Dukagjinėt dhe shtrirja e tyre
Burimet historike, ndonėse japin tė dhėna fragmentare, tregojnė se gjatė mesjetės Dukagjinėt kanė qenė njė familje fisnike e rėndėsishme, prandaj emrin familjar tė tyre e trashėguan ndėr shekuj rajone tė gjera fushore e malore tė Shqipėrisė sė Epėrme, si edhe e drejta dokesore shqiptare e kėtyre viseve. Pėr ta kanė qarkulluar edhe gojėdhėna mesjetare, tė cilat, pavarėsisht nga sfondi fantazist i tyre dhe kronologjia e gabuar qė kanė, dėshmojnė se Dukagjinėt kanė qenė njė familje e vjetėr fisnike, e cila ka ndikuar nė jetėn politike shqiptare, madje edhe mė tej.
Nė njė kronikė raguzane ėshtė dhėnė njė gojėdhėnė, sipas sė cilės nė shek. VII Dukagjinėt kishin shkaktuar kryengritje nė Bosnjė dhe dy herė kishin ndėrhyrė nė Raguzė. Njė gojėdhėnė e dytė gjendet nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Sipas saj Dukagjinėt rridhnin nga njė njeri me prejardhje trojane i vendosur nė Francė, qė quhej Dukagjin. Ky ishte nisur me kryqtarė tė tjerė nga Franca pėr tė ēliruar Jeruzalemin, por, me tė arritur nė Shqipėri, Dukagjini pushtoi Zadrimėn, krahinat rreth saj dhe u bė sundimtar i tyre. Gojėdhėna vijon me vrasjen e Dukagjinit prej vasalėve tė vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh pėr tė rimarrė mė pas zotėrimet atėrore.
Mbiemri Dukagjin pėrbėhet nga dy emra vetjakė: Dukė dhe Gjin. Kėta emra gjatė mesjetės kanė qenė shumė tė pėrhapur te shqiptarėt si emra vetjakė e familjarė, gjithandej ku ata banonin. Ka studiues qė mbiemrin Dukagjin e lidhin me titullin e lartė fisnik dukė dhe me emrin vetjak Gjin. Sipas tyre mbiemri Dukagjin lidhet me njė personazh historik, me dukėn arbėr Gjin Tanushin (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili nė njė dokument tė vitit 1281 pėrmendet si kundėrshtar dhe i burgosur politik i pushtetit anzhuin nė Shqipėri.
Vetėm pas njė shekulli shfaqet pėr herė tė parė emri familjar Dukagjini. Kėtė mbiemėr (llagap) e kanė mbajtur gjatė shek. XV njė varg njerėzish tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare. Dukagjinėt kanė pasur edhe njė mbiemėr tė dytė, Perlati, qė ėshtė pėrdorur vetėm njė herė, nė njė dokument tė vitit 1402.
Nėpėrmjet shqyrtimit tė burimeve historike njihen dy degė fillestare tė pemės gjenealogjike tė Dukagjinėve, tė cilave ende nuk u dihet prindi i pėrbashkėt.
Emri familjar Dukagjini del pėr herė tė parė nė njė dokument raguzan tė vitit 1377 pėr njė njeri me disa mbiemra Nikollė Stefan Tuderoviē Dukagjini (Nicolaus Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund tė jetė paraardhėsi i njėrės degė fillestare tė Dukagjinėve. Pėrfaqėsuesi i sigurt i njėrės degė ėshtė Gjergji, qė pėrmendet nė vitin 1403 si proniar i dy fshatrave pranė Lezhės (Balldre dhe Kakarriq) dhe si komandant i njė trupe prej 40 kalorėsish dhe njėqind kėmbėsorėsh.
Gjergji ka vdekur para vitit 1409 dhe, sipas Gjon Muzakės, ka pasur tre djem (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollėn). Dokumentet e kohės japin vetėm njėrin prej tyre, Nikollėn. Emri i Nikollės del nė vitin 1409. Ai nė fillim tė viteve 30 u ngrit nė luftė kundėr serbėve dhe osmanėve dhe i dėboi ata nga Deja.
Mė pas mori pjesė nė kryengritjen ēlirimtare tė vitit 1443 dhe nė Kuvendin e Lezhės, ku u bė personazh politik i rėndėsishėm i vendit. Nikollė Dukagjini ka vdekur gjatė viteve 1452-1454. Djemtė e tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritėn tė kishin veprimtari politike, sepse nė vitin 1462 u vranė. Si pasardhės i vetėm i tyre mbeti djali i mitur i Gjergjit, Nikolla, i cili hyri nė shėrbim tė Venedikut.
Emrat e paraardhėsve tė degės tjetėr tė Dukagjinėve janė shkruar nė njė dokument raguzan tė vitit 1387. Nė tė ėshtė treguar se vėllezėrit Lekė e Pal Dukagjini ishin zotėr tė Lezhės dhe se ata u siguronin raguzanėve kalimin nėpėr trevat e tyre shqiptare.
Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesė djem: Tanushin e Vogėl, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali pėrmendet vetėm nė njė dokument tė vitit 1402, ku dėshmohet se gjatė kthimit nga Venediku, ai ėshtė vrarė nė Dalmaci. Kurse emrat e Progonit dhe tė Tanushit tė Vogėl janė shėnuar pėr herė tė parė nė tė njėjtin dokument (1393). Progoni ka vdekur nė vitin 1394, kurse Tanushi i Vogėl para vitit 1433.
Ky ka qenė sė bashku me Gojēin Gjurashin dhe Kojė Zaharinė pėr tė mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit tė Rashės. Andrea del nė vitin 1406, kur Venediku i riktheu njė dajlan nė Shkodėr, qė e kishte marrė me ankand. Po me koncesion tė Venedikut ai kishte edhe prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Nė fillim tė vitit 1416 Andrea pėrmendet si i vdekur, kurse vėllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Emri i Gjonit pėrmendet pėr herė tė fundit mė 1446. Koncesionet e Venedikut pėr pronat zakonisht trashėgoheshin. Prandaj Andrea duhet tė ketė pasur djalė sipėrmarrėsin Budomir, i cili nė vitet 20 tė shek. XV ishte qiramarrės i dajlaneve tė Shkodrės dhe, krahas tregtimit tė peshkut, merrej edhe me tregtinė e metaleve qė prodhoheshin nė Kosovė dhe qė pėrdoreshin gjerė nė jetėn e pėrditshme. Kėshtu, me argjendin e Kosovės, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bėheshin edhe objekte tė tryezės sė ngrėnies, si lugė, kupa, poēe, tasa etj. Njė pasardhės i tyre, Budomiri, mori pjesė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės mė 1478. Pas rėnies sė qytetit gruaja dhe tre fėmijėt e tij u strehuan nė Venedik.
Tė dhėnat burimore tė drejtpėrdrejta pėr degėt gjenealogjike tė Dukagjinėve, mund tė plotėsohen edhe me tė dhėna tė tėrthorta. Gjatė viteve 30 tė shek. XV shfaqet Vukė Dukagjini si figurė e rėndėsishme e qytetit tė Shkodrės, tė cilit iu bėnė dhurata nga administrata shtetėrore e Raguzės nė vitin 1433. Veē kėtij, dalin edhe banorė tė tjerė tė qytetit tė Shkodrės me mbiemrin Dukagjini, qė janė dėrguar herė pas here nė Venedik si pėrfaqėsues e mbrojtės tė interesave tė bashkėsisė shkodrane pranė autoriteteve shtetėrore veneciane.
Njėri pėrmendet nė vitin 1431 vetėm me emrin familjar Dukagjini, njė tjetėr, Teodor Dukagjini, nė vitin 1458 ėshtė dėrguar nė Venedik etj. Ngarkimi i Dukagjinėve me misione tė tilla tė rėndėsishme nga bashkėqytetarėt tregon se ata respektoheshin shumė prej tyre dhe se ishin tė arsimuar dhe njohės tė mirė tė gjuhėve tė huaja. Dy Dukagjinėt e parė (qė mund tė jenė i njėjti njeri, Vuku), duhet tė jenė djem tė Budomirit. Pėr Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t`i pėrkiste edhe degės sė mėsipėrme ose njė dege tjetėr, sepse mund tė ishte nip i Tanushit tė Madh. Teodori ėshtė vrarė nė luftė pėr mbrojtjen e Shkodrės gjatė vitit 1478.
Dega gjenealogjike e Lekė Dukagjinit ka lėnė shumė gjurmė nė jetėn politike tė Shqipėrisė gjatė shek. XV. Vetė Leka ka tė njėjtin vend nė burimet historike sa edhe vėllai i vogėl i tij, Pali. Tė dy kėta pėrmenden bashkė si zotėr tė Lezhės (1387) dhe si tė vdekur (1393). Leka la pas dy djem dhe njė vajzė: Progonin, Tanushin e Madh dhe Boksėn, e cila u martua me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė.
Progoni dhe Tanushi i Madh, nė emėr tė tyre dhe tė dy djemve tė xhaxhait tė vdekur, Palit (djem tė tė cilit ishin Tanushi i Vogėl dhe Progoni), i dorėzuan Lezhėn Venedikut nė vitin 1393.
Progoni u martua me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, dhe u vu nė shėrbim tė Venedikut si kėshtjellar i Shasit, ku mbeti i vrarė para vitit 1402. Tanushi i Madh u vendos familjarisht nė Shkodėr, u emėrua vojvodė i rrethinave tė saj dhe mė pas pati mosmarrėveshje me autoritetet veneciane tė qytetit. Pėr kėtė shkak dhe me akuza tė trilluara pėr bashkėpunim me osmanėt, edhe pse ishte njė personalitet qė gėzonte autoritet nė Shqipėri, Tanushi i Madh u burgos, u torturua, u dėrgua si i dėnuar nė Venedik dhe, pėr mungesė provash fajėsie, iu rikthyen pasuritė e konfiskuara. Megjithatė, mė 1438, ai u internua nė Padovė dhe pas kėtij viti nuk ka tė dhėna pėr jetėn e tij.
Tanushi i Madh ka pasur nė vitin 1435 katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza: Palin, Lekėn, Kalen dhe njė vajzė tė vogėl 14-vjeēare, emrin e sė cilės nuk e pėrmend. Dy djemtė e tij, edhe pse ishin fėmijė tė ligjshėm, janė cilėsuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinė jo tė vėrtetė pėr shkak tė kundėrshtive qė lindėn nė gjirin e Dukagjinėve. Mė i vogli i djemve, Leka, nuk del si figurė politike e rėndėsishme. Ai ka lindur nė vitin 1420 dhe pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1451 si kundėrshtar i Venedikut. Nuk dihet nėse ka lėnė pasardhės. Vėllai i tij, Pali (1411-1458), pėr tė cilin Gjon Muzaka rrėfen se ėshtė edukuar pranė Gjon Kastriotit, ka qenė aktiv nė jetėn politike. Ai ka marrė pjesė nė Kuvendin e Lezhės dhe qė nė fillim ėshtė bashkuar me Skėnderbeun. Pali ka pasur katėr djem: Lekėn, Nikollėn, Progonin dhe Gjergjin.
Emri i Gjergjit del vetėm nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Progoni pėrmendet nė vitin 1471 si i vdekur. Leka u bė personazh i rėndėsishėm i jetės politike tė Shqipėrisė. Nė vitin 1456 ai i dėboi qeveritarėt venecianė nga Deja e nga Shasi, u bė bashkėpunėtor i Skėnderbeut dhe vijoi luftėn kundėr osmanėve edhe nė vitet 70. Pas pushtimit tė Shkodrės nga osmanėt (1479), Leka dhe vėllai i tij, Nikolla, mėrguan nė Itali dhe u rikthyen nė vitin 1481 pėr tė ēliruar zotėrimet e Dukagjinėve nga pushtuesit osmanė.
Leka ka pasur ndikim tė madh te banorėt e Shqipėrisė sė Epėrme. E drejta dokesore shqiptare lidhet me emrin e tij. Njė pasardhės i vėllezėrve Dukagjini, qė jetonte nė Itali, Progoni, nė vitin 1501 ėshtė kthyer nė atdhe pėr tė udhėhequr kryengritjen antiosmane qė shpėrtheu nė Shqipėrinė e Epėrme. Mė pas ai bėri marrėveshje me osmanėt dhe mori prej tyre titullin e pashait, si edhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimeve tė Dukagjinėve.
Krahas Dukagjinėve tė mėsipėrm, tė cilėve drejtpėrdrejt ose tėrthorazi u njihen degėt gjenealogjike, nė dokumentet e shek. XV dalin edhe njerėz tė tjerė me mbiemrin Dukagjini. Nė Durrės jetonte Rask Dukagjini, pėr tė cilin dokumente tė vitit 1408 dhe 1410 tregojnė se ishte rrogėtar i Venedikut dhe me njė trupė kalorėsish tė vet ruante dhe mbronte Durrėsin. Nė Raguzė ka banuar Stipan Dukagjini, i cili nė vitin 1408 ka lėnė testamentin e vet. Stipani duhet tė ketė qenė pronar kopshtiesh nė Raguzė, sepse nė vitin 1406 pėrmendet njė pronar i tillė vetėm me mbiemrin Dukagjini, qė mbante shėrbyese nė shtėpi. Nė letra tė papės pėrmenden gjatė vitit 1492 Luka dhe Stefan Dukagjini, kurse nė vitin 1499 del njė tjetėr Dukagjin si pronar i njė anijeje qė transportonte drithė nga Pirgu nė Kotorr.
Vetėm njė herė fjala Dukagjin ėshtė gjetur si emėr vetjak nė njė dokument tė vitit 1446 pėr njė banor tė fshatit Mogulsi, Dukagjin Mogulsi. Gjatė shekujve qė pasuan emri familjar Dukagjini vijoi tė pėrdorej te shqiptarėt e besimeve tė ndryshme fetare.
Disa anėtarė tė familjes sė madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe nė shek. XV ata arritėn tė zinin poste shumė tė larta nė administratėn osmane. Gjatė shek. XVI nė tėrė Perandorinė Osmane shkėlqyen edhe dy poetė, Jahja Beu dhe Ali Beu, qė i shkruan veprat e tyre osmanisht. Nė kėto vepra ata kanė shėnuar edhe emrin familjar tė tyre, Dukagjini, qė dėshmon edhe pėrkatėsinė e tyre kombėtare shqiptare.
Dukagjinėt kanė pasur si stemė tė tyre njė shqiponjė tė bardhė njėkrenore. Ata kanė gėzuar vend parėsor nė radhėt e fisnikėrisė vendase dhe janė respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatė shekujve tė mesjetės. Kėtė e dėshmojnė lidhjet martesore, edhe pse njihen pak prej tyre.
Djali i Lekė Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, ndėrsa vajza e Lekės, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė. Nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės pėrmenden disa lidhje martesore tė Dukagjinėve me Muzakajt dhe me Arianitėt. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte pėr grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atėsinė e saj. Motra e tij, qė ishte martuar tek Arianitėt, Suina, e ka martuar vajzėn e saj, Jelėn, me Lekė Dukagjinin, tė quajtur Kolė Dukagjini, pa treguar atėsinė e kėtij. Po sipas Gjon Muzakės, tri vajza tė Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar pėrkatėsisht me Nikollė Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Njė motėr e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.
Trojet e Dukagjinėve shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme. Ato kanė ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, nė varėsi tė jetės sė trazuar politike tė shek. XIV-XV. Dukagjinėt kanė qenė njė familje e madhe fisnike. Nė krye tė tyre kanė qėndruar njė ose dy persona, tė cilėt janė zėvendėsuar nga pinjollė tė tjerė mė energjikė. Trojet e tyre Dukagjinėt i kanė administruar herė si zotėr tė pavarur dhe herė si vasalė tė sundimtarėve mė tė fuqishėm.
Pėr sa kohė qė nė shtetin e Balshajve janė pėrfshirė trojet e Dukagjinėve, kėta nuk pėrmenden nė dokumentet e kohės. Pas betejės sė Savrės tė vitit 1385, qė ēoi nė rrudhjen e shtetit tė Balshajve, Dukagjinėt dalin si zotėr tė pavarur nė Lezhė dhe zhduket anonimiteti i tyre. Nė vitin 1387 ata kanė ftuar tregtarėt raguzanė tė kalonin nėpėr trojet e tyre. Kjo dėshmon se nėn pushtetin e Dukagjinėve ishin krahinat pėrgjatė rrugės sė rėndėsishme Lezhė-Prizren, si edhe tė dy kėto qytete. Praninė e pushtetit tė tyre nė Prizren e dėshmon, sipas rrėfimit tė Marin Barlecit, pėrmendorja e ngritur nė kėtė qytet nė pėrkujtim tė Nikollė Dukagjinit. Nė veri tė trojeve tė Dukagjinėve kanė qenė trojet e dhėndrit tė tyre, Kojė Zaharisė.
Kėshtu Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata duhet tė kenė zotėruar edhe Pejėn.
Vėrshimi i ushtrive osmane nė Shqipėrinė e Epėrme dhe pushtimi pėrkohėsisht prej tyre nė vitin 1393 i Krujės, i Ulqinit, i Shkodrės dhe i Dejės, ndonėse Dukagjinėt arritėn ta mbronin Lezhėn dhe dolėn kėshtu si forcė antiosmane, i dobėsoi pozitat e tyre si zotėr tė pavarur. Prandaj Lezhėn ata ia dorėzuan Venedikut nė vitin 1393 dhe bashkė me tė Dukagjinėt humbėn kontrollin e rrugės Lezhė - Prizren, por jo ndikimin e tyre nė kėtė rajon.
Rruga e mėsipėrme dhe krahinat pėrgjatė saj, me miratimin e pushtuesve osmanė, kaluan nė duart e Dhimitėr Jonimės, i cili i kishte ndihmuar ata pėr pushtimin e Shkodrės. Jonimėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Njė pinjoll i saj pėrmendet pėr herė tė parė nė fillim tė shek. XIII si vasal i princit Dhimitėr tė Arbrit dhe njė Jonimė i dytė shfaqet nė fund tė atij shekulli si sebast qė, bashkė me disa fisnikė tė tjerė shqiptarė, kishte nėnshkruar njė marrėveshje (1274) me mbretin e Sicilisė, Karlin I Anzhu.
Pas njė shekulli, nė vitin 1394, burimet historike na japin fisnikun e fuqishėm me emrin Dhimitėr Jonima. Ky kishte dy kėshtjella, emrat e tė cilave nuk njihen, portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e Matit dhe njė forcė ushtarake prej dyqind kalorėsish e katėrqind e mė shumė kėmbėsorėsh. Nė veri zotėrimet e Dhimitrit ishin nė kufi me trojet e Kojė Zaharisė. Duke njohur ndikimin qė kishin Dukagjinėt nė kėtė rajon, Dhimitėr Jonima krijoi marrėdhėnie tė mira me ta dhe u bė shprehės edhe i kėrkesave tė tyre pranė kancelarive tė huaja, sidomos ndaj Venedikut.
Gjithashtu ai kishte marrėdhėnie tė mira edhe me fqinjin e tij tė fuqishėm, Gjon Kastriotin. Pėr herė tė fundit, Dh. Jonima pėrmendet si zot i Shufadasė mė 1409, vit kur ai duhet tė ketė vdekur. Paskėtaj Shufadaja dhe krahinat pėrgjatė rrugės Lezhė-Prizren janė pėrfshirė tėrėsisht nė shtetin e Gjon Kastriotit.
Ky e ruajti bashkėpunimin me ata anėtarė tė familjes Jonima qė mbetėn nė zonėn e Lezhės, sepse shumica e tyre jetonin nė rajonin e Shkodrės. Dhimitėr Jonima ėshtė pėrmendur edhe pas vdekjes. Njė pjesė e zotėrimeve tė tij janė regjistruar nė kadastrat osmane tė mėvonshme me emrin vilajeti i Dhimitėr Jonimės.
Njė vit pas vdekjes sė Dhimitėr Jonimės, mė 1410, janė bėrė pėrpjekje tė pasuksesshme qė Lezha tė kalonte nė duart e Tanush Dukagjinit. Pas kėsaj veprimtaria politike dhe ekonomike e Dukagjinėve ėshtė pėrqendruar kryesisht nė rajonin e Shkodrės, ku gjendeshin edhe familje tė tjera fisnike, si Spanėt, Jonimėt, Zahariajt etj.
Nė veprimtarinė politike tė Zahariajve ka pasur njė peshė tė veēantė Boksa Dukagjini, gruaja e Kojė Zaharisė. Pėr herė tė parė emri i familjes fisnike Zaharia del nė vitet 1318-1320 te peshkopi i Shasit. Pas peshkopit, burimet historike na njohin nė fund tė shek. XIV me Kojė Zaharinė. Veprimtaria politike e Kojės ėshtė e ngjashme me atė tė Dhimitėr Jonimės dhe tė dy kėta kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Koja pėrmendet nė vitin 1396 si zot i kėshtjellės sė Shasit, dhe, mė pas, si zot i Dejės e i ngushticave tė rrugės pėrgjatė Drinit. Zotėrimet e Kojė Zaharisė kufizoheshin nė lindje me viset e pushtuara nga osmanėt. Koja ka qenė vasal i tyre dhe kundėrshtar i despotėve serbė tė Rashės. Koja ka pasur njė djalė, Lekėn.
Nė kėto treva shqiptare janė ndėrthurur interesat e Zahariajve me ato tė Dukagjinėve, qė kufizoheshin me njėri-tjetrin. Ndėrmjet kėtyre dy familjeve fisnike, qė jo rastėsisht kanė qenė nė krushqi, pėrgjithėsisht ka pasur marrėdhėnie bashkėpunimi tė ngushtė. Pas vdekjes sė Lekė Zaharisė nė vitin 1444, meqenėse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e kėtij, Boksa, doli nė krye tė familjes. Ajo kėrkoi mbėshtetjen e Venedikut, duke i dorėzuar Republikės sė Shėn Markut Dejėn, Shasin etj. Zotėrimet qė mbetėn nga trashėgimia e Lekė Zaharisė kaluan nė duart e Dukagjinėve. Kėta morėn nė zotėrim rrugėn tregtare dhe krahinat pėrgjatė luginės sė lumit Drin, si edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėrkohėsisht kėto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashės dhe, pas shembjes sė tij mė 1439, u rimorėn nga Zahariajt e Dukagjinėt.
Nė veri tė Dukagjinėve dhe tė Zahariajve shtriheshin trojet shqiptare tė Spanėve, qė kanė qenė familje fisnike shumė e madhe. Emri familjar i tyre shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.
Krahas Balshajve, Kastriotėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Zahariajve e Spanėve, nė Shqipėrinė e Epėrme ka pasur edhe njė numėr familjesh tė tjera me peshė nė jetėn politike shqiptare, veēanėrisht gjatė shek. XV. Kėto familje kanė qenė Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Dushmanėt e Drishtit, Hotėt, Shestanėt etj.
Tė gjitha kėto familje shqiptare kanė dalė nė skenėn politike nė njė periudhė shumė tė trazuar, tė shkaktuar prej ndėrhyrjeve e pushtimeve tė shteteve tė huaja. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, pėr jetėn politike tė Shqipėrisė sė Epėrme kanė qenė si mė rrėnimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashės, qė ishte shtet vasal i tė parit, madje njė nga gratė e sulltan Muratit II ka qenė edhe vajza e despotit serb. Pas vdekjes sė Balshės III (1421), sundimtarėt serbė, deri mė 1439 kur u shkatėrrua Despotati i Rashės, i zhvendosėn kufijtė dhe dolėn nė bregdetin shqiptar, nga Kotorri deri nė Tivar, si edhe nė rrethinat e Shkodrės, ku pushtuan Drishtin.
Pėrballė fuqisė ushtarake tė papėrballueshme osmane njė pjesė e fisnikėve shqiptarė ngurruan nė fillim tė rrėmbenin armėt, kurse kundėr pushtuesve serbė ata u ngritėn tė gjithė, Gjurashėt nė radhė tė parė (zotėrimet e tė cilėve shtriheshin nė rrethinat e Grykės sė Kotorrit dhe nė tė gjithė Gentėn), Zahariajt, Dukagjinėt, Kastriotėt etj.
Krijoni Kontakt