Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 112
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    [Qyteti i Shkodrės, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė sė Veriut



    Ndryshe nga qytetet e tjera shqiptare, Shkodra kishte kushte shumė tė favorshme pėr t’u bėrė qendra mė e rėndėsishme ekonomike e vendit.
    E vendosur anash njė liqeni tė madh, tė pasur me peshk dhe tė lidhur me detin nėpėrmjet lumit tė lundrueshėm tė Bunės, e rrethuar me fusha, qė udhėtarėt i kishin cilėsuar “tė bukura e pjellore”, e pėrshkuar nga rrugė tregtare qė vinin nga Kosova, nga Shqipėria Qendrore e Jugore, nga Maqedonia e nga Bosnja, Shkodra u rrit jo vetėm si qendra administrative e njė sanxhaku tė rėndėsishėm, por para sė gjithash si qendėr zejtare e tregtare. Pėrveē skelės sė saj nė lumin Bunė, limanet e Tivarit, Ulqinit, Lezhės dhe tė Durrėsit ishin gjithashtu skela tė saj. Mė 1736, zėvendėskonsulli venedikas nė Shkodėr, qė ishte tregtari shkodran Anton Duoda, shkruante se qyteti i Shkodrės numėronte njė mijė dyqane nė treg. Tre vjet mė vonė, gjeografėt venedikas njoftonin se Shkodra ishte “njė qytet i madh”, ishte “qyteti kryesor i Shqipėrisė”. Aty nga fundi i shek. XVIII ajo numėronte 6 700 shtėpi, d.m.th rreth 30-35 mijė banorė, ndėrsa konsulli rus nė Raguzė, himarioti Gjika, e ēmonte popullsinė e qytetit deri nė 60 000 frymė.


    Pėr fuqizimin ekonomik tė Shkodrės shėrbeu nė mėnyrė tė veēantė qyteti shqiptar i Ulqinit me 7-8 mijė frymė, i cili qysh nė fillim tė shekullit kishte njė flotė tregtare prej 250 njėsish tė mėdha e tė vogla tė ndėrtuara nė kantieret e veta, prej nga vazhdimisht hidheshin nė det anije tė ndryshme tė tipave tartanė, polakė, pink, trabekull, felikė si dhe njė numėr i madh barkash. Punėtorėt, tė gjithė myslimanė, zotėronin dijeni tė shumta e tė shumėllojshme pėr ndėrtimin e anijeve. Duke qenė fare afėr kėsaj skele dhe duke qenė pjesėtarė nė investimet e flotės ulqinake, tregtarėt e Shkodrės, e rrjedhimisht edhe qytetarėt e saj, patėn te kjo flotė njė mjet tė rėndėsishėm pėr tregtinė e mallrave.


    Tregtarėt shkodranė, ashtu si shumė tregtarė tė tjerė shqiptarė, e lidhėn veprimtarinė e tyre me Venedikun qysh nė fillim tė shek. XVIII. Me kalimin e viteve, duke shfrytėzuar me zgjuarsi konkurrencėn midis porteve rivale tė detit Adriatik, ata lidhėn marrėdhėnie tregtare edhe me Ankonėn, Triesten etj. Jo vetėm nė skelat veriore tė vendit, por edhe nė skelėn me rėndėsi ndėrballkanike tė Durrėsit, ku ishin vendosur konsujt e Venedikut, Raguzės, Francės, Anglisė, Holandės dhe tė Austrisė, shkodranėt u dalluan si mė aktivėt. Mbi 80 pėr qind e tyre ishin myslimanė qė tregtonin pjesėn dėrrmuese, rreth 90 pėr qind tė vėllimit tė mallrave. Kjo pasqyronte jo vetėm pėrbėrjen fetare tė banorėve tė Shkodrės, por edhe fuqinė ekonomike tė popullsisė myslimane qė ishte mė e madhe nga ajo e tė krishterėve.



    Hov mė tė madh tregtia shkodrane mori pas ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve e sidomos nė dhjetė vitet e para tė sundimit tė Mehmet Pashės. Krahas zhdukjes sė piraterisė dhe rregullimit tė mosmarrėveshjeve me venedikasit, rol vendimtar nė zhvillimin ekonomik tė Shkodrės luajti rritja e prodhimit bujqėsor e blegtoral pėr treg. Ekonomia bujqėsore u lidh me tregun nė tė tillė shkallė, sa ēifligarėt, pėr tė realizuar fitime tė mėdha, filluan tė mbillnin ato kultura qė kėrkonte mė shumė tregu. Njė ndėr kėta ēifligarė ishte vetė Mehmet Pasha, i cili qysh nė vitin 1764 mbolli sipėrfaqe tė mėdha me oriz e pambuk, dhe, si shumė feudalė tė tjerė, u bė pjesėtar nė tregti dhe nė lundrim duke investuar kėtu shuma tė konsiderueshme.


    Nė kėtė periudhė tregtia shkodrane u gjallėrua edhe pėr shkak se ajo filloi tė pėrdorė gjerėsisht kreditin. Konsulli venedikas i Durrėsit shkruante mė 1762 se pjesa mė e madhe e tregtisė shqiptare ishte nė duart e tregtarėve shkodranė dhe se ata ishin bėrė “shpirti i saj”. Tregtarėt shkodranė grumbullonin lesh, dyllė, lėkurė tė punuara, drithėra dhe prodhime tė tjera bujqėsore e zejtare sidomos nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Gjakova, Prizreni, Ohri e nga tregje tė tjera shqiptare, ku kishin arritur tė pėrcaktonin edhe ēmimet e blerjes dhe tė shitjes sė mallrave. Ata futeshin edhe nė Rumeli, e sidomos nė Manastir, Shkup, Seres dhe nė krahinat pėrqark tyre gjer nė zonėn e Selanikut, ku grumbullonin lesh, pambuk, lėkurė etj. Pėrveē Rumelisė tregtarėt e Shkodrės kalonin thellė edhe nė Serbi, Vllahi, prej nga sillnin dyllė, mėndafsh etj. Kėto mallra ata i blinin ose kundrejt tė hollash, ose kundrejt cohėrash, pėlhurash mėndafshi etj. Nė vitet 1760-1769, nga i gjithė vėllimi i mallrave qė eksportoheshin pėr nė Venedik prej limaneve tė Durrėsit dhe tė Shkodrės, shkodranėve u takonte 87,4 pėr qind e leshit, 95,3 pėr qind e dyllit, 98,3 pėr qind e mėndafshit, 56,8 pėr qind e lėkurėve tė punuara dhe kėshtu edhe pėr artikujt e tjerė.



    Duke qenė se kapitali tregtar shkodran ishte bėrė ndėrlidhės kryesor i krahinave tė ndryshme tė Gegėrisė me Shkodrėn, pavarėsisht nga copėzimi administrativ-politik ekzistues, lidhjet ekonomike tė krijuara qysh nga gjysma e parė e shekullit, u pėrforcuan aq shumė nė kohėn e sundimit tė Bushatllinjve sa morėn trajtėn e njė tregu tė madh ndėrkrahinor. Ky treg ishte njė hap shumė i rėndėsishėm pėrpara drejt formimit tė tregut tė brendshėm kombėtar. Pjesa kryesore e kapitalit tregtar, nė formė mallrash, anijesh, magazinash e parash, ndodhej ende nė duart e ēifligarėve, e veēanėrisht tė ajanėve tė mėdhenj.



    Formimi i Pashallėkut tė Shkodrės


    Nėn qeverisjen energjike tė Mehmet Pashės, i cili nuk la pa pėrdorur edhe pushtetin e vet nė dobi tė pėrforcimit tė lidhjeve ekonomike tė Shkodrės me krahinat e tjera, tregtarėt vendas arritėn tė vinin nė duart e tyre, me pėrjashtim tė duhanit, gjithė tregtinė qė kryenin venedikasit nė bregdetin shqiptar dhe ta detyronin kapitalin venedikas tė rriste kreditin nė favor tė tregtarėve shqiptarė, nė mėnyrė qė mallrat e tyre tė mos kalonin nė skelat e tjera tė Adriatikut e veēanėrisht nė Trieste. Por edhe kėtu sa vinte e po shtohej numri i agjencive tregtare shqiptare.

    Lidhjet e tregut tė Shkodrės me krahinat e tjera nuk mund tė kryheshin pa pengesa e rreziqe. Dihet se skelat e rrugėt tregtare gjendeshin nė sanxhakėt fqinjė, ku rivaliteti i grupeve tė ndryshme feudale pėr ēėshtjen e pushtetit dhe tė sipėrmarrjeve tė taksave, i kishte bėrė kėta sanxhakė fole grindjesh tė vazhdueshme dhe njėkohėsisht qendra tė rrezikshme edhe pėr vetė pushtetin e Bushatllinjve nė sanxhakun e Shkodrės. Kėshtu, bejlerėt e Lezhės, qė sundonin nė fushėn e Zadrimės, bėnin pjesė nė tarafin e rivalėve kryesorė tė Bushatllinjve, tė Begollajve tė Pejės, dhe gėzonin pėrkrahjen luftarake tė forcave mirditore tė komanduara nga Gjon Marku; Toptanėt e Krujės ishin lidhur me Ēaushollajt e arratisur dhe kėrcėnonin aleatėt e Bushatlliut; nė gjirin e familjes sė Alltunėve tė Kavajės, tė cilėt ishin sipėrmarrės tė dytė tė skelės sė Durrėsit, kishte hyrė njė grindje pėr punė tė kėsaj sipėrmarrjeje. Njė gjendje e tillė kėrkonte medoemos vendosjen e njė pushteti tė vetėm mbi kėto krahina. Mehmet pashė Bushatlliu nuk ngurroi t’i hynte kėsaj detyre me energji e zgjuarsi nė kohėn e luftės ruse-osmane tė viteve 1768-1774.



    Pasi mori pjesė me tė gjitha forcat e sanxhakut nė luftėn kundėr Malit tė Zi mė 1768, ai dėrgoi nėn komandėn e djalit tė madh, Mustafa Beut, njė repart tė fortė luftėtarėsh nė frontin rus nė mars tė vitit 1769, ndėrsa njė repart tjetėr nėn komandėn e djalit tė dytė, Mahmut Beut, mori pjesė nė shtypjen e njė kryengritjeje nė More mė 1770. Kėshtu ai mundi tė fitonte besimin e Vezirit tė Madh osman. Ky, pasi dėnoi me vdekje Kahreman pashė Begollin e Pejės pėr rebelizėm dhe shpėrdorim financiar, i dha Mehmet pashė Bushatlliut qeverisjen e sanxhakut tė Dukagjinit dhe, nga ana tjetėr, e gradoi Mustafa Beun pashė pėr njė akt trimėrie nė luftė. Duke marrė zemėr nga kėto ofiqe, Mehmet Pasha u vėrsul kundėr krerėve kundėrshtarė tė Lezhės, tė cilėt i vari dhe mori nė zotėrim Zadrimėn. Nė tė njėjtėn kohė ai ndėrhyri nė Tiranė. Kėshtu bėri hapin e parė drejt vendosjes sė pushtetit tė vet mbi kėto zona, qė bėnin pjesė nė tregun ndėrkrahinor tė Shkodrės.



    Nė vitin 1771 Mehmet Pasha bėri hapin e dytė qė do tė shpinte nė formimin e Pashallėkut tė madh tė Shkodrės. Pas disfatės sė flotės osmane nė betejėn detare tė Ēesmės nė Detin e Zi, ai i kėrkoi Portės sė Lartė komandėn e njė armate detare, tė cilėn u zotua ta krijonte me forcat e veta pėr mbrojtjen kundėr rusėve nė det dhe kundėr aleatėve tė tyre, malazezėve, nė tokė. “Pėr faktin se rrethanat dhe gjendja e tanishme kėrkojnė vendosjen e njė personaliteti tė fuqishėm nė krye tė punės, nė atė tė frontit, - thuhet nė dekretin pėrkatės tė emėrimit tė tij si vezir, - doli urdhri i lartė mbretėror qė Mehmet Pashės t’i jepet posti e grada e lartė e vezirit..., dhe tė birit tė tij, Mahmudit, t’i jepet sanxhaku i Shkodrės me titullin mirimiran, ndėrsa djalit tjetėr t’i jepet njė sanxhak sikurse Elbasani”. Grada e vezirit u shoqėrua me shtrirjen e kontrollit tė vezirit shkodran edhe nė sanxhakun e Ohrit. Pėr kėtė ngjarje, konsulli venedikas i Durrėsit njoftonte qeverinė e vet nė fillim tė vitit 1772, se Mehmet Pasha u bė aq i fuqishėm, sa “prej kufijve venedikas gjer nėn Manastir komandon absolutisht dhe e druajnė tė gjithė”.


    Kėshtu u zgjerua pushteti i Bushatllinjve mbi trojet e katėr sanxhakėve, atje ku shtrihej mė e fortė rrezja e veprimit tė tregut ndėrkrahinor tė Shkodrės. I pėrbėrė nga sanxhakėt e Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit, qysh nė vitin 1771 u krijua kėshtu njė formacion politik i bashkuar nė dorėn e njė pashai tė fuqishėm shqiptar, Pashallėku i madh i Shkodrės.

    Skela e Durrėsit kishte njė rėndėsi po aq tė madhe pėr tregtinė e Pashallėkut tė Shkodrės sa edhe skela e Shkodrės. Mirėpo oxhaqet e Alltunėve tė Kavajės dhe tė Toptanėve tė Krujės ishin bėrė pengesė e madhe pėr vendosjen e rregullit dhe tė qetėsisė nė kėtė zonė tė varur drejtpėrdrejt nga veziri i Shkodrės. Toptanėt kishin mbyllur rrugėt tokėsore pėr tregtarėt shkodranė. Pėr mė tepėr, kėta tregtarė si dhe lundėrtarėt ulqinakė nuk gjenin nė skelėn e Durrėsit mbrojtjen e duhur. Tarafėt e tabakėve dhe tė terzinjve, si dhe, nė radhė tė parė, tregtarėt e Shkodrės kėrkonin me ēdo kusht, bashkė me lundėrtarėt e Ulqinit, pėrmirėsimin e gjendjes sė krijuar nė zonėn Durrės-Kavajė-Krujė.

    Pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje urgjente e me shumė rėndėsi veziri i Shkodrės bėri pėr vete Alltunėt nga Kavaja dhe u detyrua tė pajtohej me Toptanėt e Krujės. Kėshtu u hapėn rrugėt tregtare dhe zona e skelės sė Durrėsit u fut nėn ndikimin e pushtetit tė Shkodrės.

    Ndėrkohė Mehmet Pasha, sipas premtimit tė tij, kishte marrė urdhėr nga Porta pėr tė dėrguar nė luftė me rusėt njė armatė detare dhe njė ushtri tokėsore. Por nė vend tė tridhjetė anijeve tė mėdha me gjashtė mijė detarė, veziri pėrgatiti vetėm njė tė tretėn. Edhe kėtė fuqi, qė e armatosi keq, e vonoi dhe e nisi nė shtator 1772 nėn komandėn e tė birit, Mustafa Pashės, vetėm kur midis palėve ndėrluftuese ishte arritur njė armėpushim. Po kėshtu ai i ktheu nė Stamboll me duar zbrazur tė dėrguarit e sulltanit, tė cilėt kishin ardhur nė Shkodėr pėr tė dėrguar ushtrinė tokėsore nė frontin rus. Veziri nxori si shkak pėr kėtė rritjen e rrezikut malazias, sepse prijėsi i Malit tė Zi, agjenti rus i quajtur Stefani i Vogėl, po kėrcėnonte Podgoricėn.


    Nė kėtė mėnyrė veziri Bushatlli i shkeli urdhrat perandorakė dhe zotimin e tij lidhur me luftėn pėr tė rregulluar punėt e veta. Qė tė siguronte kufirin verior nga sulmet e kuēasve mbi fushėn e Podgoricės dhe qė tė pengonte bashkimin e tyre me Malin e Zi, Mehmet Pasha u propozoi atyre tė largoheshin me tė mirė nga malet ku jetonin dhe tė zgjidhnin brenda pashallėkut njė truall tjetėr pėr banim. Kur ky propozim nuk u pranua prej kuēasve, ushtria shkodrane hyri nė muajin maj 1774 nė Kuē dhe shkaktoi dėme tė mėdha me qėllim qė ta bėnte tė pabanueshėm, por edhe pas kėsaj ekspedite kuēasit nuk iu nėnshtruan.


    Pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhes, Porta e Lartė, e ēliruar nga barra e luftės, e drejtoi vėmendjen nga Pashallėku i Shkodrės, kreu i tė cilit po bėhej tepėr i fuqishėm dhe i rrezikshėm. Mjeti mė i mirė pėr ta neutralizuar ishte ndezja e armiqėsisė me oxhaqet mė tė fuqishme kundėrshtare.
    Mehmet pashė Bushatlliu, duke ofruar 9 000 qese groshė pėr tė marrė nė sipėrmarrje haset e sulltanit nė Myzeqe, kishte dalė si rivali kryesor i Ahmet Kurt pashės sė Beratit. Kurse ky ishte rival i Bushatlliut nė sipėrmarrjen e taksave tė skelės sė Durrėsit dhe pėr komandėn e zonės qė pėrfshinte kjo sipėrmarrje, e cila shtrihej gjer nė afėrsi tė Lezhės.


    Megjithėse veziri i Shkodrės paraqiti njė ofertė mė tė madhe, motra e sulltanit, qė e administronte dhe merrte tė ardhurat e kėsaj skele si sipėrmarrėse e parė, pranoi ofertėn e sundimtarit tė Beratit. Mehmet pashė Bushatlliu vendosi tė mos bindej. Kur Ahmet Kurt pasha, nė prill tė vitit 1775, hyri me 12 000 ushtarė nė maliqanenė e Durrėsit, veziri i Shkodrės dėrgoi kundėr tij ushtrinė shkodrane tė komanduar nga dy bijtė e vet. Me kėtė veprim filloi hapur konflikti me Stambollin dhe me veglėn e tij, Ahmet Kurt pashėn.


    Mė 14 korrik 1775 vdiq veziri plak i Shkodrės. Porta e Lartė emėroi nė vendin e tij njė besnik tė saj, vezirin Mehmet pashė Kystendilin, dhe urdhėroi Ahmet Kurt pashėn tė hynte nė zonėn e Durrėsit. Mirėpo ky vendim nuk pėrputhej me interesat e Bushatllinjve dhe tė ajanėve aleatė tė tyre nė atė zonė. Aq mė pak ai nuk pajtohej me interesat e tregtarėve shkodranė, tė lundėrtarėve ulqinakė si dhe tė tregtarėve tė tjerė tė Veriut tė Shqipėrisė, qė do tė humbisnin pėrkrahjen e Bushatllinjve dhe monopolin e tregtisė sė vendit.

    Nė kundėrshtim me pushtetin qendror, ajanėt shkodranė e fqinjė tė grumbulluar nė Shkodėr u betuan tė mos i bindeshin vezirit nga Kystendili dhe vendosėn ta ndalnin me luftė hyrjen e Ahmet Kurt pashės nė zonėn e Durrėsit. Ata zgjodhėn Mustafa pashė Bushatlliun pėr komandant tė ushtrisė shkodrane.


    Mė 12 shtator tė vitit 1775 kjo ushtri prej 14 000 vetash u ndesh me forcat e Ahmet Kurt pashės nė afėrsitė e Peqinit, por u thye keqas duke humbur 4 000-5 000 veta, ndėr tė cilėt ishte edhe kreu ushtarak mirditas Gjon Marku me 60 veta.
    Pas kėsaj disfate Porta e Lartė vendosi t’i shfaroste Bushtallinjtė dhe tė nėnshtronte pėrkrahėsit e tyre. Pėr kėtė qėllim ajo organizoi dy ekspedita ndėshkimore kundėr tyre, duke ngritur mė kėmbė oxhaqet kundėrshtare tė Bushatllinjve, tė cilat i vuri nėn komandėn e vezirit, Mehmet pashė Kystendilit. Nė kėto ekspedita morėn pjesė Ahmet Kurt pasha, Ēaushollajt, Toptanėt dhe agallarėt e Ishmit.
    Ndėrsa ekspedita e parė pėsoi disfatė, e dyta nuk u realizua gjer nė fund, sepse paria shkodrane i mbeti besnike Bushatllinjve. Porta e Lartė, pasi kishte shpallur luftėn me Persinė, pranoi t’i falte rebelėt shkodranė duke e kufizuar pushtetin e tyre vetėm nė sanxhakun e Shkodrės dhe duke i detyruar ata tė paguanin njė dėmshpėrblim prej 2 000 qesesh.
    Pashallėku i Shkodrės u gjymtua rėndė, por vetėm pėrkohėsisht. Ndėrkaq mbetėn shkaqet ekonomike e shoqėrore qė kėrkonin njė pushtet vendor tė fortė e tė pėrqendruar.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Qėndresa e Mahmud pashė Bushatlliut kundėr Stambollit


    Sipėrmarrja e skelės sė Durrėsit qėndroi nė dorėn e Ahmet Kurt pashės rreth pesė vjet. Ky feudal i fuqishėm dhe paria qė e pėrkrahte atė nė Kavajė, Peqin, Ishėm e nė Tiranė, u pėrpoqėn tė nxirrnin pėr vete pėrfitime tė shumta e shpesh nė dėm tė banorėve. Ata mbyllėn rrugėt tregtare dhe limanet pėr shkodranėt e ulqinakėt. Kjo masė u dha mundėsi venedikasve tė shtinin pėrsėri nė dorė monopolin e tregtisė dhe tė lundrimit qė kishin pasur para ardhjes nė fuqi tė Bushatllinjve. Si pasojė, pakėnaqėsia e banorėve arriti kulmin. E pakėnaqur ishte edhe motra e sulltanit, sė cilės iu pakėsuan sė tepėrmi tė ardhurat nga maliqaneja e Durrėsit.



    Veprimtaria e tregtarėve elbasanas, beratas, kavajas, krutanė e tiranas nuk mund ta zėvendėsonte atė tė tregtarėve shkodranė e ulqinakė, si dhe rolin vendimtar tė kapitalit tregtar shkodran nė jetėn ekonomike tė skelės sė Durrėsit. Prandaj motra e sulltanit nuk ngurroi mė 1781 t’ia hiqte komandėn e sundimtarit tė Beratit dhe t’ia jepte Mahmud pashė Bushatlliut (1749-1796). Pėr tė siguruar mbrojtjen e rrugės tregtare midis Shkodrės e Prizrenit, ajo ndėrhyri qė Bushatlliut tė ri t’i jepej edhe qeverisja e sanxhakut tė Dukagjinit.


    Pas vendosjes sė pushtetit tė Mahmut Bushatlliut nė kėto vise, rrugėt u hapėn e u sigurua qarkullimi i lirė nga bregdeti gjer nė thellėsi tė Kosovės e tė Maqedonisė, prodhimet e tė cilave drejtoheshin pėr nė skelat e Adriatikut. Jeta ekonomike u gjallėrua shumė shpejt. Mahmud Pasha, duke ndjekur politikėn ekonomike tė tė atit, e zgjeroi pjesėmarrjen nė tregti e nė lundrim dhe shtiu nė dorė sipėrmarrje tė shumta, ndėr tė cilat edhe atė tė nxjerrjes dhe tė shitjes sė serės sė Selenicės sė Vlorės. Ashtu si i ati, ai pėrdori pushtetin e vet pėr tė pėrkrahur tregtarėt vendas kundėr atyre venedikas, tė cilėt humbėn pėrsėri atė pjesė tė tregtisė sė drithrave, tė vajit e tė ziftit qė kishin vėnė nė dorė gjatė viteve 1775-1780.


    Mė 1784 Mahmud Pasha arriti tė siguronte pėr vėllanė e vet, Ahmet Beun, qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit bashkė me gradėn pashė. Ndėrkohė ai i siguroi kunatit tė vet, Sulejman pashė Vėrlacit, qeverisjen e sanxhakut tė Elbasanit. Nė kėtė mėnyrė Mahmud pashė Bushatlliu e pėrtėriu Pashallėkun e Shkodrės. Ndryshe nga sundimtarėt e sanxhakėve tė tjerė, ai e lidhi fuqizimin e tij politik me zhvillim ekonomik tė pashallėkut.


    Kujdes tė veēantė Bushatlliu i ri tregoi pėr ushtrinė. Krijoi njė ushtri tė rregullt, e cila dy-trefishohej me forcat luftarake tė ajanėve aleatė vartės dhe me ato, qė vinin prej malėsive sipas zakonit “burrė pėr shtėpi”, kur bėnte thirrje me tri tė shtėna topi nga kėshtjella e Rozafės.


    Qysh nga viti 1782, Mahmut Pasha kishte forcuar pushtetin nė pashallėk e po vepronte me vullnetin e vet, duke mos pėrfillur fermanet e Portės sė Lartė. Konsujt venedikas njoftonin qeverinė e tyre se ai po punonte pėr t’u bėrė sa mė i pavarur. Komandantin e kėshtjellės sė Shpuzės, qė kishte ngritur krye me rastin e dy ekspeditave tė vitit 1775-1776, nė shkurt tė vitit 1785 e detyroi tė largohej pa kundėrshtimin mė tė vogėl. Katėr muaj mė vonė, me ushtrinė e riorganizuar, shkeli dhe nėnshtroi Malin e Zi tė rebeluar qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe tė nėnshtrimit, nė rrugėn e kthimit pėr nė Shkodėr ndėshkoi rėndė krahinėn e Pastroviqit pėr punė tė njė provokimi tė armatosur tė kryer me nxitjen e autoriteteve tė Venedikut.
    Qėllimi i kėtij provokimi kishte qenė shpresa se Porta e Lartė, pėr tė mos krijuar njė skandal politik me Republikėn e Shėn Markut, do ta hiqte qafe kėtė pasha tė pabindur dhe tė rrezikshėm si pėr autoritetin e sulltanit nė Shqipėri, ashtu edhe pėr sigurinė e zotėrimeve venedikase nė kufi tė Pashallėkut tė Shkodrės dhe pėr interesat ekonomikė tė republikės nė kėtė trevė.


    Menjėherė pas nėnshtrimit tė Malit tė Zi, Mahmud Pasha u vėrsul nė drejtim tė Elbasanit e tė Beratit, sepse armiku i vjetėr i Bushatllinjve, Ahmet Kurt pasha, kishte tėrhequr nga ana e vet pashanė e Elbasanit dhe u kishte mbyllur limanet ulqinakėve. Gjatė muajve korrik e gusht 1785, pasi siguruan nga ana juglindore bashkėpunimin e Ali pashė Tepelenės, armikut tė sundimtarit tė Beratit, qė e kishte penguar tė merrte qeverisjen e sanxhakut tė Janinės, Mahmud Pasha dhe i vėllai Ahmed Pasha, e nėnshtruan qeveritarin e Elbasanit dhe e ndėshkuan Ahmet Kurt pashėn, duke i rėnė kryq e tėrthor sanxhakut tė tij. Duke u kthyer nga Korēa, Mahmud Pasha dhe Ahmet Pasha nga Buzi i Tepelenės, thyen ushtrinė kryesore tė qeveritarit tė Beratit nė Peqin, pikėrisht aty ku ushtria shkodrane kishte pėsuar disfatėn e madhe dhjetė vjet mė parė.



    Kėto fushata e ngritėn mė lart autoritetin e Bushatllinjve nė sy tė tė gjithė feudalėve shqiptarė dhe i ndanė ata nė pėrkrahės e nė kundėrshtarė tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, kėto fushata shkaktuan zemėrimin e Portės sė Lartė dhe tė Senatit tė Venedikut dhe, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen e atyre shteteve evropiane qė kishin interesa tė kundėrta me Perandorinė Osmane. Nė radhė tė parė ishte diplomacia e Austrisė, qė filloi ta inkurajonte Bushatlliun pėr veprime mė tė guximshme kundėr varėsisė ndaj Stambollit.



    Pėr shkak tė fushatės kundėr sanxhakėve tė Elbasanit e tė Vlorės, qė Porta e Lartė e quajti veprim rebel, sulltani i shpalli dy Bushatllinjtė dhe Ali pashė Tepelenėn si kryengritės dhe nė vjeshtė tė vitit 1785 dha urdhėr pėr tė pėrgatitur njė ekseditė tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kėto masa e shtynė Bushatlliun qė ta shndėrronte mosbindjen e tij nė kryengritje. Ndėrkaq afrimi i luftės sė Rusisė dhe Austrisė kundėr Perandorisė Osmane qė po shqetėsonte diplomacinė evropiane, i nxiti disa nga pashallarėt shqiptarė, me Mahmud Pashėn nė krye, ta shikonin kryengritjen si rrugėn e vetme pėr shpėtimin nga sundimi i njė perandorie qė dukej se po shembej.

    Ndaj Mahmud Pasha, nė vend qė tė pranonte faljen dhe gradėn e vezirit qė i ofroi Porta e Lartė nė prag tė luftės me Rusinė e Austrinė, nė prill tė vitit 1786, shpalosi zyrtarisht flamurin e luftės.
    Forcat e ushtrisė kryengritėse tė pėrbėra, sikurse shkruante njė funksionar i lartė osman nė njė raport dėrguar Portės sė Lartė, nga ushtarė e bylykbashė shqiptarė, tė veshur me kostumet e tyre popullore tė krahinės sė Shkodrės dhe tė atyre fqinje me tė, gjetėn shumė shpejt pėrkrahje nė tė gjithė Kosovėn gjer nė Kystendil.
    Ato patėn ndihmėn e njė vargu feudalėsh tė Kosovės, tė cilėt autori i kėtij raporti i quante “tradhtarė”. Pastaj kryengritja u shtri edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Ahmet Kurt pasha i Beratit ndoqi shembullin e Bushatllinjve, i shtyrė nga i njėjti shqetėsim pėr fatin e Perandorisė Osmane, dhe u ngrit kundėr Stambollit, duke u pajtuar dhe duke u bashkuar me Mahmud Pashėn. Kėshtu forcat ushtarake kryengritėse tė dy feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė u shtrinė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe nė Maqedoni.



    Nga muaji prill i vitit 1786 e gjer nė mars tė vitit 1787, kryengritja thuajse nuk ndeshi nė ndonjė qėndresė serioze si nga forcat kundėrshtare nė Shqipėri, ashtu edhe nga forcat ushtarake tė vezirėve tė Rumelisė dhe tė Bosnjės. Vezirėt e Rumelisė dhe tė Bosnjės, tė urdhėruar nga Porta e Lartė, e cila shpresonte se mund t’i kthente kryengritėsit nė rrugėn e bindjes, mbajtėn qėndrim pasiv. Nė kėto kushte Bushatlliu pėrvetėsoi tė gjitha tė ardhurat shtetėrore, vuri dorė mbi shtatė barrė tė hollash nga thesarėt e Beogradit dhe tė Vidinit dhe, me anė tė njerėzve tė vet, mori nė dorė qeverisjen e viseve tė pushtuara. Hovi i papėrmbajtur luftarak, trimėria dhe guximi i rrallė, si dhe fitoret kundėr pashallarėve rivalė, bėnė qė pashai shkodran tė mbiquhej “Kara Mahmud Pasha” (Mahmud Pasha i zi, i tmerrshėm).

    Mirėpo, kur Porta e Lartė pa se shpresat pėr t’i bindur kryengritėsit ishin tė kota dhe se ēifligarėt e tjerė shqiptarė mund tė bashkoheshin me ta, mori masa pėr tė pėrēarė forcat shqiptare, si edhe pėr pėrgatitjen e njė ekspedite tė madhe kundėr Shkodrės. Pėr kėtė qėllim ajo i kėnaqi ambiciet pėr pushtet tė katėr personaliteteve politike shqiptare: Ali pashė Tepelenės i dha qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės, Ibrahim bej Vlorės i dha gradėn e pashės dhe sanxhakun e Janinės, Mehmet pashė Ēaushollit qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės dhe Mustafa bej Toptanit komandėn e maliqanesė sė Durrėsit. Mė nė fund, nė mars tė vitit 1787, Porta e Lartė arriti tė mėnjanonte Ahmet Kurt pashėn, duke e helmuar me anė tė mjekut tė tij, dhe futi tė birin dhe dhėndrin nė grindje pėr trashėgimin e pushtetit. Me kėto mėnyra ajo arriti tė bėnte pėr vete krerėt e Toskėrisė dhe t’i shkėpuste ata nga lėvizja kryengritėse e kryesuar nga Kara Mahmud Pashė Bushatlliu.


    U bė e qartė se feudalėt e Toskėrisė, tė tėrhequr edhe nga interesat e tyre vetjake, nuk qenė nė gjendje tė arrinin nė njė bashkim politik tė qėndrueshėm me ata tė Gegėrisė. Kėshtu, Porta krijoi kushtet e nevojshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn e saj tė madhe ndėshkimore kundėr Shkodrės. Kjo ekspeditė shėrbeu pėr tė pėrēarė edhe radhėt e feudalėve tė Gegėrisė, vartės e aleatė tė Bushatllinjve.


    Megjithėkėtė, Kara Mahmudi nuk hoqi dorė nga rruga e nisur. Pėr ta fuqizuar kryengritjen, ai u mundua tė tėrhiqte nė tė sa mė shumė njerėz nga radhėt e shtresave tė gjera popullore. Pėr kėtė qėllim ai premtoi se do tė lehtėsonte gjendjen ekonomike tė shtresave popullore duke shpallur se do t’i falte nga taksat pėr 20 vjet. Ai shfrytėzoi njėkohėsisht edhe urrejtjen e trashėguar tė shqiptarėve kundėr sunduesve tė huaj osmanė, e sidomos emrin e heroit kombėtar tė shek. XV, qė vazhdonte tė rronte nė popull si simbol i luftės pėr liri dhe e shpalli veten pasardhės tė Skėnderbeut. Si pasojė, Mahmud Pasha dhe i vėllai korrėn disa fitore ushtarake kundėr Mehmet pashė Ēaushollit nė afėrsitė e Prishtinės dhe kundėr Mahmud pashė Ajdoslliut pranė Shkupit, si dhe bėnė njė qėndresė kėmbėngulėse e me shumė humbje pėr armikun nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės.

    Me kėto fitore ata arritėn tė vononin pėr disa muaj pėrparimin e fuqive tė shumta ushtarake tė Portės drejt Shkodrės. Por epėrsia numerike e forcave osmane, lėkundjet e feudalėve, aleatė tė Bushatllinjve dhe veēanėrisht tradhtia e disa funksionarėve tė tij, bėnė qė, nė pjesėn e dytė tė muajit gusht, t’u dorėzoheshin njėri pas tjetrit forcave detare e tokėsore osmane qytetet e Tivarit, Ulqinit dhe mė nė fund edhe qyteti i Shkodrės. Kėshtu forcat kryengritėse u pėrēanė. Mė 26 gusht, pas vrasjes sė Ahmet pashė Bushatlliut nė njė pusi, Kara Mahmudi bashkė me 250-300 veta nga mė besnikėt e tij, u mbyll nė kėshtjellėn e Shkodrės. Ushtria e Portės filloi rrethimin e kėshtjellės sė Rozafės. Kėshtu u krijua njė gjendje shumė e vėshtirė pėr Bushatlliun.



    Ndėrkohė edhe nė radhėt e rrethuesve lindėn vėshtirėsi serioze, siē qenė ato lidhur me furnizimin e trupave me municione, ushqime e tė holla, qė filluan tė shfaqeshin menjėherė pas fillimit tė luftės me Rusinė. Kėto vėshtirėsi shkaktuan pėrēarje nė radhėt e komandės osmane. Valiu i Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēausholli morėn masa qė t’i nxirrnin ushqimet e nevojshme me anė grabitjesh dhe dhunimesh tė popullsisė vendase. Valiu i Bosnjės dhe komandanti i flotės, bashkė me forcat e tyre, u larguan nga veprimet luftarake.
    Kjo pėrēarje e ndryshoi situatėn nė favor tė Bushatlliut. Rol vendimtar pati ndėrhyrja e qytetarėve tė Shkodrės, e fshatarėve rreth saj dhe e malėsorėve tė Hotit, tė Shalės, tė Shoshit, tė Postribės etj. Tė zemėruar nga grabitjet, vrasjet dhe nga pėrdhunimet e kryera prej forcave ushtarake tė valiut tė Rumelisė dhe tė Mehmet pashė Ēaushollit, mė 25 nėntor, 8 000 ushtarė vendas u vėrsulėn njėkohėsisht bashkė me garnizonin e kėshtjellės mbi rrethuesit dhe i shpartalluan aq keq sa, nė Shkodėr e nėpėr rrugėt gjer nė Drin, mbetėn rreth gjashtė mijė tė vrarė pėrveē robėrve. Ndėr tė vrarėt ishte edhe vetė Mehmet pashė Ēausholli.



    Njė disfatė tė tillė trupat osmane nuk e kishin pėsuar prej shumė vitesh nė Shqipėri. Me qėllim qė konflikti tė merrte fund dhe tė mos bėheshin mė viktima tė njė ekspedite ndėshkimore tė re, qytetarėt e Shkodrės kėrkuan qysh tė nesėrmen e fitores qė sulltani tė falte Kara Mahmudin dhe ky tė lironte robėrit e tė pajtohej me pushtetin qendror.


    Pas shpartallimit tė valiut tė Rumelisė dhe Mehmet pashė Ēaushollit, raporti i ri i forcave nė lėmin ndėrkombėtar dhe nė pashallėk e vuri Mahmud pashė Bushatlliun para dy rrugėve: ose tė pajtohej me Portėn e Lartė, ose tė ecte nė rrugėn e shkėputjes dhe tė lidhej me fuqitė armike tė saj pėr tė vazhduar luftėn.
    Ata feudalė tė sanxhakut, qė e kishin braktisur dhe tradhtuar gjatė kryengritjes, nuk pėrbėnin pėr tė njė mbėshtetje tė sigurt. Pėrkundrazi, ata kėrkonin nėnshtrimin ndaj sulltanit e madje largimin e Bushatlliut nga pushteti i pashallėkut.
    Edhe pronarėt e vegjėl, qė pėrbėnin shumicėn myslimane tė banorėve tė qyteteve, sidomos tė Shkodrės, ndonėse e kėrkonin pėr qeveritar, e kushtėzonin kėtė me nėnshtrimin e tij ndaj sulltanit. Nė kėtė qėndrim ndikuan edhe dėmi qė shkaktoi bllokimi i rrugėve tokėsore e detare, i cili paralizoi veprimtarinė ekonomike tė qytetit dhe frika e njė ekspedite tė dytė. Ndėrsa banorėt e krishterė dhe nė veēanti malėsorėt tė cilėt pėrbėnin shumicėn e ushtrisė sė Bushatlliut, ishin pėr vazhdimin e kryengritjes, pėr t’u marrė vesh me fuqitė e krishtera armike tė Portės, me Rusinė e sidomos me Austrinė, nėn mbrojtjen e sė cilės ishte futur kisha katolike. Duke mos pasur mė besim te falja nga ana e Portės dhe duke qenė i bindur pėr shkatėrrimin e shpejtė tė Perandorisė Osmane, Mahmud Pasha prirej pėr rrugėn e dytė.



    Ngjarjet e Shkodrės tėrhoqėn vėmendjen e diplomacisė ruse e austriake, sidomos pas hyrjes nė luftė tė Perandorisė Austriake kundėr Portės sė Lartė, nė janar tė vitit 1788.
    Oborret e Petėrsburgut dhe tė Vjenės ngarkuan diplomatėt e tyre qė t’i premtonin Bushatlliut pėrkrahje ekonomike e ushtarake pėr tė vazhduar kryengritjen kundėr Stambollit dhe pėr tė marrė pjesė nė luftė nė ndihmė tė veprimeve tė tyre ushtarake. Porta e Lartė, nga ana e vet, u kėrkoi shkodranėve kokėn e qeveritarit tė tyre, pėrndryshe Shkodra do tė shkatėrrohej nga njė ekspeditė e dytė dhe banorėt e saj do tė trajtoheshin si robėr pėr pesė vjet rresht.
    Nė shkurt tė vitit 1788 filluan tė gjallėroheshin pashallarėt e Sarajevės dhe tė Beratit, si dhe komandanti i maliqanesė sė Durrėsit, Mustafa pashė Toptani, qė bashkėpunoi me krerėt kundėrshtarė nė sanxhakun e Shkodrės. Krahinat e Pogradecit, tė Shpuzės, tė Kuēit dhe tė Piprit ngritėn krye me armė, kurse Mustafa pashė Toptani kėrcėnoi me luftė aleatėt e Bushatlliut nė Kavajė e nė Tiranė dhe mbylli rrugėt.


    Me gjithė kėtė gjendje tė rėndė, Mahmud Pasha me forcat e tij ushtarake arriti tė nėnshtronte pėrsėri krahinat e Veriut, tė ndėshkonte krerėt e tyre kundėrshtarė dhe ata tė qytetit tė Shkodrės, qė ishin lidhur me ta, dhe tė dėbonte nga qyteti njė varg familjesh tė dyshimta. Por ai nuk mundi t’u shkonte nė ndihmė aleatėve evropianė, sepse kėto ngjarje kishin shkaktuar lėvizje nė popullsinė qytetare dhe ai ruhej nga ndonjė kryengritje nė Shkodėr.


    Nė muajin maj tė vitit 1788, Mahmud Pasha u takua nė kėshtjellėn e Rozafės me njė pėrfaqėsues tė ambasadorit rus nė Venedik. Nė kėtė takim Bushatlliu pranoi tė vazhdonte kryengritjen kundėr “armikut tė pėrbashkėt” (Perandorisė Osmane) dhe u zotua tė lehtėsonte hyrjen e trupave ruse nė Stamboll, duke pushtuar Shqipėrinė deri nė Manastir e njė pjesė tė Maqedonisė deri nė Selanik. Kundrejt kėsaj pjesėmarrjeje nė luftė, ai kėrkoi t’i jepej njė shumė tė hollash pėr tė bėrė pėr vete pashallarėt shqiptarė dhe tė dėrgohej nė bregdet njė skuadėr anijesh luftarake pėr tė kėrcėnuar ose, po tė ishte nevoja, pėr tė bombarduar ato qytete qė do tė mbanin anėn e Portės. Gjithashtu ai kėrkoi tė njihej autonomia e tokave tė kontrolluara prej ushtrisė shqiptare, njė autonomi politike e fetare, nėn mbrojtjen e fronit perandorak rus, siē ndodhi me Hanatin e Krimesė. Kjo marrėveshje duhej tė miratohej nga Katerina II e Rusisė.



    Ndėrsa pritej ky miratim, sipas njė kėrkese qė kishte bėrė vetė Bushatlliu me anė tė kryepeshkopit tė Tivarit, Gjergj Radovanit, oborri i Vjenės dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet nė Shkodėr. Kjo pėrfaqėsi mbėrriti nė Shkodėr nė mesin e muajit qershor, pavarėsisht se diplomatėt rusė ishin pėrpjekur pėr ta penguar.


    Kėrkesat e Bushatlliut ishin pothuajse tė njėllojta me ato qė iu parashtruan pėrfaqėsuesit rus. Por kėrkohej qė vendi tė vihej jo nėn mbrojtjen e Rusisė, por tė shtėpisė sė Habsburgėve. Austriakėt synonin tėrheqjen e forcave tė qeveritarit tė Shkodrės, nė ndihmė tė ushtrive tė tyre nė luftėn pėr pushtimin e Bosnjės. Por, kur dėrgata austriake mori rrugėn e kthimit, forcat kundėrshtare tė Bushatlliut kapėn dhe vranė tė gjithė pjesėmarrėsit e saj. Kėshtu nuk mbeti asnjė shpresė pėr lidhje me Vjenėn. Petėrsburgu nga ana e vet nuk dha pėrgjigje. Bushatlliut nuk i mbeti veēse rruga e pajtimit me Portėn e Lartė.


    Ndėrkohė, i detyruar nga rrethanat e luftės, divani i sulltanit kishte ndryshuar mendim dhe i premtoi Kara Mahmudit faljen dhe gradėn e vezirit, nė qoftė se ai merrte pjesė nė luftė me forcat e veta nė frontin e Bosnjės kundėr austriakėve. Bushatlliu e pranoi kėtė premtim, por duke i shkėputur Portės sė Lartė qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe atij tė Elbasanit, si dhe gradėn e pashės pėr tė vėllanė, Ibrahim Beun, dhe pėr tė nipin, Mehmet Beun. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet. Jeta ekonomike filloi tė gjallėrohej.

    Pjesėmarrja e Bushatlliut nė kėtė luftė, gjersa u nėnshkrua me Austrinė traktati i paqes sė Sistovės (4 gusht 1791), i shėrbeu pėrgatitjes pėr kryengritjen e dytė. Duke shfrytėzuar gradėn e vezirit dhe tė kryekomandantit tė frontit tė Vidinit, Kara Mahmudi grumbulloi sasi tė rėndėsishme tė hollash dhe armatimesh, tė cilat i dėrgoi nė Shkodėr.
    Por lufta nuk vazhdoi mė tej. Duke iu trembur pėrhapjes sė ideve tė revolucionit frėng edhe Rusia, ashtu siē kishte bėrė mė parė Austria, shpejtoi tė nėnshkruante traktatin e paqes me Perandorinė Osmane nė Jassi, mė 2 janar 1792. Kėshtu shteti osman shpėtoi nga shkatėrrimi. Por kriza e brendshme e tij u thellua mė tej, prandaj sulltan Selimi III filloi pėrpjekjet pėr tė pėrqendruar pushtetin e pėr tė modernizuar ushtrinė. Kėto reforma, qė njihen me emrin “Nizam-i-xhedid”, nuk pėrputheshin me interesat e parisė sė provincave. Pėr rrjedhim, kundėr reformave tė sulltan Selimit u organizua me shpejtėsi njė qėndresė e gjerė e kryesuar nga ulematė dhe nga feudalėt e ēifligarėt mė tė fuqishėm tė provincave. Mahmud pashė Bushatlliu e Ali pashė Tepelena ishin nga mė kryesorėt nė Gadishullin Ballkanik.


    Pasi u kthye nė Shkodėr, Bushatlliu dha shenjat e para tė njė kryengritjeje tė dytė. Ai e filloi atė me njė fushatė ndėshkimore e nėnshtrimi tė feudalėve pėrkrahės tė Stambollit. Kėtė e bėri jo vetėm brenda katėr sanxhakėve qė pėrbėnin Pashallėkun e Shkodrės gjer nė atė kohė, por edhe nė sanxhakėt e Prizrenit e tė Shkupit, ku, pėr shkak tė lidhjeve tė tyre ekonomike me Shkodrėn dhe tė prirjeve separatiste tė vezirit tė saj, njė pjesė e parisė feudale dhe tregtare tė kėtyre qendrave morėn anėn e tij.
    Kundėrshtarėt e vezirit shkodran nė qytetet e rrethet e Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Ohrit dhe tė Elbasanit njohėn tani goditjen e rėndė tė tij qė i ēoi deri nė shfarosje. Kėshtu filloi periudha e kryengritjes sė dytė, e cila synonte shkėputjen e plotė nga varėsia e Portės. Veziri i Shkodrės tanimė nuk i nėnshtrohej fare autoritetit tė Portės. Ai nuk nxirrte mė taksa pėr thesarin perandorak, por i dėbonte gjyqtarėt e Stambollit dhe vetėm fjala e tij ishte ligj. Kjo kryengritje e shkėputi faktikisht pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare nga perandoria.




    Politika e re e Mahmudit shkaktoi njė reaksion tė fortė, qė filloi nė gjirin e vetė familjes sė Bushatlliut, te vėllai dhe nipi i tij. Kėta u vunė nė krye tė atij grupi feudalėsh, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė shkėputjes sė vendit nga Perandoria Osmane, duke e quajtur atė tė rrezikshme pėr jetėn, pasuritė dhe pėr postet e tyre. Prandaj e braktisėn atė. Kjo i dha dorė sulltanit tė merrte masa tė shpejta.

    Nė fillim tė vitit 1793 ai nisi kundėr Shkodrės njė ekspeditė ndėshkimore. Ekspedita, e pėrbėrė nga forcat e shtatė pashallarėve shqiptarė me nė krye valiun e Rumelisė, Beqir Pashėn, mundi tė mbėrrinte nė Shkodėr vetėm pas tetė muajsh. Pas njė qėndrese tė fortė, Mahmud Pasha u detyrua mė sė fundi tė mbyllej nė kėshtjellė mė 1787. Edhe kėtė herė shumica e parisė vartėse dhe e aleatėve e braktisėn, duke u besuar premtimeve tė Portės sė Lartė qė kishte shpallur se do t’u njihte privilegjet qė kishin.
    Por fshatarėt e malėsorėt dhe shtresat e gjera qytetare shkodrane, tė shqetėsuara nga mundėsia e kthimit tė anarkisė, nuk ndoqėn rrugėn e krerėve feudalė. Tė mbushura edhe me urrejtjen e njė populli qė nuk mund t’i duronte aktet e dhunshme tė pushtuesit tė huaj, ato u bashkuan me vezirin kryengritės dhe i shpartalluan pėrsėri forcat qeveritare, duke u shkaktuar dėme shumė tė rėnda.


    Pėrēarja e lėkundjet e aleatėve tė vet vendas si dhe frika nga njė ekspeditė tjetėr e Portės e detyruan Mahmud Pashėn, me gjithė fitoren qė korri, tė shpallte pėrsėri faljen e tė gjithė atyre qė e kishin braktisur, tė lironte robėrit e kapur dhe tė padiste vėllanė e nipin si shkaktarė tė vėrtetė tė konfliktit, kurse sulltanin ta paraqiste si viktimė tė mashtrimit tė tyre. Ndėrkaq, me anėn e klerit katolik ai siguroi ndėrmjetėsinė e oborrit tė Spanjės, pėr t’i kėrkuar falje sulltanit. Por tė gjitha kėto veprime, ashtu si edhe mė 1787, nuk shprehnin ndjenjat e mendimet e vėrteta tė tij.


    Ndėrmjetėsimi i pėrfaqėsuesit diplomatik tė Spanjės nė Stamboll, vėshtirėsitė e mėdha financiare tė perandorisė e, mbi tė gjitha, pamundėsia e Portės pėr tė organizuar njė ekspeditė te re bėnė qė nė muajin mars tė vitit 1795, sulltan Selimi III t’i jepte Bushatlliut faljen, me kusht qė tė zotohej se nuk do tė ngrinte krye mė, tė derdhte nė thesarin perandorak shumat e mėdha tė taksave tė prapambetura nga e kaluara dhe tė pranonte zbatimin e reformave ushtarake e financiare.
    Gjersa erdhi falja, Bushatlliu e pėrforcoi pėrsėri pozitėn e vet dhe i nėnshtroi sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit duke ua dhėnė pėr qeverisje tė vėllait dhe tė nipit, tė cilėt ishin kthyer nė Shkodėr e i kishin kėrkuar falje. Veziri i Shkodrės i kėrkoi edhe Ali pashė Tepelenės tė hiqte dorė nga orvatja e tė birit, Myftar Pashės, pėr tė qeverisur sanxhakun e Ohrit dhe pėr tė vėnė dorė mbi sipėrmarrjen e Durrėsit. Nė vjeshtėn e vitit 1795 ai shpartalloi edhe forcat e pashallarėve kosovarė, tė cilėt ishin lidhur kundėr tij dhe kishin marrė pushtetin nė Prizren. Kėtė fat pėsoi edhe Jusuf bej Dibra, i cili kishte guxuar tė dėbonte nga Dibra qeveritarin e vendosur prej Bushatlliut.



    Kėto veprime qė ishin nė kundėrshtim me kushtet e faljes, i acaruan pėrsėri marrėdhėniet e Stambollit me vezirin e pabindur tė Shkodrės. Por Porta e Lartė, e mbėrthyer nga reaksioni i brendshėm kundėr reformave, nuk ishte aspak nė gjendje tė merrte masa energjike kundėr tij.


    Mahmud Pasha e drejtoi tani vėmendjen kundėr krahinave malore shqiptare tė Kuēit, tė Piprit e tė Palabardhit, tė cilat, qysh nga lufta ruso-turke e viteve 1787-1792, ishin bashkuar me Malin e Zi dhe i kishin dalė duarsh vezirit tė Shkodrės. I zėnė me ngjarjet e lartpėrmendura, Kara Mahmudi nuk kishte pasur kohė tė merrej me to. Kurse tani rrethanat ndėrkombėtare kishin ndryshuar. Franca ishte hedhur nė sulm kundėr monarkive evropiane, dhe oborret e Vjenės e tė Petėrsburgut i kishin lėnė mbas dore synimet e tyre nė Mal tė Zi.

    Kjo gjendje e re politike i dha mundėsi Bushatlliut tė pėrgatitej pėr nėnshtrimin e tyre. Edhe diplomacia frėnge, pėr tė mos lejuar qė Mali i Zi t’i shėrbente si bazė politikės ruse e austriake dhe, me qėllim qė tė tėrhiqte qeveritarin e Shkodrės nga ana e Francės, krijoi lidhje me Bushatlliun me anė tė ambasadorit tė saj nė Venedik. Gjeneral Bonaparti, i cili pas nėnshtrimit tė Italisė Veriore projektonte tė pushtonte edhe Dalmacinė, dėrgoi nė Shkodėr nė muajin maj 1796 shtatė specialistė ushtarakė pėr organizimin mė tė mirė tė ushtrisė shqiptare si dhe shtatė galera me municione e ushqime pėr fushatėn qė Kara Mahmud Pasha kishte parasysh tė ndėrmerrte kundėr Malit tė Zi. Por kėto tė fundit u konfiskuan nė det prej venedikasve, qė dyshonin se fushata e Bushatlliut drejtohej edhe kundėr tokave tė tyre.


    Nė korrik tė vitit 1796 tri reparte tė sundimtarit tė Shkodrės hynė nė Mal tė Zi. Malazezėt dhe malėsorėt e tri krahinave shqiptare tė lidhur me ta i kishin dėrguar fjalė vezirit tė Shkodrės se do tė luftonin gjer nė pikėn e fundit tė gjakut po t’i sulmonte. Dhe me tė vėrtetė forcat e Bushatlliut ndeshėn nė njė mbrojtje shumė tė fortė, qė i detyroi ato tė tėrhiqeshin dhe qė bėri tė dėshtonte sulmi. Nė shtator, Kara Mahmud Pasha e pėrsėriti sulmin mbi Malin e Zi, por edhe kėtė herė ushtria e tij nuk pėrparoi dot, kurse ai vetė bashkė me shtabin e tij, nė tė cilin ishin edhe katėr oficerė francezė, ra nė kurth, me sa duket i tradhtuar, u rrethua dhe u vra nga malazezėt (1796).
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Rėndėsia dhe karakteri i Pashallėkut tė Shkodrės


    Dėshmitė shkodrane tė kohės, tė shkruara dhe gojore, duke e cilėsuar Kara Mahmudin “asllan i Shkodrės” e “i madhi Kara Mahmud Pasha” dhe duke e krahasuar atė “me tė shkėlqyeshmin Kastriot”, tregojnė konsideratėn qė shkodranėt bashkėkohės kishin pėr tė. Vrasja e tij u prit me keqardhje tė veēantė nė Pashallėkun e Shkodrės e nė Mal tė Zi dhe u konsiderua si fatkeqėsi pėr vendin. Kurse dėshmitė e huaja bashkėkohėse, duke theksuar se Kara Mahmudi “e mbajti vendin tė pavarur gjer nė atė shkallė sa u duk se synonte tė bėhej sundimtar absolut”, ose se “talenti i tij, trimėria e tij, pasuria e tij dhe bindja e popullit qė sundonte, kanė treguar pėrherė pavarėsinė e vėrtetė tė tij”, nxjerrin nė dritė se konsiderata e popullit pėr “Vezirin e Shqipėrisė” lidhej kryesisht me veprimtarinė politike tė ndjekur prej tij e, nė radhė tė parė, me qeverisjen e pavarur tė Pashallėkut tė Shkodrės.


    Kara Mahmudi kishte bėrė pėr vete shumicėn e popullsisė tė Pashallėkut tė Shkodrės, e cila e mbėshteti atė fuqimisht dhe i doli zot duke rrėmbyer armėt nė ēastet mė tė vėshtira tė konfliktit tė armatosur me pushtetin qendror e rivalėt e vet brenda vendit. Kjo tregon se veprimtaria politike e tij pasqyronte aspiratat themelore tė kėsaj popullsie, pėr tė jetuar e pavarur nga pushteti i Stambollit dhe se lufta e banorėve tė Pashallėkut tė Shkodrės, tė udhėhequr prej Kara Mahmudit ishte vazhdim i luftės sė popullit shqiptar kundėr zgjedhės sė huaj osmane. Pra, synimi pėrfundimtar i veprimtarisė sė tij politike ishte dobėsimi e ērrėnjosja e pushtetit qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės dhe zėvendėsimi i tij me pushtetin e pėrqendruar tė Kara Mahmudit. Me fjalė tė tjera, Pashallėku i Shkodrės tė shndėrrohej nė njė shtet feudal shqiptar tė pavarur ose dhe vasal tė ndonjėrės nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės, siē treguan projektmarrėveshjet me pėrfaqėsuesit e Rusisė dhe tė Austrisė.


    Kara Mahmudi arriti tė dobėsonte nė njė shkallė tė theksuar pushtetin qendror tė sulltanit nė Pashallėkun e Shkodrės. Brenda kėtij pashallėku veprohej kryesisht sipas urdhrave tė pashait shkodran, tė cilat ishin tė detyrueshme pėr tė gjithė banorėt, madje edhe pėr shtetasit e huaj, ndonėse konsujt e tyre protestonin kur ato urdhra nuk pėrputheshin me marrėveshjet e pėrfunduara midis qeverive tė tyre dhe Portės sė Lartė. Kara Mahmudi hyri nė bisedime pėr marrėveshje ushtarake e politike me fuqitė e krishtera, armike tė Perandorisė Osmane dhe, nė kundėrshtim me ndarjen administrative tė saj e pa pėlqimin e Stambollit, shtriu pushtetin e vet nė sfera administrative-ushtarake tė tjera nga ato qė i takonin si pasha e si vezir. Kėto e tė tjera veprime si kėto, ashtu dhe qėndresat e armatosura kundėr ushtrive qeveritare qė u dėrguan kundėr tij, treguan se Bushatlliu kishte marrė rrugėn drejt pavarėsisė, se ai kishte krijuar njė sundim efektivisht autonom nė zotėrimet qė pėrfshinin Shqipėrinė Veriore e Verilindore ose mbarė Gegėrinė. Vdekja e tij e parakohshme (1796) nuk e lejoi tė realizonte deri nė fund synimin pėr shndėrrimin e pashallėkut tė tij nė njė shtet shqiptar, qoftė edhe tributar apo vasal ndaj Perandorisė Osmane ose ndaj ndonjė shteti evropian.


    Megjithėkėtė, rezultatet kryesore tė veprimtarisė politike tė Kara Mahmud Pashės, pėrhapja e forcimi i lidhjeve ekonomike midis krahinave tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore dhe bashkimi i tyre nėn pushtetin e njė familjeje tė fuqishme feudale shqiptare ishin dy hapa tė mėdhenj pėrpara drejt krijimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Prandaj veprimtaria e Bushatlliut shėnoi njė kthesė me rėndėsi nė historinė ekonomike e politike tė Shqipėrisė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖ VITET 1797-1812


    Pashallėku i Shkodrės nėn qeverisjen e Ibrahim pashė Bushatlliut (1797-1809)


    Ndėrsa po fuqizohej e zgjerohej Pashallėku i Janinės dhe po theksoheshin prirjet e sundimtarit tė tij pėr t’u shkėputur nga varėsia e Portės, Pashallėku i Shkodrės, hyri nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur qeverisej nga Ibrahim pashė Bushatlliu, nė rrugėn e bindjes ndaj Stambollit. Kėtė veprim e bėri me kusht qė interesat e shtresės sė tij dhe sidomos trashėgimia e pushtetit nga familja e tij tė mos cenoheshin.
    Si pėrfaqėsues i grupit mė tė fuqishėm feudal nė Shkodėr, ai u njoh prej sulltanit nė maj ose nė qershor 1797 si qeveritar i Pashallėkut tė Shkodrės me gradėn bejlerbej, kurse i nipi Mehmet Pasha u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Elbasanit e, pak mė vonė, edhe i atij tė Ohrit. Por kjo njohje u arrit vetėm pasi ata pranuan shlyerjen e shumave tė detyrimeve tė prapambetura nga Kara Mahmudi, i cili i kishte pėrdorur ato pėr tė financuar kryengritjen. Porta e Lartė u besoi atyre pushtetin si pjesėtarė tė sė vetmes familje qė mund tė ngrinte shqiptarėt e Veriut pėr mbrojtjen e kufijve nė njė kohė kur armata franceze, e komanduar prej gjeneral Napoleon Bonapartit, po korrte fitore pas fitoresh, po i jepte fund Republikės sė Venedikut dhe po u afrohej kufijve veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane.



    Pėr ta pėrdorur nė mbrojtjen e kufijve tė perandorisė dhe kundėr fuqizimit tė Pashallėkut tė Janinės, Porta e Lartė i dha Ibrahim Pashės gradėn e vezirit mė 1799, kur kėtė gradė ia dha edhe Ali pashė Tepelenės, qė kishte mbajtur qėndrim tė vendosur kundėr rrezikut francez.

    Ky rrezik, qė e detyroi sulltanin tė harronte tė kaluarėn e shtėpisė sė Bushtallinjve, e detyroi edhe Ibrahim Pashėn tė ndiqte njė politikė bindjeje ndaj Stambollit pėr tė gjetur pėrkrahjen qė i nevojitej. Veziri Bushatlli, ashtu si paraardhėsit e tij, nuk e ndėrpreu kursin e politikės sė brendshme tė ndjekur prej tyre dhe sidomos politikėn e tolerancės fetare ndaj tė krishterėve. Pėr rrjedhim, ai i ruajti marrėdhėniet e vjetra me Papatin, me oborrin e Spanjės dhe vazhdoi me Austrinė marrėdhėniet e mira ekonomike qė kishte pasur me Venedikun. Ish zėvendėskonsulli venedikas, tani austriak, Jak Mark Suma, vazhdoi funksionin qė kishte pasur deri nė traktatin e Kampo Formios. Po kėshtu u soll Ibrahim Pasha edhe me Republikėn e Raguzės.


    Nė sajė tė kėsaj politike tė brendshme e tė jashtme, Pashallėku i Shkodrės njohu pėr disa vjet njė periudhė relativisht tė qetė, qė i dha mundėsi zhvillimit ekonomik tė vendit dhe rritjes sė mėtejshme tė autoritetit tė Ibrahim Pashės nė Shqipėrinė Veriore. Ai u bė sundimtar i pavarur e zot absolut nė vendin e tij. Mė 1802 vdiq Mehmet Pasha dhe sanxhaku i Elbasanit kaloi nė duart e Ali Pashės sė Beratit. Megjithėse midis vezirit tė Shkodrės e atij tė Beratit filluan mosmarrėveshje pėr punė tė kėtij sanxhaku, sulltani duke parė te Bushatlliu njė nga funksionarėt e lartė mė tė bindur, nė tetor 1803 ia besoi atij postin e valiut tė Rumelisė, pasi ia hoqi atė Ali pashė Tepelenės. Detyrėn qė iu ngarkua nė vitin 1804, pėr tė shfarosur njė varg krerėsh separatistė nė Rumeli, Ibrahim Pasha e pėrmbushi me sukses.



    I kėnaqur prej valiut shkodran, sulltani jo vetėm ia konfirmoi ofiqet dhe sipėrmarrjet qė kishte pasur, por i dha atij edhe tė drejtėn tė emėronte nė sanxhakun e Elbasanit dhe tė Dukagjinit njerėzit qė dėshironte vetė. Bushatlliu emėroi nė Elbasan dhėndrin e vet Ahmet pashė Tiranėn, kurse nė Pejė ithtarin e vet Mustafa pashė Gjakovėn. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės arriti pėrpjesėtimet tokėsore qė kishte pasur nė kulmin e sukseseve tė vezirėve Bushatllinj paraardhės.


    Mirėpo ky pėrforcim i pushtetit tė Ibrahim Pashės sė Shkodrės zgjoi shqetėsimin e Ali pashė Tepelenės, i cili u tremb se mos valiu shkodran do tė shtinte nė dorė edhe 14 kazatė qė ai kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit, tė cilat i pėrkisnin Bushatlliut si vali. Kjo e shtyu Alinė tė pajtohej me vezirin e Beratit dhe tė pėrgatitej pėr luftė kundėr Bushatlliut. Ishte koha kur kishte shpėrthyer kryengritja serbe dhe malazezėt, tė nxitur dhe prej rusėve, filluan trazira nė kufi. Ibrahim pashė Bushatlliu ndėrmori njė ekspeditė kundėr Malit tė Zi, me anė tė sė cilės shkėputi prej tij krahinat e Kuēit, tė Piprit dhe tė Kelmendit, mirėpo nuk i eci puna mbarė ndaj dy vezirėve toskė qė korrėn fitore kundėr trupave tė tij nė Ohėr e nė Elbasan. Kjo grindje mund tė shndėrrohej nė njė luftė tė madhe po tė mos ndėrhynte Porta pėr fashitjen e saj.



    Nė dhjetor 1805 Selimi III e konfirmoi pėrsėri Bushtalliun nė postin e valiut tė Rumelisė edhe pėr vitin 1806. Njė nga detyrat mė me rėndėsi qė i ngarkoi Porta Bushatlliut ishte shtypja e kryengritjes serbe. Nė korrik 1806 bashkė me vezirėt e Bosnjės dhe tė Vidinit ai ndėrhyri me forcat e tij kundėr kryengritjes nė Serbi. Serbėt kėrkuan pezullimin e luftimeve. Porta e Lartė, qė nuk deshi tė hynte nė luftė me Rusinė ku e shtynte Franca, pranoi. Ibrahim Pasha, i cili prishi marrėdhėniet e veta me mirditasit duke vrarė prijėsin e tyre, u largua para kohe duke paraqitur pretekste tė ndryshme, si mungesė furnizimi etj. Kronika shkodrane thotė se “kthej pa fare dobijet nė Shkodėr”. Porta e Lartė e shkarkoi nga detyra e valiut tė Rumelisė, edhe nga ajo e kryekomandantit ushtarak tė ekspeditės kundėr Serbisė.



    Ndėrkohė francezėt kishin pushtuar Dalmacinė dhe kishin mbėrritur deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Shkodrės. Qeveria franceze dėrgoi nė Shkodėr, ashtu siē kishte dėrguar nė Janinė, pėrfaqėsuesin e vet, konsullin Mark Bryer, me mision tė lidhte e tė forconte marrėdhėniet miqėsore. Bushatlliu u druhej fqinjėve tė rinj tė fuqishėm, prandaj mbajti ndaj tyre qėndrim tė rezervuar e korrekt dhe nuk pranoi tė merrte anėn e tyre as pėrpara dhe as gjatė luftės ruso-turke qė filloi nė mbarim tė vitit 1806. Jo vetėm nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjeneralėt francezė kundėr Malit tė Zi, por as tė rekrutonte ushtarė me rrogė nė pashallėkun e tij. Ai shfaqi dėshirėn tė vendoste marrėdhėnie miqėsore nė interes tė tė dy palėve, gjė qė e miratoi edhe qeveria franceze. Mirėpo kėto marrėdhėnie hasėn nė pengesa tė shumta si nga korsarėt francezė qė kapnin anijet shkodrane, ashtu dhe nga aparati administrativ burokratik francez, drejtuesit e tė cilit kėrkonin tė nxirrnin pėrfitime pėr veten e tyre.


    Traktati i Tilsitit (mė 1807) i dha fund konfliktit franko-rus dhe ngjalli shpresa se paqja do tė krijonte kushte pėr zhvillimin mė tė mirė tė marrėdhėnieve tregtare me vendet e tjera. Ibrahim pashė Bushatlliu si ēifligar i madh, si pjesėmarrės nė veprimtarinė tregtare e lundrimore dhe si qeveritar i njė qyteti tė madh tregtar si Shkodra, shumica e banorėve tė sė cilės jetonin me tregti, i pėrmirėsoi marrėdhėniet me konsullin Bryer dhe lejoi disa favore nė dobi tė fqinjėve lidhur me furnizimin me ushqime e me lėndė druri.
    Por mosbesimi qė kishte ndaj francezėve mbeti. Duke pėrfituar nga pėrvoja e hidhur e miqėsisė sė Ali pashė Tepelenės me ta, ai filloi ta shihte miqėsinė me Perandorinė Franceze si rrezik tė afėrt pėr pushtimin e Shqipėrisė, aq mė shumė kur edhe Porta e Lartė deklaronte se nė Tilsit ishin marrė vendime sekrete kundėr Perandorisė Osmane dhe se ndėrmjetėsimi i Francės pėr rivendosjen e paqes me Rusinė ishte i rremė. Prandaj, edhe sipas udhėzimeve tė Stambollit, ai filloi pėrgatitjen pėr mbrojtje dhe, nė tė njėjtėn kohė, u afrua me vezirėt e Beratit dhe tė Janinės pėr lidhje ushtarake si e vetmja rrugė pėr mbrojtjen e pushtetit tė tyre dhe tė gjithė vendit.

    Ultimatumi qė guvernatori francez i Korfuzit i dėrgoi Ali pashė Tepelenės pėr t’i dorėzuar Butrintin se ndryshe do ta pushtonte me forcė, si dhe kėrkesa e autoriteteve ushtarake franceze pėr tė kaluar njė divizion ushtarėsh nėpėr tokėn shqiptare shkaktuan shqetėsime nė Shqipėri. Nė kėto rrethana edhe popullsia e Shqipėrisė Veriore, sikurse ajo e pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė, bashkė me krerėt e saj, shfaqi zemėrim ndaj fqinjit tė huaj dhe u rreshtua rreth vezirit tė vet, e gatshme pėr tė mbrojtur vendin.
    Konsulli Bryer shkruante nė kėtė kohė se “kokat e njerėzve ishin nxehur mė shumė sesa kujtonte veziri i Shkodrės”. Bushatlliu, ndonėse nuk i reshti masat mbrojtėse dhe njoftoi edhe krerėt e malėsive tė ishin gati pėr luftė, nuk e ndėrpreu veprimtarinė e vet diplomatike pėr tė ruajtur marrėdhėniet paqėsore me Francėn. I ndėrgjegjshėm pėr pasojat shumė tė rėnda qė do tė sillte njė luftė me Francėn, ai i deklaroi konsullit Bryer se nė njė rast tė tillė, mė shumė se kushdo tjetėr ishte ai dhe vendi i tij qė do tė pėsonin po tė prisheshin marrėdhėniet paqėsore, por, nė qoftė se lufta do tė bėhej e pashmangshme, ai do tė kryente detyrėn e vet.


    Pėrpjekjet e Ibrahim Pashės pėr tė mos provokuar konfliktin e armatosur dhe pėr tė ruajtur gjendjen paqėsore dėshtuan. Vrasja e katėr ushtarakėve francezė nė Tivar mė 13 mars 1808, qė erdhi si pasojė e sjelljes sė tyre arrogante dhe e urrejtjes sė tivarasve ndaj tyre, solli rrjedhime tė rėnda nė marrėdhėniet fqinjėsore.


    Megjithėse hetimet nxorėn nė dritė fajėsinė e katėr oficerėve francezė dhe me gjithė kujdesin e veēantė tė vezirit tė Shkodrės e tė vartėsve tė tij, nė Tivar pėr tė mėnjanuar incidentin, kryekomandanti i ushtrisė sė Dalmacisė, gjenerali Marmon e akuzoi Ibrahim Pashėn te perandori Napoleon si shkaktar tė vrasjes sė katėr oficerėve dhe i kėrkoi dėnimin e komandantit tė Tivarit e tė personave tė tjerė pjesėmarrės nė kėtė vrasje. Nė tė njėjtėn kohė, gjenerali Marmon burgosi tė dėrguarin e vezirit tė Shkodrės, qė 11 ditė mė parė i kishte shpėnė dhurata nė shenjė miqėsie.


    Napoleon Bonaparti kėrkoi tė ndėshkoheshin shkaktarėt e vrasjes sė oficerėve francezė nė Tivar, urdhėroi qė tė kėrkohej sadisfaksioni i plotė, ndryshe konsulli Bryer do tė largohej nga Pashallėku i Shkodrės me gjithė shtetasit francezė qė gjendeshin aty. Edhe ky urdhėr kishte karakterin e njė ultimatumi. Por, ashtu siē dėshtoi ultimatumi pėr pushtimin me forcė tė Butrintit, dėshtoi edhe ky. Sa pėr sy e faqe Ibrahim Pasha, i pėrkrahur nga vezirėt e Beratit e tė Janinės, si dhe nga Porta e Lartė, e pushoi nga detyra komandantin e Tivarit dhe e goditi kėtė qytet. Kurse francezėt, qė nuk kishin interes t’i prishnin marrėdhėniet diplomatike me Portėn e Lartė dhe qė kishin nevojė pėr furnizime me ushqime, nuk e zgjatėn mė tej ēėshtjen e sadisfaksionit. Si pėrfundim, marrėdhėniet tregtare u normalizuan, por ngjarje tė rėndėsishme nė pashallėk e zhvendosėn vėmendjen e Ibrahim Pashės nga politika e jashtme nė atė tė brendshme.



    Ndėrsa filluan tė normalizoheshin marrėdhėniet fqinjėsore me francezėt dhe tė gjallėroheshin shkėmbimet tregtare, qė pėrbėnin njė nga preokupimet kryesore tė shkodranėve, nė Tiranė lindi njė konflikt i rėndėsishėm brenda pashallėkut qė solli rrjedhime serioze me karakter politik dhe ekonomik nė Shqipėrinė e Veriut dhe shėnoi fillimin e procesit tė shpėrbėrjes sė Pashallėkut tė Shkodrės.


    Vdekja e Ahmet pashė Tiranės qė ndodhi nė kėtė kohė, shtroi pėr Ibrahim pashė Bushatlliun dy ēėshtje me rėndėsi: sė pari, zėvendėsimin e tij me njė komandant besnik nė krahinėn e Tiranės, dhe sė dyti, sigurimin e administrimit tė pasurisė sė dhėndrit tė vdekur, e cila u pėrkiste vajzave tė mitura qė la pas. Pėr kėtė ai shkoi vetė nė Tiranė i shoqėruar nga njė forcė e rėndėsishme ushtarake. Pėr komandant vendosi Sulejman pashė Peqinin, megjithėse paria e Tiranės nuk e deshi, kurse pėr administrator caktoi tė bijėn, Humajun hanėmin, nėnėn e vajzave trashėgimtare.


    Pas largimit tė vezirit shkodran, paria e Tiranės ngriti krye mė 19 nėntor 1808. E lidhur me Kapllan pashė Toptanin, ajo dėboi me forcė Sulejman Pashėn, kurse Kapllan Pasha nisi pėr nė Shkodėr Humajun hanėmin dhe mori vetė nė dorė administrimin e pasurisė sė Ahmet Pashės sė vdekur, duke u bėrė kujdestari i vajzave tė tij. Kėshtu filloi armiqėsia e vjetėr e Bushatllinjve me Toptanėt, tė cilėt jo vetėm prenė rrugėn me Shkodrėn, por rrethuan edhe Durrėsin, tė cilit i mbetėn hapur vetėm rrugėt detare pėr tė komunikuar me Shkodrėn.


    Zgjidhja e kėtij konflikti shumė tė rėndėsishėm nuk mund tė arrihej veēse me forcėn e armėve. Nė muajin shkurt 1809, veziri Bushatlli dėrgoi kundėr Tiranės njė pjesė tė rėndėsishme tė ushtrisė, tė pėrbėrė kryesisht prej malėsorėsh, nėn drejtimin e komandantit tė gardės sė vet, Abdyl agė Dervishit. Por zgjidhja qė kėrkoi tė arrinte Ibrahim Pasha nuk u arrit, sepse pas njė sėmundjeje prej pesė ditėsh ai vdiq dhe ushtria u kthye nė Shkodėr pėr tė vendosur rendin. Kėshtu krahinat e Tiranės dhe tė Krujės mbetėn tė shkėputura nga Pashallėku i Shkodrės. Kjo shėnoi fillimin e procesit tė shthurjes sė kėtij pashallėku.
    Ibrahim Pasha la pas dy djem tė rritur, Tahir Pashėn dhe Dervish Beun. Porta e Lartė ia la pushtetin Tahir Pashės, por meqenėse ai ishte i mitur (nuk kishte mbushur as pesė vjeē) lindi grindja nė gjirin e oborrit tė Shkodrės pėr ēėshtjen e qeverisjes, qė hapi rrugė pėr njė thellim tė mėtejshėm tė procesit tė thėrmimit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Veriore.



    Megjithėse gjatė viteve 1796-1809 vezir Ibrahim pashė Bushatlliu u tregua mė i bindur ndaj Portės sė Lartė sesa paraardhėsi i tij Kara Mahmudi, nė tė vėrtetė ishte po aq i pabindur sa edhe i vėllai. Parimi i pėrparėsisė sė interesave tė pashallėkut tė vet ndaj atyre tė perandorisė mbeti edhe pėr tė princip udhėheqės i marrėdhėnieve me pushtetin qendror. Ky qėndrim i dha atij mundėsinė qė jo vetėm tė mbetej nė radhėn e parė tė feudalėve tė krahinave, qė faktikisht ishin autonomė, por edhe tė shtrinte pushtetin e familjes sė vet nė kufijtė maksimalė qė kishte arritur Pashallėku i Shkodrės nė periudhėn mė tė lulėzuar tė tė atit dhe tė vėllait tė vet.


    Kur konflikti i madh evropian mbėrriti nė kufijtė veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane dhe kur i gjithė vendi, e sidomos Shqipėria e Veriut u gjend nė vijėn e parė tė rrezikut tė pushtimit qė sillte me vete ky konflikt, Pashallėku i Shkodrės mundi t’i pėrballonte pa pasoja tė rėnda politike dhe ekonomike synimet grabitqare tė shteteve tė fuqishme ruse e franceze. Pėr rrjedhim, veprimtaria ekonomike e brendshme dhe e jashtme ndoqi njė ritėm thuajse normal. Ky ishte fryt i politikės sė aleancės ushtarake midis vezirėve e pashallarėve vendas, tė cilėt, pėrpara kėrcėnimit qė tė humbisnin gjithēka, u detyruan tė hiqnin dorė nga rivalitetet e tyre dhe ndihmuan njėri-tjetrin me mjete dhe ushtarė derisa u kapėrcye rreziku me tėrheqjen e fqinjėve agresorė francezė. Ky bashkėveprim, i mbėshtetur nė ndjenjat patriotike tė popullsisė shqiptare qė ata qeverisnin, e detyroi edhe Portėn e Lartė tė hiqte dorė nga premtimet qė u kishte dhėnė francezėve pėr tė shkelur dhe pėr tė pėrdorur trojet shqiptare nė dobi tė luftės sė tyre.


    Ibrahim Pasha, ashtu sikurse Ali pashė Tepelena, mbajti kundrejt rrezikut tė jashtėm njė qėndrim tė menēur e burrėror. Kurse nė ēėshtjen e bashkimit tė Shqipėrisė nėn njė pushtet tė vetėm e tė pėrqendruar politik dhe tė shkėputjes sė saj nga varėsia politike e Portės sė Lartė ose pėr t’u bėrė njė shtet autonom brenda suazės sė Perandorisė Osmane, ai u tregua konservator. Megjithatė, Ibrahim Pasha, nė kushtet e ndarjes sė Shqipėrisė nė vezirate dhe pashallėqe, arriti tė mbante tė bashkuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Veriut dhe krijoi kėshtu kushtet pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.

    Ky nivel ekonomik, shoqėror e kulturor, qė u sigurua nė Shqipėri, nxiste mė shumė prirjen drejt bashkimit politik tė vendit. Fillimi i procesit tė shthurjes sė Pashallėkut tė Shkodrės me shkėputjen e krahinave tė Tiranės dhe tė Krujės nga varėsia e vezirit tė Shkodrės dhe afrimi e lidhja e tyre me vezirin e Janinės, si dhe kalimi i Shqipėrisė sė Jugut nėn pushtetin e Ali pashė Tepelenės, qė eci me ritme tė shpejta, sidomos pas vdekjes sė Ibrahim pashė Bushatlliut, ishin shprehje tė qarta tė prirjes sė vendit drejt bashkimit politik
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Grindjet pėr pushtet nė Pashallėkun e Shkodrės


    Menjėherė mbas vdekjes sė Ibrahim Pashės, u formua regjenca nėn kryesinė e qehajait tė vezirit, Sali bej Koplikut, Sulejman Beut tė vogėl dhe tė Mehmet agė Tabakut, qė ishin tre nga bashkėpunėtorėt kryesorė tė vezirit tė vdekur.


    Regjenca mori pushtetin nė emėr tė Tahir Pashės pesėvjeēar dhe u mundua tė ruante rendin e qetėsinė. Kjo ishte njė masė e nevojshme veēanėrisht kur doli nė dritė rreziku i shpėrbėrjes sė pashallėkut, qė filloi me ngjarjet e Tiranės. Por, me kthimin e ushtrisė nga Tirana, doli si pretendent pėr tė marrė pushtetin Xheladin Beu, kushėri i vezirit, i pėrkrahur nga vėllezėrit Dervishaj, njėri komandant i gardės dhe tjetri hazinedar (pėrgjegjės i thesarit) i vezir Ibrahim Pashės. Kėta pretendonin se detyra e myteselimit tė Tahir Pashės i takonte Xheladin Beut, meqenėse ai ishte mė i moshuari nė farefisin e vezirit tė vdekur dhe se vetė Ibrahim Pasha atė e linte si mėkėmbės sa herė qė largohej nga Shkodra. Nė tė vėrtetė Dervishajt synonin ta drejtonin vetė pashallėkun, meqė Xheladin Beu ishte njeri i pazotė.

    Por synimet e tyre ndeshnin nė antipatinė e krerėve shkodranė dhe tė popullsisė sė qytetit tė Shkodrės ndaj Xheladin Beut. Krahas kėtij grupi doli njė tjetėr, i cili duke u mbėshtetur nė pjesėn mė tė madhe tė shkodranėve, kėrkonte t’i jepte pushtetin Mustafa Beut, djalit 13-14 vjeēar tė Mehmet pashė Bushatlliut, kujtimi i mirė i tė cilit si burrė i virtytshėm ruhej ende nė Shkodėr. Ky pinjoll Bushatlli pėrkrahej edhe nga veziri i Janinės, qė kishte fejuar mbesėn e vet me tė. Ali Pasha i njoftoi krerėt feudalė shkodranė se kishte ndėrhyrė nė favor tė tij pranė Portės sė Lartė. Ky interesim, qė nė dukje lidhej me krushqinė, nuk ishte i zhveshur nga interesa politike me bazė bashkimin politik, vullnetar e paqėsor tė Shqipėrisė.


    Mė 7 mars 1809 nė Shkodėr plasi njė zjarr i shkaktuar nga grindjet midis grupeve rivale. Ky zjarr u fashit pas djegies sė njė lagjeje tė qytetit, dhe pas marrėveshjes sė krerėve kryesorė pėr t’ia lėnė qeverisjen e pėrkohshme Xheladin Beut. Mirėpo, duke pasur frikė se mos humbiste pushtetin dhe meqė Koplikajt, sipas tij, ishin nxitės tė njė komploti qė synonte t’i jepte qeverisjen Mustafa Beut, Xheladin Beu vrau Sulejman Beun e vogėl. Atėherė, pėr t’i dalė pėrpara pėrēarjes sė mėtejshme dhe luftės civile, krerėt e shkarkuan Xheladin Beun nga funksioni qė i kishin besuar dhe ia kaluan atė Mustafa Beut, tė bindur se vetėm autoriteti i derės sė Bushatllinjve do tė shpėtonte pashallėkun dhe do tė mėnjanonte luftėn civile.


    Xheladin Beu megjithėse u ngrit me 300 pasuesit e tij kundėr myteselimit tė ri dhe luftoi i mbyllur nė sarajet e veta, u detyrua tė dorėzohej me kusht qė tė largohej nga qyteti pa iu prekur pasuria.

    Ky sukses si dhe nėnshtrimi i krahinės sė Vasejoviqit, qė nė atė kohė kaloi nė anėn e Malit tė Zi, e rriti autoritetin e Mustafa Beut dhe u duk sikur u vendos qetėsia. Mirėpo intrigat nė oborrin e Shkodrės nuk pushuan. Pas Xheladin Beut u revoltuan vėllezėrit Dervishaj. I kėshilluar edhe prej Ali pashė Tepelenės, Mustafa Beu i shkarkoi ata nga funksionet e larta qė mbanin. Ata kundėrshtuan dhe, mė 21 dhjetor 1809, filluan qėndresėn e armatosur nė sarajet e tyre ku kishin futur edhe artileri. Mė 18 dhjetor, edhe ata kapitulluan dhe u larguan nga Shkodra pasi siguruan paprekshmėrinė e pasurisė sė tyre.

    Fakti se Mustafa Beu ua detyronte pushtetin kėshilltarėve e favoritėve qė e pėrkrahnin, u dha mundėsi disave prej tyre tė fillonin tė pasuroheshin nė kurriz tė popullit duke kryer veprime arbitrare.


    Ky regjim arbitrar ndeshi nė kundėrshtimin e fortė tė qytetarėve. Pėrfaqėsuesit e esnafeve me ēaushbashin nė krye shkuan nė kėshtjellė dhe protestuan te Mustafa Beu, duke kėrkuar prej tij tė ndėshkonte veprimin arbitrar tė njė oficeri tė tij ndaj njė tregtari. Mustafa Beu, sipas kėshillave tė favoritėve tė tij, jo vetėm refuzoi ta ndėshkonte oficerin fajtor, por urdhėroi qė ēaushbashi tė dėbohej nga Shkodra. Pėrfaqėsia shkodrane kundėrshtoi dhe kėrkoi prej tij tė dėbonte kėshilltarėt e kėqinj. Shpėrtheu kėshtu konflikti midis qytetarėve dhe qeveritarit.

    Qytetarėt u bashkuan dhe bllokuan kėshtjellėn. Me lagjet e tjera tė Shkodrės u lidh edhe ajo e tabakėve qė njihej si pėrkrahėse besnike e Bushatllinjve. Shumica e qytetarėve, zejtarė e tregtarė, ngjeshėn armėt, ngritėn barrikada, siguruan mallrat mė tė vyera tė tregut nė vise ku nuk i kapte rrezja e qitjeve tė artilerisė dhe e forcuan bllokadėn e kėshtjellės. Nė kėto pėrgatitje nuk munguan tė merrnin pjesė edhe gra shkodrane tė armatosura.



    Java e parė e rebelimit tė popullit kundėr qeveritarit Bushatlli e sidomos kundėr favoritėve tė tij, shkoi pa u zbrazur armė nga tė dy palėt, sepse tė gjithė e dinin se Mustafa Beu ishte ende tepėr i ri pėr ta ngarkuar me pėrgjegjėsi tė plotė. Edhe pas njė muaji gjendja nuk ndryshoi. Kjo gjendje pritjeje filloi tė shkaktonte ērregullime nė qytet dhe tė rrėnonte shtresat e varfra qytetare pėr shkak tė pezullimit tė veprimtarisė sė tregut.


    Ndėrkohė, pėrfituan nga trazira dhe mbėrritėn nė Shkodėr Xheladin Beu dhe Dervishajt me qėllim qė tė merrnin pushtetin duke shfrytėzuar mosmarrėveshjen midis popullit dhe qeveritarit Bushatlli. Pėr t’ia arritur qėllimit tė tyre, ata pėrgatitėn njė komplot tė rrezikshėm. Ndėrsa u lidhėn me kapedanin e Mirditės, Preng Lleshin, dhe me komandantin e Lezhės, Sulejman Agėn, tė cilėt i bindėn tė ngrinin krye, nė Shkodėr bėnė pėr vete shumicėn e krerėve tė qytetit pėr ta rrėzuar Bushatlliun e ri nga pushteti i myteselimit.
    Mirėpo lagjja e tabakėve u shkėput nga lidhja qytetare, sepse krerėt e saj nuk donin tė vinte nė fuqi Xheladin Beu dhe as tė ndėrronte karakteri i lėvizjes qė ishte ndėshkimi e dėbimi i favoritėve tė myteselimit tė ri. Nga ana e tij, Mustafa Beu kėrkoi ndihmėn e malėsive tė Shkodrės. Mė 2 mars 1810 u ndez lufta civile midis pėrkrahėsve tė Xheladin Beut dhe atyre tė Mustafa Beut, kurse mė 3 mars Zadrima ra nė duart e mirditorėve dhe Sulejman Aga i Lezhės u bashkua me Xheladin Beun.


    I pėrkrahur nga banorėt e lagjes sė tabakėve dhe nga malėsitė, Mustafa Beu filloi mė 9 mars kundėrsulmin, duke pėrdorur tė gjitha forcat dhe armėt e veta, pa pėrjashtuar artilerinė. Dy ditė e dy net vazhduan luftimet dhe, megjithėse u vranė e u plagosėn 300 veta nga tė dyja palėt, fitorja nuk u buzėqeshi as rrethuesve e as tė rrethuarve.


    Pėr tė varrosur tė vrarėt dhe pėr tė filluar bisedimet pėr marrėveshje, Mustafa Beu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet nė qytet. Tė lodhur e tė dėshpėruar nga konflikti qė shkaktoi aq gjakderdhje e aq dėme materiale nė qytet, e sidomos nė treg dhe, meqė nuk prisnin asgjė tė mirė nga ardhja nė pushtet e Xheladin Beut, shkodranėt e thjeshtė e pritėn me dėshirė lajmin e dėrgatės sė Mustafa Beut.
    Bisedimet pėr marrėveshje filluan mė 11 mars, por nuk nxorėn nė dritė asnjė pėrfundim. Kjo gjendje i mėrziti shkodranėt, prandaj, ata mė nevojtarėt filluan nga punėt e veta. Shembullin e tyre e ndoqėn edhe tė tjerė, kėshtu lėvizja dalėngadalė u shua.
    Nė kėtė mėnyrė, heshtazi Shkodra nuk pranoi qė pushteti tė kalonte nė duart e Xheladin Beut, synimet e tė cilit dėshtuan. Ndėrkaq, nga Porta e Lartė mbėrriti fermani qė i dha gradėn e pashės me dy tuja Mustafa Beut dhe miratoi qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės nga ana e tij nė emėr tė Tahir Pashės, derisa ky tė arrinte moshėn madhore. Pashės sė ri i mbetej tė zgjidhte problemin e Zadrimės dhe tė Lezhės qė rrezikonin t’i dilnin pėrfundimisht nga duart.


    Meqenėse nuk ia arritėn qėllimit me forcat e tyre nė qytetin e Shkodrės, krerėt kundėrshtarė u lidhėn me forca tė jashtme sikurse ato tė Kapllan pashė Toptanit dhe Numan pashė Begollit. Preng Lleshi e Sulejman Aga i dhanė pengje Kapllan Pashės, kurse Numan Pashės i premtuan bashkimin e krahinave tė Lezhės, tė Zadrimės e tė Mirditės me sanxhakun e Dukagjinit. Kjo shkėputje qė ishte dėshirė e vjetėr e Begollajve, tė cilėt i kishin humbur ato krahina qysh mė 1769, i interesonte edhe Kapllan Pashės, sepse kėshtu ai nuk do t’i kishte mė nė kufi Bushatllinjtė dhe do tė siguronte sundimin e vet nė krahinat e Krujės, tė Tiranės, tė Durrėsit dhe tė Ishmit deri nė lumin Drin, qė ishin vėnė nga ajo kohė nė “vartėsi” tė vezirėve shkodranė.


    Fakti qė krerėt kundėrshtarė nuk pranuan njohjen zyrtare tė Mustafa Beut si myteselim e si pashė dhe veēanėrisht pėrhapja e lajmit pėr mundėsinė e shkėputjes sė tri krahinave nga sanxhaku i Shkodrės, i afroi shkodranėt dhe i lidhi me qeveritarin e tyre ligjor. Ky lajm i detyroi edhe pashallarėt kosovarė tė Prizrenit, tė Prishtinės, tė Shkupit dhe tė Tetovės tė afroheshin me Bushatlliun dhe t’i premtonin atij pėrkrahje ushtarake kundėr Numan Pashės sė Pejės me tė cilin ishin nė grindje. Shqetėsimi i tyre lidhej nė radhė tė parė me ndryshimet qė po ndodhnin nė Shqipėrinė Jugore nė dobi tė pushtetit tė Ali Pashės dhe me rrezikun e shtrirjes sė mėtejshme tė sundimit tė tij edhe nė Shqipėrinė Veriore, mbasi ndėrkohė administrimi i sanxhakėve tė Elbasanit dhe tė Ohrit kishin kaluar nė duart e tepelenasve.


    I ēliruar nga trazirat nė qytetin e Shkodrės dhe i pėrkrahur nga pashallarėt kosovarė, Bushatlliu e drejtoi ushtrinė e vet, tė pėrforcuar me malėsorė besnikė tė Mbishkodrės, nė Zadrimė e nė Lezhė. Preng Lleshi dhe Sulejman Aga, tė mbetur pa ndihmėn e forcave tė Numan Pashės, qė nuk guxoi tė ndėrhynte, sepse u gozhdua nga forcat e pashallarėve kosovarė, pėsuan disfatė. Kapidani i Mirditės, qė u plagos vetė dhe humbi tė vėllanė e njė numėr pasuesish, u tėrhoq nė krahinėn e vet, kurse komandanti i Lezhės u kap i gjallė.


    Kjo fitore e rėndėsishme i detyroi krerėt kundėrshtarė shkodranė, duke filluar nga mė tė moderuarit deri te Xheladin Beu e Dervishajt qė kishin qenė koka e komplotit, por qė u fshehėn prapa aleatėve tė tyre, tė kėrkonin pajtim me myteselimin zyrtar e fitimtar. Pėr t’u dhėnė fund grindjeve, Bushatlliu pranoi t’i falte dhe tė pajtohej me ta nė muajin gusht 1810. Por pajtimi nuk zgjati shumė. Xheladin Beu e Dervishajt, tė shqetėsuar se mund tė arrestoheshin, sikurse disa krerė pėrkrahės tė tyre, u rebeluan pėrsėri mė 27 mars 1811 dhe luftuan kundėr forcave tė Bushatlliut deri mė 2 shkurt 1811, derisa pozicionet e tyre u shkatėrruan nga artileria e tij.
    Pas kėsaj ata u larguan fshehurazi nga Shkodra.
    Ky sukses i ri si dhe njė fitore tjetėr mbi malazezėt, qė kishin sulmuar nė kufi, i dhanė fund pėrēarjes feudale nė Shkodėr dhe nė sanxhak. Kjo u shpreh nė bindjen e plotė tė komandantėve tė krahinave, tė cilėt njėri pas tjetrit iu nėnshtruan pashės Bushatlli. Kėshtu u rivendos autoriteti i shtėpisė sė Bushatllinjve dhe u rrit pėrqendrimi i pushtetit nė duart e saj. Por trazirat e deritanishme thuajse e kishin reduktuar Pashallėkun e Shkodrės nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės.


    Nga Pashallėku i Shkodrės ishin shkėputur sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, qė kishin kaluar nėn sundimin e vezirit tė Janinės, ndėrsa, nga ana tjetėr, kishte dalė nė shesh armiqėsia e Begollajve ndaj Bushatllinjve duke u asgjėsuar kėshtu edhe lidhja qė e bėnte sanxhakun e Dukagjinit tė konsiderohej si pjesė pėrbėrėse e atij pashallėku. Mė 1 gusht 1811, Ali pashė Tepelena pushtoi qytetin e Vlorės dhe bashkė me tė, pjesėn dėrrmuese tė sanxhakut tė Vlorės. Kjo gjendje i detyroi krerėt kryesorė tė sanxhakut tė Shkodrės si dhe ata tė sanxhakėve tė Kosovės tė shtrėngonin lidhjet e tyre rreth Mustafa Pashės, me qėllim qė tė krijohej njė ekuilibėr i ri forcash nė Shqipėri pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė sundimit tė vezirit tė Janinės drejt veriut.

    Ky afrim u bė sidomos kur Bushatlliu i ri filloi pėrgatitjet pėr martesėn e vet me mbesėn e Ali Pashės. Nėn ndikimin e tyre, Mustafa Pasha i drejtoi Portės sė Lartė njė kėrkesė, me anėn e sė cilės i lutej t’i besohej detyra e mytesarifit tė sanxhakut tė Shkodrės. Kėtė kėrkesė e motivoi me nevojėn pėr t’i bėrė ballė vezirit tė Janinės, i cili duke strehuar Xheladin Beun, si dhe bejlerėt e agallarėt e tjerė tė dėbuar nga Shkodra, kishte pėr qėllim tė shtinte nė dorė edhe sanxhakun e Shkodrės dhe pastaj tė shpallej sundimtar i pavarur. Nė fund tė lutjes ai shtonte se e konsideronte Ali Pashėn armik dhe, po ta lypte nevoja, ishte gati tė jepte jetėn e vet pėr sulltanin.


    Kjo kėrkesė u shoqėrua nga njė varg deklaratash tė kadilerėve tė krahinave tė sanxhakut tė Shkodrės, nė tė cilat thuhej se Mustafa Pasha ishte treguar i aftė tė vendoste rendin e qetėsinė dhe tė mbronte kufijtė, prandaj kėrkohej nga Porta e Lartė qė ai tė emėrohej mytesarif i sanxhakut tė Shkodrės.


    Nė tė vėrtetė, Mustafa Pasha dhe ata qė qėndronin pas tij kishin arsye t’i shihnin me dyshim synimet pushtuese tė vezirit tė Janinės, mbasi Numan Pasha i Pejės ishte njė nga tė pėrkrahurit e tij, kurse Kapllan Pasha i Krujės ishte vartės i drejtpėrdrejtė i tij, meqenėse krahinat ku qeveriste ai i pėrkisnin sanxhakut tė Ohrit. Xheladin Beu dhe Dervishajt jo vetėm ishin strehuar nė trojet ku sundonte Kapllan Pasha, por kishin marrė edhe drejtimin e krahinės sė Tiranės, kishin vrarė dy vėllezėr tė familjes sė Jellajve, qė nuk kishin dashur tė shkėputnin lidhjet e tyre me Bushatllinjtė, dhe kishin detyruar Ahmet agė Jellėn tė braktiste sipėrmarrjen e Durrėsit e tė arratisej. Nė kėto rrethana Mustafa Pasha filloi tė kundėrvepronte. Nga njėra anė, dėrgoi forcat ushtarake deri 10 km larg Pejės pėr tė nxitur e inkurajuar pejanėt tė ngriheshin kundėr Numan Pashės, pėr tė dėbuar e pėr tė vendosur nė vendin e tij Ethem Pashėn; nga ana tjetėr, filloi njė fushatė tė gjerė pėr pajtimin e gjaqeve dhe armiqėsive nė tė gjithė sanxhakun e Shkodrės. Fushata tė tilla bėheshin vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, kur i duhej bėrė ballė ndonjė rreziku tė madh.



    Tė gjitha kėto ngjarje treguan ndarjen nė dy fronte armiqėsore tė pashallarėve shqiptarė, qė ishin njėri kundėr bashkimit tė vendit nėn njė pushtet tė vetėm, kurse tjetri pro kėtij bashkimi. Kjo pėrēarje u kristalizua pikėrisht kur mendohej se lidhja e krushqive midis dy familjeve mė tė fuqishme tė parisė shqiptare, mund tė shpinte nė marrėveshje midis tyre pėr t’u kryer kthesa e madhe politike e bashkimit tė klasės feudale shqiptare dhe e shtetit tė saj, pa tė cilėn nuk mund t’i jepej fund pushtimit shekullor osman. Mirėpo pėrēarja e krerėve shqiptarė ishte ende njė plagė e thellė, qė ushqehej nė radhė tė parė nga partikularizmi i theksuar i disa oxhaqeve kryesore feodale.



    Porta e Lartė nuk la pa e shfrytėzuar kėtė gjendje. Ajo jo vetėm pranoi ta emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės, por shqyrtoi edhe mundėsinė pėr ta ngritur atė nė shkallėn e vezirit dhe pėr t’i krijuar kushtin e domosdoshėm qė tė grumbullonte rreth vetes tė gjithė krerėt, kundėrshtarė tė vijės sė bashkimit tė klasės feudale shqiptare nėn njė udhėheqje tė vetme politike.
    Njė vendim tė tillė ajo e mori kur Mustafa Pasha dėrgoi 800 krushq tė vinin tė merrnin nusen e tij nė Janinė. Mė 25 maj 1812, kur krushqit shkodranė po ktheheshin nė Shkodėr bashkė me nusen, mbėrriti i dėrguari i Portės sė Lartė me fermanin nė fjalė. Nė atmosferėn e gėzimit tė dasmės, shpallja e fermanit qė e emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės e tė njėsive qė vareshin prej tij dhe qė e ngrinte atė nė shkallėn e vezirit, zhduku ato mundėsi tė pakta pėr afrimin e qeveritarėve tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore me qeveritarin e Shqipėrisė sė Jugut, i hapi rrugėn jo vetėm shembjes sė afėrt tė dy pashallėqeve, por edhe asgjėsimit ekonomik e politik madje dhe fizik tė dy familjeve sunduese qė nuk arritėn tė merreshin vesh e tė bashkoheshin me njėra-tjetrėn.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shembja e Pashallėkut tė Shkodrės (1831)


    Vendosja e Mehmet Reshid pashės nė Manastir dhe sidomos masakrimi i njėkohshėm nė kėtė qytet dhe nė Janinė i krerėve kryesorė tė Shqipėrisė sė Jugut, si dhe futja e saj nė binarėt e sistemit tė reformave centralizuese, u treguan krerėve tė Shqipėrisė sė Veriut se, me vezirin Bushatlli nė krye, pushteti politik dhe ekonomik i tyre si dhe vetė jeta e tyre ishin vėnė nė rrezik. Tashmė, nuk kishte dobi qėndrimi i lėkundur qė kishin mbajtur deri atėherė. Duhej zgjedhur njė nga dy rrugėt: ose tė pranonin zbatimin e reformave me gjithė pasojat e tyre, ose tė ngrinin krye me armė nė dorė kundėr reformave pėr tė mbrojtur sistemin vetėqeverisės, pushtetin e tyre krahinor.

    Pa kaluar mė shumė se njė vit, mė 4 janar 1831, mbėrriti nė Shkodėr fermani i sulltanit qė e kufizonte pushtetin e vezirit Bushatlli vetėm nė sanxhakun e Shkodrės. Qeverisja e sanxhakut tė Ohrit, tė Dukagjinit dhe tė Elbasanit iu dha Mehmet Reshid pashės, i cili e kishte kėrkuar si kusht pėr tė shtrirė reformat nė krahinat e Gegėrisė. Pėrveē kėsaj, ky ferman e detyronte Mustafa Pashėn tė pranonte nė sanxhakun e tij, vendosjen e garnizoneve ushtarake tė rregullta dhe ēarmatosjen e banorėve.


    Kėtij urdhri tė sulltanit nuk pranuan t’i bindeshin paria feudale, tregtarėt e pasur, krerėt e esnafeve, bajraktarėt e malėsive dhe klerikėt kryesorė myslimanė tė sanxhakut tė Shkodrės. Ata e shihnin atė si njė masė qė do tė ēonte nė zhdukjen e vetėqeverisjes krahinore, ose e asaj gjysmė lirie qė kishin fituar nė rrjedhėn e kohės, dhe, njėherazi nė njė nėnshtrim tė plotė ndaj sundimit osman. Nė tė vėrtetė urdhri i sulltanit i vitit 1831 ishte njė pushtim i ri i vendit, i cili ndonėse po realizohej pa luftė, do tė sillte mė pas konfliktin e armatosur, sepse populli nuk do tė pranonte as vendosjen nė vend tė garnizoneve osmane, e as tė ēarmatosej. Prandaj pėrfaqėsuesit e popullsisė sė Shkodrės, vendosėn qė, nė rast se do tė pėrdorej dhuna nga Porta e Lartė pėr zbatimin e reformave nė vendin e tyre, tė rrėmbenin armėt.
    Hapi i parė i kundėrshtimit ndaj vullnetit tė sulltanit u bė kur ata veshėn pėrsėri kostumet kombėtare dhe zhveshėn rrobat e hoqėn festet qė u ishin imponuar nga Stambolli para tre vjetėve. Nė tė njėjtėn kohė krerėt e sanxhakut tė Shkodrės i shprehėn vezirit Bushatlli mirėnjohjen dhe bindjen e tyre.


    Pasi siguroi mbėshtetjen e tyre dhe pasi bėri pėr vete pashallarėt kosovarė, qė nuk e miratuan fermanin e 4 janarit 1831, Bushatlliu hodhi njė hap tė dytė, urdhėroi zėvendėsit e vet nė tre sanxhakėt qė i hiqeshin, tė mos ua dorėzonin pushtetin pėrfaqėsuesve tė Vezirit tė Madh.
    Por Mehmet Reshid pasha, qė e kishte parashikuar njė qėndresė tė tillė, i doli pėrpara kėsaj dhe i dėrgoi zėvendėsit e vet para se Bushatlliu tė mund tė fillonte tė kundėrshtonte. Pėr rrjedhim, ata jo vetėm morėn nė duart e tyre pushtetin duke i dėbuar pėrfaqėsuesit e vezirit tė Shkodrės, por konfiskuan dhe pasuritė e kėtyre. Pėrveē kėsaj, nė Ohėr u bastis e u plaēkit saraji i Xheladin bej Ohrit dhe familja e tij u nxor jashtė. Kurse nė Dibėr tė njėjtin fat pėsoi motra e vezirit Bushatlli. Vetėm nė Pejė zėvendėsi i Vezirit tė Madh Abdurrezak Pasha, hasi nė kundėrshtimin e banorėve tė qytetit dhe e mori pushtetin me shumė vėshtirėsi, pasi i la Sefedin pashė Gjakovės qeverisjen e Gjakovės dhe Alltun-Ilisė.


    Mustafa Pashės, kundėr tė cilit u organizua edhe njė atentat pėr ta vrarė, i dolėn nga duart tre sanxhakėt dhe me kėtė akt pashallėku i Shqipėrisė Veriore pėsoi njė goditje tė rėndė. Nė kėto kushte Bushatlliu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr rimėkėmbjen e pashallėkut, pėr mbrojtjen e pushtetit dhe tė vetes sė tij, ishte organizimi i kryengritjes sė armatosur kundėr pushtetit qendror, duke i dhėnė asaj karakterin e njė lėvizjeje tė gjerė kundėr reformave, e cila do t’i siguronte aleatė mė tė shumtė.

    Kėshtu do tė mund tė dėboheshin nga Shqipėria Mehmet Reshid pasha e njerėzit e tij dhe pushtuesit osmanė nė pėrgjithėsi. Ky ishte qėllimi i vėrtetė i kryengritjes. Ndonėse nė dukje kryengritja, pėr tė tėrhequr nė tė dhe nė ndihmė tė shqiptarėve edhe kombėsitė e tjera tė Rumelisė, paraqitej si antireformiste, nė tė vėrtetė kishte pėr qėllim mėnjanimin e pushtimit osman, pra kishte karakter ēlirimtar. Shqiptarėt nuk pranonin t’u nėnshtroheshin mė tej sundimtarėve osmanė, qė i mbanin tė robėruar prej disa shekujsh.
    Mustafa Pasha hyri nė rrugėn e kryengritjeve pasi nuk u mor parasysh ankesa qė i drejtoi sulltanit kundėr Mehmet Reshid pashės, tė cilin krahas tė tjerave e akuzoi edhe pėr atentat kundėr tij. Pas kėtyre orvatjeve Bushatlliu u hodh nė rrugėn e luftės. Porta e Lartė, duke kėmbėngulur nė zbatimin e reformave centralizuese, jo vetėm nuk e mori parasysh ankesėn e tij, por edhe pėrligji si tė drejtė e nė dobi tė pėrforcimit tė pushtetit qendror dhėnien e tre sanxhakėve Vezirit tė Madh. Bushatlliut i kėrkohej tė sakrifikonte pushtetin e vet nė vendin e vet, ndėrsa shqiptarėve tė pranonin pa kundėrshtim rivendosjen e sundimit tė ushtrisė dhe tė funksionarėve tė sulltanit osman.


    Nė muajin shkurt, Mustafa Pashės, nėpėrmjet qehajait Dervish bej Koplikut, i erdhi pėrgjigjja e feudalėve boshnjakė, kundėrshtarė tė reformave, qė i kumtuan se do tė bashkėpunonin me tė nė kryengritjen e armatosur dhe do t’i vinin nė ndihmė me ushtritė e tyre. Pėrgjigje me tė njėjtėn pėrmbajtje mori Mustafa Pasha edhe nga mjaft feudalė tė Rumelisė, ku ziente pakėnaqėsia ndaj reformave.
    Por, qė tė mund tė ngrinte nė kėmbė njė ushtri tė madhe, me tė cilėn do tė sulmonte forcat osmane tė Vezirit tė Madh nė Manastir apo nė Janinė, Mustafa Pasha kishte nevojė edhe pėr mjete financiare. Ai gjeti mbėshtetje te Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, qė u tregua i gatshėm ta ndihmonte me mjete financiare dhe fshehurazi, edhe me ushtri.
    Por pashallarėt kosovarė refuzuan ndihmėn e pashait tė Egjiptit, jo vetėm pse repartet ushtarake egjiptiane ishin organizuar sipas modelit evropian, por edhe sepse e quanin tė rrezikshme praninė e njė ushtrie tė valiut tė Egjiptit nė Shqipėri, i cili po tė vinte kėmbė nė njė vend, vėshtirė se largohej me vullnetin e vet. Mehmet Ali Pasha i siguroi se merrte pėrsipėr shpenzimet e njė ushtrie prej 40 000 vetash. Ai ishte i interesuar pėr shpėrthimin e njė lėvizjeje tė gjerė nė Rumeli, sepse nė kėtė mėnyrė do tė fitonte mundėsinė tė forconte mė tej pushtetin e tij tė pavarur dhe tė sulmonte e tė pushtonte Sirinė.


    Edhe Milosh Obrenoviqi, princi i Serbisė, premtoi t’i jepte Bushatlliut 500 000 groshė duke shpresuar se, nė rast fitoreje, veziri shkodran do t’i kthente krahinat qė i ishin shkėputur Serbisė, tė cilat sulltani ia kishte premtuar, por nuk po ia dorėzonte. Mirėpo ky princ u tregua dhe i pabesė. Duke pasur si qėllim tė vetėm tė aneksonte treva tė Kosovės, ai synonte ta arrinte kėtė pavarėsisht se kush do ta fitonte luftėn, ndaj i ofroi edhe Portės sė Lartė ndihmėn e tij ushtarake kundėr shqiptarėve dhe boshnjakėve qė u bashkuan me ta.


    Ndėrkaq, Mustafa Pasha siguroi asnjanėsinė e Malit tė Zi nė kėtė konflikt me Stambollin. Kėshtu u krijuan kushtet qė Bushatlliu tė fillonte veprimet ushtarake tė kryengritjes. Por, derisa u plotėsuan kushtet pėr t’u hedhur nė sulm kundėr Vezirit tė Madh nė Manastir, Bushatlliu humbi njė kohė mjaft tė ēmuar.


    Mė 27 mars 1831, pasi la nė Shkodėr si zėvendės tė birin, dhe pasi dėrgoi nė kėshtjellėn e Lezhės municione pėr tė pėrballuar ndonjė zbarkim detar tė forcave qeveritare, Mahmud Pasha doli nga qyteti. Meqė mė 31 mars kishte parashikuar tė ndodhej nė Prizren, u dėrgoi fjalė boshnjakėve tė arrinin gjatė kėsaj kohe nė Prishtinė pėr t’u bashkuar me tė. Ata nuk e respektuan afatin, por kjo nuk e pengoi Bushatlliun ta ēonte pėrpara kryengritjen. Ēdo lėkundje a vonesė do tė sillte dėshtimin e kryengritjes.


    Po nė kėtė kohė Bushatlliu shpėrndau njė thirrje, nė tė cilėn grishte popullsinė pėr kryengritje. Thirrja u prit me miratim kudo. Pėr tė pasur pėrkrahjen e shtresave tė gjera popullore, nė thirrje, ndėr tė tjera, kėrkohej qė tė mos prekej rajaja, qė nevojat e ushtrisė tė plotėsoheshin duke blerė sendet e domosdoshme dhe jo duke vėnė dorė mbi pronat shtetėrore. Pėr tė mos shkaktuar zemėrimin e qeverive evropiane, ai deklaroi se edhe posta evropiane nuk do tė cenohej.
    Me Bushatlliun u bashkua popullsia e Nishit, ndėrsa ajo e Sofjes, Filipopolit e Pazarxhikut, sipas lajmeve qė vinin prej andej, priste mbėrritjen e vezirit pėr t’u bashkuar me tė.



    Nė Prizren u bashkuan me Mustafa Pashėn pashallarėt kosovarė, Mahmud pashė Prizreni, Jashar pashė Prishtina, Hysen pashė Vranja etj. Pashai shkodran shpalli se pagesat e rekrutimit tė ushtarėve do tė jepeshin sipas sistemit “burrė pėr shtėpi”. Pėr t’i pėrballuar ato kishte marrė premtimin e Mehmet Ali pashės sė Egjiptit pėr njė ndihmė financiare, ndėrsa princi Millosh Obrenoviqi do t’i jepte 250 000 groshė. Nė kėtė kohė edhe Kara Fejzi Ali beu, aleati i Bushatlliut, u gjend nė rrethin e Sofjes, me njė forcė tė rėndėsishme kryengritėse, me tė cilėn u bashkuan forcat e Bali Efendiut tė Pazarxhikut, qė e kishin braktisur atė. Nė rreshtat e forcave qeveritare nuk pranonte, atėherė, tė rekrutohej njeri.


    I shqetėsuar pėr shpėrthimin e kryengritjes shqiptare, Mehmet Reshid pasha u nis mė 4 prill me 5 batalione nga Janina pėr nė Manastir, ndėrsa 3 tė tjerė i la nė Janinė, nė Prevezė dhe nė Ohėr. Gjatė rrugės kėrkoi nga Porta e Lartė pėrforcime tė tjera nė ushtarė tė rregullt e nė armatime. Me tė mbėrritur nė Manastir kėrkoi nga sulltani shpalljen “fermanli” dhe dėnimin me vdekje tė Mustafa Pashės, por jo tė pasuesve tė tij. Kėtė e bėri me qėllim qė t’u lihej atyre shteg pėr tė kėrkuar falje e pėr ta braktisur vezirin e Shkodrės. Ai kėrkoi njėkohėsisht dėrgimin e 4 batalioneve nga Edreneja nė Sofje dhe tė njė pjese tė flotės ushtarake nė bregdetin shqiptar.



    Ndėrkaq, sipas kėrkesės sė Vezirit tė Madh, sulltani miratoi e shpalli fermanin, ku pėr Mustafa Pashėn thuhej se “ai kishte nė gjak tradhtinė, asnjėherė s’ka qenė besnik e i bindur me tė vėrtetė dhe tani e tregoi hapur natyrėn e fshehtė tė tij”. U arrestua edhe pėrfaqėsuesi i Mustafa Pashės nė Stamboll, Sulejman Beu. Ndėrkohė Shejhylislami, Abdyl Vehabi, nėnshkroi fetvanė, nė tė cilėn miratonte dėnimin me vdekje tė vezirit kryengritės shqiptar tė Shkodrės.



    Mė 10 prill 1831 forcat kryengritėse tė Gegėrisė mbėrritėn nė Shkup. Shtabi i vezirit pėrpiloi planin e veprimeve luftarake, pavarėsisht se boshnjakėt nuk e mbajtėn premtimin dhe nuk u paraqitėn. Prej andej Mustafa Pasha u dėrgoi letra mjaft feudalėve rumeliotė si dhe atyre tė Shqipėrisė Jugore ku kėrkonte tė bashkoheshin me tė. Pėrveē tė tjerėve, ai ftoi tė merrnin pjesė nė kryengritje edhe Tahir Abazin, Xhelil aga Picarin. Mjaft feudalė, si Emin agai i Qyprylisė, Jusuf agai i Pėrlepit, Ali agai i Matit dhe Iljaz Poda, pranuan tė merrnin pjesė nė kryengritje, kurse Tahir Abazi e Xhelil aga Picari, duke pritur zhvillimin e ngjarjeve, nuk dhanė ndonjė pėrgjigje.



    Sipas planit tė veprimeve luftarake, ushtria shqiptare prej rreth 16-18 mijė vetash duhej tė nisej mė 15 prill nga Shkupi e ndarė nė kėtė mėnyrė: 4 000 veta tė pararojės, nėn komandėn e Hasan Hotit do tė ēanin rrugėn drejt Qyprylisė e Pėrlepit, 7-8 000 veta, tė komanduar nga Sejfedin Pasha i Gjakovės do tė niseshin nė drejtim tė Sofjes pėr tė pushtuar atė qytet bashkė me forcat e Kara Fejzi Ali beut. Pas marrjes sė Sofjes do tė zihej derbendi Dudnicė-Samoko pėr tė vėnė nėn kontroll rrugėn e Manastirit. Luftėtarėt e tjerė, nėn komandėn e Hivzi Pashės sė Shkupit, Emin Pashės sė Prizrenit, Jashar Pashės sė Prishtinės dhe Hysen Pashės sė Vranjės, do tė ndiqnin pararojėn dhe do tė gjendeshin nė Pėrlep mė 20 prill. Pas tyre do tė mbėrrinte veziri, i shoqėruar prej Mahmud pashė Prizrenit, Asllan pashė Pejės, Abdurrahman pashė Tetovės dhe Ismail pashė Leskovcit.


    Beteja e parė me forcat osmane tė Mehmet Reshit pashės, u zhvillua mė 21 prill 1831. Ky, i informuar se gjysma e forcave shqiptare ishte drejtuar pėr nė Sofje, vendosi tė sulmonte nė befasi gjysmėn tjetėr me njė ushtri dy herė mė tė madhe.
    Sulmi filloi nė tė gdhirė tė 21 prillit, kur forca tė mėdha ushtarake osmane goditėn, gjysmė ore larg Pėrlepit, pararojėn e ushtrisė shqiptare, qė nuk i bėri dot ballė mėsymjes dhe u detyrua tė lėrė pajisjet nė duart e armikut dhe tė tėrhiqej tri-katėr orė mė tej, deri te hani i Babunės, ku gjendej pjesa kryesore e ushtrisė shqiptare si dhe shtabi i saj me Mustafa pashė Bushatlliun nė krye. Por ky sukses i Mehmet Reshid pashės, lajmi pėr tė cilin turqit e pėrhapėn me shpejtėsi nė pėrfaqėsitė diplomatike evropiane, nuk vazhdoi mė tej.
    Siē theksonte veziri bushatlli nė letrėn dėrguar princ Miloshit mė 24 prill, ushtria shqiptare prej 10 000 vetash e kundėrsulmoi ushtrinė osmane, e theu dhe e dėboi nga derbendi (gryka, vendkalimi - shėn. i aut.) i Pėrlepit. Ky kundėrsulm u ndėrmor nga kryengritėsit shqiptarė nė Pėrlep mė 21 prill. Kurse pjesa tjetėr e ushtrisė, qė ndodhej nė afėrsi tė Sofjes e pushtoi kėtė qytet mė 23 prill. Me urdhrin e posaēėm tė Mustafa Pashės qė mban datėn 30 prill 1831, u arrestuan dhe u dėrguan nė Nish krerėt kryesorė tė ushtrisė osmane tė Sofjes.



    Por edhe fitoret e ushtrisė shqiptare nuk zgjatėn mė shumė se 14-15 ditė. Ndėrkohė, Mustafa Pasha, meqė Stambolli hodhi kundėr Sofjes sė pushtuar nga shqiptarėt forca tė shumta osmane, i dėrgoi Kara Fejziut qė komandonte ushtrinė e atjeshme, pjesėn mė tė madhe tė forcave qė dispononte dhe qėndroi nė Babunė vetėm me 3 000 veta.
    Ai mendoi gabimisht se Veziri i Madh nuk do tė guxonte ta sulmonte pėr shkak tė disfatės qė kishte pėsuar, tė dezertimeve tė shumta nė radhėt e ushtrisė dhe pasi kishte shpėrthyer, mė 18 prill, kryengritja nė Toskėri. Mirėpo Mehmet Reshid pasha, pasi mėsoi se Bushatlliu kishte rreth vetes njė forcė ushtarake tė vogėl, vendosi ta sulmonte nė vendqėndrimin e tij nė Babunė. Mė 3 apo 4 maj, u zhvillua midis Pėrlepit e Qyprylisė njė betejė e pėrgjakshme, e cila qe vendimtare pėr fatet e kryengritjes sė Gegėrisė. Pas 5 orė lufte, forcat e Bushatlliut, duke qenė tė pakta nė numėr pėsuan disfatė tė plotė. Vetė veziri shkodran, i shoqėruar nga 100 kalorės, u detyrua tė largohej nga fusha e betejės nė drejtim tė Shkupit.


    Megjithėse kjo disfatė e paparashikuar solli njė humbje tė pjesshme pėr ushtrinė shqiptare, shumica e sė cilės ndodhej nė Sofje, lajmi pėr tė u pėrhap si rrufe nė tė gjithė Rumelinė dhe demoralizoi pėrkrahėsit e kryengritjes dhe veēanėrisht forcat e armatosura shqiptare nė Sofje e nė Shqipėri. Duke synuar tė ruanin tė paktėn privilegjet qė kishin, pashallarėt shqiptarė ndoqėn shembullin e Hifzi Pashės sė Shkupit, hoqėn dorė nga vazhdimi i luftės dhe shpejtuan tė kėrkonin falje duke pėrfituar nga fermani i sulltanit, si edhe nga premtimet qė Mehmet Reshid pasha u kishte dėrguar fshehurazi. Veziri i Madh nuk ngurroi t’i falte menjėherė.


    I braktisur nga pashallarėt qė i kthyen forcat nėpėr krahinat e tyre, Kara Fejzi Ali beu u detyrua tė largohej nga Sofja dhe nė krye tė 2 000 luftėtarėve u drejtua pėr nė Nish. Por edhe aty morali i kryengritėsve kishte rėnė, sepse nė hyrje tė qytetit qenė vendosur forcat osmane tė pashės sė Vidinit. Prandaj ai mori rrugėn e maleve pėr tė dalė nė krahinat e Leskovcit. Nė Nish u kap edhe i besuari i Bushatlliut, Anton Jubani, me 250 000 groshė tė tjera qė i kishte dhėnė princi Milosh, pas fitoreve tė 21-23 prillit.



    Orvatjet qė Mustafa pashė Bushatlliu bėri nė Shkup dhe nė Prizren pėr tė ngritur njė ushtri tė re, nuk dhanė fryt. Nė kėto kushte ai u nis drejt Shkodrės, ku mbėrriti mė 17-18 maj 1831. Kėtu gjeti mbėshtetje te pėrkrahėsit e programit tė tij, ndaj filloi pėrgatitjen pėr t’i bėrė ballė sulmit tė ushtrive osmane qė mund tė vinte nga toka e deti, furnizoi me armatime e rezerva ushqimore kėshtjellat e Shkodrės dhe tė Lezhės dhe u kėrkoi edhe boshnjakėve tė bashkėpunonin me tė.
    Ndėrkaq ishin nisur nga Stambolli 5 anijet e para tė flotės luftarake osmane qė do tė bllokonin bregdetin shqiptar, kurse nga Sofja u hodhėn drejt Shkodrės rreth 30 000 ushtarė nėn komandėn e Izet Pashės.


    Pasi nisi kėto forca kundėr vezirit kryengritės tė Shkodrės, Porta e Lartė mė 23 maj u komunikoi pėrfaqėsuesve diplomatikė evropianė se kishte vendosur ndėshkimin e Bushatlliut dhe kėrkoi prej tyre qė tė mos e strehonin nė vendet e tyre nėse do tė orvatej tė arratisej. Pėrgatitjet e Mustafa Pashės pėr qėndresė pėrkuan me lėvizjen kryengritėse tė Iljaz Podės dhe me ndėrhyrjen e njė ushtrie boshnjake nė Kosovė, qė korri fitore mbi forcat e Haxhi Ahmet pashės nė afėrsi tė Prishtinės. Nė muajin korrik 1831 Prishtina ra nė duart e kapedan Hysen Gradashēeviēit. Tė gjitha kėto ngjallėn shpresa te shumica e shqiptarėve, qė ishin kundėr ripushtimit ushtarak tė vendit nga Veziri i Madh. Pėr kėtė dėshmoi edhe fakti se tė gjithė ushtarėt shqiptarė, qė ishin mobilizuar nė radhėt e forcave qeveritare tė Haxhi Ahmet pashės, kaluan nė anėn e forcave boshnjake, duke kontribuar nė fitoren e kėtyre tė fundit.



    Mirėpo, zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve solli zhgėnjimin e forcave kryengritėse. Nėn trysninė e flotės luftarake osmane, qė kėrcėnoi me bombardim qytetet bregdetare dhe nėn presionin e artilerisė sė rėndė tė ushtrisė osmane qė mbėrriti pėrreth kėshtjellės sė Lezhės, garnizoni i kėtij qyteti u largua drejt Matit pa luftė. Pas kėsaj u dorėzuan edhe qytetet e Ulqinit dhe tė Tivarit. Ndėrkohė edhe komanda e ushtrisė boshnjake, qė e kishte njoftuar Mustafa Pashėn se do t’i vinte nė ndihmė pėr ta nxjerrė nga rrethimi me 25 000 kalorės, nuk e mbajti fjalėn.
    Sipas marrėveshjes qė ajo komandė kishte bėrė me Dervish bej Koplikun, ushtria boshnjake dhe forcat shqiptare tė vezirit tė Shkodrės do tė godisnin bashkėrisht forcat osmane.
    Por Mehmet Reshid pasha i doli pėrpara kėtij rreziku, duke i premtuar kapedan Hysen Gradashēeviēit postin e vezirit tė Bosnjės dhe pėrjashtimin e kėtij ejaleti nga sistemi i reformave centraliste. Nė kėto kushte feudalėt kryengritės boshnjakė hoqėn dorė nga ndihma qė do t’i jepnin aleatit tė tyre shqiptar dhe ranė nė kurthin e Vezirit tė Madh, i cili, pasi tė nėnshtronte lėvizjen kryengritėse nė Shqipėri, qė sipas vlerėsimit tė sulltanit pėrbėnte rrezikun kryesor, do tė hidhej me tė gjitha forcat kundėr kryengritėsve boshnjakė.
    Nė kėto rrethana Stambolli pėrqendroi rreth Shkodrės forca tė shumta. Ushtrisė sė Izet Pashės iu shtuan edhe ajo e Gjiritzade Mehmet pashės, si dhe ato tė Hysen pashė Ēermenit, qė u afruan nė Shkup nga Edreneja.



    E bindur se qėndresa e Bushatlliut do tė zgjaste, Porta e Lartė u orvat ta shuante sa mė parė kryengritjen, qė mund tė pėrhapej jo vetėm nė gjithė Shqipėrinė, por edhe nė Bosnjė e prej andej nė tėrė Rumelinė. Prandaj Stambolli, qysh nė muajin korrik, kur forcat osmane po ngushtonin gjithnjė e mė shumė rrethimin e Mustafa Pashės, bėri traktativa pėr marrėveshje me tė. Si fillim i tyre shėrbeu njė letėr e Hysen pashė Ēermenit, drejtuar Bushatlliut, nė tė cilėn kėrkonte tė dinte shkaqet dhe qėllimet e kryengritjes shqiptare.

    Mustafa Pasha, qė kishte filluar tė lėkundej, pėrfitoi nga rasti dhe duke mbuluar shkaqet e vėrteta tė kryengritjes, parashtroi si shkak qėndrimin armiqėsor tė Vezirit tė Madh ndaj popullit shqiptar dhe ndaj tij. Kjo, shkruante ai, i bėri shqiptarėt tė bashkoheshin dhe tė ngriheshin nė luftė pėr ta dėbuar atė me forcė. Edhe bashkėpunimi shqiptaro-boshnjak, theksonte Mustafa Pasha, nuk pėrfaqėsonte ndonjė komplot kundėr pushtetit, dhe se, krerėt shqiptarė dhe ata boshnjakė, tė pėrfshirė nė kėtė bashkėpunim, i uronin sulltanit gjithė tė mirat dhe shpresonin se ai nuk do tė lejonte shkatėrrimin e popujve shqiptarė e boshnjakė pėr interesat e njė njeriu, tė Vezirit tė Madh. Bushatlliu theksoi kėshtu se ishte pėr mbylljen e konfliktit nė mėnyrė paqėsore. Por nė tė njėjtėn kohė, tregoi se ishte ende i fortė dhe se kishte mbėshtetjen e pėrkrahėsve tė vet jashtė kėshtjellės.



    Natėn e 5 gushtit 1831, 2 000 malėsorė, duke bashkėpunuar me disa qindra qytetarė, mundėn tė hynin nė qytetin e Shkodrės. Ky veprim pėrbėnte mė tepėr njė orvatje pėr tė mbjellė farėn e dezertimit nė radhėt e ushtrisė osmane, sesa njė pėrpjekje pėr ēlirimin e tė rrethuarve.


    Pėrgjigjja qė veziri kryengritės i Shkodrės i dha Hysen pashė Ēermenit, lehtėsoi marrėveshjen e Stambollit me Mustafa Pashėn. Edhe ky, pasi ra rrufeja mė 25 gusht nė njė depo municionesh, e shihte marrėveshjen si tė vetmen rrugė shpėtimi. Drejt saj po i shtynin tė dyja palėt edhe Fuqitė e Mėdha qė i kėshilluan tė merreshin vesh. Sulltan Mahmudi II nuk ngurroi t’i kumtonte Bushatlliut, me anė tė Vezirit tė Madh, se po tė dorėzohej, tė hiqte dorė nga pushteti i tij nė Shqipėri dhe tė pranonte tė jetonte nė Stamboll, ai do ta falte dhe do ta mbante nė shėrbim me nderime nė pėrputhje me pozitėn e tij tė lartė.

    Megjithėse mund ta vazhdonte qėndresėn edhe pėr disa kohė dhe t’i shkėpuste kėshtu Portės faljen duke ruajtur qeverisjen e vendit, Mustafa Pasha pranoi tė kapitullonte, ashtu siē kishte bėrė edhe Iljaz Poda nė Jug pak kohė para tij. Mė 7 nėntor ai u dorėzua nė duart e kundėrshtarit tė tij tė vjetėr, Mehmet Reshid pashės. Sipas urdhrave tė sulltanit, ky e trajtoi me nderime dhe e pėrcolli pėr nė Stamboll bashkė me dy djemtė dhe me 10 shėrbėtorė, duke e vėnė nėn kujdesin e komandantit tė gardės perandorake, Ahmet Pashės, qė ishte dėrguar nė Shkodėr posaēėrisht pėr kėtė mision. Edhe nė Stamboll Mustafa Pasha u prit me nderime si njė personalitet me rėndėsi e jo si rebel dhe u strehua nė njė pallat tė pėrgatitur posaēėrisht pėr tė e familjarėt e tij. Vetė sulltani e priti disa herė nė audienca tė veēanta.



    Me kapitullimin e Mustafa pashė Bushatlliut, ashtu siē njoftuan edhe pėrfaqėsuesit e shteteve evropiane, mori fund “revolta e Shqipėrisė”, mori fund kryengritja e armatosur pėr vetėvendosje nė Shqipėri, kurse pas dorėheqjes sė tij nga pushteti krahinor i trashėguar, u shemb pėrfundimisht Pashallėku i Shkodrės si njė formacion shtetėror shqiptar, qė kishte hyrė nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet shqiptar.

    Dėshtimi i lėvizjes pėr vetėqeverisjen tregoi se feudalėt shqiptarė, nė kushtet kur nė vend mungonin edhe premisat e nevojshme ekonomike, shoqėrore dhe politike pėr njė lėvizje tė pėrgjithshme ēlirimtare, nuk qenė nė gjendje tė pėrmbushnin detyrėn historike tė bashkimit politik tė popullsisė shqiptare dhe tė territoreve tė saj nė njė njėsi tė vetme shtetėrore dhe t’i shkėpusnin ato nga sundimi osman. Ata nuk arritėn as edhe tė marrin ato tė drejta vetėqeverisėse, tė cilat disa nga krahinat e Shqipėrisė i gėzonin prej kohėsh. Pasi shtypėn lėvizjen e feudalėve shqiptarė pėr vetėqeverisjen e vendit, osmanllinjtė vendosėn nė Shqipėri “njė pushtet tė dytė”, pasi ai i mėparshmi ishte tronditur nga lufta qė zgjati disa dhjetėra vjet.


    Nė mėnyrė tė veēantė, me dėshtimin e orvatjes qė Mustafa pashė Bushatlliu bėri nė vitet 30 pėr tė ngritur nė kryengritje popujt e shtypur tė Ballkanit (tė Rumelisė), qė vuanin ende nėn zgjedhėn osmane, jo vetėm shqiptarėt, por edhe kėta popuj tė Ballkanit humbėn njė nga mundėsitė qė u krijua pėr ēlirimin nga zgjedha osmane, pėr tė dėbuar nga Ballkani pushtuesin shekullor osman dhe pėr tė formuar shtetet e tyre tė pavarura kombėtare.
    Nė Shqipėri, ashtu si nė vendet e tjera tė Ballkanit, detyra e ēlirimit kombėtar tė popullit shqiptar i kaloi pėr zgjidhje epokės sė re historike qė ēeli shek. XIX, Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812


    Lufta pėr pushtet nė Shqipėrinė Jugore

    Ashtu si nė Shqipėrinė Veriore, edhe nė atė Jugore, anarkia nxiti veprimtarinė politike tė familjeve tė vjetra feudale, tė cilat ishin nga mė tė fuqishmet. Nė sanxhakun e Vlorės familjet rivale pėr pushtetin lokal ishin ajo e pashallarėve tė Vlorės dhe dega e tyre, familja e Velabishtajve, qė ishte vendosur nė fshatin Velabisht, afėr Beratit.

    Qė tė dyja pėrpiqeshin tė shtinin nė dorė jo vetėm pushtetin e sanxhakut tė Vlorės, por edhe atė tė sanxhakut tė Delvinės. Nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII mė shpesh sunduan pashallarėt e Vlorės, por, me lidhjet qė krijoi Mahmud pashė Velabishti me feudalėt e vegjėl tė Tepelenės, tė Pėrmetit, tė Skraparit etj., edhe ky nuk mbeti pa e marrė pushtetin kohė mbas kohe.

    Qė nga viti 1751 e gjer nga vjeshta e vitit 1759 sanxhakun e Vlorės dhe, shpeshherė, edhe atė tė Delvinės, i qeverisi i biri i Mahmud pashė Velabishtit, Ismail Pasha, i cili pėrkrahej nga njė shtėpi tjetėr feudale, ajo e Ngurzajve, pėrfaqėsuesit e sė cilės ishin nga ajanėt kryesorė nė Myzeqe. Nė vitin 1754 Porta i dha Ismail Pashės gradėn e vezirit bashkė me qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe me komandėn e derbendėve. Ajo synonte qė, duke bashkuar nėn urdhrat e tij sa mė shumė forca feudale vendase, tė nėnshtronte popullsinė e Shqipėrisė Jugore, dhe kėshtu tė mund tė kryhej vjelja e taksave shtetėrore, sepse banorėt e disa zonave malore kishin vite tė tėra pa paguar taksat.


    Ismail Pasha, sikurse edhe i ati, pėrveē lidhjeve me feudalėt beratas e myzeqarė, ruajti edhe lidhjet qė vazhdimisht kishte pasur familja e tij me feudalėt e vegjėl tė zonave malore, shumica e tė cilėve komandonte reparte ushtarėsh me rrogė, aq tė nevojshėm pėr tė ruajtur grykat dhe rrugėt.


    Mė 1758 sulltani urdhėroi vezirin e Beratit tė nisej vetė nė krye tė njė ekspedite pėr tė vjelė taksat nė sanxhakėt e Vlorės dhe tė Delvinės dhe “pėr tė nėnshtruar rebelėt, duke vendosur kėshtu rendin e qetėsinė”, por nė tė njėjtėn kohė, kinse pėr t’i lėnė vezirit duart e lira, e shkarkoi atė nga komanda e derbendėve, qė e bėnte shumė tė fuqishėm dhe tė rrezikshėm. Meqė ky urdhėr ēonte nė shkatėrrimin e mbėshtetjes sė vezirit tė Beratit nė zonat malore tė dy sanxhakėve dhe u jepte dorė Vlorajve qė tė bėnin pėr vete malėsorėt derbendxhinj, Ismail Pasha nuk iu bind atij. Valiu i Rumelisė, mė 1759, dėrgoi kundėr tij zėvendėsin e vet. Atėherė Ismail Pasha u arratis bashkė me tre besnikė, ndėr tė cilėt ishte i kunati, Ahmet Kurt beu i Ngurzajve.



    Meqenėse familja e Vlorajve e pėrfaqėsuesit e Stambollit nuk gjenin mbėshtetje nga ajanėt vendas, Porta e Lartė u detyrua ta falte Ismail Pashėn nė vjeshtėn e vitit 1761 dhe t’i njihte atij privilegjet qė gėzonte dy vjet mė parė. Edhe ky, meqė nuk ishte nė gjendje t’u imponohej feudalėve beratas e myzeqarė, e pranoi faljen. Por Ismail Pasha nuk e la pa shfrytėzuar kėtė dobėsi tė pushtetit qendror pėr tė nėnshtruar krahinėn e Vlorės bashkė me pinjollėt e familjes sė Vlorajve, qė ishin tė mitur dhe nėn tutelėn e nėnės sė tyre, tė vesė sė Kapllan pashė Vlorės, kushėririt tė tij.

    Nė fillim tė gushtit, Ismail Pasha u nis nga Berati me forcat e veta dhe hyri nė qytetin e Vlorės pa luftė. Pėr t’ia arritur qėllimit, kėrkoi dorėn e vejushės sė tė kushėririt. Kjo e la me shpresėn se pranonte tė martohej me tė, por ndėrkohė pėrgatiti kurthin pėr ta vrarė. Kėshtu Ismail Pasha u rrethua prej forcave tė saj nė shtėpinė ku u vendos dhe, nė luftim e sipėr, u vra.


    Vezir Ismail pashė Velabishtin e zėvendėsoi i kunati, Ahmet Kurt pasha, qė qeverisi sanxhakun pėr njėzet vjet rresht. Duke ruajtur pushtetin e vet, ky feudal ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė bindjeje ndaj Stambollit dhe njė politikė paqėsore me oxhakun e Vlorajve. Ahmet Kurt pasha si derbend-pashė mbrojti interesat e feudalėve ēifligarė dhe ndoqi pa mėshirė feudalėt e vegjėl, si dhe lėvizjet e tyre rebele kundėr qyteteve, mukatave dhe pronave tė ēifligarėve tė mėdhenj. Njė nga viktimat e sulmeve grabitqare tė tyre, gjatė luftės ruso-turke tė viteve 1768-1774, u bė qyteti tregtar i Voskopojės.


    Edhe nė sanxhakėt e Delvinės e tė Janinės u zhvillua njė luftė e gjatė dhe e ashpėr pėr pushtet midis familjeve tė mėdha vendase, e cila e futi Shqipėrinė Jugore nė njė anarki tė rėndė me rrjedhoja shkatėrrimtare, veēanėrisht pėr zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje u dha mundėsi disa familjeve mė tė vogla feudale tė pėrfitonin pėr t’u fuqizuar dhe, duke marrė pjesė nė grupet rivale, tė krijonin tarafet e veta dhe tė pretendonin pėr marrjen e pushtetit krahinor nė duart e tyre.
    Njė nga kėto familje u bė ajo e Hysove tė Tepelenės, e cila i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, d.m.th. shtresės sė atyre shtėpive feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh.
    Ndryshe nga ē’pretendohet nė disa gojėdhėna qė i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenėse i pari i tyre paska qenė njė dervish i arratisur pėr krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga njė shtėpi e vjetėr labe, tė parėt e sė cilės kishin qenė tė krishterė, por qė u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrėnjė tė vjetra nė krahinėn e Tepelenės, Hysot u dalluan si shtėpi bylykbashėsh nė fundin e shek. XVII, pikėrisht kur Perandoria Osmane filloi tė mbushte radhėt e forcave tė armatosura tė saj me ushtarė me pagesė. Pėrfaqėsuesi i saj nė mbarim tė shek. XVII deri nė mesin e dhjetėvjetorit tė dytė tė shek. XVIII ishte Mustafa agė Hysoja ose Muēo Hysoja. Nė dokumentacionin e kohės ai pėrmendet herė si ēaush jeniēerėsh e herė si dizdar i kėshtjellės sė Tepelenės, por kryesisht pėrmendet si njė aga i pasur e i fuqishėm qė ndiqej prej disa qindra trimash luftėtarė. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si njė nga krerėt e kryengritjes sė Labėrisė nė vitet 1704-1714 pėr tė mos paguar xhizjen, ndėrsa djemtė e tij dalin si sipėrmarrės tė kėsaj takse tė rėndėsishme shtetėrore nė krahinėn e Myzeqesė dhe tė Mallakastrės, tė cilėn mund ta vilnin, sidomos nė periudhėn e anarkisė feudale, vetėm feudalėt mė tė fuqishėm. Muēo Hysoja ishte njė nga krerėt labė mė nė zė dhe shtėpia e tij, njėra nga mė tė shquarat e Labėrisė, qė kishte filluar tė ngjiste shkallėt e hierarkisė sė lartė administrative dhe tė rivalizonte me oxhaqet kryesore tė Shqipėrisė Jugore nė luftėn pėr pushtetin politik.
    Pjesėmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogė nė luftėn veneto-osmane tė viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij nė rrethimin e kėshtjellės sė Korfuzit nė vitin 1716 e rritėn rolin e tė birit, Veli Beut, si pretendent pėr kreun e sanxhakut tė Delvinės. Ky pinjoll i Hysove, qė kishte hyrė dhėndėr nė oxhakun e Mahmud pashė Konicės, arriti tė ngrihej nė radhėt e mirmiranėve dhe nė mesin e shek. XVIII u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Delvinės me gradėn pashė. Por grindjet pėr pushtet vijuan dhe u acaruan mė tej, prandaj Veli pashė Hysoja nuk qėndroi gjatė nė pushtet. Pas vdekjes sė tij, rivalėt mundėn tė kapnin edhe tė venė e tij qė e burgosėn pėr disa muaj nė qytetin e fortifikuar tė Kardhiqit, pėr ta liruar pastaj kundrejt njė shpėrblimi e garancish tė miqve tė shtėpisė sė Hysove. Sidoqoftė kjo shtėpi tashmė ishte nė radhėt e oxhaqeve shqiptare. Nėn drejtimin e Ali Beut, djalit tė Veli Pashės, ajo do tė bėhej shtėpia mė e fuqishme e Shqipėrisė Jugore dhe e gjithė Shqipėrisė.


    Stėrnipi i Muēo Hysos dhe djali i Veli Pashės, Ali Beu, nuk e filloi karrierėn e tij si hajdut rrugėsh, sikurse mėtohet nė gojėdhėnat qė janė pasqyruar nė shumicėn e literaturės sė shkruar pėr jetėn e Ali pashė Tepelenės (1740-1822), e sidomos pėr dyzetė vitet e para tė jetės sė tij. Pėrkundrazi, ai u rrit e u edukua si tė gjithė djemtė e tjerė tė oxhaqeve feudale tė kohės sė vet.
    Ali Beu u arsimua si njė bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga tė afėrmit dhe sidomos nga miqtė e shtėpisė sė vet, qė e kishin lidhur tė ardhmen e tyre me atė tė kėsaj shtėpie tė dėgjuar, u vu shpejt nė krye tė formacioneve ushtarake me pagesė tė krahinės sė vet aq tė kėrkuara nga qeveritarėt e ndryshėm tė sanxhakėve e sidomos nga valiu i Rumelisė.

    Si i tillė, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal tė Asllanpashallive tė Gjirokastrės mė 1768 dhe u bė njė nga prijėsit ushtarakė mė tė dėgjuar. Pa arritur moshėn 40 vjeē, ai fitoi mė 1784 gradėn pashė nė rreshtat e ushtrisė perandorake tė Rumelisė. Po atė vit, pėr shkak se Selim pashė Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut tė Delvinės duke vrarė tre vjet mė parė Mustafa Pashėn e Delvinės, Porta e Lartė e emėroi mytesarif tė kėtij sanxhaku. Me kėtė rast ai u urdhėrua nga sulltani qė, pasi tė shtinte nė dorė pushtetin, tė ndėshkonte me vdekje fermanliun Selim pashė Kokėn e pėrkrahėsit e tij kryesorė dhe tė vilte me forcė xhizjen e papaguar nga krahinat malore.
    Nė krye tė njė fuqie ushtarake tė madhe, me luftė dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi urdhrat e Portės sė Lartė dhe nė fundin e vitit 1784 mori nė dorė pushtetin e sanxhakut tė Delvinės. Pas tė atit ai u bė pashai i dytė i familjes sė Hysove qė qeverisi kėtė sanxhak. Edhe Aliu, qė i pėrkrahu djemtė e Selim Pashės, nuk lejoi t’u konfiskoheshin ēifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siē pretendojnė, pa asnjė bazė, gojėdhėnat, nuk u kufizua vetėm me sundimin nė kėtė sanxhak. Tė ardhurat e atij sanxhaku tė vogėl nuk mjaftonin pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė sė tij mjaft tė madhe, prandaj Aliu synonte tė shtinte nė dorė sanxhakėt mė tė rėndėsishėm.
    Qysh nė fillim tė vitit 1785 kėrkoi qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės ose atė tė Janinės. Mė 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės dhe detyra e zėvendėskomandantit tė derbendėve, kurse nė mars tė vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashė Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit tė derbendėve.

    As i biri i vezirit tė helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i kėtij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qė hynė nė grindje midis tyre pėr punėn e trashėgimit tė pushtetit nė sanxhakun e Vlorės, nuk ishin nė gjendje tė kryenin atė detyrė. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti tė merrte pushtetin nė Berat, nuk mungoi ta kėrkonte postin e derbend-pashės dhe tė rivalizonte me Ali Pashėn pėr njė kohė tė gjatė.


    Duke pėrfituar nga mungesa e mytesarifit tė sanxhakut tė Janinės, Alizoi Pashės, qė ishte larguar nga Shqipėria dhe ishte dėrguar nė frontin e luftės me Rusinė, pasi u mor vesh me Tahir Pashėn e Asllanpashallive (qė i kishte dhėnė Aliut vajzėn e vet pėr grua tė dytė) dhe, duke pasur pėrkrahjen e shtresave tė pasura tė qytetit e tė rrethit tė Janinės qė shihnin tek ai tė vetmin qeveritar, qė mund tė vendoste e tė ruante qetėsinė, ashtu siē kishte bėrė nė Thesali, Ali Pasha i Tepelenės hyri nė Janinė dhe vendosi sundimin e vet nė fund tė vitit 1787. Ai e vlerėsonte drejt Janinėn kur e quante “kyē tė Shqipėrisė”. Janina prej kohėsh priste njė qeveritar si ai pėr t’u bėrė me tė vėrtetė kyē jo vetėm nga pikėpamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shndėrruar nė qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Janina, qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore


    Qyteti i Janinės ishte vendosur nė krye tė njė fushe pjellore, e pėrmendur si e tillė qysh nė antikitet dhe anash njė liqeni tė pasur me peshk. E mbrojtur prapa e anash prej malesh tė larta, nė afėrsi tė detit Jon dhe duke qenė nyje e gjashtė rrugėve tregtare qė e lidhnin jo vetėm me qytetet e tjera tė Shqipėrisė, por edhe me Maqedoninė e Greqinė, ajo i kishte tė gjitha kushtet e duhura gjeografike dhe ekonomike pėr t’u bėrė njė qendėr shumė e rėndėsishme administrative dhe ekonomike.


    Zejtaria dhe tregtia e Janinės, tė ushqyera gjithnjė e mė mirė me lėndė tė para bujqėsore e blegtorale nga tepricat e fshatarėsisė si dhe nga tė ardhurat e pronarėve ēifligarė, u gjallėruan pa ndėrprerje aq sa nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII udhėtarėt evropianė e quajtėn atė “qytet i pasur e tregtar”. Por nė kushtet e anarkisė feudale qė mbuloi gjithė Shqipėrinė Jugore, sidomos gjatė shek. XVIII, ritmet e zhvillimit tė qytetit tė Janinės u ngadalėsuan.

    Megjithėse me shumė vėshtirėsi e pengesa, ekonomia e kėtij qyteti i ruajti lidhjet e veta me tregjet e panairet e brendshme dhe tė jashtme, prapėseprapė kapitali tregtar janinot nuk gjente kushte tė merrte frymė lirisht pėr tė luajtur rolin e njė qendre tregtare ndėrkrahinore, sikurse qyteti i Shkodrės nė Shqipėrinė Veriore.

    Ndryshe nga Shkodra, Janina nuk kishte njė pushtet tė fortė qė t’i vinte fre anarkisė feudale dhe i mungonte bregdeti me qytete-skela pėr tė forcuar e zgjeruar si lidhjet e brendshme, ashtu dhe ato tė jashtme. Dalja nė det me anė tė skelės sė Salahorės nė Gjirin e Artės ishte krejt e pamjaftueshme. Zotėrimet venedikase, ku gjendeshin portet e Vonicės, Prevezės, Pargės etj., dhe politika monopoliste tregtare e lundruese e sundimtarėve tė tyre ishin me tė vėrtetė pengesa serioze qė i zinin frymėn.

    Mallrat, qė tregtarėt vendas grumbullonin sidomos nė trevat e Janinės e tė Artės si dhe tepricat e atyre qė sillnin nga Thesalia ose krahinat e tjera tė Rumelisė, nuk mund t’i shisnin drejtpėrdrejt nė ishullin e madh tė Korfuzit e nė ishujt e tjerė. Venedikasit nuk lejonin anije tė huaja e, rrjedhimisht, edhe tregtarė tė huaj tė hynin nė skelat e tyre tė bregdetit Jon, me qėllim qė tė zbatonin deri nė fund politikėn e vartėsisė ekonomike tė kėtyre ishujve nga tregtia e lundrimi venedikas. Kėshtu tregtarėt janinotė ose tė qyteteve tė tjera detyroheshin qė mallrat e tyre t’i shpinin e t’i shisnin nė portet venedikase tė bregdetit ku gjenin vetėm tregtarė e lundėrtarė venedikas.

    Mallrat qė grumbullonin nė pazaret e panairet e sanxhakėve fqinjė, veēanėrisht nė atė tė Magarės, tė Larisės e tė Mavronorosit, ata detyroheshin t’i shpinin nė portin e Selanikut meqenėse aty, edhe pse kishin tė bėnin kryesisht me tregtarėt e lundėrtarėt venedikas qė luanin rolin kryesor nė jetėn ekonomike tė portit, gjenin kushte mė tė favorshme pėr shitblerje e pėr transport, por edhe anije e tregtarė tė tjerė tė huaj. Edhe pėr tė blerė mallra industriale, tregtarėt vendas detyroheshin tė plotėsonin kėrkesat e veta kryesisht nė pjacėn e Venedikut, megjithėse e dinin qė aty kėto mallra u shiteshin me ēmime mė tė larta se nė pjacat e tjera tė Adriatikut. Prandaj janinotėt e sidomos shtresat e pasura tė tyre i kishin sytė nga bregdeti dhe prisnin qė gjendja e tij tė ndryshonte dhe tė merrte fund politika e venedikasve.


    Pengesė tjetėr qė rrezikonte jetėn dhe kapitalin ose qė kapėrcehej me shpenzime tė rėnda ishte pasiguria e rrugėve tė karvanėve, qė vinin nga tregjet e sanxhakėve fqinjė dhe sidomos nga ata tė Delvinės e tė Vlorės. Ēetat grabitqare tė himariotėve dhe sidomos ato tė feudalėve labė e ēamė dėmtonin shpesh qarkullimin e mallrave dhe nuk lejonin forcimin e lidhjeve ekonomike tė qytetit tė Janinės me Gjirokastrėn, Delvinėn, Paramithinė, Margėllėēin etj. Por jo mė pak dėm bėnin edhe ēetat grabitqare tė suliotėve nė rrugėt e tjera tregtare qė vinin nga Thesalia, Akarnania etj. Anarkia feudale qė ishte bėrė plagė e rėndė pėr tė gjithė vendin, duhej frenuar si njė nevojė e domosdoshme pėr zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor.


    Ardhja e Ali pashė Tepelenės nė krye tė sanxhakut tė Janinės (1787) shqetėsoi jo vetėm feudalėt e vegjėl, tė cilėt ose iu nėnshtruan ose u arratisėn, por edhe qeveritarėt fqinjė dhe kapedanėt e malėsive tė vetėqeverisura. Kėta shihnin tek ai njeriun e fortė dhe tė etur pėr pasuri e pushtet, i cili, duke pasur funksionin e derbend-pashės, do tė orvatej tė shtrinte autoritetin e tij mbi sanxhakėt e tyre dhe do t’u vinte fre veprimeve anarkiste, sė pari nė sanxhakun e Janinės e pastaj edhe nė tė tjerėt.

    Edhe autoritetet venedikase nuk u shqetėsuan mė pak, duke parė tek ai mbrojtėsin e interesave ekonomikė tė vendit nė dėm tė tregtarėve e tė lundėrtarėve venedikas, sikurse kishin bėrė e po bėnin qeveritarėt e fuqishėm tė Shkodrės. Alarmin e parė tek ata e dhanė zėnia prej tij e sipėrmarrjes sė tė ardhurave tė Artės e tė doganės sė Salagorės, si dhe pėrpjekjet e tij pėr tė ndėrtuar fortifikime nė kėtė skelė qė tė mbroheshin anijet osmane kundėr orvatjeve tė vazhdueshme tė atyre venedikase, tė cilat vepronin lirisht nė Gjirin e Artės.
    Duke mos dashur tė kishin njė sundimtar tė fuqishėm, i cili pa ardhur mirė nė fuqi i hodhi sytė drejt bregdetit, diplomatėt venedikas u pėrpoqėn ta luftonin si brenda vendit, duke nxitur kapedanėt suliotė e feudalėt ēamė tė vijonin veprimet e tyre grabitqare e kundėrshtimet ndaj tij, si dhe besėlidhjet e qeveritarėve fqinjė kundėr tij.
    Venedikasit ndėrhynė gjithashtu pranė Portės sė Lartė, duke e paraqitur veprimtarinė e Ali Pashės pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė tepėr tė rrezikshme pėr pushtetin qendror tė sulltanit. Pėrveē kėsaj, me qėllim qė tė mėnjanonin kėrcėnimin qė mund t’u bėnte Aliu nga toka, ata arritėn tė pėrfundonin me Portėn e Lartė njė marrėveshje, e cila ndalonte kalimin e anijeve luftarake nė ngushticėn e Korfuzit pa lejėn e tyre si dhe ndėrtimin e fortifikimeve ushtarake nė afėrsi tė zotėrimeve venedikase.



    Vėshtirėsitė qė i krijuan Ali Pashės kundėrshtarėt vendas e tė huaj tė cilėt u lidhėn kundėr tij, u kapėrcyen pas pėrpjekjeve qė vazhduan pėr njė kohė mjaft tė gjatė. Ali Pasha qysh nė vitet e para vendosi autoritetin e vet nė rrugėt qė lidhnin Janinėn me Artėn e Manastirin pėrveē atyre me Thesalinė; por atij iu deshėn dhjetė vjet qė tė vendoste lidhjet me njė pjesė tė qyteteve tė sanxhakut tė Delvinės ose tė shtinte nė dorė bregdetin nga Butrinti nė Prevezė, pėrveē qytetit tė Pargės, qė kaloi nė duart e francezėve e pastaj tė rusėve. Pėr tė siguruar kalimin e qetė tė karvaneve nė zonėn lindore e juglindore tė sanxhakut tė Janinės, ku vepronin ēetat suliote, atij iu deshėn plot gjashtėmbėdhjetė vjet luftė, kurse pėr tė vendosur sundimin e plotė mbi sanxhakun e Delvinės e tė Vlorės iu deshėn rreth njėzet e pesė vjet. Sidoqoftė, me kėmbėnguljen e tij tė jashtėzakonshme dhe duke pėrfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike tė brendshme e tė jashtme, Ali Pasha mundi t’ia arrinte qėllimit tė vet, t’i jepte thuajse fund anarkisė dhe tė vendoste sundimin e tij mbi bregdetin shqiptar, nga gryka e Shkumbinit deri nė Gjirin e Prevezės.


    Nė kėtė mėnyrė tregtisė sė jashtme tė Pashallėkut tė Janinės iu krijuan mundėsitė e nevojshme qė tė lidhej me skelat mesdhetare evropiane tė Lindjes. Kėshtu drithėrave, mishit, lėkurėve, leshit, serės e prodhimeve tė tjera vendase dhe atyre tė sjella nga sanxhakėt fqinjė e nga pjesa e brendshme e Rumelisė, iu sigurua qarkullimi mė i qetė nėpėr rrugėt tokėsore, iu krijua mundėsia tė vinin nė skelat bregdetare tė pashallėkut; prej kėtej ato niseshin me anije ulqinake e hidriote, si dhe me ato tė flotės tregtare tė Ali Pashės nė drejtim tė ishujve Jonianė, tė Stambollit e tė Aleksandrisė dhe sidomos nė drejtim tė Maltės, tė Venedikut, tė Ankonės, tė Triestes, tė Raguzės etj.

    Nga kėto vende sillnin prodhime industriale e koloniale qė mbėrrinin nė depot e tregtarėve janinjotė nė Prevezė, Gumenicė, Salshorė e sidomos nė Artė e Janinė, prej nga shpėrndaheshin nė qytetet e tjera tė pashallėkut ose edhe tė Rumelisė.
    Nė tregun e Janinės dhe dy herė nė vit nė panairin e Bonilas, njė milje larg saj, pėrveē shqiptarėve, vinin pėr shitblerje edhe tregtarė tė kombėsive tė ndryshme, madje edhe ata qė mė parė frekuentonin Beratin e Manastirin.

    Kėshtu, duke u shndėrruar nė njė qytet zejtar e sidomos tregtar tė dorės sė parė si dhe nė njė qendėr administrative tė njė pashallėku tė madh, Janina u bė qendra e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore, si edhe tė krahinave fqinje. U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare, veēanėrisht nė kėtė qytet, si dhe nė qytetet e tjera qė pėrfshiheshin nė radhė tė parė nė rrezet e kapitalit janinjot. Por, pjesa dėrrmuese e kapitalit tregtar gjatė sundimit tė Ali Pashės gjendej nė duart e pronarėve tė mėdhenj tė tokės e tė bagėtive; edhe mjetet kryesore tė qarkullimit i pėrkisnin po shtresės feudale (njė pjesė e sė cilės merrte pjesė nė veprimtarinė ekonomike me anė tė kreditit e tė ortakėrisė). Nė kėto rrethana, borgjezia tregtare ishte nė pėrgjithėsi e varur ekonomikisht prej tyre. Vetėm ata janinjotė qė u vendosėn nė Lajpcig, nė Vjenė, nė Bukuresht, nė Moskė e gjetiu u shkėputėn nga kjo vartėsi.



    Rrjedhojat e pasurimit tė dy shtresave tė pasura shoqėrore u dukėn nė qytetin e Janinės si dhe nė qytetet e tjera sidomos nė ndėrtimet publike me karakter urban dhe ekonomik, si dhe nė ndėrtimet private. Rrugėt u mbushėn me ura e hane qė shprehnin gjallėrinė e lidhjeve ekonomike me Janinėn. Hani i Luros i gjerė, i lartė e i madh sa njė pallat nė rrugėn Prevezė-Janinė u ndėrtua nga Ali Pasha, i cili po nė kėtė rrugė ndėrmori edhe gėrmimin e kanalit lundrues tė Strevinės qė afroi tregtinė detare me Janinėn. Nė rrugėn Tepelenė-Janinė ai ndėrtoi edhe urėn e madhe tė Tepelenės mbi lumin Vjosė. Nė qytetin e Gjirokastrės ndėrtoi ujėsjellėsin, kurse nė Janinė sarajet madhėshtore tė tij e tė bijve tė tij, dhe nė njė varg qytetesh ose ēifligjesh vila tė bukura e komode ku pushonte sa herė largohej nga Janina. Por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė shtresave tė pasura, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, arritėn tė plotėsonin nevojat komunale tė qytetit tė tyre, shtruan me kalldrėm copa rrugėsh, ndėrtuan ēezma etj.

    Megjithėse Janina u bė qyteti, ku pėr herė tė parė u zbatua vaksinimi, u luajtėn aty-kėtu pjesė teatrale dhe u organizuan biseda sallonesh me karakter kulturor, prapėseprapė ajo ruajti pamjen orientale nė arkitekturėn e ndėrtimit dhe tė urbanizimit. Sidoqoftė, Janina u bė njė qytet i gjallė qė gumėzhinte nga veprimtaria ekonomike dhe ajo administrative e aparatit tė sundimtarit energjik tė saj, nėn qeverisjen e tė cilit arriti kulmin e zhvillimit tė vet edhe nga pikėpamja demografike.


    Disa nga dėshmitarėt e kohės e ēonin numrin e banorėve tė kryeqytetit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Jugore deri mė 50 000 frymė, por tė tjerė qė pėrbėnin shumicėn, midis tė cilėve edhe ata qė jetuan aty disa vjet me radhė, pohonin se Janina nuk mund tė kishte mė shumė se 35-36 000 banorė, nga tė cilėt vetėm 25-28 000 ishin tė qėndrueshėm. Nga kėta 2/3 ishin tė krishterė kurse 1/3 myslimanė. Tė krishterėt i pėrkisnin kombėsisė shqiptare, vllahe, greke etj., kurse myslimanėt thuajse tė gjithė ishin shqiptarė. Midis banorėve tė qėndrueshėm nja 400 familje ishin hebrenj.

    Banorėt e pėrkohshėm tė Janinės pėrbėheshin nė radhė tė parė nga ushtarėt shqiptarė nė shėrbim tė Ali Pashės, nga pengjet e ndryshme tė krahinave, nga tregtarėt klientė dhe nga tė huajtė kalimtarė. Fakti qė elementi shqiptar mbante pozitat drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epėrsi si numėr banorėsh, tė qėndrueshėm e tė pėrkohshėm, i jepte Janinės mė shumė pamjen e njė qyteti shqiptar se sa tė pėrzier.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Formimi i Pashallėkut tė Janinės (1787)


    Nė mbarim tė vitit 1787, kur Ali pashė Tepelena vuri nė dorė sundimin e Janinės, nė Shkodėr kishte dėshtuar ekspedita e parė ndėshkimore kundėr Kara Mahmud Pashės. Po nė kėtė kohė ose mė saktė nė fillim tė vitit 1788 hyri nė luftė kundėr Perandorisė Osmane edhe Austria. E gjetur nė luftė me Rusinė dhe me Austrinė, Porta e Lartė e miratoi shtrirjen e qeverisjes tė Aliut nė sanxhakun e Janinės, jo vetėm pse kishte nevojė tė madhe pėr forcat e tij luftarake, por edhe pse me kėtė veprim ajo synonte qė tė pengonte mundėsinė e marrėveshjes sė dy pashallarėve tė fuqishėm shqiptarė, tė cilėt dy vjet mė parė kishin qenė aleatė, dhe tė ndalonte kalimin e tyre nė anėn e Fuqive tė Mėdha.



    Shtrirja e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės edhe nė sanxhakun e Janinės, ose pėrqendrimi i qeverisjes sė sanxhakėve tė Tėrhallės e tė Janinės nė njė dorė tė vetme, krijoi bėrthamėn e Pashallėkut tė Janinės (1787). Ky pėrqendrim i dha dorė parisė feudale shqiptare tė bėhej klasė sunduese edhe nga pikėpamja ekonomike, duke u shndėrruar pronare e pjesės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme tė kullotave, tė pyjeve dhe tė tokės sė punueshme tė kėtyre dy sanxhakėve. Kėshtu u krijua baza nga e cila kjo pari, nėn drejtimin e Ali Pashės, mundi tė shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjitha trojet e Shqipėrisė Jugore.


    Ndėrsa pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhisė, mė 1774, besimi i ēifligarėve shqiptarė te qėndrueshmėria e Perandorisė Osmane vetėm sa kishte filluar tė tronditej, pas 15 vjetėsh, kur ajo kishte hyrė nė luftė kundėr dy perandorive mė tė fuqishme evropiane, qė synonin ta copėtonin, mosbesimi u rrit bashkė me theksimin e rrezikut tė shembjes sė saj tė afėrme.



    Ashtu si pjesa kryesore e ajanėve shkodranė, pėrkrahės tė vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanėve tė Shqipėrisė Jugore, mbi tė cilėt mbėshtetej Ali pashė Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisė dhe e Austrisė kundėr Perandorisė Osmane do tė sillte ndryshime tė rėndėsishme politike nė pjesėn evropiane tė kėsaj perandorie tė kalbur nga brenda. Duke menduar pėr tė ardhmen e tyre, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr fatin e vendit ku sundonin, krerėt e parisė shqiptare synonin qė, pas dėbimit tė osmanėve, tė ruanin pushtetin nė atė pashallėk ku kishin pronat e tyre. Nė pėrshtatje me kėto interesa jetike u rrit nė radhė tė parė bashkimi i shtresės sė ēifligarėve rreth Aliut, i cili pėrcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikės sė pashallėkut tė ri.



    Nė politikėn e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtėsi tė madhe, pėr tė mos i lejuar familjet e vjetra feudale, tė cilat kishin qenė mbėshtetja kryesore e Portės sė Lartė, tė bashkoheshin kundėr tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtėsi duke shkatėrruar jo vetėm pushtetin e tyre politik, por edhe atė ekonomik. Pėr tė krijuar njė bazė sa mė tė gjerė e mė tė shėndoshė shoqėrore, Ali Pasha siguroi mbėshtetjen e familjeve tė vjetra kundėrshtare qė sundonin nė sanxhakun e Janinės, duke u dhėnė atyre jo vetėm ofiqe nė administratė e nė ushtri, por edhe prona e pasuri tė konfiskuara tė feudalėve tė vrarė, tė kapur apo tė arratisur.

    Nė kėtė mėnyrė, bashkėluftėtarėt e vjetėr dhe tė rinj tė pashait tepelenas, sikurse edhe vetė ai, e rritėn pasurinė e tyre dhe nuk mbetėn rrogėtarė apo shėrbėtorė tė tij, siē pretendohet nė ndonjė studim pa asnjė mbėshtetje dokumentare. Pėr mė tepėr, kjo shtresė e re sunduese, e pėrbėrė thuajse tėrėsisht nga shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit tė ēifligimit dhe e shtoi numrin e ēifligjeve qė kishte nė zotėrim. Vetė Ali Pasha u bė ēifligari mė i madh. Ndryshe nga ajanėt me origjinė feudale-ushtarake tė shtresave tė larta dhe nga ata qė mė parė u pasuruan, e pastaj vunė nė dorė pushtetin, paria sunduese e sanxhakėve tė Janinės dhe tė Tėrhallės me Ali Pashėn nė krye e shumėfishoi pasurinė pasi mori pushtetin nė duart e veta.
    Mirėpo ekonomia ēifligare lidhej ngushtė me ekonominė qytetare.

    Edhe Ali pashė Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrės, ishte i interesuar pėr njė zhvillim tė shpejtė tė ekonomisė qytetare qė pėrbėnte njė burim tjetėr tė madh pasurimi. Prandaj ai e pėrdori pushtetin politik nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.



    Pasi zhduku njė numėr familjesh tė mėdha feudale, ai shpartalloi, dėboi jashtė kufijve ose i nėnshtroi duke i futur nė shėrbimin e tij thuajse tė gjitha bandat, qė mbillnin pasigurinė ndėr banorėt ose qė pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirė tė mallrave. Me pėrjashtim tė viseve pėrreth malėsisė sė Sulit, ku kohė mė kohė sulmonin ēetat e suliotėve, thuajse kudo nė pashallėk u vendos qetėsia. Pa cenuar privilegjet e parisė sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj tė kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė shtresės sė pasur zejtare e tregtare, pa bėrė dallim nėse i pėrkiste kombėsisė shqiptare apo greke dhe nėse ishte myslimane, hebraike apo e krishterė. Kėshtu ai siguroi pėrkrahjen e kėsaj shtrese.



    Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė tėrhequr pas vetes popullsinė e besimeve tė ndryshme tė pashallėkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirė tė veprimtarisė sė institucioneve fetare tė tė gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atė laik. Nė kėtė mėnyrė sundimtari i ri mundi tė afronte edhe klerin, e sidomos atė ortodoks.
    Duke qenė se shtylla kryesore e sundimit tė vet ishte ushtria, Ali Pasha vėmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kėsaj ushtrie e bėnin ushtarėt me rrogė, me prejardhje kryesisht nga malėsitė e varfra tė Shqipėrisė Jugore. Kėta ushtarė tė varfėr plotėsonin nevojėn e jetesės sė familjeve tė tyre me rrogat qė merrnin dhe pėr kėtė arsye interesat e tyre ishin tė lidhura me ato tė parisė feudale sunduese, sė cilės i shėrbenin.



    Krahas ushtarėve shqiptarė, nė forcat e armatosura tė Pashallėkut tė Janinės, veēanėrisht pėr ruajtjen e grykave e tė rrugėve, bėnin pjesė gjithashtu me rrogė edhe reparte malėsorėsh vllahė e grekė, martallozėt ose armatolėt, tė cilėt dikur pėrbėnin repartet e vetėmbrojtjes fshatare kundėr arbitraritetit fedual. Tani kėtė detyrė e kryenin forcat e derbendėve tė Aliut. Nė rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga ēifligjet. Nuk munguan tė pajtoheshin e tė shėrbenin nė ushtrinė e Pashallėkut tė Janinės edhe ushtarė me pagesė nga Shqipėria Veriore e Verilindore.



    Ushtria ndahej nė reparte kėmbėsore, qė pėrbėnin forcėn kryesore tė saj, por nė tė filluan tė dukeshin edhe bėrthama kalorėsie e artilerie.
    Pashallėku u pajis edhe me njė aparat administrativ e gjyqėsor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rėndėsishėm se pranė ēdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua njė kėshill i pėrbėrė nga paria myslimane ose ajanėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave tė krishtere. Veē kėsaj, vendimet gjyqėsore apeloheshin nė Janinė e jo nė Stamboll dhe nė krye tė kėtij aparati, pėrveē myslimanėve me pėrvojė, Ali Pasha tėrhoqi njė varg kėshilltarėsh dhe sekretarėsh nga elementi i krishterė.



    Nė krye tė aparatit tė pashallėkut qėndronte vetė Aliu si njė sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga njė kėshill i lartė apo divan, qė pėrbėhej nga djemtė e tij si dhe nga miqtė mė tė ngushtė e mė besnikė, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meēo Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Pėrmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj. Pėrveē pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer nė pronė private tė tij edhe thesarin, i cili nėn kujdesin e tij tė veēantė, ishte gjithmonė nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet.



    I ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ky aparat i shėrbente pushtetit tanimė autonom tė shtresės sunduese tė ēifligarėve vendas, e cila ndonėse nuk ishte shkėputur plotėsisht nga varėsia politike e pushtetit qendror, qeveriste nė mėnyrė autonome, kurse me dėbimin e osmanėve, ajo synonte tė krijonte shtetin e vet tė pavarur. Udhėheqėsi i saj mbajti lidhje tė rregullta me pushtetin duke shlyer gjithė detyrimet financiare ndaj arkės perandorake, pėr tė mėnjanuar ēdo konflikt tė parakohshėm dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė pashallėkut e tė shkėputjes sė tij nga kjo vartėsi e Stambollit.




    Pėrforcimi i pushtetit brenda pashallėkut dhe shtrirja e tij kryesisht nė troje shqiptare, pėr tė arritur pastaj nė shkėputjen nga varėsia e Portės sė Lartė, ndodhėn nė kushtet kur u shtrua mundėsia e dėbimit tė osmanllinjve nga Evropa, qė pėrbėnte njėherazi qėllimin kryesor tė veprimtarisė sė Ali Pashės nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVIII. Nė pėrputhje me kėtė qėllim ai ndoqi njė politikė tė dyfishtė: synonte tė shfrytėzonte nė dobi tė vet, sa tė qe e mundur mė shumė, konfliktin midis Perandorisė Osmane e fuqive armike tė saj, si dhe konfliktet midis vetė Fuqive tė Mėdha evropiane, qė cenonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi ekzistencėn e shtetit osman dhe qė lidheshin nė njė farė mase edhe me tė ardhmen e Pashallėkut tė Janinės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė.

    Pasi forcoi pozitat e veta duke marrė pjesė nė luftė, nė frontin e Danubit gjatė vitit 1788, Ali Pashės iu desh tė ndeshej me njė besėlidhje tė kapedanėve suliotė dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve tė Delvinės e tė Vlorės, tė cilėn e pėrkrahėn autoritetet osmane pėr tė ruajtur anarkinė feudale nė Shqipėrinė Jugore.
    Tė shqetėsuar prej ardhjes nė fuqi tė Ali Pashės nė sanxhakun e Janinės, sunduesit osmanė mbajtėn qėndrim armiqėsor ndaj tij. Ata strehuan nė zotėrimet e tyre feudalėt e ndjekur dhe tė shpronėsuar nga sundimtari i Janinės, nxitėn dhe ndihmuan me armė, me municione e me ushqime suliotėt e himariotėt, u premtuan atyre ndihmė kundėr Ali Pashės dhe ndėrhynė qė paria ēame dhe pashallarėt e Delvinės e tė Beratit tė lidheshin kundėr tij.



    Tė inkurajuara nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kėto forca filluan tė lėvizin. Sidomos suliotėt dendėsuan sulmet e tyre kundėr trafikut tė rrugės Janinė-Artė. Prania e malėsisė sė panėnshtruar e tė vetėqeverisur tė Sulit dhe veprimtaria e banorėve tė saj pėrbėnin pėr pashallėkun njė rrezik tė brendshėm qė duhej mėnjanuar me ēdo mėnyrė. Kėta malėsorė trima e guximtarė, tė vendosur nė njė vend strategjik, 50 km nė jugperėndim tė Janinės, jo vetėm shqetėsonin rrugėt e pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin vėnė “nėn mbrojtje” kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose t’i afronte qė t’u shėrbenin interesave tė tij, tė pashallėkut, ose t’i nėnshtronte me forcė.


    Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik, dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė.
    Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė ishin kurdisur prapa krahėve tė tij.




    Lufta e Ali Pashės kundėr suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin ato nė sanxhakėt e tyre.

    Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė, Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės, mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij, tė cilėt mundi t’i shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn “mbrojtjen” e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt e tė besėlidhurve armiq tė tij. Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė, sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front.




    Ndėrkohė luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt. Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė, Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr Rusisė.


    Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe t’i dorėzonte princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik. Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt.

    Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij. Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria qendrore.


    Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga sundimi i gjysmėhėnės dhe t’i fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinė Osmane po merrte fund.
    Nė fillim tė vitit 1792 u nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi. Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to.


    Nė muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė. Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e Lartė, e cila ndėrhyri pėr t’i pajtuar, duke vendosur marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė Beratit.



    Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė, si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij. Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė arenėn ndėrkombėtare.


    Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut. Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797 sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės.



    Sukseset e forcave tė armatosura nė Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.
    Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės.




    Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo. Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake. Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit. Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet.




    Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare.



    Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre.



    Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.


    Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm.
    Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi.



    Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut.
    Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut.
    Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit.


    Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.


    Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij.


    Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shtrirja e mėtejshme e Pashallėkut tė Janinės nė Shqipėrinė Jugore (1804-1812)



    Postin e valiut tė Rumelisė Ali Pasha e pranoi dhe u mundua ta shfrytėzonte pėr tė luftuar rusėt nė njė front mė tė gjerė dhe pėr tė rritur autoritetin e vet nė Rumeli e sidomos nė Shqipėri, duke bėrė pėr vete sa mė shumė pėrkrahės. Meqenėse nė kėtė kohė, krahas suliotėve, kundėr tij ishte formuar pėrsėri besėlidhja e qeveritarėve kufitarė tė Delvinės dhe tė Vlorės, tė cilėt kishin siguruar edhe pėrkrahjen e Ibrahim pashė Bushatlliut, Aliu e pranoi detyrėn e re pasi vuri si kusht qė Porta e Lartė tė garantonte zotėrimet e veta nga kėrcėnimi i tyre. Kėsaj pune Porta e Lartė ia doli mbanė dhe besėlidhja kėtė herė nuk arriti tė vepronte kundėr Aliut.



    Kėshtu ai, pa e pezulluar luftėn kundėr suliotėve, filloi me zell detyrėn e re. Ushtria e madhe qė grumbulloi pėr tė vendosur qetėsinė nė Rumeli, e sidomos nė Bullgari, sukseset e rrufeshme qė pati kundėr Osman Pashės sė Silistrės, kundėr ēetave rebele dhe feudalėve tė pabindur, si dhe pasuritė e armėt qė shtiu nė dorė kudo qė kaloi, shqetėsuan kaq shumė qeveritarėt osmanė, sa kėta pėrhapėn fjalėn se tepelenasi po bėhej rrezik pėr fronin e sulltanit. Nė muajin qershor 1803 Selimi III, i cili pati mė shumė frikė sesa nevojė pėr tė, e liroi nga ai post dhe nė vend tė tij emėroi si vali tė Rumelisė vezir Ibrahim pashė Bushatlliun.




    Edhe ky korri njė varg suksesesh kundėr feudalėve rebelė. Madje nė muajin nėntor 1804 pashai Bushatlli pėrqendroi 30 000 ushtarė nė Manastir. Ky pėrqendrim nė afėrsi tė Pashallėkut tė Janinės e shqetėsoi Ali Pashėn, i cili pati frikė se mos i iknin nga duart 14 kaza qė kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit. Prandaj u shpėrngul nė Tepelenė dhe bėri pėrgatitje pėr mbrojtje, duke hyrė nė bashkėpunim me Ibrahim Pashėn e Beratit, tashmė rival i Bushatlliut pėr sanxhakun e Elbasanit. Nė maj tė vitit 1805 Bushatlliu filloi operacione luftarake pėr pushtimin e sanxhakut tė Elbasanit, qė e qeveriste si shtesė Ibrahim Pasha i Beratit. Mirėpo u gjend para qėndresės sė forcave ushtarake tė dy sundimtarėve tė fuqishėm tė Shqipėrisė Jugore, tė cilėt e detyruan tė hiqte dorė nga synimi i vet.




    Ndėrkohė po zhvilloheshin ngjarje tė rėndėsishme politike nė arenėn ballkanike dhe nė atė evropiane. Pas fushatės kundėr Republikės Franceze, sulltan Selimi III, duke dashur tė pėrforconte pushtetin qendror nė perandori, filloi zbatimin e reformave. Mirėpo feudalėt e mėdhenj provincialė nė Gadishullin Ballkanik, si Ismail bej Serezi, Tersekli Ogllui dhe Pasvan Ogllui, u ngritėn kundėr reformave tė sulltanit, e veēanėrisht kundėr reformės ushtarake, e cila parashihte organizimin e ushtrisė sipas mėnyrės evropiane. Me kėta u bashkua edhe Ali Pasha, jo vetėm pse dėshironte dobėsimin e pushtetit qendror tė sulltanit pėr t’u bėrė sa mė i pavarur, por edhe sepse me sistemin e rekrutimit sipas mėnyrės evropiane do tė goditej rėndė sistemi i rekrutimit tė ushtarėve me rrogė e bashkė me tė do tė goditeshin edhe interesat e shtresės feudale qė mbėshteste pushtetin e tij. Me nxitjen edhe tė Aliut, nė korrik tė vitit 1806, nė Edrene u rebeluan jeniēerėt. Kėshtu pėr pushtetin qendror u krijua njė situatė shumė e rrezikshme, qė sulltanit reformator ia veniti hovin pėr tė vėnė nė jetė reformat.



    Ndėrkohė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Perandoria Osmane po afrohej me Francėn dhe po ftohej me Rusinė e Anglinė. Lufta me kėto dy shtete ishte bėrė e pashmangshme. Si rrjedhim, edhe diplomacia e kėtyre shteteve po merrte tjetėr qėndrim ndaj vezirit tė Janinės. Oborri i Petėrsburgut kėrkoi nga kont Mocenigo tė ndiqte njė politikė paqėsore me tė. Parisi i premtoi Aliut ta njihte si sundimtar tė pavarur, nė rast se trupat frėnge do tė pushtonin Gadishullin Ballkanik, dhe se do ta merrte nėn mbrojtje kundėr ēdo ndėshkimi nga ana e sulltanit. Kur mė 1806 Fransua Pukėvili (Franēois Pouqueville), i emėruar konsull i pėrgjithshėm i Francės, mbėrriti nė Janinė nė krye tė detyrės, i solli Aliut edhe premtimin e Bonapartit se do ta ngarkonte me qeverisjen e Korfuzit, po qe se nuk do tė kursente ndihmėn e tij pėr dėbimin e rusėve qė andej. Duke shpresuar se do tė siguronte pėrkrahjen e Napoleonit pėr t’u bėrė sovran i pavarur, Aliu u mundua tė lidhej sa mė ngushtė me Francėn, aq mė shumė kur rusėt vazhdonin tė nxisnin besėlidhjen e feudalėve kundėrshtarė tė tij. Me anė tė Pukėvilit ai i paraqiti qeverisė franceze njė plan bashkėpunimi ushtarak pėr dėbimin e rusėve nga ishujt jonianė. Sipas kėtij plani, Ali Pasha do t’i luftonte rusėt me forcat e veta gjatė bregdetit deri nė Selanik, pastaj do tė merrte pjesė nė nėnshtrimin e serbėve, lėvizja e tė cilėve u shėrbente rusėve. Qeveria franceze e vonoi pėrgjigjen me prapamendim pėr tė mos i prerė hovin Ali Pashės, por edhe pėr tė mos e prishur me Portėn e Lartė qė arriti ta bėnte atė aleat tė saj kundėr Rusisė dhe Anglisė.




    Nė dhjetor tė vitit 1806, Porta e Lartė i shpalli luftė Rusisė. Nė janar 1807 Aliu arrestoi konsujt rusė nė territorin e vet dhe, i armatosur me artileri nga francezėt, u orvat tė sulmonte ishullin e Shėn Maurės, por rusėt ngritėn kundėr tij feudalėt ēamė, kurse martallozėt grekė i hodhėn nė njė revoltė tė fuqishme nė Thesali. Aliu gjeti mėnyrėn se si tė pajtohej me ēamėt, kurse kundėr revoltės sė martallozėve thesaliotė dėrgoi Myftar Pashėn, i cili e mbyti nė gjak dhe e shtypi atė. Kurse Napoleoni, duke u nisur nga synimi qė tė siguronte aleancėn e Portės sė Lartė dhe futjen e saj nė luftė me Rusinė e Anglinė, e kėshilloi Ali Pashėn qė interesat e “vėrteta tė tij” t’i shihte tė lidhura me ato tė Perandorisė Osmane. Me fjalė tė tjera, Franca nuk pranoi shkėputjen e vezirit tė Janinės nga shteti osman. Edhe pse nė kėtė kohė Ali Pasha e trajtoi pėrfaqėsuesin e Francės me pėrzemėrsi, marrėdhėniet me kėtė shtet nuk mbetėn tė pėrzemėrta dhe veziri i Janinės kėrkoi tė gjente njė mbėshtetje tė jashtme qė ta pėrkrahte nė synimet e tij.



    Kur nė pranverėn e vitit 1807 filluan nė Tilsit bisedimet e paqes midis perandorėve tė Rusisė dhe tė Francės, Aliu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet pėr t’i kujtuar Napoleonit I premtimin lidhur me qeverisjen e Korfuzit. Mirėpo ky nuk e pėrfilli. Si rrjedhim, marrėdhėniet me forcat frėnge, qė u vendosėn pėrsėri nė ishujt jonianė, u ftohėn shumė. Pashai i Janinės u bė pengesė e pakapėrcyeshme pėr planet e Bonapartit pėr zotėrimin e Butrintit dhe pėr ta kthyer kėtė skelė nė njė bazė qė do t’u shėrbente forcave franceze pėr tė mbrojtur mė mirė kanalin e Korfuzit dhe si pikėnisje pėr tė depėrtuar mė vonė nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane.


    Porta e Lartė e dha gojarisht pėlqimin pėr dorėzimin e Butrintit nė duart e komandės franceze tė Korfuzit, si dhe pėr kalimin e trupave franceze nga Dalmacia nė kėtė pikėmbėshtetje nėpėrmjet tokave shqiptare. Mirėpo shqiptarėt si nė veri, ashtu edhe nė jug, e kundėrshtuan njė veprim tė tillė tė Stambollit. Nė kėto rrethana, Ali pashė Tepelena, Ibrahim pashė Bushatlliu dhe pashallarėt e tjerė shqiptarė, nuk i pranuan kėrkesat franceze. Ata lanė mėnjanė mosmarrėveshjet e tyre dhe u pėrgatitėn pėr mbrojtjen e pėrbashkėt. Nė shkurt tė vitit 1808 gjenerali Bertje kėrkoi dorėzimin e Butrintit. Pasi u deklaroi diplomatėve dhe ushtarakėve francezė se “nuk do ta lėshojė Butrintin dhe asnjė pėllėmbė tė tokės shqiptare pa luftė ... e se francezėt nuk do tė kalonin nė vendin e tij veēse mbi valė gjaku”, Ali Pasha e shpalli nė popull ultimatumin francez dhe bėri thirrje pėr mbrojtje. Popullsia e pėrkrahu qėndrimin e vezirit tė Janinės. Po kėshtu bėri edhe Porta e Lartė, e cila anuloi pėlqimin gojor qė u kishte dhėnė francezėve. Pėr tė mos i prishur marrėdhėniet me Stambollin qė e ndryshoi qėndrimin e vet, Bonaparti largoi gjeneralin Bertje nga Korfuzi, ashtu siē largoi edhe ambasadorin Sebastian nga Stambolli. Por plani i tij dėshtoi. I armiqėsuar tani si me Rusinė, ashtu edhe me Francėn, Ali Pasha, pėr tė mbrojtur qytetet bregdetare, u drejtua nga Anglia, me tė cilėn ishin vendosur kontaktet e para qysh mė 1803. Pėrfaqėsuesit anglezė nė Stamboll e Patras i kishin dhėnė pashait tė Janinės informata rreth veprimeve tė rusėve kundėr tij dhe kishin nxitur popullsinė myslimane ta pėrkrahte atė. Mė 22 prill 1806, nė Janinė u vendos konsulli anglez J. P. Morier. Me kėtė rast Ali Pasha u pėrpoq tė pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me agallarėt ēamė tė pėrkrahur nga rusėt. Edhe Morieri ishte i mendimit se rusėt do tė kishin mė shumė pėrfitime, nėse do ta kishin mik vezirin e Janinės sesa armik, prandaj i kėshilloi tė hynin nė bisedime me tė. Por edhe pse filluan, kėto bisedime u ndėrprenė sidomos nga fundi i vitit 1806, kur politika osmane mori drejtim profrėng dhe Stambolli i shpalli luftė Rusisė e pastaj, edhe aleates sė saj, Anglisė.



    Nė nėntor tė vitit 1807, kur i kishte prishur marrėdhėniet me Francėn, Aliu i rifilloi bisedimet me anglezėt pėr tė siguruar tė paktėn mbėshtetjen e tyre. Mė 1808 ai nisi pėr nė Londėr njė pėrfaqėsuesin e vet, Said Ahmetin, qė tė shfaqte gatishmėrinė e vezirit tė Janinės pėr tė ndėrmjetėsuar nė Stamboll rreth pėrfundimit tė paqes midis Perandorisė Osmane e Mbretėrisė Angleze dhe pėr tė ndihmuar forcat detare tė saj kundėr francezėve.


    Vrasja e sulltan Mustafait IV dhe sidomos vrasja e Mustafa pashė Bajraktarit bėnė qė politika profrėnge tė fashitej dhe tė miratohej pėrfundimi i traktatit tė paqes me Anglinė nė fillim tė muajit janar 1809. Ali Pasha, qė kishte luajtur njė rol me rėndėsi nė kėto ngjarje, vazhdoi pėrpjekjet pėr zgjerimin e pashallėkut nė drejtim tė Shqipėrisė Jugore. Pasi u arrit paqja midis Londrės e Stambollit, nė shkurt tė vitit 1809, qeveria angleze i dėrgoi atij si dhuratė njė pajisje tė plotė artilerie me predha ndezėse, njė nga prodhimet e fundit tė armėve tė kohės. Bashkė me kėtė dhuratė, nė Janinė erdhi dhe u vendos si pėrfaqėsues diplomatik i qeverisė angleze V. M. Lik (William Martin Leake). Nė kėtė atmosferė, mė 1809, e vizitoi Ali Pashėn edhe Xhorxh Bajroni me Hobharzin. V. M. Lik nuk solli me vete pėrgjigjen ndaj propozimit tė Ali Pashės pėr aleancėn me Anglinė dhe pėr ta marrė atė nė mbrojtjen e saj siē i kishte premtuar edhe nė bisedimet e fshehta. Pasi siguruan aleancėn me Portėn e Lartė, anglezėt s’kishin mė nevojė pėr njė aleancė me Aliun kundėr francezėve. Madje Liku e kėshilloi Aliun tė mos ndėrmerrte veprime luftarake kundėr francezėve. Atėherė Aliu u pėrgatit tė asgjėsonte aleatėt vendas tė francezėve.
    Rasti i pėrshtatshėm iu paraqit atij me vdekjen e Ibrahim pashė Bushatlliut dhe me grindjet nė Shkodėr pėr punėn e trashėgimisė sė pushtetit.
    Duke pasur njė farė pėrkrahjeje nga ana e qeverisė angleze, duke bėrė pėr vete grupimin e fortė tė ēifligarėve beratas qė kryesonte Omer bej Vrioni dhe duke shfrytėzuar kohėn kur Porta e Lartė gjendej nė luftė me Rusinė dhe se telashet e saj me kryengritėsit serbė u bėnė me tė vėrtetė serioze, Ali Pasha iu vu pushtimit tė plotė tė sanxhakut tė Vlorės dhe tė Elbasanit. Nėn drejtimin e tė birit, Mustafa Pashės, ai i hyri pushtimit tė sanxhakut tė Vlorės duke filluar nga kryeqendra e tij, Berati. Aliu dėrgoi drejt kėtij qyteti njė ushtri tė fortė. Pas katėr muaj luftimesh, Ibrahim Pasha i Beratit kėrkoi paqe, duke i lėnė Ali Pashės njė pjesė tė sanxhakut tė vet dhe duke hequr dorė nga sanxhaku i Elbasanit. Kėtė sanxhak sulltani ia njohu nipit tė Aliut, Mehmet Pashės.


    Pėr tė shmangur zemėrimin e sulltanit, Aliu nuk vonoi tė dėrgonte njė pjesė tė forcave tė tij nė front. Me pjesėn tjetėr tė ushtrisė ai ndėrmori nė vjeshtė njė sulm tė dytė e tė befasishėm kundėr Beratit, tė cilin kėtė herė e pushtoi. Ibrahim Pasha u mbyll nė kėshtjellė. Por pėrpara se t’i vinte ndihma nga aleatėt e vet, nga feudalėt ēamė dhe nga Mustafa pashė Delvina dhe i braktisur nga ushtarėt e vet, Ibrahim Pasha u detyrua nė fillim tė vitit 1810 tė pranonte kushtet e kapitullimit dhe tė tėrhiqej nė Vlorė. Pėrpjekjet e tij pėr tė rifituar tokat e humbura patėn njė sukses kalimtar me ripushtimin e pėrkohshėm tė Beratit. Por gjatė veprimeve luftarake tė mėtejshme Ibrahim Pasha dėshtoi dhe flota e vezirit tė Janinės e ndihmuar prej anglezėve e mbajti atė tė bllokuar.



    Bashkė me Beratin mori fund edhe nėnshtrimi i pjesės sė papushtuar tė Himarės, shumica e banorėve tė lirė tė sė cilės ishin lidhur me francezėt duke shėrbyer nė formacionet ushtarake tė tyre. Ali Pasha e bllokoi krahinėn nga deti dhe nga toka, zbarkoi sė pari nė Vuno e pastaj nė Himarė, Piqeras e Dhėrmi ku vendosi garnizone dhe mori pengje. Mė 24 dhjetor 1810 krahina e Himarės u detyrua tė nėnshtrohej.


    Pas nėnshtrimit tė Himarės, feudalėt ēamė, tė gjendur pėrballė kundėrshtimit tė popullsisė ēame, e cila e shihte pushtetin e vezirit tė fuqishėm tė Janinės si mbrojtės tė vetėm tė interesave tė saj, pranuan njėri pas tjetrit tė hynin nėn kontrollin e tij. Nė muajin qershor 1811 iu nėshtruan edhe njėzet e dy krerė tė Dukatit (rrethi i Vlorės) qė kishin qenė lidhur deri atėherė me Ibrahim Pashėn. Pėr garanci tė besnikėrisė sė tyre ata i dhanė pengje Ali Pashės. Kėshtu ra nė duart e tij edhe Pashalimani.



    Ndėrkohė, krahas krahinave bregdetare vazhdoi edhe nėnshtrimi i brendisė sė vendit. Jashtė kontrollit mbetėn ende Gjirokastra, Kardhiqi, Zhulati e Vlora, si dhe zonat fshatare tė Nivicės, tė Malėshovės e tė Kuēit. Marrja e qytetit tė Vlorės paraqiste vėshtirėsi, sepse binte ndesh me kėmbėnguljen e Portės sė Lartė pėr tė mos e zhveshur nga pushteti Ibrahim Pashėn, tė cilin e pėrkrahte diplomacia franceze. Por nuk vonoi qė edhe kjo nyje tė zgjidhej. Ali Pasha mundi tė shtinte nė dorė faktet qė zbuluan se Ibrahim Pasha ishte orvatur t’ua dorėzonte Vlorėn francezėve. Kėshtu Porta e Lartė mori anėn e Aliut dhe hodhi poshtė tė gjitha akuzat franceze kundėr vezirit tė Janinės. Ajo nuk kundėrshtoi pushtimin mė 1 gusht 1811 tė Vlorės nga Ali Pasha, me tė cilin u bashkuan edhe krerėt feudalė vlonjatė. Pėrkundrazi urdhėroi vrasjen e Ibrahim Pashės qė u arratis nė malet e Labėrisė. Por Ali Pasha mundi ta shtinte nė dorė dhe nuk e vrau, e strehoi nė Konicė e pastaj nė sarajet e veta nė Janinė, duke e lėnė atė dhe djalin e tij Sulejman Pashėn, nėn kujdesin e grave tė Myftarit dhe Veliut, qė ishin bijat e Ibrahimit.


    Rėnia e Vlorės dhe premtimi qė emisari francez nga Stambolli u bėri krerėve tė Shqipėrisė sė Jugut, pėr t’u siguruar pėrkrahjen e Portės sė Lartė dhe tė komandės franceze tė Korfuzit, i vuri kėta nė lėvizje. Nė fund tė muajit gusht 1811, Mustafa pashė Delvina, i vėllai i Sali Beut, Demir Dosti i Kardhiqit, bejlerėt e Gjirokastrės dhe agallarėt e Zhulatit, u lidhėn midis tyre nė kuvendin e Palavlisė dhe vendosėn t’i kundėrviheshin me 10 000 ushtarė shtrirjes sė mėtejshme tė pushtetit tė vezirit tė Janinės. Prandaj mė 9 tetor Aliu nisi 2 000 ushtarė kundėr Gjirokastrės. Mustafa Pasha e i vėllai ngritėn krye duke dėbuar njerėzit e vezirit. Atėherė kundėr tyre Ali Pasha dėrgoi njė ushtri tjetėr, e cila i detyroi tė dy vėllezėrit tė braktisnin Delvinėn e tė shkonin nė Kardhiq. I rrethuar prej dy ushtrive tė Aliut, qyteti i Gjirokastrės, pas marrėveshjes qė u arrit me bejlerėt vendas, u dorėzua mė 20 nėntor 1811. Nėn presionin e banorėve dhe me ndėrmjetėsinė e motrės sė vezirit Shanishasė, bejlerėt vendas u detyruan t’i nėnshtroheshin pasi artileria prishi ujėsjellėsin dhe mullinjtė e qytetit.
    Pas kėsaj ngjarjeje agallarėt e Zhulatit u tėrhoqėn nga beslidhja kundėr Ali Pashės dhe iu nėnshtruan atij pa luftė. Mbeti vetėm Kardhiqi, krerėt e tė cilit vendosėn tė luftonin.



    Luftimet zgjatėn nga muaji nėntor 1811 dhe deri nga fundi i muajit shkurt 1812. Forcave rrethuese tė Aliut iu desh tė bėnin sakrifica tė shumta pėr tė pėrparuar duke shembur njėrėn pas tjetrės shtėpitė fortesa ku qėndronin mbrojtėsit e qytezės. Luftimet do tė zgjasnin edhe mė, po tė mos qe ndėrhyrja e shtresave tė ulta qytetare qė i detyroi krerėt tė ndėrprisnin luftėn, e cila u bė e pashpresė sidomos pas ikjes fshehurazi tė emisarit francez nė Korfuz. Mustafa Pasha, Demir Dosti e tė tjerė u dorėzuan dhe u dėrguan nė Janinė ku u burgosėn. Aty mjaft prej tyre u pushkatuan me pėrjashtim tė Mustafa Pashės, i cili vdiq mė vonė nė burg. Mirėpo Ali Pasha nuk la pa ndėshkuar qytezėn dhe banorėt e saj qė i kundėrshtuan me luftė. Ndryshe nga trajtimi i qyteteve tė tjera, pėrveē djegies fund e majė tė Kardhiqit, ai pushkatoi edhe shtatėqind meshkuj. Ky akt i rėndė hakmarrės pėr gjakun e derdhur gjatė luftimeve duket se u bė edhe si masė frikėsimi politik pėr tė shmangur kundėrshtimet e tjera nė rrugėn e pushtimeve tė mėtejshme drejt veriut tė Shqipėrisė.


    Porta e Lartė pranoi kėrkesėn e vezirit tė Janinės qė Myftar Pasha tė emėrohej qeveritar i sanxhakut tė Vlorės. Duke vėnė nėn pushtetin e vet Thesalinė, Morenė dhe Shqipėrinė Jugore nga Preveza deri nė Shkumbin, familja e Ali pashė Tepelenės arriti kulmin e fuqizimit tė vet. Me shtrirjen e pushtetit tė vezirit tė Janinės nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, u bė njė hap i rėndėsishėm pėrpara pėr bashkimin politik tė trojeve shqiptare. Ky ishte njė objektiv, drejt tė cilit bashkoheshin synimet e feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė tė ēerekut tė parė tė shek. XIX.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •