Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Dua të shpërngulem në New Zealand...

    Jetoj në një shtet perendimor dhe kam shtetesi perkatese.Kam kontaktuar me ambasaden e Zelandes se Re dhe më është thën që mundem të hy pa vizë në NZ por pasi që nuk njof njeri atje atëher dëshiroj të kem pak ndihmë.

    -Kam dëshirë të dij se a ka punë mjaft atje dhe si është jeta në përgjithësi?
    -Si mundem të vije në kontakt me punëdhensit atje?

    U jam mirënjohës të gjithë atyre që më japin përgjigje adekuate...

    Flm
    :-g

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Po ca ri akoma aty ..... thesin aga !!!!
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60
    ...ka kush ndonjë ide ma të mirë se ky "il padrino"?
    :-g

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2005
    Postime
    12

    shpërngulje për në Zelande të Re!

    po ka!

    Qëndëro këtu me ne në kontinentin tonë autokton të stërgjyshëve!
    Nuk ke qka të kërkosh atje por hyri punës e puno për shëndërrimin e vendit tonë në atdhé tonin ku jetën do gëzoj cdo i pari shqipëtar i ndershëm e punëtor!
    Sa për informim edhe në Zelandë të Re si edhe gjetiu përndryshe tash në këto kohëra coroditëse inhumane,mbretërojnë po të njëjtat predispozita standardi si këtu ku ndodhemi tash!

    rrespekt!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xheladin Guri : 28-09-2005 më 16:57

  5. #5
    middle~earth Maska e kickenhat
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    4
    Hej Stresi,

    Une kam 1 vit qe ndodhem ne NZ dhe mund te te them disa gjera.

    Meqenese kam jetuar ne Greqi per gati 10 vjet mund te them qe ketu nuk ka perbuzje.Ka pak probleme me te ashtuquajturit vendalinj (Maori).

    E para e punes: Po te kesh nenshtetesi te ndonje shteti EU mund te hysh ne NZ per 3 muaj pa vize dhe nqs ke para mund ta shtysh online deri ne 9 muaj.Po te duash te qendrosh me shume ose te jetosh ketu duhet SESBEN te kesh nje oferte pune me te cilen mund te marrash nje Work Permit (e vlefshme per 1 deri 2 vjet).Pastaj mund te aplikosh per Resident Permit (qe nuk skadon, te jep te drejten te jetosh, punosh e te votosh ne NZ).

    Zyrat e emigracionit jane zakonish plote me kineze e indiane.Sidomos ne Auckland (kryeqyteti) te duket sikur je ne Shanghai. lol

    Per pune eshte shume e veshtire te paralajmeroj.

    Sa per lifestyle do merzitesh ndopak ma merr mendja.Nuk ka kafene si ne Shqiperi apo Itali ketu.Shumica e dyqaneve jane te grumbulluara ne nje vend (Mall) stili amerikan hehe.

    Oqeani me batica/zbatica sigurisht dhe ka mundesi te kete dhe peshkaqene megjithese nuk eshte raportuar ndonje sulm nga ta.

    NZ perbehet nga dy ishuj (North dhe South).North island eshte i ngrohte, me natyre te shkylqyer me kodra e bar e jeshillek.South island eshte i ftohte dhe malesor(nuk ta rekomandoj ..vetem nqs nuk honeps dot jevgjit dhe kinezet shko atje).

    Makinat ngiten ne krahun e majte (njesoj si ne angli)..rruget nuk jane te mira by the way.

    nqs do te dish me shume me thuaj.bye tani per tani

  6. #6
    T.N.T
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga Stresi
    Jetoj në një shtet perendimor dhe kam shtetesi perkatese.Kam kontaktuar me ambasaden e Zelandes se Re dhe më është thën që mundem të hy pa vizë në NZ por pasi që nuk njof njeri atje atëher dëshiroj të kem pak ndihmë.

    -Kam dëshirë të dij se a ka punë mjaft atje dhe si është jeta në përgjithësi?
    -Si mundem të vije në kontakt me punëdhensit atje?

    U jam mirënjohës të gjithë atyre që më japin përgjigje adekuate...

    Flm


    Ke ndonje arsye pse do Zgjedhesh zelanden e re ...................??? apo thjesh se tu duk emer i bukur . Zelanda e re eshte ne anen tjeter te botes dh enuk ka ndonje ekonomi shume te zvilluar nese je ne US apo Canada sama merr mendja se do te pelqeje te jetosh ne nje vend si N Z aq me teper kur nuk njeh njeri . Kangura ka eshe ne Zoo ske pse vete aq larg..........deti i kripur eshte nga do qe te vesh

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Flm për përgjigje

    Arsyet e mija jan të shumta.Nuk është emri që më tërheq të shpërngulem në NZ por mundësia për një jetë të re.Kam lexuar dicka mbi jetën në NZ dhe ato informata që i kam jan plotë kundërthense prandaj është mirë të marrë informata nga dikush i cili gjindet atje.Mendja ma thotë që evropjanët kan përparësi të vendosen në NZ nga se vetë NZ është populluar nga evropianet,në rend të parë nga anglezet.
    Nuk e di se si është mundësia për punësim po qe e fletë anglishten?Ende nuk kam arritur të gjejë përgjigje konkrete se sa është vështirë të punesohesh atje?
    A ka mjaft punë?Sa ka shqipetar atje?Êshtë jeta e shtrenjet?Rroga mesatare?

    Flm
    :-g

  8. #8
    middle~earth Maska e kickenhat
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    4
    ok.

    1. Ketu gjuha zyrtare eshte anglishtja.
    2. Rroga me e ulet qe mund te gjesh eshte $10 NZ per ore (gati 5,5 euro per ore) pastaj varet dhe nga puna.(Kam vene re se cmimet ne shume produkte jane shume me te lira se ne greqi)
    3. Pune mund te kerkosh ne zyrat e ndihmes sociale, gazeta, dhe zyra qe te gjejne pune (zakonish jane falas) por edhe ne internet.Provo kete : http://www.seek.co.nz
    4. Une kur erdha ne fillim isha 6 muaj pa pune por po te jesh gati te besh cdo lloj pune (te ashtuquajturat pune hamalli) gjen kollaj.
    5. Nqs dikush te perbuz per shkak ngjyre,besimi,seksi ect. ka zyra kastile qe mund te ankohesh.Prandaj ketu nuk racism si ne greqi pershembull.
    6. Shqiptare te tjere un personalisht nuk kam takuar/pare por mbase ngaqe jetoj ne qytet te vogel.
    7. Jeta eshte njesoj si ne cdo vend tjeter dhe ajo shprehja e vjeter (te shkojm te bejme para/lek atje) nuk ekziston.Kudo ne bote eshte veshtire tani.Nqs ke pune te mire dhe stable merr kredi shum kollaj per te blere shtepi.Mjafton te kesh te pakten 5% te shumes qe vlen shtepia.
    6. Po.Shumica e te bardheve ketu jane angleze,irlandez ka dhe dutchs dhe germans.Por ka shume shume shume aziatike dhe indiane.lol
    7. Ka vetem 4-5 kanale tv.Pra ne qofte se do te shikosh me shume nga bota si dhe futboll ect duhet te vesh pakete digitale Sky e cila kushton zakonisht 30 euro ne muaj.

    Me thuaj nqs do te dish me shume.
    (besoj se e di qe tani ketu eshte behar)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Flm Kickenhat

    Ishin këto informata të mira që i shkrove.Kam lexuar që moti (koha) atje është tropikale dhe temperatura më ë ulët është +10 ndërsa më e larta +28 dhe kjo më pëlqen shumë.Kam shiquar në internet sa sa kushton një shtëpi apo banes dhe cimet ishin të ndryshme,varet nga vendi dhe standardi por besoj që me 100.000 US $ mund të blesh shtepi solide atje.
    Kam profesion në IT (Information Technology) dhe besoj që nuk do ketë vështërsi të gjejë punë.
    Më intereson të dij se si janë vendasit ndaj të huajve?A jan miqësor?Apo jan të ftohet dhe kanë dëshirë të mbajn disatncë ndaj ardhacakëve?
    Shpresoj që në NZ nuk ka racizëm aq të madhë si në EU.

    Flm
    :-g

  10. #10
    middle~earth Maska e kickenhat
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    4
    Sa per racism JO nuk ka...ka njecik por jo sa ne greqi e itali ect. Neve shqiptaret nuk na njohin fare se nga bihem hehe.Jane cik racista kundrejt vendalinjve (Maori) dhe kinezeve (kur te vish ketu do shikosh pse nuk i kan qejf kinezet...ka shummmmmmm).
    Ne pergjithesi jane miqesor pavaresisht se kane tjeter lloj lifestyle nga ne mesdhetaret.Cmimet e shtepive varet nga vendi...mesatarisht per shtepi 3 dhoma/sallon/dhome ngrenjeje/2banja ..me toke (me oborr, me bar , me garazh) jane mbi 150.000 euro..por varet nga vendi ..ka dhe shum me te lira se aq...varet dhe nga quality...prej druri apo prej tulle.Nuk ka shtepi betoni ketu.

    (WC ne shumicen e shtepive eshte vec nga banja/dushi, dmth kur dikush eshte ne dush ose ne vaske lahet nuk ke pse pret, hyn ne wc)
    Po eshte e vertete per temperaturat qe permende ne North Island..por ne South ..eshte shume me ftohte.


    (makinat/veturat jane shume te lira)
    Ndryshuar për herë të fundit nga kickenhat : 15-11-2005 më 07:55

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •