Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    IMF boton raportin mbi Shqipërinë!

    UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- FMN nxorri një raport të përgjithshëm mbi Shqipërinë të premten (5 korrik), së bashku me një memorandum qeveritar mbi përparësitë e politikës ekonomike gjatë tre viteve të ardhshëm. Ai lavdëron autoritetet për zbatimin e programit tre-vjeçar të mëparshëm dhe për politikën financiare të shëndoshë, por theksoi nevojën për reforma strukturore në sektorin e energjitikës. Pavarësisht prej normave të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të kohëve të fundit prej 7 përqind në vit, raporti i personelit vuri në dukje se nivelet e të ardhurave ishin ndërmjet më të ultave në Europë. Më 21 qershor, FMN dhe Banka Botërore miratuan programet tre-vjeçare për Shqipërinë për uljen e varfërisë. (IMF web site - 05/07/02)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Shqipëria miraton memorandumin mbi nxitjen e investimeve të huaja


    TIRANE, Shqipëri -- Qeveria ka miratuar në parim një memorandum mirëkuptimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), tha zyra e shtypit e qeverisë të dielën (21 korrik). Qeveria do të fillojë një projekt të quajtur "Shërbimi Këshillimor për Investimet e Huaja" sipas programeve me FMN-në dhe Bankën Botërore. Një studim i zhvilluar me dhurues ndërkombëtarë do të vlerësojë pengesat administrative ndaj investitorëve dhe do të ofrojë ndryshime legjislative për përmirësimin e klimës së biznesit. Qeveria thotë se nxitja e investimeve të huaja është një përparësi ekonomike.
    Gjithashtu në Tiranë, zyrtarët në një seminar të organizuar nga Banka Botërore përgëzuan qeverinë të enjten për nënshkrimin e Strategjisë së parë të përgjithshme për Zhvillimin dhe Zvogëlimin e Varfërisë në Europën Jugore dhe Azinë Qëndrore. Programi i Bankës Botërore do të përqëndrohet në infrastrukturën dhe mbrojtjen sociale në rajonet rurale. (ATA - 21/07/02; Albanian News - 20/07/02)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë dy programe ekonomikë


    TIRANE, Shqipëri -- Qeveria e Shqipërisë nënshkroi dy marrëveshje për zhvillimin ekonomik me Programin e Zhvillimit të OKB-së (UNDP) të hënën (22 korrik). E para, një projekt mbi Administrimin e Ndihmës së Huaj me vlerë 500,000 dollarë, do të përqëndrohet në krijimin e kapaciteteve profesionale, zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e varferisë drejt integrimit të Shqipërisë në BE. Marrëveshja e dytë, Administrimi Ekonomik, do të sigurojë 1.2 milion dollarë në financime nga qeveria hollandeze për ndryshimet institucionale dhe mbështetje për procesin e hyrjes në BE. (ATA - 22/07/02)

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •