Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pershendetje Estella!

    Ajo qe me ben pershtypje eshte pikerisht forca qe ka economies of scale ne zhvendosjen e investimeve amerikane jashte kufijve e sidomos ne drejtim te vendeve aziatike.

    Globalizimi eshte vertet ai qe po shtyn perpara rroten e ekonomise. Kur vras mendjen ndonjehere dhe mundohem te gjej se ku do ta ndale hovin, njera prej pikave ku arrije eshte ajo e optimumit Pareto. Ne ditet e sotshme ekonomia boterore gjendet ne fazen e ngjitjes se saj, ku per te gjitha palet, duke u munduar t'i perkufizoj ato ne vende ne zhvillim dhe vende te zhvilluara, ka permiresime pareto. Te dyja palet po perfitojne.

    Ne kete kuader Amerika eshte ajo qe ka perftimin me te madh, sepse fleksibiliteti i firmave te saj dhe forca financiare e tyre eshte e tille qe i garanton suksesin, mbuluar kjo edhe nga forca politike amerikane. (Ne fakt ekonomia dhe politika ne Amerike jane nje binom qe mund te jape efektin maksimal vetem nese ekziston si i tille - te pakten keshtu mendoj une.)

    Firmat amerikane kane pasur hyrje te gjere edhe ne tregun evropian, ne sigurimin e aksioneve ne firma te ndryshme evropiane. Nderkohe qe kjo anasjelltas nuk ka ndodhur.

    Per aq kohe sa te vazhdoje ky superioritet ekonomik, do te thoja se me gjasa shume te mira dollari do te qendroje mbi euron.


    Por mua me pelqyen argumentat sqaruese qe kish sjelle ekonomisti gjerman. Besoj se ai vete ben pjese tek ata qe jane optimiste per ecurine e euros, megjithate analizen e kishte bere neutrale.


    Nje gje do te deshiroja te di, meqe ti je ne kontakt me jeten ekonomike amerikane.

    Si mendon ti per kete largim te prodhimit nga Amerika, apo per zevendesimin me produkte importi?

    Sa e rrezikshme eshte kjo per tregun e punes?

    Ndonjehere mua me duket se do te vije perseri koha kur Amerika do te tentoje te mbrohet ne menyre masive sic ka nisur tani me importin e celikut. Politikanet do te rrezikonin shume nga qendrimi i tyre ndaj mbrojtjes se interesave te popullsise amerikane.


    Ne Evrope, problem te madh kane zhvendosjen e prodhimit ne Evropen Lindore, megjithese perftimet nga economies of scale nuk jane te krahasueshme me ato qe arrihen ne vendet aziatike.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Meqenese Import/Export ose me mire International business ka qene specialiteti im po shtoj dicka nga leximet dhe studimet e mia por jo nga praktika dhe jeta e perditshme sepse tani merren me degen e finances. ( sa per sqarim sepse praktika dhe teoria ndryshojne disi).

    Import/export eshte nje loje ku te gjithe jane fitues. Ai qe importon ka arsyet e veta dhe ai qe exporton ato te tijat. Ne sot jetojne ne nje kohe te quajtur "interdependence", ku Interneti, comunikimet nepermjet sateliteve, dhe menyrat e shpejta te transportimit e bejne te deshirueshe produktet e perdorura nga mijra e mijra njerez.
    Organizatat e shumta internacionale si WTO, IMF, World Bank, Ex-ImBank do te bejne te mundur globalizimn. Ne jemi thjesht te varur nga njeri tjetri.
    Dita per sa i perket pyetjes tende. Ne Amerike sa vjen dhe kompanite e ndryshme kerkojne sa me shume njerez te edukuar, me shkolle te larte sepse, jo me nje dipllome e shkolles se mesme vlen per te kryer punen egzaktesisht. Me kete dua te them se, pamvarsisht se Amerikanet nuk do te bejne punet fizike, me konkretisht prodhimin e produkteve, ata do te merren me importimin dhe eksportimin e tyre. Jam ne dijeni se n.q.s nje prodhim produkti zhvendoset nga Amerika ne Meksike P.sh. shume persona do te ngeln rrugeve te papune. Por ne te njejten kohe do te rritet kerkesa e transportimit, dhe vende pune do te hapen ne sektore te tjere. Import/export, transportim, menagim te fabrikave te ndryshme edhe pse keto ne nje shtet tjeter. Une mendoj se kjo do te balancohet. Por pikerisht kjo gje deshirohet nga prodhuesit dhe konsumuesit. Efektivitet ne maksimum.

    Pika me dalluese e import/export eshte fakti se ka tarifa dhe taksa, dhe "local Content", e shume e shume argumenta te tjere per te mbruajtur ekonomite vendase nga import/export. Por sot ne bote po ndodh ndryshe, NAFTA po mundohet qe te eliminoja tarifat po ashtu edhe shuem vende dhe organizata te ndryshme evropiane, afrikane dhe aziatike. European Union, MERCUSOR, PacificRim NAFTA e shume te tjere deshirojne qe te mos egzistojne taksa dhe tarifa ne importmin dhe eksportimin e produkteve nga vendet antare. Perderisa gjithe keto organizata drejtuar nga shtete te ndryshme duan te eliminojne taksat dhe tarifat ma merr mendja se ata nuk do te mendonin keq per veten e tyre fillimisht.

    Duhet te marresh shume gjera ne konsiderate per te nxjerre nje konkluzion te deshirueshem, dhe mendoj se Organizatat e ndryshme do arrijne objektivat e tyre.
    Ne na duhet vetem te shpresojme. Sic thashe me lart import/export business eshte nje loje ku te gjityhe dalin fitues.

    Dita Ekonomisti Gjerman kishte sjelle nje argumet shume shuem te bukur, me pelqeu shume, me konkretisht perkethimi sepse disa fjale te shqipes nuk i di mire per sa i perket fushes se biznesit . Jane terma te reja per mua, mbasi i kam kryer studimet e biznesit jo ne shqiperi, Prandaj edhe mund ta vesh re se shkruaj shume here ndonje fjale Anglisht sepse nuk e di nese egziston ne shqip.
    Evropa Lindore eshte dicka krejt tjeter.........Do te lexoj me shume rreth saj dhe do te kethehem perseri qe te flasim me specifikisht per Evropen Lindore.

    Pershendetje Dita dhe Flm

    ME respekt

    Estella

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Shume te gjata shkrimet me larte, ju admiroj te gjitheve qe keni durim te shkruani aq gjate e me detaje. Mgjte pyetjes se temes (a do mbijetoje euro?), po i pergjigjem shkurt; Jo per shkak te burokracise dhe centralizimit. Shume prej jush do e dine per cfare flas, shendet!

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kuqalashe

    Edhe une dyshoj per ecurine e euros dhe fakti qe ke permendur ti, ai i burokracise dhe i centralizimit eshte ai qe do ta lekunde here pas here ecurine.

    Une do te shtoja qe kjo nuk vlen vetem per monedhen euro, por edhe per vete BE si institucion.

    Nje fakt tjeter eshte se ketu vendimet duhet te merren me pelqimin e me shume shteteve sesa ndodh ne rastin e Amerikes dhe deri tani keto vendime, te pakten ato politike kane qene unanime.

    Ne rang financiar ato jane vendosur nga me te mencurit e finances evropiane. Tani ne krye te bankes qendrore evropiane do te vije nje francez qe sot kryen funksionin e zevendesit te Duisenberg.
    Une mendoj se kjo do te sjellje lekundje te reja, francezet do te mundohen te ndikojne me politiken e tyre shteterore dhe ndikimi do te jete negativ per masat financiare qe do te merren.


    Eshte vertet per t'u pritur, por une ve re se ata qe marrin vesh nga financa ne Evrope jane shume optimiste se euro do te ece mire dhe madje ka nga ata qe thone se do te ngrihet edhe mbi dollarin. Nuk di sa baze do te kene keto vleresime, a kane baze, a jane vec iluzione apo behen me qellim qe te ndikohet ecuria pozitive e euros dhe te rritet besimi i investuesve qe te levizin ne zonen e euros dhe jo ate te dollarit.

    Je e ftuar per dialog dhe meqe shkruan nga Amerika mund te na pasurosh mendimet me ngjarje te andjeshme, sikurse po ben edhe Estella.

    Pershendetje!
    Dita

  5. #15
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Thumbs up Euro "barazon" dollarin

    Monedha e pėrbashkėt evropiane arriti dje nė nivelin e 98 cent tė dollarit. Rrėzohen bursat


    Euro "barazon" dollarin


    Si pasojė e rėnies sė dollarit kundrejt jenit, euro shėnon rekordin

    Fenomeni
    Marka iku, marka mbetet

    Rreth 18,8 miliardė marka gjermane (9,6 miliardė euro) janė ende nė qarkullim nė Gjermani, afro gjashtė muaj mbas hedhjes nė qarkullim tė monedhės euro, njoftoi sot e pėrjavėshmja "Focus", duke cituar Bankėn Qendrore tė Gjermanisė. Gjatė pesė muajve tė parė tė vitit 2002, u shkėmbyen nė euro 143,4 miliardė marka (73,32 miliardė euro) nė 126 degė tė Bundesbankut gjerman, shton kjo revistė. "Gjurmėt e disa miliarda markave nuk do tė gjenden asnjėherė", -tha presidenti i Bankės Qendrore rajonale tė Bavarisė, Franz-Christop Zeitler. "Shumė kartėmonedha ndodhen nė duart e koleksionistėve, kėtu dhe jashtė vendit", -saktėsoi ai, i cituar nga revista "Focus".

    E ardhmja e dollarit vazhdon tė jetė nė dyshim, pasi sot pritet publikimi i njė treguesi tė rėndėsishėm ekonomik. Nėse treguesi do tė jetė negativ, monedha e gjelbėr pritet tė bjerė pėrsėri

    Pajtim Melani
    Euro thyen tė gjitha parashikimet e analistėve ndėrkombėtarė tė bursave dhe kurseve tė kėmbimit. Dje nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit, 1 euro ėshtė kėmbyer me 98 cent, qė ėshtė dhe vlera mė e madhe e arritur qė nga shkurti i vitit 2000. Njė politikė efikase e Bankės Qendore Evropiane e ka vėnė monedhėn e pėrbashkėt nė pozita "sulmuese" ndaj dollarit amerikan duke i marrė pikė kėtij tė fundit nė mėnyrė tė vazhdueshme, por efektet e veprimtarisė sė BQE-sė u ndihen veēanėrisht shumė kohėt e fundit.
    Arsyeja kryesore e rėnies sė dollarit dje ishte hapja e keqe e bursės sė Nju Jorkut, -3 pėr qind. Edhe bursat nė Evropė shėnuan rėnie nė mbi 2 pėr qind. Rekordin negativ e shėnoi grupi francez i medias dhe telekomunikacionit "Vivendi", aksionet e tė cilit shėnuan njė rėnie mbi 19 pėr qind.
    Ishte jeni japonez qė prej disa ditėsh ka shėnuar njė vlerėsim tė madh pavarėsisht ndėrhyrjes sė Bankės Qendrore niponike pėr dobėsimin e tij. Dėshtimi i politikės sė Bankės sė Japonisė qė dėshiron njė jen jo shumė tė shtrenjtė, ndihmoi nė rėnien e dollarit.
    Sot pėr monedhėn amerikane pritet tė jetė njė ditė e vėshtirė. Byroja federale e statistikave pritet tė publikojė treguesin e besimit tė konsumatorėve pėr muajt e fundit. Sipas njė pjese tė mirė tė analistėve, ky tregues pritet tė jetė nė rėnie. Pėr kėtė arsye, dollarit mund tė shėnojė njė rėnie tė re kundrejt euros dhe jenit japonez.
    Euro e nisi jo mirė daljen praktike nė pėrdorim si monedhė fizike nga qytetarėt mė 1 janar dhe veē konfuzionit nė kėmbimet me valutat e vendeve anėtare tė BE-sė dhe vendeve tė tjera qė pėrdorin euro, ishte shumė e dobėt nė kursin me dollarin amerikan. Kur u hodh nė treg si kartėmonedhė kushtonte 25 pėr qind mė lirė se vlera e saj reale. Kur u hodh si monedhė bankare nė vitin 1999 kushtonte 1.17 dollarė. Por, Banka Qendore Evropiane ka detyruar vendet e komunitetit evropian tė zbatojnė njė politikė tė shtrėnguar monetare, ndryshe nga superfuqia botėrore, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. SHBA ka rritur ndjeshėm shpenzimet ushtarake, ndėrsa kriza e 11 shtatorit dhe lufta kundėr terrorizmit veē tronditjes psiqike i ka kushtuar edhe "varfėrim" qytetarėve amerikanė. Monedha e pėrbashket europiane euro, arriti dje nė tregjet ndėrkombėtare "majat" e afrimit me dollarin amerikan. Por kjo rritje e vlerės sė euros ndaj dollarit amerikan ka dhėnė direkt efektet e veta edhe ne kursin valutor brenda vendit, duke ulur vlerėn e dollarit kundrejt lekut. Nė tregun e kėmbimit tė valutave nė Tiranė, dje nė mesdite dollari arriti mesatarisht nė kuotėn 140.96 lekėve me njė ulje tė vogėl kundrejt dy ditėve mė parė, ndėrsa sot pritet tė kushtojė edhe mė lirė, kur nė vendin tonė tė vijnė efektet e tregut ndėrkombėtar. Sipas kursit tė kėmbimit tė Bankės sė Kursimeve, sot 1 USD blihet me 138.00 lekė dhe shitet me 143.00 lekė.

    marre nga Shekulli

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Zhvillimi i vleres ne US $ te Euro dhe Yen qe prej nentorit te vitit 2000.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #17
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Thumbs up 1 Urra per

    EURO-n !

    Flmd Dita per grafikun interesant qe na paraqite

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    jo keq jo keq.

    kam nje parandjejne se nje dite, mbase jo shume shpejt Euro do te barazohet me Dollarin. 2-3 vjet??????

  9. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Estella!

    Kam pershtypjen se koklavitje te llojit ngritje dhe barazim me dollarin do te ndodhin edhe me pare se 2-3 vjet, por per nje stabilizim te kursit ne nivelin e dollarit ndoshta do te duhej nje kohe me e gjate.



    Une lexova dje se ne Japoni dhe ketu ne Evrope si pasoje e ngritjes se vleres karshi dollarit ka patur reaksione ne rrethet e eksportuesve, shqetesim per vleren e tregtise.

    Banka e Japonise do te nderhyje per te mos e lejuar ngritjen mbi nje nivel te caktuar qe do te vinte ne rrezik eksportet.
    Ministri japonez i tregtise eshte shprehur se do te ishte e patolerueshme per Japonine nese dollari do te binte dukshem nen nivelin e 120 Yen.

    Vlera e sotshme ka qene 120.32 Yen.


    Nderkohe ne Evrope levizja eshte ne kahun e kundert. Per Banken Qendrore Evropiane nje rritje e Euros pritet pozitivisht dhe shmang nje rritje te metjeshme te nivelit te interesit qe ishte parashikuar te behej ne 4 korrik.

  10. #20
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Euro

    Perpara se te perpiqemi te themi nese Euro apo Dollari Amerikan do te jete me i forte ne kursin e shkembimit duhet te pyesim veten cfare e ben nje "para/monedhe" (currency/valuta/geld/moneta) te forte, dmth te kerkuar ne tregjet boterore. Nje monedhe eshte e forte per shume arsye por arsyeja baze ekonomike eshte marrdhenia midis sasise qe kerkohet dhe sasise qe ofrohet (basic supply & demand stuff). Cfare e ben nje person te kerkoje Euro apo Dollare? Parate kerkohen ose per te sherbyer si mjet shkembimi ose per tu perdorur ne nje vend ku do te investosh. Dollari ka perparsi mbi Euron si mjet shkembimi pasi eshte me i vjeter, me i njohur, ka me shume histori ekonomike. Pra nga kjo ane Euro s'ja merr dot dollarit.

    Persa i perket arsyes se dyte qe njerzit kerkojne monedha ajo eshte per ti investuar ne nje vend qe pranon investime ne ato monedha, qe zakonisht eshte vendi i cili i leshon ato (i shtyp). Duke ndjekur kete llogjike atehere i bie qe ai vend qe terheq me shume investitore te huaj do te kete edhe monedhen me te kerkuar, dmth monedhen me te forte. Nje vend terheq investitore te huaj kur kombinon nje kthim te mire per investimin te KOMBINUAR me nje rrezik sa te vogel. Momentalisht (dhe per edhe kete dekade qe vjen te pakten) Sh.B.A. e mund Europen si ne rritjen ekonomike (kthim mbi investimin) ashtu edhe ne sigurine qe ofron (qe ne krijimin e shtetit federal amerikan 200 vjet me pare borxhet s'kane ngelur kurre pa u paguar). Prandaj persa kohe qe Europa nuk rritet me ritme me te shpejta se Amerika Dollari do te jete me i forte se Euro ne prespektiven afatgjate.

    Ajo qe thashe me siper eshte nje arsyetim i bazuar mbi nje treg te lire ku bankat kombetare nuk nderhyjne dhe vetem forcat e kerkim/ofertes influencojne cmimet. Ne realitet gjerat nuk qendrojne ashtu, dhe cmimi i monedhave mund te "manipulohet" fare thjeshte. Nje qeveri mundet ose te vendose kontrolle artificiale mbi kursin e shkembimit (Argjentina e mbajti per disa vite peson te barabarte me dollarin) ose te ndryshoje vleften nominale te monedhes vendase. Psh nqs leku shqiptar ka tani nje kurs shkembimi prej 1$=145 lek te reja, dhe qeveria shqiptare do ta ndryshoje kete artificialisht atehere thjesht fut nje monedhe te re, le ta quajme Lek2 i cili shkembehet keshtu: 1Lek2=290 lek te reja. Automatikisht tani 1Lek2=2$. Asgje nuk ndryshoi ne ekonomi, thjesht numri ne faqen e monedhave dhe te kartmonedhave.

    P.S. Eshte tmerrsisht e veshtire te flasesh per ekonomine ne Shqip. Jam kurioz te shoh nje liber te ekonomikut ne Tirane, kushedi se si i perkthejne termat.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ndikon ngjyra e kuqe, per te pasur sukses ne sport ?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 15:13
  2. Vizita e rektorit Bexheti nė Austri kurorėzohet me sukses
    Nga refik nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 07:32
  3. OKB: Kosova ka arritur sukses ne 4 nga 8 standarde
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-08-2004, 14:18
  4. 500 Kompanite me sukses me te madh ne bote.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-11-2002, 04:21
  5. "Dardania" e Haklajit, sukses nė Izrael
    Nga Blendi nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •