Ndihma ushtarake e Skėnderbeut pėr Mbretėrinė e Napolit
Pėr tė gjallėruar marrėdhėniet me Mbretėrinė e Napolit Skėnderbeu e gjykoi tė nevojshme t`i jepte ndihmė ushtarake mbretit Ferdinand nė luftėn qė kishte shpėrthyer midis tij dhe kundėrshtarėve tė vet politikė, qė ishin baronėt e Italisė sė Jugut. Kėta ishin bashkuar me princin francez Rene tė Anzhuinėve, i cili pretendonte fronin e Mbretėrisė sė Napolit.
Me kėtė hap Skėnderbeu shihte mundėsinė pėr tė siguruar mė pas ndihmė pėr qėndresėn e shqiptarėve prej mbretit Ferdinand dhe aleatėve tė tij, papa Piu II dhe dukės sė Milanos, Franēesk Sforcės, tė cilėt formonin bllokun politik mė tė fuqishėm nė Itali. Kėta ishin propaganduesit kryesorė tė idesė pėr organizimin e njė fushate ushtarake antiosmane me pjesėmarrjen e shumė shteteve, duke pėrfshirė edhe vendet e tyre.
Nė shtator tė vitit 1460, pasi bėri armėpushim me osmanėt, Skėnderbeu dėrgoi nė Itali grupin e parė tė luftėtarėve tė drejtuar nga i nipi, Koiko Stres Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare nė Itali shkaktoi tronditje tė thellė nė radhėt e kundėrshtarėve tė mbretit Ferdinand. Njė nga kundėrshtarėt kryesorė tė mbretit, princi i Tarantit, Xhovan Antonio de Orsini, i kėrkoi Skėnderbeut tė hiqte dorė nga pėrkrahja pėr mbretin Ferdinand, duke i shkruar me njė farė ironie se lufta nė Itali do tė ishte pėr tė e pasuksesshme.
Nė pėrgjigjen e tij tė 31 tetorit 1460, me kulturė tė gjerė prej humanisti, duke evokuar historinė e lavdishme tė popullit tė vet, Skėnderbeu i ka shkruar princit tė Tarantit se "nė qoftė se kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė. Duhet ta dini se nė kohė tė tjera, paraardhėsit tanė kaluan nė vendin qė ju mbani sot dhe patėn bėrė luftime tė mėdha me romakėt dhe, nga sa dimė, nė tė shumtėn e herės u ndanė me nder sesa me turp".
Nė fund tė gushtit tė vitit 1461, nė krye tė 2-3 mijė luftėtarėve, Skėnderbeu u nis vetė pėr nė Itali dhe zbarkoi nė Barletė, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand, bashkė me njė pjesė tė ushtrisė sė vet. Luftėtarėt shqiptarė, me Skėnderbeun nė krye, me tė zbritur nė tokėn italiane, filluan sulmet energjike e shumė tė shpejta, duke shkaktuar panik nė radhėt e forcave kundėrshtare. Kėta hoqėn dorė nga rrethimi i Barletės, filluan tėrheqjen drejt jugut, arritėn nė Andria dhe, pasi lanė pas Barin, u vendosėn nė Akuaviva.
Skėnderbeu organizoi sulme tė njėpasnjėshme pėr tė shtėnė nė dorė qendrat e fortifikuara, qė mbaheshin nga kundėrshtarėt e mbretit Ferdinand. Pasi la nė roje tė Barletės njė pjesė e trupave, me tė tjerėt Skėnderbeu marshoi nė veri tė saj, ēliroi Sant Anxhelon dhe San Xhovani Rotondon dhe u rikthye nė Barletė. Pas kėsaj, tė pėrforcuar edhe me reparte italiane dhe duke ndjekur forcat kundėrshtare, luftėtarėt shqiptarė zbritėn deri nė jugperėndim tė Barit, nė Altamurė, dhe u futėn nė zotėrimet e princit tė Tarantit. Pėrballė gjendjes shumė tė vėshtirė ushtarake, Xhovan Antonio de Orsini hyri nė bisedime me Skėnderbeun dhe kėrkoi qė ky tė ndėrmjetėsonte pėr tė lidhur paqe me mbretin Ferdinand. Ndėrkohė udhėheqėsi shqiptar organizoi arrestimin e komandantit tė qytetit tė Tranit, i cili nuk pranoi tė bashkohej me mbretin Ferdinand, dhe, pas kėsaj, i gjithė garnizoni i atij qyteti iu dorėzua Skėnderbeut.
Luftėtarėt shqiptarė i dhanė njė ndihmė tė vyer ushtarake mbretit Ferdinand pėr tė shpartalluar kundėrshtarėt e vet dhe ajo ndikoi nė gjallėrimin e marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me Mbretėrinė e Napolit dhe aleatėt e saj. Duke vlerėsuar ato ditė rėndėsinė e kėsaj ndihme, duka i Milanos, Franēesk Sforca, i ka shkruar Skėnderbeut nė fund tė shtatorit tė vitit 1461 se "ne kemi po atė detyrim ndaj madhėrisė suaj, siē e ka edhe ajo madhėri (Ferdinandi) ... dhe qė tani e pėrgjithmonė po afrohemi pėr tė gjitha kėnaqėsitė, nevojat dhe nderet e tė sipėrthėnit zotėrisė suaj, si njė vėlla i mirė e i pėrzemėrt".
Nė shenjė mirėnjohjeje pėr kėtė ndihmė, mbreti i Napolit i dhuroi Skėnderbeut feudet e Monte Sant Anxhelos e tė San Xhovani Rotondos, si dhe njė pension vjetor prej 1 200 dukatesh. Pėr tė kryer formalitetet e nevojshme feudale pėr pronat qė iu dhuruan dhe pėr tė nxitur interesimin e shteteve italiane pėr fillimin e njė lufte tė pėrbashkėt antiosmane, gjatė muajve mars e prill tė vitit 1464 Skėnderbeu shkoi vetė nė Napoli.
Skėnderbeu krijoi lidhje edhe me shtete tė tjera italiane, si me Dukatin e Milanos, Mantovėn, Sienėn etj., madje edhe me vende tė largėta evropiane si me dukatin e Burgonjės, por ato nuk ishin aq intensive si me Napolin, Venedikun e Papatin. Marrėdhėniet me Milanon e me Burgonjėn lidheshin kryesisht me projektet pėr organizimin e njė fushate tė pėrbashkėt antiosmane, pjesėmarrės tė sė cilės parashikohej se do tė ishin edhe ato. Me Spanjėn dhe me vendet e Evropės Qendrore, si me Poloninė etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit nė to i po atyre dinastive qė ishin pėrkatėsisht edhe nė Napoli dhe nė Hungari.
Marrėdhėniet e Shqipėrisė me vendet e Evropės i forcuan edhe vizitorėt e vullnetarėt e huaj qė erdhėn nga vende tė ndryshme, deri nga Franca e nga Anglia, dhe luftuan nė ushtrinė e Skėnderbeut. Ndėr ta pėrmendet mė 1457 anglezi Xhon Njupor.
Lidhje krijoi Skėnderbeu edhe me vende pėrtej kufijve tė Evropės. Dokumentet e kohės pėrmendin p.sh. marrėdhėniet e tij me emirin Ibrahim tė Karamanisė nė Azinė e Vogėl. Ibrahimi nė njė projekt tė tij pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr Perandorisė Osmane njė vend qendror i dha aksionit tė shqiptarėve.
Krijoni Kontakt