. Tė ardhurat e haseve tė funksionarėve tė lartė arrinin nė fund tė shek. XVI nė 2 593 998 akēe, d.m.th., nė 10,4% tė sasisė sė pėrgjithshme tė tė ardhurave nga detyrimet spahiore. Mė i vogli ishte hasi i sanxhakut tė Elbasanit (117 138 akēe) dhe mė i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akēe). Vendin kryesor nė tė ardhurat e kėtyre haseve e zinin tė ardhurat nga detyrimet spahiore, tė vjela nga 260 fshatra.


    Pjesa mė e madhe e tokave dhe e popullsisė ishte dhėnė nė ziamete dhe timare. Nė fillim tė shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3 352 000 akēe, kurse nė fund tė shek. XVI 212 ziamete dhe 2 043 timare me 15 500 000 akēe. Sasia mė e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej nė sanxhakėt e Vlorės, tė Ohrit, tė Vuēiternės, nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit etj. Ziametet dhe timaret pėrfshinin pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave (tė rentės) tė zotėrimeve spahiore, 32% tė shumės sė pėrgjithshme. Gjatė shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i ziameteve erdhi duke u zvogėluar, pėrkatėsisht nė 2 043 e 93.



    U pakėsua mė shumė (gjatė shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe mė pak ai i timareve. Kjo dukuri dėshmon pėr copėtimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe nė kėta shekuj ruhej tradita e mėparshme, sipas sė cilės shumicėn e timareve e pėrbėnin timaret e vogla me tė ardhura deri nė 3 000 akēe. Kėshtu timaret e vogla nė fillim tė shek. XVII nė sanxhakun e Shkodrės zinin 55% tė numrit tė pėrgjithshėm, nė sanxhakun e Vuēiternės 66% dhe nė atė tė Elbasanit 64%. Vendin e dytė e zinin timaret me tė ardhura 5 000-6 000 akēe. Timaret dhe ziametet thuajse tėrėsisht kishin tė bėnin me tokėn dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqėsor tė njė vendbanimi tė caktuar. Ziametet pėrfshinin disa fshatra tė tėra, kurse timaret fshatra tė plota ose pjesė fshatrash.


    Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve tė caktuara ndaj pushtetit qendror. Timarliu ose zaimi e gėzonte timarin apo ziametin me kusht qė me shpenzimet e veta, tė shkonte nė luftė si kalorės i armatosur nėn urdhrat e sanxhakbeut sa herė ta thėrriste sulltani. Timari, tė ardhurat e tė cilit ishin deri nė 3 000 akēe qė nevojiteshin pėr shpenzimet e jetesės sė spahiut, quhej “kėllėē timar”, d.m.th., timar sa pėr njė shpatė. Nė rast se tė ardhurat e kalonin kėtė shumė, atėherė spahiu ishte i detyruar tė ēonte njė kalorės tė armatosur (xhebeli) pėr ēdo 3 000 akēe mė shumė, ndėrsa zotėruesit e ziameteve e tė haseve ēonin njė kalorės pėr ēdo 5 000 akēe.


    Kushtėzimi i dhėnies sė zotėrimit me shėrbimin nė ushtri, i jepte sistemit tė timareve nė fazėn e parė tė tij njė karakter tė theksuar ushtarak. Kur sulltani, me anė tė njė urdhri (fermani), kėrkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atėherė tė gjithė spahinjtė sė bashku me xhebelitė, tė armatosur dhe tė pajisur pėr luftė me shpenzimet e tyre, paraqiteshin pranė sanxhakbeut, i cili ishte i detyruar tė shkonte me tė gjitha forcat ushtarake tė sanxhakut tė vet pranė bejlerbeut tė Rumelisė e tė vihej nėn urdhrat e tij. Nė qoftė se spahinjtė nuk i pėrgjigjeshin thirrjes pėr luftė, ata zhvisheshin nga feudet, tė cilat u jepeshin personave tė tjerė. Nė kohė paqeje spahinjtė ishin tė detyruar tė mos largoheshin nga vendet ku ndodhej zotėrimi i tyre. Kur ata tregoheshin besnikė dhe kryenin mirė shėrbimin ushtarak, shpėrbleheshin me zmadhimin e zotėrimit dhe gėzonin kėshtu tė ardhura mė tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė pushteti qendror ruajti disiplinėn dhe gatishmėrinė luftarake tė spahinjve dhe krijoi garancinė pėr forcimin e zgjerimin e Perandorisė Osmane.



    Zotėrimi i tokės, qė kishte pėr veēori shėrbimin e detyrueshėm nė ushtri ose nė administratė, ishte baza e gjithė sistemit tė timareve. Ky sistem pronėsie me kusht i siguronte pushtetit qendror njė ushtri tė madhe e tė interesuar pėr luftėra pushtuese, si dhe njė aparat administrativ tė pėrshtatur me nevojat e sundimit.
    Zotėrime u jepeshin edhe personave qė kryenin shėrbime nė administratėn qendrore ose lokale.
    Kėshtu, p.sh., gjatė shek. XV nė tokat shqiptare u ishin dhėnė timare kadilerėve, shkruesve etj. Nė kėtė shekull, kur pozitat e pushtuesve nuk qenė konsoliduar plotėsisht, u ishin dhėnė timare edhe disa peshkopėve tė krishterė. Edhe mitropolitit tė Beratit dhe peshkopėve tė Krujės, tė Kaninės e tė Ēartallozit iu njohėn nė fillim nė sanxhakun shqiptar si timare fshatrat qė zotėronin si metohe para pushtimit. Por, nė shek. XVI, kjo praktikė u hoq.
    Tashmė nuk kishin mbetur elementė tė krishterė vendas nė gjirin e timarlinjve osmanė, ashtu siē kishte pasur nė periudhėn e luftėrave tė shek. XV. Pėr tė ruajtur pozitat e veta ekonomike dhe politike, ish-pjesėtarėt e parisė sė vjetėr feudale vendase kishin pėrqafuar fenė e pushtuesit, islamin.



    Zotėrimi nuk ishte i pėrjetshėm. Biri i spahiut mund tė trashėgonte zotėrimin, vetėm nėse ai pėrmbushte po ato detyrime qė kishte i ati ndaj sulltanit. Spahinjtė nuk gėzonin pronėsinė e plotė mbi tokat e zotėrimit, mbasi as mund t’i shisnin dhe as mund t’i dhuronin. Sipas juriskonsultėve osmanė “toka mirie” nuk ishte as e timarliut, as e atij qė punonte tokėn, d.m.th., e fshatarit raja.
    Pronari i vėrtetė i kėtyre tokave ishte shteti osman. Rrjedhimisht spahiu konsiderohej vetėm zotėrues i tokės (sahibi erz). Duke qenė pronar toke i kufizuar, edhe pushteti i tij mbi fshatarin raja ishte gjithashtu i kufizuar.

    Megjithėse nė legjislacionin osman ai cilėsohej edhe zotėrues i rajave (sahibi reaya), ai nuk gėzonte tė drejtėn ta gjykonte vetė fshatarin raja dhe nuk mund ta dėbonte atė nga toka po qe se ky pėrmbushte detyrimet qė kėrkonte ligji.
    Ēdo familje fshatare banuese nė njė feud kishte ngastrėn e tokės qė e punonte me pjesėtarėt e vet.
    Ngastrat qė u ndodhėn nė duart e fshatarėve tė krishterė, u quajtėn si dhe mė parė bashtina, kurse ato qė ishin nė pėrdorim tė fshatarėve myslimanė u quajtėn ēifligje (ēift-njė palė, njė pendė, nė kuptimin e njė toke qė mund tė punohej me njė pendė qe). Meqenėse bashtinat dhe ēifligjet ishin tokė shtetėrore, fshatari gėzonte mbi to vetėm tė drejtėn qė ta punonte dhe ta shfrytėzonte kundrejt detyrimeve qė duhej tė jepte.
    Fshatari gėzonte disa tė drejta tė kufizuara, ai nuk mund tė dėbohej nga toka prej spahiut po qe se e punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund t’ia shiste tė drejtėn e pėrdorimit tė bashtinės pa e copėtuar atė, njė fshatari tjetėr, por vetėm me lejen e spahiut, tė cilit me kėtė rast, blerėsi duhej t’i paguante taksėn e tapisė (resmi tapu). Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose kur e linte tokėn pa punuar mė tepėr se tre vjet, spahiu kishte tė drejtė t’ia merrte tokėn dhe t’ia jepte njė tjetri, duke i marrė kėtij taksėn e tapisė.


    Fshatari raja gėzonte tė drejtėn e njė trashėgimie tė kufizuar mbi bashtinėn apo ēifligun e vet. Djali ose djemtė e tij e trashėgonin tė drejtėn e punimit tė tokės, por pa e pjesėtuar atė. Ata nuk ishin tė detyruar tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė. Tė drejtėn e trashėgimisė e gėzonin edhe tė afėrmit e tjerė tė fshatarit raja (bijat, vėllezėrit, motrat), kur ky nuk linte trashėgimtar mashkull, por nė kėtė rast trashėgimia nuk ishte e lirė, meqenėse kėta duhej tė nxirrnin tapi tė re dhe tė paguanin taksėn e tapisė.


    Pra, e drejta e pronėsisė sė tokės mirie ishte e pjesėtuar midis shtetit, qė ruante pėr vete tė drejtėn e disponimit, dhe spahiut, qė gėzonte tė drejtėn e zotėrimit, kurse fshatari kishte tė drejtėn dhe detyrėn e punimit e tė shfrytėzimit.
    Kjo pronėsi solli si pasojė qė pushteti i spahiut nė pronėn osmane tė mos kishte pavarėsi dhe imunitet tė plotė financiar, administrativ dhe gjyqėsor.


    Duke qenė vazhdimisht nėn kontrollin e organeve tė pushtetit qendror, spahinjtė ishin kufizuar tė mblidhnin vetėm tė ardhurat e zotėrimeve qė u pėrkisnin, sepse pushteti qendror i vilte tė ardhurat e veta me anėn e organeve tė veēanta tė tij.
    Nė kategorinė e tokave shtetėrore bėnte pjesė edhe hasa-ēifligu (ose hasa). Kjo ishte njė ngastėr toke nė madhėsinė e njė bashtine qė brenda zotėrimit tė vet e mbante nė zotėrim personal spahiu. Kėto ngastra u jepeshin dhe u merreshin spahinjve sė bashku me tė. Ato nuk shiteshin si pronat nė zotėrim privat.
    Si ekonomi personale tė spahinjve, hasa-ēifligjet ishin tė ēliruara nga ēdo lloj detyrimi dhe taksa tė zakonshme ose tė jashtėzakonshme shtetėrore.

    Pėr punimin, mbjelljen etj., tė kėtyre ngastrave, spahinjtė pėrdornin punėn angari tė fshatarėve tė timareve tė tyre, dhėnien me qira ose me gjysmatari. Nė shek. XV haset e ēifligjet e spahinjve ishin zakonisht vreshta, kopshte, ullishte, pemė frutore, mullinj etj. Nė shek. XVI numri i hasa-ēifligjeve vjen e zvogėlohet, meqenėse spahiu ishte i lidhur me luftėrat dhe shteti lejoi dhėnien e tyre me tapi. Mbas njė shekulli zotėrimet personale nuk pėrmenden fare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 22-09-2005 mė 10:34
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    JETA POLITIKE NĖ TROJET SHQIPTARE.
    KRYENGRITJET E ARMATOSURA
    (SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)


    1. KRYENGRITJET E ARMATOSURA TĖ SHEK. XVI



    Kryengritja e Himarės
    Gjatė shek. XVI vatėr e kryengritjeve u bėnė veēanėrisht tri krahina: Labėria, Dukagjini dhe Malėsia e Madhe.

    Labėria u pėrfshi nė sistemin e timarit gjatė periudhės midis viteve 1492-1506, por banorėt e kėsaj treve tė gjerė e vazhduan qėndresėn e tyre kundėr kėtij sistemi. Mė 1507 fshatrat Veliqot, Dragot, Vasiar, Tatzat, Kudhės, Dhėrmi, Kallarat etj., vazhdonin tė mos paguanin xhizjen dhe me armė nė dorė u kundėrshtonin spahinjve.

    Nė vitin 1537 fshatarėsia labe organizoi njė kryengritje tė madhe qė shqetėsoi edhe sulltanin pėr shkak se, ashtu si mė 1492, kjo u bė pengesė pėr zbatimin e planeve qė po pėrgatiste Sulejmani II pėr tė pushtuar Italinė. Nėnshtrimi i Labėrisė do tė shėrbente si bazė operacionesh pėr tė kaluar nė bregdetin perėndimor. Mirėpo qeveritarėt e sanxhakut tė Vlorės, me forcat e tyre ushtarake, nuk qenė nė gjendje ta shtypnin kryengritjen.

    Ashtu si Bajazidi II, edhe sulltan Sulejman Ligjvėnėsi vendosi tė bėnte me kėtė rast njė rrugė e dy punė, tė nėnshtronte Labėrinė, pėr tė nxjerrė tė gjitha detyrimet e prapambetura qė nuk u ishin paguar spahinjve dhe shtetit, dhe pastaj tė hidhej me flotėn e tij nė bregun tjetėr tė detit Adriatik. Pėr kėtė qėllim, nė pranverėn e atij viti ai u nis nė drejtim tė Shqipėrisė dhe nė muajin korrik 1537 e vendosi kampin ushtarak nė afėrsitė e Vlorės. Nė tė njėjtėn kohė arriti para bregdetit tė Himarės edhe flota osmane.


    Ardhja e ushtrisė perandorake nė Shqipėrinė Jugore u bė shkak qė tėrė krahina e Labėrisė tė ngrihej nė luftė. Filluan sulmet kundėr kampeve ushtarake osmane dhe karvaneve ushqimore.


    Pėr tė shtypur kryengritjen sulltani ngarkoi Vezirin e Madh, Ajaz Pashėn, me prejardhje nga Himara, i cili i njihte shtigjet e kėtyre krahinave. Por nuk e pati tė lehtė t’i shtypte kryengritėsit shqiptarė. Pasi u qėndruan me trimėri sulmeve armike, kryengritėsit me shkathtėsi tė madhe kaluan nė kundėrsulme tė shpeshta.
    Luftimet vazhduan gjatė verės sė vitit 1537, por pushtuesit nuk mundėn ta shtypnin kryengritjen. Gjatė kėtyre sulmeve, njė himariot i quajtur Damian hyri nė kampin perandorak pėr tė vrarė sulltanin, por nuk ia arriti qėllimit, sepse u kap nga rojet. Gjersa iu pre kryet, Damiani u qėndroi torturave dhe nuk u tregoi armiqve pozitat e bashkėluftėtarėve.




    Sukseset e kryengritėsve shqiptarė tė korrura nė kėto luftime tė pabarabarta, i dhanė kohė mbretit tė Napolit pėr tė organizuar mbrojtjen e vendit nga inkursionet e flotės osmane. Nga ana tjetėr, ato e detyruan sulltanin tė ndėrpriste sulmet nė bregdetin perėndimor dhe tė hiqte dorė nga zbarkimi nė Pulje. Kontributi i madh i shqiptarėve pėr mbrojtjen e Italisė prej njė shkatėrrimi tė mundshėm osman, pasqyrohet qartė nė dėshmitė e njė relatori bashkėkohės, i cili shkruante: “Kur ēdo gjė ... ishte gati pėr tė kaluar nė Pulje, ... shqiptarėt, kryesisht himariotėt, u shkaktuan ushtarėve tė sulltanit pengesa e trazira tė mėdha... Kėta ... u bėnė shkaku kryesor qė shpėtoi Pulja, dhe ajo mbretėri (e Napolit) nga njė rrėnim i madh dhe nga zjarri qė u rrinin mbi kokė”. Me kėtė rast sulltani, me qėllim qė tė forconte sundimin e vet nė krahinat e bregdetit shqiptar, vendosi tė pushtonte ishullin e Korfuzit, qė ishte nėn pushtetin venedikas.



    Edhe pėr pushtimin e Korfuzit shqiptarėt u shkaktuan trupave tė sulltanit pengesa tė mėdha. Pėr njė muaj tė tėrė ata nuk i lejuan forcat osmane tė kalonin nga Vlora gjatė bregdetit tė Himarės. Kėto forca u detyruan tė ndėrronin drejtim dhe tė ndiqnin rrugėn Tepelenė-Gjirokastėr-Delvinė gjersa dolėn nė bregdet pėrballė ishullit tė Korfuzit. Kampi perandorak u vendos nė Butrint.



    Lufta e kryengritėsve labė u dha mundėsi venedikasve tė pėrforconin ndėrkohė mbrojtjen e ishullit, prandaj edhe sulmi osman kundėr Korfuzit dėshtoi. Megjithėkėtė, sulltani nuk u largua pa bėrė edhe njė pėrpjekje pėr tė nėnshtruar krahinėn kryengritėse tė Kurveleshit. Pėr kėtė qėllim ai urdhėroi tė ndėrtohej kėshtjella e Cerjes (nė Mesaplik). Por nė shtator, duke hequr dorė nga pushtimet e ėndėrruara drejt Italisė dhe pa arritur ta nėnshtronte plotėsisht Labėrinė, pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u largua nga bregdeti jugor shqiptar pėr nė Stamboll.
    Ndėrkohė qeveritarėt lokalė, me ndihmėn e forcave tė pushtetit qendror, mė sė fundi arritėn t’i nėnshtronin, qoftė dhe pėrkohėsisht, krahinat kryengritėse tė Kurveleshit dhe tė Himarės, por duke u njohur privilegjin e vetėqeverisjes.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Kryengritjet antiosmane nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI


    Nė njė kohė me nėnshtrimin e krahinės sė Labėrisė nė jug, qeveritarėt osmanė i shtuan pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitat e tyre edhe nė Shqipėrinė e Veriut dhe tė Mesme, nė krahinat fushore si edhe nė ato malore tė vetėqeverisura. Duke i nisur sulmet e tyre nga kėshtjellat e Shkodrės, e Podgoricės, e Zhabjakut, e Medunit, e Plavės dhe nga qytezat gjatė rrugės Shkodėr-Prizren, spahinjtė u pėrpoqėn tė depėrtonin e tė vendoseshin nė ēdo krahinė tė kėsaj treve.

    Malėsorėt dhe fshatarėsia fushore iu pėrgjigjėn kėtyre sulmeve me njė qėndresė tė armatosur, e cila gjatė dhjetėvjeēarit 1560-1571 u shndėrrua nė njė kryengritje tė gjerė qė pėrfshiu shumė krahina tė Shqipėrisė Veriore e tė Mesme si dhe krahinėn e Labėrisė. Nė mėnyrė tė veēantė kryengritja u pėrhap nė Malėsinė e Madhe, nė zonėn e Dukagjinit, tė Dibrės, tė Kurbinit dhe nė krahinat fushore tė Shkodrės, Lezhės, Mysjes, Ishmit etj.


    Nė muajt shkurt-prill 1560, mė shumė se 500 fshatarė nga Reēi, Dardha e nga fshatra tė tjerė tė Lurės e tė Dibrės sė Poshtme, ngritėn krye, vranė spahinjtė dhe u dogjėn shtėpitė. Sulltani dėrgoi Ēaush Koēiun, njohės shumė i mirė i terrenit dhe ngarkoi pėr tė shtypur kryengritjen forcat e sanxhakbejlerėve tė Ohrit, Elbasanit e tė Dukagjinit. Kryengritėsit nuk mundėn t’u bėnin ballė ushtrive osmane. Pesė vjet mė vonė flaka kryengritėse u pėrhap nė nahijen e Pukės dhe nė zonėn midis liqenit tė Ohrit e bregdetit, deri nė krahinėn e Mysjes. Rrugėt u prenė ndėrsa kryengritėsit sulmuan kėshtjellat. Ashpėrsia e Stambollit pėr shtypjen e kėsaj kryengritjeje duket nė urdhrin e sulltanit, ku thuhej: “tė pabindurit t’i shkoni nė shpatė, fėmijėt dhe gratė e tyre t’i bėni robėr, kurse pasuritė dhe plaēkat t’ua grabitni”.


    Pėr shtypjen e kryengritjes, u mobilizuan forcat ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Ohrit, tė Elbasanit dhe tė Dukagjinit, por as kėto forca tė bashkuara, nuk arritėn ta mposhtnin atė. Madje, gjendja u ashpėrsua mė tepėr dhe kryengritja pak nga pak u pėrhap nė tė gjitha tokat e sanxhakėve tė Ohrit, tė Dukagjinit dhe tė Shkodrės.

    Nė shkurt tė vitit 1565 u ngritėn pėrsėri malėsorėt e krahinave tė Pukės, Iballės, Spasit, Mirditės dhe tė Lumės. Vatra tė rėndėsishme tė luftės u bėnė sidomos fshatrat Riba, Rapi, Dushi, Kullumbria, Fandi i Vogėl, Mirdita e Madhe dhe e Vogėl, Qerreti i Sipėrm e i Poshtėm, Ujmishti, Syroj etj. Kryengritėsit prenė rrugėn Shkodėr-Prizren dhe i shtrinė sulmet e tyre nė viset fushore. Ndėrkohė kryengritja u pėrhap edhe nė krahinat malore tė Kelmendit, Kuēit, Pipėrit si dhe nė fshatrat e rrethinės sė Shkodrės, si nė Kakariq, Balldren, Trush i Sipėrm dhe i Poshtėm, Reē, Obod, Shėnkoll, Shas etj. Kryengritėsit dėbuan pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal dhe kundėrshtuan t’i bindeshin legjislacionit osman. Krerėt e tyre kishin zėnė tani vendet e kadilerėve dhe tė subashėve.



    Kundėr kryengritėsve u hodhėn forcat ushtarake tė bashkuara tė sanxhakbejlerėve tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Shkodrės, por edhe kėto nuk arritėn ta pėrmbushnin urdhrin e sulltanit “pėr t’u dhėnė fund njė herė e mirė trazirave nė Shqipėri”. Kryengritjet vazhduan edhe pas vitit 1565, kur u bėnė mė tė pėrgjithshme, meqenėse u shtrinė edhe nė Shqipėrinė Jugore.


    Dy vjet mė vonė (mė 1567) ngritėn krye pėrsėri malėsorėt e Labėrisė. Forcat ushtarake tė sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Janinės hynė nė thellėsi tė krahinės, ku ndėshkuan disa fshatra, duke i plaēkitur e djegur, por lėvizjen nuk mundėn ta shuanin. Kryengritėsit u hakmorėn menjėherė, siē thuhet nė njė dokument bashkėkohės, “duke sulmuar lėmin e luftės tė sanxhakbeut tė Janinės, tė cilin e thyen, e vunė nė ikje, e plaēkitėn dhe vranė mė shumė se 800 turq”.


    Nė nėntor tė vitit 1568, banorėt e disa fshatrave tė sanxhakėve tė Dukagjinit dhe tė Ohrit, veēanėrisht ata tė krahinave tė Dibrės sė Poshtme, Lumės, Mirditės, Mysjes u hodhėn pėrsėri nė kryengritje, vranė pėrfaqėsuesit e pushtetit osman dhe refuzuan tė paguanin xhizjen. Gjendja nė vend nuk ishte qetėsuar aspak. Pushteti osman nė njė varg krahinash u pėrmbys dhe kryengritjet vazhduan tė shpėrthenin dhe nė vitin 1570, kur me krijimin e njė gjendjeje tė jashtme ndėrkombėtare tė favorshme, arritėn kulmin e zhvillimit tė tyre.


    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI Perandoria Osmane ishte nė kulmin e fuqisė sė vet. Epėrsia e saj ushtarake qėndronte jo vetėm nė forcat tokėsore, por edhe nė fuqinė e madhe detare, me tė cilėn rrezikonte ishujt e deteve Egje e Jon, qė ishin kryesisht nėn sundimin e Republikės sė Venedikut.

    Mė 1570 njė flotė e madhe osmane sulmoi ishullin e Qipros. Hyrja nė veprim e kėsaj fuqie tė rėndėsishme detare shqetėsoi Venedikun dhe shtetet e tjera mesdhetare evropiane. Si rrjedhim, u formua njė koalicion nga shtetet pjesėmarrėse kundėr Perandorisė Osmane. Spanja, Papati e Venediku ishin mė tė interesuar nė shpėrthimin e kryengritjeve shqiptare, me tė cilat synonin t’i gozhdonin osmanėt nė Shqipėri.
    Venediku kėrkonte tė mbronte me anė tė kryengritjeve zotėrimet e veta tė Ulqinit e tė Tivarit si dhe ishullin e Korfuzit. Pranė krerėve kryengritės u dėrgua si pėrfaqėsues i koalicionit princi roman Prosper Kolana. Krerėt e lėvizjes kryengritėse shqiptare u vunė menjėherė nė lidhje me koalicionin e shteteve evropiane, duke shpresuar tė gjenin te ky koalicion njė aleat tė jashtėm, qė do t’i ndihmonte pėr ta hequr qafe zgjedhėn osmane. Prandaj me shpėrthimin e luftės midis Perandorisė Osmane dhe koalicionit tė shteteve evropiane, lėvizja kryengritėse shqiptare, qė nuk ishte ndėrprerė, mori hov mė tė madh dhe karakteri i saj ēlirimtar doli nė plan tė parė.


    Lėvizja mori njė hov tė tillė sidomos nė krahinat e sanxhakėve tė Shkodrės e tė Dukagjinit. Pėrveē malėsorėve u hodhėn nė luftė edhe banorėt e rrethinės sė Shkodrės, tė cilėt kishin vendosur lidhje me garnizonet e fortesave tė Tivarit dhe tė Ulqinit. Nė shkurt tė vitit 1570, 7 000 deri 8 000 kryengritės shqiptarė, tė bashkuar me forcat e kėtyre garnizoneve, sulmuan pėr tri ditė rresht qytetin e Lezhės, por nuk arritėn ta ēlironin.
    Pasi u bashkuan me malėsorėt dukagjinas, ata ēliruan Ishullin e Lezhės. Ndėrkohė ngritėn krye edhe banorėt e Mysjes, tė Kurbinit e tė Krujės, tė cilėt i shtrinė sulmet deri nė kėshtjellėn e Lezhės. Pas ēlirimit tė Ishullit tė Lezhės, forcat e kryengritėsve nė bashkėveprim me forcat venedikase iu drejtuan Shkodrės dhe sulmuan qytetin. Mbrojtėsve tė Shkodrės u erdhi nė ndihmė ushtria e ejaletit tė Rumelisė, ndaj sulmi nuk pati sukses. I alarmuar nga pėrpjesėtimet e mėdha qė mori kryengritja, pushteti qendror osman dėrgoi forca tė mėdha ushtarake dhe mundi ta kufizonte atė vetėm nė viset malore.


    Ndėrkohė vazhduan luftimet veneto-osmane nė bregdetin shqiptar e dalmat. Nė qershor tė vitit 1570 flota e Venedikut u pėrpoq tė pushtonte Durrėsin, por garnizoni osman mundi ta pėrballonte sulmin. Pas kėsaj flota mori rrugėn drejt bregdetit tė Himarės, ku banorėt prej kohėsh ishin hedhur nė kryengritje. Nė bashkėpunim me stratiotėt qė erdhėn me anije, himariotėt shtinė nė dorė kėshtjellėn e Sopotit dhe ēliruan tė gjithė krahinėn e Himarės. Por edhe kjo fitore nuk zgjati shumė. Forcat e sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Delvinės, tė pėrkrahura nga trupa tė shumta jeniēere, qė erdhėn me flotėn osmane, e shtypėn kryengritjen dhe vendosėn pėrsėri pushtetin e tyre.


    Pastaj flota osmane kaloi nė ujėrat e Ulqinit pėr tė bashkėvepruar me forcat ushtarake qė vepruan kundėr kryengritėsve nė sanxhakėt e Shkodrės e tė Dukagjinit. Pasi ishin ēliruar tashmė nga pesha e madhe e kryengritjes sė Veriut, forcat osmane rrethuan garnizonin venedikas tė Ulqinit qė qėndroi gjatė dhe u dorėzua vetėm nė gusht tė vitit 1571. Sanxhakbeu fitimtar e la tė lirė garnizonin venedikas tė shkonte nė Raguzė, kurse popullsinė vendase shqiptare e ndėshkoi me egėrsi tė madhe. Njė pjesė tė qytetarėve i kaloi nė shpatė, kurse pjesėn tjetėr, sidomos gratė e fėmijėt, i mori me vete si skllevėr.

    Pak mė vonė forcat e sanxhakbeut tė Shkodrės rrethuan Tivarin, mirėpo garnizoni venedikas e dorėzoi qytetin pa luftė. Kėshtu kaluan edhe pjesėt e fundit tė truallit shqiptar nėn zgjedhėn osmane.


    Nė tetor tė vitit 1571, flota e koalicionit tė shteteve evropiane e shpartalloi flotėn osmane nė gjirin e Korintit, nė afėrsi tė Lepantit. Por kjo fitore e madhe nuk u shfrytėzua, sepse kontradiktat qė lindėn midis pjesėmarrėsve tė koalicionit ēuan shpejt nė prishjen e tij. Republika e Venedikut, duke mos pasur mė frikė nga epėrsia osmane nė det, u shkėput nga aleanca dhe lidhi paqe me Stambollin (1573).


    Shpresat qė kishin shqiptarėt pėr tė gjetur te Venediku njė aleat tė jashtėm, qė do t’i ndihmonte nė mėnyrė aktive nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, morėn fund kur venedikasit lidhėn marrėveshje me osmanėt dhe i braktisėn kryengritėsit nė fatin e tyre. Nėn presionin e forcave tė mėdha ushtarake tė sundimtarėve osmanė, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Ishulli i Lezhės pėr t’u mbrojtur nė malet e tyre (1574).


    Me ekspeditat e shpeshta ushtarake qė ndėrmorėn mė vonė, sundimtarėt osmanė arritėn tė pėrforconin pushtetin e tyre tė lėkundur dhe mė sė fundi tė futnin spahinjtė nė tė gjitha krahinat malore tė sanxhakut tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit. Depėrtimi i spahinjve nė kėto malėsi ishte i pėrkohshėn.
    Lėvizjet kryengritėse nuk pushuan edhe gjatė viteve 80-90 tė shek. XVI. Ato u shtrinė nė krahinat e Kuēit e tė Kelmendit, Piprit, nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit. Me 1586 qindra kryengritės kishin zėnė Grykėn e Kaēanikut, pasi kishin vrarė kadiun sė bashku me familjen e tij. Pėrpjekja pėr tė vjelė xhizjen nė krahinėn e Matit (1590) u bė shkak pėr kryengritjen nė krahinat e Ohrit, tė Dibrės e tė Tetovės. Kėtu, sipas burimeve bashkėkohore, vepronin 10 000 kryengritės shqiptarė. Megjithatė kryengritjet dėshtuan.


    Pėr shtypjen e tyre u pėrdorėn njė sėrė masash: forcat e armatosura dhe dhuna, ndėrtimi i kėshtjellave tė reja dhe vendosja e garnizoneve ushtarake, copėtimi i sanxhakėve tė mėdhenj nė mė tė vegjėl, shpėrngulja me forcė e kryengritėsve nga zonat malore nė ato fushore, kundėrvėnia e qytetarėve kundėr fshatarėve, duke i falur nga disa taksa shtetėrore, vrasjet, djegiet deri nė marrjen rob tė grave e tė fėmijėve. Si pėrfundim i njė vargu ekspeditash ushtarake, spahinjtė u vendosėn edhe nė krahinat malore tė sanxhakut tė Shkodrės dhe atij tė Dukagjinit.


    Fitorja e Lepantit u tregoi shteteve tė ndryshme tė Evropės se ushtria osmane nuk ishte “e pamposhtur”. Prandaj Fuqitė e Mėdha evropiane projektuan organizimin e ekspeditave tė tjera ushtarake kundėr Perandorisė Osmane, nė tė cilat njė rėndėsi tė posaēme do tė kishin edhe kryengritjet nė Shqipėri. Spanja, Papati dhe pak mė vonė Austria, u orvatėn tė vendosnin lidhje me kryengritėsit shqiptarė, ato dėrguan nė Shqipėri misionarė tė huaj dhe shqiptarė, me anėn e tė cilėve pėrpiqeshin tė afroheshin me krerėt shqiptarė.


    Interesimi i kėtyre shteteve gjeti njė pritje tė mirė nė Shqipėri. Krerėt e krahinave tė ndryshme e shfrytėzuan rastin pėr tė kėrkuar nga shtetet e huaja ndihmė nė armė e nė mjete tė tjera lufte, duke shpresuar, njėkohėsisht, se do tė gjenin tek ata aleatė nė luftėn e pėrbashkėt kundėr osmanėve. Mė 1577 dhe 1581 himariotėt i kėrkuan papės t’u jepte ndihmė nė tė holla pėr tė blerė armė kundėr osmanėve. Si Papati, ashtu dhe Spanja e Austria, zakonisht u pėrgjigjeshin shqiptarėve me premtime dhe kėshilla qė tė prisnin “kohė mė tė mira” pėr tė filluar luftėn kundėr sundimtarėve osmanė.



    Ndryshe nga kėto, Republika e Venedikut mbajti njė qėndrim tė hapur armiqėsor ndaj kryengritjeve shqiptare. Pas paqes qė lidhi me turqit mė 1573, ajo nuk kishte mė interes t’i prishte marrėdhėniet me Perandorinė Osmane.

    Me shkatėrrimin e flotės osmane nė Lepant, kjo nuk e kėrcėnonte mė epėrsinė e Venedikut nė det. Senati venedikas i trembej mė tepėr fuqisė sė madhe detare tė Spanjės dhe sidomos kalimit tė saj nė bregdetin shqiptar e ballkanik. Pėr t’i dalė para kėtij rreziku, ai u pėrpoq qė tė asgjėsonte ēdo lidhje tė shqiptarėve me Spanjėn, duke mbytur qė nė lindje ēdo kryengritje tė tyre. Pėrveē disa krerėve dhe prelatėve qė ishin nėn ndikimin e tij, senati pėrdori ēdo mjet qė nga korruptimi me tė holla e deri nė komplotet e armatosura pėr tė bėrė qė shqiptarėt jo vetėm tė mos fitonin lirinė me ndihmėn e ndonjė shteti tjetėr, por tė bėheshin nė njė tė ardhme shtetasit e tij. “Venedikasit, shkruante Gjergj Vlladenji, njė personalitet shqiptar i njohur i shek. XVII, meqenėse pretendojnė tė bėhen njė ditė zotėr tė Shqipėrisė, nuk lejojnė tė ēlirohet ky vend nga duart e tė tjerėve, madje kur u bie nė vesh ndonjė marrėveshje e tillė, ua zbulojnė vetė turqve, siē vepruan nė vitet e kaluara kur qe fjala pėr tė shtėnė nė dorė Shkodrėn”. Njė qėndrim tė tillė mbajti Republika pėr gati 70 vjet (1573-1644).

    Edhe shtetet e tjera evropiane, tė interesuara pėr shpėrthimin e kryengritjeve nė Shqipėri, u pėrpoqėn t’i pėrdornin kėto nė interes tė planeve tė tyre luftarake. Kur pėrgatiteshin tė hynin nė luftė kundėr Perandorisė Osmane, ato u premtonin kryengritėsve shqiptarė ndihma dhe i nxitnin tė intensifikonin luftėn. Por, kur lidhnin paqe me tė, i linin pa ndihma dhe tė vetėm pėrballė ekspeditave ndėshkimore osmane.
    Nga ana tjetėr, secila fuqi evropiane, nė rivalitet me tė tjerat, duke dashur t’i lidhte krerėt shqiptarė pas politikės sė vet, shkaktonte me anėn e premtimeve dhe mjeteve propagandistike qė pėrdorte, pėrēarjen e forcave tė kryengritėsve vendas. Si rrjedhim, nė fund tė shek. XVI, krerėt himariotė dhe njė pjesė e atyre tė Shqipėrisė sė Veriut e tė Mesme me peshkopin e Stefaniskės (Shqipėria e Mesme) nė krye, Nikollė Mekajshin, anonin nga Papati dhe Spanja. Tė tjerė krerė tė veriut nėpėrmjet peshkopit tė Zadrimės, Nikollė Bardhit, mbanin anėn e Venedikut.

    Nga mbarimi i shek. XVI disa krerė tė veriut dhe personalitete tė Shkodrės, tė Lezhės, tė Durrėsit, tė Prizrenit, filluan tė orientoheshin edhe nga Austria. Ndėrsa kryepeshkopėt e Ohrit, nė jug tė vendit, anonin nga Moska.
    Nė kėto rrethana nuk u realizua detyra e rėndėsishme, nuk u ndihmua lufta e popujve tė Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė e popullit shqiptar pėr t’u ēliruar nga sundimi osman. Pėrmbushja e kėtij objektivi, siē vinin nė dukje shpeshherė pėrfaqėsuesit e kryengritėsve shqiptarė, ishte edhe nė interes tė popujve dhe shteteve tė Evropės.


    Kryengritjet e armatosura tė shek. XVI dėshtuan. Ato nuk u zhvilluan nė tė njėjtėn kohė, nė mėnyrė tė organizuar dhe nuk ia dolėn tė shkriheshin nė njė kryengritje tė vetme. Pushteti osman ndoqi politikėn “pėrēa e sundo”. Krerėt shqiptarė civilė e klerikė nuk kishin njė unitet mendimi sidomos pėr zgjedhjen e aleatit tė jashtėm. Sė fundi, mungoi edhe ndihma konkrete nga jashtė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Kuvendet ndėrballkanike



    Nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XVII, lufta antiosmane e popujve ballkanas kaloi nė njė fazė mė tė lartė, qė karakterizohet nga pėrpjekjet pėr tė bashkėrenditur lėvizjet ēlirimtare tė vendeve tė veēanta. Njė rol tė dorės sė parė nė kėtė drejtim luajtėn krerėt shqiptarė, tė cilėt u bėnė nga organizatorėt mė tė rėndėsishėm tė luftės sė popujve tė shtypur. Fryt i pėrpjekjeve tė tyre ishin mbledhjet e disa kuvendeve ballkanike qė u mbajtėn nė Kuē, nė Prokuplje dhe nė Beograd.



    Mė 13 dhjetor 1608 nė manastirin e Moraēės, pranė liqenit tė Shkodrės, nėn drejtimin e patriarkut tė Pejės, u mblodhėn krerė serbė, shqiptarė, bullgarė, boshnjakė, hercegovinas e serbė ku u diskutua pėr dėbimin e osmanėve dhe iu kėrkua ndihmė dukės sė Savojės. Kjo mbledhje shėrbeu si pikėnisje pėr organizimin e disa kuvendeve ballkanike.



    Kuvendi i parė u mblodh mė 1614 nė Kuē, nė zemrėn e Maleve shqiptare, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė kryengritėsve tė Shqipėrisė, tė Malit tė Zi, Bosnjės, Hercegovinės, Serbisė dhe tė Maqedonisė. Ai u zhvillua nė dy sesione, njėri nė korrik e tjetri nė shtator. Nga tė gjashtė krerėt kryesorė ballkanas tė kėtij kuvendi dy ishin shqiptarė, Gjergj Bardhi i Mirditės dhe Lala Drekali i Kuēit, kurse nga 44 pėrfaqėsuesit ballkanas njė e katėrta vinin nga vatrat e qėndresės shqiptare.



    Nė sesionin e dytė tė kuvendit u hartua plani i operacioneve luftarake. Rėndėsi e veēantė pėr pėrgatitjen dhe fillimin e veprimeve ushtarake nė Gadishullin Ballkanik iu kushtua vatrave malore kryengritėse shqiptare. Nė kėto vatra do tė dėrgoheshin pėr ndihmė nga tė gjitha krahinat ballkanike 12 000 luftėtarė, tė cilėt do tė pajiseshin me armė dhe, sė bashku me kryengritėsit shqiptarė, do tė shpėrthenin prej andej sulmet kundėr garnizoneve osmane.

    Nga Himara do tė kryhej sulmi pėr ēlirimin e Vlorės, nga malėsitė e Dukagjinit do tė zhvilloheshin operacionet pėr ēlirimin e Krujės, nga Malėsia e Madhe do tė fillonte sulmi pėr ēlirimin e Shkodrės; po kėshtu edhe nga Mali i Zi do tė sulmohej Kastelnovo nė Grykėn e Kotorrit. Nė themel tė kėtij plani qėndronte gatishmėria pėr luftė si dhe pėrvoja shumėvjeēare e kryengritjeve tė deriatėhershme tė popujve tė Ballkanit, e veēanėrisht ajo e shqiptarėve. Nė kryengritje do tė merrnin pjesė edhe mitropoliti i Durrėsit e peshkopėt ortodoksė tė Janinės e tė Artės.


    Nė kėtė sesion u shtrua pėrsėri si ēėshtje kryesore ajo e sigurimit tė armėve. Tė dėshpėruar nga dėshtimet e mėparshme, pjesėmarrėsit morėn njė vendim tė ri, qė ishte njė goditje e rėndė pėr princat katolikė, tė cilėt i kishin mbajtur deri tani me fjalė pėr organizimin e “kryqėzatave” dhe nuk kishin dhėnė ndihmė efektive nė armė. Kuvendi ngarkoi tė dėrguarin e vet diplomatik, shqiptarin Gjon Renėsi, qė tė deklaronte nė oborret katolike tė shteteve italiane se kuvendi nuk do tė ngurronte t’u drejtohej pėr ndihmė shteteve protestante, si Anglisė, Holandės dhe princave tė tjerė protestantė tė Gjermanisė.


    Midis burrave tė shtetit tė Evropės Perėndimore, qė filluan tė inkurajonin kryengritėsit ballkanas me shpresė se fitorja do t’u jepte atyre mundėsi tė vinin dorė mbi tokat e ēliruara, ishin duka i Parmės nė Itali dhe duka i Neverit nė Francė, prapa tė cilėve qėndronte nė fakt Spanja. Duka i Parmės pranoi ta ndihmonte me armė kryengritjen e projektuar dhe nisi njė anije tė ngarkuar me furnizime pėr nė brigjet shqiptare, por kjo u sekuestrua rrugės nga venedikasit. Atėherė kuvendi vendosi tė bashkėrendiste kryengritjen me ekspeditėn qė pėrgatiste duka i Neverit pėr tė zbarkuar nė Gadishullin Ballkanik. Mirėpo edhe pėrpjekjet e kėtij princi frėng dėshtuan pėr shkak tė kontradiktave politike evropiane.


    Meqenėse hapat e parė nuk dhanė rezultatet e dėshiruara, pas kuvendit tė Kuēit u bėnė pėrpjekje pėr njė kuvend tė ri. Mė 11 nėntor 1616 nė Prokuplje morėn pjesė, siē thotė njė burim bashkėkohės, “zotnitė kryesorė tė mbretėrisė sė Bosnjės, tė Kosovės, tė Serbisė, tė Shqipėrisė, tė Maqedonisė dhe tė Arkidukatit tė Hercegovinės”. Pėr shkak tė kushteve tė reja qė ishin krijuar me rritjen e rolit tė Austrisė si kundėrshtari kryesor i Perandorisė Osmane, kėtė herė kuvendi nxori nė plan tė parė si detyrė pėr tė ēliruar sė pari Bosnjėn, meqenėse kishte mundėsi mė tė mėdha tė ndihmohej nga ana e Austrisė.
    Megjithėkėtė edhe nė kėtė kuvend u pa i nevojshėm njė zbarkim nė Shqipėri, sepse kryengritjet shqiptare mbanin vazhdimisht tė hapur njė plagė nė anėt mė tė dobėta tė Perandorisė Osmane.

    Nė bregdetin shqiptar, prej nga niseshin rrugėt drejt viseve tė brendshme tė Ballkanit dhe se, - siē thuhej nė vendim, - njė pjesė e popullit tė kėtij vendi “nuk i bindet sulltanit dhe jeton i lirė (siē janė – shėn. i aut.) zotnitė e Dukagjinit, e Kelmendit, e Piprit, e Palabardhit dhe tė Malit tė Zi”. Prandaj nė ēdo plan ushtarak, si mė pėrpara edhe tani, Shqipėria zinte njė vend nga mė tė rėndėsishmit. Me tė zbarkuar flota evropiane nė brigjet shqiptare, 10 000 burra do tė bashkoheshin me forcat hercegovinase.

    Me 40 000 veta nga Dukagjini, Kelmendi, Pipri, Palabardhi e nga Mali i Zi do tė merrnin kėshtjellėn e Shkodrės e prej andej do tė shkonin drejt Sofjes, ku do tė bashkoheshin me forcat e tjera pėr tė parashtruar planin pėr marrjen e Stambollit. Projekti mbeti pėrsėri nė letėr. Duka i Neverit e zgjati shumė pėrgatitjen e ekspeditės. Nė pragun e nisjes flota u dogj. Spanja i druhej luftės me shtetin osman.


    Njė dėshmi tjetėr e lėvizjes ēlirimtare ballkanike u bė kuvendi i Beogradit, qė u mblodh mė 18 nėntor 1620. Aty u shqyrtuan mė me hollėsi planet e dy kuvendeve tė mėparshme dhe u theksua nevoja e ēlirimit tė Shkodrės nga kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe dhe tė malėsive tė Dukagjinit, si dhe ēlirimi i Krujės nga banorėt e malėsive tė Shqipėrisė sė Mesme.

    Nga tė 24 krerėt e kuvendit tė Beogradit, qė nėnshkruan planin e luftės, mė tė rėndėsishmit ishin Lala Drekali i Kuēit, Gjin Gjergji i Dukagjinit dhe Vuk Gjeēi i Kelmendit, pas tė cilėve vinin krerėt e tjerė tė ardhur nė kuvend nga malet shqiptare. Tė bashkuar nė “Lidhjen e Arbėnit”, Dukagjini, Pipri e Kelmendi do tė nxirrnin 14 000 luftėtarė.
    Tė gjithė do tė grumbulloheshin nė Pejė, ku do tė krijohej njė ushtri prej 50 000 kėmbėsorėve e 30 000 kalorėsve prej forcave tė Shqipėrisė, Maqedonisė e Serbisė. Edhe kėtė herė kuvendi zgjodhi shqiptarin Gjon Renėsi si njėrin nga tė dėrguarit e vet pėr nė oborret evropiane. Por, ndihma e kėrkuar me armė dhe zbarkimi nė brigjet shqiptare nuk u siguruan as kėtė herė.

    Kuvendet ndėrballkanike nuk arritėn tė organizonin njė aksion tė pėrbashkėt pėr dėbimin e osmanėve nga Evropa. Popujve ballkanas e nė radhė tė parė kryengritėsve shqiptarė iu desh tė luftonin me forcat e veta. Shkaqet e dėshtimeve tė pėrpjekjeve pėr organizimin e njė aksioni tė pėrbashkėt ballkanik qėndrojnė kryesisht nė kontradiktat midis shteteve evropiane, tė cilat ishin nė rivalitet me njėra-tjetrėn nė zotėrimet osmane.


    Gjatė periudhės sė kuvendeve ballkanike u hartuan mjaft projekte. Patriku i Ohrit, Athanasi, hartoi njė projekt mė 1615-1616. Ai kishte vėnė nė lėvizje peshkopė e klerikė tė tė gjitha rangjeve. Si njohės shumė i mirė i gjendjes nė Ballkan, krahas kulturės teologjike, Athanasi kishte njohuri edhe nga arti ushtarak, aq sa ishte nė gjendje tė hartonte planin e kryengritjes. Ai kishte hyrė nė lidhje me dukagjinasit, kelmendasit dhe pastroviqasit dhe shqiptarėt e tjerė, tė cilėt prisnin ndihmėn nga Spanja e Napoli.


    Nė vitin 1621, Pjetėr Budi hartoi njė relacion me tė cilin pėrkrahte projektin e Bertuēit dhe kėrkonte vėnien e tij nė jetė. Sipas tij, 30 000 shqiptarė tė krishterė e myslimanė, ishin gati tė rrėmbenin armėt. Shqiptarėt kishin nevojė pėr armė, municione dhe pėr njė princ pėr t’i udhėhequr. Koha mė e pėrshtatshme ishte viti 1621, mbasi forcat ushtarake osmane tė tokave shqiptare kishin shkuar nė luftė kundėr Polonisė. As relacioni i P. Budit nuk gjeti pėrkrahje.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    NDRYSHIMET NĖ STRUKTURĖN FETARE TĖ POPULLIT SHQIPTAR. PĖRHAPJA E FESĖ ISLAME
    (SHEK. XV - XIX)



    Depėrtimi i islamit nė tokat shqiptare
    Vendosja e sundimit osman nė tokat shqiptare u shoqėrua me ndryshime tė thella jo vetėm nė fushat politike, shoqėrore dhe ekonomike, por edhe nė strukturėn fetare tė popullsisė. Pėrkatėsia e krishterė e shqiptarėve (pjesėrisht nė ritin ortodoks dhe pjesėrisht nė atė katolik) filloi tė cenohej nė dobi tė pėrhapjes sė islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Kontaktet e shqiptarėve me fenė islame janė mė tė hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, pėrderisa qė nė kohėt paraosmane kėto toka janė shkelur herė pas here nga tregtarė, forca ushtarake apo pėrfaqėsues tė tjerė tė botės orientale-islamike. Megjithatė, fillimet e islamizimit tė popullsisė shqiptare nė trajtėn e njė procesi historik, kohėsisht janė tė lidhura me fillimet e vendosjes sė sundimit osman nė Shqipėri.


    Pjesa e sipėrme e piramidės shoqėrore, fisnikėria shqiptare, ishte e para qė provoi dukurinė e kalimit nė islamizėm. Qė nga gjysma e dytė e shek. XIV, kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqipėrisė sa vinin e dendėsoheshin, princat shqiptarė u shtrėnguan, kush mė herėt e kush mė vonė, tė pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasalė tė tij, tė dėrgonin djemtė e vet si pengje pranė oborrit osman. Kėtu, pasi ktheheshin nė myslimanė dhe merrnin edukatėn pėrkatėse, ata ngarkoheshin me shėrbime tė caktuara ushtarake e civile, duke arritur nė shumė raste edhe nė funksione tė larta, si sanxhakbejlerė, subashė etj.


    Ndėr pinjollėt e islamizuar tė familjeve feudale shqiptare tė dėrguar pranė oborrit tė sulltanit si iēoglanė ishin edhe Gjergj Kastrioti (i islamizuar me emrin Skėnder), njė nga djemtė e Gjon Kastriotit, Jakup Beu, i biri i Teodor Muzakės (nė fund tė viteve 30 tė shek. XV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar), i vėllai, Kasem Pasha, njė nga komandantėt mė tė shquar tė Muratit II dhe tė Mehmetit II; dy djemtė e Gjin Zenebishit (njėri prej tyre, i quajtur Hasan Beu, nė vitin 1455 mbante funksionin e subashit tė Tetovės) etj. Islamizimi i njė pjese tė elitės feudale shqiptare qė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė sundimit osman formoi kėshtu kontingjentin fillestar tė popullsisė sė islamizuar shqiptare.



    Dinamika e procesit tė islamizimit nė hapėsirėn shqiptare u pėrshpejtua me vendosjen pas vitit 1402 tė njė detyrimi tė veēantė tė quajtur devshirme. Sipas kėtij detyrimi, familjet e krishtera tė vendeve nėn sundimin osman, periodikisht duhet tė jepnin djem (devshirė) pėr tė mbushur repartet e jeniēerėve (axhemiogllanė) ose pėr nevoja tė tjera tė pallatit sulltanor (iēogllanė).
    Shqipėria ishte njė ndėr vendet e pushtuara, ku detyrimi i devshirmesė u zbatua me rigorozitetin mė tė madh.

    Detyra e mbledhjes sė djemve tė krishterė dhe e dėrgimit tė tyre nė Stamboll i ngarkohej njėrit prej funksionarėve tė korpusit tė jeniēerėve, i cili, i pajisur me ferman tė sulltanit dhe i shoqėruar edhe nga njė sekretar, shkonte nė tė gjitha krahinat, tė cilat fermani nė fjalė i ngarkonte me detyrimin e devshirmesė. Nė bashkėpunim me kryepleqtė (koxhabashėt) i dėrguari i Stambollit mblidhte kryefamiljarėt e ēdo fshati dhe u kėrkonte tė sillnin pranė tij tė gjithė djemtė e moshės 12-15 vjeē. Mes kėtyre djemve zgjidheshin mė tė mirėt pėrsa i pėrket paraqitjes fizike dhe aftėsisė pėr tė pėrballuar sakrificat.

    Zakonisht merrej njė djalė pėr ēdo familje tė krishterė, qoftė kur familjet kishin disa, qoftė kur kishin edhe njė djalė tė vetėm. Djemtė e pėrzgjedhur, pasi visheshin me njė livre cohe tė gjatė deri nė tokė dhe u vendosej njė kėsulė me pupėl nė kokė, dėrgoheshin nė kryeqytetin e perandorisė. Ditėn qė arrinin kėtu, shpėrndaheshin dy nga dy nėpėr familjet e atjeshme dhe pastaj, tė prirė prej agait (komandantit) tė jeniēerėve, kalonin pėr shikim pėrpara sulltanit, i cili mė tė pėrshtatshmit i mbante nė sarajet e veta, ndėrsa njė pjesė tjetėr ua kalonte pėr stėrvitje instruktorėve tė posaēėm. Teprica u jepej familjeve osmane nė Rumeli dhe Anadoll, ku mėsonin turqishten, kryenin punė tė ndryshme bujqėsore etj. Edhe kėta tė fundit, sipas nevojave tė pallatit tė sulltanit dhe tė korpusit tė jeniēerėve, nėse kishin mėsuar mirė gjuhėn, brenda 2-3 vjetėsh mund tė merreshin nga familjet pėr t’u pėrfshirė me shėrbim pranė institucioneve tė mėsipėrme.



    Njė sasi jo e vogėl djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin nė myslimanė, dėrgoheshin me shėrbim edhe pranė pallateve tė sanxhakbejlerėve ose bejlerbejlerėve. Kėta tė fundit quheshin gulamė dhe shfaqen dendur nė defterėt osmanė tė shek. XV si zotėrues timaresh.


    Praktika e devshirmesė, e cila vijoi deri nga fundi i shek. XVII, luajti rolin kryesor nė krijimin e shtresės ushtarake shqiptare si pjesė pėrbėrėse e klasės ushtarake osmane. Elementėt e islamizuar nga trevat shqiptare, tė cilėt u edukuan pranė pallatit sulltanor ose pranė sarajeve tė qeveritarėve osmanė tė provincave, pėrgjithėsisht, ose mbushėn korpusin e jeniēerėve (ushtrisė osmane), ose formuan aparatin qeverisės tė shtetit osman nė Shqipėri. Duke qenė e inkuadruar nė hierarkinė osmane, kjo pjesė e popullsisė shqiptare u bė zotėruese e timareve, zeameteve dhe haseve, dhe luajti kėshtu njė rol tė madh pėr shtrirjen e islamizmit edhe nė pjesėn tjetėr tė popullsisė.


    Njė pjesė e fisnikėrisė shqiptare deri nė fillimet e shek. XVI mundi ta ruante identitetin e vet fetar tė krishterė, edhe pse ishte zotėruese e timareve. Zotėruesit e krishterė tė timareve tė quajtur ndryshe “timariotė tė krishterė” ekzistuan vetėm pėrkohėsisht si kategori shoqėrore. Lejimi i ekzistencės sė pėrkohshme tė timariotėve tė krishterė nga ana e shtetit osman ishte jo vetėm shenjė e demonstrimit tė njė farė tolerance fetare, por edhe njė rrugė pėr integrimin gradual nė sistemin e timarit tė kėsaj kategorie shoqėrore, me qėllim islamizimin dhe osmanizimin e ardhshėm tė saj. Burimet dokumentare tė shek. XV shėnojnė mjaft raste tė kalimit tė timareve nga duart e timariotėve tė krishterė nė zotėrim tė pasardhėsve tė tyre tė islamizuar.


    Timariorėt e krishterė formonin njė pakicė nė krahasim me timariotėt shqiptarė tė islamizuar. Kjo duket qartė jo vetėm nė sasinė e timareve qė zotėronin, por edhe nė sasinė e taksave qė ata merrnin nga kėto timare. Kėshtu, p.sh., nė Sanxhakun Shqiptar, nė vitet 1431-1432, nga 335 timare qė numėroheshin gjithsej, vetėm 56 syresh u pėrkisnin zotėruesve tė krishterė, ndėrsa nga 107 zotėrues timaresh tė regjistruar mė 1485 nė sanxhakun e Shkodrės, vetėm 16 syresh ishin tė krishterė. Megjithatė, kishte krahina ku gjatė shek. XV numri i timariotėve tė krishterė ishte relativisht i madh. Nė viset e Krujės dhe tė Dibrės nė vitin 1467, nga 40 zotėrues timaresh gjithsej, vetėm 16 syresh ishin myslimanė, ndėrsa pjesa tjetėr ishin timariotė tė krishterė. Pėrgjithėsisht procesi i kalimit nė islamizėm tė timariotėve tė krishterė nuk zgjati mė shumė se dy breza qė prej momentit tė pėrfshirjes sė tyre nė sistemin e timarit, gjė qė flet pėr atė se fisnikėria shqiptare u islamizua relativisht shpejt. Me shuarjen e kategorisė sė timariotėve tė krishterė nė fillimet e shek. XVI ishte arritur islamizimi tėrėsor i klasės feudale shqiptare.

    Edhe pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjeve feudale shqiptare tė Arianitėve, Dukagjinėve, Muzakajve etj., pas shtypjes sė qėndresės antiosmane tė shek. XV ose u larguan nga Shqipėria, ose u bėnė pjesė e popullsisė sė islamizuar, duke krijuar kėshtu bazėn e nevojshme pėr fillimin e depėrtimit masiv tė islamit nė shtresat e tjera tė popullsisė shqiptare. Kjo lidhej jo me peshėn numerike qė feudalėt zinin nė tėrėsinė e shoqėrisė shqiptare tė kohės, por me ndikimin e fuqishėm shoqėror dhe politik qė ata kishin nė mesin e popullsisė.


    Depėrtimi nė shkallė tė gjerė i fesė islame nė radhėt e popullit shqiptar gjeti shprehje pikėsėpari nė qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan tė funksionojnė si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore tė sistemit tė ri politik. Nė pėrshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqėror, nė qytete u pėrqendrua jo vetėm shumica e personelit administrativ e ushtarak osman, por edhe kleri islamik bashkė me institucionet e kultit qė u shumuan me shpejtėsi.

    Qytetet kryesore shqiptare, si Elbasani, Berati, Prizreni, Shkodra, Vuēiterna (sot: Vushtria) etj., u bėnė seli e dinjitarėve kryesorė tė pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlerėve, allajbejlerėve, kadilerėve etj. Qytete tė tjera mė tė vogla u shndėrruan nė qendra tė kazave apo tė nahijeve. Nga ana tjetėr, degėt kryesore tė veprimtarisė ekonomike nė qytete, zejtaria dhe tregtia, filluan tė modelohen nė pėrputhje me kėrkesat e ushtrisė dhe tė funksionarėve tė pushtetit osman nė provinca dhe nė qendėr. Nė kėto rrethana, fillimi i rimėkėmbjes ekonomike dhe shoqėrore tė qyteteve shqiptare nė fund tė shek. XV dhe nė fillim tė shek. XVI pėrkon nė kohė edhe me fillimet e depėrtimit tė islamit nė masėn e gjerė tė popullsisė qytetare. Ndėrsa pėr mjaft qendra qytetare fillimet e kėtij procesi vėrehen vetėm nė vitet 20-30 tė shek. XVI, pėr disa tė tjera duket se feja e re ka nisur tė “zbresė” nga parėsia e islamizuar nė masėn e popullsisė qytetare tė krishterė, tė paktėn qė nga vitet 80 tė shek. XV.



    Kėshtu, p.sh., qytetet e Vlorės, Gjirokastrės dhe Beratit ende nė fillim tė shek. XVI nuk kishin tė regjistruar asnjė shtėpi myslimane (kėtu pėrjashtohet klasa ushtarako-administrative dhe klerikėt myslimanė, tė cilėt nuk regjistroheshin nė defterėt osmanė, sepse nuk bėnin pjesė nė popullsinė taksapaguese). Ndryshe nga qytetet e lartpėrmendura, qė nė vitin 1485 qyteti i Shkodrės numėronte 26 shtėpi myslimane, ndėrsa qyteti i Pejės 23 syresh. Pėr mė tej, nė qytetin e Vuēiternės mė 1487 ekzistonte bashkėsia e myslimanėve me 33 shtėpi nga 107 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; po kėtė vit, nė qytetin e Prishtinės numėroheshin 51 shtėpi tė islamizuara nga 299 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; ndėrsa qyteti i Tetovės qė mė 1468, kishte tė regjistruara 41 shtėpi tė kthyera nė islame nga 264 shtėpi qė numėronte gjithsej ky qytet.



    Islamizimi i popullsisė sė qyteteve shqiptare kryhej pėrmes dy rrugėve: e para, nėpėrmjet kalimit nė islam tė vetė popullsisė banuese nėpėr qytete dhe, e dyta, pėrmes lėvizjes mekanike tė popullsisė fshatare drejt qyteteve. Veēanėrisht pėr disa qytete rruga e dytė, d.m.th., ardhja nė qytet e elementėve tė sapoislamizuar nga rrethinat fshatare, evidentohet qartė nė dokumentacionin historik tė kohės. Gjallėrimi i veprimtarisė ekonomike nė qytete krijoi mundėsi pėr ardhjen dhe punėsimin kėtu tė zejtarėve tė specialiteteve tė ndryshme nga fshatrat pėrreth. Mirėpo pėr personat e ardhur nga fshati pėrqafimi paraprak i islamit donte tė thoshte lehtėsim i hyrjes sė tyre nė qytet, pas sė cilės ata fitonin edhe statusin e qytetarit (shehirliut).



    Shembullin mė tė qartė tė shtimit tė popullsisė qytetare me kontingjente njerėzish tė islamizuar me prejardhje nga fshati, rrjedhimisht tė pėrparimit tė procesit tė islamizimit nė qytetet shqiptare, e japin qyteti i Beratit dhe ai i Elbasanit. Nė vitin 1583 nė tė parin janė regjistruar 185 zejtarė myslimanė tė ardhur nga fshatra tė ndryshme, si Fratar, Gjerbės, Tozhar, Dobronik, Gjeqar etj., ndėrsa nė Elbasan janė regjistruar 39 zejtarė tė tillė (hajmanagān).



    Edhe pse zhvendosja e mjaft elementėve zejtarė nga rrethinat fshatare drejt qyteteve luajti rol jo tė paktė nė formimin e popullsisė myslimane tė qyteteve, vendin kryesor nė kėtė proces e zinte islamizimi gradual i vetė popullsisė qytetare. Kėtė e tregon mė sė miri shtesa natyrore e popullsisė sė krishterė, e cila sa vinte e pakėsohej, pasi njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj popullsie del tė jetė kthyer nė besimin islam. Njė karakteristikė e dukshme e pamjes fetare tė popullsisė qytetare gjatė shek. XVI-XVII ishte edhe fakti se zejtarėt formonin pėrqindjen kryesore tė popullsisė sė islamizuar, gjė qė flet pėr rolin e rėndėsishėm tė zejtarisė nė jetėn ekonomike tė qyteteve shqiptare pas vendosjes sė sundimit osman. Kjo pjesė e popullsisė dallohet qartė nė regjistrimet osmane, sepse pas ose pėrpara emrave tė banorėve myslimanė tė regjistruar, shėnohen emrat e zejeve pėrkatėse.



    Pavarėsisht nga dallimet qė vihen re nė intensitetin e islamizimit tė popullsisė sė qyteteve shqiptare, diagrama e kėtij procesi gjatė shek. XVI ishte nė ngjitje tė pandėrprerė. Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė kėtij shekulli njė pjesė e rėndėsishme e kėsaj popullsie kishte kaluar nė islamizėm. Feja e re kishte shėnuar sukses tė madh nė qytete tė tilla tė rėndėsishme, si Shkodra (nė kėtė kohė ishte islamizuar 100%), Peja (90%), Vuēiterna (80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kėrēova (65,5%), Kruja (63%), Berati dhe Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Dibra (51%), Tepelena (50%), Pėrmeti (41%), Novobėrda (37%), Struga (24%), Vlora (23%), Korēa dhe Trepēa (me nga 21%), Janieva (14%), Delvina (4%) etj.

    Nga shqyrtimi i ritmeve tė procesit tė islamizimit tė popullsisė qytetare gjatė shek. XV-XVI, del se dinamika e kėtij procesi paraqitej veēanėrisht e shpejtė nė qytetet e Kosovės. Njė gjė e tillė shpjegohet, midis tė tjerash, me rrethanat politike tė veēanta qė ekzistonin nė Kosovė nė momentet e vendosjes sė sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovės ndodhej kėsaj kohe nėn sundimin politik tė shtetit serb, ndėrsa pushtetin fetar kėtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejės. Pėr rrjedhojė, likuidimi i sundimit serb dhe dobėsimi i pozitave tė kishės serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorėve tė krahinės qė t’i shpėtonin ndikimit tė kishės sė lartpėrmendur, duke pėrqafuar fenė islame si njė nga mjetet e shprehjes sė dallimit tė tyre etnik nga serbėt.

    Nga ana tjetėr, shkalla e lartė e islamizimit tė hershėm (shek. XV-XVI) tė qyteteve shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoni (pėr kėtė tė fundit mund tė pėrmenden Tetova dhe Kėrēova) ėshtė fakt mjaft domethėnės pėr tė treguar pavėrtetėsinė e tezės sė historiografisė serbe dhe joserbe, sipas sė cilės rajoni i Kosovės dhe ai i Maqedonisė Perėndimore u janė nėnshtruar ndryshimeve etnofetare nė dobi tė “shqiptarizimit” dhe “islamizimit”, si pasojė e “shpėrnguljeve” tė popullsisė sllave (desllavizimit) pas ngjarjeve tė fundit tė shek. XVII dhe dyndjes drejt kėtyre rajoneve tė popullsisė shqiptare tė malėsive veriore e lindore.


    Ndėrsa nė pjesėn qytetare tė popullsisė shqiptare feja islame u pėrhap me ritme relativisht tė shpejta, veēanėrisht gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVI, dukuria e apostazisė (lėshimit tė fesė) ende kėsaj kohe nuk ishte karakteristike pėr popullsinė fshatare. Dallimet e mėdha midis popullsisė qytetare dhe asaj fshatare pėrsa i pėrket shkallės sė islamizimit, duken nė faktin se nė fundin e shek. XVI pėrqindja e islamizimit tė sė parės kapte shifrėn 49% nė njė kohė qė e dyta ishte islamizuar vetėm nė rreth 17% tė saj. Megjithatė, kalimi tėrėsisht nė islam i parisė shqiptare, konsolidimi i pozitave tė fesė islame nė qytete nėpėrmjet depėrtimit masiv tė saj nė radhėt e popullsisė qytetare, ishin premisa tė fuqishme pėr shpejtimin e ritmeve tė islamizimit edhe nė pjesėn fshatare tė popullsisė.


    Ėshtė pėr kėtė arsye qė, duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin pėr braktisje masive tė fesė sė krishterė dhe pėrqafimit tė islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatė kėsaj kohe fshatra tė tėra kaluan nė fenė islame. Nė mjaft fshatra tė tjera vėrehet rėnie e dukshme nė numrin e shtėpive tė krishtera nga njėra anė, dhe shtim i shtėpive myslimane, nga ana tjetėr. Kėshtu, p.sh., nė vilajetin e Prishtinės numri i shtėpive tė krishtera nė vitin 1688 ishte pakėsuar 49% nė krahasim me numrin e shtėpive tė regjistruara nė vitet 1551-1555, ndėrsa nė vilajetin e Novobėrdės kjo shifėr shkonte deri nė 73%. Vetėm brenda viteve 1620-1624 nė 200 fshatra tė rrethit tė Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorė.


    Nė vitin 1624 nė tėrė dioqezėn katolike tė Tivarit nuk numėroheshin mė shumė se 2 000 banorė tė besimit katolik, ndėrkohė qė nė qytetin me tė njėjtin emėr, kishte mbetur vetėm njė kishė e ritit tė lartpėrmendur, e cila mundi tė shėrbente si e tillė deri nė fund tė shek. XVII. Feja islame kishte bėrė pėr vete mė shumė besimtarė meshkuj sesa femra. Aty nga mesi i shek.XVII ky tipar i procesit tė islamizimit dukej mjaft qartė, po tė mbahet parasysh se shumicėn e bashkėsisė sė krishterė shqiptare nė kėtė kohė e formonin femrat, ngaqė popullsia mashkullore kishte pėrqafuar mė masivisht fenė e re.

    Sipas njė relacioni tė kreut tė Arkipeshkvisė sė Tivarit V. Zmajeviē, pėrpiluar mė 1703, procesi i islamizimit nė dioqezat e pėrfshira brenda juridiksionit tė Arkipeshkvisė sė lartpėrmendur (Shkodra, Pulti, Zadrima, Lezha dhe Durrėsi) kishte arritur nė kuota tė konsiderueshme. Kėshtu nė 109 fshatra tė dioqezės sė Shkodrės mesatarisht ishte islamizuar 51% e popullsisė, nė 52 fshatra tė Zadrimės (Sapės) 20%, nė 69 fshatra tė Lezhės 11%, ndėrsa nė 114 fshatra tė Durrėsit 49%. Nė vitet 20 tė shek. XVIII, nė nahijet dhe nė kazatė e Shqipėrisė sė Mesme popullsia, pothuajse tėrėsisht, kishte pėrqafuar besimin islam. Gjatė shek. XVIII edhe popullsia e krahinave tė Shqipėrisė Jugore u fut nė rrugėn e islamizimit masiv. Nė vitet 1735-1740 pjesa dėrrmuese e banorėve tė Vlorės, Beratit dhe tė krahinave pėrreth lėshoi fenė ortodokse dhe kaloi nė fenė islame.




    Vrojtimi i dinamikės sė procesit tė islamizimit tregon se rreth mesit tė shek. XVIII struktura e re fetare e popullit shqiptar, d.m.th. pėrpjesėtimet sasiore midis popullsisė sė krishterė dhe asaj tė islamizuar, kishin arritur pak a shumė nė nivele tė qėndrueshme, tė cilat, me ndryshime tė pakta, do tė ruhen deri nė ditėt tona. Kalimet e mėvonshme nė islam, nga ana numerike nuk ishin tė asaj shkalle sa tė kishin ndikime tė ndjeshme nė strukturėn konfesionale tė popullit shqiptar.


    Pranimi i islamit nga njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė krishtere shqiptare ishte njė proces qė nuk u zhvillua gjithnjė e gjithkund pa reagime. Njė nga format e qėndresės ndaj depėrtimit tė fesė sė re ishte krishterimi i fshehtė (kriptokristianizmi). Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė gjendje kalimtare dybesimi, pėrmes sė cilės individė tė krishterė e pranonin islamin vetėm formalisht, me qėllim qė tė shmangnin pagesėn e taksės sė xhizjes (haraēit) dhe tė gėzonin barazinė me popullsinė myslimane nė jetėn shoqėrore. Ndėrsa nė publik kėta individė paraqiteshin si myslimanė qė mbanin emra tė sferės islamike, shkonin nė xhami etj., nė familje, fshehtas, ata ushtronin ritin e krishterė.
    Nė shumė raste, nga njė familje e pranonte fenė islame vetėm kryetari i saj, pėrfaqėsues i familjes nė marrėdhėniet me pushtetin osman, ndėrsa pjesėtarėt e tjerė tė familjes mbeteshin tė krishterė. Nė kėtė mėnyrė, nė disa krahina popullsia e tė cilave nė dukje ishte islamizuar, nė tė vėrtetė pėr njė farė kohe vijoi tė ruhej fshehtas feja e krishterė.




    Krishterimi i fshehtė ishte njė dukuri e pranishme si nė mesin e popullsisė katolike, ashtu edhe tė asaj ortodokse. Veēanėrisht gjatė shek. XVI-XVIII gjendja e krishterimit tė fshehtė iu imponua popullsisė katolike shqiptare. Duke bashkėpunuar mė ngushtė me fuqitė katolike tė Perėndimit pėr t’u ēliruar nga sundimi osman, sidomos me rastin e luftėrave veneto-austro-osmane tė vitit 1683-1690 etj., mjaft individė tė besimit katolik, pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė pushtetit osman pas mbarimit tė luftėrave nė fjalė, pranonin publikisht fenė islame duke ruajtur fshehtas besimin e krishterė.


    Numri i katolikėve tė fshehtė (laramanėve) u shtua sidomos pas luftės midis Austrisė dhe Perandorisė Osmane tė viteve 1737-1739. Pas tėrheqjes sė forcave austriake drejt veriut, kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga arkipeshkvi Mihal Suma mbetėn tė vetmuar pėrballė ndėshkimit tė pushtetit osman. Pėr t’u shpėtuar masave ndėshkuese tė autoriteteve osmane, njė pjesė e banorėve katolikė tė Shqipėrisė Veriore pranoi formalisht fenė islame, duke praktikuar fshehurazi besimin e krishterė.



    Ekzistenca e dukurisė sė krishterimit tė fshehtė nė radhėt e popullsisė katolike herė pas here shkaktonte debate dhe pėshtjellim nė mesin e klerit katolik kur ishte fjala pėr administrimin e shėrbesave fetare pėr individėt qė ndiqnin fshehurazi ritin katolik. Vėmendje tė veēantė kėsaj ēėshtjeje i kushtoi edhe Koncili i Arbėnit (Kuvendi Kishtar Shqiptar), i mbledhur nė afėrsi tė Lezhės mė 1703, me nxitjen e drejtpėrdrejtė tė papa Klementit XI. Ky forum, qė u kryesua nga arkipeshkvi i Tivarit V. Zmajeviē, vendosi qė t’u jepej fund dilemave pėr kėtė ēėshtje, duke urdhėruar qė nė tė ardhmen individėt, tė cilėt publikisht silleshin si myslimanė dhe privatisht i pėrmbaheshin fesė sė tė parėve tė vet, tė braktisnin islamin dhe publikisht tė ushtronin krishterimin, nė mėnyrė qė kėshtu ata tė gėzonin tė drejtėn e shėrbesave tė shenjta (sakramenteve). Pėr tė krishterėt katolikė, qė kishin lėshuar besimin dhe kishin pėrqafuar islamin nė momente tė veēanta dėshpėrimi, u vendos qė shėrbesat e shenjta t’u jepeshin vetėm pasi ata tė deklaroheshin hapur si pėrpara kishės, ashtu dhe autoriteteve osmane pėr kthimin nė besimin e mėparshėm. Klerikėve katolikė u ndalohej qė tė kryenin shėrbesat pėr gratė katolike tė martuara me burra tė islamizuar, si dhe pėr gratė, burrat e tė cilave ishin islamizuar pas martesės. Megjithatė, nė praktikė kryerja e shėrbesave tė shenjta edhe pėr kėto kategori personash nė pėrgjithėsi vijoi tė zbatohej deri nė vitin 1744, kur pėr kėtė qėllim doli njė dekret i veēantė papal. Dekreti nė fjalė lejonte vetėm pagėzimet e fėmijėve tė kriptokristianėve nė momentet kur kėta tė fundit ishin duke vdekur.
    Qėndrimi i Kishės Ortodokse ndaj kriptokristianėve ishte mė i butė sesa ai i Kishės Katolike. Gjatė procesit tė islamizimit nė rrjedhėn e shekujve edhe nė mesin e popullsisė ortodokse shqiptare kishte me shumicė individė tė islamizuar, tė cilėt fshehurazi ndiqnin ritin e krishterė. Mirėpo kėta individė nuk u privuan nga shėrbesat kishtare tė klerit ortodoks.


    Krishterimi i fshehtė pėrfaqėsonte njė situatė kalimtare nė jetėn e njė pjese tė popullsisė sė islamizuar shqiptare, situatė e cila pas njė kohe merrte fund me triumfin e besimit islam ose tė atij tė krishterė. Nė pėrgjithėsi kjo kategori njerėzish mbeti nė besimin islam, por pati raste kur ajo iu rikthye krejtėsisht krishterimit.

    Kėshtu ndodhi, p.sh., me popullsinė e krahinės sė Shpatit nė sanxhakun e Elbasanit. Banorėt e kėsaj krahine edhe pse fshehurazi mbanin emra tė sferės sė krishterė dhe vijonin tė ndiqnin ritin ortodoks, nė publik paraqiteshin me emra myslimanė dhe si tė tillė njiheshin edhe nga autoritetet osmane. Kėshtu nė dokumentet osmane tė viteve 20 tė shek. XVIII popullsia e krahinės sė Shpatit pėrgjithėsisht ėshtė regjistruar si popullsi e islamizuar. Vetėm nė vitin 1832, kur qeveria osmane i thirri nėn armė duke i konsideruar shtetas myslimanė, shpatarakėt e deklaruan veten publikisht tė krishterė, duke marrė pėrsipėr tė gjitha detyrimet qė rridhnin nga njė status i tillė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Sektet islamike nė Shqipėri. Bektashizmi

    Islami u pėrhap nė tokat shqiptare jo vetėm nė variantin e vet kryesor, sunit, por edhe nė formėn e sekteve (tarikateve) tė ndryshme, siē ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dėshmi tė pranisė sė kėtyre sekteve mistike nė territorin shqiptar janė teqetė e ndėrtuara nė njė numėr vendbanimesh. Midis sekteve islamike nė fjalė, bektashizmi fitoi njė popullaritet dhe shtrirje tė konsiderueshme nė viset shqiptare.



    Bektashinjtė u shfaqėn sė pari nė formėn e njė urdhri dervishėsh nė pjesėn aziatike tė Perandorisė Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtės i kėtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur nė Iran mė 1249 dhe i vendosur nė Turqi mė 1284. Rol tė veēantė nė ngjizjen e ideve tė Haxhi Bektashit patėn kontaktet e tij me besimet aziatike tė budizmit dhe tė hinduizmit gjatė udhėtimeve qė ai kreu nė Indi, Tibet e nė Kinė.

    Themeluesit e bektashizmit qė nė fillim dolėn kundėr rreptėsisė doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinė pėr tė gjithė, vėllazėrinė dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtė e zhvilluan letėrsinė e vet fetare kryesisht nė gjuhėn osmane dhe jo arabisht dhe persisht.


    Njė nga misionarėt kryesorė tė Haxhi Bektashit, i cili u bė i famshėm pėr predikimin e urdhrit bektashian nė hapėsirat ballkanike, ka qenė Sari Salltėku, pėr tė cilin qarkullojnė mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltėku, i cili u shndėrrua nė njė nga personalitetet mė tė shquara tė bektashizmit, nė fillim tė shek. XIV u dėrgua nga Haxhi Bektashi nė Ballkan e nė Shqipėri dhe i maskuar me veladonin e njė murgu tė krishterė, me durim e maturi tė veēantė, punoi pėr tė mbjellė farėn e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltėku pėr tė pėrmbushur misionin e lartpėrmendur.

    Shenjtori bektashian ndihmohej nė punėn e vet nga njė numėr dervishėsh, tė cilėt i pėrhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht nė emėr tė profetit Jezu Krisht dhe jo tė Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltėku dhe bashkėpunėtorėt e vet themeluan nė Korfuz edhe njė “institut ortodoks”, i cili nė tė vėrtetė u pėrdor pėr tė pėrhapur nė popull idetė e lirisė, dashurisė dhe tė disiplinės bektashiane.
    Qė prej kohės sė themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotėsuar nga pikėpamja ideore dhe organizative, derisa nė fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtėn pėrfundimtare kėtij urdhri.




    Bektashizmi qė nė fillimet e veta u paraqit si njė sekt islamik liberal, duke qenė i afėrt nė shumė aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi tė cilat mbėshtetej besimi bektashian: e vėrteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Kėta tre elementė konsiderohen si shtylla tė kėtij besimi dhe si parimet udhėheqėse tė veprimtarisė sė njeriut. Nė kėtė mėnyrė porositej qė ndjekėsit e kėtij urdhri tė ishin tė drejtė dhe tė sinqertė kudo dhe kurdo, tė luftonin pėr tė qenė sa mė tė ditur dhe tė zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.


    Ndryshe nga besimtarėt sunitė, bektashinjtė nuk e kishin tė ndaluar pėrdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesėn e fytyrės sė grave kur dilnin nė publik. Bektashizmi respektonte ekzistencėn dhe zhvillimin e lirė tė kombeve dhe tė besimeve tė ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) pėr bektashinjtė s’ishin gjė tjetėr veēse prehja e shpirtit kur njeriu bėn mirė dhe vuajtja e tij kur njeriu bėn keq nė jetė. Falja gjithashtu pakėsohej nga pesė herė vetėm nė dy herė nė ditė, ndėrsa agjėrimi, nga njė muaj nė dhjetė ditė, duke ndėrprerė vetėm tė pirėt e ujit.


    Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bėri kėtė sekt mjaft tė pranueshėm e tėrheqės pėr mjedisin ballkanik e veēanėrisht pėr atė shqiptar, ku feja e krishterė bashkėjetonte me elementė tė fuqishėm tė trashėgimisė pagane tė periudhės parakristiane. Nė kėtė mėnyrė, pėrhapja e bektashizmit nė tokat shqiptare u bė njė nga aspektet kryesore tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, duke e shoqėruar kėtė proces qė nga fillimet e tij. Edhe pse, siē u theksua mė sipėr, tradita bektashiane duhet tė ketė qenė e hershme nė Shqipėri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike tė njohura deri mė tani i regjistrojnė gjurmėt e saj qė nga gjysma e dytė e shek. XVII.

    Sipas tė dhėnave tė pėrftuara nga udhėpėrshkrimi i gjeografit osman Evlija Ēelebiu, nė disa qytete shqiptare tė kėsaj kohe ekzistonin vende tė shenjta dervishėsh, si teqe, tyrbe etj. Me terma mė konkretė pėrmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut nė Kaninė tė Vlorės e ndėrtuar nga Sinan Pasha si vepėr bamirėsie. Nė qytetin e Vlorės gjithashtu ekzistonte njė teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba).

    Prania e bektashizmit dėshmohet nė kėtė kohė edhe nė qytetin e Gjirokastrės, kur thuhet se shumica e popullsisė sė kėtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur pėr Aliun (ėshtė fjala pėr dhėndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, pėr tė cilin bektashinjtė kishin adhurim tė veēantė); festonin krahas dy Bajrameve si ditė tė shenjta, Shėn Gjergjin, Nevruzin, Shėn Mitrin, Sari Salltėkun, dhe nė kėto festa pinin verė tė kuqe dhe raki. Edhe nė vendbanime tė tjera shqiptare, si nė Pogradec, Mitrovicė, Kaēanik etj., sipas burimit tė mėsipėrm, ekzistonin teqe bektashiane, ēka flet pėr shtrirjen relativisht tė gjerė tė kėtij sekti islamik deri nė vitet 60-70 tė shek. XVII.


    Njė nga qendrat e spikatura tė bektashizmit shqiptar ishte bėrė qyteti i Krujės, ku disa dėshmi interesante, siē janė gurėt e varreve me simbole bektashiane qė datojnė pėrkatėsisht nė vitet 1717 e 1728, flasin qartė pėr praninė e kėtij urdhri nė qytet tė paktėn qė nga dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVII. Lidhjet e ngushta tė Krujės me bektashizmin duken qartė edhe nė faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe tė vogla) bektashiane, nė rrethinėn e qytetit ka ekzistuar nė Kreshtėn e Malit edhe vendi i shenjtė me emrin e Sari Salltėkut, qendėr e njohur pelegrinazhi jo vetėm pėr besimtarėt e kėtij sekti, por edhe pėr njerėz tė besimeve tė tjera.



    Ritmet e pėrhapjes sė bektashizmit nė radhėt e popullit shqiptar u shpejtuan gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII dhe fillimeve tė shek. XIX, kohė kur urdhri i mėsipėrm fitoi mbėshtetjen e Ali pashė Tepelenės, sundimtarit tė Pashallėkut tė Janinės. Duke qenė kundėrshtar i pushtetit qendror osman, nė mėnyrė tė vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniēerėve, nė kėtė kohė opozitar i pushtetit sulltanor. Me kėtė shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese nė radhėt e jeniēerėve. Madje, thuhet se vetė Ali Pasha pėrqafoi bektashizmin dhe bėri ēmos pėr fuqizimin e kėtij urdhri nė Shqipėri. Sundimtari i Janinės u lidh ngushtė edhe me njė nga misionarėt e bektashizmit nė Shqipėri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e tė cilit ishte veēanėrisht e spikatur nė Krujė dhe nė rrethin e saj, ku u ndėrtua nė vitin 1802 edhe njė teqe me emrin e tij.


    Kryeqendra e pashallėkut, Janina, ishte kthyer nė vendqėndrim pėr mjaft dervishė e misionarė tė ndryshėm tė urdhrit bektashian, tė cilėt vinin nga Stambolli apo qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, tė larguar prej andej pėr arsye tė ndryshme. Brenda territorit tė pashallėkut dervishėt bektashianė gjenin kushte tė pėrshtatshme dhe trajtim tė privilegjuar nga ana e Ali Pashės. Atyre u viheshin nė dispozicion shuma tė hollash dhe ndėrtesa pėr banim, ndėrsa nė mjaft raste edhe prona tė konsiderueshme. Kėshtu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i njė teqeje nė Prevezė, gėzonte njė benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe njė shtėpi tė kushtueshme, kurse njė tjetėr dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashės), u pajis me prona tokėsore tė konsiderueshme me tė ardhura prej mė se 20 000 frangash, duke u emėruar njėkohėsisht edhe si sheh i njė teqeje pranė qytetit tė Pargės.


    Njė tjetėr dinjitar i urdhrit bektashian nė Pashallėkun e Janinės, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i njė teqeje nė hyrje tė qytetit tė mėsipėrm, zotėronte gjithashtu sipėrfaqe tė gjera tokėsore me tė ardhura tė lakmueshme.


    Pas likuidimit tė korpusit tė jeniēerėve nga sulltan Mahmuti II mė 15 qershor 1826, nė Stamboll dhe nė qendra tė tjera tė Perandorisė Osmane, shpėrtheu njė stuhi e fortė dhune e represioni kundėr urdhrit bektashian. Nė kryeqytetin e perandorisė u shkatėrruan mjaft teqe tė kėtij urdhri, u arrestuan, u burgosėn, u ezekutuan ose u dėbuan baballarė, dervishė, si dhe u konfiskuan libra tė shumtė. Mirėpo nuk kaloi shumė kohė dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrė veten me shpejtėsi. Nga ana tjetėr, furtuna kundėrbektashiane e sulltan Mahmutit II nė viset shqiptare kaloi pa pasoja tė rėnda, duke mos pėrjashtuar kėtu ndonjė ndikim negativ qė ushtroi nė kėtė drejtim rivaliteti midis Ali pashė Tepelenės si mbrojtės i bektashizmit dhe Bushatllinjve tė Shkodrės si mbrojtės tė islamit sunit dhe kundėrshtarė tė bektashizmit.



    Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik qė depėrtoi nė viset shqiptare. Emri i kėtij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rėndėsi tė veēantė nė historinė e kėtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vėrtetė i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston nė tėrheqjen e besimtarit nė njė dhomė tė veēuar pėr tė kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me pėrmendjen e Zotit me zė tė lartė nėn emra tė ndryshėm tė gjetur posaēėrisht pėr njė gjė tė tillė.
    Shehlerėt dhe dervishėt halvetinj nė tė shumtėn e kohės, kanė qenė aleatė tė pushtetit politik osman nė ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit nė vendet e sunduara dhe nė luftėrat e tij kundėr fuqive tė krishtera.



    Fillesat e pėrhapjes sė halvetizmit nė tokat shqiptare i takojnė fundit tė shek. XIV dhe gjysmės sė parė tė shek. XV. Megjithatė, depėrtimi i kėtij sekti nė mesin e popullit shqiptar bėhet mė i dukshėm duke filluar nga gjysma e parė e shek. XVI. Vendpėrhapja e tij fillestare u bėnė krahinat e Shqipėrisė Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosėn misionarėt halvetinj qenė Delvina dhe Vlora. Nxitėsi kryesor i kėtij procesi ishte Jakup Efendiu, njė nga shehlerėt e dėgjuar tė kėtij sekti nė kėtė kohė, ndėrsa qendėr e rrezatimit halvetian pėr krahinat e lartpėrmendura ishte qyteti i Janinės, ku, qė nė vitin 1390 ishte themeluar njė teqe e kėtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I.


    Duke u nisur nga fakti se nė Berat, Korēė, Elbasan dhe nė Vlorė nė fund tė shek. XV dhe fillim tė shek. XVI dėshmohet tė jenė themeluar teqe halvetiane, do tė pranohet se pėrhapja gjeografike e kėtij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i kėtij procesi shpejtohet edhe mė shumė gjatė shek. XVIII, shekull gjatė tė cilit tarikati halvetian shton praninė e vet edhe nė Kosovė dhe nė trevat shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore. Kjo shihet nė rrjetin e teqeve halvetiane qė themelohen gjatė kėsaj kohe nė kėto treva. Kėshtu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kėrēova etj., u bėnė qendrat kryesore tė halvetizmit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 22-09-2005 mė 11:17
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •