Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 112
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Dukagjinėt dhe shtrirja e tyre


    Burimet historike, ndonėse japin tė dhėna fragmentare, tregojnė se gjatė mesjetės Dukagjinėt kanė qenė njė familje fisnike e rėndėsishme, prandaj emrin familjar tė tyre e trashėguan ndėr shekuj rajone tė gjera fushore e malore tė Shqipėrisė sė Epėrme, si edhe e drejta dokesore shqiptare e kėtyre viseve. Pėr ta kanė qarkulluar edhe gojėdhėna mesjetare, tė cilat, pavarėsisht nga sfondi fantazist i tyre dhe kronologjia e gabuar qė kanė, dėshmojnė se Dukagjinėt kanė qenė njė familje e vjetėr fisnike, e cila ka ndikuar nė jetėn politike shqiptare, madje edhe mė tej.


    Nė njė kronikė raguzane ėshtė dhėnė njė gojėdhėnė, sipas sė cilės nė shek. VII Dukagjinėt kishin shkaktuar kryengritje nė Bosnjė dhe dy herė kishin ndėrhyrė nė Raguzė. Njė gojėdhėnė e dytė gjendet nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Sipas saj Dukagjinėt rridhnin nga njė njeri me prejardhje trojane i vendosur nė Francė, qė quhej Dukagjin. Ky ishte nisur me kryqtarė tė tjerė nga Franca pėr tė ēliruar Jeruzalemin, por, me tė arritur nė Shqipėri, Dukagjini pushtoi Zadrimėn, krahinat rreth saj dhe u bė sundimtar i tyre. Gojėdhėna vijon me vrasjen e Dukagjinit prej vasalėve tė vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh pėr tė rimarrė mė pas zotėrimet atėrore.


    Mbiemri Dukagjin pėrbėhet nga dy emra vetjakė: Dukė dhe Gjin. Kėta emra gjatė mesjetės kanė qenė shumė tė pėrhapur te shqiptarėt si emra vetjakė e familjarė, gjithandej ku ata banonin. Ka studiues qė mbiemrin Dukagjin e lidhin me titullin e lartė fisnik dukė dhe me emrin vetjak Gjin. Sipas tyre mbiemri Dukagjin lidhet me njė personazh historik, me “dukėn arbėr Gjin Tanushin” (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili nė njė dokument tė vitit 1281 pėrmendet si kundėrshtar dhe i burgosur politik i pushtetit anzhuin nė Shqipėri.

    Vetėm pas njė shekulli shfaqet pėr herė tė parė emri familjar Dukagjini. Kėtė mbiemėr (llagap) e kanė mbajtur gjatė shek. XV njė varg njerėzish tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare. Dukagjinėt kanė pasur edhe njė mbiemėr tė dytė, Perlati, qė ėshtė pėrdorur vetėm njė herė, nė njė dokument tė vitit 1402.

    Nėpėrmjet shqyrtimit tė burimeve historike njihen dy degė fillestare tė pemės gjenealogjike tė Dukagjinėve, tė cilave ende nuk u dihet prindi i pėrbashkėt.
    Emri familjar Dukagjini del pėr herė tė parė nė njė dokument raguzan tė vitit 1377 pėr njė njeri me disa mbiemra “Nikollė Stefan Tuderoviē Dukagjini” (Nicolaus Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund tė jetė paraardhėsi i njėrės degė fillestare tė Dukagjinėve. Pėrfaqėsuesi i sigurt i njėrės degė ėshtė Gjergji, qė pėrmendet nė vitin 1403 si proniar i dy fshatrave pranė Lezhės (Balldre dhe Kakarriq) dhe si komandant i njė trupe prej 40 kalorėsish dhe njėqind kėmbėsorėsh.
    Gjergji ka vdekur para vitit 1409 dhe, sipas Gjon Muzakės, ka pasur tre djem (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollėn). Dokumentet e kohės japin vetėm njėrin prej tyre, Nikollėn. Emri i Nikollės del nė vitin 1409. Ai nė fillim tė viteve 30 u ngrit nė luftė kundėr serbėve dhe osmanėve dhe i dėboi ata nga Deja.
    Mė pas mori pjesė nė kryengritjen ēlirimtare tė vitit 1443 dhe nė Kuvendin e Lezhės, ku u bė personazh politik i rėndėsishėm i vendit. Nikollė Dukagjini ka vdekur gjatė viteve 1452-1454. Djemtė e tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritėn tė kishin veprimtari politike, sepse nė vitin 1462 u vranė. Si pasardhės i vetėm i tyre mbeti djali i mitur i Gjergjit, Nikolla, i cili hyri nė shėrbim tė Venedikut.


    Emrat e paraardhėsve tė degės tjetėr tė Dukagjinėve janė shkruar nė njė dokument raguzan tė vitit 1387. Nė tė ėshtė treguar se vėllezėrit Lekė e Pal Dukagjini ishin zotėr tė Lezhės dhe se ata u siguronin raguzanėve kalimin nėpėr trevat e tyre shqiptare.
    Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesė djem: Tanushin e Vogėl, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali pėrmendet vetėm nė njė dokument tė vitit 1402, ku dėshmohet se gjatė kthimit nga Venediku, ai ėshtė vrarė nė Dalmaci. Kurse emrat e Progonit dhe tė Tanushit tė Vogėl janė shėnuar pėr herė tė parė nė tė njėjtin dokument (1393). Progoni ka vdekur nė vitin 1394, kurse Tanushi i Vogėl para vitit 1433.

    Ky ka qenė sė bashku me Gojēin Gjurashin dhe Kojė Zaharinė pėr tė mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit tė Rashės. Andrea del nė vitin 1406, kur Venediku i riktheu njė dajlan nė Shkodėr, qė e kishte marrė me ankand. Po me koncesion tė Venedikut ai kishte edhe prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Nė fillim tė vitit 1416 Andrea pėrmendet si i vdekur, kurse vėllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Emri i Gjonit pėrmendet pėr herė tė fundit mė 1446. Koncesionet e Venedikut pėr pronat zakonisht trashėgoheshin. Prandaj Andrea duhet tė ketė pasur djalė sipėrmarrėsin Budomir, i cili nė vitet 20 tė shek. XV ishte qiramarrės i dajlaneve tė Shkodrės dhe, krahas tregtimit tė peshkut, merrej edhe me tregtinė e metaleve qė prodhoheshin nė Kosovė dhe qė pėrdoreshin gjerė nė jetėn e pėrditshme. Kėshtu, me argjendin e Kosovės, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bėheshin edhe objekte tė tryezės sė ngrėnies, si lugė, kupa, poēe, tasa etj. Njė pasardhės i tyre, Budomiri, mori pjesė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės mė 1478. Pas rėnies sė qytetit gruaja dhe tre fėmijėt e tij u strehuan nė Venedik.



    Tė dhėnat burimore tė drejtpėrdrejta pėr degėt gjenealogjike tė Dukagjinėve, mund tė plotėsohen edhe me tė dhėna tė tėrthorta. Gjatė viteve 30 tė shek. XV shfaqet Vukė Dukagjini si figurė e rėndėsishme e qytetit tė Shkodrės, tė cilit iu bėnė dhurata nga administrata shtetėrore e Raguzės nė vitin 1433. Veē kėtij, dalin edhe banorė tė tjerė tė qytetit tė Shkodrės me mbiemrin Dukagjini, qė janė dėrguar herė pas here nė Venedik si pėrfaqėsues e mbrojtės tė interesave tė bashkėsisė shkodrane pranė autoriteteve shtetėrore veneciane.

    Njėri pėrmendet nė vitin 1431 vetėm me emrin familjar Dukagjini, njė tjetėr, Teodor Dukagjini, nė vitin 1458 ėshtė dėrguar nė Venedik etj. Ngarkimi i Dukagjinėve me misione tė tilla tė rėndėsishme nga bashkėqytetarėt tregon se ata respektoheshin shumė prej tyre dhe se ishin tė arsimuar dhe njohės tė mirė tė gjuhėve tė huaja. Dy Dukagjinėt e parė (qė mund tė jenė i njėjti njeri, Vuku), duhet tė jenė djem tė Budomirit. Pėr Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t`i pėrkiste edhe degės sė mėsipėrme ose njė dege tjetėr, sepse mund tė ishte nip i Tanushit tė Madh. Teodori ėshtė vrarė nė luftė pėr mbrojtjen e Shkodrės gjatė vitit 1478.


    Dega gjenealogjike e Lekė Dukagjinit ka lėnė shumė gjurmė nė jetėn politike tė Shqipėrisė gjatė shek. XV. Vetė Leka ka tė njėjtin vend nė burimet historike sa edhe vėllai i vogėl i tij, Pali. Tė dy kėta pėrmenden bashkė si zotėr tė Lezhės (1387) dhe si tė vdekur (1393). Leka la pas dy djem dhe njė vajzė: Progonin, Tanushin e Madh dhe Boksėn, e cila u martua me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė.
    Progoni dhe Tanushi i Madh, nė emėr tė tyre dhe tė dy djemve tė xhaxhait tė vdekur, Palit (djem tė tė cilit ishin Tanushi i Vogėl dhe Progoni), i dorėzuan Lezhėn Venedikut nė vitin 1393.

    Progoni u martua me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, dhe u vu nė shėrbim tė Venedikut si kėshtjellar i Shasit, ku mbeti i vrarė para vitit 1402. Tanushi i Madh u vendos familjarisht nė Shkodėr, u emėrua vojvodė i rrethinave tė saj dhe mė pas pati mosmarrėveshje me autoritetet veneciane tė qytetit. Pėr kėtė shkak dhe me akuza tė trilluara pėr bashkėpunim me osmanėt, edhe pse ishte njė personalitet qė gėzonte autoritet nė Shqipėri, Tanushi i Madh u burgos, u torturua, u dėrgua si i dėnuar nė Venedik dhe, pėr mungesė provash fajėsie, iu rikthyen pasuritė e konfiskuara. Megjithatė, mė 1438, ai u internua nė Padovė dhe pas kėtij viti nuk ka tė dhėna pėr jetėn e tij.


    Tanushi i Madh ka pasur nė vitin 1435 katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza: Palin, Lekėn, Kalen dhe njė vajzė tė vogėl 14-vjeēare, emrin e sė cilės nuk e pėrmend. Dy djemtė e tij, edhe pse ishin fėmijė tė ligjshėm, janė cilėsuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinė “jo tė vėrtetė” pėr shkak tė kundėrshtive qė lindėn nė gjirin e Dukagjinėve. Mė i vogli i djemve, Leka, nuk del si figurė politike e rėndėsishme. Ai ka lindur nė vitin 1420 dhe pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1451 si kundėrshtar i Venedikut. Nuk dihet nėse ka lėnė pasardhės. Vėllai i tij, Pali (1411-1458), pėr tė cilin Gjon Muzaka rrėfen se ėshtė edukuar pranė Gjon Kastriotit, ka qenė aktiv nė jetėn politike. Ai ka marrė pjesė nė Kuvendin e Lezhės dhe qė nė fillim ėshtė bashkuar me Skėnderbeun. Pali ka pasur katėr djem: Lekėn, Nikollėn, Progonin dhe Gjergjin.
    Emri i Gjergjit del vetėm nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Progoni pėrmendet nė vitin 1471 si i vdekur. Leka u bė personazh i rėndėsishėm i jetės politike tė Shqipėrisė. Nė vitin 1456 ai i dėboi qeveritarėt venecianė nga Deja e nga Shasi, u bė bashkėpunėtor i Skėnderbeut dhe vijoi luftėn kundėr osmanėve edhe nė vitet 70. Pas pushtimit tė Shkodrės nga osmanėt (1479), Leka dhe vėllai i tij, Nikolla, mėrguan nė Itali dhe u rikthyen nė vitin 1481 pėr tė ēliruar zotėrimet e Dukagjinėve nga pushtuesit osmanė.

    Leka ka pasur ndikim tė madh te banorėt e Shqipėrisė sė Epėrme. E drejta dokesore shqiptare lidhet me emrin e tij. Njė pasardhės i vėllezėrve Dukagjini, qė jetonte nė Itali, Progoni, nė vitin 1501 ėshtė kthyer nė atdhe pėr tė udhėhequr kryengritjen antiosmane qė shpėrtheu nė Shqipėrinė e Epėrme. Mė pas ai bėri marrėveshje me osmanėt dhe mori prej tyre titullin e pashait, si edhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimeve tė Dukagjinėve.


    Krahas Dukagjinėve tė mėsipėrm, tė cilėve drejtpėrdrejt ose tėrthorazi u njihen degėt gjenealogjike, nė dokumentet e shek. XV dalin edhe njerėz tė tjerė me mbiemrin Dukagjini. Nė Durrės jetonte Rask Dukagjini, pėr tė cilin dokumente tė vitit 1408 dhe 1410 tregojnė se ishte rrogėtar i Venedikut dhe me njė trupė kalorėsish tė vet ruante dhe mbronte Durrėsin. Nė Raguzė ka banuar Stipan Dukagjini, i cili nė vitin 1408 ka lėnė testamentin e vet. Stipani duhet tė ketė qenė pronar kopshtiesh nė Raguzė, sepse nė vitin 1406 pėrmendet njė pronar i tillė vetėm me mbiemrin Dukagjini, qė mbante shėrbyese nė shtėpi. Nė letra tė papės pėrmenden gjatė vitit 1492 Luka dhe Stefan Dukagjini, kurse nė vitin 1499 del njė tjetėr Dukagjin si pronar i njė anijeje qė transportonte drithė nga Pirgu nė Kotorr.
    Vetėm njė herė fjala Dukagjin ėshtė gjetur si emėr vetjak nė njė dokument tė vitit 1446 pėr njė banor tė fshatit Mogulsi, Dukagjin Mogulsi. Gjatė shekujve qė pasuan emri familjar Dukagjini vijoi tė pėrdorej te shqiptarėt e besimeve tė ndryshme fetare.


    Disa anėtarė tė familjes sė madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe nė shek. XV ata arritėn tė zinin poste shumė tė larta nė administratėn osmane. Gjatė shek. XVI nė tėrė Perandorinė Osmane shkėlqyen edhe dy poetė, Jahja Beu dhe Ali Beu, qė i shkruan veprat e tyre osmanisht. Nė kėto vepra ata kanė shėnuar edhe emrin familjar tė tyre, Dukagjini, qė dėshmon edhe pėrkatėsinė e tyre kombėtare shqiptare.


    Dukagjinėt kanė pasur si stemė tė tyre njė shqiponjė tė bardhė njėkrenore. Ata kanė gėzuar vend parėsor nė radhėt e fisnikėrisė vendase dhe janė respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatė shekujve tė mesjetės. Kėtė e dėshmojnė lidhjet martesore, edhe pse njihen pak prej tyre.


    Djali i Lekė Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, ndėrsa vajza e Lekės, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė. Nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės pėrmenden disa lidhje martesore tė Dukagjinėve me Muzakajt dhe me Arianitėt. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte pėr grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atėsinė e saj. Motra e tij, qė ishte martuar tek Arianitėt, Suina, e ka martuar vajzėn e saj, Jelėn, me “Lekė Dukagjinin, tė quajtur Kolė Dukagjini”, pa treguar atėsinė e kėtij. Po sipas Gjon Muzakės, tri vajza tė Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar pėrkatėsisht me Nikollė Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Njė motėr e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.


    Trojet e Dukagjinėve shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme. Ato kanė ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, nė varėsi tė jetės sė trazuar politike tė shek. XIV-XV. Dukagjinėt kanė qenė njė familje e madhe fisnike. Nė krye tė tyre kanė qėndruar njė ose dy persona, tė cilėt janė zėvendėsuar nga pinjollė tė tjerė mė energjikė. Trojet e tyre Dukagjinėt i kanė administruar herė si zotėr tė pavarur dhe herė si vasalė tė sundimtarėve mė tė fuqishėm.


    Pėr sa kohė qė nė shtetin e Balshajve janė pėrfshirė trojet e Dukagjinėve, kėta nuk pėrmenden nė dokumentet e kohės. Pas betejės sė Savrės tė vitit 1385, qė ēoi nė rrudhjen e shtetit tė Balshajve, Dukagjinėt dalin si zotėr tė pavarur nė Lezhė dhe zhduket anonimiteti i tyre. Nė vitin 1387 ata kanė ftuar tregtarėt raguzanė tė kalonin nėpėr trojet e tyre. Kjo dėshmon se nėn pushtetin e Dukagjinėve ishin krahinat pėrgjatė rrugės sė rėndėsishme Lezhė-Prizren, si edhe tė dy kėto qytete. Praninė e pushtetit tė tyre nė Prizren e dėshmon, sipas rrėfimit tė Marin Barlecit, pėrmendorja e ngritur nė kėtė qytet nė pėrkujtim tė Nikollė Dukagjinit. Nė veri tė trojeve tė Dukagjinėve kanė qenė trojet e dhėndrit tė tyre, Kojė Zaharisė.

    Kėshtu Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata duhet tė kenė zotėruar edhe Pejėn.
    Vėrshimi i ushtrive osmane nė Shqipėrinė e Epėrme dhe pushtimi pėrkohėsisht prej tyre nė vitin 1393 i Krujės, i Ulqinit, i Shkodrės dhe i Dejės, ndonėse Dukagjinėt arritėn ta mbronin Lezhėn dhe dolėn kėshtu si forcė antiosmane, i dobėsoi pozitat e tyre si zotėr tė pavarur. Prandaj Lezhėn ata ia dorėzuan Venedikut nė vitin 1393 dhe bashkė me tė Dukagjinėt humbėn kontrollin e rrugės Lezhė - Prizren, por jo ndikimin e tyre nė kėtė rajon.


    Rruga e mėsipėrme dhe krahinat pėrgjatė saj, me miratimin e pushtuesve osmanė, kaluan nė duart e Dhimitėr Jonimės, i cili i kishte ndihmuar ata pėr pushtimin e Shkodrės. Jonimėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Njė pinjoll i saj pėrmendet pėr herė tė parė nė fillim tė shek. XIII si vasal i princit Dhimitėr tė Arbrit dhe njė Jonimė i dytė shfaqet nė fund tė atij shekulli si sebast qė, bashkė me disa fisnikė tė tjerė shqiptarė, kishte nėnshkruar njė marrėveshje (1274) me mbretin e Sicilisė, Karlin I Anzhu.

    Pas njė shekulli, nė vitin 1394, burimet historike na japin fisnikun e fuqishėm me emrin Dhimitėr Jonima. Ky kishte dy kėshtjella, emrat e tė cilave nuk njihen, portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e Matit dhe njė forcė ushtarake prej dyqind kalorėsish e katėrqind e mė shumė kėmbėsorėsh. Nė veri zotėrimet e Dhimitrit ishin nė kufi me trojet e Kojė Zaharisė. Duke njohur ndikimin qė kishin Dukagjinėt nė kėtė rajon, Dhimitėr Jonima krijoi marrėdhėnie tė mira me ta dhe u bė shprehės edhe i kėrkesave tė tyre pranė kancelarive tė huaja, sidomos ndaj Venedikut.
    Gjithashtu ai kishte marrėdhėnie tė mira edhe me fqinjin e tij tė fuqishėm, Gjon Kastriotin. Pėr herė tė fundit, Dh. Jonima pėrmendet si zot i Shufadasė mė 1409, vit kur ai duhet tė ketė vdekur. Paskėtaj Shufadaja dhe krahinat pėrgjatė rrugės Lezhė-Prizren janė pėrfshirė tėrėsisht nė shtetin e Gjon Kastriotit.

    Ky e ruajti bashkėpunimin me ata anėtarė tė familjes Jonima qė mbetėn nė zonėn e Lezhės, sepse shumica e tyre jetonin nė rajonin e Shkodrės. Dhimitėr Jonima ėshtė pėrmendur edhe pas vdekjes. Njė pjesė e zotėrimeve tė tij janė regjistruar nė kadastrat osmane tė mėvonshme me emrin vilajeti i Dhimitėr Jonimės.
    Njė vit pas vdekjes sė Dhimitėr Jonimės, mė 1410, janė bėrė pėrpjekje tė pasuksesshme qė Lezha tė kalonte nė duart e Tanush Dukagjinit. Pas kėsaj veprimtaria politike dhe ekonomike e Dukagjinėve ėshtė pėrqendruar kryesisht nė rajonin e Shkodrės, ku gjendeshin edhe familje tė tjera fisnike, si Spanėt, Jonimėt, Zahariajt etj.


    Nė veprimtarinė politike tė Zahariajve ka pasur njė peshė tė veēantė Boksa Dukagjini, gruaja e Kojė Zaharisė. Pėr herė tė parė emri i familjes fisnike Zaharia del nė vitet 1318-1320 te peshkopi i Shasit. Pas peshkopit, burimet historike na njohin nė fund tė shek. XIV me Kojė Zaharinė. Veprimtaria politike e Kojės ėshtė e ngjashme me atė tė Dhimitėr Jonimės dhe tė dy kėta kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Koja pėrmendet nė vitin 1396 si zot i kėshtjellės sė Shasit, dhe, mė pas, si zot i Dejės e i ngushticave tė rrugės pėrgjatė Drinit. Zotėrimet e Kojė Zaharisė kufizoheshin nė lindje me viset e pushtuara nga osmanėt. Koja ka qenė vasal i tyre dhe kundėrshtar i despotėve serbė tė Rashės. Koja ka pasur njė djalė, Lekėn.


    Nė kėto treva shqiptare janė ndėrthurur interesat e Zahariajve me ato tė Dukagjinėve, qė kufizoheshin me njėri-tjetrin. Ndėrmjet kėtyre dy familjeve fisnike, qė jo rastėsisht kanė qenė nė krushqi, pėrgjithėsisht ka pasur marrėdhėnie bashkėpunimi tė ngushtė. Pas vdekjes sė Lekė Zaharisė nė vitin 1444, meqenėse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e kėtij, Boksa, doli nė krye tė familjes. Ajo kėrkoi mbėshtetjen e Venedikut, duke i dorėzuar Republikės sė Shėn Markut Dejėn, Shasin etj. Zotėrimet qė mbetėn nga trashėgimia e Lekė Zaharisė kaluan nė duart e Dukagjinėve. Kėta morėn nė zotėrim rrugėn tregtare dhe krahinat pėrgjatė luginės sė lumit Drin, si edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėrkohėsisht kėto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashės dhe, pas shembjes sė tij mė 1439, u rimorėn nga Zahariajt e Dukagjinėt.



    Nė veri tė Dukagjinėve dhe tė Zahariajve shtriheshin trojet shqiptare tė Spanėve, qė kanė qenė familje fisnike shumė e madhe. Emri familjar i tyre shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.


    Krahas Balshajve, Kastriotėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Zahariajve e Spanėve, nė Shqipėrinė e Epėrme ka pasur edhe njė numėr familjesh tė tjera me peshė nė jetėn politike shqiptare, veēanėrisht gjatė shek. XV. Kėto familje kanė qenė Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Dushmanėt e Drishtit, Hotėt, Shestanėt etj.

    Tė gjitha kėto familje shqiptare kanė dalė nė skenėn politike nė njė periudhė shumė tė trazuar, tė shkaktuar prej ndėrhyrjeve e pushtimeve tė shteteve tė huaja. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, pėr jetėn politike tė Shqipėrisė sė Epėrme kanė qenė si mė rrėnimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashės, qė ishte shtet vasal i tė parit, madje njė nga gratė e sulltan Muratit II ka qenė edhe vajza e despotit serb. Pas vdekjes sė Balshės III (1421), sundimtarėt serbė, deri mė 1439 kur u shkatėrrua Despotati i Rashės, i zhvendosėn kufijtė dhe dolėn nė bregdetin shqiptar, nga Kotorri deri nė Tivar, si edhe nė rrethinat e Shkodrės, ku pushtuan Drishtin.
    Pėrballė fuqisė ushtarake tė papėrballueshme osmane njė pjesė e fisnikėve shqiptarė ngurruan nė fillim tė rrėmbenin armėt, kurse kundėr pushtuesve serbė ata u ngritėn tė gjithė, Gjurashėt nė radhė tė parė (zotėrimet e tė cilėve shtriheshin nė rrethinat e Grykės sė Kotorrit dhe nė tė gjithė Gentėn), Zahariajt, Dukagjinėt, Kastriotėt etj.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shteti i Gjon Kastriotit


    Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV.
    Pėr pemėn gjenealogjike, vend-origjinėn dhe veprimtarinė e Kastriotėve gjatė shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, pėr kėto ēėshtje, mendimet e historianėve kanė qenė tė ndryshme.



    Pėr herė tė parė pėrmendet njė Kastriot nė vitin 1368 si kėshtjellar i Kaninės. Ka studjues qė shohin te ky kėshtjellar njė paraardhės tė Kastriotėve tė mėvonshėm, qė ėshtė dėbuar nga pronat e veta. Njė mendim i tillė duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me tė dhėnat pėr Kastriotėt qė japin mė pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, qė emigruan nė Itali, Kastriotėt njihen edhe me njė mbiemėr tė dytė: Mazreku.


    Sipas dy historianėve mė tė hershėm shqiptarė, Marin Barlecit e Dhimitėr Frėngut, Kastriotėt ishin nga Mati qė, sipas mendimit tė kohės, shtrihej deri nė bregdet. Nė kėtė pėrfundim ata janė nxitur nga pozicioni gjeografik kyē i trevės sė Matit, si vend-kryqėzimi i rrugėve qė lidhnin krahinat e ndryshme tė shtetit tė Kastriotėve si nė kohėn e Gjon Kastriotit, ashtu edhe nė atė tė Skėnderbeut.
    Kurse periudhave mė tė hershme tė veprimtarisė sė familjes Kastrioti autorėt e sipėrpėrmendur nuk i kanė kushtuar vėmendje, aq sa nė veprat e Marin Barlecit e tė Dhimitėr Frėngut nuk pėrmendet as emri i gjyshit tė Skėnderbeut.

    Kurse njė autor tjetėr shqiptar, bashkėkohės me dy tė parėt, Gjon Muzaka, ka rrėfyer se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenė proniar i dy fshatrave tė Dibrės sė Poshtme, Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm, rrėfim ky qė mund tė merret me njė farė rezerve.
    Tregimi i mėsipėrm i Gjon Muzakės ka shėrbyer si argument kryesor pėr ndonjė historian tė ditėve tona qė Dibrėn ta konsiderojė si vendorigjinėn e Kastriotėve.

    Po ashtu, si Marin Barleci, edhe Gjon Muzaka ka shėnuar se Gjon Kastrioti ka pasur nė zotėrim Matin. Dhimitėr Frėngu ka shkruar se Kastriotėt zotėronin edhe Ujmishin. Tre autorėt e mėsipėrm i shkruan veprat e tyre nė fillim tė shek. XVI dhe larg Shqipėrisė, kur jetonin si emigrantė nė Itali. Mė pas, nė vitin 1553, njė tjetėr shqiptar, Andre Engjėlli, ka shkruar nė Romė se paraardhėsit e Gjon Kastriotit, pėrveē Matit, kanė zotėruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas kėtij autori, Gjon Kastrioti ka qenė i biri i “Gjergj Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, tė mbiquajtur Mazreku” qė kishte vdekur nė vitin 1390.


    Vepra e Gjon Muzakės ėshtė mė e saktė dhe mė e besueshme se ajo e A. Engjėllit, prandaj thuajse tė gjithė studiuesit e sotėm mendojnė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal.

    Pėrveē autorėve tė mėsipėrm, ėshtė edhe njė autor tjetėr i mėvonshėm, por shumė i rėndėsishėm, sepse ka jetuar nė Shqipėri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang Bardhi. Nė vitin 1636 ai botoi njė vepėr polemizuese pėr tė mbrojtur origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut, kundėr pėrpjekjeve tė J. Marnoviēit pėr ta nxjerrė atė me origjinė sllave. Nė veprėn e tij Frang Bardhi i ka kushtuar njė vend tė veēantė pėrcaktimit tė vendorigjinės sė Kastriotėve.
    Pas njė parashtrimi polemik tė ēėshtjes ai arrin nė pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė "pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė". Kjo frazė e veprės sė F. Bardhit i jep mendimit tė tij pėr Hasin si vendorigjinėn e Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Pėr mė tej ai shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e lidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendej buzė lumit, dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshati Kastrat.


    Pėr vendorigjinėn e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit dėshmojnė gjithashtu edhe kronisti raguzan Lukari (vepra e tė cilit ėshtė botuar nė vitin 1605), si dhe shėnimet e fundit tė shek. XV tė njė kleriku boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 1892. Po kėshtu mbiemri i dytė, Mazreku, i Kastriotėve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjenden nė mikrotoponiminė e shek. XVII dhe tė sotme tė Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Lumės (Ujmisht qė pėrmendet edhe nga Dh. Frėngu). Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė e ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga e kishin origjinėn Kastriotėt. Edhe tiparet fizike tė Kastriotėve, siē ishin ato tė Skėnderbeut dhe tė nipit tė tij Ferrandit, tė cilėve u njihen deri diku mirė, mbėshtesin origjinėn hasiane tė tyre.


    Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bėn tė pashpjegueshme pse mė pas pėrfaqėsues tė kėsaj familjeje, si degė tė pemės gjenealogjike tė saj, do tė shfaqen si proniarė e zotėr nė viset e tjera tė Shqipėrisė, si nė Dibėr, nė Mat etj.
    Gjatė shek. XV e mė pas, edhe nė kėto krahina kishte banorė me mbiemrin Kastrioti. Ēėshtja e origjinės sė Kastriotėve ka tė bėjė me njė periudhė mė tė hershme nga ajo qė nis me gjyshin e qė vazhdon me tė atin e Skėnderbeut. Tė shtrira gjatė njė harku kohorė tė tillė mendimet pėr vendorigjinėn e Kastriotėve, qė japin autorėt e hershėm shqiptarė si M. Barleci, Dh. Frėngu, Gj. Muzaka, A. Engjėlli dhe F. Bardhi, si dhe burime tė tjera historike, nuk kanė kundėrshti ndėrmjet tyre, por shfaqen si dėshmi nė vijim qė flasin pėr kohė tė ndryshme dhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn. F. Bardhi flet pėr periudhėn mė tė hershme, pėr trungun gjenealogjik tė familjes kur ishte nė Has, Gjon Muzaka pėrmend emrin e gjyshit tė Skėnderbeut, Pal Kastriotin, duke treguar dy fshatrat qė kishte si pronia nė Dibėr, kurse M. Barleci dhe Dh. Frėngu flasin pėr pasardhėsin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotėrimet qė kishte ky.


    Pozita shoqėrore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė pinjollėve tė ndryshėm tė saj, disa prej tė cilėve kjo rrugė i shtriu pėrtej vendorigjinės sė tyre. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakės, kishte dy fshatra si feud nė Dibėr. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi njė nga shtetet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri qė, nė hapėsirat e tij, pėrfshiu edhe krahinat e pėrmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frėngu etj.
    Dėshmitė historike pėr fillimet e shtetit tė Kastriotėve thuajse mungojnė, njė realitet i pėrgjithshėm ky pėr historinė tonė mesjetare, sidomos pėr viset lindore shqiptare.


    Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barlecit dhe Gj. Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzan tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit. Nga nėntė fėmijėt qė lindi Vojsava dhe qė arritėn moshėn madhore, shtatė kishin lindur para vitit 1405.

    Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve, dhe sidomos pas dobėsimit tė fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ushtria e saj pėsoi njė disfatė tė rėndė prej trupave mongole nė betejėn e Ankarasė tė vitit 1402. Gjatė kėtij viti (1402), zotėrimet e Gjon Kastriotit u shtrinė nė drejtim tė viseve bregdetare dhe u bėnė kufitare me ato tė Venedikut.

    Qė nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja, ambasadorėt e tij shkonin nė Venedik, Raguzė e nė vende tė tjera dhe ai cilėsohej prej tyre si zot “shumė i fuqishėm”, “i madhėrishėm” etj. Ndėrkohė edhe ambasadorė tė tyre dėrgoheshin pranė Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotėrit e tjerė ishin tė fuqishėm, prandaj mė 1408 ai ishte i pranishėm si garant i paqes, qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit, midis Venedikut dhe Balshajve.

    Shtetin e Gjon Kastriotit e pėrshkonin rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Ndėr to, nė rrafshin perėndim-lindje mė tė rrahurat ishin dy. Njėra rrugė lidhte viset bregdetare me Prizrenin, qė duhet tė ketė qenė qendra administrative e shtetit tė Gjon Kastriotit. Nė kėtė qytet tė lashtė kryqėzoheshin rrugė tregtare shumė tė rrahura dhe qė shkonin nė drejtim tė Prishtinės, tė Pejės, tė Tetovės etj. Traseja e rrugės sė dytė kalonte nga bregdeti nėpėr krahinėn e Matit, vijonte nė drejtim tė Dibrės dhe ndiqte rrjedhjen e sipėrme tė lumit Vardar pėr tė arritur nė Shkup.


    Nė dokumentet mesjetare kėto dy rrugė janė shėnuar me emra tė ndryshėm tė qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhės, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinės dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikė e tregtarė tė Gjon Kastriotit shtriheshin edhe pėrtej zotėrimeve tė tij, nė Fushė-Dardani, madje edhe pėrtej Shkupit, ku mund tė bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithė me ēmime mė tė ulėta se nė rajonet e tjera, prodhime bujqėsore tė viseve tė ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj.

    Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė.

    Pėr jetėn ekonomike e politike tė shtetit tė Gjon Kastriotit, ashtu si edhe tė zotėrimeve tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė si dhe ato tė Republikės sė Venedikut, rėndėsi parėsore kishin raportet e tyre me kryekomandantin osman tė Shkupit dhe, nėpėrmjet tij, me sulltanin. Nė marrėdhėniet me fqinjin e vet lindor e shumė tė fuqishėm ushtarakisht, Gjon Kastrioti duhej tė ndiqte njė politikė shumė tė kujdesshme. Edhe bejlerbeut tė Rumelisė i interesonte qė deri diku tė kishte mirėkuptim me Gjon Kastriotin, sepse nė shtetin e tij, nėpėr njė terren tė vėshtirė e me prita tė shumta, kalonin rrugėt tregtare mė tė shkurtra pėr nė brigjet e detit Adriatik, tė cilat, nė atė kohė, nuk mund tė mirėmbaheshin e tė ruheshin nga askush tjetėr, veēse nga vendasit. Nė rrethana tė tilla, gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, Gjon Kastrioti arriti tė fuste nėn bindjen e tij disa familje fisnike tė njohura tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe u bė figura politike kryesore e botės shqiptare tė kėtyre rajoneve.


    Zgjerimet e pushtimeve osmane nė viset lindore shqiptare bėnė qė Gjon Kastrioti dhe familje tė tjera fisnike shqiptare tė mos ndiheshin tė sigurta, prandaj filluan tė pėrforconin veprimtarinė politike tė tyre nė viset perėndimore, si dhe tė zgjeronin lidhjet me forcat antiosmane e shtetet e huaja. Qysh nė fillim tė shek. XV burimet historike tregojnė se nė kufijtė e shtetit tė Gjon Kastriotit ishin pėrfshirė qyteti i rėndėsishėm i Prizrenit bashkė me rrethinat e tij, krahinat pėrgjatė rrugėve Prizren-Prishtinė dhe Prizren-Tetovė, ato tė Matit e tė Mirditės dhe se ai kishte siguruar dalje nė detin Adriatik nė afėrsi tė zotėrimit venecian tė Lezhės. Nė grykėderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti mori nė zotėrim portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė, kriporet e rėndėsishme tė Shėn Kollit, qė mė parė kishin qenė nė duart e Dhimitėr Jonimės, si edhe tė gjithė zotėrimin e kėtij, ku gjendeshin edhe dy kėshtjella.

    Gjon Kastrioti synonte tė shtrihej nė vijėn bregdetare sė paku deri nė grykėderdhjen e lumit Bunė, rajon bregdetar qė kontrollohej nga Venediku. Nė vitin 1410 Gjoni arriti tė siguronte banesė nė Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kėrkesat e tij tė vitit 1417 pėr t’i dhėnė fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shėngjinin), ku dėshironte tė ngrinte njė kėshtjellė. Mė pas arriti ta merrte Shėngjinin. Zotėrimet e tij u bėnė kufitare nė veri me Despotatin e Rashės dhe nė verilindje me rajonin e Prishtinės, banorėt e sė cilės njihnin taksat doganore qė paguheshin pėr kalimin nėpėr shtetin e Gjonit. Nė jug zotėrimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato tė Arianitėve dhe tė Topiajve, kurse nė lindje me viset qė ishin nėn pushtuesit osmanė, tė cilėt, pėrveē Shkupit, zotėronin nė perėndim tė tij kėshtjellėn e Tetovės. Pjesa mė e madhe e fushės pėrgjatė rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar e nė perėndim tė Tetovės pėr njė kohė mbeti nėn zotėrimin e Gjon Kastriotit, tė cilėn M. Barleci e ka emėrtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet mė nė jug ishin pjesė e shtetit tė Gjon Kastriotit, kufijtė e tė cilit nė atė drejtim shtriheshin deri nė afėrsi tė qytetit tė Kėrēovės, qė kishte rėnė nėn pushtimin osman qysh nė fund tė shek. XIV.


    Shtrirja e gjerė gjeografike e shtetit tė Gjon Kastriotit ėshtė pasqyruar edhe nė burimet historike osmane. Nė njė dokument tė muajit maj tė vitit 1438 pėrmendet regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” (Juvan-ili) dhe si pjesė e tyre vilajeti i Dhimitėr Jonimės. Ky regjistėr nuk ėshtė zbuluar deri tani, sepse, si shumė kadastra tė tjera tė asaj kohe, mund tė jetė zhdukur. Regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” duhet tė jetė hartuar nė pranverė tė vitit 1430, gjatė fushatės ushtarake tė Isak-bej Evrenozit, ose, mė sė shumti, njėkohėsisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, nė vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga njė regjistėr kadastral tė veēantė pėr ēdo sanxhak, tė cilėt po ashtu si “tokat e Gjonit” kishin disa vilajete si njėsi administrative mė tė vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e “tokave tė Gjonit” ishte pėrafėrsisht me atė tė njė sanxhaku.



    Pasuritė e shumta qė kishin viset e Dibrės sė Poshtme e tė Prizrenit dhe numri i madh i banorėve qė jetonin nė to e bėnin kėtė rajon, i cili formonte pjesėn lindore tė shtetit tė Gjon Kastriotit, tė kishte rol vendimtar nė veprimtarinė ekonomike, politike dhe ushtarake tė tij. Prandaj edhe fėmijėt e tij pėrgjithėsisht mbanin emrat karakteristikė tė kėtij rajoni. Pjesėn lindore tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.


    Pėr tė gjallėruar sa mė shumė lėvizjen e mallrave e tė njerėzve nė rrugėt tregtare qė kalonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve, Gjoni nėnshkroi akte me qeveritarėt e vendeve tė ndryshme, duke u garantuar sigurinė e qarkullimit tė mallrave e tė tregtarėve tė tyre nėpėr shtetin e tij. Pėr tė nxitur sa mė shumė ardhjen e tyre, ai thjeshtėsoi sistemin tatimor dhe vendosi vetėm njė taksė doganore pėr mallrat qė tregtarėt e huaj do tė transportonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve.


    Pozicioni gjeografik kyē i shtetit tė Gjon Kastriotit e kishte bėrė atė njė urėlidhje nė Shqipėrinė Qendrore pėr tė kaluar nė rajonet e tjera tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme si dhe nė rajonet lindore tė Shqipėrisė, si nė Fushė-Dardani dhe nė Shkup nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta familjare e martesore me sundimtarė tė tjerė shqiptarė, si me Arianitėt, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt).

    Lufta e pėrhershme e Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēit) dhe e paraardhėsve tė tij nė rajonin e Gentės kundėr despotit tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, pa dyshim ka qenė e mbėshtetur dhe e bashkėrenduar me aksionet ushtarake tė vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, qė ky detyrimisht ka ndėrmarrė edhe pėr interesat e veta nė rajonet e Shkodrės, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Fushė-Dardanisė kundėr armikut tė pėrbashkėt, despotit Gjergj. Pėrballė njė lufte me dy fronte tė shqiptarėve, Gjergj Brankoviēi dhe paraardhėsit e tij kanė qenė tė detyruar tė tėrhiqen dhe tė rrudhin kufijtė jugorė tė Despotatit tė Rashės. Gjon Kastrioti hyri nė lidhje ekonomike e politike edhe me vende tė huaja, si me Venedikun, Raguzėn etj.


    Gjon Kastrioti zotėronte njė potencial tė ndjeshėm ekonomik dhe ushtarak. Tė ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal qė nėnshtetasit e tij tradicionalisht ishin tė detyruar t`i jipnin kryezotit tė tyre me prodhime nė natyrė, me tė holla dhe me punė angari. Ky sistem tatimor ėshtė shprehur nė njė akt-dhurimi tė vitit 1426, qė Gjon Kastrioti sė bashku me djemtė e tij i bėnė manastirit tė Hilandarit pėr fshatrat Radostushė dhe Trebisht. Nė tė thuhet: "duke dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ato nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė: tė mos ketė as qefali, as zot, as psarė e tė mos japin tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė para, as para pėr kullotė, as pėr tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t`i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit".


    Krahas sitemit tatimor tė mėsipėrm, Gjon Kastrioti siguronte tė ardhura tė rėndėsishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripės etj.
    Gjon Kastrioti ndoqi njė politikė aktive pėr zgjerimin e fuqizimin e shtetit tė tij, me gjithė kushtet e vėshtira qė ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikėn e Venedikut dhe qysh nė vitin 1407 arriti tė siguronte prej saj qytetarinė veneciane, e cila, bashkė me fėmijėt e tij, iu rinjoh edhe nė vitin 1413. Nė fillim tė vitit 1410 Venediku pranoi kėrkesėn e Gjon Kastriotit qė tė kishte banesė nė Ulqin dhe, nė rast se do tė dėbohej nga zotėrimet e tij prej osmanėve, ai bashkė me familjen tė banonte nė atė qytet. Kėto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytėzoi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė pati nė vitin 1407 me peshkopin e Lezhės, i cili kishte gjetur mbėshtetjen e papės qė peshkopatės sė Arbrit t`i shkėpuste 12 kisha. Ndėrhyrja e Venedikut pranė papės qe efikase pėr Gjonin. Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt njė shpėrblimi tė pėrvitshėm prej njė mijė dukatėsh, i ofronte Venedikut ndihmė ushtarake me "dy mijė kalorės tė tij dhe treqind kalorės turq", madje edhe mė shumė nė rast nevoje.



    Si ēėshtje parėsore e aktivitetit politik tė Gjon Kastriotit ishin marrėdhėniet e tij me fqinjėt lindorė, pushtuesit osmanė, fuqia ushtarake e tė cilėve ishte e papėrballueshme prej tij. Siē del nga fraza e dokumentit tė vitit 1411, tė cituar pak mė sipėr, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman tė Shkupit, Bajazitin, aq sa mund tė komandonte edhe 300 kalorės osmanė, e dhėnė kjo qė lejon tė supozohet se ai mund tė ketė qenė sė paku nė postin e subashit tė Tetovės. Nė kushte tė tilla, pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrėnguar tė pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t`i paguante, siē ka shkruar vetė nė vitin 1426, "haraēin mbretit". Si garanci pėr pranimin e vasalitetit osman, tė paktėn qysh nė vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar tė dorėzonte peng njė nga djemtė e tij, qė, me sa kuptohet, ka qenė djali i madh, Stanisha.


    Nė betejėn e Ankarasė, qė u zhvillua gjatė vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, kėta tė fundit pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė brendshme pėr trashėgimin e fronit osman, konflikte qė vazhduan afėr njė dhjetėvjeēar. Gjatė kėtyre viteve u dobėsua pėrkohėsisht presioni osman, pėr t`u riaktivizuar pas ardhjes nė fron tė sulltan Mehmetit I (1413-1421). Ndėrkohė zotėrimet e Gjon Kastriotit arritėn njė zgjerim e fuqizim tė madh. Kėtė e favorizoi edhe qėndrimi i komandantit osman tė Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi njė politikė pushtimesh, por atė tė marrėveshjes me fisnikėt shqiptarė. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1414, ai u zėvendėsua nga i biri, pėr veprimtarinė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė thuhet diēka. Gjatė viteve nė vijim rol tė veēantė nė drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake tė Pashasanxhakut tė Shkupit do tė kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozėt ishin njė familje shumė e pasur. Vetėm nė Shkup ata kishin mbi njėqind dyqane. Gjatė disa dhjetėvjeēarėve si ushtarakė tė lartė osmanė, Evrenozėt u pėrpoqėn tė kontrollonin rrugėt tregtare tė vendit qė tė fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjė e mė shumė.



    Nė fillim tė vitit 1415 kaloi nė duart e osmanėve Kruja, e cila kishte njė pozicion shumė strategjik dhe kontrollonte segmente tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perėndimore tė vendit. Prandaj pushtimi i Krujės dėmtoi rėndė interesat e fisnikėve tė Shqipėrisė Qendrore dhe tė Epėrme, sepse tani zotėrimet e tyre nga ēasti nė ēast mund tė pushtoheshin prej osmanėve. Rėndė u goditėn edhe zotėrimet e Gjonit, sepse osmanėt mund tė zotėronin rrugėn tregtare qė kalonte nėpėr Mat e Dibėr pėr tė arritur nė Shkup, e kontrolluar deri nė atė kohė prej Kastriotėve. Sidoqoftė, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshėm nė marrėdhėniet e tij me osmanėt. Pėr tė mbrojtur interesat e shtetit tė tij dhe pėr tė mėnjanuar pėrplasjen me ta, kur Kruja ra nė duart e osmanėve, Gjoni dėrgoi djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, si iē-ogllan (pazh) pranė oborrit osman. Nė kėtė mėnyrė ai evitoi pėr disa vjet konfrontimet me osmanėt. Kurse Republika e Venedikut vendosi qė t`i jepte njė tribut vjetor prej 200 dukatėsh subashit turk tė Krujės, qė ky tė mos sulmonte Durrėsin dhe tė mos prekte kriporet e shumta tė kėtij qyteti.


    Me gjithė pėrpjekjet e Gjonit pėr tė pasur marrėdhėnie sa mė tė mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorė nga masat mbrojtėse. Nė nėntor tė vitit 1417 Gjoni i kėrkoi mė kot Venedikut qė tė pėrballonin sė bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshėm tė vinte nė dispozicion tė njė aksioni tė pėrbashkėt tė gjithė luftėtarėt dhe kėshtjellat e veta. Nė kėto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vėmendje tė veēantė bashkėveprimit me fisnikėt shqiptarė.


    Kur nė vitin 1418 Balsha III i shpalli luftė Republikės sė Shėn Markut pėr tė rimarrė Shkodrėn dhe Drishtin, Gjoni mbajti anėn e tij dhe qenė tė paefektshme pėrpjekjet e Venedikut gjatė viteve 1419-1420 pėr ta larguar atė nga Balsha. Konflikti midis Balshės III dhe Venedikut nė rajonin e Shkodrės pengoi lėvizjen e tregtarėve shqiptarė, raguzanė etj. dhe qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės, ku nxirrej e pėrpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku ēmimi i prodhimeve tė shumta bujqėsore ishte mė i ulėt nė krahasim me ēmimet qė ato kishin nė viset perėndimore. Kėto rrethana i shfytėzoi Gjon Kastrioti pėr tė intensifikuar qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės nėpėr rrugėn tregtare Shufada-Prizren-Prishtinė dhe nė atė tė Shkupit tė kontrolluara prej tij. Nė shkurt tė vitit 1420 ai nėnshkroi njė akt-tregtar me Republikėn e Raguzės, nėpėrmjet sė cilės u garantonte tregtarėve tė saj lėvizje tė sigurt nėpėr rrugėt e sipėrpėrmendura. Nė mars tė vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut pėr tė lejuar tregtarėt raguzanė, qė nė vend tė Shkodrės tė vinin nė Lezhė pėr tė rrahur rrugėt e zotėrimeve tė tij.


    Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės.


    Ndėrkohė, krahas Gjonit, edhe djemtė e tij kishin filluar tė aktivizoheshin nė veprimtarinė politike dhe ushtarake tė familjes sė tyre. Burimet historike tregojnė se gjatė vitit 1422 njė nga djemtė e tij komandonte trupat e Kastriotėve nė rrethinat e Shkodrės. Kurse nė vitin 1428 pėrmendet njė djalė i Gjon Kastriotit "i bėrė turk e mysliman", qė kishte trupa ushtarake pranė zotėrimeve tė Venedikut po nė rajonin e Shkodrės.


    Interesat ekonomikė dhe politikė tė shtetit tė Kastriotėve e nxitėn Gjon Kastriotin qė t`u kushtonte vėmendje edhe rajoneve tė tjera shqiptare, tė cilat nuk ishin kufitare me zotėrimet e tij. Jo lidhjet familjare qė Kastriotėt kishin me Balshajt, po pikėrisht interesat ekonomikė e shtynin Gjon Kastriotin t`i pėrkrahte vazhdimisht ata, madje duke dėrguar edhe ushtrinė e tij nė ndihmė tė tyre.

    Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani.

    Pesha dhe roli i shtetit tė Gjon Kastriotit nė jetėn e vendit erdhi gjithnjė duke u rritur. Fuqizimin mė tė madh ai e arriti nė kohėn kur nė krye tė tij doli djali i vogėl i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shtrirja e zotėrimeve veneciane nė Shqipėri


    Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė krijuar edhe nė Shqipėri njė zotėrim tė vetin nė kohėn e Kryqėzatės IV dhe shkrirjes sė Dukatit venecian tė Durrėsit, mė 1213, Republika e Shėn Markut ishte mjaftuar tė mbronte interesat e saj tregtarė, duke rėnė pėr kėtė nė ujdi me sundimtarėt e me bashkėsitė e qyteteve. Tregtarė venecianė pėrshkonin me karvane rrugėt qė lidhnin portet e Durrėsit, Vlorės, Shėngjinit etj., me viset e brendshme duke ēuar e duke tėrhequr mallra prej andej. Prania e konsujve venecianė nė qendra tė tilla, si nė Durrės (1249), nė Spinaricė (1276) apo nė Vlorė (1359), nėnvizonte praninė e shkėmbimeve tregtare midis porteve shqiptare dhe Venedikut.

    Ashtu si nė shek. XI, edhe nė shek. XIV nė Durrės vazhdonte tė kishte njė koloni tregtare veneciane, tė pėrqendruar nė njė lagje tė veēantė, buzė detit, dhe tė organizuar pėrreth kishės sė hershme tė Shėn Mėrisė sė Amalfitanėve. Pėrfaqėsuesit e kėsaj kolonie, edhe pse nuk gėzonin statusin e qytetarit (civis), kishin statusin e rezidentit (habitator) qė u siguronte lirinė e jetės, tė pronės, tė aktivitetit ekonomik, krahas detyrimeve pėrkatėse. Nė shek. XIV pėrmenden edhe mjaft fisnikė venecianė nga familje tė shquara, si Kontarenėt, Maurot, Barbadigot etj., qė kishin blerė toka e bagėti nė rrethinat e Vlorės, Durrėsit apo Butrintit, duke ngritur aty fermat (casale) tė bazuara nė shfrytėzimin intensiv tė tokės e tė bagėtisė.


    Nė pėrgjithėsi, deri nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV, angazhimi i Venedikut nė Shqipėri mbeti kryekėput nė lėmin ekonomik dhe synonte mbajtjen hapur tė arterieve kryesore tregtare, tokėsore e detare, dhe mbrojtjen e interesave tė qytetarėve venecianė. Venediku s’mund tė luante veēse njė rol politik tė kufizuar edhe pėr faktin se nga fundi i shek. XII, por veēanėrisht nė shek. XIV, nė Dalmaci e nė Shqipėri ushtronte njė sovranitet formal mbretėria e Hungarisė, rivale e Venedikut. Interesat hungareze nė krejt vijėn bregdetare qė shtrihej nga Kuarnaro (Istrie) e deri nė Durrės u njohėn mė 1358 dhe u konfirmuan edhe nė paqen e Torinos, mė 1381. Por shfaqja e turqve osmanė dhe dalja e tyre eventuale nė bregdet, rrezikonte tė kėpuste rrugėt tregtare tė Venedikut. Njė gjė e tillė e bėri tė pashmangshėm angazhimin e kėtij tė fundit nė ngjarjet qė zhvilloheshin nė Shqipėri. Pėr t’i mbajtur osmanėt larg nga qytetet-porte tė Adriatikut ose tė Jonit, Republika e Venedikut u pėrpoq tė forconte marrėdhėniet me krerėt feudalė shqiptarė qė kontrollonin rrugėt dhe shtigjet qė ēonin drejt tyre, duke inkurajuar qėndresėn e atyre krerėve kundėr sulmeve osmane. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, sundimtarėt shqiptarė Balshajt, Dukagjinėt, Zahariajt, Topiajt, Muzakajt, Shpatajt, Zenebishėt kishin marrėdhėnie tė rregullta me Republikėn e Shėn Markut. Kjo e fundit i kishte shpallur shumė prej tyre qytetarė venecianė dhe u kishte njohur privilegjet qė lidheshin me kėtė status. Nė mjaft raste venecianėt i furnizonin zotėrit shqiptarė edhe me armė dhe madje me anije luftarake, por kjo vetėm kur bėhej fjalė pėr mbrojtjen e viseve bregdetare nga sulmet e flotės osmane.



    Deri nė ēerekun e fundit tė shek. XIV, Republika e Venedikut ishte mjaftuar me sigurimin e interesave tė saj ekonomiko-tregtarė, pa u angazhuar drejtpėrsėdrejti nė Shqipėri edhe kur pėr njė gjė tė tillė pati ftesa nga grupe e bashkėsi shqiptare. Kėshtu, nė vitin 1350, bashkėsia qytetare e Durrėsit, ku njė rol tė madh luanin tregtarė e sipėrmarrės tė lidhur ngushtė ekonomikisht me Venedikun, i kėrkoi kėtij tė fundit ta merrte nė dorėzim qytetin. E ndėrgjegjshme se njė hap i tillė ishte i parakohshėm, pasi do ta fuste atė nė konflikte me fuqi tė tjera tė interesuara, si Mbretėrinė e Napolit, mbretėrinė serbe apo atė hungareze, Venediku nuk e pranoi nė atė rast ofertėn. Por situata e re e krijuar pas betejės sė Fushė-Dardanisė (1389), kur ushtrive osmane iu hap rruga drejt viseve bregdetare, e bėnte tė domosdoshme pėr Venedikun shtėnien nė dorė tė qendrave kryesore bregdetare pėr tė shmangur daljen nė det tė osmanėve dhe pėr rrjedhojė, paralizimin e trafikut detar pėrgjatė brigjeve shqiptare. Kjo politikė e re e Venedikut nė Shqipėri favorizohej tashmė edhe nga fakti se mjaft sundimtarė shqiptarė, tė pafuqishėm ndaj sulmeve osmane, tregoheshin tė gatshėm t’ia dorėzonin atij pjesėrisht ose tėrėsisht zotėrimet e tyre kundrejt kushtesh krejt tė favorshme pėr kėtė tė fundit. Nė vitin 1386, pasi mori Korfuzin, Venediku ishte tashmė i pranishėm nė truallin shqiptar duke shtėnė nė dorė, nė marrėveshje me Gjon Zenebishin, sistemin e fortifikuar tė Butrintit e tė Ksamilit, me rėndėsi thelbėsore pėr kontrollimin e Kanalit tė Korfuzit.



    S’ka dyshim qė nė qendėr tė planeve veneciane nė Shqipėri qėndronte qyteti i Durrėsit, avantazhet strategjike dhe ekonomike tė tė cilit venecianėt i njihnin mirė. Qė nė maj tė vitit 1387 princi Karl Topia, i ndodhur nėn presionin e vazhdueshėm tė sulmeve osmane, i propozoi Republikės lėshimin e Durrėsit kundrejt njė shpėrblimi dhe njė lejeje pėr t’u vendosur nė kolonitė veneciane tė Kretės ose tė Negropontit (Eube). Nė atė rast Venediku i qėndroi besnik politikės sė tij tė shmangies sė hyrjes nė konflikt drejtpėrdrejt me osmanėt, ndaj e refuzoi butėsisht ofertėn e Karlit, edhe pse i premtoi ndihmėn e vet ushtarake. Por vetėm njė vit mė vonė situata e Durrėsit ishte bėrė aq e brishtė, saqė Senati i Venedikut mori vendim qė qyteti tė shtihej nė dorė sapo tė shihej se rrezikohej tė binte nė duar tė osmanėve. Projekti parashikonte si dorėzimin vullnetarisht tė qytetit nga ana e Gjergj Topisė (Karli ndėrkohė kishte vdekur), ashtu dhe marrjen e qytetit jashtė vullnetit tė tij, nė bashkėpunim me qytetarė durrsakė, pėrkrahės tė Republikės. Fillimisht, Gjergj Topia u bind qė t’u lėshonte venecianėve kullėn e poshtme tė qytetit, atė pranė portit. Por nė prill tė vitit 1392, i ndodhur sa nėn presionin e osmanėve, aq edhe tė pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė parisė durrsake, pėrfshirė dhe kryepeshkopin Dhimitėr Nesha, tė cilėt kishin rėnė nė ujdi me Venedikun, Gjergj Topia nėnshkroi aktin e dorėzimit tė krejt qytetit Republikės sė Shėn Markut. Mė 1393 vėllezėrit Progon e Tanush Dukagjini i kaluan Venedikut kėshtjellėn e tyre tė Lezhės.



    Nė dhjetor 1395 njė tjetėr sundimtar shqiptar i ndrydhur nga osmanėt, Gjergji II Strazimiri Balsha, i ofroi Venedikut qytetet bashkė me territoret e Shkodrės e tė Drishtit. Marrėveshja u nėnshkrua nė pranverėn e vitit 1396 e nė bazė tė saj Balsha i lėshonte Venedikut, kundrejt shpėrblimit dhe kushteve tė tjera, qytetet e Shkodrės, tė Drishtit, tė Shasit e tė Dejės, bashkė me rrethina. Me kėtė rast Gjergj II Balsha bashkė me trashėgimtarėt e tij pranoheshin nė Kėshillin e Madh dhe nė radhėt e fisnikėrisė veneciane. Mė 1395 Venediku u mori Balshajve qytetet e Ulqinit, Tivarit e tė Buduės.


    Pėrsa i pėrket Vlorės, sundimtarja e saj Komnenė Balsha, e veja e Balshės II, i kishte propozuar qė mė 1386 Venedikut dhėnien e qytetit, bashkė me kėshtjellat e Kaninės, Himarės dhe tė Pirgut (nė derdhje tė Semanit). Besnik ndaj politikės sė tij tė mosangazhimit aty ku nuk e gjykonte tė domosdoshme, Venediku nuk e pranoi ofertėn as tė Komnenės dhe as tė pasardhėsve tė saj, Merkshės e Ruginės. Zotėrimi i Durrėsit dhe i Butrintit konsiderohej i mjaftueshėm pėr tė kontrolluar krejt krahun jugor tė bregdetit shqiptar.

    Nga ana tjetėr, duke ditur interesimin e jashtėzakonshėm tė osmanėve pėr kėtė qytet, venecianėt e dinin se shtėnia nė dorė e tij do ta ndėrlikonte Republikėn nė konflikte tė pashmangshme me osmanėt. Ndaj pėr Vlorėn u zbatua njė politikė tjetėr: tė pritej derisa qyteti tė pushtohej nga osmanėt e mandej t’u kėrkohej kėtyre blerja e tij qoftė edhe me njė ēmim mė tė lartė nga sa ofronin zotėrit e ligjshėm tė saj. Por llogaritė e Republikės nė kėtė pikė nuk dolėn, pasi me tė pushtuar Vlorėn e Kaninėn nė qershor tė vitit 1417, osmanėt treguan se jo vetėm nuk kishin ndėrmend t’ia shisnin atė Venedikut, por e kthyen nė bazėn e tyre kryesore detare nga ku kontrollonin lundrimin nė Adriatik dhe nga ku filluan tė pėrgatisnin invazionin e Italisė.


    Disa vjet pas marrjes sė Butrintit (1386), duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotėrve Zenebishi e Shpata, Venediku shtiu nė dorė nė bregdetin e Vagenetisė (Ēamėrisė), edhe skelat e Sajadhės, Pargės, Fanarit, si dhe portin e rėndėsishėm tė Naupaktit (Lepantos) nė gjirin e Korintit.
    Nė kėtė mėnyrė, Venediku realizonte njė synim qė kishte qenė nė themel tė politikės sė tij qysh nga koha e Kryqėzatės IV (1204): shtėnien nė dorė tė porteve e tė skelave kryesore pėrgjatė vijės bregdetare pėr tė siguruar kontrollin e rrugėve detare drejt Lindjes. Megjithatė, realizimi i kėtij synimi bėhej nė kushtet kur osmanėt po ushtronin trysni gjithnjė e mė tė madhe nė kėtė krah. Venediku nuk ishte nė gjendje t’u bėnte ballė sulmeve osmane kundėr kėshtjellave tė tij. Pėr kėtė qėllim, ai u mundua tė nxiste, pa rėnė nė sy, qėndresėn e krerėve shqiptarė, qė zotėronin territoret midis bazave osmane nė Maqedoni dhe zotėrimeve veneciane tė bregdetit.


    Nė fillim tė shek. XV, ndėr klientėt e Venedikut numėroheshin Cėrnojeviqėt (Gjurashėt), Hotėt, Tuzėt, Bitidosėt, Jonimėt e Zaharitė e Gentės, Dushmanėt e Pultit, Gjon Kastrioti e Niketė Topia nė Shqipėrinė Qendrore, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės e Muriqi Shpata i Artės. Nė kėmbim tė ruajtjes sė shtigjeve, qė lidhnin bazat osmane nė Maqedoni me viset bregdetare, Venediku u ofroi krerėve tė mėsipėrm provizione nė tė holla, tituj fisnikėrie, prona dhe strehim nė zotėrimet e veta nė rast tė pamundėsisė pėr tė qėndruar mė nė tokat e veta. U premtoi gjithashtu pėrfshirjen e tyre nė ēdo traktat paqeje, qė eventualisht do tė nėnshkruante me osmanėt, premtim qė nuk e mbajti kurrė. Nė fakt, nė vend tė politikės sė konfrontimit me osmanėt, Republika e Venedikut filloi tė zbatojė gjithnjė e mė shumė politikėn e ujdisė me ta, aq mė shumė kur pas disfatės sė Ankarasė, mė 1402, osmanėt nė paqet veneto-osmane tė viteve 1411, 1430 apo 1446, treguan gatishmėri pėr t’u njohur venecianėve zotėrimet nė Shqipėri. Pikėrisht atėherė, Republika e Venedikut dhe qeveritarėt e saj nė Shqipėri jo vetėm u pajtuan me pushtimin e Krujės, Vlorės, Beratit e tė Gjirokastrės nga osmanėt nė vitet 1415-1418, por filluan edhe ta shkurajojnė qėndresėn e krerėve shqiptarė, duke i kėshilluar ata tė mos ndėrmerrnin sulme kundėr kėtyre tė fundit.

    Nė korrik tė vitit 1433 Republika i porosiste shkoqur qeveritarėt venecianė nė Shqipėri qė tė anullonin marrėveshjet me cilindo princ shqiptar, i cili ngrihej kundėr osmanėve dhe despotit serb Stefan Llazareviē, me tė cilėt Venediku ishte tashmė nė paqe. Ky qėndrim i ri i Venedikut ēoi nė acarimin e marrėdhėnieve me krerėt kryesorė shqiptarė, si Balshajt, Dukagjinėt, Topiajt, Kastriotėt etj. Madje, puna arriti deri aty saqė qeveritarėt venecianė tė paguanin komandantėt osmanė pėr tė goditur “aleatėt” shqiptarė, qė shpeshherė gėzonin edhe tė drejtėn e qytetarisė veneciane. “Venecianėt e kontrollojnė gjithė Arbėrinė me anė tė turqve” raportonin nė tetor tė vitit 1422 tė dėrguarit e Raguzės. Dhe duke iu referuar politikės pa moral e pa parime tė Republikės sė Shėn Markut nė Shqipėri, shtonin: “Gjithė bota e di se sa zgjatin miqėsia dhe premtimet e venecianėve”. Kėta e treguan kėtė qėndrim edhe nė rastin e nėnshkrimit tė paqeve tė sipėrpėrmendura me osmanėt, ku nė kundėrshtim me sa kishin premtuar vazhdimisht, nuk i pėrfshinė aty krerėt shqiptarė deri atėherė “klientė” tė Venedikut. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt mbetėn vetėm pėrballė hakmarrjes sė osmanėve.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Qytetet shqiptare nėn administratėn e Venedikut



    Ndikimi i madh qė Venediku ushtronte prej shekujsh nė jetėn ekonomike e kulturore tė qyteteve bregdetare shqiptare, e lehtėsoi kalimin e kėtyre tė fundit nėn sundimin e tij.

    Nė Durrės, Lezhė, Shkodėr, Ulqin e nė Tivar kishte grupe tė tėra shoqėrore qė ishin tė lidhura ngushtė me Venedikun. Kėta mund tė ishin tregtarė, pronarė anijesh, detarė, artizanė. Por rrethi i marrėdhėnieve me Venedikun pėrfshinte gjithashtu edhe sektorė tė popullsisė joqytetare, fisnikė dhe bujq, sidomos tė rrethinave, qė eksportonin produktet e tyre nė Venedik, ose qė garantonin lėvizjen e tregtarėve venecianė nė brendėsi tė vendit. Republika diti tė tėrhiqte nė orbitėn e vet edhe mjaft fisnikė tė vegjėl rrotull qyteteve, tė cilėve u paguante provizion tė pėrvitshėm nė kėmbim tė sigurimit tė qetėsisė nė rrethinat dhe nė vetė qytetet. Nė shek. XIV elementė tė veēantė tė parisė sė qyteteve bregdetare, por edhe tė aristokracisė sė tokės, kishin fituar qytetarinė veneciane, madje ndonjėri kishte arritur edhe tė pranohej nė Kėshillin e Madh tė Republikės. Pas tyre kishte edhe shumė tė tjerė, kryesisht tregtarė e artizanė, qė gėzonin privilegje tė veēanta dhe qė, siē thuhej, “e mbanin veten pėr venecianė” (pro Veneto expediantur). Nė mjedise tė tilla Venediku gjeti mbėshtetjen e tij shoqėrore para dhe gjatė sundimit tė tij nė Shqipėri.



    Republika e Venedikut e realizonte qeverisjen nė zotėrimet e saj shqiptare me anėn e nėpunėsve tė dėrguar enkas nga Venediku (rektorėt). Njė flotė e posaēme bėnte roje tė pėrhershme pranė brigjeve shqiptare, e gatshme tė ndėrhynte sa herė qė cenoheshin interesat e Venedikut. Bajl-kapedani i Durrėsit dhe kont-kapedani i Shkodrės, ishin funksionarėt e nivelit mė tė lartė nė Shqipėri. Nėn urdhrat e tyre ishin njė numėr zyrtarėsh tė tjerė, si komandanti i kėshtjellės (castellanus), komandanti i flotės lokale (admirali), komandanti i trupave tė kalorisė (comestabilis), ruajtėsi i thesarit (camerarius), gjykatėsi (magister iuratus), sekretari (cancellarius). Nė Drisht autoriteti mė i lartė venecian ishte podesta, kurse nė Lezhė kėshtjellari. Nė rastet kur vendi i qeveritarit nė njė qytet tė caktuar mbetej i zbrazėt, Venediku dėrgonte aty proveditorėt, funksionarė me njė mandat tė kufizuar. Konsujt venecianė, qė vepronin si pėrfaqėsues tregtarė dhe shpesh si informatorė, vepronin prej kohėsh nė qytetet kryesore dhe qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen e kushteve pėr kalimin e kėtyre qyteteve nėn flamurin e Venedikut, nė mjaft raste morėn poste tė rėndėsishme nė administratėn veneciane. Qendra i ēmonte veēanėrisht njohuritė dhe lidhjet e tyre me vendin dhe me njerėzit.


    Nė kushtet e zhvillimit tė invazionit osman, Venediku ishte tejet i interesuar qė nė zotėrimet e tij shqiptare tė ruhej paqja shoqėrore. Njė gjė e tillė parakuptonte pjesėmarrjen e aristokracisė qytetare nė qeverisje, si dhe njohjen e strukturave dhe tė institucioneve tradicionale bashkiake, gjė qė binte ndesh me interesat e Venedikut. Nė fakt, institucionet bashkiake, siē qe, p.sh., ai i magister iuratus, i kancelarit apo i admiralit nė Durrės, ose u uzurpuan nga shtetas venecianė, ose u dubluan apo u zhvleftėsuan, duke iu nėnshtruar vullnetit tė qeveritarit. Megjithėse nė ēastin e marrjes nė dorėzim tė qyteteve shqiptare, Republika e Venedikut u kishte premtuar bashkėsive vendase se do tė respektonte ligjet dhe doket e vjetra tė vendit, administrata veneciane nuk vonoi tė krijojė pakėnaqėsi e tė bjerė nė konflikt me popullsinė vendase. Nė Durrės, Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar qeveritarėt venecianė shpėrfillnin statutet e vendit dhe udhėhiqeshin nga praktika koloniale. Qytetarėt duhej tė kryenin njė sėrė shėrbimesh e punėsh angari pėr shtetin venecian, tė punonin pėr meremetimin e mureve tė qytetit, shpeshherė duke e paguar me shpenzimet e veta lėndėn e parė tė ndėrtimit dhe duke e transportuar po vetė nė vendin e duhur. Me shėrbime dhe angari tė tilla ngarkohej edhe popullsia e fshatrave pėrreth, nėn juridiksionin e kėshtjellave.
    Qytetarėt detyroheshin gjithashtu tė kryenin shėrbimin e patrullimit tė qytetit dhe tė rojes nė portat e tij, me kohėzgjatje e kushte mjaft mė tė rėnda nga ē’e pėrcaktonin kėto shėrbime statutet e qytetit. Kėto tė fundit pėrcaktonin gjithashtu qė qytetarėt tė kryenin shėrbime tė caktuara ushtarake, por vetėm brenda qytetit, megjithatė qeveritarėt venecianė nuk ngurronin tė nxirrnin trupat vullnetare tė qytetarėve edhe jashtė. Qeveritarėt venecianė abuzonin me statutet deri nė atė masė saqė nė Drisht, p.sh., ua kėrkonin kryerjen e shėrbimit tė rojės edhe klerikėve, gjė qė ishte nė kundėrshtim flagrant me dispozitat statutore tė atij qyteti.


    I vendosur nė politikėn e tij pėr t’i mbrojtur zotėrimet e veta nė Shqipėri me sa mė pak shpenzime e forca, Venediku u mundua tė pėrfshinte nė sistemin e mbrojtjes sė qytetit edhe krerėt feudalė tė rrethinave, duke i bėrė kėta pėr vete me tė holla e privilegje. Ruajtja e Durrėsit dhe e prapatokės sė tij mbėshtetej sė shumti edhe nė aleancat me krerė nga familjet fisnike Topiaj, Skurraj, Muzakaj etj. “njerėz me pushtet e fuqi tė madhe ushtarake”, tė cilėve Venediku u paguante provizion tė pėrvitshėm, u akordonte liri e privilegje tė veēanta dhe u lejonte hyrje-daljen e lirė nė qytet, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht zotėrit feudalė shiheshin si rrezik pėr qytetet nė fjalė. Nė zonėn e Shkodrės, ku vazhdonte tė mbijetonte njė shtresė e fuqishme proniarėsh, qeveritari venecian arriti tė sigurojė njė mbėshtetje tė rėndėsishme shoqėrore, pėr sa kohė mundi t’i bėjė pėr vete ata. Por, edhe pse u pranua si njė alternativė e pushtimit osman, nė pėrgjithėsi sundimi i Venedikut nė qytetet shqiptare dhe rrethinat e tyre u shoqėrua me pakėnaqėsi, konflikte e deri kryengritje tė vendasve, siē qenė ato tė viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419. Nė sfond tė tyre qėndronin arsye tė ndryshme, por ato ekonomike zinin vendin qendror. Republika e Venedikut parashikonte qė barra e shpenzimeve pėr mbrojtjen e bregdetit shqiptar nga rreziku osman tė pėrballohej me burimet e vendit, ndaj qė nė fillim ajo nxitoi t’i shtjerė nė dorė kėto burime.

    Nėn administrimin e drejtpėrdrejtė tė qeveritarėve venecianė kaluan tė ardhurat nga taksat, doganat, tregjet, peshkoret, dajlanet, kriporet, qė shpesh u jepeshin nė sipėrmarrje personave tė veēantė, kryesisht shtetas venecianė, tė cilėt prireshin t’i rrisnin ato duke rėnduar popullsinė vendase. Tė ardhura tė mėdha Venediku nxori nga vendosja e monopolit tė vet mbi produkte tė caktuara shqiptare, siē ishin drithėrat dhe kripa. Lidhur me drithėrat, tregtimi i tyre u orientua kryekėput drejt tregut venecian. Akoma mė i rreptė ishte kontrolli qė Venediku vendosi mbi kripėn. Ai pėrfshinte edhe prodhimin e saj. Republika e ndaloi nė mėnyrė kategorike ndėrtimin e kriporeve dhe prodhimin e kripės nga sipėrmarrės privatė shqiptarė. Tregjet shqiptare, nga Tivari deri nė Pargė e nė Prevezė, duhej tė furnizoheshin me kripėn e prodhuar nė kriporet e Sinjorisė nė Korfuz e nė Durrės, kuptohet me ēmime tė caktuara nga shteti venecian. Edhe ky monopol venecian mbi tregtinė e kripės u bė burim konfliktesh tė ashpra me bashkėsitė shqiptare dhe me mjaft krerė shqiptarė, tė cilėt e konsideronin kripėn njė burim tė rėndėsishėm tė ardhurash: “kripa ėshtė buka ime”, do t’i shkruante mė 1401 Gjon Zenebishi senatit tė Venedikut, duke shtuar se midis tij dhe Venedikut do tė mund tė kishte paqe e mirėkuptim vetėm nė rast se ky i fundit hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė ose pėr tė shkatėrruar kriporet e tij tė Sajadhės, nė Ēamėri.



    Gjithsesi, bashkėsitė qytetare e fshatare shqiptare qė hynė nėn sundimin e Venedikut kishin shumė arsye pėr tė qenė tė pakėnaqura nga qeverisja e tij. Kjo pakėnaqėsi pasqyrohet nė ankesat e shumta qė ato bashkėsi i drejtuan pushtetit qendror venecian, ku demaskoheshin arroganca dhe praktikat shfrytėzuese tė qeveritarėve venecianė nė Shqipėri. Shpeshherė pakėnaqėsia ndaj qeverisjes shpėrthente nė formėn e sulmeve e tė raprezaljeve kundėr zyrtarėve e shtetasve venecianė apo deri edhe nė kryengritje tė vėrteta popullore. Kėto fitonin mė shumė mbėshtetje, kur drejtoheshin nga fisnikė po aq tė pakėnaqur vendas. Kėshtu ndodhi nė kryengritjet e viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419 nė trevat veriperėndimore tė udhėhequra nga Balshajt, qė e rrezikuan seriozisht sundimin venecian dhe qė pėrfunduan edhe me humbjen e pėrkohshme tė qyteteve tė Shkodrės, Drishtit, Ulqinit e tė Tivarit.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    SHOQĖRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NĖ MESJETĖ

    1. SHOQĖRIA SHQIPTARE


    Fisnikėria

    Lindja dhe zhvillimi i fisnikėrisė shqiptare tė tokės u krye nė kushte specifike nėpėrmjet veprimit tė shumė faktorėve kontradiktorė. Sė pari, nė kushtet kur vendi mbeti pėrgjatė gjithė kohės nėn sundimin e perandorive e tė mbretėrive tė huaja, kuptohet qė procesi i rritjes sė klasės feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes sė njė fizionomie tė plotė nacionale tė saj.

    Larmia e gjerė e titujve tė fisnikėrisė qė mbanin krerėt shqiptarė tregon shkallėn e ndikimit dhe tė integrimit tė mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetėrore. Nė hierarkinė shqiptare ndeshen sa tituj bizantinė (despot, sebastokrator, sebast, heteriark, protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perėndimorė (kapiten, judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavė (zhupan, kasnec, vojvodė etj). Nė fakt, mjaft fisnikė shqiptarė ishin tė integruar nė administratat e huaja, qendrore e provinciale, nė atė masė saqė dobėsoheshin lidhjet me mjediset e tyre.

    Qysh nė fillimet e shek. XI ka dėshmi pėr fisnikė shqiptarė nga familjet Skurra, Arianiti etj., qė ishin pėrfshirė nė fisnikėrinė e Mbretėrisė sė Sicilisė apo tė Perandorisė Bizantine. Por kjo nuk do tė thotė se shumica e aristokracisė shqiptare, ndonėse nėn ndikim e tutelė tė huaj, tė mos orientohej ku mė shpejt e ku mė vonė drejt emancipimit tė vet, siē e provoi nė fund tė fundit edhe krijimi i Principatės sė Arbrit qė nė shek. XII, apo i principatave e formacioneve tė tjera shtetėrore shqiptare nė shek. XIV-XV.


    Karakteristikė e pėrbashkėt ėshtė se vatrat e kėtyre formacioneve ndodheshin thuajse gjithmonė larg qyteteve e kėshtjellave, ku qe pėrqendruar administrata e pushteti i huaj, qoftė ky bizantin, anzhuin apo serb. Familjet qė ishin nė krye tė principatave tė shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtėt, Jonimėt, Arianitėt, Topiajt, Gropajt, Muzakajt, Matrėngėt, Buat etj., vinin kryesisht nga zonat malore. Pushteti i tyre mbėshtetej nė lidhjet qė kėta krerė kishin me popullsinė e vendit, duke pėrfshirė edhe lidhjet e gjakut, nė madhėsinė e "fisit" e, pėr rrjedhojė, nė numrin dhe nė cilėsinė e forcės sė armatosur qė kėta krerė kishin mbas vetes. Kjo pėrbėnte nė thelb bazėn e autoritetit tė tyre. Sunduesit e radhės, bizantinėt, anzhuinėt apo serbėt, detyroheshin t'i llogaritnin kėta krerė, qė zotėronin njė potencial luftarak tė konsiderueshėm. Ndaj kėrkuan t'i tėrhiqnin ata duke u njohur, nė njė farė mase, pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhėnė tituj e prona dhe duke i pėrfshirė kėshtu nė sistemin e qeverisjes. Ky raport i pushteteve tė huaja me aristokracinė shqiptare u shoqėrua edhe me joshjen nėpėrmjet dhėnies sė pronave dhe zhvendosjes sė mjaft krerėve drejt viseve ku ndodheshin qendrat e pushtetit.

    Kėshtu, nė shek. XIV, Skurrajt e malėsisė sė Tiranės ishin bėrė zotėr tė njė pjese tė madhe tė ultėsirės, qė pėr hir tė tyre u quajt "Skurrje". Mjaft prej Skurrajve u vendosėn nė Durrės e u bėnė qytetarė tė tij. E njėjta gjė ndodhi me Muzakajt e malėsisė sė Oparit, tė cilėt po atė kohė shtinė nė dorė njė pjesė tė mirė tė ultėsirės midis Beratit, Vlorės e Karavastasė, e cila pėr hir tė tyre filloi tė quhet "Muzakje" (Myzeqeja e sotme).

    Dhurimin e pronave apo tė feudeve nė zonat fushore, rreth e rrotull qendrave tė mėdha, si nė Shkodėr, Lezhė, Dibėr, Durrės, Vlorė, Vageneti, Janinė, Kolonjė, Devoll etj., krerėt shqiptarė duhet ta shpėrblenin duke u ofruar shėrbimet e tyre, kryesisht shėrbimin ushtarak, strategėve bizantinė apo mėkėmbėsve e kėshtjellarėve anzhuinė. Kėshtu, qoftė nė epokėn bizantine, qoftė edhe nė atė anzhuine, nė kėshtjellat kryesore tė Durrėsit e Vlorės pėrmenden krerė tė ndryshėm nga krahinat fqinje, tė cilėt qėndronin brenda mureve tė kėshtjellave nė fjalė pėr njė periudhė tė caktuar bashkė me suitėn e tyre (familia). Atyre u besohej ruajtja e objekteve tė veēanta, zakonisht e kullave pėrgjatė murit rrethues. Pjesėn tjetėr tė vitit krerėt feudalė e kalonin nė zotėrimet e tyre ku ndodhej banesa e fortifikuar (fortis domus), nė tė cilėn ata strehoheshin bashkė me familjen e me njerėzit e tyre tė armatosur. Sipas shtrirjes sė zotėrimeve tė tyre, feudalėt mund tė kishin disa vendqėndrime tė tilla tė fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidenca verore, ku kalonin muajt e nxehtė tė vitit, si, p.sh. Balshajt nė malėsinė e Tivarit apo Muzakajt nė atė tė Skraparit.

    Qė nga shek. XIII feudalėt shqiptarė fillojnė tė tėrhiqen pas qyteteve tė mėdha, si Durrėsi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin njė pjesė tė kohės "pėr punė ose pėr t'u zbavitur" (pro suis factis vel pro placere). Shumė prej tyre blenė aty edhe banesa. Emrat e disa prej familjeve aristokrate tė qyteteve tona, si Skurraj, Vranajt, Neshat nė Durrės, Sumat e Spanėt nė Shkodėr, flasin pėr njė proces urbanizimi tė aristokracisė sė tokės nė shek. XIII-XIV.
    Nė kohėn e emancipimit tė plotė tė tyre, nė shek. XIV, mjaft krerė shqiptarė e shpėrngulėn selinė e tyre kryesore nė qytetet e kėshtjellat e mėdha. Kėshtu, Topiajt kaluan nga Kruja nė Durrės, Balshajt e vendosėn rezidencėn kryesore nė Shkodėr, Zahariajt nė Dejė, Dukagjinėt nė Lezhė, Gropajt nė Ohėr, Muzakajt nė Berat, Shpatajt nė Artė, e kėshtu me radhė. Vendqėndrimi i tyre nė qytet ngrihej nė pjesėn mbizotėruese tė tij (castrum), aty ku mė parė qėndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin. Ai formonte njė sistem tė fortifikuar tė mėvetshėm brenda kėshtjellės, shpeshherė e ndarė prej saj me mure. Rezidenca e sundimtarit pėrfaqėsohej nga banesa pėr tė dhe pėr familjen, si dhe kazerma pėr gardėn e tij tė armatosur. Nė tė pėrfshiheshin depot e drithit e tė armėve, pusi ose cisterna e ujit, farkėtaria e deri burgu i kėshtjellės, pra gjithēka qė lejonte funksionimin e pavarur tė kėsaj pjese tė qytetit nė rast rrethimi. Zona rezidenciale e kėshtjellės pėrbėnte nė ēdo rast pjesėn mė tė mbrojtur tė saj dhe bastionin e fundit tė qėndresės nė rast sulmi.

    Objekte tė rėndėsishme ushtarake, siē ishin kullat pėrgjatė mureve rrethuese tė qytetit, merreshin nė mbrojtje nga njerėz tė besuar tė feudalit me trupat e tyre.
    Veēoritė qė karakterizuan zhvillimin e fisnikėrisė shqiptare gjetėn pasqyrim edhe nė mėnyrėn e organizimit e tė funksionimit tė oborrit feudal e, nė njė kuptim mė tė gjerė, tė formacioneve feudale shqiptare. Edhe kėtu, ndikimi i traditės ishte mjaft i fuqishėm.


    Nėse lihet mėnjanė njė shtrirje e kufizuar e territorit bregdetar shqiptar, ku nė periudha tė veēanta u ndie fort ndikimi i feudalizmit perėndimor, nė pėrgjithėsi nė Shqipėri vepronte e drejta bizantine, por dhe kjo ishte efektive nė viset fushore, pranė qendrave tė mėdha administrative. Kjo e drejtė njihte si zot e pronar tė vetėm shtetin, nė personin e perandorit, ndėrsa feudalėt e veēantė s'ishin veēse pėrdorues tė tokės, tė cilėn vetė perandori ua kalonte me dekret tė veēantė, pėr njė kohė tė kufizuar dhe me kushte tė pėrcaktuara, ndėr tė cilat shėrbimi ushtarak nė favor tė perandorit pėrbėnte kushtin kryesor. Ky qe thelbi i sistemit tė pronies, qė pėrbėnte bazėn e feudalizmit bizantin nė shekujt XI-XIV. Kuptohet qė njė sistem i tillė, ndėrsa krijonte njė shtresė fisnikėsh tė lidhur me pushtetin qendror, i krijonte tej mase pengesa fuqizimit dhe emancipimit tė tyre politik, pėr sa kohė ata nuk ishin pronarė me tė drejta tė plota tė tokės sė tyre. Nė rast se proniari ose pasardhėsi i tij nuk u pėrmbaheshin detyrimeve ndaj perandorit, pėrkatėsisht detyrimit ushtarak, ata privoheshin nga pronia, e cila po me dekret perandorak (krysobullė) i jepej njė personi tjetėr. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillė qė nuk nxiste fuqizimin e feudalėve tė veēantė, qoftė nėpėrmjet kufizimit e kushtėzimit tė institucionit tė trashėgimisė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    E drejta dhe jeta feudale nė Shqipėri


    Ėshtė e vėrtetė se veprimi i sė drejtės bizantine paraqitej i kufizuar nė Shqipėri, qoftė pėr statusin e veēantė qė kjo kishte nė kuadrin e Perandorisė Bizantine, qoftė dhe pėr faktin se kėtu, pėr kushtet e terrenit, kishte peshė deri vonė nė shek. XIV prona e vogėl e lirė e fshatarit. Kjo e fundit i nėnshtrohej mė sė shumti veprimit tė sė drejtės tradicionale dokesore, e cila, nga ana e saj, nuk mungoi tė ndikojė fuqishėm edhe nė marrėdhėniet qė ndėrthurreshin pėrreth familjeve dhe oborreve feudale, aq mė shumė qė kėto e kishin prejardhjen e tyre nga zona ku bashkėsia fshatare dhe prona e vogėl e lirė mbeteshin tipar mbizotėrues i marrėdhėnieve tė pronės dhe i atyre shoqėrore.


    Njė nga veēoritė thelbėsore tė sė drejtės dhe praktikės dokesore shqiptare ishte ajo qė kishte tė bėnte me institucionin e trashėgimisė. Nė Shqipėri ishte zakoni qė askush nga fėmijėt meshkuj nuk pėrjashtohej nga e drejta e trashėgimisė. Njė gjė e tillė pengonte pėrqendrimin dhe favorizonte copėzimin e vazhdueshėm tė pronave. Ky copėzim pasqyrohej edhe nė lėmin e autoritetit dhe tė pushtetit. Qoftė familja fisnike e zakonshme, qoftė principatat e mėdha apo tė vogla drejtoheshin nė bazė tė parimit tė bashkėqeverisjes (konregjencės). Nė fakt, institucioni i bashkėqeverisjes njihej dhe zbatohej sa nė Bizant, aq edhe te popujt fqinjė tė shqiptarėve. Por tek ata ky institucion realizohej nėpėrmjet kooptimit nė pushtet nga ana e babait sovran, e njėrit prej bijve, zakonisht mė tė madhit, me qėllim trashėgimin e plotė e tė pandarė tė pushtetit. Pėrkundrazi, te shqiptarėt si drejtimi i ekonomisė familjare, ashtu dhe qeverisja e shtetit (principatave) realizohej nėpėrmjet bashkėpjesėmarrjes sė tė gjithė vėllezėrve. Kėshtu, Principatėn e Balshajve nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV e qeverisnin njėherėsh tre vėllezėrit, Strazimiri, Gjergji e Balsha II. Po atė kohė, Despotati shqiptar i Artės (Epirit) qeverisej nga vėllezėrit Gjin e Sguro Bua Shpata. Vėllezėrit Lekė e Pal qenė nė krye tė Dukagjinėve tė Lezhės, nė kohėn kur tre vėllezėrit, Gjin, Stojė e Teodor, drejtonin po ashtu Principatėn e Muzakajve. Asnjė vendim qė kishte tė bėnte me principatėn nuk mund tė merrej nė njė mėnyrė tė njėanshme nga njėri prej vėllezėrve. Deri edhe kancelaria dhe vula zyrtare ishte e pėrbashkėt.
    Nė planin praktik, secili nga vėllezėrit sundimtarė merrej me administrimin dhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimit feudal. Vėllait tė madh, i cili gjithsesi gėzonte privilegjin e moshės, i takonte tė drejtonte zotėrimet tradicionale tė familjes. Lidhjet e veēanta historike, njerėzore e shpirtėrore qė familja sundimtare kishte me to, e bėnin kėtė pjesė tradicionale tė principatės elementin bazė e tė qėndrueshėm tė saj.

    Kėshtu nė vitet 70 tė shek. XIV, mė i madhi i vėllezėrve Muzaka, Gjini, administronte zotėrimet e hershme tė familjes nė malėsitė e Oparit, ndėrkohė qė tė vėllezėrit qeverisnin vendet mė tė buta e mė tė pasura tė Myzeqesė e tė fushės sė Korēės e tė Kosturit. Por fakti qė nė Opar e nė viset pėrreth Muzakajt kishin fillimet e historisė sė tyre, njerėzit mė besnikė, vatrat dhe varret e hershme tė tyre, e bėnte kėtė krahinė qendrėn shpirtėrore tė principatės.

    Gjithsesi, bashkadministrimi dhe bashkėqeverisja e zotėrimit familjar apo e principatave sillte shpėrqendrimin e copėzimin e pronės e tė pushtetit, pėr rrjedhojė edhe dobėsimin e tyre, aq mė tepėr qė kjo ndarje nuk i shmangte, por pėrkundrazi i nxiste grindjet e rivalitetet. Nuk ėshtė e rastit qė zotėrimet feudale shqiptare njohėn kulmet e zhvillimit kur nė krye tė tyre, pėr njė arsye apo tjetrėn, qėndroi vetėm njė person. Kėshtu ndodhi me Balshajt nė kohėn e sundimit tė Balshės II, me Topijat nė kohėn e princit Karl Topia, apo me Muzakajt nė kohėn e sundimit tė gjatė tė despotit Andrea II (1335-1371).


    Krijimi i zotėrimeve e i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV kurorėzoi njė proces tė gjatė zhvillimi, gjatė tė cilit klasa feudale shqiptare fitoi gjithnjė e mė shumė atribute e pavarėsi ekonomike, politike e sė fundi dhe ato gjyqėsore. Sunduesit bizantinė, serbė etj., e mbajtėn me fanatizėm deri nė fund pushtetin gjyqėsor, si tregues kryesor i sovranitetit. Proceset dhe ēėshtjet gjyqėsore zgjidheshin nga gjykatės tė dėrguar nga qendra dhe qė vepronin nė bazė tė ligjeve tė mishėruara nė pėrmbledhjet zyrtare ligjore, siē qenė kodet bizantine ose "kodi i Stefan Dushanit". Megjithatė normat dhe praktikat dokesore nė marrėdhėniet e pėrditshme ishin aq shumė tė rrėnjosura, saqė ato shpeshherė mbizotėronin mbi ligjet e shtetit.

    Nė marrėveshjet e nėnshkruara me krerėt shqiptarė dhe nė privilegjet e lėshuara pėr bashkėsitė shqiptare, perandorė tė ndryshėm bizantinė, mbretėr serbė e anzhuinė apo qeveritarė venecianė angazhoheshin tė qeverisnin sipas "normave dhe dokeve tė vjetra". Kjo pėrbėnte njė element tė rėndėsishėm tė njohjes sė autonomisė gjyqėsore administrative tė bashkėsive e tė njėsive tė caktuara lokale. Me rėnien e perandorive ballkanike, siē qenė ajo bizantine dhe ajo serbe, edhe privilegji i gjykimit u kaloi feudalėve tė veēantė, tė cilėt tashmė mund tė gjykonin e tė vendosnin pėr tė gjitha ēėshtjet civile e penale qė lindnin nė zotėrimet e tyre (rationen et iustitiam in civilibus et criminalibus dare). Marrja nė dorė e gjykimit tė ēėshtjeve gjyqėsore nė juridiksionin e vet, shėnonte hapin e fundit tė kthimit tė fisnikėve shqiptarė nė zotėr tė pavarur.

    Megjithatė pushteti gjyqėsor i fisnikėve vazhdoi tė kufizohej nga veprimi i sė drejtės dokesore apo asaj kanonike. Kjo e fundit mbizotėronte sidomos nė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me martesėn, me tė drejtėn e trashėgimisė etj. Mjaft ēėshtje tė tjera zgjidheshin nė bazė tė "kodit tė nderit". Ky i fundit shprehej mė sė pari nė fushėn e betejės. "Kronika e Janinės" e shek. XIV na bėn tė ditur se luftėtarėt e Gjin Bua Shpatės i sulmonin armiqtė me thirrjen kalorėsiake "ruaju" pėr t'u dhėnė atyre mundėsinė qė tė mbroheshin. Kjo ishte normė e sė drejtės dokesore. Sado tė ashpėr qė tregoheshin gjatė luftimit, shqiptarėt fitimtarė nuk hakmerreshin mbi tė mundurit nė mėnyra tė vrazhdėta, siē ndodhte me shumė popuj tė huaj.

    Robėrit e luftės nuk u nėnshtroheshin ndėshkimeve e gjymtimeve trupore. Shumė-shumė, nė shenjė zhburrėrimi atyre u pritej mjekra. Shpesh robėrit e luftės, sidomos kur qenė personalitete me emėr, mbaheshin peng si mjet presioni ndaj kundėrshtarit. Nė mjaft raste, siē e donin praktikat e kohės, ata liroheshin kundrejt pagesės. Nuk mungonin edhe rastet kur njė martesė nė kohėn e duhur kthente paqen midis familjeve rivale, siē ndodhi me Balshajt dhe Topiajt nė vitet 60 tė shek. XIV. Ndėrkohė qė ēmonte trimėrinė e fisnikėrinė, qoftė edhe tė kundėrshtarit, morali shqiptar dėnonte ashpėr paburrėrinė dhe tradhtinė. “Tradhtar” ishte sharja mė e rėndė qė mund t’i drejtohej dikujt.

    Mė 1436 nė Fano tė Italisė u bė gjyqi i njė shqiptari me emėr Gjergj, i cili nė zemėrim e sipėr kishte tentuar tė vriste njė banor vendas duke e thirrur atė “tradhtar”. Nė statutet e Shkodrės kishte njė dispozitė tė veēantė pėr fyerjen me fjalėn “tradhtar”. Kundravajtėsit gjobiteshin me njė shumė tė jashtėzakonshme prej 500 hyperperėsh, ndėrkohė qė prerja e mjekrės, e konsideruar edhe kjo fyerje e rėndė, dėnohej me 50 hyperperė. Nga po tė njėjtat statute mėsohet se sharja “tradhtar” ishte mėnyra mė e mirė pėr tė grishur dikė nė dyluftim. Tradhtarėt e frikacakėt meritonin ndėshkimet mė tė rėnda. Ky moral nuk bėnte pėrjashtim as pėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt, as pėr njerėzit e familjes madje as dhe pėr njerėzit e fesė. Balshajt, Kastriotėt, Dukagjinėt, Muzakajt e tė tjerė fisnikė shqiptarė nuk ngurronin t'i dėnonin me burgim, madje dhe me vdekje, njerėzit e tyre, qė nė njė moment tė caktuar i kishin "tradhtuar ". Tradhtarėve gjithashtu u sekuestrohej pasuria.


    Normat e sė drejtės dokesore vepronin fort edhe nė fushėn e marrėdhėnieve martesore, ndonėse kėtu pretendonte tė mbizotėronte e drejta kishtare (kanonike). Kurorėthyerja paguhej me jetė: njė fisnik nga dera e Dukagjinėve nuk ngurroi tė vrasė tė dashurin e gruas sė tij edhe pse ky ishte klerik i lartė. Nė rast se njė grua e martuar braktiste tė shoqin, detyrėn pėr ta gjetur dhe pėr ta risjellė e kishte sa burri i mashtruar, aq edhe "vėllazėria". Nė vitin 1198 njė fisnik nga Kolonja, Aleks Kapandriti, pasi kishte vrarė gruan e parė, u martua pėr sė dyti me gruan e njė arkondi nga Durrėsi me emrin Bardh. Por nuk e gėzoi kėtė martesė, sepse vėllai i kurorėthyeses e zuri e pasi i keqtrajtoi qė tė dy, ia dorėzoi pėrsėri tė motrėn burrit tė parė.


    Gjakmarrja dėshmohet qė nė atė kohė, vinte nė luftė familje dhe bashkėsi tė tėra. Prej saj nuk shpėtonin as pėrfaqėsuesit e elitės drejtuese. Kėshtu nė vitin 1416 pas njė vrasjeje, Balshajt kishin hyrė nė gjak me bashkėsinė e Hotėve. Nė emėr tė "nderit" pėrziheshin nė akte dhune e gjaku edhe vetė njerėzit e fesė. "Kronikat e zeza" tė shekujve XII-XV japin raste jo tė pakta, kur klerikė tė thjeshtė e deri peshkopė e kryepeshkopė, bėheshin autorė ose viktimė krimesh pėr fyerje ose pėr ēėshtje nderi.

    Fuqia dhe pushteti i familjeve aristokrate shqiptare matej me madhėsinė e cilėsinė e zotėrimeve tė tyre, me sasinė e njerėzve qė ata mund tė armatosnin, por edhe me lidhjet dhe aleancat e tyre tė jashtme. Kėto tė fundit ishte zakon tė sanksionoheshin, pėrveēse me traktate e marrėveshje tė pėrkohshme, edhe me lidhje familjare tė qėndrueshme. Nė shek. XIV tė gjitha familjet fisnike shqiptare ishin tė grupuara nė aleanca tė caktuara ushtarako-familjare. Kėshtu, nėpėrmjet krushqive Muzakajt qenė lidhur nė aleanca tė qėndrueshme me Arianitėt, Balshajt, Zenebishėt, Gropajt e deri Dukagjinėt e veriut. Po ashtu, pėrreth Balshajve nė veri, apo Shpatajve nė jug, qenė krijuar aleanca politiko-ushtarake, tė cilat mbėshteteshin edhe nė lidhjet familjare. Roli i kėtyre aleancave dilte nė pah nė rast se njėri nga pjesėtarėt pėrfshihej nė ndonjė konflikt ushtarak. Nė atė rast, pjesėtarėt e tjerė i gjendeshin nė krah me forca e mjete. Kėshtu, nė luftėrat e shumta qė pati me despotin serb tė Janinės, Thoma Preljuboviēin, despoti i Artės, Gjin Bua Shpata, u ndihmua vazhdimisht nga dhėndri i tij, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės. Po ashtu, nė betejėn e Kosturit mė 1371 kundėr Mark Krajleviēit, despotit Andrea Muzaka i shkuan nė ndihmė Balshajt, Gropajt e tė tjerė fisnikė, aleatė e familjarė tė tij.


    Lidhja familjare midis familjeve tė mėdha, pėrveē anėve politike e ushtarake, pėrmbante edhe elementin ekonomik, pėr sa kohė qė shoqėrohej edhe me dhėnien e feudeve nė formė paje. Njė gjė e tillė u jepte shkas fisnikėve tė caktuar qė nė momente tė pėrshtatshme tė ngrinin pretendime mbi zotėrimet e familjeve me tė cilat kishin krushqi, sidomos kur kėto binin nė vėshtirėsi dhe nuk ishin nė gjendje t'u dilnin zot pronave tė tyre. Nė kėtė rrugė, Gjon Muzaka pretendonte tė ishte nga fundi i shek. XV, zot i ligjshėm sa i zotėrimeve atėrore, aq edhe i atyre tė Zenebishėve, tė Gropajve, tė Balshajve (Vlorė), Arianit-Komnenėve etj. Nga ana e tij, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu mėtonte se ishte trashėgimtar i ligjshėm i zotėrimeve tė Topiajve e tė Balshajve dhe si pėr tė theksuar kėtė, i shtoi emblemės sė familjes edhe simbolet e kėtyre dy familjeve, luanin dhe yllin. Por zakonisht, pretendime tė tilla mbi bazė trashėgimie mbi zotėrimet e familjeve tė tjera, realizoheshin nėpėrmjet aneksimit me forcė tė tyre.

    Jo rrallė herė aleancat familjare shtriheshin edhe me familje fisnike e princore tė huaja, gjė qė sillte njė rritje tė veēantė prestigji dhe mbėshtetje tė jashtme. Kėshtu, Gjon Zenebishi e kishte martuar njė vajzė tė tij me Petro Altavilėn, pinjollin e dinastisė sė famshme normane, qė mbretėroi nė Italinė e Jugut nė shek. XI-XII. Po ashtu, Gjin Bue Shpata njė vajzė tė tij ia kishte dhėnė fisnikut nga Firencja, Ezau Buondelmonte Aēajuoli, qė u bė despot i Janinės. Nga ana e tij konti Andre Topia u martua me njė princeshė nga anzhuinėt e Napolit. Kjo lidhje familjare me dinastinė frėnge tė anzhuinėve ndihmonte nė forcimin e pozitave tė jashtme por dhe tė brendshme tė Karl Topisė kundrejt rivalėve tė tij. Jo pa arsye ai shfrytėzonte ēdo rast, siē bėn edhe nė mbishkrimin ktitorial tė manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit tė vitit 1381, pėr tė vėnė nė dukje kėto marrėdhėnie tė veēanta "gjaku" (eks haimatos) me anzhuinėt. Nė kėtė kuadėr ai i shtoi stemės sė familjes Topia, qė kishte nė qendėr figurėn e luanit, edhe motivin e zambakut, simboli i anzhuinėve francezė.


    Pėr konsolidimin e pushtetit tė tyre, feudalėt shqiptarė nuk nėnvleftėsonin edhe faktorėt fetarė e kulturorė. Tė shumtė qenė ata qė, sipas koniunkturės politike, ndėrruan edhe besimin. Duke lėnė mėnjanė konvertimin nė masė tė fisnikėve shqiptarė nė fenė islame prej shek. XV, edhe mė pėrpara shumė syresh bėnė kapėrcime nga besimi ortodoks nė atė katolik e anasjelltas, pėr t'iu pėrshtatur rrethanave politike. Pėrmasa tė mėdha mori veēanėrisht nė shek. XIV kalimi nė katolicizėm i mjaft dyerve fisnike, siē qenė Balshajt, Matrėngėt, Skurrajt, Muzakajt, Zahariajt e shumė tė tjerė, qė me kėtė hap kėrkonin para sė gjithash tė siguronin aleancėn e fuqive katolike tė Evropės tė kryesuara nga Papati kundėr rrezikut tė ekspansionit serb nė tokat shqiptare. Nė kėtė kuadėr edhe mjaft pinjollė tė familjeve Skurraj, Topiaj, Kamonaj, Matrėnga, Muzakaj etj., mbushnin radhėt e klerit dhe tė urdhrave fetarė katolikė, siē qenė ai franēeskan e dominikan. Kuptohet se mjaft prej tyre edhe pse veshėn petkun e klerikut, vazhduan tė merrnin pjesė gjallėrisht nė ngjarjet dhe nė intrigat politike, duke mbrojtur interesa tė caktuara. Peshkopėt e Durrėsit, p.sh., luajtėn njė rol tė dorės sė parė nė fatet e qytetit. Sipas rastit, ata pėrgatitėn kalimin e qytetit sa te Bizanti, aq tek anzhuinėt, te venecianėt e deri te Topiajt shqiptarė.


    Nė shek. XIII-XIV oborret e fisnikėve shqiptarė morėn pamjen e plotė tė qendrave tė pushtetit, me funksione sa ushtarake, aq dhe civile. Pėrveē krerėve ushtarakė, aristokrati i fuqishėm mbante nė kėshtjellėn e vet njė personel tė tėrė "civil" tė pėrfaqėsuar nga llogaritarė, intendentė, doganierė, gjykatės, ambasadorė, shkrues, kronikanė, arkitektė, piktorė, muzikantė etj. Person mjaft i afėrt me fisnikun ishte kleriku i familjes, tek i cili ai dhe familja e tij merrte kėshilla e mėsime nė punėt e fesė, si dhe rrėfente "mėkatet" e tij. Por, pėrveē rolit tė kėshilltarit intim, kleriku nė fjalė luante shpesh edhe rolin e mėsuesit dhe tė edukatorit pėr fėmijėt e aristokratit, atė tė njė sekretari e ambasadori tė posaēėm pėr misione delikate, tė shkruesit, tė kronistit etj. Futja nė ēėshtjet mė intime tė shtetit dhe tė familjes sė fisnikut i bėnte kėta klerikė persona me pushtet tė jashtėzakonshėm, por edhe tė ekspozuar ndaj zemėrimit tė padronėve tė tyre. Karakteri i rezervuar dhe i pėrvuajtur bėnte qė klerikėt nė fjalė ta kryenin besnikėrisht detyrėn e njeriut tė besuar tė fisnikut. Por ndodhte edhe qė pėr njė fjalė apo njė gjest tė pamatur, qė binte ndesh me natyrėn e rezervuar tė detyrės sė tyre, edhe kleriku "i familjes" ta pėsonte keq, siē e pėsoi mė 1408 murgu Theodotir, sekretar e kėshilltar i Teodor Muzakės sė Beratit, tė cilin, s'dihet se pėr ē'mėkat, i zoti i tij e mbylli me pranga nė burgun e kėshtjellės sė Skraparit.


    Aristokratėt shqiptarė ndėrhynin deri te Papa ose Patriku pėr t'i emėruar kėta klerikė tė oborrit peshkopė e kryepeshkopė nė krahina, ku fisnikėt nė fjalė synonin tė shtrinin ndikimin dhe kontrollin e tyre. Nė dokumentet e shek. XIII-XIV bėhet fjalė vazhdimisht pėr prelatė tė tillė, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė dioqezave nėn presionin e pushtetit laik (per potentiam laicalem). Me ndėrhyrjen dhe rekomandimin e krerėve shqiptarė, njė klerik shqiptar, murgu dominikan Domenik Topia, arriti tė bėhet rreth vitit 1340, kėshilltar e kapelan i mbretit tė Napolit, Robertit I Anzhu.


    Fuqizimi ekonomik e politik i fisnikėve nga shek. XIII, bėri qė tė rritej edhe funksioni i tyre shoqėror. Ata filluan tė merrnin pėrsipėr veprimtari tė tilla me interes tė pėrgjithshėm, si ndėrtime kishash e manastiresh, hapje e meremetime rrugėsh, ndėrtim veprash me karakter mbrojtės, veēanėrisht nė dobi tė qyteteve e manastireve tė mėdha. Oborret e aristokratėve tė tillė tė mėdhenj, si Balshėt, Topiajt, Arianitėt etj., filluan tė konkurrojnė shkronjėtoret (skriptoria) e manastireve pėr sa i pėrket realizimit tė kodikėve e dorėshkrimeve tė ēmuara, me tė cilat merreshin mjeshtėr tė kualifikuar qė pajtoheshin nga qytetet e zhvilluara tė Shqipėrisė ose edhe nga vende tė tjera. Pėr t'u lėnė pasardhėsve kujtimin e tyre dhe tė familjeve tė tyre, fisnikėt shqiptarė morėn zakonin tė porosisnin shkrimin e kronikave e gjenealogjive, apo bėrjen e portreteve tė tyre nė pikturė (afreske e miniaturė) nėpėr fasadat e kishave ose nė faqet e dorėshkrimeve.
    Aristokratėt linin porosi tė varroseshin nė kisha ose nė manastire tė ngritura nga ata vetė apo nga paraardhėsit e tyre. Varret, shpeshherė monumentale, shoqėroheshin gjithnjė nga mbishkrime tė pikturuara ose tė gdhendura, qė thuajse gjithnjė i thurrnin lavd pėrshpirtmėrisė sė tė vdekurit. Kėtė zakon e ruajtėn edhe shumė nga fisnikėt shqiptarė tė emigruar nė Itali pas pushtimit tė vendit nga osmanėt. Nė kėto mbishkrime thuajse asnjėherė nuk harrohet tė shėnohet atdheu i tė vdekurve, si dhe rrethanat qė detyruan largimin e tyre nga Shqipėria.


    Mjaft nga kėto sjellje dhe praktika tė fisnikėve shqiptarė u pėrftuan pas kontaktit me qytetet, sidomos me ato tė bregdetit perėndimor. Kėtu kėta blenė prona, shtėpi, troje dhe lidhėn kontrata me tregtarė vendas pėr import-eksport mallrash. Mjaft prej tyre qėndronin njė pjesė tė vitit nė qytet pėr tė ndjekur vetė veprimtaritė ekonomike. Por shpeshherė qyteti ishte pėr ta edhe njė vend zbavitjeje. Kishte edhe tė tillė qė vizitonin, pėr qėllime pune apo argėtimi, edhe qytetet e Italisė e tė Dalmacisė. Krushqitė dhe miqėsitė, qė thurrnin aristokratėt e tokės me familje tė patriciatit qytetar, i bėnin edhe mė tė ngushta lidhjet me qytetin. Mjaft pinjollė familjesh fisnike u vendosėn pėrfundimisht nė qytet dhe me kalimin e kohės me ta ndodhi dukuria e asimilimit shoqėror e kulturor dhe shkrirja e tyre nė rrethin e aristokracisė qytetare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Kleri dhe roli i tij nė jetėn shoqėrore e politike



    Nė institucionet kishtare tė shpėrndara nė tė gjithė vendin vepronin klerikė shqiptarė tė tė gjitha niveleve. Pėr nga prejardhja dhe nga formimi kėta pėrbėnin njė masė tepėr heterogjene.

    Klerikėt e niveleve tė ulėta, famulltarė, murgj, dhjakė etj., rekrutoheshin nga shtresat e vobekta tė popullsisė. Pėr shumė prej tyre, shėrbimi fetar ishte veē tė tjerash njė mjet jetese. Megjithatė futja nė karrierėn fetare nuk e zgjidhte gjithmonė problemin e ekzistencės. Burimet historike pėrmendin priftėrinj shqiptarė tė katandisur nė gjendjen e lypėsit, qė shpeshherė detyroheshin tė braktisnin vendin e tyre e tė kėrkonin fatin e tyre gjetkė.

    Nė shekujt XIII-XV Raguza e qytetet e tjera dalmatine buisnin nga klerikė tė thjeshtė shqiptarė tė ardhur nga Drishti, Baleci, Deja etj. Njė pjesė e tyre arrinte tė gjente njėfarė sistemimi nė kishat e manastiret e kėtyre qyteteve. Tė tjerė detyroheshin tė merreshin me veprimtari jashtėkishtare, si tregti, artizanat etj. Nuk mungojnė tė dhėnat edhe pėr ngatėrrimin e tyre nė akte kriminale.
    Klerikėt e lartė, nė tė kundėrtėn, si rregull vinin nga radhėt e aristokracisė sė tokės dhe tė qytetit.
    Nga njė familje e shquar qytetare durrsake rridhte kryepeshkopi Kostandin Kabasilla qė, aty nga mesi i shek. XIII, ishte nė krye tė kishės ortodokse tė Durrėsit e mė tej tė asaj tė Ohrit. Dominik Topia, vėlla i kontit Tanush Topia nga Arbri, bėri njė karrierė tė shquar nė Urdhrin Dominikan. Nė shek. XIV-XV vetėm qyteti i Lezhės pati njė sėrė peshkopėsh nga dyert Suma, Jonima e Kamona. Bujarė tė tjerė nga familjet Dushmani, Zaharia, Skurra drejtuan selitė peshkopale tė Pultit, Sapės, Krujės, Stefaniakės. Mė 1422 Pjetėr Spani nga Drishti emėrohet kryepeshkop i Tivarit, ndėrsa vite mė vonė, drishtiani tjetėr Pal Engjėlli ishte kryepeshkop i Durrėsit.


    Formimi i klerikėve tė rinj bėhej nė shkollat fetare qė funksiononin pranė kishave katedrale ose pranė manastireve tė mėdha nė Durrės, Tivar, Shkodėr, Ohėr, Drisht, Berat, Mesopotam etj. Kėtu merreshin njohuritė doktrinare e teologjike mė tė domosdoshme pėr t’iu kushtuar profesionit tė priftit ose tė murgut. Pėr shumė klerikė shqiptarė periudha e formimit vazhdonte edhe mė tej, me ndjekjen e shkollave mė tė larta nė vende tė tjera. Pėr klerikėt ortodoksė ishin mjaft tė parapėlqyera manastiret e mėdha tė Thesalisė (Stagoi, Meteorėt) apo ato tė Malit Athos (Lavra, Hilandari).

    Klerikėt katolikė nga ana e tyre frekuentonin institucione tė njohura nė Dalmaci e nė Itali. Mjaft prej kėtyre klerikėve qė i konsolidonin njohuritė e tyre jashtė, arritėn tė zėnė poste tė rėndėsishme kishtare jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera. Kėshtu, p.sh., rreth vitit 1250, Nikolla nga Durrėsi, u tėrhoq nga papa Inocenti IV nė Dhomėn Apostolike me detyrėn e sekretarit e mė tej u emėrua prej tij peshkop i Krotonės. Njė tjetėr klerik katolik nga Durrėsi, Andrea, u emėrua mė 1379 Provincial i Urdhrit Dominikan; Dominik Topia, nga familja e njohur e bujarėve tė Arbrit, ishte pėr mjaft vjet kapelan personal i mbretit Robert Anzhu tė Napolit e mė 1345 vepronte si mėkėmbės i pėrgjithshėm i Urdhrit Dominikan pėr Dalmacinė e pėr Durrėsin.


    Edhe mė i madh qe numri i klerikėve tė thjeshtė katolikė qė qenė sistemuar nė vende tė tjera, kryesisht nė Itali e Dalmaci. Veēanėrisht i lartė ishte numri i klerikėve shqiptarė nė qytetin e Raguzės. Ata vinin kryesisht nga Drishti, Ulqini, Pulti, Tivari, Baleci e nga Durrėsi. Nė vitin 1374 kuvendi i fretėrve dominikanė nė Raguzė ishte thuajse plotėsisht me murgj shqiptarė.

    Anasjelltas, edhe nė Shqipėri gjendeshin me shumicė klerikė tė huaj. Duke e quajtur Shqipėrinė njė zonė tepėr delikate tė konfrontimit me ortodoksinė bizantine, Papati dėrgoi kėtu, qė me krijimin e tyre nė shek. XIII, misionarė tė urdhrave dominikanė e franēeskanė, qė u bėnė propagandistė tė vijės sė parė tė ēėshtjes katolike nė Lindje.
    Pjesėtarėt e kėtyre dy urdhrave u vunė deri nė krye tė peshkopatave e kryepeshkopatave shqiptare, siē qenė kryepeshkopėt e Tivarit, franēeskani Giovanni de Plano Kaprino (1249-1252), dominikani Guljemi i Adės (1324-1344) ose franēeskani tjetėr, Antoni II, kryepeshkop i Durrėsit (1269-1316).
    Duke pėrjashtuar rastet kur emėrimi bėhej drejtpėrsėdrejti nga Selia e Shenjtė, krerėt e dioqezave katolike nė Shqipėri, pėrkatėsisht kryepeshkopėt e Durrėsit e tė Tivarit, zakonisht zgjidheshin nga kėshilli i klerit (capitulum) qė mblidhej nė kishėn katedrale tė qytetit. Tė njėjtėn procedurė ndiqte edhe zgjedhja e arkidhjakut. Nė Durrės arkidhjaku kryente funksionet e kryepeshkopit, kur posti i tij qe i zbrazėt. Nė ēdo rast, pėr kryepeshkopėt e porsazgjedhur ishte i detyrueshėm shugurimi (consacratio) nga Papa i Romės. Ky bėhej gjatė njė ceremonie solemne, gjatė sė cilės tė dėrguarit e Papės, nė prani tė klerit e tė popullit tė qytetit, i dorėzonin kryepeshkopit tė ri tunikėn (pallium).
    Emėrimi i peshkopėve bėhej nga kryepeshkopėt e dioqezės pėrkatėse. Nė ēdo rast, konfirmimi i Selisė sė Shenjtė ishte edhe kėtu i domosdoshėm.

    Vetėm njėra ndėr peshkopatat shqiptare, ajo e Arbrit, fitoi aty nga fundi i shek. XII statusin e veēantė tė sufraganes sė drejtpėrdrejtė tė Selisė sė Shenjtė. Peshkopi i saj emėrohej e shkarkohej drejtpėrdrejt nga Papa. Kėtė status e fitoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XV edhe peshkopata e Drishtit, qė kishte konflikte tė ashpra me kryepeshkopatėn e Tivarit.
    Sidoqoftė emėrimi i klerit tė lartė nė Shqipėri mbeti njė ēėshtje ku pėrplaseshin interesa e kompetenca tė ndryshme, gjė qė shkaktoi konflikte tė herėpashershme midis pėrfaqėsuesve tė hierarkisė kishtare nė Shqipėri, si dhe midis kėtyre e Papatit.

    Nė ēėshtjen e emėrimit tė klerit pėrzihej shpesh edhe pushteti laik, gjė qė e ndėrlikonte akoma mė tepėr problemin. Zakonisht pas konfirmimit formal nga ana e Papės apo e Patriarkut tė Kostandinopojės, kėta u dėrgonin “letra rekomandimi” pushtetarėve lokalė, me tė cilat i lutnin tė ndihmonin prelatėt e rinj nė ushtrimin e funksioneve tė tyre. Por sundimtarėt lokalė shpesh pretendonin tė kishin dorė tė lirė edhe nė ēėshtjet kishtare, pėrsa u pėrket zotėrimeve tė veta. Nė gjysmėn e parė tė shek. XIII, papa Grigori IX ankohej se nė dioqezat katolike tė Shqipėrisė sė Veriut nėn juridiksionin e kryepeshkopatės sė Tivarit, “ofiqet kishtare shpėrndaheshin nga pushtetarė laikė”.

    Po atė kohė patriarku i kishės ortodokse, Manueli, protestonte ndaj despotėve tė Epirit pėr emėrimet e paligjshme tė peshkopėve tė rinj nė selitė e Durrėsit, Ohrit, Kaninės, Gjirokastrės e tė Janinės. Problemi u bė mė i mprehtė pas shek. XIV, kur pushteti i princėrve dhe i feudalėve shqiptarė u forcua sė tepėrmi. Nė vitet 70 tė atij shekulli, Gjergj Balsha shkarkoi peshkopėt e njė sėrė qendrave nė zotėrimet e tij dhe emėroi aty njerėzit e vet, pa pėrfillur protestat e papės Grigori IX. Nė tė njėjtėn mėnyrė vepronin me klerikėt e tyre edhe fisnikė tė tjerė shqiptarė, si Dukagjinėt, Topiajt e Shpatajt.


    Me gjithė pėrkushtimin fetar, qė pėrgjithėsisht karakterizonte klerin shqiptar, ai nuk mbeti i paprekur nga dukuri qė pėrbėnin njė largim e shkelje nga normat e kishės e nga morali kristian. Nė koncilin e Tivarit, nė vitin 1199, disa nga kėto shkelje, si shitblerja e ofiqeve kishtare (simonia), martesa e klerikėve (konkubinati), pėrvetėsimi i tė dhjetave, u stigmatizuan fort nga pėrfaqėsuesit e papa Inocentit III. Megjithatė “reformimi i sjelljeve dhe i zakoneve tė klerit katolik shqiptar” mbeti njė problem i pazgjidhur pėr Selinė e Shenjtė.


    Situata nuk ndryshonte shumė pėrsa i pėrket klerit ortodoks. Edhe te ky ndodhnin shpesh shkelje flagrante tė moralit kristian dhe tė statusit tė klerikut. Kėshtu, nė vitin 1160 Sinodi i Shenjtė nė Konstandinopojė u mblodh pėr tė gjykuar rastin e njė murgu shqiptar, me emrin Muzaka, qė jetonte i martuar dhe qė qarkullonte gjithnjė i armatosur. Nė vitin 1305 nė kryeqytetin e Perandorisė Bizantine u bė i njohur pėr bėmat e tij njė tjetėr klerik shqiptar, Gjon Trimi, qė fillimisht arriti tė fitonte miqėsinė e perandorit Andronik II Paleologu, por mė vonė organizoi kundėr tij njė kryengritje, ku u implikuan edhe bashkatdhetarė tė tjerė tė tij, me pozitė nė administratėn qendrore bizantine. I tillė qe epistrati Muzaka dhe njė fisnik tjetėr me emrin Matrėnga. Historiani bizantin bashkėkohės, Niqifor Gregora, e pėrshkruan murgun Gjon Trimi si njė tribun popullor, qė i hipur mbi njė karro dhe me shpatė zhveshur thėrriste popullin e Konstandinopojės nė kryengritje.
    Figura e klerikut-luftėtar ėshtė njė figurė tipike e mjedisit shqiptar, qė ndeshet gjatė gjithė mesjetės. Barleci rrėfen se mbrojtjen e kėshtjellės sė Sfetigradit mė 1448 e drejtonte njė murg nga abacia e Shėn Lleshit nė Mat. Nė fillim tė shek. XIV peshkopi i Krujės, Andrea, qe nė ballė tė organizimit tė qėndresės sė fisnikėrisė shqiptare kundėr pushtimit serb.


    Pėrveē ushtrimit tė armėve, qė gjithsesi gjykohej si amoral nga ana e kishės, klerikėt shqiptarė pėrfshiheshin edhe nė veprimtari tė tjera jofetare, qė me kohė u bėnė atribut i njerėzve tė fesė. Fjala ėshtė nė radhė tė parė pėr pėrfaqėsimin diplomatik tė pushtetit laik, njė fushė kjo ku ēmoheshin shumė cilėsi tė tilla si erudicioni, inteligjenca, pėrmbajtja, gjakftohtėsia, besueshmėria, qė ishin karakteristike pėr njerėzit e fesė. Ndaj ishte e kuptueshme qė, nė shek. XIV, tė gjithė princėrit e sundimtarėt shqiptarė ua besonin misionet delikate diplomatike brenda dhe jashtė vendit peshkopėve tė dioqezave tė tyre. Tė tilla misione kryen pėr Balshajt peshkopėt e Shkodrės, Tivarit e tė Drishtit, pėr Zahariajt peshkopi i Shasit, pėr Dukagjinėt peshkopi i Lezhės, pėr Topiajt peshkopi i Durrėsit, pėr Komnenė Balshėn e Vlorės peshkopi i Arbrit, pėr Shpatajt peshkopi i Janinės etj. Vetė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ua ngarkonte misionet diplomatike nė oborret e Evropės klerikėve tė besuar, sidomos mikut tė afėrt tė tij, kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit. Shėrbimet e klerikėve shqiptarė i vlerėsonin si tė ēmuara edhe mbretėrit serbė, anzhuinė apo qeveritarėt venecianė, qė i mbanin ata vazhdimisht pranė vetes nė cilėsinė e kėshilltarit ose tė emisarit pėr ēėshtjet shqiptare.


    Klerikėt shėrbenin gjithashtu si noterė, shkrues ose pėrkthyes nė qytete e nė oborret e princėrve shqiptarė. Aktivitete tė tilla si ai i mėsuesit (preceptorit), i mjekut, i mjeshtrit piktor e skulptor plotėsojnė rrethin e veprimtarive shoqėrore, jashtėfetare tė klerit shqiptar. Vlen tė pėrmendet roli i madh i klerit jo vetėm si krijues vlerash kulturore, por dhe si ruajtės i tyre. Kishat e manastiret u bėnė vendet ku u shkruan, u kopjuan dhe u ruajtėn nė shekuj jo vetėm tekste fetare filozofike e letrare, por edhe kronika tė gjalla tė historisė sė popullit. Ruajtja dhe transmetimi i tyre kėrkoi shpeshherė sakrificat e vetėmohimin e klerit tė thjeshtė. Nė njė shėnim tė vitit 1356, nė njė kodik tė Beratit, pėrshkruhet vetėmohimi i priftit Theodul, i cili, gjatė rrethimit tė qytetit nga serbėt, transportoi nė krahė nė njė vend tė sigurt bibliotekėn e manastirit tė Shėn Gjergjit pėr ta shpėtuar nga djegia e sigurt. Tė njėjtėn gjė bėri, mė 1399, igumeni i manastirit tė Shėn Kollit nė Perondi, Danaili, i cili nxori bibliotekėn e pasur tė manastirit e ia dorėzoi pėr ta ruajtur fisnikut Teodor Muzaka.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ndjenja fetare te shqiptarėt


    Gjithēka flet pėr atė qė feja dhe ndjenjat fetare qenė rrėnjosur dhe qenė pjesė e pandarė e jetės dhe e ekzistencės. Por duke folur pėr ndjenjėn fetare (besimin) tė shqiptarėve nė mesjetė, duhet thėnė se ajo trashėgoi edhe njė dozė tė madhe tė besimeve e riteve tradicionale pagane, gjė qė i jepte asaj edhe tipare specifike. Rite tė tilla shoqėronin ēdo aspekt tė jetės: lindjen, vdekjen, punėn, martesėn, madje ato kishin depėrtuar edhe nė vetė kultin e shenjtorėve tė krishterė.


    Kėshtu, kulti i Shėn Gjergjit, i Shėn Ilias, i Shėn Martinit, i Shėn Nikollės, i Shėn Vlashit etj., ishin tė mpleksur me plot motive pagane. Tė tillė shenjtorė, mė tepėr se simbole tė krishtera, nderoheshin e festoheshin si luftėtarė kundėr sė keqes, mbrojtės tė njerėzve e tė bagėtive, begatues tė tokės, shėrues tė sėmundjeve, pra, njėlloj siē ishin nderuar perėnditė pagane tė lashtėsisė. Nė jetėn e pėrditshme vazhdonin tė kryheshin praktika pagane, siē ishte ajo e flijimit, e therjes sė njė kafshe, sa herė qė ndėrtohej njė shtėpi, njė urė apo njė kėshtjellė.

    Akti i flijimit shpeshherė bėhej nga dora e njė prifti. Shqiptarėt i besonin Zotit tė tė krishterėve, por njėherėsh tregonin nderim e frikė edhe ndaj “zotave” tė tjerė, demonėve, shpirtrave tė kėqinj, zanave, vitores (gjarprit mbrojtės tė shtėpisė e tė familjes), hajmalive etj., etj.

    Gjithė kjo trashėgimi pagane nė besimin e shqiptarėve shihej me sy tė keq dhe luftohej nga kisha zyrtare. Nė fakt kėto i jepnin krishterimit shqiptar tiparet e njė krishterimi popullor, jodoktrinor, dhe si tė tillė e bėnin tė prekshėm nga lėvizjet kontestuese (herezitė), qė trondisnin herė pas here kishėn zyrtare. Njė ndėr kėto herezi, qė njohu pėrhapje tė gjerė nė Shqipėri nga shek. X dhe qė aty-kėtu mbijetoi deri nė shek. XIV, ėshtė ajo e bogomilizmit, e quajtur kėshtu prej priftit bullgar Bogomil, qė njihet si frymėzuesi i saj.
    Bogomilizmi, si ēdo lėvizje dualiste, e quante botėn tė ndėrtuar mbi bazėn e dy parimeve: tė sė mirės dhe tė sė keqes. E mira pėrmblidhte botėn shpirtėrore, kurse e keqja identifikohej me natyrėn e pasurinė. Nė kėtė tė dytėn pėrkrahėsit e bogomilizmit pėrfshinin edhe institucionet e shtetit dhe tė kishės, simbole tė pushtetit, dhunės e tė pasurisė, krijesa tė Satanait. Kėshtu, idetė bogomile e kapėrcenin kuadrin e njė disidence tė thjeshtė fetare dhe merrnin formėn e lėvizjeve tė vėrteta shoqėrore. Kjo shpjegon masivitetin e jashtėzakonshėm qė njohu bogomilizmi, si dhe ashpėrsinė me tė cilėn perandorėt bizantinė u pėrpoqėn ta mbytnin kėtė lėvizje.


    Nė Shqipėri “herezia” bogomile pati njė pėrhapje mjaft tė gjerė dhe kėtu ishte njė nga vatrat kryesore tė saj. Domethėnės ėshtė fakti se i pari shqiptar, qė na pėrcillet me emėr tipik kombėtar nga burimet mesjetare, ėshtė njė farė Leka, drejtues rreth vitit 1070 i njė lėvizjeje bogomile nė rrethet e Sofjes, ku ai kishte shėrbyer deri atėherė si funksionar bizantin. Shqipėria ishte gjithashtu njė nga vatrat, nga ku herezia bogomile u pėrhap drejt Italisė. Nė shek. XIII pėrkrahėsit e bogomilit (patarinėt) kishin krijuar nė Itali njė kishė tė tyre, nė opozitė me Romėn, e cila nė disa vende tė Italisė sė Veriut quhej “kisha shqiptare” (ecclesia Albanensis), duke treguar kėshtu vendin e origjinės nga ku kjo herezi kishte ardhur nė Itali.


    Problemi i devocionit dhe i ndjenjave fetare te shqiptarėt ėshtė po aq i ndėrlikuar si dhe vetė problemi i fesė dhe i kishės. Ėshtė e vėrtetė se burimet historike nuk mungojnė tė shėnojnė herė-herė mungesėn e pasionit fetar, shfaqje tė sinkretizmit apo raste tė shkeljeve flagrante tė normave e tė moralit tė kishės jo vetėm nga laikėt, por dhe nga vetė klerikėt. Ndėrkaq mė shumė ato dėshmojnė pėr tė kundėrtėn, pėr pėrshpirtshmėrinė e devocionin fetar tė tyre. Nė kėtė kuadėr ėshtė njė tregues vetė numri i madh i kishave dhe i institucioneve tė tjera fetare, tė ndėrtuara prej sundimtarėve vendas dhe shtetasve tė tyre. Pothuaj tė gjitha familjet fisnike shqiptare u dalluan nė ndėrtime tė kėtij lloji.

    Kėshtu, me emrin e Skurrajve lidhet kisha e Shėn Mėrisė sė Brrarit (1201) ose ajo e Shėn Klementit nė Ohėr (1295). Kjo e fundit u ristrukturua vite mė vonė nga fisniku tjetėr shqiptar, Andrea Gropa. Muzakajt e Beratit ndėrtuan njė sėrė faltoresh, si p.sh., kishėn e Shėn Mėrisė sė Oparit dhe atė tė Shėn Thanasit nė Kostur (1385). Njė ndėrtim i Topiajve ėshtė manastiri i Shėn Gjon Vladimirit afėr Elbasanit (1381).

    Kisha e Shėn Mėrisė nė ishullin e vogėl tė Maligradit, qė ruhet mjaft mirė edhe sot, nė Liqenin e Prespės, u ndėrtua nė vitin 1369 nga njė sundimtar i vogėl lokal, Qesar Novaku. Si themelues kishash pėrmenden gjithashtu fisnikė nga familjet Dukagjini, Balsha, Zaharia etj. Tė gjithė kėta, bashkė me dhuratat, u njihnin kishave tė tyre tė drejta e privilegje tė ndryshme.
    Portretet e ktitorėve (themeluesve) tė kishave tė tilla paraqiteshin nė afresket qė zbukuronin muret e tyre. Dokumente testamentare tė klerikėve e tė laikėve, qofshin kėta fisnikė apo njerėz tė thjeshtė, tregojnė se nė shumė raste kėta ua linin trashėgim pasuritė e tundshme apo tė patundshme, pjesėrisht ose tėrėsisht, institucioneve fetare.


    Braktisja e jetės mondane ėshtė njė tjetėr tregues i ndjenjave fetare tė shqiptarėve nė mesjetė. Pasioni fetar i shtyu shumė njerėz tė thjeshtė tė zgjedhin jetėn e heremitit apo tė murgut, kushtuar tėrėsisht lutjeve dhe pėrsosjes morale nėpėrmjet asketizmit.

    Nė shek. XIV murgu Nifon nga Lukova u mbyll nė njė manastir nė malin Athos, ku u shqua aq shumė pėr pėrshpirtshmėrinė e tij, saqė u kanonizua e u shpall shenjt nga kisha ortodokse bizantine.
    Ashtu si Nifoni, nė manastiret e Athosit apo tė Thesalisė kishte edhe shumė murgj tė tjerė shqiptarė. Jetės monastike iu pėrkushtuan edhe pinjollė tė familjeve fisnike, siē ishte rasti i Reposhit, vėllait tė Skėnderbeut, qė u mbyll nė njė manastir tė malit Athos.

    Njė shprehje kolektive e devocionit fetar qenė edhe pelegrinazhet nė vendet e shenjta. I tillė qe pėr shqiptarėt e Dioklesė (Gentės) manastiri i Shėn Mėrisė i Rotecit, afėr Tivarit, apo ai i Shirgjit, nė derdhjen e Bunės. Manastiri i Shėn Mėrisė sė Krajės nė bregun perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ku ruheshin reliket e princit Gjon Vladimir tė Dioklesė (vdekur mė 1018), ishte njė vend pelegrinazhi pėr popullsinė e rretheve ēdo 22 maj, kur kremtohej festa e Shėn Gjon Vladimirit.


    Shqiptarėt ortodoksė ndėrmerrnin pelegrinazhe nė manastiret e Shėn Gjon Vladimirit (Elbasan), nė atė tė Shėn Naumit (Ohėr), Shėn Kollit (Mesopotam), Shėn Teodorės (Artė) etj. Klerikė e laikė shqiptarė katolikė e ortodoksė ndėrmerrnin udhėtime tė gjata e tė rrezikshme pėr tė vizituar vende tė shenjta jashtė Shqipėrisė, si nė Monte Gargano, Kampostellė, Assizi, Bari e nė Romė (Itali), ose nė malin Athos, Konstandinopojė apo nė Palestinė, me shpresė se kjo do t’i ndihmonte tė shlyenin mėkatet e tyre.


    Shtrati popullor e tradicional dhe karakteri jodogmatik i krishterimit shqiptar, bėri qė te shqiptarėt tė mos kultivohej kurrfarė fanatizmi e intolerance fetare. Ai ofronte njė pikė referimi tė pėrbashkėt pėr tė gjitha besimet, besimin katolik, atė ortodoks e mė vonė edhe me besimin mysliman. Prandaj Marin Barleci, qė vetė ishte prift, ka shkruar pėr shqiptarėt se janė “mė shumė luftėtarė sesa fetarė”. Kjo ėshtė arsyeja qė nė festa e nė ceremoni fetare, siē qenė ato pėr Shėn Gjon Vladimirin apo Shėn Gjergjin, merrnin pjesė sa tė krishterėt (katolikė e ortodoksė), aq edhe myslimanėt.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #29
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    nga

    Me eshte dhene rasti te lexoj per kodiket e Beratit.Sigurisht ata jane shume te rendesishem, jo vetem si materiale fetare, por edhe historike.
    Ka zera qe thone se gjate periudhes, Shek VI- Shek IX, Bizanti drejtohej nga perandore ilire (Komnenet)???,me qender ne Berat.NQSe kjo eshte e vertete, shpjegohet lehte pse kodiket u gjenden ne Berat.problemi im eshte se para 1990 dhe ndoshta edhe me vone nuk eshte folur, ose eshte folur pak, per kodiket.Si mund te me qartesosh per kete teme?Mendoj qe eshte e rendesishme periudha para sllave...dhe kodiket perkojne me keto vite.
    Th Y
    po e perseris pyetjen
    sereno

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Me eshte dhene rasti te lexoj per kodiket e Beratit.Sigurisht ata jane shume te rendesishem, jo vetem si materiale fetare, por edhe historike.
    Ka zera qe thone se gjate periudhes, Shek VI- Shek IX, Bizanti drejtohej nga perandore ilire (Komnenet)???,me qender ne Berat.NQSe kjo eshte e vertete, shpjegohet lehte pse kodiket u gjenden ne Berat.problemi im eshte se para 1990 dhe ndoshta edhe me vone nuk eshte folur, ose eshte folur pak, per kodiket.Si mund te me qartesosh per kete teme?Mendoj qe eshte e rendesishme periudha para sllave...dhe kodiket perkojne me keto vite.
    Th Y
    po e perseris pyetjen
    Me lejo ta postoj te gjithe materialin dhe me pas diskutojme per pjese apo ngjarje te vecanta te historise se kombit tone....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •