Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 112
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
    FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE
    NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV



    1. SHKĖPUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB NĖ TREVAT SHQIPTARE

    Fundi i pranisė anzhuine dhe shtrirja e depėrtimit serb nė Shqipėri
    Me thyerjen pėrfundimtare tė ushtrive anzhuine nė Berat mė 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe njė herė autoritetin e vet nė Shqipėri, por kontrolli i saj kufizohej tani nė njė zonė mė tė ngushtė nė krahasim me fundin e shek. XII. Nė krahun verior bizantinėt morėn Durrėsin dhe Krujėn, por nuk arritėn tė shtriheshin mė tutje. Atė kohė mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur njė mėsymje nė front tė gjerė nė gjithė vijėn Mat-Ohėr. Madje, mė 1296 ai mundi tė pushtonte pėrkohėsisht edhe Durrėsin, ndėrkohė qė nė krahun lindor ushtritė serbe nuk mundėn t'i afrohen Ohrit, tė mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon Skurra. Njė mbishkrim mbi murin e kishės sė Shėn Klementit nė Ohėr, rindėrtuar prej tij nė vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e lartė bizantin tė heteriarkut tė madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbesė e perandorit Androniku II Paleolog.

    Gjithsesi paqja e arritur mė 1299 midis perandorit Androniku II tė Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbėve territoret e pushtuara nė veri tė Durrėsit e tė Ohrit. Megjithatė, ato vazhduan tė jenė njė zonė jo e qetė. Nga njėra anė, inkursionet serbe vazhduan edhe paskėtaj nė jug tė Matit, por, nga ana tjetėr, nė vitet e para tė shek. XIV vihet re njė riaktivizim i anzhuinėve tė Napolit nė Shqipėri. Vėrshimi i serbėve nė trevėn e Durrėsit dhe tė Arbrit tė hershėm prekte edhe interesat e anzhuinėve e tė Papatit, tė cilėt vazhdonin ta konsideronin veten si titullarė tė pushtetit laik e fetar nė ato treva.
    Rikthimi i anzhuinėve nė Shqipėri u mirėprit edhe nga vetė fisnikėria shqiptare, e cila shpresat e njė ndalimi tė mėsymjes serbe i varte tashmė te bashkėpunimi me botėn perėndimore katolike. Nė shtator 1304 bashkėsia qytetare e Durrėsit dhe krerėt shqiptarė nga familjet Matrėnga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohėn pėr kryezot princin Filip tė Tarentit, djalin e mbretit Karli II Anzhu.
    Nga ai ēast trashėgimtari i fronit tė Napolit mori dhe titujt zot i Mbretėrisė sė Arbrit dhe despot i Romanisė (Epirit). Nė pranverė tė vitit 1305 princi Filip i Tarentit zbarkoi me njė ushtri nė Durrės dhe me ndihmėn e vendasve e mori qytetin. Megjithatė, ofensiva e re anzhuine u shua shumė shpejt. Marrėdhėniet e princit tė Tarentit me fisnikėt shqiptarė u prishėn dhe po atė vit ky u kthye nė Itali me synim qė tė vinte pėrsėri nė pranverėn e ardhshme me njė ushtri mė tė madhe.
    Megjithatė, edhe paskėtaj anzhuinėt nuk mundėn ta shtrijnė kontrollin e tyre pėrtej Durrėsit.
    "Vasalėt" e tyre shqiptarė nuk mungonin tė ngrinin krye dhe tė kėputnin ēdo lidhje me kryezotin e pėrtejdetit, sa herė qė ky kėrkonte ta ndėrtonte njė pushtet real nė Durrės dhe nė "Mbretėrinė e Arbrit". Nė pamundėsi tė realizonin synimet e tyre nė Shqipėri, nė vitin 1311 anzhuinėt e Napolit menduan pėr njė ēast t'i ndėrronin zotėrimet e tyre me Sicilinė. Por titullari i kėsaj tė fundit, Frederiku i Aragonės, i informuar se anzhuinėt nuk zotėronin njė pushtet real nė Durrės dhe nė trevėn e Arbrit, nuk e pranoi ofertėn, megjithėse kėto territore, siē shprehej ai, "ishin shumė tė pasura dhe bujare" (que es molt noble e rich).

    Nė kėtė mėnyrė, nė Durrės dhe nė prapashpinėn e tij vazhdoi tė ruhej edhe paskėtaj njė sovranitet gjithnjė e mė formal i anzhuinėve. Pėr bashkėsinė qytetare tė Durrėsit dhe pėr fisnikėrinė feudale tė Arbrit, mbajtja e lidhjeve me anzhuinėt konsiderohej e dobishme, sidomos tani kur serbėt po mėsynin gjithnjė e mė fort drejt jugut. Midis anzhuinėve dhe serbėve vazhdonin tė ekzistonin marrėdhėnie aleance, qė kėta tė fundit hė pėr hė nuk donin t'i prishnin. Nė fakt marrėveshja e arritur mė 1308 kishte rikonfirmuar zonat e ndikimit anzhuin e serb nė Shqipėri edhe pėr vitet e ardhshme.
    Anzhuinėt dhe Papati filluan t'u pėrgjigjen realisht ftesave tė aristokracisė shqiptare pėr t'iu kundėrvėnė ofensivės serbe nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shek. XIV, kur plasėn hapur kundėrshtitė serbo-anzhuine mbi sundimin nė Shqipėri e nė Dalmaci dhe kur u fik ēdo shpresė e Romės lidhur me njė kthim tė mbretėrve serbė nė fenė katolike.


    Aty nga viti 1318 serbėt shpėrthyen njė ofensivė tė re nė Shqipėri, duke pushtuar Durrėsin dhe Arbrin bashkė me Krujėn. Atė kohė u krijua njė koalicion antiserb i fuqive katolike, tė bashkėrenduara nga papati, nė tė cilin kishin njė rol tė rėndėsishėm edhe shqiptarėt. Nė pranverėn e vitit 1319 njė numėr fisnikėsh shqiptarė nga dyert Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrėnga, Muzaka etj., nėpėrmjet peshkopit tė Krujės, Andreas, i bėnin tė ditur papa Johanit XXII se ishin gati "tė ngrinin krye dhe tė hidhnin tej zgjedhėn e mbretit tė Rashės (Serbisė)". Ata premtonin gjithashtu tė braktisnin ritin ortodoks dhe tė pėrqafonin katolicizmin, duke u ndarė edhe kishtarisht nga pushtuesit serbė.


    Si rezultat i kėsaj qėndrese tė organizuar dhe tė bashkėrenduar me Papatin dhe me fuqi katolike tė Evropės, si Napoli, Hungaria, Kroacia etj., serbėt u bllokuan edhe pėr disa vjet pėrtej Durrėsit dhe krahinės sė tij, ku anzhuinėt vazhduan tė ushtronin njė sovranitet pėrherė e mė tė vakėt.

    Shqipėria "bizantine" nė gjysmėn e parė tė shek. XIV. Shkėputja nga Bizanti
    Nėn presionin serb dhe pėrballė ujdisė sė krerėve shqiptarė me anzhuinėt e Napolit, qysh nė vitet e para tė shek. XIV Perandoria Bizantine u detyrua tė braktiste Durrėsin, Krujėn dhe territoret e tyre, duke mbajtur viset nė jug tė rrjedhės sė lumit Shkumbin. Pushteti bizantin u ruajt pak a shumė nė mėnyrė tė qėndrueshme nė trevėn qė pėrfshinte viset e Myzeqesė, Vlorės, Beratit, Tomorricės, Kėlcyrės, Skraparit, Ohrit, Korēės, Kolonjės e Kosturit.

    Viset poshtė Vlorės e rrjedhės sė Vjosės vazhduan, kur mė shumė e kur mė pak, tė bėjnė pjesė nė Despotatin e Artės (Epirit). Territoret e fituara rishtazi nė veri tė tij, Perandoria Bizantine i organizoi nė njė njėsi tė veēantė politiko-administrative, Despotatin e Beratit. Qyteti buzė Osumit, pėrveēse qendėr e rėndėsishme strategjike, fitoi tani njė profil tė plotė edhe pėrsa i pėrket zhvillimit ekonomik. Roli i tij u rrit sė tepėrmi pas shkėputjes tė rrugės sė vjetėr Egnatia nga sfera e sundimit bizantin. Berati u bė pika kulmore e arteries sė re qė lidhte pellgun e Ohrit me portin e Vlorės, e cila u bė porti kryesor bizantin nė Adriatik.

    Gjatė fundit tė shek. XIII dhe gjysmės sė parė tė shek. XIV, nė Vlorė shėnohet njė lėvizje e pazakonshme mallrash. Kanina vazhdonte tė luante edhe tani rolin e njė kėshtjelle nė mbrojtje tė Vlorės. Por Kanina ishte njėherėsh rezidenca e parapėlqyer pėr aristokracinė e krahinės si dhe qendėr peshkopale, sė cilės perandor Androniku II Paleologu i rikonfirmoi mė 1307 tė drejtat dhe privilegjet e vjetra.


    Pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i pushtetit bizantin nė Despotatin e Beratit ishte qefaliu, qė ishte para sė gjithash njė funksionar ushtarak. Nė dokumentet e kohės ai cilėsohet si "qefaliu i Beratit", por edhe "qefaliu i Vlorės". Nė fakt, edhe rezidenca fikse e tij luhatej midis kėtyre dy qendrave, qė ishin mė tė rėndėsishmet e despotatit. Me qėllim qė qefaliu tė mbahej sa mė shumė nėn kontroll, pushteti qendror e vuri atė nėn vartėsinė e njė funksionari epror, i cili ushtronte pushtet tė pakufizuar nė despotat.
    Tė tillė "guvernatorė tė pėrgjithshėm" nė Despotatin e Beratit dėshmohen qė nga viti 1277. Ata zgjidheshin gjithmonė nga rrethi familjar i perandorit dhe mbanin tituj tė lartė, si megas dukas, despot, protovestiar. Nėse kėta zgjidheshin gjithmonė nga rrethi mė i afėrt familjar i perandorit, qefalitė ishin shpeshherė pėrfaqėsues tė aristokracisė lokale. Shqiptarė ishin, p.sh., qefaliu i parė i Beratit, me emrin Stano (1277), ose Gjon Pikerni (1314).

    Nivelet mė tė ulėta tė administratės dhe tė ushtrisė sė despotatit pėrfaqėsoheshin nė pjesėn dėrrmuese nga elementi vendas. Fisnikė nga familjet Matrėnga, Skurra, Muzaka, Ganxha, Frėngu etj. pėrmenden vazhdimisht nė jetėn politike tė Despotatit tė Beratit. Por tashmė shumė prej kėtyre po e shfrytėzonin postin dhe autoritetin pėr tė ndėrtuar pushtetin e tyre tė pavarur.

    Despotati i Beratit fitonte njė rol specifik nė kuadrin e Perandorisė Bizantine tė shek. XIII-XIV. Pėrveēse pėrfaqėsonte "portėn" e vetme bizantine drejt Perėndimit, ai formonte edhe barrierėn kryesore pėrballė ekspansionit tė Serbisė drejt jugut. Por, nga ana tjetėr, Despotati i Beratit ishte edhe pikėmbėshtetja nga ku Perandoria Bizantine ushtronte presion mbi Despotatin fqinjė tė Artės (Epirit).

    Ky vazhdonte tė ishte, qysh nga viti 1204, njė formacion i pavaruar. Despotėt e tij bizantino-italianė nga familjet Engjėlli e Orsini, gjatė gjithė viteve 1270-1330 u pėrpoqėn tė ruanin pushtetin e tyre kundrejt perandorėve tė Bizantit, tė cilėt kėmbėngulnin ta quanin Despotatin si "tokė tė tyre", ndėrsa despotėt e tij si "vasalė" tė perandorėve bizantinė. Pėr tė siguruar mbėshtetje ndaj presionit bizantin, despoti Niqifori I Engjėlli pranoi, mė 1294, tė bėhej vasal i anzhuinėve tė Napolit. Mė 1320, despoti tjetėr, Nikolla Orsini, kėrkoi t'i vinte tokat e tij nėn mbrojtjen e Venedikut, duke njohur kėtė pėr kryezot. Nga ana tjetėr, despotėt e dobėt tė Epirit nuk ishin nė gjendje tė mbyllnin ēdo portė dhe tė kėrkonin ballafaqim me Bizantin. Pothuaj tė gjithė ata, pas Mihalit II Engjėll (1230-1268), ishin martuar me princesha nga oborri bizantin.

    Sidoqoftė kjo lojė e despotėve tė Artės, pėr ta mbajtur mirė sa me anzhuinėt e Napolit, aq edhe me perandorėt e Bizantit, shpehherė rezultoi tė ishte e rrezikshme. Nė vitin 1303 e 1306 anzhuinėt u shfaqėn me ushtri nėn muret e Artės pėr tė kėrkuar pėrmbushjen e detyrimeve qė rridhnin nga vasaliteti i despotit Thoma (1296-1318).
    Po ashtu, nė vitin 1314 ushtria dhe flota e Despotatit tė Beratit, nėn komandėn e qefalisė Gjon Pikerni dhe protontinit tė Vlorės, Gjergj Ganxha, kryen njė inkursion mbi Artėn nga toka e nga deti. Disa vjet mė vonė, mė 1308, Janina bashkė me pjesėn mė tė madhe tė Vagenetisė (Ēamėrisė) iu aneksua Despotatit bizantin tė Beratit. Si qeveritar tė kėtij territori tė ri bizantin, perandori Androniku II Paleolog caktoi komandantin shqiptar, Sebastin Skurra.

    Dhjetėvjeēarėt e fundit tė pranisė bizantine nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė Shqipėrinė e Poshtme, karakterizohen nga dy dukuri qė e bėnin gjithnjė e mė formale lidhjen e saj me Bizantin. Nga njėra anė, ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė shumė me elementin vendas, kurse, nga ana tjetėr, po zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerėt dhe zotėrit e vendit.
    Njoftimet historike tė viteve 30 tė shek. XIV bėjnė tė ditur se atė kohė Perandoria Bizantine vazhdonte tė ruante kontrollin e saj kryesisht nėpėr qytetet dhe kėshtjellat e Despotatit tė Beratit. Rrethinat e tyre, sidomos zonat e brendshme dhe malore, qeveriseshin tashmė nga fisnikėt vendas. Me qėllim qė t'i mbante tė lidhur pas vetes krerėt shqiptarė, Perandoria Bizantine u detyrua ta njihte edhe me marrėveshje tė veēanta (synthekai) pushtetin e tyre, madje duke i shpėrblyer edhe me tituj tė lartė bizantinė.

    Atė kohė, Andrea I Muzaka, zoti i fuqishėm i viseve mes Ohrit, Kolonjės e Beratit, u shpėrblye me titullin e lartė bizantin tė "despotit", qė ishte i dyti nė hierarkinė e titujve bizantinė, pas atij tė perandorit. Tė tjerė fisnikė shqiptarė u nderuan me tė tjerė tituj tė lartė, si sebastokrator etj.
    Megjithatė tensioni midis pushtetit bizantin dhe aristokracisė vendase shqiptare doli nė pah gjatė luftėrave civile nė Bizant (1321-1328) dhe shpėrtheu hapur pas ardhjes nė fuqi tė perandor Andronikut III Paleolog (1328-1341).
    Midis viteve 1328-1333 Andronikut III iu desh tė drejtonte vetė disa fushata ushtarake pėr tė nėnshtruar shqiptarėt e Ohrit, Devollit, Kolonjės, Epirit e tė Thesalisė. Sipas fjalėve tė historianit bizantin Johan Kantakuzeni, pjesėmarrės dhe kryekomandant nė ato operacione, shqiptarėt jetonin nė autonomi dhe nuk e njihnin pushtetin e perandorit.

    Por kryengritjet shqiptare shpėrthenin nė vatra tė reja, sapo qė ushtritė bizantine arrinin tė shuanin tė mėparshmet. Aty nga mesi i viteve 30 ato mbėrritėn nė shkallėn mė tė lartė tė pjesėmarrjes dhe tė organizimit tė tyre. Atė kohė tė pakėnaqur nga politika e re centralizuese e kėtij perandori dhe tė vendosur tė shkėputeshin njėherė e mirė nga Bizanti, krerėt shqiptarė ngritėn nė kėmbė krahina tė tėra. Nė Vlorė, Berat, Kėlcyrė, Skrapar, Kolonjė e nė Ohėr, nė Epir dhe nė Thesali, kryengritėsit shqiptarė sulmuan qytetet dhe kėshtjellat bizantine dhe pjesėrisht i morėn ato.

    Kryengritja shqiptare e shtyu perandorin Androniku III Paleolog tė ndėrmerrte njė fushatė tė madhe ushtarake nė Shqipėri. I shoqėruar nga domestiku i madh, Johan Kantakuzeni, perandori bizantin hyri nė tokat e Despotatit tė Beratit nė pranverėn e vitit 1336. Ushtria bizantine, bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin repartet e zgjedhura me mercenarė osmanė, i shtypi me ashpėrsi flakėt e kryengritjes. Fshatra tė tėra u dogjėn, ndėrkohė qė popullsisė iu rrėmbyen pasuri tė paēmueshme nė tė holla, nė produkte e nė bagėti.
    Kantakuzeni flet pėr 300 mijė kokė qe, 5 mijė kuaj e 1 milion e 200 mijė krerė dhen tė rrėmbyera pronarėve shqiptarė. Shtypja e kryengritjes shkaktoi valėn e parė tė madhe tė eksodit shqiptar drejt jugut. Mjaft familje fisnike shqiptare u detyruan tė lėnė gjėnė dhe pronat e tyre dhe tė vendoseshin nė Peloponez. Tė tjera u pėrpoqėn tė gjejnė shpėtim nė Durrėsin anzhuin dhe tė marrin rrugėn e Italisė.

    Shtypja e dhunshme e kryengritjes nė Despotatin e Beratit pėrcaktoi rėnien e lėvizjes edhe nė trevat e tjera. Despina e Epirit, Ana, dhe bashkėsitė shqiptare tė Thesalisė pranuan mė nė fund tė njihnin pushtetin bizantin.

    Megjithatė, rivendosja e pushtetit bizantin nė trevat e Despotatit tė Beratit, tė Despotatit tė Epirit dhe tė Thesalisė nuk e pati jetėn e gjatė. Tensioni antibizantin nė kėto vise vazhdoi tė mbetej i gjallė, dhe me vdekjen e perandorit Androniku III (1341), kryengritjet morėn njė hov tė ri. Tashmė pasardhėsit e Andronikut III, tė angazhuar nė njė luftė tė re pėr fronin dhe tė ndodhur pėrballė njė ofensive tė re tė Serbisė drejt Jugut, nuk mund tė merreshin me kryengritjen shqiptare. Pėr rrjedhim, bizantinėt u detyruan tė lėnė nė duart e kryengritėsve shqiptarė edhe kėshtjellat e tyre tė fundit nė Shqipėri.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shqipėria gjatė sundimit tė car Stefan Dushanit (1331-1355)

    Qėndresa e organizuar e fisnikėve shqiptarė, herė-herė e bashkėrenduar edhe me anzhuinėt e me fuqi tė tjera evropiane, kishte mundur t'i mbajė serbėt pėr mjaft kohė larg Durrėsit e Principatės sė Arbrit. Por pushtimi i kėtyre tė fundit si dhe i gjithė tokave shqiptare, njohu njė shkallėzim tė ri nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355).

    Qė nė verėn e vitit 1336, nė ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleolog, i cili nė atė kohė drejtonte ekspeditėn ndėshkimore nė Shqipėrinė e Poshtme, mbreti serb organizoi njė fushatė tė madhe, nė pėrfundim tė sė cilės pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbinit.


    Pushtimi serb u bė shkas pėr riorganizimin e krerėve shqiptarė. Pėr t'i dhėnė mė tepėr gjerėsi qėndresės sė tyre, kėta iu drejtuan pėr aleancė mbretit Robert Anzhu tė Napolit, i cili ishte i interesuar sė tepėrmi pėr Durrėsin e prapatokėn e tij qė anzhuinėt vazhdonin t'i konsideronin feud tė tyre. Nė fakt, mbreti Robert dėrgoi qė atė vit nė Shqipėri njė ushtri tė vogėl nėn komandėn e djalit tė tij, Luigjit, e cila duhej tė bashkėpunonte me forcėn kryesore tė kryengritėsve shqiptarė.

    Nė muajin dhjetor midis Luigjit, qė pėrfaqėsonte mbretin Robert, dhe despotit Andre II Muzaka, pėrfaqėsuesit tė krerėve feudalė shqiptarė, u nėnshkruan nė Durrės paktet e aleancės qė hapeshin me premtimin anzhuin pėr t'u ofruar ndihmė ushtarake fisnikėve shqiptarė. Paktet nė fjalė numėronin edhe njė sėrė tė drejtash e privilegjesh, tė cilat anzhuinėt ia njihnin posaēėrisht despotit Andre Muzaka dhe familjes sė tij.
    Tė tilla tė drejta e privilegje kishin tė bėnin me pronat e pasuritė e tundshme e tė patundshme tė Muzakajve, me titujt, nderet e ofiqet, qė u ishin dhėnė atyre qė sė hershmi nga perandorėt e Bizantit e qė do t'u jepeshin nė tė ardhmen nga mbretėrit anzhuinė etj. Kundrejt kėtyre, despoti Andre Muzaka duhej tė konfirmonte bindjen dhe besnikėrinė e tij ndaj oborrit anzhuin e t'i garatonte ato duke dėrguar peng nė Napoli njėrin nga djemtė e tij.


    Njė traktat tė ngjashėm anzhuinėt e nėnshkruan dy vjet mė vonė, mė 1338, edhe me kontin Tanush Topia, tė cilit i konfirmuan zotėrimin e tokave midis Matit e Shkumbinit bashkė me dhėnien e njė shpėrblimi vjetor prej 1 000 grosh.
    Pėrmbajtja e pakteve nė fjalė, si dhe ecuria e deriatėhershme e marrėdhėnieve tė oborrit anzhuin me krerėt shqiptarė, tregojnė se pozita e tyre kundrejt njėri-tjetrit kishte ndryshuar nė favor tė tė dytėve.
    Anzhuinėt jo vetėm nuk ishin nė gjendje tė impononin me forcė sundimin dhe vullnetin e tyre, por nė tė kundėrtėn, ata pėrpiqeshin t'i joshnin me tituj e privilegje zotėrit e plotfuqishėm shqiptarė pėr tė ruajtur sovranitetin e tyre formal mbi Durrėsin e mbi prapatokėn e tij.

    Mobilizimi i ri i fisnikėve shqiptarė nuk mundi t'u bėnte ballė pėr njė kohė tė gjatė sulmeve tė pėrsėritura tė serbėve. Brenda vitit 1343 forcat eprore tė Dushanit kishin mundur tė shtronin territoret e Arbrit tė hershėm, me kryeqendėr Krujėn. Po atė vit qyteti i Beratit pėsoi sulmin e parė nga njė ushtri serbe qė vinte nga ana e Ohrit.
    Nė verėn e vitit 1346 ishte vetė Stefan Dushani, qė nė krye tė njė fushate tė madhe, pushtoi njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Kosturit, Beratit dhe tė Kaninės. Nė 2-3 vjetėt qė pasuan, Stefan Dushani, i cili qė prej vitit 1346 filloi tė quhej "perandor i Romanisė, i Sklavonisė dhe i Arbėrisė", aneksoi Epirin e Thesalinė, duke krijuar njė perandori tė re ballkanike, kufijtė e sė cilės fillonin nga Danubi e pėrfundonin nė gjirin e Korintit dhe nė detin Egje.

    Njė numėr popujsh tė huaj, shqiptarė, bullgarė, grekė, vllehė hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Serbe.
    Perandoria e Stefan Dushanit qe konkretizimi i ambicieve pushtuese tė klasės feudale serbe. Nė vendet e pushtuara feudalėt serbė u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore qė iu rrėmbyen popullsisė vendase. Burimet historike dėshmojnė masat veēanėrisht tė ashpra qė Stefan Dushani zbatoi nė dėm tė popullsisė shqiptare. "Arbrit janė tė shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepėr e rėndė e sunduesve tė urryer sllavė..... Klerikėt poshtėrohen e persekutohen, fisnikėt shpronėsohen e burgosen", shkruhet nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė Tivarit, Guljelmi i Adės.

    Pushtimi serb solli ndryshime tė mėdha pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė elitės sunduese. Nė krahinat apo nė qytetet e pushtuara u vendos njė administratė serbe, nė krye tė sė cilės qenė njerėzit mė tė afėrt tė carit, tė cilėt mbanin sipas rastit titujt despot, cezar, qefali etj. Kėshtu, nė krye tė provincės sė Beratit u vu despoti Ivan Aseni, kunati i carit serb, nė Epir u zgjodh Simeon Uroshi, vėllai i tij, kurse nė Thesali Qezar Preljubi, i cili nė vitin 1355 u vra gjatė njė revolte tė shqiptarėve tė atyshėm.

    Pushtimi serb solli ndryshime tė reja nėpėrmjet intensifikimit tė shtypjes ekonomike e shoqėrore tė popullsisė shqiptare. Kodi i Stefan Dushanit, dokumenti kryesor qė sanksiononte marrėdhėniet ekonomike, politike e juridike tė shtetasve tė Perandorisė me pushtetin e carit e tė klasės sunduese serbe, pėrfshinte nė sistemin e marrėdhėnieve feudale edhe bashkėsitė e lira fshatare e blegtorale, duke i dhėnė ato si pronė feudale pėr manastiret e pėr feudalėt serbė. Njė masė e tillė godiste rėndė fshatarėsinė e lirė shqiptare, posaēėrisht atė tė zonave malore, qė kishte mundur t'i shpėtonte deri atėherė shfrytėzimit feudal e tė ruante njė farė autonomie politike ndaj pushtetit qendror.

    Kodi i Stefan Dushanit mbėshtetej nė institucionet juridike dhe dokesore serbe dhe si i tillė ai nė shumė aspekte binte ndesh me institucionet dhe traditėn e popujve tė tjerė qė u pėrfshinė nė suazėn e shtetit serb. Nė mjaft raste ai shpallte ndalimin e institucioneve tradicionale vendase, siē qe ai i mbledhjeve (kuvendeve) tė fshatit, ku vendosej e gjykohej pėr probleme tė ndryshme, qė tani kalonin nė kompetencė tė feudalėve tė veēantė e tė vetė carit serb.


    Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb nė viset veriore shqiptare e veēanėrisht nė Kosovė, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Tė pasura me toka bujqėsore, me qendra tė zhvilluara minerare, zejtare e tregtare, kėto territore kishin qenė njė joshje e vazhdueshme pėr mbretėrit serbė. Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės e tė Gentės. Qytetet e kėtyre tė fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb.

    Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe.
    Zhvendosja e qendrave tė gravitetit tė shtetit serb drejt jugut u shoqėrua me dukuri tė tjera tė natyrės shoqėrore e etnike, tė cilat qenė mė tė dukshme nė Kosovė. Njė pjesė e aristokracisė vendase u shpronėsua e u zėvendėsua nga aristokracia serbe e tokės, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė syresh, tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit, aty nga gjysma e shek. XIV manastiret, tashmė tė serbizuara, tė Deēanit, Greēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejės, Prizrenit etj., zotėronin njė pjesė tė konsiderueshme tė fshatrave tė Kosovės e tė viseve tė tjera veriore shqiptare.


    Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė (Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtė) ose u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe.

    Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Si mė tė efektshme nė kėtė drejtim u zgjodhėn represioni dhe persekutimet nė lėmin fetar. Kapituj tė tėrė tė kodit tė Stefan Dushanit dhe urdhėresa tė veēanta tė carit serb parashikonin masa tė rrepta, si sekuestrim tė pasurisė, damkosje, dėbim e deri dėnim me vdekje pėr tė krishterėt katolikė e ortodoksė, qė nuk pranonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe e nuk ripagėzoheshin duke marrė emra sllavė.
    Krahas dokumenteve arkivore dėshmitarė tė ndryshėm tė kohės, si udhėtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frėng i Tivarit, Guljelm i Adės (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nėnvizojnė me theks tė veēantė kėtė aspekt tė politikės sė mbretėrve serbė ndaj popullsive tė pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar nė tė drejtėn mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa tė tilla goditnin nė radhė tė parė popullsitė shqiptare tė besimit katolik e tė atij ortodoks-bizantino tė viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte mė i fortė.

    Ato pėrcaktuan pėrhapjen e fenomenit tė sllavizimit fetar-onomastik nė shtresa tė caktuara tė popullsisė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarėve gjithsesi tė shumtė, qė mbanin emra, si Gjin, Dedė, Gjon, Progon, Llesh, gjenden nė kėto treva edhe shqiptarė tė tjerė, tė cilėsuar nga vetė dokumentacioni si tė tillė, qė mbanin emra sllavė ose qė i ishin pėrshtatur onomastikės sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliē, Kuqeviē, Flokovci, Gjinovci etj., dėshmojnė se nė kėtė kohė (gjysma e parė e shek. XIV) njė pjesė e popullsisė shqiptare tė trevave veriore, nėn presionin e dhunshėm tė pushtuesve serbė, gjendej nė njė fazė kalimtare tė njė asimilimi kulturor e fetar. Nė mjaft treva ky proces asimilimi u ndėrpre nė kushtet e reja qė u krijuan me shkatėrrimin e shtetit serb e mbėrritjen e turqve osmanė (gjysma e dytė e shek. XIV).
    Pikėrisht nė kėtė kohė vihet re aty njė kthim i popullsisė nė onomastikėn karakteristike shqiptare, krahas dukurisė sė re tė marrjes sė emrave osmanė. Megjithatė, nė njė pjesė tė territoreve nė fjalė, sidomos nė zona tė veēanta tė Gentės (Zetės), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskėtaj duke ēuar gradualisht nė asimilimin kulturor dhe etnik tė bashkėsive tė tjera shqiptare.


    Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja tė rėnda ekonomike, shoqėrore e etnike, ndeshi nė qėndresėn e ashpėr tė popullsisė shqiptare. Qė nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, nė trevat veriperėndimore shpėrtheu njė kryengritje antiserbe, nė krye tė sė cilės u vu bujari Dhimitėr Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adės, tė projektonte organizimin e njė kryqėzate tė Perėndimit kundėr serbėve, e cila do tė mbėshtetej nė kontributin vendimtar tė kryengritėsve shqiptarė tė zonave tė veriut. Nė letrėn qė i dėrgonte pėr kėtė qėllim dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua, prelati frėng pohonte se pėr organizimin e kėsaj kryqėzate antiserbe nuk mund tė gjendej vend mė i pėrshtatshėm sesa zonat kryengritėse nė fjalė, "... ku populli arbėr mund tė nxirrte nė luftė mė se 15 000 kalorės, burra tė shėndetshėm, trima e luftėtarė tė mirė, tė aftė pėr ēdo betejė".


    Qėndresa e shqiptarėve kundėr pushtimit serb nuk qe karakteristikė vetėm pėr viset e veriut, por pėr tė gjitha trevat shqiptare deri thellė nė Epir. Ajo doli akoma mė nė pah pas vdekjes sė carit serb, Stefan Dushanit (1355). Kryengritjet e zonės sė Beratit (1356) dhe tė Himarės (1358), e reduktuan pushtetin e despotit sllav Ivan Komnen Asenit vetėm nė qytetin e Vlorės e nė rrethinat e tij. Mė 1356 dėshtoi njė pėrpjekje pėr tė ripushtuar Beratin me ndihmėn e ushtrisė sė Simeon Uroshit, sundimtarit serb tė Epirit. Megjithatė, sipas njė shėnimi tė kohės nė njė nga kodikėt e Beratit, serbėt me atė rast u sollėn aq mizorisht “saqė edhe tė vdekurit i nxorėn nga varri”. Njė vit mė parė, mė 1355, shqiptarėt e Thesalisė ngritėn krye kundėr qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vranė atė. Pak kohė pas ekspeditės sė tij kundėr Beratit, edhe Simeon Uroshi, vėllai i Dushanit, u detyrua nga shqiptarėt e Epirit t'i linte zotėrimet e veta. Nė kėtė mėnyrė qė nga Genta e Kosova deri poshtė nė Epir lindėn ose u ringjallėn formacione politike tė dyerve mė tė shquara shqiptare, Balshėt, Gropajt, Topiajt, Matrėngėt, Muzakėt, Zenebishėt, Bua-Shpatat etj.
    Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani nė njė fazė vendimtare, duke i orientuar ato gjithnjė e mė shumė drejt krijimit tė njė shteti tė pėrqendruar shqiptar.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #13
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Historia E Hqiperise

    Me eshte dhene rasti te lexoj per kodiket e Beratit.Sigurisht ata jane shume te rendesishem, jo vetem si materiale fetare, por edhe historike.
    Ka zera qe thone se gjate periudhes, Shek VI- Shek IX, Bizanti drejtohej nga perandore ilire (Komnenet)???,me qender ne Berat.NQSe kjo eshte e vertete, shpjegohet lehte pse kodiket u gjenden ne Berat.problemi im eshte se para 1990 dhe ndoshta edhe me vone nuk eshte folur, ose eshte folur pak, per kodiket.Si mund te me qartesosh per kete teme?Mendoj qe eshte e rendesishme periudha para sllave...dhe kodiket perkojne me keto vite.
    Th Y
    sereno

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

    Despotati shqiptar i Artės
    Aty nga fundi i shek. XIII nė Epir fillon tė shquhet familja fisnike Shpata. Nė vitin 1304 njė dokument anzhuin i rendit Shpatajt midis aristokratėve mė nė zė tė Shqipėrisė.

    Ashtu si dhe pėr shtėpitė e tjera fisnike shqiptare, edhe pėr Shpatajt procesi i fuqizimit dhe i emancipimit politik kishte ndjekur njė rrugė vazhdimisht nė ngjitje, derisa gjeti shprehjen mė tė plotė pas shembjes sė Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355). Nė atė ēast Shpatajt e fisnikė tė tjerė shqiptarė e shtrinė sundimin e tyre politik nė krejt Epirin dhe, nė vitet qė pasuan, filluan tė zgjerohen nė krahinat fqinje jugore tė Akarnanisė e tė Etolisė. Qeveritari serb i Epirit, mbreti Simeon Uroshi, u detyrua tė largohej nė Thesali, ku zuri vendin e komandantit serb Qezar Preljubit, i vrarė gjatė njė pėrpjekjeje me shqiptarėt e atyshėm. Pėrfaqėsues tė tjerė tė aristokracisė dhe tė administratės sė vjetėr bizantino-serbe gjetėn strehim nė qytetin e Janinės.

    Shtrirja e pushtetit tė fisnikėve shqiptarė nė Epir ndeshi pengesė te pinjolli i fundit i dinastisė sė vjetėr sunduese tė Epirit, despoti Niqifori II Engjėlli. Nė verėn e vitit 1358 ky u doli pėrpara forcave shqiptare nė vendin e quajtur Akelou (Akarnani). Ushtria e tij, e pėrbėrė pjesėrisht prej mercenarėve osmanė, u asgjėsua nė betejėn e pėrgjakshme qė u zhvillua aty e ku vetė despoti bizantin humbi jetėn.
    Pas betejės sė Akelout krahinat jugore tė Epirit, tė Akarnanisė e tė Etolisė u pėrfshinė nė kuadrin e dy formacioneve shtetėrore shqiptare.

    I pari, me qendėr nė Artė, kishte nė krye fisnikun Pjetėr Losha, kurse i dyti, me qendėr nė Angjelokastėr (Akarnani), drejtohej nga despoti Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės mė 1374, Despotati shqiptar i Artės dhe ai i Angjelokastrės u bashkuan nėn sundimin e despotit Gjin Bua Shpata.

    Zotėrimet e kėtij tė fundit pėrbėnin tani njė vazhdimėsi territoresh prej gjirit tė Korintit, nė jug, deri nė derdhjen e lumit Akeront (Glyki), nė veri, ku puqeshin me zotėrimet e Gjon Zenebishit. Megjithatė nė pjesėn lindore tė Epirit mbeti njė territor i ngushtė me qendėr Janinėn, i cili nuk u pėrfshi nė kufijtė e kėtyre dy formacioneve shqiptare fqinje. Kėtu pėrfaqėsuesit e fisnikėrisė e tė administratės sė vjetėr serbo-bizantine tė Epirit u pėrpoqėn tė organizojnė qėndresėn kundėr hegjemonisė sė krerėve shqiptarė. Tė mbėshtetur edhe nga qeveritari i deriparadokohshėm serb i Epirit, Simeon Uroshi, ata mundėn tė imponojnė si qeveritar tė Janinės despotin serb Thoma Preljuboviē. Si djalė i Qezar Preljubit, qeveritarit tė Thesalisė tė vrarė mė 1355 nga shqiptarėt, Thomai trashėgoi njė armiqėsi dhe urrejtje tė pashuar kundėr tyre.

    Despotati i Janinės ishte mbeturina e fundit e sundimit serb nė Epir. Qenia e tij pėrbėnte njė rrezik real pėr formacionet fqinje shqiptare tė Gjirokastrės e tė Artės, pasi Thoma Preljuboviēi vėshtronte t'i zgjeronte kufijtė e despotatit tė tij pikėrisht nė dėm tė zotėrimeve tė Shpatajve e tė Zenebishėve. Nga ana tjetėr, despoti serb nuk ngurroi tė thėrriste pėr ndihmė kundėr sundimtarėve shqiptarė reparte serbe, italiane e, ē'ishte mė keq, osmane, duke e kthyer Epirin nė njė fushė beteje ku mercenarėt e huaj mbillnin terror e shkatėrrime tė pafundme.
    Kėto arsye, si dhe arsye tė tjera tė natyrės ekonomike (Janina ishte njė qendėr mjaft e pasur ekonomike e tregtare), i futėn sundimtarėt shqiptarė tė Epirit nė njė konflikt tė gjatė tė armatosur me despotin e Janinės. Pėr tre vjet rresht (1370-1373) kėshtjella e Janinės iu nėnshtrua rrethimit e sulmeve tė njėpasnjėshme tė despotit tė Artės, Pjetėr Losha, e tė aleatėve tė tij, bashkėsive shqiptare tė mazarakėve e tė malakasėve qė banonin pėrreth Janinės. Megjithėse u detyrua tė kėrkonte paqe, Thoma Preljuboviēi nuk pushoi sė pėrndjekuri e sė tiranizuari popullsinė shqiptare tė Janinės e tė fshatrave pėrreth, nga e cila tėrhiqte robėr e pengje qė i mbyllte nė burgje tė posaēme. Pėr kėtė zell tė tij kundėr shqiptarėve, bashkėkohėsit i ngjitėn despotit serb nofkėn "shqiptarovrasės" (alvanitoktonos).

    Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės, mė 1374, nė krye tė despotatit tė Artės u vu zoti i Angjelokastrės, Gjin Bua Shpata. Nė kohėn e sundimit tė tij, konflikti me despotin serb, Thoma Preljuboviēin, u ashpėrsua edhe mė. Qė nė vitin 1375 Gjin Bua Shpata u shfaq me ushtrinė e tij nėn muret e Janinės. Qyteti mundi tė qėndrojė edhe kėsaj radhe falė mureve tė tij tė papushtueshme. Gjithsesi, i interesuar pėr pushimin e armiqėsive, Thomai i ofroi Shpatės dorėn e sė motrės, Helenės.
    Por martesa nuk e fashiti konfliktin midis Gjin Bua Shpatės dhe Thomait. Pėr mė tepėr, nė vitet qė vijuan Janina u bė pre e sulmeve tė bashkėsisė shqiptare tė malakasėve. Nėn komandėn e Gjin Fratit kėta e sulmuan kėshtjellėn mė sė pari nė vitin 1377, por pa mundur ta merrnin atė. Dy vjet mė vonė, mė 1379 malakasėt arritėn tė zinin ishullin nė liqen si dhe kullėn e brendshme tė kėshtjellės sė Janinės. Kėsaj radhe nė anė tė tyre qėndronin edhe pjesėtarė tė parisė vendase, pėrfshi mitropolitin Mateo, pėrkrahės i Gjin Bua Shpatės. Por edhe kėsaj radhe shqiptarėt dėshtuan nė qėllimin e tyre. Mungesa e mjeteve tė mjaftueshme ua bėri atyre tė pamundur qė tė shpėrthenin muret e kėshtjellės, qoftė nga toka e qoftė nga liqeni. Mitropoliti Mateo u detyrua tė linte Janinėn bashkė me tė tjerė dhe tė strehohej te Gjin Bua Shpata.


    Krahas despotit serb tė Janinės, formacioni i Shpatajve tė Artės u fut nė kėtė kohė nė njė konflikt tė ashpėr me anzhuinėt e Napolit, tė cilėt qysh prej njė shekulli vazhdonin tė ngulnin kėmbė nė pretendimet e tyre mbi bregdetin epirot. Ky konflikt u shpreh mė sė pari nė pėrleshjet e armatosura me forcat e kontit Leonard Toko, qė sundonte mbi ishujt e Qefalonisė e Leukadės si vasal i mbretėreshės Xhovana tė Napolit. Dokumentet e kohės informojnė se qysh nė vitin 1360 "konti i Qefalonisė bėnte luftė tė madhe me Despotatin e arbėrve". Nė vitet qė pasuan ndeshja me anzhuinėt u ndez edhe mė keq. Nė vitin 1378 mbretėresha e Napolit organizoi njė fushatė tė madhe pėr asgjėsimin e Despotatit shqiptar tė Artės. Bėrthama e ushtrisė sė grumbulluar prej saj pėrbėhej nga Urdhri i Joanitėve tė Rodit, njė formacion i famshėm pėr bėmat e tij luftarake, qė ishte futur nė shėrbim tė anzhuinėve tė Napolit.


    Ekspedita anzhuine filloi me marrjen e Naupaktit (Lepantos), kėshtjella mė jugore e Shpatajve, e vendosur mbi bregun verior tė gjirit tė Korintit. Prej kėndej ajo pėrparoi drejt veriut e brenda pak kohe qendra e Despotatit shqiptar, Arta, u ndodh nėn rrethimin e ushtrisė napolitane. Gjatė betejės vendimtare qė u zhvillua nėn muret e Artės, despoti Gjin Bua Shpata korri njė fitore tė madhe. Vetė kryekomandanti i ekspeditės anzhuine, Mjeshtri i Madh Huan Fernandez Heredia i Urdhrit tė Joanitėve, u zu rob prej shqiptarėve.

    Nė pranverė tė po atij viti, Gjin Bua Shpata fitimtar mbi anzhuinėt, rifilloi sulmet sistematike mbi Janinėn. Thoma Preljuboviēi kėsaj radhe gjeti njė aleat tė fuqishėm kundėr shqiptarėve te turqit osmanė, tė cilėt kishin filluar tė vendoseshin nė Thesalinė fqinje. Disa herė brenda viteve 1380-1384 reparte osmane, tė thirrura nga Thomai, kryen inkursione shkatėrruese nė zotėrimet e Gjin Bua Shpatės e nė ato tė Gjon Zenebishit, duke lehtėsuar presionin e tyre mbi Janinėn. Me ndihmėn e osmanėve, despoti Thoma pushtoi pėrkohėsisht njė numėr fshatrash rreth Janinės si dhe kėshtjellėn e Paramithisė (Shėn Donatit). Gjithsesi, tirani i Janinės ra pre e njė komploti dhe, i urryer nga tė gjithė, vdiq nė dhjetor 1384. Nė vend tė tij paria e Janinės e mbreti serb i Thesalisė, Joazaf, thirri e vuri italianin Izau Buondelmonte Aēajuolin, kunat i kontit Leonard Toko tė Qefalonisė. Ky gėzonte njėherėsh mbėshtetjen e perandorit tė Bizantit, tė Venedikut, Firences dhe tė Mbretėrisė sė Napolit. Marrėdhėniet e shqiptarėve me Despotatin e Janinės mbetėn tė tendosura edhe nė kohėn e sundimit tė Izaut, ndonėse aty nga viti 1394, ky mori pėr grua tė bijėn e Gjin Shpatės, Irenėn, i nxitur edhe nga arkondėt e qytetit. Inkursionet e reparteve osmane, tė thirrura nga despoti i ri i Janinės, vazhduan edhe paskėtaj, madje pėr tė siguruar mbėshtetjen mė tė madhe tė sulltanit osman, despoti Izau u shpall vasal i tij (1387). Ndėrkohė mbi Despotatin shqiptar tė Artės qenė intensifikuar edhe sulmet e kontit tė Qefalonisė Karl Tokos, nip i Izaut.


    Nė rrethana tė tilla tė vėshtira, mė 29 tetor tė vitit 1399 vdiq despoti Gjin Bua Shpata "burrė i fuqishėm, i admirueshėm e lavdi e Arbėrisė”, siē e quan atė njė kronikė e kohės. Me emrin e tij ėshtė e lidhur periudha mė e lulėzuar e historisė sė Despotatit shqiptar tė Artės. Zotėrimet e Shpatajve u ndanė midis tė afėrme tė tij, qė shpeshherė ishin nė armiqėsi e mėri me njėri-tjetrin. Njė mėri e tillė ekzistonte dhe midis Muriq Shpatės dhe Sguro Bua Shpatės, qė qeveriste zotėrimet jugore tė Shpatajve. Si vėlla i Gjinit, kėtij i takonte tė ishte trashėgimtar i ligjshėm i fronit. Por Muriqi, i ri dhe ambicioz, mundi ta mėnjanojė kushėririn e tij plak dhe tė marrė nė dorė drejtimin e principatės.


    Me ardhjen nė pushtet vėmendja e Shpatės sė ri u zhvendos nga Lindja, ku despotėt e Janinės dhe osmanėt e Thesalisė kishin qenė kujdesi kryesor i paraardhėsit tė tij tė madh. Me komandantėt osmanė tė Thesalisė Muriqi nuk e pati tė vėshtirė tė gjente njė modus vivendi, sidomos pas katastrofės qė sulltan Bajaziti pėsoi nga mongolėt e Timurlengut nė betejėn e Ankarasė (1402). U shtensionuan edhe marrėdhėniet me despotin Ezau tė Janinės, qė ishte njerk i Muriqit dhe qė pėr mė tepėr kėrkoi dorėn e vajzės sė Muriqit pėr djalin e tij tė lindur nga martesa me shqiptaren Evdoqia Balsha, vajzė e Gjergjit I Balsha.
    Nė kėtė mėnyrė vėmendja e Muriq Shpatės u pėrqendrua nga rreziku qė i vinte zotėrimeve tė tij nga konti i Qefalonisė Karl Tokoja. Pėr sa kohė nė krye tė principatės kishte qenė Gjin Bua Shpata, Tokoja kishte dalė gjithnjė i mundur nga ballafaqimi me shqiptarėt. Kėta, madje, ishin nė gjendje tė organizonin me anije sulme mbi ishujt e tij tė Qefalonisė dhe Leukadės, gjė qė e kishte shtyrė kontin tė kėrkonte ndihmėn e Napolit e tė Venedikut.


    Por nė vitet e para tė sundimit tė Muriq Shpatės, raporti i forcave paraqitej i ndryshuar nė favor tė Tokos. Grindjet dhe pakėnaqėsitė ndaj sundimtarit tė ri tė Artės shtynė mjaft feudalė shqiptarė dhe krerė bashkėsish nga Parga, Paramithia, Margėlliēi e Janina (pėrfshirė bashkėsitė e mėdha tė mazrekėve e malakasėve) tė dorėzoheshin pėrpara dhuratave dhe premtimeve qė u drejtoi atyre me bollėk konti Karl Toko. Nė kėtė mėnyrė, me njė ushtri, lulen e sė cilės e pėrbėnin luftėtarėt shqiptarė, ku shquheshin vėllezėrit Muriq e Dhimo Bua, si dhe me ndihmėn e njė flote tė ofruar nga mbreti i Napolit, Karl Tokoja, filloi t'i rrėmbejė Muriq Shpatės njėrin zotėrim pas tjetrit. Si pasardhės i kontėve nga familja Orsini tė Qefalonisė, ai pretendonte tė bėhej, ashtu siē qenė bėrė ata njė shekull mė parė, despot i krejt Epirit.


    Nė kėtė mėnyrė, me luftė dhe mė shumė me dredhi, Karl Tokoja u rrėmbeu Shpatajve njė sėrė kėshtjellash, fillimisht nė jug tė gjirit tė Artės, si Katohinė, Varnakun, Kandilen, Anatolikon e Dragomestin (1401-1404). Prej kėndej ai filloi sulmet dhe plaēkitjet nė territorin e Angjelokastrės e tė Artės. Shumė shpejt Muriq Shpata u detyrua tė lėshojė kėshtjellat e Riniasės e Ajtoit, qė siguronin mbrojtjen e Artės. Gjatė njė beteje me forcat e Tokos, u plagos rėndė e mė tej vdiq edhe vėllai i legjendarit Gjin Bua Shpata, Sguroj, i cili tė paktėn nė ēastet e fundit gjeti ngushėllim kur pa se Muriq Shpata me forcat e tij po vraponte t'i vinte nė ndihmė.
    I biri i Sguros, Pal Shpata, nė pamundėsi t'i ruante zotėrimet qė i la i ati nė jug tė gjirit tė Artės, nxitoi t'ia ofrojė ato Venedikut. Mė 1402 ai i propozoi kėtij lėshimin e kėshtjellės sė rėndėsishme bregdetare tė Lepantos si dhe vetė kryeqendrėn e vet, Angjelokastrėn. Ndėrsa mori nė dorėzim tė parėn (1407), kundrejt njė shpėrblimi, Republika e Venedikut u mor vesh me Karl Tokon qė e dyta, Angjelokastra, t'i kalonte kėtij tė fundit (1408). Nė kėtė mėnyrė Shpatajt humbėn pėrfundimisht zotėrimet nė jug tė gjirit tė Artės, nė Etoli e nė Akarnani.
    Nė kushtet e dobėsimit e tė pėrēarjes sė krerėve shqiptarė, konti Karl Toko nuk e pati tė vėshtirė tė zinte vendin e despotit Ezau tė Janinės, kur ky i fundit vdiq (1411).
    Krahas elementėve tė parisė sė qytetit, ku u shqua greku Simon Stratigopulos dhe dhėndri i tij, serbi Stefan Vojsllavi, dorėzimin e Janinės nė duar tė Karl Tokos e pėrkrahėn edhe mjaft krerė e bashkėsi shqiptare, brenda e jashtė qytetit, tė cilėt ai i kishte joshur me dhurata e premtime. Tashmė i pafuqishėm ndaj ngjitjes sė rivalit tė tij, Muriq Shpata nuk qe nė gjendje tė shfrytėzonte momentin e favorshėm pas thyerjes sė ushtrive tė Tokos nga Gjon Zenebishi nė betejėn e Kranesė, afėr Mesopotamit (1411). Mė 1415 ai vdiq, duke ia lėnė barrėn e drejtimit, tė asaj qė kishte mbetur nga Principata e dikurshme e Gjin Bua Shpatės, vėllait tė tij, Jakupit, qė kishte kaluar nė fenė islame.

    Jakupi tregoi qė nė fillim njė dinamizėm e trimėri qė s'e kishin karakterizuar vėllanė e tij. Me tė u bashkuan mjaft edhe nga krerėt apo bashkėsitė shqiptare qė ishin hedhur nė anėn e Karl Tokos, siē qe, p.sh., prijėsi i shquar Muriq Bua.
    Nė pamundėsi pėr ta thyer sundimtarin e ri shqiptar nė fushė tė hapur, Karl Tokoja i pėrgatiti atij njė pritė nė kėshtjellėn e Vombljanės, afėr Artės. I ftuar nga kėshtjellari i saj, njeri i Karl Tokos, gjoja pėr ta marrė nė dorėzim kėshtjellėn, Jakup Shpata u sulmua tradhtisht nga forcat e Tokos ndėrsa u qe afruar me trupat e tij mureve tė saj. Jakupi vdiq me shpatė nė dorė mes luftėtarėve tė tij. Me vrasjen e tij u shėnua dhe fati i Artės dhe i gjithė zotėrimit tė Shpatajve. Mė 4 tetor 1416 Karl Tokoja hyri nė Artė. Pinjollėt e fundit tė Shpatajve ose pranuan tė hyjnė nė shėrbim tė Karl Tokos, ose emigruan drejt Moresė dhe ishujve tė Jonit.


    Pasardhesit e Pjeter Liosha me pas erdhen dhe u nguliten ne Atike, ne periferi te Athines...Edhe sot e kesaj dite egziston ne Athine nje zone qe quhet Ano Liosia qe ne shqip do te thote Liosia e Siperme....

    Pasardhesit e Gjin Bua Shpata erdhe keta u vendosen ne Atike...Edhe sot egziston ne Atike afer Athines fshati i quajtur Spata. Kohet e fundit aty u ndertua aeroporti modern i Athines....

    Edhe pasardhesit e Malakasesve u vendosen ne Atike ne vendin e quajtur Malakasa....Mendohet se keta kane ardhur nga Mallakastra e Shqiperise....Afer Malakases se Atikes ndodhet nje zone e banuar qe quhet Ekal, edhe ne Mallakasteren shqiptare kemi nje fshat qe quhet Hekal (Bylis).....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Principata e Zenebishėve
    Emri i Zenebishėve, si njė ndėr familjet fisnike mė tė shquara tė Shqipėrisė sė Poshtme, pėrmendet krahas dyerve mė nė zė shqiptare nė njė dokument tė vitit 1304. Shkėlqimin mė tė madh kjo familje e arriti pas gjysmės sė dytė tė shek. XIV, kur nė krye tė saj ishte sebastrokratori Gjon Zenebishi (?-1418). Kryeqendra e kėtij tė fundit ishte kėshtjella e Gjirokastrės, e cila pėrmendet pėr herė tė parė pikėrisht nė kėtė kohė si rezidencė e Zenebishėve.

    Nė vitet 70 tė shek. XIV zotėrimi i Zenebishėve pėrfshinte, veē Gjirokastrės dhe rrethet e saj, luginėn e Drinos, Delvinėn dhe njė pjesė tė mirė tė zonės sė pasur tė Vagenetisė (Ēamėrinė e Sipėrme), deri nė derdhjen e poshtme tė lumit Gliki, ku zotėrimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato tė vjehrrit dhe aleatit tė tij, Gjin Bua Shpatės sė Artės. Sė bashku me kėtė tė fundit, Gjon Zenebishi ndėrmori inkursione tė vazhdueshme kundėr kėshtjellės sė Janinės, ku sundonte despoti serb Thoma Preljuboviēi, armik i betuar i shqiptarėve, i cili, siē ėshtė theksuar tashmė, i thirri pėr herė tė parė osmanėt nė kėto anė mė 1380 kundėr shqiptarėve. I mbėshtetur dhe nga njė pjesė e parisė serbo-bizantine tė Janinės, Thomai mundi ta ruante sundimin brenda mureve tė Janinės, deri nė vrasjen e pėrgjakshme tė tij, nė vitin 1386.

    Despoti i ri i Janinės, italiani Ezau Buondelmonti Aēajuoli (1386-1411), i cili mori pushtetin nė Janinė si pėrfaqėsues i interesave tė huaja nė atė qytet e nė krejt Epirin, ndoqi qė nė fillim njė politikė agresive ndaj sundimtarėve shqiptarė tė kėsaj treve, veēanėrisht ndaj Gjon Zenebishit. Me ndihmėn e reparteve osmane ai i mori kėtij tė fundit portet dhe tregjet e rėndėsishme tė Sajadhės e Kastrovilės, buzė detit Jon (Ēamėri e sotme). Por nė pranverėn e vitit 1399, ushtria e Zenebishit u shkaktoi forcave tė despotit Ezau njė disfatė fatale gjatė njė beteje nė Dhivėr (Mesopotam), ku vetė despoti i Janinės u zu rob nga sundimtari shqiptar, qė sakaq e mbylli nė burgun e kėshtjellės sė tij tė Gjirokastrės. Tė gjithė aleatėt e Ezaut, nga komuna e Firences, qė e kishte qytetar tė vetin, Mbretėria e Napolit, Republika e Venedikut e deri te komandanti osman i Thesalisė, ndėrhynė te Gjoni pėr lirimin e tij. Tė njėjtėn gjė i kėrkoi Zenebishi edhe aleati e vjehrri i tij, Gjin Bua Shpata i Artės. Ezau u lėshua kundrejt njė shpėrblimi tė majmė prej 10 mijė copė florinjsh.

    Gjithsesi, ai pushoi sė qeni njė shqetėsim pėr zotėrimet e Zenebishit, i cili shtiu pėrsėri nė dorė limanet dhe tregjet bregdetare nga Sajadha e Kastrovila e deri nė Pargė. Porse mbajtja e kėtyre vendeve bėri tė pashmangshėm njė konflikt tė ri me Republikėn e Venedikut. Pėrleshjet e para tė Gjon Zenebishit me Venedikun ishin regjistruar qė nė vitin 1386, kur ky i fundit, pasi shtiu nė dorė ishullin e Korfuzit, i rrėmbeu Zenebishit edhe disa nga qendrat kryesore ushtarake e ekonomike tė bregdetit, si Butrintin, Ksamilin dhe Sajadhėn. Kjo e fundit u rimor prej Gjonit aty nga viti 1400. Pėr Sajadhėn, veēanėrisht pėr kriporet me famė tė atij vendi, tė cilat konkurronin rėndė kriporet veneciane tė Korfuzit, u luftua me kėmbėngulje si nga Venediku, ashtu edhe nga Zenebishi. Nė njė letėr, qė i ēonte pėr kėtė ēėshtje Senatit tė Venedikut nė qershor 1401, Gjon Zenebishi bėnte tė qartė se "paqja e tij me Republikėn do tė sigurohej vetėm kur Venediku tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė kullėn dhe kriporet e Sajadhės, qė ai i kishte trashėguar nga tė parėt dhe qė ishin buka e tij".


    Megjithatė, rrethanat e krijuara nė vitet e para tė shek. XV e detyruan Gjon Zenebishin tė hiqte dorė si nga Sajadha, ashtu dhe nga Kastrovila e Parga dhe tė kėrkonte rregullimin e marrėdhėnieve me Republikėn e fuqishme tė Venedikut.
    Vdekja e despotit Ezau, mė 1411, nxori pėrsėri nė plan tė parė problemin e pushtetit nė Janinė. E veja e Ezaut, Evdokia Balsha, vajzė e tė famshmit Gjergjit I Balsha, iu kundėrvu pėrpjekjeve tė njė pjese tė parisė sė qytetit, qė donte t'ia dorėzonte qytetin nipit tė despotit Ezau, kontit tė Qefalonisė, Karl Toko. E mbėshtetur kryesisht nga shtresat e ulta dhe tė mesme tė qytetit, "despina e Arbėrisė" hyri nė traktaktiva me Gjon Zenebishin, gjė qė vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Karl Tokos. Pas njė komploti tė organizuar prej tyre, despina Evdokia u detyrua tė braktiste qytetin dhe tė strehohej pėrkohėsisht te Gjon Zenebishi nė Gjirokastėr.

    Ambiciet e despotit tė ri tė Janinės, Karl Tokos, qė synonte tė vinte nėn sundimin e tij tė gjitha territoret e Despotatit tė dikurshėm tė Epirit, e ēuan atė drejt njė ndeshjeje tė pashmangshme me zotin e fuqishėm tė Gjirokastrės. Nė verėn e vitit 1411 Gjon Zenebishi i zuri rrugėn nė Kranesė (Mesopotam) ushtrisė sė Karl Tokos, qė kishte depėrtuar nė thellėsi tė zotėrimeve tė tij dhe synonte tė kapte Gjirokastrėn. Nė betejėn e ashpėr tė zhvilluar nė atė vend, forcat e Zenebishit arritėn njė fitore tė bujshme duke e asgjėsuar krejtėsisht ushtrinė e Tokos. Paskėtaj, ky u pėrpoq t'i bėnte ballė sundimtarit shqiptar duke u mbėshtetur kryekėput tek aleanca qė lidhi me osmanėt dhe qė u vulos edhe me martesėn e vajzės sė tij me Musa Beun, pretendentin e fronit.


    Presioni osman, i cili ishte veēanėrisht i fortė nė zotėrimet e Zenebishėve dhe tė Shpatajve tė Epirit, e shtyu Gjonin tė kėrkonte aleancėn e Republikės sė Venedikut. Nė korrik tė vitit 1414 ai i kėrkoi kėsaj tė fundit t'i vinte nė dispozicion 30 balestrierė, me tė cilėt tė mund tė mbronte kėshjellat e tij dhe njėherėsh tė ndalte vėrshimin e osmanėve nė brigjet e Jonit. Nė tė njėjtėn kohė, sundimtari shqiptar kėrkonte nga Venediku qė tė lejohej tė blinte disa prona nė Korfuz, ku tė mund tė strehohej nė rast se do tė detyrohej tė largohej nga vendi i tij.
    Nė fakt, deri nė atė kohė, nė Korfuz ishin vendosur mjaft familje shqiptare tė ikura nga zotėrimet e Zenebishit pėr shkak tė kushteve tė rėnda tė krijuara nga inkursionet e osmanėve.

    Nė verėn e vitit 1418 njė ushtri osmane prej 30 000 vetash, e thirrur nga Karl Tokoja, hyri nė zotėrimet e Zenebishit. Pasi pushtoi mjaft vise e kėshtjella, Hamza Beu, dhėndėr i Tokos, rrethoi Gjirokastrėn. Sundimtari plak i Gjirokastrės mundi t'i bėnte ballė kėtij sulmi tė parė mbi kryeqendrėn e tij, por, kur osmanėt ndėrmorėn nė vjeshtėn e parė tė atij viti, njė fushatė tė re akoma mė tė fuqishme, ai nuk jetonte mė dhe djemtė e tij ua lėshuan atė osmanėve dhe u strehuan nė Korfuz. Nga Korfuzi trashėgimtarėt e sebastokratorit tė shquar, Gjon, tė mbėshtetur edhe nga Venediku, Papati dhe Mbretėria e Napolit, nuk i reshtėn pėrpjekjet pėr tė ēliruar zotėrimet atėrore, duke organizuar e duke u vėnė nė krye tė kryengritjeve tė fuqishme antiosmane.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Principata e Topiajve

    Nė kapėrcim tė shek. XIII-XIV, roli i familjes sė shquar fisnike tė Skurrajve nė trevėn e Arbrit u kishte kaluar fisnikėve tė familjes Topia. Emri i kėsaj familjeje nuk pėrmendet para shek. XIII.

    Nė vitet 70 tė shek. XIII bėhet fjalė pėr njė pinjoll tė saj, pėrfaqėsues i aristokracisė ushtarake me titullin miles. Nė atė kohė Topiajt ditėn t'i bėnin vend vetes, duke u shkėputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje tė ngushta me anzhuinėt e Napolit si dhe me Papatin e Romės. Kėtij tė fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks nė atė katolik. Pėr rrjedhojė, kisha e Romės u njohu Topiajve si zotėrim tė familjes tokat midis rrjedhės sė Matit dhe asaj tė Shkumbinit, tė cilat pėrputheshin pak a shumė me shtrirjen e Principatės sė dikurshme tė Arbrit. Tė drejtat e Topiajve mbi kėto vise u konfirmuan mė 1338 edhe nga anzhuinėt e Napolit, tė cilėt e konsideronin veten kryezot tė Durrėsit e tė Arbrit si dhe Topiajt vasalė tė tyre.

    Topiajt ishin shpallur vasalė tė mbretit tė Napolit, Karli I Anzhu, qė nė vitin 1272. Megjithatė varėsia e tyre nga oborri i Napolit mbeti thjesht formale. Si mbreti Karli I, ashtu dhe pasardhėsit e tij, Karli II e Roberti I Anzhu, ankoheshin vazhdimisht nė aktet e tyre pėr "mosbindjen" madje edhe pėr "rebelimet" e vazhdueshme tė Topiajve dhe tė krerėve tė tjerė shqiptarė kundėr pushtetit sovran tė tyre. Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm se s'do tė mund ta ruanin autoritetin e tyre mbi Durrėsin dhe Arbrin, anzhuinėt kėmbėngulnin t'i mbanin afėr Topiajt, qoftė duke u falur herė pas here "fajet", qoftė duke u dhėnė edhe provizione (para) tė mėdha vjetore, siē vepruan mė 1338 me kontin Tanush Topia. I vėllai i kėtij tė fundit, Domeniku, ishte klerik i lartė dhe nė vitin 1336 mbreti Robert Anzhu e kishte tėrhequr nė oborrin e Napolit si kapelan e kėshilltar tė tij.


    Marrėdhėniet e Topiajve me anzhuinėt e Napolit pėsuan njė ngrirje tė fortė nė kohėn e sundimit tė Andreas, djalit tė Tanushit. Ndonėse qe martuar me njė vajzė jashtė martese tė mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerėz dhe e vrau.

    Zotėrimi i Topiajve arriti fuqinė dhe shkallėn mė tė lartė tė organizimit nė kohėn e princit Karl Topia, djali i madh i Andreas, qė erdhi nė fuqi nė vitin 1359. Brenda viteve 50 tė shek. XIV ai arriti tė konsolidonte nė luftė me rivalėt e shumtė pushtetin e vet nė trevėn e Arbrit. Ashtu si paraardhėsit e vet, Karli shfrytėzoi mjeshtėrisht pėr kėtė qėllim lidhjet e hershme tė familjes sė tij me anzhuinėt e Napolit. Ai nuk ngurronte tė vinte nė dukje "lidhjet e gjakut" qė kishte me kėta tė fundit nga e ėma. Nė kėtė kuptim ai i shtoi stemės familjare tė Topiajve, qė paraqiste njė luan, edhe simbolin e anzhuinėve, zambakun.Pavarėsisht se u mėshonte lidhjeve tė veēanta tė Topiajve me kryezotėrit e Napolit, Karli kishte vendosur t'u shkėpuste kėtyre qytetin e Durrėsit. Mė 1362 forcat e tij sulmuan Durrėsin nga toka dhe nga deti. Ndonėse nuk u mor dot, qyteti u detyrua t'i paguajė Topisė njė tribur vjetor, i cili nxirrej nga rritja e taksave mbi tregtarėt e huaj qė vizitonin Durrėsin.


    Sulmi i Karl Topisė mbi Durrėsin ngjalli shqetėsim sa nė bashkėsinė e kėtij qyteti, qė i trembej pushtetit feudal, aq dhe te mbretėresha Xhovana e Napolit, dhe te Republika e Venedikut. Kjo e fundit nuk mund tė pajtohej me faktin qė princi shqiptar zotėronte tashmė njė flotė ushtarake, tė ankoruar nė Kepin e Rodonit nė veri dhe nė Kepin e Melit (caput Meliarum) nė jug tė Durrėsit, me tė cilėn ai mund tė kontrollonte ose tė dėmtonte trafikun e anijeve veneciane nėpėr Adriatik. Ndaj nė maj tė vitit 1364 Senati i Venedikut e urdhėronte kapitenin e flotės sė Adriatikut qė tė pengonte ēdo aksion tė flotės sė Karl Topisė dhe, nė rastin ekstrem, t'i kapte anijet shqiptare dhe t'i digjte ato, si dhe tė shkatėrronte bazėn e tyre nė Kepin e Melit. Tė gjitha kėto duhet tė bėheshin nė mėnyrė tė fshehtė pa rėnė nė sy tė princit shqiptar, me tė cilin gjithsesi Republika ishte e interesuar tė mbante marrėdhėnie tė mira.

    Nė fakt Topia pati rastin tė tregonte se nuk ishte njė sundimtar i zakonshėm, kur po atė vit theu tė fuqishmin Gjergj Balsha. Ndaj, me qėllim qė tė ndikonte sa mė shumė mbi princin shqiptar, nė prill tė vitit 1366 Senati i Venedikut e shpalli Karl Topinė qytetar tė Venedikut. Megjithatė kjo nuk e ndali kėtė tė fundit tė forcojė flotėn e tij dhe tė intensifikojė sulmet mbi Durrėsin. Mė nė fund, nė muajt e parė tė vitit 1368, qyteti ra nė duart e Topisė. Nga ai ēast sundimtari shqiptar i shtoi titullit tė tij si "princ i Arbrit" edhe titullin tjetėr tė "zotit tė Durrėsit".

    Nė jug Principata e Topiajve u bė fqinje me atė tė Muzakėve, tė cilėt, aty nga viti 1370, aneksuan zotėrimin e sebastokratorit Vlash Matrėnga, qė shtrihej midis derdhjes sė Shkumbinit dhe Semanit. Gjithsesi aleanca e Muzakajve me Balshajt e veriut e keqėsoi gjendjen e principatės sė Karl Topisė, duke shtrėnguar darėn rreth saj. Ishte keqėsuar ndėrkohė edhe pozita ndėrkombėtare e saj. Sovranėt e Napolit nuk ia falėn "vasalit" Karl Topia marrjen e Durrėsit mė 1368. Plot moskuptime e pėrplasje paraqiteshin edhe marrėdhėniet me Venedikun, pavarėsisht qė Republika e detrave e kishte shpallur Karl Topinė qytetar tė saj.

    Marrėdhėniet ishin ftohur dukshėm edhe me Papatin e posaēėrisht me papėn Gregori XI, i cili nuk i falte princit shqiptar prirjet "heretike" duke e akuzuar atė pėr patarin (ithtar i lėvizjes antipapale patarine). Edhe miqėsia me Raguzėn dhe me Hungarinė nuk i sillte ndonjė avantazh tė madh Karl Topisė nė planin politik.

    Raguza ishte nė fakt njė fuqi tregtare, por ajo s'kishte ndonjė peshė nė ngjarjet politike e ushtarake. Pėrsa i pėrket afrimit me Mbretėrinė Hungareze, nė sfond tė saj qėndronte thjesht armiqėsia e kėsaj tė fundit me Venedikun, pra kishte karakter koniunktural pa ndonjė ndikim nė planin praktik.


    Nė kushte tė tilla, kur dhe marrėdhėniet me bashkėsinė qytetare tė Durrėsit qenė acaruar, Karl Topia e humbi qytetin, i cili kaloi pėrsėri pėr pak kohė nėn sovranitetin e anzhuinėve tė Napolit. Madje kėta tė fundit nė fillim tė vitit 1372 vendosėn tė organizonin njė fushatė tė madhe pėr tė shtrirė pushtimet tej Durrėsit dhe pėr tė rikrijuar "Mbretėrinė e Arbrit" tė kohės sė Karlit I Anzhu. Nė planet e organizatorėve ishte edhe zėnia rob e Karl Topisė dhe e Gjergj Balshės, pėr tė cilėt premtohej njė ēmin prej 1 000 dukatė ari. Por fushata qė iu besua Gjergjit tė Navarės dhe qė mori edhe bekimin e papės Gregori XI nuk arriti tė realizohej. Karl Topia mbeti zot i plotfuqishėm i "gjithė vendit tė Arbrit". Madje, ai mundi t'u marrė Muzakėve edhe zotėrimet e dikurshme tė Vlash Matrėngės, midis derdhjeve tė lumenjve Shkumbin e Seman. Tashmė principata e Karl Topisė kapte gjithė hapėsirėn midis Drinit e Semanit.

    Vetė Durrėsi, ndonėse formalisht mbeti nė zotėrimin e anzhuinėve tė Napolit, nė tė vėrtetė e ndiente gjithnjė e mė shumė pushtetin e princit shqiptar. Me sa duket ky i fundit, i ndėrgjegjshėm pėr interesat e shumtė qė ndėrthureshin nė Durrės, kishte vendosur ta merrte qytetin nė mėnyrė "tė ligjshme", duke shmangur pėrdorimin e armėve. Nė fakt aty nga viti 1383 ai e bleu atė nga anzhuinėt kundrejt njė shume tė madhe tė hollash.


    Sundimi i Karl Topisė mbi qytetin e dėshiruar buzė Adriatikut nuk zgjati shumė. Marrja e qytetit prej tij ndodhi nė njė kohė kur ishte rindezur konflikti i hershėm me Balshajt, ndėrkohė zotėr edhe tė Vlorės.

    Me njė sulm tė befasishėm nė vitin 1384 Balsha II e pushtoi Durrėsin. Tashmė nė aktet zyrtare ai filloi t'i atribuojė vetes titullin "dukė i Durrėsit". Por nuk e gėzoi gjatė. Mė 18 shtator 1385 forcat osmane tė Hajredin Pashės shpartalluan nė Savėr tė Myzeqesė ushtrinė e Balshės II dhe tė aleatėve tė tij. Karl Topia hyri pėrsėri nė Durrės, por tashmė edhe ai, si mjaft sundimtarė tė tjerė shqiptarė, u detyrua t'i nėnshtrohej hegjemonisė sė osmanėve. Nė pėrpjekje pėr t'i shpėtuar kėsaj tė fundit, Topia u kthye nga Venediku.

    Midis viteve 1386-1387 ai bėri disa pėrēapje pranė Republikės, duke i ofruar kėsaj vendosjen e njė lloj protektorati mbi zotėrimet e tij. Duke iu shmangur njė angazhimi tė drejtpėrdrejtė nė njė zonė qė tashmė ishte nė vėmendjen e osmanėve, Venediku u mjaftua t'i premtonte Karl Topisė ndihma modeste ushtarake, sigurisht kundrejt privilegjeve tregtare. I ndodhur nėn trysninė e vazhdueshme tė osmanėve, Karl Topia tentoi nė maj tė 1387 njė ujdi tė fundit me Republikėn. Propozimi i tij i ri kishte tė bėnte me shitjen e Durrėsit, me largimin e vetė Karlit dhe vendosjen e tij nė ndonjėrėn nga kolonitė veneciane nė Kretė ose nė Eube.


    Por edhe kėsaj radhe nuk u pėrfundua gjė, qoftė pėr shkak tė hezitimeve tė Venedikut, qė tashmė ishte i bindur se marrja e Durrėsit do tė thoshte luftė me osmanėt, qoftė edhe se, shumė shpejt pas paraqitjes sė kėtij propozimi tė ri, princi Karl Topia ndėrroi jetė.


    Trashėgimtari i dobėt i Karl Topisė, Gjergji, mundi tė ushtrojė pushtetin e tij nė Durrės e nė rrethinat e tij. Kruja dhe krahina pėrreth saj i kaluan motrės sė tij, Helenės, qė ishte martuar me fisnikun venecian Mark Barbadigun. Konti Niketa Topia, njė kushėri i Gjergjit, sundonte ultėsirėn nė jug tė Durrėsit. Feudalė tė tjerė, qė s'i pėrkisnin familjes fisnike Topia, sundonin tashmė tė pavarur nė viset e Tiranės, nė luginėn e Shkumbinit e gjetkė. Marrėdhėniet e tyre me Gjergj Topinė ishin shpeshherė armiqėsore.
    Nė kėtė mėnyrė juridiksioni i trashėgimtarit tė Karl Topisė kufizohej nė qytetin e Durrėsit dhe nė rrethinat e afėrta tė tij. Nė fakt, edhe nė burimet e kohės Gjergji cilėsohet thjesht "zot i Durrėsit", ndryshe nga paraardhėsi i tij i madh, princi Karl Topia, qė quhej "zot i gjithė vendit tė Arbrit".
    Ardhja nė pushtet e Gjergj Topisė pėrkoi me intensifikimin e sulmeve osmane nė viset bregdetare dhe, pėr rrjedhojė, edhe me politikėn e re tė Venedikut, pėr tė shtėnė nė dorė qytetet bregdetare shqiptare. Herė me premtime dhe herė me presione Venediku arriti tė bindte Gjergjin qė fillimisht t'i lėshonte kullėn e poshtme tė qytetit, atė qė ruante pjesėn e portit.


    Mė tej, Venediku arriti tė fuste nė kontroll gjithė qytetin, duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotit tė Durrėsit, si dhe lidhjet e veta me njė sėrė fisnikėsh shqiptarė nga familjet Muzaka, Skurra, Nesha e vetė Topia, tė cilėve u shpėrndante provizione vjetore. Me marrėveshjen e nėnshkruar me Venedikun nė gusht tė vitit 1392, Gjergj Topia pranonte qė, pas vdekjes sė tij, i gjithė qyteti tė kalonte edhe de jure nėn sundimin e Venedikut. Njė kalim i tillė i pushtetit nė Durrės ndodhi vetėm ndonjė muaj mė vonė, kur sundimtari shqiptar vdiq.
    Vitet qė pasuan shėnuan zhdukjen nga skena edhe tė Topiajve tė fundit. Nė vitin 1403 konti Niketė Topia mori kėshtjellėn e Krujės nga duart e kushėrirės sė tij, Helenės. Nė kėtė mėnyrė Niketa bashkoi nėn sundimin e tij territoret pjellore rreth e rrotull Durrėsit prej tė cilave nxirrte fitime tė mėdha. Venediku ia njohu zotėrimet sundimtarit shqiptar, aq mė tepėr qė ato formonin njė perde midis Durrėsit dhe posteve tė pėrparuara osmane nė Maqedoni. Nga ana tjetėr, nga zotėrimet e Niketės mbėrrinin nė Durrės produktet bujqėsore e blegtorale tė domosdoshme pėr mbijetesėn e qytetit. Megjithatė zotėrimi i tė fundit tė Topiajve nuk pati jetė tė gjatė.


    Mė 1412 kontit Niketa iu desh ta paguajė me njė disfatė tė bujshme dhe me burgimin e tij rivalitetin me Teodor Muzakėn e Beratit pėr zotėrimin e fushave rreth Shkumbinit. Falė ndėrhyrjes sė Republikės sė Raguzės, Niketa u lirua nga burgu i Muzakės. Por paskėtaj ai duhej tė matej me sulmet e osmanėve, qė pikėrisht nė atė kohė njohėn njė intensifikim tė ri. Me vdekjen e Niketės, osmanėt pushtuan kryeqendrėn e vjetėr tė Arbrit dhe tė Topiajve, Krujėn. Nė fillim tė vitit 1415 qyteti kishte njė komandant turk, Ballaban Beun, i cili quhej “subash i Krujės dhe i Arbrit”.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Principata e Muzakajve

    Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, pėrmend e para emrin e njė fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndėr komandantėt mė tė besuar tė perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotėrimet fillestare tė tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e tė parėve tė familjes ndodheshin pranė kishės sė Shėn Triadhės nė Lavdar tė Oparit. Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dėshmohet qartė qė nė shek. XIII.

    Gjatė luftėrave me anzhuinėt e Napolit (1273-1281), i pari i derės sė Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si njė ndėr krerėt kryesorė tė qėndresės. I zėnė rob gjatė njė beteje, nė tetor tė vitit 1279, Gjoni u burgos nė kėshtjellėn e Brindizit bashkė me tre bashkėpunėtorėt e tij, Dhimitėr Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nėn presionin e krerėve shqiptarė, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atė vitin tjetėr, kundrejt premtimit se "nuk do tė fliste e nuk do tė vepronte mė kundėr tij".

    Nė fund tė shek. XIII, duke pėrfituar nga marrėdhėniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt mundėn tė siguronin prona tė shumta nė krahinat fqinje tė Tomoricės, Skraparit, Kėlcyrės e Beratit nė perėndim dhe nė ultėsirėn e Korēės nė lindje. Atė kohė Muzakajt afrohen me anzhuinėt, qė vazhdonin tė mbanin Durrėsin, dhe nėpėrmjet tyre me Papatin, i cili ishte vėnė nė krye tė koalicionit tė fuqive evropiane e ballkanike kundėr mbretėrisė serbe. Nė vitin 1319 papa Johanit XXII i njoftuan gatishmėrinė e tyre pėr t'iu bashkuar frontit antiserb shumė fisnikė shqiptarė, mes tė cilėve edhe tre vėllezėrit Muzakaj, zotėr nė Kėlcyrė.

    Qėndresa e organizuar nga bujarėt Muzaka kundėr ekspansionit tė serbėve nė trevat shqiptare, ende nėn sundimin bizantin, u vlerėsua edhe nga perandorėt e Bizantit, tė cilėt i shpėrblyen ata me pronia tė reja e me tituj fisnikėrie. Dikur para vitit 1335, i pari i Muzakajve, Andrea II, mori titullin e lartė despot, i cili vinte i dyti, pas atij tė perandorit, nė shkallėn e hierarkisė bizantine. Ndėrkohė, pinjollė tė Muzakajve vazhduan tė qėndronin nė poste tė rėndėsishme nė Konstandinopojė, si epistrati Muzaka nė vitet 1320.


    Krijuesi i njė principate tė vėrtetė tė kėsaj familjeje ishte pikėrisht despot Andrea II Muzaka (1335-1372). Nėn drejtimin e tij, Muzakajt u vunė nė krye tė lėvizjeve antibizantine tė viteve 1335-1341, qė pėrfshiu trevat shqiptare jugore. Me atė rast, despot Muzaka lidhi edhe njė aleancė me anzhuinėt e Napolit. Nė paktet e nėnshkruara nė Durrės mė 30 dhjetor 1336 me Luigj Anzhunė, nip i mbretit Robert, Andrea II Muzaka njohu pėr kryezot mbretin e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt e gradat e dhuruara nga perandorėt e Bizantit. Si peng tė besnikėrisė ndaj sovranit anzhuin, Andrea II Muzaka duhej tė linte nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin prej djemve tė tij.
    Shtypja e kryengritjeve antibizantine tė jugut mė 1336 u shoqėrua me shpronėsimin dhe me dėbimin e mjaft fisnikėve tė familjes Muzakaj, tė cilėt u strehuan nė Greqi, posaēėrisht nė Peloponez.

    Edhe nė kohėn e pushtimit serb tė Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymėzuesit e qėndresės dhe ishin vazhdimisht nė luftė me qeveritarin sllav tė zonės sė Beratit e tė Vlorės, despotin Ivan Komnen Asenin. Aty nga viti 1350 Andrea II Muzaka mori Beratin, duke e detyruar qeveritarin e Stefan Dushanit ta zhvendoste selinė e vet nė Kaninė. Pushteti i Muzakajve u shtri ndėrkohė nė Myzeqe, qė e mori kėtė emėr pikėrisht prej tyre (Muzakia=vendi i Muzakajve). Ndikimi i Muzakėve u bė i ndjeshėm edhe nė qytetin e Durrėsit, ku despot Andrea zotėronte pasuri tė patundshme dhe ku marrėveshja e vitit 1336 me anzhuinėt e lejonte tė qėndronte dhe tė lėvizte lirisht nė atė qytet.


    Pas vdekjes sė car Dushanit dhe shthurjes sė Perandorisė Serbe, despot Andrea II Muzaka i zgjeroi mė tej kufijtė e zotėrimeve tė tij nė drejtim tė zonės sė Korēės e Devollit, duke dėbuar prej andej sundimtarėt serbė tė vendosur rishtazi. Nga fundi i viteve 60 ai aneksoi zotėrimet e zotit tė Karavastasė, sebastokratorit Vlash Matrėnga, pushtoi kėshtjellėn e rėndėsishme tė Bregut, doli mbi Shkumbin e mori tokat e Gosės e tė Garunjės, duke u ballafaquar drejtpėrsėdrejti me princin e fuqishėm tė Arbrit, Karl Topinė. Po nė atė kohė Andrea II Muzaka mori Vlorėn e Kaninėn nga duart e sebastit Aleksandėr, qė sundonte aty pas vdekjes sė despotit Ivan Komnen.

    Megjithatė, despot Muzaka shumė shpejt ia kaloi nė formė paje kėto dy qytete vėllait tė vogėl tė Balshajve, Balshės II, pas martesės sė kėtij me vajzėn e tij, Komitėn. Siē duket, nė bazė tė aleancės midis kėtyre dy familjeve fisnike shqiptare qėndronte rivaliteti i tyre i pėrbashkėt me Topiajt e veēanėrisht me sundimtarin serb Vukashin, atė kohė zot i Kosovės e i gjithė Maqedonisė Perėndimore, deri nė Kostur. Pikėrisht me ndihmėn e Balshajve, despot Andrea II Muzaka theu mė 1370 pranė Kosturit ushtrinė e krajl Vukashinit. Kjo fitore u pėrshėndet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me kėtė rast i konfirmoi Andrea II Muzakės titullin e despotit, duke i dhuruar fronin bashkė me shenjėn pėrkatėse dalluese, shqiponjėn me dy krerė e me yll nė mes. Kjo zėvendėsoi emblemėn e hershme tė Muzakajve, e cila paraqiste njė burim qė shpėrthente nga toka duke u ndarė mė dysh.


    Bashkė me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakės edhe tė drejtat mbi Kosturin.
    Ndonjė vit mė vonė, me ndihmėn e Balshajve e tė bujarėve tė tjerė shqiptarė, despot Andrea i rrėmbeu Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė jetės sė tij, despoti plak, Andrea II Muzaka, kishte pėrfshirė nė principatėn e tij Myzeqenė, Beratin, Tomoricėn, Skraparin, Kėlcyrėn, Pėrmetin, Oparin, Devollin, Kolonjėn e Kosturin. Megjithatė, nė krahun perėndimor tė zotėrimeve tė Muzakajve, ndihej fort hegjemonia e Balshėve tė fuqishėm, tė cilėt nga Vlora e Kanina ushtronin ndikim tė madh nė zonat pėrreth, deri nė Berat, siē e dėshmon edhe mbishkrimi i tė ashtuquajturit "Epitaf i Glavinicės" i vitit 1372. Aty nga viti 1374, Muzakajt ishin detyruar tė tėrhiqeshin edhe nga tokat qė kishin zėnė para pak vjetėsh pėrtej Shkumbinit, si dhe nga kėshtjella e nga tregu i Bregut, nė derdhje tė Shkumbinit. Kėto vende i kaluan rivalit tė tyre, princit Karl Topia.


    Vdekja e despot Andrea II Muzakės menjėherė pas marrjes sė Kosturit (ai u varros nė kishėn e Shėn Ndoit nė Durrės) ndikoi gjithashtu nė dobėsimin e zotėrimit tė Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve tė tij: Gjonit, Teodorit e Stojės. I pari trashėgoi zotėrimet stėrgjyshore tė familjes, i dyti Beratin e zonėn e Myzeqesė, kurse i treti viset nga Devolli nė Kostur. Shumė shpejt, nė vitin 1375, Stojė Muzakės iu desh tė pėrballonte njė sulm tė Mark Krajleviēit, i cili me njė ushtri mercenare osmane u pėrpoq pa sukses tė rimerrte Kosturin.

    Deri nė pushtimin pėrfundimtar nga osmanėt, mė 1385, qyteti mbeti nė duar tė Muzakajve, siē e vėrteton edhe njė mbishkrim ktitorial nė kishėn e Shėn Thanasit, tė ngritur mė 1382 nga vėllezėrit Stojė e Teodor Muzaka. Stoja vdiq nė vitin 1384, kurse vėllai i dytė, Teodori, mbeti i vrarė nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, ku kishte shkuar me forca tė shumta bashkė me fisnikė tė tjerė shqiptarė. Vėllai i madh Gjini, pasi kishte kaluar mjaft vjet nė burgun e Kaninės, ku e kishte mbyllur i kunati, Balsha II, vdiq edhe ai para vitit 1390 nė njė ēast rrėmuje e shthurrjeje tė principatės. Osmanėt tashmė shfaqeshin rregullisht nė zotėrimet e tyre dhe nė zonėn e Korēės ata ishin bėrė zotėr realė tė vendit. Zotėrimet e Muzakajve u rrudhėn kryesisht nė viset malore. Mjaft pinjollė tė tyre, si djali i madh i Gjinit, Andrea, ishin vendosur nė Durrės ku ishin vėnė nė shėrbim tė Venedikut.


    Periudha e shkurtėr e rimėkėmbjes sė zotėrimit tė Muzakajve pas disfatės sė osmanėve nė betejėn e Ankarasė (1402) lidhet me emrin e Teodorit III Muzaka, djalit tė Andresė. Ky pėr disa vjet arriti ta shtrijė pėrsėri zotėrimin e Muzakajve nė fushėn e Myzeqesė, duke ringjallur pėr kėtė konfliktin e vjetėr me Topiajt, posaēėrisht me kontin Niketė Topia, i cili gjatė njė pėrpjekjeje mė 1412 ra rob i Muzakės.


    Me rifillimin e sulmeve osmane zotėrimi i Muzakajve u prek rėndė. Mė 1417, njėherėsh me Vlorėn, ra edhe Berati. Teodor Muzaka u kthye nga ajo kohė nė vasal tė sulltanit dhe pasardhėsit e tij me pėrkrahjen e osmanėve apo tė Venedikut, mbajtėn njė minimum tė principatės sė dikurshme derisa pas rėnies sė Shkodrės, mė 1478, i fundi i Muzakajve tė krishterė, Gjon Muzaka, autori i njohur i Gjenealogjisė sė shtėpisė Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos nė Mbretėrinė e Napolit.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shteti i Arianitėve


    Arianitėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Zotėrimet e tyre shtriheshin pėrgjatė luginės sė Shkumbinit e Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe nė lindje arrinin sė paku deri nė afėrsi tė Manastirit.

    Nė burimet historike emri i familjes fisnike tė Arianitėve haset pėr herė tė parė nė shek. XI nė veprėn e Gjergj Kedrenit Pėrmbledhje Historish. Ai tregon se nė fillim tė shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emėroi patricin David Arianitin si strateg tė Selanikut dhe, mė pas, si strateg tė Shkupit. Ai luftoi kundėr bullgarėve nė Strumicė e nė Shkup.
    Edhe djali i tij, Konstandini, pėrmendet nė vitet 1049-1050 si ushtarak nė shėrbim tė Perandorisė Bizantine. Nė njė marrėveshje qė Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikė shqiptarė, nė fund tė shek. XIII (1274), pėrmendet ndėr kėta edhe sebast Aleks Arianiti.

    Emri i Arianitėve do tė vazhdonte tė ishte i pranishėm edhe mė shumė nėpėr dokumente tė shek. XIV. Nė dy dokumente tė vitit 1304 tė princit tė Tarentit, Filipit, dhe tė mbretit tė Sicilisė, Karlit II, ndėr emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, qė u njiheshin privilegjet e mėparshme, ėshtė shėnuar edhe emri i Arianitėve. Nė njė letėr tė vitit 1319, qė papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikėve shqiptarė, ėshtė shėnuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Nė Epitafin e Glavinicės, tė qėndisur nė vitin 1373, gjendet edhe emri i qėndistarit Gjergj Arianiti.

    Pėr kėto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund tė krijohet njė lidhje e sigurt dhe tė pohohet se domosdo ata i pėrkisnin tė njėjtit trung familjar. Sidoqoftė, nėpėrmjet tyre del qartė sė Arianitėt ishin njė familje fisnike e vjetėr e Shqipėrisė Qendrore, nga mė tė njohurat dhe me ndikim tė veēantė nė jetėn politike tė vendit. Rol pozitiv nė kėtė drejtim kishte zotėrimi e kontrolli prej Arianitėve i segmenteve tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) nėpėr tė cilėn lėviznin karvane tė shumta pėr tregtimin e drithit, tė kripės e tė mallrave tė tjera. Pėr zotėrimin e kėsaj rruge tregtare shumė tė rėndėsishme, Arianitėt duhet tė kenė bashkėpunuar me Pavėl Kurtikun, zotėrimet e tė cilit gjendeshin nė krahinat pėrgjatė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropėn, sundimtarin e qytetit tė Ohrit. Pozicioni mbizotėrues i kėshtjellės sė Ohrit, mbi tėrė rajonin e njė liqeni shumė tė pasur me peshk tė cilėsisė sė lartė, kishte bėrė qė zotėrimi i tij tė ishte nė qendėr tė aksioneve politike e ushtarake tė zotėrve tė rajoneve pranė tij.


    Veprimtaria politike e Arianitėve do tė pasqyrohet mė mirė nė dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbėn rajonet e pasura lindore dhe filluan tė ndiqnin njė politikė mė aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e mė pas, kur Gjergj Arianiti korri njė varg fitoresh kundėr ushtrive osmane.

    Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike pėrmendet nė burimet historike edhe me emra tė tjerė familjarė, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Ēermenika, si dhe me disa tituj fisnikėrie. Titujt ishin tė trashėguar dhe dėshmonin pėr lidhjet krushqore qė kishin krijuar Arianitėt me familjet e tjera fisnike, duke pėrfshirė edhe atė perandorake tė Bizantit, siē e tregon mbiemri Komneni. Si familje sundimtare Arianitėt kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte nė stemėn e tyre. Nė njė dokument tė kohės tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur nė Raguzė qė tė thurej flamuri i tij.


    Pema gjenealogjike e Arianitėve nuk mund tė ndėrtohet saktėsisht, qė nga periudhat mė tė hershme, kur ata pėrmenden pėr herė tė parė. Sipas autorėve tė vjetėr shqiptarė, Marin Barlecit e Gjon Muzakės, i ati i Gjergj Arianitit ka qenė Komnen Arianiti. Ky qe martuar me vajzėn e Nikollė Sakatit, qė kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port tė Buduas. Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakėn dhe Vladanin), si dhe njė vajzė qė u martua me Pal Dukagjinin.

    Muzakė Arianiti kishte vetėm njė djalė, Moisiun, bashkėluftėtarin e njohur tė Skėnderbeut, qė njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi). Ky u martua me Zafinė Muzakėn, ish-gruan e Muzakė Topisė, i cili u rimartua me tė motrėn e Skėnderbeut, Mamicėn.

    Vėllai i vogėl i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzėn e Gjon Kastriotit, Angjelinėn, shumė kohė pėrpara se Skėnderbeu tė dilte nė krye tė luftės antiosmane tė shqiptarėve. Djali i tyre Muzaka (i cilėsuar si Muzaka i Angjelinės, pėr t`u dalluar nga i ungji) do tė ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės tė vitit 1444.


    Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit tė madh tė Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare tė Arianitėve emėr e peshė tė veēantė nė jetėn politike tė Shqipėrisė.


    Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakėn, me tė cilėn pati tetė vajza. Vdekja e saj bėri qė, mė pas, Gjergji tė martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzė e guvernatorit tė qytetit Leēe tė Mbretėrisė sė Napolit. Me tė Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanė, Kostandinin dhe Arianitin) dhe njė vajzė.
    Zotėrimet e Arianitėve, ashtu si dhe ato tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė, gjatė periudhave tė ndryshme kanė njohur zgjerime e ngushtime.



    Pavarėsisht nga kėto, duke zotėruar segmente tė rėndėsishme tė Rrugės
    Mbretėrore (Egnatia) dhe tė degėzimeve tė ndryshme tė saj, Arianitėt kanė gėzuar njė pozitė tė veēantė nė jetėn ekonomike e politike tė Shqipėrisė dhe nė marrėdhėniet e lidhjet qė mund tė krijoheshin midis rajoneve tė ndryshme tė vendit dhe forcave politike tė tyre.

    Dėshmi e kėsaj janė edhe lidhjet e shumta martesore tė Arianitėve me zotėrit e tjerė tė viseve shqiptare, qė ishin kufitare me ato tė Arianitėve, si Muzakajt e Kastriotėt, apo edhe mė tė largėta si Dukagjinėt e deri me despotin serb, Stefan Brankoviēin, kur ky, pas pushtimit tė Despotatit tė Rashės prej osmanėve, u vendos nė vitin 1459 nė Krujė, ku qėndroi pėr disa vjet pranė Skėnderbeut dhe u martua me njė vajzė tė Gjergj Arianitit.

    Pėr rėndėsinė politike dhe ekonomike tė shtetit tė Gjergj Arianitit dėshmon mė sė miri martesa e dytė e tij me vajzėn e guvernatorit tė qytetit tė Leēes nė Italinė e Jugut, qė ishte porti mė jugor i krahinės sė Puljes dhe, nė rrugė detare, mė i afėrti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikė nė Shqipėri e kanė shtyrė guvernatorin e Leēes tė martonte vajzėn larg vendit tė tij e pėrtej detit Adriatik, sė pari nė Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin nė Shqipėri, qė ka qenė eksportuese e rėndėsishme drithėrash.

    Shtrirja lindore e shtetit tė Gjergj Arianitit ka qenė e thellė. Ajo i ka pėrfshirė, ose sė paku ka qenė kufitare me fushat e Manastirit e tė Follorinės, qė ishin rajone tė prodhimit tė bollshėm tė drithėrave, ku ēmimi i shitjes sė tij ka qenė mė i ulėti se nė rajonet e tjera tė prodhimit tė tij nė Shqipėri dhe shumė mė i ulėt se ēmimi i shitjes nė Itali. Gjithashtu nėn zotėrimin e Arianitėve ka qenė, nė mos tėrėsisht, pjesėrisht, rajoni i liqenit tė Ohrit, prej tė cilit siguroheshin tė ardhura shumė tė mėdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerė i peshkut tė thatė tė cilėsisė sė lartė, artikull ushqimor ky qė ishte shumė i parapėlqyer nga banorėt e rajoneve tė tjera.


    Nėn zotėrimin e Arianitėve mund tė kenė qenė pėr njė kohė edhe qytetet e Manastirit e tė Follorinės, para se tė binin nėn pushtimin osman. Nė kėtė rajon Arianitėt kanė zotėruar kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradi), qė osmanėt e ripagėzuan me emrin Demir Hisar, kėshtjellė nė njė pozicion kyē, nga mund tė kontrolloheshin disa rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Si kufij natyrorė jugorė tė shtetit tė Gjergj Arianitit kanė qenė lumi Devoll dhe zotėrimet e Muzakajve, kurse nė veri shteti i Kastriotėve. Nė perėndim Arianitėt kanė pasur dalje tė gjerė nė detin Adriatik nė jug tė Durrėsit dhe nė rajonin e Myzeqesė.


    Gjergj Arianiti kėrkonte tė kishte nėn zotėrimin e tij edhe Vlorėn e Kaninėn bashkė me rrethinat e tyre, qė formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, nė rrugė detare, ishte mė afėr bregdetit italian. Kėto synime tė Gjergj Arianitit kanė zėnė vend nė aktet zyrtare tė marrėdhėnieve tė tij me Mbretėrinė e Napolit. Gjurmė tė tyre mbetėn edhe pas vdekjes sė Gjergjit. Njė djalė dhe njė nip i tij ushtruan detyrėn e funksionarėve tė lartė osmanė nė rajonin e Vlorės. Nė njė dokument tė fundit tė shek. XV, ky rajon ėshtė shėnuar si pjesė e “Arbėrisė sė Arianitit”, emėrtim i pėrdorur krahas “Arbėrisė sė Skėnderbeut”.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Balshajt dhe pėrpjekjet pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar



    Ndėr principatat e pavarura shqiptare, qė lulėzuan pas mesit tė shek. XIV, mė e rėndėsishmja ishte ajo e familjes Balsha me origjinė nga qyteza e Balėz, nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Gjatė pushtimit serb tė atyre anėve, emri i kėsaj familjeje mbetet nė errėsirė. Megjithatė ka arsye tė mendohet se Balshajt qenė njė ndėr dyert e shumta fisnike shqiptare, tė shpronėsuara dhe tė keqtrajtuara tė kėsaj treve, pėr tė cilat flet mė 1331 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelmi i Adės. Gjithsesi, pas mesit tė shek. XIV, tre vėllezėrit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunė kėtė familje nė ballė tė politikės dhe tė proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytėzuar edhe momentin e pėrshtatshėm qė pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit.


    Me shthurjen e Perandorisė sė tij, vėllezėrit Balshaj iu vunė punės pėr ta kthyer Gentėn (Zetėn), ashtu si Dioklenė e dikurshme, nė njė shtet tė pavarur nga mbretėria serbe. Pėr kėtė qėllim, ata prenė ēdo lidhje me oborrin e carit tė ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelė” dhe i trajtonte si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė tij.

    Kundėr sundimtarėve shqiptarė tė Gentės, ai u pėrpoq tė nxiste sundimtarėt sllavė si dhe Republikėn e Venedikut, e cila i druhej fuqizimit tė Balshajve dhe sidomos kthimit tė principatės sė tyre nė njė principatė detare. Me zotėrimin e Ulqinit, tė Tivarit e tė vetė Shkodrės dhe tė skelės sė Shirgjit, si dhe me shtėnien nė dorė pėrfundimisht tė Buduės mė 1367, Balshajt ishin nė gjendje tė kontrollonin lėvizjet tregtare nėpėr Adriatik.

    Nė duart e tyre ndodheshin rrugėt tregtare qė zgjateshin prej bregdetit drejt viseve tė brendshme. Mė e rėndėsishmja prej tyre ishte rruga qė fillonte nė pikėn doganore tė Dejės, ku bashkoheshin rrugėt qė vinin nga portet e Shėngjinit, tė Ulqinit e tė Tivarit, dhe vazhdonte nėpėr luginėn e Drinit pėr tė arritur nė Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degėzohej nė qendėrbanimet kryesore tė Kosovės. Gjithė pushtetin e Balshajve nė kėto treva nxitoi ta shfrytėzonte nė tė mirė tė tregtisė sė vet Republika e Raguzės, e cila mė 1361 u dha tre vėllezėrve sundimtarė qytetarinė raguzane. Tė njėjtin hap e kreu njė vit mė vonė edhe Republika e Venedikut, e cila Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshėn II i pranoi si qytetarė tė vet.

    Megjithatė, Republika e Shėn Markut vazhdoi tė ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotėrve shqiptarė tė Gentės dhe u mundua tė krijonte, fshehurazi, njė grupim kundėrshtar tė Balshajve, me krerėt shqiptarė nga familjet Gjurashi (Cėrnojeviēi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, tė cilėt Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme. Gjithashtu, Venediku nxiti dhe mbėshteti kundėr tyre sundimtarėt sllavė, si Stefan Uroshin e Vojsav Vojnovin, qė kishin arsye tė shqetėsoheshin nga fuqizimi dhe shtrirja e zotėrimit tė princėrve shqiptarė.


    Pėrpjekjet pėr t’i shtrirė kufijtė e principatės drejt jugut, i ēuan Balshajt drejt pėrplasjes me fisnikė tė tjerė shqiptarė, Dukagjinėt, Zahariajt e sidomos Topiajt, zotėr tė Arbrit dhe, qysh nga viti 1364, zotėr edhe tė Durrėsit. Pėrplasja nė mes dy principatave mė tė fuqishme shqiptare u bė e pashmangshme pėr sa kohė qė edhe vetė Topiajt luftonin pėr tė vėnė nėn kontroll qendrat, qė tradicionalisht bėnin pjesė nė sistemin administrativo-ushtarak tė Durrėsit, nė radhė tė parė Lezhėn. Nė njė betejė tė zhvilluar aty nga muaji shtator i vitit 1364 Balshajt u thyen nga zotėrit e Durrėsit dhe vetė Gjergji I Balsha u zu rob. Me ndėrhyrjen e Republikės sė Raguzės, mike e dy shtėpive fisnike shqiptare, Gjergj Balsha u la i lirė dhe armiqėsisė iu dha fund me martesėn e Karl Topisė me Katerinėn, motrėn e Balshajve.


    Njė qėndresė tė fortė ndeshėn edhe pėrpjekjet e Balshajve pėr t’u zgjeruar nė veri tė grykės sė Kotorrit, dhe sidomos pėr tė pushtuar kėtė qytet tė fundit. Republika e Venedikut, Mbretėria e Hungarisė, Papati, sundimtarėt sllavė tė Kanalit, Zaklumjes e tė Bosnjės dhe vetė Republika e Raguzės u bashkuan pėr t’i detyruar Balshajt tė hiqnin dorė nga njė ndėrmarrje e tillė. Nė kėtė mėnyrė, pas vitit 1368 veprimet e vėllezėrve Balsha u pėrqendruan nė zgjerimin e zotėrimeve tė tyre drejt viseve tė Kosovės dhe thellė nė jug, nė despotatin e Vlorės.

    Duke hequr dorė pėrkohėsisht nga Kotorri, Balshajt arritėn njė zbutje tė marrėdhėnieve tė tyre me tė gjitha fuqitė e interesuara. Me Republikėn e Venedikut Balshajt i forcuan lidhjet nė fushėn tregtare dhe ushtarake. Nė vitin 1369 Balshajt shpallėn kalimin e tyre nė ritin katolik pėr forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitė katolike tė Perėndimit, si dhe nė vazhdėn e lidhjeve qė princėrit e hershėm tė Gentės (Dioklesė) kishin me kėta tė fundit. Njė vit mė vonė papa Urbani V, duke i pranuar vėllezėrit Balsha nė gjirin e kishės apostolike tė Romės, u rekomandoi atyre peshkopėt e porsaemėruar tė Arbrit, Pultit, Sardės (Shurdhahut), Lezhės e tė Vlorės.

    Nėpėrmjet kėtij fakti, kuptohet se Balshajt ishin bėrė atė kohė zotėr tė Vlorės. Rrethanat e zbritjes sė Balshajve nė Vlorė mbeten ende tė errėta. Por ėshtė e sigurt qė nė themel tė kėsaj ngjarjeje qėndronte aleanca e Balshajve me zotin e fuqishėm tė Beratit, despot Andrea II Muzaka, i cili nė atė kohė e zotėronte, ose tė paktėn e kishte nėn kontrollin e tij, qytetin e Vlorės bashkė me kėshtjellėn e Kaninės. Aleanca e Balshajve me Muzakajt e Beratit u vulos me martesėn e Komnenė Muzakės, vajzės sė despot Andresė, me mė tė voglin e sundimtarėve tė Gentės, Balshėn II.

    Pavarėsisht nga mbėshtetja qė gjetėn sidomos nė gjirin e fisnikėrisė feudale, Balshajt hasėn nė Vlorė edhe nė armiqėsinė dhe qėndresėn e shtresave tė caktuara zejtare-tregtare, tė lidhura ekonomikisht e politikisht me interesat veneciane. Pas hyrjes sė Balshajve nė Vlorė, mjaft nga kėta pėrfaqėsues tė fisnikėrisė qytetare dhe bashkė me ta edhe tregtarė venecianė tė Vlorės, e braktisėn qytetin dhe u vendosėn pėrkohėsisht nė Sazan e nė zotėrime tė tjera tė Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi njė krizė tė re nė marrėdhėniet e Balshajve me Republikėn e Venedikut.


    Zotėrimi i Balshajve nė Vlorė u bė nyja e njė aleance tė sundimtarėve shqiptarė tė viseve tė Vlorės, tė Beratit, tė Pėrmetit, tė Ohrit e tė Korēės nė luftė me princėrit e fundit sllavė, trashėgimtarė tė Perandorisė sė dikurshme tė Dushanit, nė radhė tė parė me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve tė Kosovės e tė Maqedonisė deri poshtė nė Kostur. Pas vrasjes sė kėtij tė fundit, koalicioni i krerėve shqiptarė, tė drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372).


    Njė pėrpjekje e Mark Krajleviēit, mė 1375, pėr ta rimarrė qytetin me ndihmėn e osmanėve, dėshtoi. Kosturi mbeti edhe pėr disa vjet tė tjerė nėn qeverisjen e vėllezėrve Stojė e Teodor Muzaka, djem tė despot Andresė dhe kunetėr tė Balshės II.
    Tashmė jo vetėm Muzakajt, por edhe familje tė tjera fisnike tė trevave tė Shqipėrisė sė Poshtme kishin hyrė nėn sovranitetin e Balshajve. Kėta tė fundit arritėn, po nė fillim tė viteve 70, tė shtrijnė sundimin e tyre deri nė rrjedhėn e lumit Mat, duke shkaktuar pėrsėri pakėnaqėsinė e Karl Topisė, dhe nė Kosovė, prej Prizreni dhe Pejė deri nė Kriva Reka (pranė Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė, pėrveē zotėrimit tė tyre tė parė tė Gentės, vėllezėrit Balsha kishin bashkuar atė kohė, nėn sundimin e tyre, viset e Lezhės, Matit, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej nė Vlorė dhe, nėpėrmjet lidhjeve tė vasalitetit apo aleancave familjare, nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtėt e Gjirokastrės apo te Shpatajt e Ēamėrisė e tė Artės. Nė kėtė mėnyrė, vėllezėrit Balsha pėr herė tė parė kishin bashkuar nė njė zotėrim tė vetėm pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare.


    Republikat e fuqishme tė Venedikut e tė Raguzės pėrpiqeshin tė mbanin marrėdhėnie tė mira me Balshajt. Ato u kishin dhėnė atyre qytetarinė e vet. Raguza u paguante atyre haraēin e pėrvitshėm tė Shėn Dhimitrit, qė dikur ua jepte mbretėrve tė Serbisė. Tribut tė tillė u jepte Balshajve edhe qyteti i Kotorrit. Mbreti serb i Rashės apo ai i Bosnjės u ndodhėn shpeshherė nė vėshtirėsi pėrballė fuqisė sė princėrve shqiptarė tė Gentės dhe nuk munguan t’u kėrkojnė atyre paqe me kushte shpeshherė tė rėnda.

    Qeverisja e zotėrimeve tė Balshajve realizohej njėherėsh nga tre vėllezėrit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njėherėsh prej tyre dhe vuloseshin me vulėn e pėrbashkėt. Nė bisedimet e traktativat me fuqitė e huaja ishin si rregull tė pranishėm tė tre vėllezėrit Balsha. Balshajt nuk kishin njė rezidencė tė ngulur. Ata lėviznin sė bashku ose veē e veē nga Ulqini, nė Tivar, nė Shkodėr e nė Vlorė. Pėr muajt e verės ata shpėrnguleshin nė rezidencėn e tyre verore, qė ndodhej nė malėsinė e Tivarit.
    Institucioni i bashkėqeverisjes, qė ishte karakteristikė si pėr Balshajt, ashtu edhe pėr fisnikė tė tjerė shqiptarė, ishte njė institucion me rrėnjė tė thella nė traditėn e familjeve tė mėdha partiakale shqiptare tė mbėshtetur nė vėllazėritė.

    Marrėdhėniet midis vėllezėrve rregulloheshin nė bazė tė moshės. Strazimiri, si vėllai mė i madh, kishte gjithmonė privilegjin e moshės nė marrėdhėnie me vėllezėrit. Kur ai vdiq, mė 1373, nė kėmbė tė tij erdhi dhe u bashkua me Gjergjin I dhe Balshėn II djali i tij, Gjergji II. Emri i tij, si mė i riu, nė aktet zyrtare pėrmendet pas xhaxhallarėve. Pas vdekjes sė Gjergjit I Balsha, mė 1378, Balsha II e mėnjanoi nga pushteti nipin e tij dhe mori nė duart e veta qeverisjen e gjithė zotėrimit tė Balshajve.


    Balshajt kishin njė administratė tė tyre nė bazė dhe nė qendėr, tė pėrfaqėsuar nga njerėz tė besuar me tituj fisnikėrie, si protovestiar, vojvodė, logotet etj. Ata kishin kancelaritė e tyre, me shkrues, noterė, sekretarė, kishin vulėn dhe shenjat e tyre dalluese, qė shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre.


    Aleanca e pėrkohshme e Balshajve me Karl Topinė nuk mundi t’i largojė pėr shumė kohė projektet e tyre pėr t’u shtrirė nė kufitjtė e Arbrit tė vjetėr dhe nė Durrės. Tashmė Principata e Topisė krijonte njė ndėrprerje tė zotėrimeve tė tyre veriore me ato jugore dhe i ndante Balshajt nga vasalėt dhe aleatėt e tyre tė jugut. Nė kėtė mėnyrė, nė vitin 1383, Balsha II u pėrpoq dhe ia doli mbanė tė shtinte nė dorė qytetin dhe rrethinat e Durrėsit, duke realizuar njė ėndėrr tė vjetėr, qė qysh nė shek. X-XI ishin pėrpjekur ta realizonin pėrpara Balshajve edhe princėrit e hershėm tė Gentės (Dioklesė). Sundimtari i Durrėsit dhe i Arbrit, princi Karl Topia, u detyrua tė tėrhiqej nė kėshtjellėn e Krujės. Balsha II kėtej e tutje i shtoji emrit tė tij edhe titullin e “dukės sė Durrėsit” (dux Dyrrachii), duke ringjallur kėshtu njė institucion tė vjetėr bizantino-venecian. Nė kėtė mėnyrė, zotėrimet veriore tė Balshajve dhe ato jugore u lidhėn midis tyre me njė vazhdimėsi territoriale, duke krijuar formacionin mė tė madh mesjetar shqiptar qė ishte deri nė atė kohė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Principata e Shkodrės nė kohėn e brezit tė dytė tė sunduesve Balshaj


    Nė ēastin e fuqizimit dhe tė shtrirjes sė tij mė tė madhe, shtetit tė Balshajve iu desh tė ballafaqohej me mėsymjen gjithnjė e mė intensive tė sulltanėve osmanė.
    Nė vjeshtė tė vitit 1385, njė ushtri osmane, nėn komandėn e Hajredin Pashės, depėrtoi nė zotėrimet jugore tė Balshajve dhe iu drejtua Vlorės. Nė Savėr forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshėn me osmanėt, duke pėsuar njė humbje katastrofale. Vetė Balsha II ra nė fushėn e betejės.



    Nėn goditjet e vazhdueshme tė osmanėve dhe si rezultat i shkėputjes sė zotėrimeve tė vogla tė vasalėve tė dikurshėm shteti i Balshajve u rrudh sė tepėrmi. Nipi i Balshės II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi tė shpėtojė pjesėrisht zotėrimet e Gentės. Ato tė Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe, ranė nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit. Nė Vlorė dhe nė territorin e saj vazhdoi tė sundojė e veja e Balshės II, Komnenė Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varėsie me Gjergjin II Balsha.

    Durrėsin e shtiu pėrsėri nė dorė princi Karl Topia, por edhe ky, tashmė nėn presionin e vazhdueshėm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshėm. Pėrpjekjet e Gjergjit II, nė fillimet e sundimit tė tij, pėr tė shtrėnguar lidhjet me Republikėn e Venedikut ndeshėn nė ftohtėsinė e kėsaj tė fundit. Pėr rrjedhojė, princi shqiptar u afrua me Republikėn fqinje tė Raguzės, qė i rikonfirmoi qytetarinė raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashės. Vajza e kėtij tė fundit u bė gruaja e Gjergjit.

    Nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, Gjergji II Balsha mori pjesė krahas krerėve tė tjerė shqiptarė e ballkanas. Tre vjet mė vonė, mė 1392, nė njė pėrpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit tė tij, u lėshoi Shkodrėn. Njė vit mė vonė, mė 1393, Radik Gjurashi (Cėrnojeviēi) i mori Balshės Buduėn. Tashmė Gjergjit II i mbetėn vetėm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit tė afėrm osman shtyu nė atė kohė masa tė tėra njerėzish tė braktisnin qytetet e Shkodrės, Lezhės, Tivarit e tė Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.


    Gjithnjė e mė shumė i izoluar nga fuqitė e huaja dhe nga njerėzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorėzimin e Shkodrės. Republika qė nuk deshi tė implikohej hapur me kėtė ndėrmarrje, e inkurajoi Balshėn nė kėtė drejtim, duke e bėrė edhe qytetar tė saj (maj 1395). Nė fillim tė shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi pėrsėri nėn sundimin e Gjergjit II Balshės. Kėtė qytet, bashkė me kėshtjellat e afėrta tė Drishtit, Dejės e Shasit (Suaēit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorėzoi nė duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti pėr vete viset e Tejbunės, me Ulqinin e Tivarin. Pėr viset e lėshuara ai do tė merrte njė provizion (shpėrblim nė para) vjetor nga Republika e Venedikut.


    Heqja dorė nga territore tė rėndėsishme nė dobi tė Republikės sė Venedikut, nė njė moment tė vėshtirė pėr tė, u duk se tė paktėn i siguroi Gjergjit II Balsha mė nė fund miqėsinė e Republikės sė detrave. Gjergji u pranua nė gjirin e fisnikėrisė veneciane dhe tė Kėshillit tė Madh tė Republikės. Me kėmbėnguljen e tij, atij iu lejua qė tė ngrinte flamurin venecian nė zotėrimet e mbetura Tejbunės, gjė qė do tė thoshte se ato viheshin nėn mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorė nga pėrkrahja qė u kishte dhėnė deri atėherė rivalėve tė Gjergjit II, nė radhė tė parė Radik Gjurashit (Cėrnojeviēit). Nė kėtė mėnyrė, Cėrnojeviēi u ndodh i vetėm pėrballė hakmarrjes sė Balshės, i cili qė nė fund tė muajit prill 1396 e sulmoi nė zotėrimet e tij, duke e lėnė edhe atė vetė tė vrarė. Po ashtu, ai vuri nėn trysni edhe kundėrshtarėt e tjerė tė rrezikshėm tė tij, si Dukagjinėt, Jonimėt e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviē, qė synonte t’i rrėmbente zotėrimet Balshės. Tė gjithė kėta zotėr, kush mė shumė e kush mė pak, ishin kthyer nė vasalė tė sulltan Bajazitit I.


    Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II tė vazhdonte lidhjet tradicionale me kundėrshtarėt e Republikės detare, me Raguzėn dhe Mbretėrinė e Hungarisė. Si njėra dhe tjetra vazhduan ta mbėshtesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siē e quante atė mbreti Sigizmund i Hungarisė.
    Nga ana tjetėr, Gjergji II u mundua deri nė fund tė ruante njė farė distance nga osmanėt. Ndryshe nga mjaft fisnikė shqiptarė dhe shumė tė tjerė ballkanikė, ai nuk shkoi tė ndihmojė sulltan Bajazitin I nė betejėn e Ankarasė kundėr mongolėve tė Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 nė qytetin e tij tė Ulqinit.


    Mė i shquari nga brezi i dytė i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Njė nga aktet e para tė kėtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikėrisht rifitimi i Shkodrės dhe i qendrave tė tjera tė principatės, tashmė nė dorė tė Venedikut.

    Nė tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morėn me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua tė mobilizonte flotėn e saj dhe ta dėrgonte urgjentisht nė Shkodėr. Njėherėsh ajo joshi dhe shkėputi nga Balsha III aleatė e vasalė tė tij, si Dukagjinėt, Zahariajt, Jonimėt, Gjurashėt e Gentės sė Sipėrme. Nė kėtė mėnyrė, kundėrmėsymja e Venedikut pėrfundoi nė korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrės e tė Drishtit, si dhe tė Ulqinit, Tivarit e tė Buduės.

    Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm pėr mbėshtetjen qė kishte nė tė gjithė atė trevė Balsha III, i cili nė shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundėr tyre, venecianėt u treguan tė gatshėm t’i ofronin atij njė paqė. Me ndėrmjetėsinė e Niketė Topisė, vjehrrit tė Balshės, paqja u nėnshkrua nė qershor 1408 nė kishėn e Shėn Laurentit, jashtė mureve tė Durrėsit. Garantė tė paqes ishin ndėr tė tjerė Niketė Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorės. Venediku pranoi t’i lėshonte Balshės Buduėn me rrethina, si dhe viset e Tejbunės. Venediku pranoi t’i jepte Balshės III njė provizion vjetor prej 1 500 dukatėsh. Tė dyja palėt u morėn vesh tė bėnin njė amnisti tė pėrgjithshme dhe tė shkėmbenin robėrit e luftės.


    Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqės. Nė vitin 1410 ai nėnshkroi njė paqe tė shumėkėrkuar me osmanėt. Provizionin qė i paguante si Gjergjit II Balshės, edhe Balshės III pėr qytetin e Shkodrės Venediku ua kaloi osmanėve. I mbėshtetur nga popullsia e pakėnaqur e viseve tė Shkodrės, tė Ulqinit e tė Tivarit dhe nga mjaft krerė shqiptarė, qė u bashkuan me tė, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotėrimet e Venedikut. Njė flotė e tij arriti, madje, tė depėrtonte nė Bunė dhe tė futej nė liqenin e Shkodrės nė mars 1410. Megjithėse tė mbėshtetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianėt nuk ishin nė gjendje t’u bėnin ballė sulmeve tė Balshės, qė mbėshtetej nga kryengritja qė kishte pėrfshirė gjithė trevat veriperėndimore shqiptare.

    Me porosi tė Senatit, kapiteni i flotės sė Adriatikut, Pjetėr Loredani, i ofroi Balshės kushtet e paqes tė vitit 1408. Por ndėrkohė pozitat e kėtij tė fundit ishin forcuar sė tepėrmi. Mjaft nga krerėt shqiptarė tė malėsive tė Buduės, tė Tivarit e tė Shkodrės qenė bashkuar me tė. Njėherėsh, sundimtari i fuqishėm i Bosnjės, Sandali, qė ishte bėrė njerku i tij pas martesės me nėnėn e Balshės, Helenėn (dhjetor 1411), filloi tė bėnte presion mbi Venedikun qė t’i kthente zotėrimet atėrore thjeshtrit tė tij.
    Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi tė shtinte nė dorė qytetet e Tivarit e tė Shkodrės. Venedikut s’i mbetej tjetėr veēse tė ulej nė tryezėn e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Nė paqen e arritur midis tyre nė nėntor 1412 Balshės i njihej e drejta e zotėrimit tė Buduės, tė Ulqinit e tė Tivarit (por duhej tė linte Shkodrėn) kundrejt dhėnies sė provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej tė hiqte dorė nga ēdo pretendim tjetėr territorial, tė pushonte sulmet mbi kėshtjellat dhe njerėzit e Venedikut dhe tė mos hakmerrej ndaj shtetasve tė tij qė kishin bashkėpunuar me kėtė tė fundit. Nė fakt, Balsha II nuk iu pėrmbajt kėsaj klauzole tė fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkėsitė e Hotėve, Tuzėve, Bitidosėve, Matagushėve. Nga ana tjetėr, ai ndihej aq i fuqishėm sa tė vazhdonte tė sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kėshtjellat e Venedikut.

    Nė fillim tė vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veē kėshtjellės sė sipėrme, u mor prej tij nė qershor tė po atij viti. Ndihma qė osmanėt i dėrguan sakaq garnizonit venecian tė Drishtit (rreth 8 mijė ushtarė) nuk luajti rol. Mė 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer nė krye iu dorėzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskėtaj mėsymjen nė Shkodėr, duke shtėnė nė dorė territorin jashtė qytetit. Oferta qė ai i bėri Republikės pėr tė nėnshkruar njė paqe kundrejt lėshimit tė Shkodrės nuk u pranua nga kjo e fundit. Nė fund tė vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i pėrhershėm i Balshajve, qė po atė vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma qė Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut tė tij, Sandalit tė Bosnjės, nuk u duk dhe, nė betejėn e ashpėr qė u zhvillua nė janarin e vitit 1421 jashtė mureve tė qytetit, ushtria e Balshės u thye keqas. Disa muaj mė vonė pinjolli i fundit i Balshėve vdiq (26 prill 1421) pa mundur tė rikrijonte zotėrimin e pavarur tė paraardhėsve tė tij tė mėdhenj.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •