Kryetari i Bashkise se Tioranes, Edi Rama kundershton vendimet e para te qeverise se re
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, kundërshtoi vendimet e fundit të qeverisë së re, duke i cilësuar ato si "gafa".
Gjatë një konference për shtyp në selinë e PS-së, Rama kritikoi vendimin e Ministrisë së Arsimit për mbylljen e universiteteve të Beratit dhe Fierit. Sipas tij "mbyllja e tyre është një shkelje e paktit të bërë me qytetarët, shkelje e të drejtës së të rinjve për të konkuruar dhe shkelje e etikës së komunikimit me qytetarët".
Gjithashtu, kryebashkiaku Rama reagoi edhe ndaj vendimit të qeverisë së re për kalimin e Shërbimit Informativ Shtetëror në strukturat e Ministrisë së Brendshme, duke e konsideruar atë "një veprim të pamenduar". Ai vlerësoi si "korrekte" qëndrimin e Presidentit Alfred Moisiu për këtë çështje dhe njëherazi i bëri thirrje atij "që të marrë situatën në dorë, në mënyrë që të mos ketë kthim mbrapa".
Krijoni Kontakt