Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Rojters: Ibrahim Rugova, ikone e aspiratave 15-vjecare te shqiptareve te Kosoves per

    Agjencia britanike e lajmeve Rojters pas lajmit se presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova vuan nga nje semundje e rende filloi te shkruante me gjeresisht per figuren e tij duke e cilesuar ate, ikone te aspiratave 15-vjecare te shqiptareve te Kosoves per pavaresi. Rugova deklaroi dje se tek ai eshte diagnostifikuar kanceri ne mushkeri, por theksoi se mjeket i kane thene se gjendja e tij shendetesore eshte duke u permiresuar dhe se ata jane optimiste se ai do te kendellet. Ai nuk permendi mundesine e doreheqjes se tij eventuale nga funksioni i kryetarit. Si nje person i zgjedhur kater here per kryetar te Kosoves dhe udheheqes i partise me te madhe politike ne kete vend, Rugova eshte nje figure e fuqishme politike per 2 milione shqiptaret e Kosoves, te cilet po angazhohen per pavaresi nga Serbia.

    Pritej qe Rugova te marre persiper rolin kryesues ne drejtimin e rivaleve politike shpesh te percare ne Kosove, ne negociatat e sponsoruara nga OKB-ja, te cilat mund te fillojne ne tetor, nderkohe qe ai nuk ka ndonje pasardhes te tij te qarte ne LDK-ne e tij te percare nga fraksionet, ne rast se gjendja e tij shendetesore perkeqesohet. Rugova, nje profesor i letersise, i edukuar ne Sorbone, ka qene arkitekt i rezistences pasive dhjetevjecare kunder dominimit serb qe nga viti 1989, kur ish-diktatori jugosllav, Sllobodan Milloshevici, shfuqizoi autonomine e Kosoves. Por, pas shperthimit te luftes ne territoret e ish-Jugosllavise, ne vitet e 90-ta, shume shqiptare te Kosoves ishin te mendimit se shkeputja e Sllovenise, Maqedonise, Kroacise dhe Bosnjes ishin shenje se rezistenca pasive ka deshtuar dhe mbeshtetja e tyre u rreshtua perkrah Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Konflikti erresoi doktrinen e rezistences pasive te Ibrahim Rugoves.

    Por, pasi u zgjodh 2 here president ne zgjedhjet e viteve 90, te cilat nuk u njohen jashte kufijve malore te Kosoves, ai serish beri nje kercim, duke ia arritur qe te zgjedhet dy here me radhe per kryetar te perkohshem te Kosoves. Ne dukje te pare i dridhshem, por tejet dashamires, me shallin e tij karakteristik te mendafshit ne qafe, ai konsiderohet si figure atesore nga shume shqiptare te Kosoves. Semundja e Rugoves paraqet goditjen e dyte per shqiptaret e Kosoves, te cilet "humben" kryeministrin e tyre ne mars te ketij viti, kur ish-udheheqesi i kryengritesve shqiptare, Ramush Haradinaj, iu dorezua Tribunalit te OKB-se qe zhvillon hetime per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi, me seli ne Hage te Holandes. em/em(QIK/Balkanweb)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se e gjeni mesazhin e Moisiut per Rugoven.. postojeni.. ishte teper miqesor.
    Vleresimi i Moisiut per Rugoven le te jete leksion per te gjithe.

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ne se e gjeni mesazhin e Moisiut per Rugoven.. postojeni.. ishte teper miqesor.
    Vleresimi i Moisiut per Rugoven le te jete leksion per te gjithe.
    Presidenti Moisiu i dėrgon mesazh inkurajues Presidentit Rugova.



    6 Shtator 2005

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i ka dėrguar njė mesazh Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova nė tė cilin thuhet: “Mė pezmatoi shumė kur dėgjova nga goja juaj pėr sėmundjen qė do tė duhet tė pėrballosh.

    I dashur Ibrahim! Kurajoja jote pėr tė parė tė keqen drejt nė sy dhe pėr tu pėrballuar me tė i ka hije njė burri malesh dhe njė burri shteti si Ju.

    Sa e rėndėsishme ėshtė qėndresa nė tė tilla raste unė mund ta them edhe nga pėrvoja ime.

    Populli kosovar duhet tė jetė vėrtet krenar me Ju, pėr qėndrueshmėrinė dhe burrėrinė e njė lideri tė sprovuar, pėr tė cilin Kosova ka shumė nevojė, sidomos nė kėto kohėra tė rėndėsishme kur pėrcaktohet e ardhmja e saj.

    Bashkė me urimin time vėllazėror, unė dua tė shpreh besimin se Zoti do tu ndihmojė e do t’Ju bekojė pėr tė gjithė sa keni bėrė Ju pėr Kosovėn martire. Fjalė zemre e shpresė kanė edhe tė gjithė shqiptarėt pėr Ju, kudo ku janė”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tetove, 06 shtator 2005

    Kryetari Ahmeti i deshiron sherim te shpejte Kryetarit te Kosoves Rugova

    Pas shpalljes nga ana e Kryetarit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, se ai vuan nga kanceri ne mushkeri, Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, i ka derguar nje mesazh me kete permbajtje:

    “Me indinjate te thelle e pranova lajmin per semundjen Tuaj. Nje moment i ketille deshmon se jeta vazhdimisht na ve ne sprova te veshtira dhe kerkon nga ne qe te ballafaqohemi dhe t’i tejkalojme ato duke dale ngadhnjyes.

    Kjo eshte nje periudhe vendimtare per te ardhmen e Kosoves. Ju i keni prire asaj ne momente te veshtira per popullin e saj, andaj jam i bindur se ne keto momente te veshtira per Ju, nuk do te mungoje perkrahja e tyre e parezerve. Fuqimisht besoj se Ju bashkarisht do ta tejkaloni edhe kete sfide te madhe!

    Ne emer te gjithe shqiptareve te Maqedonise dhe ne emrin tim personal e te familjes sime, Ju lutem te pranoni deshirat dhe uratat e mia me te sinqerta per sherimin dhe forcimin Tuaj sa me te shpejte.”
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    U sherofte sa me shpejt dalai lama i kosoves, gjithe jeten ka qene kundra luftes por jeta e beri me ne fund te luftoje kundra diēkaje. Kjo eshte jeta.
    Te bente ate luften qe po ben me vdekjen kundra Shkajve sot kosova do ishte ndryshe, megjithese kam qene gjithmone F.U.C.K Peace, prap ndjej dhembje si ēdo shqiptar uroj qe ky burre shteti te fitoje kundra vdekjes. Zoti i dhente paqe dhe durim te afermve te tij dhe dashamirsve kudo ne trojet shqiptare.
    Money Makes Man act Funny

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    e ke te kot gezimin o mbeturine se Prsidenti do ta permbyll procesin e pavaresis se KOSOVES te filluar po nga Ai,e sa per ju ..... e po si nje simpatizues i flakt me duhet prap ta citoj FISHTEN,sa drejt ju pershkruan:

    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe tė kqi
    qi tė mjerės moj Shqipni
    kthelltė hi i keni nė mushkni
    pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakēi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhč
    der kur ju, tu tallė npėr ne,
    do t'na qelbi fis e atdhč?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
    se tash ma jemi tue u njoftė,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se pėr ju, po, duhet laku,
    pėr me u vjerrė o kund m'do i shpat!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Mark Krasniqi: Unė kam besim z. President se do tė pėrballoni edhe kėtė sfidė

    Prishtinė, 6 shtator - Akademik Mark Krasniqi, kryetar i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės i ka dėrguar njė mesazh Presidentit Rugova me kėtė pėrmbajtje:
    "Historinė e shkruajnė njerėzit e mėdhenj. Historinė e bėjnė njerėzit e mėdhenj. Burrat e mėdhenj e shkruajnė dhe e bėjnė historinė e vet, me veprat e tyre, me burrninė e tyre. Ka njė decenie e gjysmė qė njė burrė i madh i Kosovės nisi ta shkruajė historinė e re tė Kosovės, historinė e ndėrtimit tė Shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Ai burrė i madh i Kosovės ėshtė dr.Ibrahim Rugova.
    Kosova dhe populli i saj ka fatin e madh qė ky burrė i madh i saj po e kurorėzon me sukses historinė e re tė Kosovės. Ky kurorėzim ka vetėm njė emėr, vetėm njė vullnet qė ėshtė shprehur nga populli i Kosovės dhe qė ėshtė inicuar sė sė pari nga mendja e burrit tė madh tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, e kjo ėshtė Pavarėsia e Kosovės.
    Historinė nuk mund ta ndalė askush. As burrin e madh tė Kosovės nuk mund ta ndalojė askush nė udhėtimin e tij drejt kurorėzimit tė vullnetit tė tij e tė popullit tė Kosovės. As sėmundja jo!
    Unė kam besim tė madh te Zoti dhe tė fuqia Juaj e madhėrishme shpritėrore e fizike se do tė pėrballoni edhe kėtė sfidė shėndetėsore, Z.President Ibrahim Rugova!
    Unė i lutemi Zotit pėr shėndetin Tuaj z. President!
    Unė i lutem Zotit qė Ju sa mė parė tė merrni veten dhe t'i ktheheni detyrės Tuaj tė shenjtė tė zgjedhur nga vota e popullit, z. President!
    Unė i lutem Zoitit, qė Ju sa mė parė tė nėnshkruani zyrtarisht Shtetin e Pavarur tė Kosovės, z. President!
    Unė besoj nė Zot! Unė besoj nė fuqinė Tėnde, dr. Ibrahim Rugova"!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mesazhe inkurajuese dhe mbėshtetjeje nga vendi dhe diaspora pėr Presidentin Rugova

    Prishtinė, 7 shtator - Edhe gjatė ditės sė sotme Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, nga organizata e asociacione tė ndryshme i kanė arritur mesazhe inkurajuese dhe mbėshtetjeje nga vendi dhe diaspora pėr shėrim sa mė tė shpejtė dhe tė plotė.

    Kėshtu kryetari i Kryetari i Gjykatės sė Lartė tė Shqipėrisė,
    Thimjo Kondi shkruan: "Me keqardhje mėsova mbi problemet Tuaja shėndetėsore, por nė tė njėjtėn kohė mė impresionoi pa masė kurajo dhe optimizmi Juaj pėr tė pėrballuar kėtė gjendje tė vėshtirė, pėr tė trimfuar mbi sėmundjen me ndihmėn e mjekėsisė dhe tė Zotit, si dhe vendosmėria e pėrkushtimi pėr tė pėrmbushur me sukses detyrėn e lartė tė Presidentit tė Kosovės.

    Emri dhe vepra Juaj janė tė lidhura ngusht me historinė dhe tė tashmen e Kosovės, me arritjet dhe sfidat e saj nė rrugėn e pakthyeshme tė lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė, drejt tė cilave Ju keni prirė dhe vazhdoni tė prini pėrpara si njė lider i urtė, i guximshėm dhe largpamės. Shembulli Juaj ėshtė burim frymėzimi e optimizmi pėr popullin shqiptar tė Kosovės dhe pėr mbarė Kombin tonė".

    Ministri i Transportit dhe Postė Telekomunikacionit tė Kosovės, Qemajl Ahmeti, nė telegramin e tij shpreh besimin se Presidenti do ta fitojė edhe kėtė betejė qė sė bashku tė rrumbullakėsohet procesi i pavarėsisė sė Kosovės.
    Ndėrkaq kryetari i BSPK-sė Bahri Shabani thotė se mesazhi i Presidentit Rugova nėpėrmjet televizonit drejtuar popullit ishte prekės por edhe njė kurajo se do ta pėrballojė edhe kėtė sfidė ashtu siē ka pėrballuar edhe sfida tė shumta deri mė tani. "Punėtorėt e Kosovės shpresojnė nė shėrimin tuaj sa mė tė shpejtė dhe se edhe mė tutje Ju do tė jeni nė krye tė proceseve tė cilat ēojnė drejt pavarėsisė sė plotė tė Kosovės", shkruan kreu i BSPK-sė.
    Kryesia e Komuniteti Shqiptaro Kanadez me seli ne Hamilton, Ontario, shkruan: "Ju qėndruat pranė popullit gjithmonė edhe nė momentet mė tė vėshtira, andaj edhe sot ne jemi tė bindur se do ta pėrballoni kėtė tė keqe pėr ta ēuar deri nė fund amanetin e popullit pėr pavarėsi dhe zhvillimin e gjithmbarshėm tė Kosovės
    Ne do te lutemi pėr shėndetin tuaj".

    Qendra shqiptare "Besa" nė Malme tė Suedisė nė mesazhin e saj shpreh besimin se Presidenti do ta kapėrcejė edhe kėtė tė keqe, ashtu siē me guxim dhe stoikisht ka kapėrcyer edhe sfidat e tė deritashme. "Lutemi qė tė shėroheni plotėsisht sa mė parė me dėshirė qė me Ju nė krye tė realizojmė aspiratat e Kosovės", porosisin anėtarėt e saj
    Dr.Sali Bashota, drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės shkruan: "Nė emrin tim dhe tė punėtorėve tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, ju dėshirojmė shėrim sa mė tė shpejtė, me dėshirėn qė bashkarisht ta jetėsojmė projektin tuaj dhe tė popullit tė Kosovės – pavarėsinė e vendit tonė".

    "Edhe pse tė goditur nga lajmi qė me burrėri dhe madhėshti e kumtuat, farmacistėt e Shoqatės Farmaceutike tė Kosovės besojnė nė shėrimin tėnd", thuhet nė njė mesazh tė kėsaj shoqate, duke njoftuar se njė delegacion i saj gjendet nė Kongresin Botėror tė Farmacisė nė Kairo dhe po e pėrfaqėson Kosoveė si anėtare e barabartė me tė gjitha asociacionet nacionale nga gjithė bota.
    "Shpresojmė qė nė kėto momente tė rėndėsishme pėr Kosovėsn dhe qytetarėt e Kosovės, do tė arrini ta pėrballoni edhe kėtė sfidė dhe tė vazhdoni aktivitetn e Juaj politik pėr sendėrtimin e aspiratave tė Popullit tė Kosovės", thuhet nė mesazhin ekryetarit tė Kuvendit tė Vushtrrisė, Muharrem Shabani.

    Ndėrkaq kryetari i Komunės sė Bujanovcit Nagip Arifi shprehet se dėshiron fuqishėm qė Presidenti Rugova ta kapėrcejė kėtė sfidė tė rėndė personale qė t'i kthehet detyrave qė e presin si President i Kosovės. "Beosjmė fuqishėm se me vullnetin Tuaj do ta fitoni edhe kėtė betejė shumė tė rėndėsishme si pėr Ju ashtu edhe pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės".

    Presidentit Rugova i kanė dhėnė mbėshteje dhe kurajo edhe disa degė tė LDK-sė nga nga vendi dhe diaspora: dega e LDK-sė nė Suedi, dega e dytė dhe tretė nė Prishtinė dhe ajo e Drenasit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Laudatio pėr Presidentin Ibrahim Rugova

    Shkruan: Bardhyl S. METAJ

    Moto: “Pėrkundėr paraqitjes sė tij tė butė, tė thelluar nė mendime – imazh tė cilin e kultivon gjatė prezentimeve tė tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndėrkaq, shumė kokėfortė dhe i palėkundshėm nė atė qė e ka pėrcaktuar pėr qėllim dhe cak tė njohur tė tij...; Dr. Rugova, nuk preokupon vetėm fantazinė e bashkėkombėsve tė tij, ai ka irrituar edhe shumė bashkėbisedues perėndimorė - ngase synonte qė nga fillimi i veprimtarisė sė tij politike njė status tė njėjtė tė Kosovės me atė tė Sllovenisė dhe Kroacisė...ndėrkohė qė, qėllimi dhe strategjia e bashkėbiseduesve tė tij perėndimorė, ishte (gjatė-kohė) ruajtja e ish-Jugosllavisė!” (Süddeutsche Zeitung)

    „Süddeutsche Zeitung”: “E ēuditshme! Nė Kosovė ishte edhe dikush –apojo? Ishte edhe njė personalitet - i cili paraqiste figurėn Qendrore tė Kosovės! Dhe i cili nuk mungonte asnjėherė, nė asnjė fotografi nga Kosova, nė asnjė lajm e pankartė tė demonstratave Kosovare...Po sot, ku ėshtė Dr.Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarėve tė Kosovės?”... Ai i cili qysh atėherė, mė 1991, kėrkonte njė protektorat tė OKB-sė dhe prezencė tė NATO-s nė Kosovė...njė demilitarizim tė Kosovės...njė Kosovė tė Pavarur dhe Neutrale...”dhe ku ėshtė personaliteti, i cili gjatė Procesit tė Dejtonit, tentonte qė t’i mobilizonte pėr ēėshtjen e Kosovės fuqitė e Mėdha Perėndimore...dhe tė cilit, Amerikanėt, qysh atėherė (Konferenca e Dejtonit) i premtuan – se fill pas “Konferencės sė Dejtonit”, ”do tė jeni Ju Kosovarėt, ēėshtje qėndrore nė agjendėn e Perėndimorėve (...),
    “Ku ėshtė Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarėve tė Kosovės?”, shpaloste dilemat dhe pyeste plot brengė e pėrditshmja autoritative gjermane “Süddeutsche Zeitung”, nė komentin qendror tė saj, tė shkruar nga nėnkryetarja e Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Dr. Antje Vollmer!

    Duke portretizuar figurėn e Presidentit tė Kosovės, tė cilin sė fundi edhe Reuters, sikurse edhe ēdo agjenci e gazetė ditore apo javore, radio e televizion ndėrkombėtar e vendor - nė lajmin trishtues mbi sėmundjen e tij rėndė, e portretizojnė, si ikonė (“leitfigur”) e simbol tė luftės sė kosovarėve pėr Pavarėsi – Zonja Antje Vollmer, shkruan mė tutje: ”Pėrkundėr paraqitjes sė tij tė butė e tė thelluar nė mendime – imazh tė cilin e kultivon gjatė prezantimeve tė tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndėrkaq, si shumė kokėfortė dhe i palėkundshėm nė atė, qė e ka pėrcaktuar pėr qėllim dhe cak tė njohur tė tij...ėshtė shumė karizmatik, flet me zė tė ultė dhe duket pothuajse i marrshėm dhe i largėt... pothuaj edhe qiellor, tė lė pėrshtypjen sikur tė ishte nga njė botė tjetėr...por, njėkohėsisht, shumė i fuqishėm, gjithherė i pathyeshėm dhe i pa zbrapshėm nė synimet e tij...”.

    “Pėr dhe rreth tij, bashkohen e ndahen shpirtrat dhe mendjet”, vazhdon komentin dhe portretizimin nėnkryetarja e parlamentit gjerman. “Por autoriteti i tij (Rugovės) njėkohėsisht ėshtė garanci - e njė dhjetėvjetėshi tė pacifizmit e mosdhunės sė shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt, tradicionalisht janė ēdo gjė tjetėr - por jo edhe pacifistė! Dr. Rugova, nuk preokupon vetėm fantazinė e bashkėkombėsve tė tij, por ka irrituar edhe shumė bashkėbisedues perėndimorė! Ai synonte, qė nga fillimi i veprimtarisė sė tij politike, njė status tė njėjtė tė Kosovės me atė tė Sllovenisė dhe Kroacisė...ndėrkohė qė, qėllimi dhe strategjia e bashkėbiseduesve tė tij perėndimorė, ishte (gjatė kohė) ruajtja e ish-Jugosllavisė...”

    Kėshtu shkruante nėnkryetarja e Parlamentit Gjerman, qysh mė 19.06.1999, nė njė editorial tė saj tė botuar nė tė pėrditshmen autoritative gjermane „Süddeutsche Zeitung”, shkrim ky qė nė tė vėrtetė sublimon e pėrmbledhė ate qė po emitojnė tė gjitha mediat pėr personalitetin e Presidentit Rugova, pas mesazhit tė tij drejtuar popullit tė Kosovės dhe opinionit ndėrkombėtar.

    Vetėm pak ditė mė vonė, do t’i jepet nderi nga Qeveria Gjermane, pikėrisht kėsaj zonje qė mė 15 gusht 1999, t’i dhurojė Presidentit tė Kosovės, z. Ibrahim Rugova, ēmimin e mirėnjohur ndėrkombėtar gjerman pėr tolerancė, tė qytetit Münster - me ē’rast ajo do tė shtrojė dilemėn me tė cilėn, fatkeqėsisht, po ballafaqohemi ne Kosovarėt sot:
    Posibiliteti i mungesės sė tij nė jetėn politike tė Kosovės.
    Mungesa eventuale e personalitetit tė tij, i cili autoritetin e tij politik ndėrkombėtar dhe kombėtar e ka krijuar ekskluzivisht duke ndėrtuar e promovuar identitetin politik-shtetėror kosovar, si dhe duke ruajtur e ndėrtuar “unitetin dhe konsensusin demokratik e institucional” tė Kosovės e Kosovarėve – por, pa sulmuar nė asnjė rast, asnjėrin prej oponentėve tė tij jo tė paktė politik, nė Kosovėn e 16 viteve tė fundit, nuk ka sesi tė mos vėrehet e ndihet.

    Personalitetit tė tij duhet t’i falėnderohen nė heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumė “publicistė”, “analistė”, “ekspertė”, e njė dorė politikanėsh kosovarė, tė cilėt duke kritikuar Rugovėn, mė tė drejtė e pa tė padrejtė, me vend e pavend...kanė krijuar njėfarė soj profili identifikues politik. Pa kėtė parashenjė - anti-Rugovė - njė pjesė syresh zor se do tė kishte apo do tė ketė ēfarė t’i thotė a sjell politikės kosovare nė tė ardhmen e saj.

    Nė pėrfundim tė kėsaj qė po e quajmė “Laudatio pėr Presidentin Ibrahim Rugova”, mė duhet tė shtoj se, marshi i tij nė historinė diplomatike shqiptare, veēanėrisht historinė e Kosovės, e ka forcėn e fenomenit i cili ndanė historinė e Kosovės – nė dy pjesė...nė atė para dhe pas tij.
    Nuk jam i sigurtė, ndėrkaq, nėse njerėzit e mėdhenj i bėjnė Kohėrat e Mėdha, apo anasjelltas, Kohėrat e Mėdha i nxjerrin nė sipėrfaqe njerėzit e mėdhenj, por e di se Presidenti Ibrahim Rugova ėshtė krijues e bir i Kohėrave tė Mėdha... pjesa e tyre mė e devotshme dhe mė origjinale.
    Urimeve tė shumta tė cilat po i arrinė Presidentit Rugova i bashkohet edhe ekipi i gazetės JAVA. Ndoshta kėtė e shpreh mirė edhe Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipėrisė, Dr. Sali Berisha: “Ndihma e Zotit, guximi me tė cilin ju po i qėndroni sėmundjes, mbėshtetja dhe pėrkujdesja e madhe familjare dhe mė gjerė, mjetet e shkėlqyera tė mjekimit, misioni i madh qė keni pėr tė pėrmbushur, kemi bindjen se tė gjitha kėto sė bashku do ta mposhtin kėtė proces dhe shėrojnė atė".

    7 shtator 2005
    Zürich
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Dje, ne faqen e pare te gazetes...

    Nje mushkeri per Kryetarin Rugova


    Fehmi Haziri nga Gjilani ofron nje mushkeri per Kryetarin Ibrahim Rugova,nese eshte ei mundur transplatimi...
    Ai u shpreh thjesht: Do te ofrojm nje mushkeri te shendosh per kryetarin Rugova: qoft nga une,gruaj,vajza apo djali...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  3. Raporti i IREX-it pėr gjendjen e shtypit nė Shqipėri
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 04:23
  4. Sfida nga Pr-Tech: Pėrpuethshmėria e vargjeve
    Nga edspace nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 04:30
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •