Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 76
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Pershendetje Matrix!

    Nga Pema e Jetes qe ishte ne kopshtin e Edenit?

    Nuk e di se cfare nenkupton me kete, por mendon se ne qe kemi Frymen kemi ngrene nga pema e Jetes?
    Ti Matrix i bie shume shkurt me pergjigjet une do te doja me teper shtjellime ne pergjigje.

    Miqesisht Abigail
    Abigail, Pema e Jetės banon nė ne. Ajo ndodhet nė qėndėr tė qėnjes sonė, aty ku ndodhet fryma jonė. Ėshtė nė dorėn tonė pra, nėse duam tė hamė nga pema e Jetės apo jo. Mė afėr se e kemi nuk ka ku tė shkojė, mjafton tė kthehemi brėnda nesh dhe aty ne do e gjejmė sa herė qė tė kemi uri.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Pershendetje ne Krishtin te shenjte,

    Adami nuk mund te kete patur Frymen e Shenjte sepse ai vdiq kur hengri nga Pema e njohjes te se mires dhe se keqes.

    Sic me tha nje vella kohet e fundit Pema e Jetes mund te simbolizonte vete Krishtin.Keshtu qe ne sot perderisa kemi marre Krishtin kemi ngrene nga Pema e Jetes.
    Sic thote Gjoni ne Ungjillin e tij: Ne Te ishte jete.Dhe kete jete dmth VETE JETEN E TIJ Ai ne i jep ne kur e pranojme (marrim).

    Ju le te zhyteni ne vete qenien e Tij.

    Shtegtari

  3. #53
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Pershendetje!


    Mos u ngaterroni. Pema e jetes ishte me te vertete nje peme qe ekzistonte ne kopshtin e Edenit prej se ciles hante Adami dhe Eva. Kur Perendia i deboi nga kopeshti vendosi kerubine qe te ruanin rrugen qe te conte tek kjo peme. Per me teper nuk eshte i vetmi rast ku pema e jetes permendet.

    Lexojeni mire kapitullin 3 tek Zanafilla dhe kapitullin 22 tek Zbulesa.


    Shpeshhere nga entuziasmi qe kemi me zbulimet qe na jep Perendia i ngaterrojme gjerat dashur pa dashur. E theksoj se perpara se te japim nje pergjigje, te jemi te sigurt qe pergjigjia qe japim eshte e bazuar plotesisht ne Bibel. E them me shume dashuri pa gjykuar asnje dhe kete ia them edhe vehtes time.


    Nuk ka asnje dyshim qe vete Krishti eshte jeta por besoj se kjo ceshtje i takon atyre gjerave misterioze qe do te na zbulohen ne qiell, kur te jemi ne pranine e Perendise.



    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  4. #54
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shpeshhere nga entuziasmi qe kemi me zbulimet qe na jep Perendia i ngaterrojme gjerat dashur pa dashur.....Nuk ka asnje dyshim qe vete Krishti eshte jeta por besoj se kjo ceshtje i takon atyre gjerave misterioze qe do te na zbulohen ne qiell, kur te jemi ne pranine e Perendise.
    Une mendoj se tani ne jemi ne qiell dhe ne pranine e Perendise.
    Ndaj nuk duhet te kemi frike nga entuziazmi i kesaj lavdie qe ne tashme e kemi.



    Une bashkohem plotesisht me mendimin e Liveintwoplaces dhe Shtegtarit,

    Eshte me se e vertete se ne Pemen e Jetes ruhej Jeta e Zotit, ne formen e frutave te saj, te cilat Adami ishte i ftuar t'i hante. Kjo ishte e vetmja menyre se si ai do te merrte Frymen e Shenjte.

    Adami zgjodhi ne vend te kesaj Peme, Pemen e Njohurise te se mires dhe te se keqes, dhe keshtu si rezultat ai ra dhe ne gjendjen e tij te rene ngriti qyteterimin qe "gezojme" ne sot.

    Zoti ia ndaloi atij rrugen per tek kjo Peme, por nga ana tjeter Ai dha premtimin e lindjes se Mesias, Krishtit.

    Krishti ishte perseri Ai qe tha: Ejani me hani Mua qe te jetoni, perndryshe do vdisni ne mekatet tuaja!

    Nuk ka dy lloj jetesh hyjnore, (njera nga Pema e jetes dhe tjetra nga Krishti)prandaj eshte me se e vertete se Krishti eshte Pema e Jetes dhe Pema e Jetes eshte Krishti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-10-2005 mė 13:28
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jo, jo Peniel, nuk ėshtė ashtu si e thua ti. Sa e sa gjėra ka nė Dhjatėn e Vjetėr, qė po t'i lexosh me mėndje nuk do tė kuptosh asgjė. Megjithatė nė Dhjatėn e Vjetėr mund tė shohėsh Krishtin nė ēdo faqe tė saj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #56
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Abigail,

    Zoti ka nje qellim per te cilin Ai krijoi njerezimin.
    Ai e krijoi njerezimin ne menyre qe Ai te kishte nje Popull te vetin, qe te shprehte se si ishte Ai.

    Ndaj Adami u krijua ne shembelltyren e Krijuesit, qe te mbante brenda Jeten e Krijuesit (Kjo jete ishte tek Pema e Jetes).

    Perseri ne zgjedhjen qe Ai i beri Izraelit, eshte ky qellim i perjetshem.

    Qellimi qe Izraeli u zgjodh ishte qe Ajo (Izraeli) te behej Plotesja e Tij. Por Ajo e kryqezoi Ate kur Ai erdhi dhe iu prezantua.

    Pra, deshtimi qe Izraeli pati ne lidhje me Krishtin, ishte i njejte me deshtimin qe Adami pati ne lidhje me Pemen e Jetes.

    Por a deshtoi Zoti ne qellimin e Tij te perjetshem?
    Aspak.

    Pikerisht ky kryqezim u be shkaku qe Ai te kishte Plotesen e Vet, te panjolle, te virgjer dhe te lavdishme, Kishen e Tij!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #57
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Faleminderit per pergjigjet tuaja.

    E kuptoj shume mire qe ne nje kuptim figurativ ne e hame pemen e Jetes qe eshte Krishti, por e kam fjalen per pemen qe Perendia kishte vendosur ne Eden.

    Perendia e krijoi njeriun qe te jetonte perjetesisht dhe te pavdekshem. Kur Perendia krijoi Adamin dhe kopshtin qe ne te ishte edhe Pema e Jetes, Adami nuk kishte rene, nuk kishte hyre vdekja dhe ai jetonte ne prezencen e Perendise dhe shkelqente prej lavdise se Tij.

    Atehere perse ishte e nevojshme ngrenia e frutave te pemes se Jetes?

    Ku e shikoni ju ne Bibel nese Adami hante ose jo nga pema e Jetes?
    Perendia i lejoi lirisht te hanin nga kjo peme dhe kjo duket qarte ne vargun 16.
    Domethene ata edhe mund te kishin ngrene nga kjo peme.

    Precenca e Perendise dhe e Frymes se Shenjte ishin aty, sepse aty ishte parajse, gjithcka qe Perendia krijoi ishte e perkryer dhe Adami fliste drejtpersedrejti me Perendine. Ai aty nuk kishte nevoje per Ndermjetes, sepse aty ishte edhe Ati edhe Krishti edhe Fryma.

    Adami ishte nje njeri i perkryer pa te meta, pa mekat, i shenjte dhe mund te shihte Perendine ndryshe nga cmund ta mendojme ne.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  8. #58
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Jo, jo Peniel, nuk ėshtė ashtu si e thua ti. Sa e sa gjėra ka nė Dhjatėn e Vjetėr, qė po t'i lexosh me mėndje nuk do tė kuptosh asgjė. Megjithatė nė Dhjatėn e Vjetėr mund tė shohėsh Krishtin nė ēdo faqe tė saj.

    E po mire eshte ashtu sic e thua ti. Kur nuk e kupton eshte me mire te mendohesh perpara se te pergjigjesh. Une e kisha fjalen per pemen e jetes qe eshte nje mister i cili do te na zbulohet kur ne te jemi ne prezencen e Perendise.

    Nuk e ve aspak ne dyshim qe Krishti mbush cdo pjese te Dhiates se Vjeter dhe nese une do ta lexoja me mendje, nuk do isha ne gjendje te kuptoja te vertetat e Perendise, nuk do ta njihja Ate dhe nuk do te kuptoja planin e shpetimit. Pra do te mashtroja vehten time gjithe keto vite.

    Sa per Matrix, entuziasmi i cili permenda nuk ka te beje me lavdine qe na pret. E kisha fjalen per entuziasmin qe vete Pali permend dhe qe ne e diskutuam pak me pare.



    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ne radhė tė parė dua tė sqaroj diēka! Unė nuk i jam pėrgjigjur fare pyetjes qė ka bėrė motėr Abigail, pėr nėse Adami kishte Frymėn e Shenjtė apo jo. Mua personalisht nuk mė intereson aspak kjo gjė. Unė ju pėrgjigja kėsaj pyetje:
    Nuk e di se cfare nenkupton me kete, por mendon se ne qe kemi Frymen kemi ngrene nga pema e Jetes?
    Unė mendova se kėsaj pyetje ja vlen mė shumė t'i pėrgjigjet dikush dhe prandaj ju pėrgjigja. Pė mua mė shumė vlerė ka pėr tė diskutuar nėse ne hamė nga Pema e Jetės, se sa a kishte Frymėn e Shenjtė Adami.

    Pikėrisht pra, duke ju pėrgjigjur kėsaj pyetje, unė thashė se Pema e Jetės ėshtė vetė Krishti, ose mė mirė Krishti ėshtė Pema e Jetės. Nėse duam tė ushqehemi duhet tė hamė nga Pema e Jetės qė ėshtė Krishti.

    Perendia e krijoi njeriun qe te jetonte perjetesisht dhe te pavdekshem. Kur Perendia krijoi Adamin dhe kopshtin qe ne te ishte edhe Pema e Jetes, Adami nuk kishte rene, nuk kishte hyre vdekja dhe ai jetonte ne prezencen e Perendise dhe shkelqente prej lavdise se Tij.

    Atehere perse ishte e nevojshme ngrenia e frutave te pemes se Jetes?
    Tani, pėrsa i pėrket kėsaj pyetje dua tė them se me tė vėrtetė Adami ishte i pėrkryer dhe komunikonte ēdo ditė me Perėndinė, por nėse ai do tė hante nga Pema e Jetės, ai do tė bėhej i pavdekshėm, sepse do hante nga vetė Krishti. Kėshtu pra edhe ne, jemi bėrė tė pavdekshėm nė frymė, sepse kemi vetė Pemėn e Jetės brėnda nesh. Ēėshtja ėshtė nėse ne hamė nga kjo Pemė apo nga pema e njohjes, e cila pėrsėri ndodhet nė ne, jo nė frymė, por nė shpirtin tonė.

    Me kėtė rast dua tė them se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne si tė Krishterė tė kuptojmė ndryshimin midis frymės dhe shpirtit. Njė ndarje e qartė e kėtyre tė dyjave bėhet tek libri i W. Nee, "Clirimi i Frymės", i cili ėshtė postuar nė forum. Do ishte shumė mirė qė tė lexohej me kujdes, pasi do na ndihmonte shumė nė jetėn tonė frymore.

    Nuk e ve aspak ne dyshim qe Krishti mbush cdo pjese te Dhiates se Vjeter dhe nese une do ta lexoja me mendje, nuk do isha ne gjendje te kuptoja te vertetat e Perendise, nuk do ta njihja Ate dhe nuk do te kuptoja planin e shpetimit. Pra do te mashtroja vehten time gjithe keto vite.
    Peniel, nė radhė tė parė nuk thashė se ti e lexon Biblėn me mėndje, por me qė ra fjala, dua tė them se tė gjithė ne mė shumė e lexojmė Biblėn me mėndje se sa me frymė. Ėshtė e vėrtetė qė shpesh herė Perėndia na bėn zbulime nė frymė qė tė kuptojmė gjėra qė njerėzit e mishit nuk mund t'i kuptojmė, por edhe ne kemi tendencėn pėr tė mbushur mėndjen tonė nė vėnd tė frymės. Kjo lloj mėnyre e tė studiuarit tė Biblės ėshtė mėnyra e tė ngrėnit nga Pema e njohjes dhe jo nga Pema e Jetės.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #60
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Problemi me shume nga ne eshte se ne mendojme se Adami u krijua i Pavdekshem, dhe keshtu e kemi te veshtire te konceptojme se cfare ishte Pema e Jetes.

    Adami u krijua me jeten njerezore dhe me mundesine per te marre Jeten Hyjnore brenda tij.

    Ai kishte frymen te gjalle, por akoma jo te bashkuar me Frymen e Shenjte.

    Pra, e thene ndryshe, Tempulli ishte gati, por Zoti nuk banonte aty.

    Ai vertet komunikonte me Zotin se jashtmi, por ai ende nuk ishte banese e Zotit, Zoti akoma nuk mund te shprehte Veten nepermjet Adamit.

    Adami zgjodhi Pemen e Njohjes dhe kjo beri qe fryma e tij te vdese dhe po keshtu bashkimi me Frymen e Shenjte nuk ndodhi tek ai.

    Qe Adami te mund te hante nga Pema e Jetes, do duhej qe fillimisht shpirti i tij te shpengohej dhe fryma e tij te ringjallej, dhe me pas ai do mundej te hante nga Pema e Jetes.

    Pra, e theksoj se Pema e Jetes mbante brenda te njejten Jete qe marrin ne kur pranojme Krishtin dhe Fryma e Tij vjen te jetoje brenda nesh.

    Krishti eshte i njejte, dje, sot dhe perjete!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Kush jane Aleatet Strategjike te Shqiperise per mendimin tuaj?
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:46
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •