Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11

    Arrow

    Eshte me te vertete per tu ardhur keq qe njeriu numer 1 i Kosoves vuan nga nje semundje e tille, mbase edhe sheruese! Sidoqofte, gjerat duhet te meren pak me me "gjakftohtesi" sepse megjithate jemi njerez!...

    Le t'i urojme sherim te plote Rugoves, e Kosoves pavaresi te shpejte.
    Sot eshte koha kur Amerika e Evropa, tek te cilat populli i Kosoves bashke me Rugoven ka shpresa per ndihme, duhet ta deshmojne vehten duke e pershpejtuar procesin e pavaresise dhe mos t'i kushtojne rendesi zvarritjes se negociatave, sepse mjafte u zvarriten punet deri me sot!!!!

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 05-09-2005 mė 09:32
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vet zoti Rugova sot njoftoi popullin per gjendjen e tije shendetsore..
    Deklarata e lexuar prej tije eshte nje akt i lart burrerie.
    Le te shpresojme se Ai do ta perballoje kte semundje e do te mbrrije ta shohi te realizuar endrren e tije te Kosoves se Pamvarur.
    Ai eshte dhe do mbetet lideri i madh i Popullit dhe shembull per te gjithe shqiptaret me jeten e vepren e tije plot vetmohim per te miren e Kosoves!
    Bashkohem me shqetsimin tuaj bashkatdhetar te respektuar !
    Lavdi Presidentit Rugova

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti Rugova: Do tė kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė mė fuqishėm pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės

    Prishtinė, 5 shtator - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova me njė mesazh iu drejtua sot qyetarėve tė Kosovės nėpėrmjet tri televizioneve kryesore tė Kosovės, duke njoftuar pėr gjendjen e tij serioze shėndetėsore. Mė poshtė po e japim tekstin e plotė tė mesazhit tė Presidentit Rugova.

    "Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
    Zonja dhe zotėrinj,
    Tė shtunėn u ktheva nga Gjermania, ku isha nė spitalin ushtarak amerikan pėr testime dhe pėr shėrim.
    Mjekėt kanė gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar nė mushkėri, prandaj mė kanė caktuar njė terapi intensive shėruese.
    Gjithashtu mjekėt kanė konstatuar se tash gjendja ime shėndetėsore ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe janė optimistė pėr shėrimin tim tė shpejtė.
    Me kėtė rast, nė mėnyrė tė veēantė e falėnderoj nga zemra Qeverinė amerikane, qė kėto ditė u kujdes dhe po kujdeset pėr gjendjen time shėndetėsore.
    Njėherėsh falėnderoj ekipin mjekėsor amerikan dhe kosovar qė po kujdesen pėr mua.

    Qytetarė tė dashur,
    Jam i bindur se me ndihmėn e Zotit do tė kapėrcej edhe kėtė betejė dhe do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku mė fuqishėm pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit tonė, Kosovės, sa mė parė nga miqtė tanė amerikanė e europianė.
    Pres pėrkrahjen Tuaj, si gjithmonė.
    Zoti Ju bekoftė!
    Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės!
    Zoti e bekoftė Kosovėn!", thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Petersen, Aide e Surroi i urojne Presidentit Rugova sherim te shpejte

    PRISHTINE (5 Shtator)

    -Petersen Aide dhe Surroi menjehere sapo kane mesuar reth semundjes se rende te Presidentit te Kosoves i kane uruar sot sherim te shpejte dr. Ibrahim Rugoves. Shefi i UNIMK-ut Soren Jesen Petersen nepermjet nje deklarate me shkrim ka shprehur shqetesimin e tij pas ka mesuar per semundjen e Presidentit Rugova. "Ndiehem i shqetesuar pasi mesova lajmin se Presidenti Rugova vuan nga kanceri ne mushkeri. I uroj sherim sa me te shpejte dhe njeheresh shpreh bindjen time se Presidenti do te vazhoje te qendroje stoik ne sfidat qe po i paraqiten duke dhene kontributin si ne te kaluaren ashtu edhe tani". Petersen u beri thirrje qytetareve te Kosoves qe te qendrojne unike dhe te shprehin solidaritetin e tyre ndaj Presidentit Rugova dhe te vazhdojne perpjekjet e tyre ne permbushjen e detyrave dhe aspiratave qe jane percaktuar me qellim qe e ardhmja e Kosoves te jete me e mire.

    Edhe Kaide Aide, i derguar i posacem i OKB-se per Kosoven, nepermjet nje deklarate i uroi Presedentit Rugova sherim te shpejte. "E njoh prej 11 vitesh. E mirepresim sidomos transparencen e tij qe e domostroi sot dhe natyrisht i urojme sherim te te shpejte dhe shpresojme qe te kemi mundesi te bisedojme serish me te per te gjitha ceshtjet e rendesishme me te cilat po perballet Kosova. Tani eshte shume e rendesishme qe te kemi nje tablo te unifikuar", u shpreh Aide.

    Nderkaq edhe lideri i ORA-s Veton Surroi vecoi rolin shume te rendesishem te Presidentit Rugova neper te cilin po kalon vendi. "Paraqitja e Presidentit te Kosoves ku njoftoi per semundjen e tij ishte nje moment i prekshem. Une shpresoj personalisht se Presidenti do te behet me mire. Eshte nje rol i pashmangshem jo vetem si kryetar, por edhe personaliteti i Dr. Rugoves qe te marre pjese ne fazen perfundimtare te percaktimit te statusit te Kosoves", tha Surroi. db/db(QIK/Balkanweb)
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Ishte nje dite pikllimi per te gjithve ne, me besoni se e kam inqizuar ne video kaset
    deklaraten e sotme te Presidentit dhe kam shiquar disa here me radhe dhe kam qajt
    sikur femije, nuk e mbaj ne mend kur kam qene me shume i piklluar se sa sot, I lutem
    Zotit qe Presidenti i jone i dashur te kaloi edhe kete krize sikur shume te tjera dhe te
    sherohet sa me shpejt.

    O Zot ruaje Ibrahim Rugoven qe me pavarsi te kurorzoj Kosoven.

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    I uroj sherim sa me te shpejte presidentit Rugova.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar mė parė nga Ardi-1
    Qen-ka kthyer Presidenti ... nga diagnostifikimi...
    deri kur do "punon" ky president pa tru - pėr pavarsinė formale tė Kosoves?
    perderisa te kete nena lavire qe pjellin zoj te shkijve - presidenti kurr sdo ndalet se punuari per pavarsine e kosoves!

    phu...
    shihemi n“gjykate

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Ardi-1, ti vjen ketu na flet per te drejtat dhe pergjegjesit qe u takojne qytetarve, e ti vet i pari shkel mbi to. Me vjen keq qe nxjerr vrere nga goja ne kete menyre, cka vertet me bene te dyshoj mos je ndonje shqipfoles i paguar nga Serbia dhe Greqia.. Shiko rrotull ketu ne forum ka materiale te shumta cfar domethenje ka demokracia, mbyllu aty disa dite e mbushe zbrazetin qe te ka krijuar ndryshku i egoizmit se vec juve ska tjeter. Te shpresojme se Ibrahim Rugova do te sherohet se shpejti dhe dhasht Zoti qe edhe Pavarsine ta shijoje, pasi ka punuar me mend per te..

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AAK i uron shėrim tė shpejtė e tė plotė Presidentit Rugova dhe rikthim tė krye tė detyrave si president i vendit

    Prishtinė, 6 shtator - Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) nėpėrmjet njė komunikate pėr media thekson se ka pėrcjellė me shqetėsim edhe interesim tė thellė trajtimin mjekėsor tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nė Landstuhl tė Gjermanisė, pas pėrkeqėsimit tė gjendjes sė tij shėndetėsore.

    AAK e mirėpriti lajmin pėr ardhjen e z. Rugova nė Atdhe, pas trajtimit mjekėsor, dhe i uron atij shėrim tė shpejtė e tė plotė dhe rikthim tė krye tė detyrave si president i vendit.

    AAK u ėshtė mirėnjohėse dhe falėnderuese tė gjithė atyre qė u angazhuan nė kurimin e Presidentit Rugova, veēanėrisht stafit mjekėsor nė bazėn ushtarake amerikane nė Landstuhl dhe falėnderon, nė tė njėjtėn kohė, tė gjithė ata qė ndanė shqetėsimin me Kosovėn dhe popullin e Kosovės, pėr shėndetin e presidentit tė vendit, thuhet nė fund tė komunikatės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xhaferi: Mesazhi juaj transparent drejtuar qytetarėve tė Kosovės nga preku shumė

    Tetovė, 6 shtator - Kryetari i PDSH Arbėr Xhaferi i ka dėrguar Presidentit Rugova njė telegram nė tė cilin i shpreh urimin pėr shėrim sa mė tė shpejtė.
    "Me brengė tė madhe e morėm lajmi pėr gjendjen Tuaj tė rėnduar shėndetėsore. Mesazhi juaj transparent drejtuar qytetarėve tė Kosovės nga preku shumė, por njėherėsh na inkurajoi optimizmi Juaj. Duke iu bashkuar optimizmit dhe pėrkushtimit Tuaj qė edhe nė kėtė rrethana tė jepni kontributin Tuaj tė ēmueshėm pėr pavarėsinė e Kosovės, Ju uroj, nė emrin tim dhe tė PDSH-sė shėrim sa mė tė shpejtė".
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  3. Raporti i IREX-it pėr gjendjen e shtypit nė Shqipėri
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 04:23
  4. Sfida nga Pr-Tech: Pėrpuethshmėria e vargjeve
    Nga edspace nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 04:30
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •