SHEMBJA E PASHALLĖKUT TĖ SHQIPĖRISĖ JUGORE
Konflikti i vezirit tė Janinės me Stambollin
Qysh nė fund tė vitit 1787 Ali Pasha kishte synuar, sikurse thuhej, tė shpallej njė Mahmud Pasha i dytė sapo turqit tė pėsonin disfatėn e parė. Pėrforcimi i tij ekonomik, dobėsimi i vazhdueshėm i pushtetit qendror dhe rrethanat politike ndėrkombėtare ushqenin vazhdimisht shpresėn e njė pjese tė krerėve shqiptarė qė pėrfaqėsoheshin nga Ali Pasha, pėr tė mėnjanuar sa mė shumė vartėsinė nga Porta e Lartė, pėr tė mos e ndarė pushtetin dhe tė ardhurat e vendit me pushtetin qendror osman.
Njė varg dėshmish tregojnė se Ali Pasha nuk hoqi dorė nga ideja e pavarėsisė. Kėtė ēėshtje e kanė vėnė nė dukje sidomos personalitetet diplomatike me tė cilat ai pati lidhje. Nėnadmirali rus Ushakov theksonte mė 1789 se Ali Pasha pėrpiqet tė jetė sundimtar i pavarur, madje kėsaj mund tia arrijė sė shpejti. Uilljam Hamiltoni, sekretar i ambasadės angleze nė Stamboll, qė vizitoi Janinėn mė 1803, i raportoi qeverisė angleze tė njėjtin mendim, madje ai vuri nė dukje se Ali Pasha nė fakt ėshtė i pavarur nga qeveria turke.
Edhe personalitetet osmane kishin krijuar njė bindje tė tillė nga veprimtaria e Aliut. Kapedan Pasha shfaqi mė 1804 mendimin se Ali Pasha kėrkon tė pushtojė gjithė Shqipėrinė dhe pastaj tė shpallet i pavarur. Nė korrespondencėn qė i drejtohej sulltanit, thuhej se Ali Pasha nuk ka lidhje me fenė islame dhe ka pėr ta tradhtuar shtetin osman me tė gjitha forcat e tij gjer nė shkallėn e fundit. Por edhe sulltan Mahmudi II priste tė vinte koha e pėrshtatshme pėr tė larė llogaritė me mėkėmbėsin e tij tė fuqishėm e tė pabindur, edhe pse nė marrėdhėniet zyrtare me Portėn, ai ishte nga mė tė rregulltit nė shlyerjen e detyrimeve ushtarake e sidomos tė atyre financiare.
Nė vitin 1812, kur lidhi paqen me Rusinė dhe kur Fuqitė e Mėdha evropiane gjendeshin nė pragun e fazės vendimtare tė luftės midis tyre, sulltan Mahmudi II e drejtoi vėmendjen nė problemet e brendshme tė perandorisė. Pushteti qendror duhej forcuar, duke kufizuar dhe mėnjanuar sundimtarėt e fuqishėm tė provincave. Vėmendja e tij u drejtua nė radhė tė parė mbi mė tė fuqishmin e mė tė rrezikshmin e tyre, Ali pashė Tepelenėn, i cili jo vetėm kishte qenė kundėr pėrfundimit tė paqes sė Bukureshtit tė muajit maj 1812, por kishte ndezur nė sanxhakun e Ohrit luftėn me Jusuf Beun e Dibrės, vartėsin e vet tė pabindur dhe ithtarin e vezirit tė Shkodrės. Mirėpo sulltani e njihte mirė fuqinė e kėtij dhe nuk guxoi tė merrte ndonjė vendim. I nxitur nga ambasadori frėng Andreosi, ai arriti tė merrte njė masė tė ndėrmjetme, me qėllim qė ta kufizonte pushtetin e vezirit tė Janinės. Prandaj urdhėroi qė Veli Pasha tė transferohej nė sanxhakun e Tėrhallės dhe funksionet qė mbante vetė Aliu e Myftar Pasha tė pezulloheshin deri nė njė urdhėr tjetėr. Ky qėndrim i sulltanit e shqetėsoi Ali Pashėn dhe e detyroi tė merrte masa mbrojtjeje e tė mbėshtetej kryesisht nė forcat e veta. Nga ana tjetėr, ai ruajti dhe i forcoi lidhjet me Anglinė, sė cilės ndihma e tij i shėrbente pėr dėbimin e francezėve nga ishujt jonianė si dhe pėr depėrtimin e mallrave angleze nė Evropė.
Nė muajin prill 1813 u bė nė Janinė takimi i vezirit me gjeneralin anglez Ejre, tė cilit Ali Pasha i premtoi ndihmėn e vet kundėr francezėve pėr pushtimin e Korfuzit. Nė emėr tė qeverisė angleze gjenerali premtoi ti dorėzonte qytetin e Pargės dhe sipas shėrbimeve qė do tė kryente, mund ti dorėzohej edhe Lefkadha, Itaka dhe Meganisia. Ai i premtoi gjithashtu Aliut se, po tė lindte nevoja, Anglia do ta mbronte atė dhe familjen e tij nga zemėrimi i sulltanit duke e strehuar nė ishujt jonianė pas vendosjes sė protektoratit tė saj mbi to. Afrimi me Anglinė si dhe ndėrhyrja e vezirit tė madh, Hurshid Pashės, pranė sulltanit, pėr tė mos i acaruar mė marrėdhėniet me vezirin e fuqishėm tė Janinės nė njė kohė kur kryengritja serbe po zgjerohej, sollėn njė farė zbutjeje. Porta e Lartė nuk nguli kėmbė qė ai e Myftari tė merrnin pjesė nė shtypjen e kėsaj kryengritjeje.
Nė muajin tetor 1813 detyra e derbend-pashės dhe ajo e qeverisjes sė sanxhakut tė Janinės iu konfirmuan pėrsėri Ali Pashės, kurse tė bijve e tė nipėrve iu shpėrndanė sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore dhe grada pashallarėsh. Rrethanat politike ende nuk e lejonin sulltanin tė vazhdonte goditjet e papėrgatitura kundėr Ali Pashės, prandaj ky mundi tė ruante pozitat kryesore ushtarake e financiare. Por, duke parashikuar furtunėn e ardhshme, ai vazhdoi tė shtonte armatimet dhe tė pajisej dhe me 200 topa zjarrhedhės tė prodhimit tė fundit anglez.
Nė mars tė vitit 1814, kur francezėt po largoheshin nga ishujt jonianė dhe forcat angleze nuk ia kishin mė nevojėn vezirit tė Janinės, Londra i shkeli premtimet, ndėr tė cilat edhe dorėzimin e qytetit tė Pargės, tė cilin e mori vetė nėn mbrojtje. Megjithėse Ali Pasha i kishte afruar shumė forcat e tij pranė kėtij qyteti dhe ishte munduar tua merrte atė francezėve, duke u premtuar se nuk do tė lejonte qė ata tė binin nė duart e anglezėve, nuk ia arriti qėllimit. Francezėt nuk i zunė besė Ali Pashės dhe parapėlqyen tė kapitullonin para anglezėve. Por Aliu nuk hoqi dorė dhe priti rastin e duhur pėr tė mos e lėnė edhe atė pjesė tė bregdetit shqiptar nė duart e tė huajve.
Qėndrimi i ri i Anglisė ndaj Ali Pashės ishte lidhur me situatėn e re ndėrkombėtare qė u krijua nė Evropė pas vitit 1815. Me shembjen e Perandorisė Franceze dhe me stabilizimin e gjendjes ndėrkombėtare qė u shpreh nė formimin e Lidhjes sė Shenjtė, Fuqitė e Mėdha u drejtuan kundėr ēdo lėvizjeje qė rrezikonte fronet mbretėrore. Me fjalė tė tjera, Londra nuk mund tė pėrkrahte synimet e pavarėsisė sė mikut tė saj.
Meqenėse pushtimi i Pargės solli me vete njė farė ftohjeje me Portėn e Lartė, anglezėt, qė deklaruan se pushtimi ishte i pėrkohshėm, e ndreqėn punėn kur pėrfunduan traktatin e Parisit. Ata pranuan me kėtė rast ti kthenin Perandorisė Osmane Pargėn kundrejt njohjes sė protektoratit anglez mbi ishujt jonianė. Dorėzimi i Pargės u arrit vetėm mė 10 maj 1819 pasi Ali Pashai pagoi, siē rezulton nga regjistri i llogarive tė tij, 612 000 realė pėr tė shpėrblyer pasurinė e braktisur tė atyre parganjotėve qė u shpėrngulėn nė ishujt jonianė. Kėshtu, pas pėrpjekjesh shumėvjeēare, Ali Pasha i sheshoi kufijtė politikė qė e veēonin kėtė qytet nga bregdeti shqiptar dhe e bashkoi atė me mėmėdheun. Qė prej kėsaj kohe, i plotėsuar me banorė tė rinj, tė ardhur nga brendia e vendit, Parga, nga njė vatėr grindjesh e lufte, u shndėrrua nė njė qytet paqėsor dhe nė njė skelė tregtare tė rėndėsishme.
Gjatė viteve 1815-1819, meqenėse kushtet ndėrkombėtare dhe ato tė brendshme nuk ndihmonin nė realizimin e procesit tė bashkimit tė trojeve shqiptare, Ali Pasha u detyrua ti pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me Stambollin. Kėshtu, ai mundi tė ruante tė paprekur sundimin e familjes sė tij nė Thesali, nė Shqipėrinė Jugore, dhe nė sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, ku u mundua tė pėrforconte autoritetin e vet duke tėrhequr nga ana e tij njė varg feudalėsh kryesorė, tė cilėve u la nė dorė postet drejtuese dhe sipėrmarrjet. Nė sanxhakun e Ohrit mbajti si myteselim Xheladin Beun, dajėn e Mustafa pashė Bushatlliut, nė Elbasan Abdulla pashė Taushanin, nė sipėrmarrjen e Durrėsit Alltunėt e Toptanėt, nė Dibėr bėri pėr vete ajanin e Dibrės, Abaz Beun dhe nė Mat bejlerėt kryesorė vendas, duke rekrutuar atje ushtarė me rrogė etj
. Si rrjedhim, ai arriti tė kufizonte shtrirjen e ndikimit tė Mustafa pashė Bushatlliut nė Tiranė ku komandėn e vendit e mori Molla Beu. Pėrveē kėsaj, duke pėrkrahur qeveritarėt e Prizrenit dhe tė Shkupit, dy nga rivalėt kryesorė tė orvatjeve tė vezirit Bushatlli pėr tė vendosur pushtetin e tij tė drejtpėrdrejtė ose dhe tė tėrthortė nė sanxhakun e Dukagjinit, Ali Pasha bėri qė tė dėshtonin kėto orvatje nė kėtė sanxhak. Porta e Lartė vendosi kėtu si qeveritar njė njeriun e vet. Pra, mosmarrėveshjet ndėrmjet vezirėve tė Shkodrės e tė Janinės, qė filluan qysh nė mesin e vitit 1812, nuk u ndėrprenė. Tė dyja palėt u qėndruan besnike vijave tė tyre politike.
Porta e Lartė, qė kishte ndjekur me kujdes tė veēantė veprimtarinė e dy vezirėve dhe sidomos atė tė vezirit tė Janinės, nuk priste veēse rastin tė ndėrhynte kundėr tij. Mė 1819 sulltani kishte arritur nė pėrfundimin se Ali pashė Tepelena ... ka ndėrmend tė shtjerė nė dorė edhe Gegėrinė dhe po shkuan punėt kėshtu, nė Shqipėri ka pėr tė plasur kryengritja. Mustafa pashė Bushatlliu, pushteti i tė cilit gjatė viteve 1812-1819 mbeti i lėkundshėm si brenda, ashtu dhe jashtė kufijve, doli kundėr synimeve tė Ali Pashės. Ky mbėshtetej atėherė te Porta e Lartė edhe te pashallarėt kosovarė.
Nė kėto rrethana Mustafa Bushatlliu vazhdoi ta nxiste Portėn kundėr kėtij rivali tė fuqishėm. Bushatlliu shkruante se qėllimi dhe ėndrra e Ali Pashės qėndronte nė pushtimin e Gegėrisė, ashtu siē ka pushtuar vendet e Toskėrisė.
Por sulltan Mahmudi II nuk i besonte as Mustafa Pashės, sepse edhe te ky, si te tė gjithė feudalėt e mėdhenj, shihte njė kundėrshtar tė reformave qė synonin fuqizimin e pushtetit qendror. Pėr sulltanin ishte e qartė se edhe pashai shkodran kishte mendime rebelimi nė kokėn e tij. Duke parė pozitėn e dobėt tė Portės nė Shqipėri, sulltani zbatoi politikėn e thyerjes sė feudalėve tė mėdhenj njėri pas tjetrit, me anė tė rivalėve tė tyre. Mahmudi II u pėrpoq tė pėrdorte Bushatlliun kundėr vezirit tė Janinės, sa pa u bėrė ndonjė marrėveshje midis tyre, dhe filloi tė merrte masa pėr tė pėrgatitur shembjen e Pashallėkut tė madh tė Janinės. Nė pėrputhje me kėtė vijė, qysh nė fillim tė vitit 1820, sulltani urdhėroi qė ndaj Mustafa pashė Bushatlliut tė mbahej njė qėndrim afrues, meqenėse, siē thuhej nė urdhėr, mytesarifi i Shkodrės ėshtė penduar nga rruga qė ka ndjekur. Mė pas ai vuri nė zbatim fazėn e parė tė planit tė vet, qė parashihte kufizimin e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės.
Krijoni Kontakt