Pershendetje te gjitheve.
Dy-tre te dielat e fundit kemi diskutuar dhe studjuar "Temen e Dhuntive"
duke u mbeshtetur ne disa vargje ne Bibel.
Kemi pare se cfare eshte dhuntia, kur jepet, pse jepet, si jepet, cilet jane dhe praktikimi i tyre ne jeten tone.
Midis shume te tjerash mbeta ne nje varg, qe dicka nuk mund ta shpjegoja dot, dhe per kete doja edhe mendimin tuaj.
1 KORINTASVE 12:4-11
4. Ka larmi dhuntish, por i njejti Fryme.
5. Ka edhe larmi sherbimesh, por i njejti Zot.
6. Dhe ka larmi veprimtarish por eshte i njejti Perendi i cili i ben te gjitha gjerat ne te gjithe.
7. Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymes per dobine e perbashket.
8. Dikujt, pra, i jepet, me ane te Frymes, fjale diturie; nje tjetri, sipas te po atij Fryme, fjale njohurie;
9. nje tjetri besim, nga po ai Fryme; nje tjetri dhuntite e sherimeve, nepermjet po atij Fryme; nje tjetri pushtet per te kryer veprime te fuqishme; nje tjetri profeci; nje tjetri te dalloje frymerat;
10. nje tjetri larmi gjuhesh; nje tjetri interpretimi i gjuheve.
11. Dhe te gjitha keto i ben i njejti dhe i vetmi Fryme, duke i ndare gjithsecilit dhunti vec e vec ashtu si do vete.
Pyetja ime eshte kjo:
Ne te gjithe e dime se cfare eshte besimi. Por ketu futet si nje prej dhuntive qe Perendia jep. Domethene, ka persona qe u jepet ne menyre te vecante besimi si dhunti, apo eshte dicka tjeter?
Pres pergjigjet tuaja, si e shikoni kete gje. (E pashe edhe ne tekstin grek dhe eshte e njejta gje.)
Miqesisht Abigail.
Krijoni Kontakt