Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 76
  1. #11
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Faleminderit Matrix qe je gjithmone i gatshem te pergjigjesh.

    E kuptoj se cdo te thuash me lart, por nuk eshte vetem gjembi ne mish, sepse vargu thote :nje gjemb ne mish, nje engjell i Satanit...

    Nje engjell i Satanit cdo te thote? Sepse vargu eshte bashke...

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Pikerisht per kete gjemb flitet shume dhe ne nje liber qe mund ta gjesh ne Athine:

    "Climb the Highest Mountain"
    Ha, ha! Vetėm se ky libėr nuk ka arritur akoma nė Athinė. Ndodhet akoma nė Shqipėri. Edhe unė, sapo lexova shkrimin e Abigail, fillova te kėrkoj tek bibloteka ime pėr librin, por u kujtova se nuk ka mbėrritur akoma nė duart e mia. Shpresoj qė sė shpejti ta kem kėtu.

    Nejse, ajo qė doja tė them ėshtė se interpretimi qė autori i librit ka bėrė nė lidhje me gjėmbin e Palit ėshtė me tė vėrtetė bindės, por ėshtė thjeshtė njė interpretim ky, kėshtu qė nuk do tė thotė se ėshtė 100% e sigurtė. Ėshtė thjeshtė njė bindje e autorit, por gjithsecili ėshtė i lirė tė ketė mendimin e tij nė kėtė ēėshtje.

    Nė Bibėl ka shumė gjėra qė nuk na janė dhėnė tė qarta dhe unė mendoj se pėrderisa nuk na janė qartėsuar, nuk kanė qenė dhe aq tė nevojshme pėr ne, keshtu qė nuk ėshtė nevoja tė futemi me thellė, pasi kjo ka edhe rrezikun e vet. Njerėzit do mund tė shtonin edhe ndonjė doktrinė tė re mbi vargje tė tilla.

    Njė herė kisha dėgjuar pėr njė vėlla tė Krishter, qė donte tė dinte se ēfarė vizatoi Krishti nė tokė para se t'u pėrgjigjej Judenjve nė lidhje me prostitutėn qė donin ta vrisnin me gurė. Mund ta merrni me mėnd se pėrgjigjen ai nuk e mori kurrė, sado qė kėrkime dhe studime tė ketė bėrė.

    Mendoj se Bibla ėshtė e mbushur me vargje nga tė cilat mund tė merrnim Krisht pėr tė ushqyer frymėn tonė. Pėr kėtė gjė jemi tė thirrur si tė Krishterė, tė hamė sa mė shumė Krisht dhe tė ushqehemi sa mė shumė me Tė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #13
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Livent...

    Doja te shtoja dicka tjeter ne lidhje me ate qe ke shkruar.

    Eshte e drejte qe ne duhet te mbushemi me Krisht cdo dite qe te rritemi nga ana frymore por kjo nuk do te thote se gjerat e paqarta ne Bibel ne duhet ti neglizhojme.

    Arsyeja pse ne nuk kemi kuptimin e qarte te tyre nuk do te thote se ne nuk duhet te kerkojme dhe te mesojme kuptimin e tyre.
    Askush nuk thote se duhet te mbyllim syte perpara ketyre gjerave dhe ti anashkalojme.

    Perendia yne eshte edhe Perendia i zbulesave.
    Sa prej nesh, qe besojme prej vitesh, e kemi lexuar me dhjetera here Biblen, dhe sa here qe lexojme nje kapitull apo nje varg qe e kemi lexuar edhe para 2, 3 apo 5 vjetesh, dhe ai varg qe dikur nuk na thoshte dicka interesante, apo e lexonin thjesht si varg, dhe vjen nje dite qe kur e lexojme kete varg, na zbulohen nga Fryma kaq shume gjera, sa ne themi: Kaq here e kam lexuar si se kisha kuptuar...?

    Besoj se ne te shumten e rasteve Perendia ka nje pergjigje per pyetjet tona ne Bibel, vecse ka nje kohe te caktuar kuar ai na i zbulon ne.
    Shpeshhere ne nuk jemi te gatshem te degjojme apo te kuptojme keto pergjigje, dhe kjo varet se sa te rritur jemi ne nga ana frymore, sepse mund te jemi foshnja qe kemi nevoje per "qumesht" dhe ndoshta nuk kemi arritur akoma tek "mishi".

    Dhe kjo eshte personale per gjithsecilin.

    Pyetjet vazhdojne)))

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Abigail, zbulimet pėr tė cilat flet ti, janė zbulime nė frymė. Ti ke tė drejtė, sipas moshės sonė do na bėhen edhe kėto zbulime. Por kėto zbulime zakonisht nuk dalin nga vargje tė vėshtira pėr t'u kuptuar nga mėndja e njeriut, por nga vargje tė lehta. Le tė jap njė shembull.

    Krishti thotė: "Unė jam ushqimi i vėrtetė..." Kur ne e lexojmė pėr herė tė parė kėtė varg, ne e kuptojmė nga ana intelektuale, por ngelemi aty. Ne mund t'u themi tė tjerėve se Krishti ėshtė ushqimi i vėrtetė, por nė fakt as ne nuk e dimė mirė se ēfarė do tė thotė kjo. Vetėm kur vjen momenti qė ne e pėrjetojmė nė tė vėrtetė dhe e njohim Krishtin si ushqimin tonė, vetėm atėhere ne arrimė nė momentin qė kur e lexojmė kėtė varg, tė themi si ka mundėsi qė nuk e kisha kuptuar mė pėrpara.

    Ndėrsa unė po flisja pėr pėrpjekjen qė shpesh herė ne tė Krishterėt bėjmė pėr tė kuptuar disa gjėra me mėndjen tonė. Kėto lloj "zbulimesh" janė tė rrezikshme, pasi bėhen shkas pėr krijimin e doktrinave tė reja dhe si rrjedhoje, pėrēarjen e trupit tė Krishtit. Gjithashtu, mendoj se egzistojnė vargje qė nuk ka nevojė t'i thellohemi mė shumė, pasi do ishte e pakuptimtė njė gjė e tillė. Pėr shėmbull, ēfarė mėsimi frymor do mirrnim neve nga vargu biblik qė Jezusi u ul dhe filloi tė vizatonte nė tokė? Ēfarė fitimi do kishim neve nėse do mundoheshim tė gjenim medoemos se ēfarė kishte shkruar Jezusi atėhere?

    Mendoj se nuk do merrnim asnjė fitim frymor!

    Pėr sa i pėrket rastit konkret, mendoj se duhet tė shohim tė gjithė pjesėn nė kontekstin biblik dhe tė shohim se ēfarė mėsimi frymor ka dashur t'u pėrcjellė Pali besimtarėve se sa tė mundohemi tė gjejmė se cili ka qenė gjėmbi i Palit.

    Qė mos tė keqkuptohem, nuk dua tė them se bėre gabim qė pyete, pėrkundrazi, por thjeshtė doja tė sillja edhe anėn tjetėr tė medaljes.

    Nė pritje tė pyetjeve tė tjera,

    Livein.

    P.S. Sapo libri tė mė bjerė nė dorė do tė shkruaj kėtu pėr interpretimin qė ai vėlla i ka dhėnė gjėmbit tė Palit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 25-09-2005 mė 09:49
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #15
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Po vazhdoj me nje pasazh tjeter nga Bibla.

    LETRA 2 KORINTASVE KAPITULLI 12.

    VARGU 7.

    Dhe, qe te mos me rritet mendja per shkak te jashtezakonshmerise se zbulesave, mu dha nje gjemb ne mish, nje engjell i Satanit, per te me rene me grushta, qe te mos mbahem me te madh.

    Do te doja mendime se cfare kuptimi ka "nje gjemb ne mish, nje engjell i Satanit".

    Si e kuptoni ju kete varg ose cfare interpretimi mund te kete per kete.

    P.s E kam lexuar te gjithe kapitullin. Thjesht dua mendime vetem per kete pjese me lart.

    Miqesisht Abigail...





    Abigail.

    Ky eshte mendimi im personal lidhur me kete varg qe ke sjelle.

    Zbulimet qe Pali kishte nga Perendia ishin te jashtezakonshme. Keshtu qe per te pasur "nen kontroll" Palin, Perendia lejonte qe ne jeten e tij te kishte shume sprova te ndryshme, gje qe do ta sillte me afer Perendise dhe keshtu do te mbante larg mburrjen dhe krenarine njerezore. Ne kete rast nuk na thuhet se cfare sprove kalonte Pali, por do te ishte sprove mjaft e madhe perderisa ai flet per 'grushta'.


    Grushtat na tregojne fuqine apo me mire nivelin qe ka pasur ky tundim.


    Gjembi ne mish dhe jo pa qellim Pali e ka theksuar eshte sprova qe kalonte Pali ne mish. Pra, kemi ketu parasysh kur themi deshirat e mishit, lakmia e syve etj.


    Gjembi ne mish (nje) eshte nje sprove qe me sa duket ka qene e vazhdueshme. Engjejt e Satanit kane funksione te ndryshme ose me mire detyra te caktuara sipas nivelit dhe pushtetit qe ata kane.
    Cdo tundim apo sprove e ardhur nga djalli ka per perfaqesues nje nga engjejt e percaktuar per kete tundim.
    Keshtu qe per sproven e caktuar ka qene nje engjell i percaktuar per kete.




    Nuk e di nese jam bere i qarte me shjegimin qe kam dhene, por ky eshte mendimi im.


    Nen Hir,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ha, ha! Vetėm se ky libėr nuk ka arritur akoma nė Athinė. Ndodhet akoma nė Shqipėri. Edhe unė, sapo lexova shkrimin e Abigail, fillova te kėrkoj tek bibloteka ime pėr librin, por u kujtova se nuk ka mbėrritur akoma nė duart e mia. Shpresoj qė sė shpejti ta kem kėtu.
    Ha, Ha, Ha.

    Hajdutet nuk vjedhin gjerat e pavlera, por ato qe kane me shume vlere.
    Por ne kete rast, mendoj se hajduti u tregua zemergjere dhe e ka dorezuar librin aty ku duhet dhe besoj se se shpejti do ta kesh....

    Qe mos me akuzosh se po dal nga tema, po vazhdoj me termin "Engjell i Satanit".
    Ketu duket dhe nje here qartazi se per te zgjedhurit Satani nuk eshte nje armik qe ata duhet t'i ruhen, por nje vegel, madje nje vegel shume e mire, ne duart e Zotit.

    Atehere, ky engjell i satanit, me sa duket donte te shkaterronte punen e Palit e cila bazohej ne Zbulesen hyjnore, duke "i rene me grushta".

    Por, prapa ketij engjelli te satanit, fshihej Dikush tjeter, i Cili donte t'i tregonte Palit se sa te kota jane perpjekjet njerezore ne ngritjen e Kishes se Tij.

    Pali ishte punetor, mbjelles Kishash, dhe si i tille, shume lehte mund te tundohej te besonte se ai ishte me i mire se vellezerit e tjere dhe keshtu te mendonte per nje pozite te vecante ne Kishe. Por Krishti, nepermjet ketij engjelli te rene, po i tregonte se ishte pikerisht Ai qe e kishte bere ate Punetor, e kishte trajnuar, i kishte dhene zbulesat dhe po e dergonte per te ngritur Kishat, dhe nuk ishte Pali ai qe kishte merita te vecanta per kete pune.

    Tani, se cfare konkretisht ishte ai engjell, bashkohem me mendimin e LiveInTwoPlaces se nuk ka shume rendesi ta dime. (Une besoj se ishin Judaizuesit, te cilet nuk ju ndane ne asnje moment)

    Ajo qe une dua te shtoj ne mendimin e vellait eshte se Korintasit e kane ditur se cfare ishte ai engjell. Pali po u flet atyre per dicka qe ata e njihnin shume mire, dhe jo per dicka qe atyre do u duhej te vrisnin mendjen per ta kuptuar.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Matrix dhe Peniel, ju falenderoj per pergjigjet tuaja.

    Tashme e kam mjaft te qarte se cdo te thote konkretisht ajo pjese.

    Gjithashtu e falenderoj Zotin qe kemi rreth nesh motra dhe vellezer te krishtere me te cilet mund te ndajme shume gjera dhe keshtu te inkurajohemi e te ecim perpara.

    Miqesisht Abigail...
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  8. #18
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Le te vazhdojme me nje pjese tjeter nga Bibla.

    Letra e Hebrenjve kapitulli11.

    Vargjet 39, 40.

    E pra, te gjithe keta, ndonese moren deshmim te mire me ane te besimit, nuk moren ate qe u ishte premtuar, sepse Perendia kishte parapare dicka me te mire per ne, qe ata te mos arrinin ne persosje pa ne.


    Sigurisht qe keto vargje kane lidhje me vargjet e mesiperm ne kapitull, por une do te doja shpjegimin e ketyre vargjeve.

    Flitet per bashkebesimtaret tane ne Krisht ne kohet e hershme.

    1. Cila gje ishte ajo qe u ishte premtuar dhe qe nuk e moren?

    2. Cila ishte ajo dicka me e mire per ne qe Perendia kishte parapare?

    3. Pse ata te mos arrinin persosjen pa ne?


    Pres mendimet tuaja.

    Miqesisht Abigail...
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  9. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    1. Cila gje ishte ajo qe u ishte premtuar dhe qe nuk e moren?
    Krishti

    2. Cila ishte ajo dicka me e mire per ne qe Perendia kishte parapare?
    Krishti

    3. Pse ata te mos arrinin persosjen pa ne?
    Qe Krishti te kishte Plotėsen e Vet
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #20
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KAM HASUR DY VARGJE NE BIBEL QE KANE TE NJEJTIN KUPTIM, POR QE ME KANE BERE TE MENDOHEM.

    1 PJETRIT VARGU 8

    ...Dhe te keni para se gjithash nje dashuri te madhe per njeri-tjetrin, sepse "dashuria do te mbuloje nje shumice mekatesh".

    JAKOBI 5:20

    ...Le ta dije se ai qe e kthen mekatarin nga te gabuarit e rruges se tij, do te shpetoje nje shpirt nga vdekja dhe do te mbuloje nje shumice mekatesh.


    Pyetja ime eshte kjo:

    Persa i perket pjeses "do te mbuloje nje shumice mekatesh"

    Ketu behet fjale per mekatarin apo per ate qe e kthen mekatarin?

    Dhe nese behet fjale per ate njeri qe e kthen mekatarin si mundet te mbuloje nje shumice mekatesh, sepse dime qe mekatet pastrohen me gjakun e Krishtit dhe jo me veprat e mira.

    Cfare mendimesh keni per keto?

    Miqesish Abigail
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 02-10-2005 mė 06:23
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Kush jane Aleatet Strategjike te Shqiperise per mendimin tuaj?
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:46
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •