Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 76 prej 76
  1. #71
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje te gjitheve.

    Dy-tre te dielat e fundit kemi diskutuar dhe studjuar "Temen e Dhuntive"
    duke u mbeshtetur ne disa vargje ne Bibel.

    Kemi pare se cfare eshte dhuntia, kur jepet, pse jepet, si jepet, cilet jane dhe praktikimi i tyre ne jeten tone.

    Midis shume te tjerash mbeta ne nje varg, qe dicka nuk mund ta shpjegoja dot, dhe per kete doja edhe mendimin tuaj.

    1 KORINTASVE 12:4-11


    4. Ka larmi dhuntish, por i njejti Fryme.


    5. Ka edhe larmi sherbimesh, por i njejti Zot.


    6. Dhe ka larmi veprimtarish por eshte i njejti Perendi i cili i ben te gjitha gjerat ne te gjithe.


    7. Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymes per dobine e perbashket.


    8. Dikujt, pra, i jepet, me ane te Frymes, fjale diturie; nje tjetri, sipas te po atij Fryme, fjale njohurie;


    9. nje tjetri besim, nga po ai Fryme; nje tjetri dhuntite e sherimeve, nepermjet po atij Fryme; nje tjetri pushtet per te kryer veprime te fuqishme; nje tjetri profeci; nje tjetri te dalloje frymerat;


    10. nje tjetri larmi gjuhesh; nje tjetri interpretimi i gjuheve.


    11. Dhe te gjitha keto i ben i njejti dhe i vetmi Fryme, duke i ndare gjithsecilit dhunti vec e vec ashtu si do vete.


    Pyetja ime eshte kjo:

    Ne te gjithe e dime se cfare eshte besimi. Por ketu futet si nje prej dhuntive qe Perendia jep. Domethene, ka persona qe u jepet ne menyre te vecante besimi si dhunti, apo eshte dicka tjeter?

    Pres pergjigjet tuaja, si e shikoni kete gje. (E pashe edhe ne tekstin grek dhe eshte e njejta gje.)

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Përshëndetje Abigail dhe të shkuara.

    Po jap një përgjigje ashtu si e mendoj unë. Tashmë besoj se je njohur paksa me Watchman Nee nga librat e tij që janë postuar këtu në forum. Po sikur të lexosh nga jeta e tij, do kuptosh më shumë se çdo të thotë të kesh dhuntinë e besimit.

    Unë po jap një shembull nga jeta e tij. Një herë ai donte të shkonte të shpallte ungjillin apo të inkurajonte vëllezërit (nuk më kujtohet mirë) në një qytet tjetër të Kinës. Por ai nuk kishte para as edhe për një biletë treni. Megjithatë ai u nis me besimin se Perëndia do bënte diçka për të siguruar udhëtimin e tij. Gjatë rrugës për tek stacioni i trenit, po e shoqëronte një vëlla, i cili kishte para për biletën e trenit, por ai nuk e dinte se Watchman Nee kishte nevojë për to. Nga ana tjetër, W. Nee nuk donte të kërkonte ndihmën e këtij vëllai, pasi i dukej se nuk kishte besim të plotë tek Ai që deri tani i kishte plotësuar çdo nevojë.

    Në çastet e fundit, ndërsa Nee po bëhej gati të hypte në tren, shfaqet një motër (me sa më kujtohet) dhe i drejton Nees një zarf duke i thënë se Zoti i kishte vënë në zemër që t'i jepte atij disa para për nevojat e udhëtimit.

    Ah, më fal se tani u kujtova. Nee i kishte pasur paratë e biletës më parë, por po atë mëngjes ja kishte dhënë një vëllai, për të cilin Zoti ja vuri në zemër t'ja jepte. Dhe sic u vërtetua, në çastin që ja dha paratë atij vëllai, ai qau, pasi i tha se ai nuk kishte pasur as një lek për qumështin e fëmijëve.

    Gjithashtu mendoj se mund të kesh dëgjuar për George Muller, i cili ngriti një befotrof pa pasur të ardhura dhe çdo ditë e siguronte ushqimin e përditshëm të fëmijëve vetëm me anë të lutjeve.

    Po sjell edhe rastin e një vëllai grek, por që nuk do ta them emrin e tij, pasi është i gjallë, i cili ka një sëmundje, por që ai nuk shkon të mjekohet, pasi ka besim se Perëndia do t'ja shërojë sëmundjen. Shumë të Krishterë të tjerë të qarkut të tij e kritikojnë për këtë qëndrim që mban, por unë personalisht e mbështes 100% atë vëlla, pasi është vërtetuar edhe me raste të tjera në jetën e tij, se ai vëlla ka dhuntinë e besimit.

    Për të shmangur çdo keqkuptim, dua të them se ai vëlla nuk gjykon të tjerët që kur sëmuren shkojnë në doktor,(dhe as kërkon nga të tjerët që të bëjnë si ai) por ai ka zgjedhur të bazohet për problemet e tija 100% tek Zoti.

    Abigail, nga këto shembuj që solla mendoj të jem bërë i qartë për sa i përket dhuntisë së besimit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #73
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Livent faleminderit per mendimin tend.

    E kisha menduar edhe une nje gje te tille, por degjova edhe dicka tjeter ne lidhje me lutjen.

    Ka persona, qe iu eshte dhene nje dhunti e tille besimi ne lutjet e tyre. Qe kur kerkojne dicka, sado e pamundur te jete, apo e veshtire, e bejne me aq besim saqe realizohet lutja e tyre.

    Do te mire te degjoja ndonje mendim tjeter, jo per kuriozitet, por per te mesuar.

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  4. #74
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Pershendetje!


    Personalisht besoj se besimi nuk eshte dhunti.

    Besimi eshte rruga nepermjet se ciles ose me sakte kanali nepermjet te cilit Perendia na jep gjithcka duke filluar qe nga bekimet ne jeten tone e deri tek dhuntite. Besimi eshte celesi qe hap dyert e gjithckaje ne jeten e krishtere dhe pa besim nuk mund te besh asgje dhe nuk mund kesh asgje.

    Eshte nje teme e bukur dhe do te doja te zgjatesha me por, nuk kam mundesi per shkak te kohes se shkurter qe kam tani.



    Nen Hirin e Atit,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  5. #75
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Lutja ėshtė dhunti e Zotit!
    Tė pakten kėshtu besoj dhe kam bindjen time!

    Nė shumė formė dhe mėnyrė kam pėrcjellur vet-vetėn time, besimin dhe formėn e besimit timė, kam pėrvuar tė korigjoi besimin tim dhe tė gjurmoi duke kėrkuar Zotin e vėrtetė. Nė shumė raste e kam takuar nė lutje dhe Ai ka dėshmuar prezencėn e vet duke mė dhėnė atė qė ja kėrkoja!

    Tė them tė vėrtetėn kam pėrjetuar shumė herė gjėra tė quditshme dhe kam hasur nė asi vėshtirsishė sa qė pakkush mund edhe ta besoj se gjitha i kam kaluar duke ju lutur Zotit. Pėr tu lutur gjithmonė mė ka thirrur - nxitur dikush, nėse disa raste nuk jam drejtuar Zotit me lutje dhe nuk kam kaluar mirė, edhe kėtė gjė e kam pėrjetuar. Thash mė parė se kam pėrjetuar shumė, kam pėrjetuar edhe tundim tė tmerrshėm por qė vetėm me besim dhe lutje kam shpetuar, dy herė kam pėrjetuar rrezikun 100% pėr vdekje por qė nė moment kam thirrur Zotin pėr shpetim dhe jam shpetuar, kjo vėllezėre motra ėshte e vėrtetė!

    E them edhe njėher se gjithqka nė jetėn time qė pre vitit 1992, qė i lutėna Zotit dhe qė gjith atė qė ja kam kėrkuar me lutje mė ėshtė dhėnė, un e kam kuptuar se erdhi nga Zoti dhe e kam pranuar si dashuri e Zotit ndaj meje. Nėse nuk jam lutur dhe nuk kam kėrkuar pėrkrahjen e Zotit kam vėrejtur se nuk kaloj puna ashtu si planifikova apo edhe kam deshtuar. Andaj, jam mėse i bindur qė besimi nė lutje e arrinė tė pa mundshmen. Kjo qė e them nuk ėshtė vetėm ajo qė un kam lexuar por qė un kam pėrjetuar!


    Pra ajo qka na mėson Zoti pėrmes Bibles kur thotė se me lutje dhe me besim do tė mund tė bėni apo tė arrini shumė, ėshtė vėrtetuar nė jetėn time dhe te shumė e shumė besimtarė tė krishterė, por gjithsesi me besim dhe dashuri ndaj Zotit dhe tė afėrmit.

    Sa i pėrket lidhur me atė qė thotė vėllau pėr njė tė sėmuar grek, i cili ka njė sėmundje, por qė ai nuk shkon tė mjekohet, pasi ka besim se Perėndia do t'ja shėrojė sėmundjen, edher unė personalisht e mbėshtes 100%. Meqe ai nuk gjykon tė tjerėt qė kur tė jen sėmuar tė shkojnė nė doktor mendoj se ka dhuntin, ka mbėshtetur jetėn nė Zotin dhe derisa ėshtė ashtu i lum ai i lumi vdiq apo jetoi, kjo ėshtė bekim i Zotit!


    toni77

  6. #76
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Pershendetje Toni 77,

    edhe une mendoj se nuk ka gje me te bukur se nje jete e kaluar ne lutje. Ndersa i lutemi, perjetojme mbeshtetjen dhe dashurine e Tij, njohim ne zemren tone sovranitetin e Tij, dhe nuk kerkojme te behet ndryshe ne jeten tone pervec asaj qe Ai ka planifikuar per ne.
    Kam perjetuar se lutja me e bukur qe mund t’i drejtosh eshte dashuria e shprehur, qofte edhe pa fjale.
    Edhe lutja dhe besimi per mua shkojne krah per krah. Sepse cfare lutje do te ishte ajo e bere pa besim. Kemi besuar se Ai eshte Zoti dhe Shpetimtari yne, dhe Ai na meson cdo dite t’i besohemi dhe te presim prej Tij. Eshte nje mrekulli te dorezohesh dhe te presesh nga duart e Tij. Falenderoj Zotin qe te ka bere te kesh nje perjetim aq te bukur dhe te vertete me Te.

    Ne Krishtin,
    Inscrite
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Kush jane Aleatet Strategjike te Shqiperise per mendimin tuaj?
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:46
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •