Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 112
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Me eshte dhene rasti te lexoj per kodiket e Beratit.Sigurisht ata jane shume te rendesishem, jo vetem si materiale fetare, por edhe historike.
    Ka zera qe thone se gjate periudhes, Shek VI- Shek IX, Bizanti drejtohej nga perandore ilire (Komnenet)???,me qender ne Berat.NQSe kjo eshte e vertete, shpjegohet lehte pse kodiket u gjenden ne Berat.problemi im eshte se para 1990 dhe ndoshta edhe me vone nuk eshte folur, ose eshte folur pak, per kodiket.Si mund te me qartesosh per kete teme?Mendoj qe eshte e rendesishme periudha para sllave...dhe kodiket perkojne me keto vite.
    Th Y
    po e perseris pyetjen

    KODIKET E BERATIT

    Koleksioni i kodikeve (the codex) perben nje prej pasurive me te rendesishme kulturore te popullit shqiptar ne te gjitha koherat dhe nje pasuri me vlera boterore. Ky koleksion, i cili ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, perbehet nga mbi 100 vellime, qe perbejne vepra te plota (doreshkrime) dhe 17 fragmente, te cilet, te gjithe se bashku, njihen si "fondi 888". Jashte ketij fondi numerohen edhe disa dhjetera kodike te tjere, qe i takojne kishes se shen Gjon Vladimirit (Durres). Pervecse ne AQSH, kodike ka pasur edhe ne muzeun e artit mesjetar ne Korce. Per here te pare ekzistenca e kodikeve te Shqiperise eshte bere e ditur boterisht nga nje botim ne gjuhen greke i peshkopit te Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Ne vitin 1886 nje studiues francez (P. Batiffol) pershkroi shkurtimisht ne nje katalog 16 kodike qe iu lejuan te shihte ne arkivat dhe bibliotekat e kishes ortodokse te Beratit. Batiffol, i cili u ankua ne artikullin e tij se murgjit vendes "nuk e lejuan" te njihte shume doreshkrime te tjera, pagezoi tre prej kodikeve me te lashte te Shqiperise: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Arte i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atehere, ne listen boterore te letersise se krishtere te tipit bizantin, njiheshin jo me shume se nje dyzine doreshkrimesh te tipit "kodik". Me kalimin e kohes nga kjo liste jane zhdukur emra veprash te rendesishme liturgjike, duke perfshire edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qe gjendej ne Shqiperi.

    Kodiket e Shqiperise jane nje fond me rendesi boterore per historine e zhvillimit te letersise se vjeter biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr- "i shenjte"). Keto kodike kronologjikisht ndjekin njeri-tjetrin gjate 13 shekujve me rradhe (prej shekullit te 6-te - deri ne shekullin e 18-te). I shkruar vetem nje shekull e gjysme pas "La Vulgata-s", perkthimi latin i Bibles sipas shen Jeronimit te Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit eshte nje doreshkrim me rendesi historike per fillimet e letersise biblike. Sipas dijetareve bibliologe dhe paleografe, duke iu referuar teknikes se shkrimit, eshte nje doreshkrim jo me i vonshem se shekulli i 6-te pas Krishtit. Ai eshte nje nder kater kodiket me te vjeter ne gjithe boten. Bashkekohes me doreshkrime te tilla te famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet ne themelet e letersise kishtare te ritit lindor.

    "Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 flete dhe permban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshte shkruar me germa te derdhura prej argjendi, sipas vleresimit te eksperteve, "ne flete te ngjashme me letren e zakonshme, qe ka te ngjare te jete prodhuar nga ngjeshja e shume elementeve petezore me natyre bimore, sic jane fletet e papirusit". Por bizantologet mendojne se lenda e doreshkrimit eshte pergamene. Sfondi mbi te cilin jane derdhur germat eshte e kuqe e thelle (e purpurt), prej nga ka marre edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, eshte zbehur. Disa pjese te rendesishme te tekstit te kodikut jane te derdhura ne ar. Germat e aplikuara jane kapitale te vogla (majuscule). Kapaku i doreshkrimit eshte metalik, me zbukurime biblike, por duhet te jete disa shekuj me i vonshem se vete vepra.

    Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" eshte shkruar ne stilin antik scripta-continuae, domethene pa ndarje te fjaleve nga njera-tjetra, pa thekse dhe shenja te tjera te vecimit te fjaleve. Ai eshte vendosur ne nje sfond qe permban zemra te stilizuara. Ne brendesi te zemrave qe zbukurojne fleten gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden ne kufijte e dy vijave paralele vertikale, qe kthehen ne kend te drejte horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjezim i fatit vdeketar-kalimtar te njeriut. Bibliologet mendojne se ky motiv, qe rimerret edhe ne doreshkrimet e mevonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjte) qe jane ruajtur ne Shqiperi, paraqet ekuilibrin shpirteror te individit.

    "Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Arte i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-te pas Krishtit) ishin dy prej veprave qe gjendeshin ne listat e objekteve te shpallur "ne kerkim" ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore. Kleri, keshilli kishtar (sinodi), patriarket dhe populli besimtar i Beratit, te cileve iu kerkua dorezimi i menjehershem i dy kodikeve, vendosen te bejne cdo sakrifice dhe te mos e tregojne vendndodhjen e tyre, ne cfaredo rrethane. Ato u fshehen ne gryken e nje pusi, ne nje arke metalike. Per nje kohe, ne vitet qe pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin te zhdukur. U rizbuluan ne kishen e kalase se qytetit ne vitin 1968, ne nje gjendje tejet te demtuar.

    Ne vitin 1971, ne baze te nje marreveshjeje ndershteterore, "Codex Purpureus Beratinus" u dergua per restaurim prane Institutit Arkeologjik te Kines, ku u realizua nje riprodhim identik, plotesisht i shfrytezueshem per studime. Vete origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetegjatesi, permes teknikes se mbylljes hermetike te fleteve nje nga nje ndermjet dy xhameve ne boshllek. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda ne nente vellime, te cilat ruhen prane Arkivit Qendror te Shtetit ne Tirane.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #82
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga tani_26

    Faleminderit per shpjegimin
    Duke besuar ne aftesite tende pergjithesuese, mendoj se do te ishte me interes jo vetem per mua,te dinim(Une jam shume kurioz te di mendimin tend)
    1-pse kodiket gjate viteve1968-1990, nuk jane publikuar sa duhet?
    2-pse mbas viteve1990perseri ata jane mbajtur te mbuluar me mjegull(ne se kjo eshte keshtu)?
    3-C'rendesi fetare kane kodiket?
    4-C'rendesi historike kane kodiket?
    sereno

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Faleminderit per shpjegimin
    Duke besuar ne aftesite tende pergjithesuese, mendoj se do te ishte me interes jo vetem per mua,te dinim(Une jam shume kurioz te di mendimin tend)
    1-pse kodiket gjate viteve1968-1990, nuk jane publikuar sa duhet?
    2-pse mbas viteve1990perseri ata jane mbajtur te mbuluar me mjegull(ne se kjo eshte keshtu)?
    3-C'rendesi fetare kane kodiket?
    4-C'rendesi historike kane kodiket?

    Persa i perket 1968-1990, kodiket nuk jane publikuar sa duhet, per shkak se shteti i atehershem shqiptar kishte nje orientim laik kurse Kodiket jane dicka me permbajtje fetare....
    Ndersa, persa i perket asaj se cfare eshte bere pas vitit 1990, mendoj se eshte punuar edhe pse keto kerkime kerkonin specialiste te vecante...

    Per me teper informacion rreth kodikeve, kam pershtypjen se moderatori i ketij Forumi, Albo, duhet te kete postuar tek tema: Besimi Ortodoks...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #84
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Persa i perket 1968-1990, kodiket nuk jane publikuar sa duhet, per shkak se shteti i atehershem shqiptar kishte nje orientim laik kurse Kodiket jane dicka me permbajtje fetare....
    Ndersa, persa i perket asaj se cfare eshte bere pas vitit 1990, mendoj se eshte punuar edhe pse keto kerkime kerkonin specialiste te vecante...

    Per me teper informacion rreth kodikeve, kam pershtypjen se moderatori i ketij Forumi, Albo, duhet te kete postuar tek tema: Besimi Ortodoks...
    Faleminderit, per orjentimin, por mua me intereson me teper rendesia historike e tyre dhe jo aq ajo fetare.
    sereno

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖN SUNDIMIN E BUSHATLLINJVE.
    LUFTA PĖR SHKĖPUTJE NGA STAMBOLLI
    (1771-1796)

    Ardhja nė fuqi e Bushatllinjve

    Qeverisja e sanxhakut tė Shkodrės nga pėrfaqėsuesit e pashallarėve tė Gjakovės dhe tė Pejės, nuk mundi tė ndalte gjendjen anarkike; konfliktet nuk reshtėn as nė qytete e as nė krahina ku vepronin pėrkrahėsit e dy familjeve tė fuqishme feudale shkodrane: Ēaushollajve dhe Bushatllinjve. Mė 8 shtator 1736 nė mes tė tregut tė Shkodrės u vranė e u plagosėn 29 veta nga tarafet e esnafėve tė tabakėve (qė pėrkrahnin Bushatllinjtė) dhe tė terzijve (qė pėrkrahnin Ēaushollajt). Tetė ditė mė vonė u vranė e u plagosėn 87 veta nė njė konflikt midis krahinave tė Shkrelit dhe tė Kastratit, i cili filloi me armė zjarri dhe pėrfundoi me shpata.

    Gjatė luftės austro-osmane tė viteve 1736-1739 banorėt e Malėsisė sė Madhe u ngritėn pėrsėri kundėr sundimit osman nėn nxitjen e kryepeshkopit tė Tivarit, Mėhill Sumės, dhe, duke u bashkuar me ushtritė austriake, u bėnė ballė me sukses ekspeditave ndėshkimore tė vezir Mahmud pashė Begollit. Ndėrkohė feudalėt shkodranė e vlerėsuan fuqinė e tyre luftarake dhe bėnė pėrēapjet e duhura pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė synimeve tė veta. Qė nė kėtė kohė malėsorėt filluan tė luanin rol me rėndėsi nė luftėn e familjeve rivale vendase pėr tė shtėnė nė dorė pushtetin e sanxhakut. Ēaushollajt ishin tė parėt qė e shfrytėzuan kėtė forcė kundėr vezirit pejan, Mahmut pashė Begollit, dhe pėrkrahėsve tė tij, Bushatllinjve.

    Me ndihmėn e malėsorėve Ēaushollajt, mė 5 shkurt 1739 vranė vezirin nė mes tė rrugės dhe arritėn tė merrnin pushtetin nė sanxhakun e Shkodrės qė e mbajtėn thuajse pėr dhjetė vjet rresht. Gjatė kėsaj kohe dėshtuan orvatjet e Bushatlinjve dhe tė pėrkrahėsve tė tyre, tarafit tė fuqishėm esnafor tė tabakėve tė Shkodrės dhe agallarėve tė pasur e guximtarė tė Ulqinit, pėr tė pėrmbysur Ēaushollajt.
    Kėta, duke bėrė pėr vete malėsorėt dhe duke gėzuar pėrkrahjen e tarafit esnafor tė terzijve, qė mbronte edhe interesat e tregtarėve shkodranė, arritėn tė hynin nė luftė dhe tė sprapsnin me armė forcat e valiut tė Rumelisė, tė cilat erdhėn nė Shkodėr pėr tė nxjerrė disa taksa tė reja, qė tregtarėt shkodranė nuk deshėn t’i paguanin. “Nuk ka krahinė nė botė kaq tė pabindur ndaj sulltanit”, shkruante nė kėtė kohė zėvendėskonsulli venedikas, Anton Duoda. Duke organizuar njė sulm rrethues, Ēaushollajt vranė mė 8 gusht 1731 nė sarajin e vet edhe Ethem pashė Begollin me tė vėllanė, tė cilėt Porta e Lartė i kishte dėrguar tė qeverisnin nė Shkodėr pas revoltės sė Ēaushollajve kundėr valiut tė Rumelisė.

    Por dy vjet mė vonė, mė 1753, Porta u detyrua t’u ligjėronte pushtetin. Megjithatė, lufta e Ēaushollajve kundėr Begollajve, Kryezinjve dhe Bushatllinjve, vazhdoi tė ashpėrsohej dhe tė dėmtonte veēanėrisht zhvillimin ekonomik tė vendit, gjer nė tetor tė vitit 1755.

    Paaftėsia e Ēaushollajve pėr tė vendosur hegjemoninė e tyre mbi kundėrshtarėt dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė nė sanxhak, e detyroi tarafin e terzijve tė mos i pėrkrahte mė ata dhe tė pajtohej me tarafin e tabakėve, nė krye tė tė cilit kishte dalė Mehmet bej Bushatlliu (vdiq mė 1775). Nė kėtė mėnyrė ata shpresonin qė tė vendosej njė pushtet i vetėm e i fortė, pėr tė cilin ishin tė interesuar kryesisht zejtarėt e tregtarėt. Lufta shpėrtheu dhe nė kėto rrethana, Ēaushollajt tė braktisur nga forcat kryesore tė tarafeve tė tyre, u dėbuan nga Shkodra. Bushatllinjtė mbetėn e vetmja familje e madhe vendase qė mundi tė merrte pushtetin e sanxhakut.

    Pas dėbimit tė Ēaushollajve, Mehmet bej Bushatlliu ende nuk ishte emėruar qeveritar i sanxhakut tė Shkodrės, por, i pėrkrahur nga dy tarafet esnafore dhe nga forca malėsorėsh me rrogė, ai ishte nė fakt sundimtari i vėrtetė i vendit, derisa Porta e njohu atė si mytesarif tė sanxhakut tė lartpėrmendur nė gusht tė vitit 1757, duke i dhėnė edhe titullin pashė. Nga kjo kohė e deri mė 1831 familja e Bushatllinjve, e mbėshtetur nė shumicėn e ajanėve tė sanxhakut, tė bylykbashėve dhe tė bajraktarėve, si dhe nga njė pjesė e mirė e zejtarėve, tė tregtarėve e tė detarėve, mbajti pa ndėrprerje kėtė pushtet duke e trashėguar.
    Pėr pėrforcimin e pushtetit tė vet, Mehmet pashė Bushatlliu ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė tė brendshme qė u pėrshtatej edhe interesave kryesorė tė vendit. Synimi i kėsaj politike ishte nė radhė tė parė tė vendoste rregullin e qetėsinė kaq tė dėshiruar si nga fshatarėsia, ashtu edhe nga qytetarėt e dėmtuar rėndė gjatė periudhės sė anarkisė.

    Arritja e kėtij synimi ishte e pashkėputur nga zgjidhja e njė vargu ēėshtjesh. Njė nga kėto ishte mposhtja e ajanėve tė fuqishėm kundėrshtarė. Qė para njohjes sė tij si mytesarifi i sanxhakut, Mehmet Pasha e kishte filluar kėtė detyrė dhe thuajse kishte eleminuar krerėt e tarafeve esnafore tė tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe njė varg krerėsh tė tjerė. Disa krerė kishin mundur tė arratiseshin, por ai nuk i la tė qetė gjatė gjithė jetės sė vet.

    Mehmet Pasha i kushtoi vėmendje mbėshtetjes sė pushtetit tė tij nga ana e elementit tė krishterė, forca ushtarake e tė cilit nė sanxhakun e Shkodrės ishte shumė e rėndėsishme. Kėtė mbėshtetje ai e arriti duke mbrojtur tregtarėt e krishterė e duke bashkėpunuar me ta, duke shtuar pjesėmarrjen e malėsorėve katolikė nė ushtrinė e tij me pagesė dhe duke mos penguar veprimtarinė e klerit katolik. Me pėrkrahjen e krerėve ushtarakė malėsorė dhe me njohjen e privilegjeve tė tjera tė malėsive, ai arriti tė siguronte prej kėtyre njė burrė pėr shtėpi nė rast lufte dhe pagesėn e njė dukati pėr shtėpi nė vit.

    Njė ēėshtje e rėndėsishme, kryesisht me karakter ekonomik, ishte zgjidhja e mosmarrėveshjeve midis ulqinakėve dhe venedikasve, tė cilat pengonin zhvillimin e lirė e tė sigurt tė tregtisė nė sanxhakun e Shkodrės. Konkurrenca e pamėshirshme e venedikasve me flotėn ulqinake nė rritje e sipėr, kishte shtyrė njė pjesė tė mirė tė agallarėve tė Ulqinit qysh nė vitet 20 tė shek. XVIII tė lidheshin shumė ngushtė me njė rival tė fuqishėm tė Venedikut, me Beun e Tripolit. Si rrjedhim, flota e Ulqinit dhe e Tripolit bashkėpunonin pėr mbrojtje, por nė disa raste sulmonin edhe flotat perėndimore e sidomos atė tė Venedikut. Kėshtu, pirateria kishte marrė hov nė Adriatik dhe Ulqini ishte bėrė njė fole piratėsh.

    Mehmet Pasha e luftoi me ashpėrsi piraterinė e ulqinakėve si dhe lidhjet e tyre me Tripolin, duke djegur tė gjitha anijet pirate qė shtiu nė dorė. Kėshtu brenda njė kohe tė shkurtėr Ulqini u kthye nė njė qytet normal tregtie e lundrimi dhe Bushatlliu siguroi marrėveshjen si me agallarėt e kėtij qyteti, qė kėrkonin tė punonin me anijet e tyre nė kushte tė qeta brenda e jashtė vendit, ashtu edhe me autoritetet e Republikės sė Venedikut, nė duart e sė cilės ishte njė pjesė e mirė e tregtisė nė Adriatik. Si rrjedhim, Anton Duoda njoftonte: “askush nuk guxon mė tė shkojė nė Berberi (ėshtė fjala pėr Tripolin - shėn. i aut.)”, se u shpall urdhri qė “nė brigjet e Tivarit, Valdanosit e Shėn Gjinit tė Medues si dhe nė Grykėn e Bunės, askush tė mos guxojė tė trazojė shtetasit venedikas, sepse i shkon koka”.
    Frytet e njė politike tė tillė tė brendshme, qė vendosi me tė vėrtetė rregullin e qetėsinė, u panė qysh nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės, sidomos nė fushėn e prodhimit dhe tė qarkullimit tė mallrave.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #86
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    A mudesh te vazhdosh e te postosh edhe per priudhen e me vonshme, deri me 1912? Flm per keto postime. Te gjitha i kam copy-paste.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    28

    nga iliret...

    I lexova me vemendje dhe perkushtim te gjitha qe thoni. Shume bukur Tani!
    Nje gje me bie ne sy. Qe te gjithe ini atdhetere te flaket dhe mund te mbushni faqe te tera; edhe une po te filloja te shkruaja do mbushja nje liber me historira.
    Nuk me thoni cilat jane mendimet e historianeve armiq te Shqiperise dhe si hidhen poshte pretendimet e tyre? mendoj qe tema keshtu do te jete me eficiente.Une kam nje serb komshi dhe zihem me 'te gjithe diten, por une timet dhe ai te tijat. Ai me thote se simbas te dhenave boterore ne nuk ardhkemi direkt nga iliret etj etj. Po ashtu nje komshi grek gjithmone me mburret per te tijte.... Edhe nje turk aty afer, vazhdimisht duke ju referuar ca historianeve te tij me thote cudira.
    Pse keta paskan mendime te ndryshme nga mua dhe ju, per kombin tone?
    Mos valle dhe ata xhexh dine?
    Kush mund te me jape mendimet antishqiptare me te spikatura, dhe sigurisht si luftohen ato? Ve re se jeni mjaft te pregatitur ne histori dhe une jam akoma i ri dhe dua te mesoj, por te mesoj dhe si te mbrohem e jo te perserit Copy-Paste cfare thoni ju.
    Ari stotel

  8. #88
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga ari stotel

    Shih, une gjithe jeten e kam pasur kete problem me serbet ne ish-Jugoslavi. Ti duhesh ta dish historine e popullit tend sa me mire, prandaj te bisedojsh me ta. Pyete ti keta zoterinj se nga vijne shqiptaret ne qofte se nuk jane ilir. Pyeti keta se nga vjen gjuha shqipe. Ata nuk jane ne gjendje te pergjejgen pyetjeve te tilla. Ne fakt ata s'dijn asje per origjinen tone.

    Ne fund te fundit ti thuaj ate qe e njeh ti, e ata te mendojne te veten.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga ari stotel
    I lexova me vemendje dhe perkushtim te gjitha qe thoni. Shume bukur Tani!
    Nje gje me bie ne sy. Qe te gjithe ini atdhetere te flaket dhe mund te mbushni faqe te tera; edhe une po te filloja te shkruaja do mbushja nje liber me historira.
    Nuk me thoni cilat jane mendimet e historianeve armiq te Shqiperise dhe si hidhen poshte pretendimet e tyre? mendoj qe tema keshtu do te jete me eficiente.Une kam nje serb komshi dhe zihem me 'te gjithe diten, por une timet dhe ai te tijat. Ai me thote se simbas te dhenave boterore ne nuk ardhkemi direkt nga iliret etj etj. Po ashtu nje komshi grek gjithmone me mburret per te tijte.... Edhe nje turk aty afer, vazhdimisht duke ju referuar ca historianeve te tij me thote cudira.
    Pse keta paskan mendime te ndryshme nga mua dhe ju, per kombin tone?
    Mos valle dhe ata xhexh dine?
    Kush mund te me jape mendimet antishqiptare me te spikatura, dhe sigurisht si luftohen ato? Ve re se jeni mjaft te pregatitur ne histori dhe une jam akoma i ri dhe dua te mesoj, por te mesoj dhe si te mbrohem e jo te perserit Copy-Paste cfare thoni ju.
    Ari stotel
    Se pari keto nuk i themi ne apo "une" keto jane materiale te AKADEMIKEVE dhe bersoj se kur behen debate mbi historine me i vlefshem eshte mendimi akademik dhe jo ai i njeriu te cfaredoshem....

    Kur vendosa te postoj kete material e bera per shkakun e thjeshte qe shqiptaret duhet te mesojne me pare historine e tyre nga burime shqiptare e jo nga debatet me te huajt......Eshte normale qe te huajt e sidomos fqinjet perpiqen qe ta deformojne historine tone e te arrrijne deri atje sa te na lene pa identitet....Perse e bejne kete gje ajo dihet...Keta fqinje nuk e deshen egzistencen e kombit dhe shtetit shqiptar...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #90
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Fjala 'barbar' per greket nuk do te thoshte popujt jo-greke por ata qe nuk flisnin gjuhen greke te theksit atik (Ioniki Dhialektos). Keshtu shikojme tek Platoni te thote edhe Korinthet barbare! Grekerit dalloheshin nga popujt e tjere nga pjesemarja e tyre ne lojrat olimpike. keshtu qe vetem grek merrnin pjese ne lojrat olimpike. Asnje i huaj deri ne mbylljen e lojrave nga Theodhosi i Madh nuk ka mearre pjese ne lojrat olimpike (pervec Neronit per arsye politike).

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •