RĖNDĖSIA E EPOKĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT
Rrjedhimet e luftės dhe tė pushtimit osman nė Shqipėri
Lufta mė se njėshekullore e Perandorisė Osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare dhe vendosja e pushtetit osman, sollėn rrjedhime tė thella nė tė drejtat e pronėsisė, nė veprimtarinė ekonomiko-shoqėrore, nė jetėn politike dhe nė atė fetare-kulturore tė shqiptarėve.
Veprimtaria e pavarur politiko-shoqėrore e botės shqiptare ishte arritja mė e rėndėsishme nė historinė kombėtare tė shqiptarėve gjatė shekujve tė mesjetės. Qė nė shek. XII dhe nė shekujt qė vijuan, deri me pushtimin osman, nė viset shqiptare lindėn formacione shtetėrore tė pavarura, tė cilat ndikuan fuqishėm nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shoqėrore dhe, nė tėrėsi, pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Nė kuadrin e kėtyre formacioneve shtetėrore lindi dhe u fuqizua aristokracia vendase dhe tradita shqiptare e drejtimit dhe e aparatit administrativ shtetėror.
Elita drejtuese shqiptare, si ajo laike ashtu edhe fetare, pati njė rol tė madh historik pėr zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ishte meritė e saj ndryshimi i orientimit tė lidhjeve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, duke e larguar atė gjithnjė e mė shumė prej Perandorisė Bizantine e vendeve tė tjera fqinje e tė prapambetura tė Ballkanit dhe duke e afruar Shqipėrinė me vendet e pėrparuara tė Evropės Perėndimore. Lidhjet politike, tregtare-ekonomike dhe fetare-kulturore me Italinė dhe vendet e tjera tė Evropės Perėndimore ndikuan qė nė tė gjitha kėto fusha tė pėrshpejtoheshin ritmet e zhvillimit.
Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve dhe i mbylli rrugėt zhvillimeve tė mėsipėrme, ndėrpreu lidhjet intensive tė Shqipėrisė me vendet e Evropės Perėndimore dhe i kaloi ato nė drejtim tė Lindjes. Kėto rrjedhime negative u shfaqėn nė Shqipėri jo vetėm gjatė viteve tė luftės, por ato vepruan fuqishėm edhe gjatė gjithė periudhės sė gjatė tė sundimit osman.
Pushtimi osman i tokave shqiptare u bė gradualisht, duke nisur me fundin e shek. XIV, me marrjen prej osmanėve tė qendrave kryesore tė viseve lindore, dhe duke vijuar nė fillim tė shek. XV me pushtimin e disa qyteteve e kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare. Pas kėtyre pushtimeve dhe veēanėrisht me periudhėn e luftės nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe deri nė rėnien e kėshtjellave nė fund tė viteve 70 tė shek. XV, njė pjesė e rėndėsishme e viseve qendrore e veriore shqiptare u gjend nė kushtet e njė lufte tė gjatė e tė vazhdueshme.
Qė me pushtimet e para tė fundit tė shek. XIV tė qendrave tė tilla si Nishi, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kosturi etj., u dėmtuan rėndė marrėdhėniet dhe shkėmbimet e ndryshme ekonomike e tregtare ndėrmjet viseve lindore me ato perėndimore, aq tė domosdoshme e jetike pėr banorėt e tyre. Ekspeditat e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe luftimet e vazhdueshme e tė ashpra, qė ato zhvilluan me forcat shqiptare, dėmtuan rėndė jetėn ekonomike tė vendit. Gjatė ekspeditave ushtarake dhe luftimeve tė shumta pėr tė dobėsuar qėndresėn shqiptare dhe burimet ekonomike, aq tė domosdoshme pėr vazhdimin e saj, ushtritė osmane rrėnonin tė mbjellat, dėmtonin objektet ekonomike, rrėmbenin bagėtinė.
Vėshtirėsitė e shumta ekonomike dhe zjarri i luftės detyruan me mijėra e mijėra vetė tė braktisnin vendin dhe kėshtu bashkė me tė vrarėt nė luftė pakėsuan ndjeshėm numrin e banorėve, por edhe dėmtuan jetėn ekonomike, sepse ishin nga forcat mė aktive tė shoqėrisė shqiptare.
Nė kushtet e luftės dhe tė pushtimit osman, ekonomia fshatare u bė edhe mė e mbyllur dhe pėrkohėsisht i dobėsoi lidhjet me qytetin, aq tė domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Qytetet shqiptare, gjatė shekujve tė mesjetės kishin njohur tė gjitha tiparet e zhvillimit ekonomik, shoqėror e organizativ tė qyteteve tė pellgut tė Mesdheut, qė ishte rajoni mė i zhvilluar i Evropės, kurse me pushtimin osman pėsuan ndryshime.
Qė me sulmet e para osmane filluan tė largohen banorėt nga qytetet dhe disa prej tyre u shndėrruan nė qendra tė vogla administrative e ushtarake. Pjesa mė e madhe e banorėve nė disa qytete iu kushtuan kryesisht ekonomisė bujqėsore, dobėsuan lidhjet me zonat fshatare dhe thuajse i ndėrprenė marrėdhėniet ekonomiko-tregtare e kulturore me Evropėn Perėndimore. Rrjedhimisht, qytetet shqiptare nė pėrgjithėsi u shndėrruan gradualisht nė qendra administrative ekonomike dhe fetare-kulturore tė tipit lindor, osman.
Nga qytetet nisi dhe u pėrhap procesi i islamizmit, i cili jo vetėm solli ndryshime tė rėndėsishme nė besimin fetar tė shqiptarėve, por edhe ndikoi dukshėm pėrgjithėsisht nė botėkuptimin e mėnyrėn e jetesės sė tyre. Me ndryshimet e mėsipėrme Shqipėria nga njė vend qė kishte tėrhequr vėmendjen e Evropės Perėndimore, gradualisht u shndėrrua nė njė vend thuajse tė harruar prej saj.
Ndonėse pushtimi osman i dha fund copėtimit politik dhe anarkisė qė ekzistonte nė Ballkan dhe nė Shqipėri, prapambetja ekonomike qė i karakterizoi vendet ballkanike mė pas e kishte burimin e vet nė ndryshimin nė fushėn e pronėsisė qė solli ai pushtim. E drejta feudale mbi tokėn nė Shqipėri, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė fazėn e zhvilluar edhe pse aty-kėtu mund tė shfaqeshin mbeturina tė formave arkaike tė saj.
Nė zonat fushore tė Shqipėrisė kishte mbizotėruar prona e madhe feudale dhe e drejta e pakufizuar e shitblerjes sė tokės. Pushtimi osman ligjėrisht i dha fund kėsaj forme feudale tė pėrparuar tė pronėsisė mbi tokėn, zhduku pronėn e madhe e zotėruesit e saj, qė pėrbėnin shtresėn drejtuese tė vendit. Ai vendosi pronėn feudale ushtarake osmane, sistemin e timarit, qė nė thelb ishte rivendosje e pronies bizantine, njė formė pronėsie qė pėrgjithėsisht ishte kapėrcyer nga vetė zhvillimi i gjithanshėm i shoqėrisė shqiptare.
Sistemi i timarit, i vendosur dhe i mbajtur nė kėmbė me dhunė pėr shekuj tė tėrė, konsideronte si pronar tė tokės shtetin, ua kufizoi fshatarėve pronarė deri diku tė drejtat mbi tokėn dhe feudalėt e rinj (timarlinjtė apo spahinjtė) konsideroheshin si zotėrues tė njė pjese tė rentės feudale, por jo pronarė tė tokės me tė drejtėn e shitblerjes sė saj.
Do tė kalonin shekuj qė nė Shqipėri ligjėrisht tė njiheshin pronat e mėdha feudale dhe zotėruesit e tyre. Kurse nė Evropėn Perėndimore ndėrkohė ishin shkatėrruar marrėdhėniet feudale dhe atje lulėzonte prona kapitaliste. Pozicioni gjeografik periferik (nė kuadrin e Perandorisė Osmane) i pjesės mė tė madhe tė viseve shqiptare ndikoi negativisht pėr zhvillimin e tyre. Shqipėria u gjend kėshtu disa shekuj larg Evropės Perėndimore jo vetėm nė zhvillimin ekonomik, por edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė shoqėrore.
Krijoni Kontakt