Enip
Moderator
Posts: 548
(12/19/01 4:50:24 am)
Reply "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Kjo pyetje me lindi si rrjedhim i afrimit te janarit dhe hyrjes se euros ne ekonomine evropiane,tashme Evropa (EU) do operoje me monedhen e re (zyrtarisht) dhe paketat me monedha kane dale neper banka.
Po une pyes nqs konsiderojme se ne EU bejne pjese dhe vende te tilla si Greqia,Portugalia,Irlanda e ndonje tjeter,te cilat nuk kane te njejtin zhvillim ekonomik me vendet si Franca,Gjermani a nuk do te ndikojne ne fuqine e euros,krahasuar me dollarin amerikan?
Pra a do jete e afte monedha evropiane te konkuroje ate amerikane?
A do kete sukses EU me kete monedhe te njejte, a do mund te konkuroje SHBA ne tregun boteror?
A do arrihet ne nje Evrope vertete te Bashkuar,dhe jo 12 anetareshe,por me shume?
Si mund te arrihet ne nje zhvillim ekonomik pak a shume te njejte mes Gjermanise dhe ta zeme Irlandes,Greqise???
Ju ftoj te diskutojme (vecanerisht ekonomistat e forumit,mendimin e te cileve jam kurioze ta lexoj)
tirana
Ekonomist
Posts: 987
(12/30/01 6:03:46 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Ne rast se gjykojme mbi variacionin: Euro -Dollar,duhen patur parasysh sherbimet apo produktet qe Europa blen nga USA.Kjo varion dhe raportin oferte-kerkese.
Evropa,nga USA blen vetem naften dhe biletat e udhetimeve.Si pasoje,ky variacion eshte i lidhur ngushte me variacionin e ēmimit te ketyre produkteve.
Ne rast se vendet e lartpermendura do te kishin nje zhvillim me te ngadalshem ekonomik,kjo do te influenconte ekonomine specifike te ketyre vendeve e jo ate globale europiane.Euro eshte vetem nje shkembyes.
Me pak fjale:edhe ne USA,jo te gjitha shtetet kane te njejtin zhvillim.Por ndryshe nga USA,ku shteti amerikan axhevolon keto shtete si te tjerat,ne EU,evropa nuk axhevoluon keto.
i thjeshti
Anetar i respektuar
Posts: 70
(12/31/01 8:40:00 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Do kete o ci s'do kete.
Ju uron konsiderojeni si portofol investimesh.Disa aksione ose obligacione shkojne keq ne fund balancohen me ato qe shkojne me mire dhe si perfundim resultati do te ishte pozitiv.
Pastaj mos harroni se politikat financiare behen ne Frankfurt am Mein dhe jo ne Athine.e tjeret duhet te binden.
Enip
Moderator
Posts: 633
(1/7/02 8:54:37 am)
Reply Re:"Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Dakord jam me ato qe keni shkruar ju Tirana dhe I thjeshti,por une vete mqs nuk jam specialiste ne ekonomi,por vetem vezhgoj luhatjet e saj,me mundo nje fakt se vertete politika ekonomike evropiane mund te behet ne Frankfurt am Mein apo Paris dhe ok e pranoj qe te tjeret duhet t'i binden kesaj politike ekonomike,por cfare ndodh nqs ekonomia ta zeme irlandeze apo ajo portugeze nuk eshte e nje niveli apoparametrat e saj te zhvillimit nuk prekin ato te caktuara nga Gjermania?
Tashme keto dy vende jane te atashuara ne EU me kohe dhe i kane plotesuar disi premisat e caktuara,por nqs ekonomite e tyre ēalojne?
Po ashtu me sa kam pare nga bursat,euro qendron me poshte se dollari,a do mundet ekonomia evropiane te forcoj tashme monedhen e saj te vetme?
Kini parasysh ketu dhe kundershtimet e Britanise se Madhe,Norvegjise etj,po ashtu dhe klimen e "armiqesise" qe po verehet keto dite te fillimit te vitit 2002 ndaj euros,ne vende te tilla si Franca apo Italia.Si shpjegohet nje frike e ketyre vendeve ndaj kesaj monedhe?
me respekt,
Enip.
i thjeshti
Anetar i respektuar
Posts: 85
(1/8/02 1:38:11 pm)
Reply Re: Re:"Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
As une s'jam specialist ne ekonomi dhe keto sa themi merri si hamendje.Ndoshta disa vende edhe pse bejne pjese ne urozone nuk do te mund te ecin me te njejtin hap si Italia apo Bundesrepublika.Disnivelet egzistojne edhe sot po te kemi parasysh Italine.
Ti mund te jesh ne Itali dhe mund t'a kesh degjuar Kassen e Mezzoggiornos.Pas botluftes II u bene investime te medha ne jug por ato nuk sollen ate dinamizem ne ate zone saē pritej.Shume vepra te ndertuara atje quhen "Katedrale ne shkretetire".Edhe sot ata jane me "prapambetur" se pjesa tjeter.Italia vete eshte e V ne bote per prodhim industrial.
Mendoj se ne kompleks duhet te shkoje mire natyrisht nqs njerezit e presin mire kete politike financiare misherim i se ciles eshte euro.
Shihet edhe nje interes i britanise se madhe ne favor te euros.
Enip
Moderator
Posts: 669
(1/14/02 9:21:33 am)
Reply "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Nga sa kam lexua mbi Britanine e Madhe,dmth nese ajo eshte pro euros,mund te them se ne Britani njerezit qe jane me ne favor te euros,jane klasa e bisnesmeneve,kuptohet dhe Blear,i cili po ben nje fushat pro monedhes evropiane.Por nga sondazhet njerezit e thjeshte nuk jane pro kesaj monedhe,po ashtu dhe ne Suedi,Norvegji i njejti problem del me njrezit e thjeshte,te cilet akoma nu jane te gatshme te ndyrshojne monedhat e tyre kombetare.
tirana
Ekonomist
Posts: 1000
(1/17/02 7:13:00 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Para 10 vjetesh,shkembimi bursistik i dollarit ishte pak a shume:
1$=1000£ italiane
1$=9DM gjermane
sot,pas 10 vjetesh,eshte:
1$=2200£ italiane
1$=9DM gjermane
Dua te di si e konsiderojne gjermanet EURON
Enip
Moderator
Posts: 697
(1/17/02 9:15:44 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
mesa di une ne Gjermani kursi i DM me euron ka qene:
2DM=1euro
por me US$ nuk mund te shprehm se sa ka qene kursi i markes gjermane,pasi nuk e kam ndjekur,por ama mos gaboj US$ =,85euro (gjithnje mos qofsha gabuar)
nga kurset qe ke sjelle Tirana i bie qe US$ te jete i forte ne krahasim me monedhat evropiane,ate gjermane &italiane,pra i bie qe ekonomia amerikane te jete me e forte.
Pikerisht ky eshte dhe shqetesimi im,a do arrije Evropa te konkuroje ekonomine amerikane?
tirana
Ekonomist
Posts: 1005
(1/17/02 10:20:47 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Une konsiderova nje etape kohe e karakterizuar nga nje aēelerim i mahnitshem i ekonomise USA.Dekada 1990-2000 do te mbetet e paperseritshme ne historine e ekonomise USA.Ne te ardhmen,eshte veshtire te besh previzione.Megjithate,doja te thoja qe si monedhe,DM ka qene kete dekade teper solide ne krahasim me Liren italiane.Imagjino pastaj me dhrahmine..
Monedha tjeter solide kane qene franga zvicerane dhe sterlina angleze,ēuditerisht dy vende qe nuk bejne pjese ne EU.
Enip
Moderator
Posts: 709
(1/18/02 6:31:52 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
dhe qe nuk duan te futen ne hapesiren e euros,te pakten kete nxjerrin sondazhet.
City ka qene dhe mbetet nje qender e rendesishme e finances boterore,dhe keto pozita me sa duket zorr se ka deshire t'i liroje.
i thjeshti
Anetar i respektuar
Posts: 92
(1/18/02 1:44:03 pm)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Britania e Madhe do te hyje ne euro.
Ajo gjithmone gjerat evropiano-kontinentale i merr me skepticizem fillimisht.Pastaj bashkngjitet.
Per sa i perket ITALISE une do te thosha se eshte nje nga shtetet me te fuqishme ne Bote.
Ka nje strukture industriale per tu mahnitur.Eshte e afte per te prodhuar gjithēka mund t'i nevojitet njeriut.Me siguri zonat industriale duhet ti keni vezhguar.
Ka nje sistem financiar dhe bankar qe une s'e kam pare kund ne Europe(aq sa kam pare).
Nuk e di si eshte ne Zvicerr po ne Berlin,Wjene,Amsterdam per te terhequr parą mezi gjeta nje Banke.
Ne Itali duhet t'i keni pare se sa te shperndara jane.
Italise i mungon vetem PULSI.
tirana
Ekonomist
Posts: 1022
(1/18/02 4:56:13 pm)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Italise i mungon dhe incentivimi shteteror apo bankar.Nga ana tjeter,per vete forminin socialist te shoqerise,duke konsideruar qe eshte vendi me me shume artizanat ne bote(ndermarrje te vogla dhe te mesme)mbetet teper skeptik konēentrimi i kapitaleve.
Persa i perket sistemit bankar,me falni por mua me duket pertoke.Sistemi me i persosur per mua eshte ai USA.Edhe serioziteti dhe impenjimi eshte teper me i madh.
Nga ana tjeter,per marrjen e nje kredije ne Bankat italiane,te kerkojne 100 referenca e garanci.Nuk investojne mbi idete gjeniale qe ēojne boten perpara por mbi te sigurten,ne ndryshim nga USA,ku me nje Bussiness Plan te shkelqyer,do te mjaftonte te merrje kredi.Ndersa ne Itali,sado gjenial te jete ky Bussiness Plan,bankat ta perplasin ne fytyre po nuk pate referenca apo pasuri te patundshme.E si pasoje e kesaj,ndermarresit bien pre e uzures(fajdes)
Ndersa ne USA,bankat kane nje byro te caktuar e cila merr ne shqyrtim keto BP dhe i financon ne rast se e gjen te aresyeshem.
i thjeshti
Anetar i respektuar
Posts: 93
(1/19/02 8:50:28 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Edhe mua ne fillim industria italiane me dukej "e parendesishme" ne krahasim me te tjerat por duke e vizituar nga afer sidhe duke pare disa vende te tjera qe "e qortojne" nxorra nje konkluzion timin personal,se Italia eshte ne gjendje te prodhoje gjithēka;qe nga gjilpera deri tek helikopteret e luftes(augusta) dhe te nje kvaliteti te shkelqyer(sipas meje).
Mos harroni se pikkola e media impresa eshte kthyer ne nje model prodhimi.
E them kete pasi tani jemi ne eren e Holldingeve te medha dhe dihet se keto jane vetem zyra dhe kane EMRIN.Puna dhe prodhimi i vertete zhvillohen nga qindra e mijera enterpraiza te vogla apo te mesme.
Merr shembullin e Fiatit qe tashme eshte nje Hollding.Tashme merret vetem me asemblazhin e pjeseve qe vijne gati nga nderrmarjet e tjera(furnitoret).
Pra ky model u demonstrua i suksesshem.
Po te jesh me te vertete i motivuar dhe i interesuar ne ato qindra banka dhe filiale me siguri qe nje hua mund t'a marresh.
Shume miq te mi ka blere shtepite me hua.Shume te tjere kane hapur aktivitete dhe po plotesove disa kushte te takon edhe nje hua.Per kete kam shembuj personal.
tirana
Ekonomist
Posts: 1027
(1/20/02 8:22:41 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Kredite qe u jepen vertesve per blerje shtepish apo orendish jane nje gje dhe kredite per efekt biznesi jane nje gje tjeter.
Une kam pas punuar ne agjensi immobiliare(real estate)dhe kam pasur kontakt direkt me Banken Cariplo me te cilen kishim konvencionin e kredive.
Ne rastin e pare,kredija i jepet nje vartesi.Banka ka nje rrezik 0 pasi pasuria e patundshme qe blihet,ne rast se nuk paguhet,i mbetet bankes apo shoqerise financiare.Nga ana tjeter,kur jepen keto kredi,lypset dhe garancia e punedhenesit.
Ne rastin e dyte,per efekt biznesi,ti si person nuk mund te marresh nje kredi 100%asnje Banke italiane nuk te krediton me shume se gjysmen e kapitalit inicial.P.sh: ne rast se ti si privat investon 100 milone,do te ishte mrekulli sikur banka te te jepte 50 milione...
Une me lart fola per ekonomine italiane e jo industrine.Persa i perket industrise se rende,Italia eshte vendi i pare ne bote per nga prodhimi.Meqenese konkurronte gjithe boten,ne 1970,iu vune konvencione per tu respektuar,per te mos tejkaluar prodhimin e ēelikut, te cilat Italia i ka shkelur te pakten 5 here duke paguar gjobat perkatese BE.
Per nga zhvillini industrial,mendoj qe,ne rast se Italia e veriut do te ndahej nga ajo e jugut,do te ishte shteti me i fuqishem ekonomikisht ne bote.
i thjeshti
Anetar i respektuar
Posts: 96
(1/20/02 4:26:12 pm)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Per ate faktin se ne usa investohet me lehtesisht ne tecnologjite e reja eshte me se e vertete.Por kjo nuk ka te beje me economine italiane por me ate europiane ne pergjithesi ne krahasim me ate amerikane.
Dihet se ne usa ka ecur kapitalismi puro.Atje zbatohet me te vertete kapitalizmi.Por ki kujdes se po s'pate sukses shkon ne rruge te modhe(sul lastriko).
Pra kemi te bejme me dy kontrapozicione ose dy menyra te kapitalizmit,atij amerikan dhe atij europian.
ReEdD
Moderator
Posts: 760
(1/21/02 3:53:40 am)
Reply Re: "Euro" a do te kete sukses???
--------------------------------------------------------------------------------
Italia eshte fuqia e 5-te ne Bote. Cfare do me thene kjo?
Eshte shteti i 5-te per nga sasia e eksportimit te makinave (makinerive). Pra ne nje fare mase dhe pare ne kompleks eshte nje nga shtetet me te fuqishme Industriale.
Nuk jam dakort me ate qe mbizoteron prodhimi artizanal, apo ku nderrmarjet e vogla e te mesme luajne rolin kryesore.
Krahasuar relativisht me mireqenien e pergjithshme, numrin e popullsise, industrine dhe prodhimin e saj per eksport, Italia mund te quhet vend industrial ku industria e rende ne rradhe te pare dhe pastaj ajo e vogla dhe e mesmja, luajne rolin kryesor.
Pra shteti fiton shume me teper nga ENEL, IRI, Fiat etj etj sesa nga ndermarrjet e vogla dhe te mesme.
Ketu flas duke pare nga kendveshtrimi i shtetit.
Eshte permendur Fiat-i, por duhet thene qe ai eshte bere gati monopol ne 10-vjecarin e fundit, me blerjen e Alfa Romeo-s, Ferrari-t etj etj. Shoqerite petrolifere dhe te tjerat te industrise se rende maxhorancen e aksioneve e ka ne zoterim shteti vetem me pak perjashtime.
Media e piccola impresa nuk jane aq te fuqishme sa mund te duken. E thashe edhe ne fillim te ketij shkrimi qe gjerat duhen pare relativisht. Nderrmarje te vogla me te fuqishme mund te kete psh, Kina sesa Italia.
Llogjika e thjeshte te con ne kete pyetje: Nese media e piccola impresa do te ishin te fuqishme (kuptohet relativisht me shtetet e tjera europiane dhe boterore), atehere perse Italia, fuqia e 5-te industriale, ka mireqenie dhe te ardhura per fryme shume me te ulta se shume vende te tjera europiane?
I njejti arsyetim vlen edhe per vende si SHBA, etj.
Pra shteti fuqizohet nepermjet industrise, sidomos asaj te rende dhe le pas dore nderrmarje e vogla dhe te mesme. Ne SHBA priten te vine ne fuqi demokratet qe te rrisin incentivat per keto lloj nderrmarjesh. Ne Itali shteti dashje pa dashje ka favorizuar industrine e madhe, por jo duke u zbatuar sistemin amerikan, por ate tipik europian te majte, ose duke mbajtur per vete 51% te aksioneve, ose duke lejuar monopolin, pra kontrollin e nje kompanie te vetme, qofte kjo edhe Join Venture. Mund te permend ketu kompanite shteterore telefonike perpara se te ndodhte privatizimi si TIM dhe ESTET, ku me vone keto u shkrine ne nje. Kompania e hekurudhave qe eshte akoma shteterore, apo edhe ato private si FIAT apo Pirelli qe mund te quhen se jane monopole.
Ne lidhje me incentivat shteterore dhe bankare jam dakort me Tiranen. Per te investuar duhet te hollohesh me kile te tera per te marre kredi nga banka apo per te patur ndonje ndihme nga shteti, i cili mendon me teper per budallalleqe sesa si te axhevoloje impresat.
Edhe per mua, sistemi me i persosur mbetet ai i SHBA-se.
tirana
Ekonomist
Posts: 1028
(1/21/02 7:18:33 am)
Reply RE
--------------------------------------------------------------------------------
Italia ka qene dikur vendi i 5.Tani nuk eshte me.
Privatizimi i monopoleve te infrastruktures,ishte nje farse e komunisteve ne pushtet.Ata lejuan privatizimin e nje pjese te pakonsiderueshme te ketyre monopoleve,pikerisht ne momentin kur kuptuan qe rendesia e ketyre monopoleve po binte.
Me perjashtim te ENEl,te gjitha monopolet e tjera nuk ka ne me vlere.Me hyrjen ne fushe te konkurrences(p.sh ne telekomunikacione)Telekom humbi pike,humbi rendesine dhe kontrollin e tij ne sektor.Krahas tij u ngriten gjigande te tjere si:Omnitel,Tiscali,Wind Blu te cilet e konkurojne ate denjesisht.Si pasoje e kesaj konkurrence,shareholderat e Telekomit i Pietro,Bobo Craxi,D'alema,Amato etj,sabotuan garen UMTS,
Nje tjeter skandal i njohur eshte dhe ai i ENIMONT(shkrirja e ENIT me Montedisonin,e cila njihet dhe si skandali i tangjentopolit me i madhi.Me ane te ketij fuzioni,ENIMONT do te kish ne dore te gjithe kontrollin energJitik ne Itali.Per te realizuar kete fuzion,ENIMONT korruptoi me tangjente te gjithe militantet e DC(ndermjet tyre dhe Craxin)
Si pasoje e nderhyrjes se Mani Pulite me Di Pietron,afari ENIMONT saltoi,dhe 6 prej manaxhereve te saj,me gjithe presidentin,u gjenden te vrare ne ambientet e tyre.....
Konkluzioni.Ekonomia e industria Italiane,persa e zhvilluar mund te jete,ka mbetur peng e politikes dhe mafjes.
Enip
Moderator
Posts: 713
(1/21/02 8:59:57 am)
Reply Nderhrja e shtetit ne ekonomi
--------------------------------------------------------------------------------
Me pelqyeu shume se si ka vazhduar debati dhe mendimet tuaja ishin interesante.Madje nga ato marr shkas dhe te hedh nje pyetje tjeter,sa ndihet prezenca e shtetit ne ekonomine evropiane dhe ate amerikane.
Per te ravijezuar me shume mendimet dhe per te mos u perqendruar vetem ne nje shtet sic eshte rasti i Italise,do deshiroja te dija mendimet tuaja mbi kete pyetje dhe per vendet e tjera evropiane.
P.sh. une di se Britania e Madhe akoma bazohet ne traditen e saj kapitaliste te liberalizmit.
Italia ka nje nderhyrje te fuqishme te shtetit ne ekonomi.
Po Gjermania,Franca,Spanja,vendet nordike?????
Mendoj se patja e firmave te mesme e te vogla te fuqishme eshte nje impuls per vende si Shqiperia,madje atehere kur do ta arijme kete pike,mendoj se vendi yne do kete dale nga kolapsi.
i thjeshti
Deputet
Posts: 101
(1/22/02 2:14:36 pm)
Reply Italia
--------------------------------------------------------------------------------
Shuma e vleres se te gjithe prodhimeve ne te gjithe sektoret e ekonomise ne harkun kohor te nje viti perben ate qe quhet prodhim i brendshem bruto.
Ky prodhim e rendit italine ne vendin e 5.Pastaj kur pjestohet me numrin e popullsise dalin te ardhurat per fryme.
Pjesa jugore ngrohet ne diell keshtu qe me teper ha ne ate pasuri te krijuar sesa kontribon.
Disa zera e bilanēit italian sot jane shume interesant.
Psh;Moda Italiane tashme eshte nje industri prodhuese dhe shume sinjifikative.Shume e degjuar dhe e perhapur ne bote.
Hyra ne nje Kaufhaus(mapo) ne Munchen te Bavarise per te blere ndonje rrobe.Ishin absolutisht italiane.
Kepucet jane vetem italiane.
Pak jane te Medhenjte e Globit qe s'kane kostume Armani.Yjet e Bel Air veshin Versace,Armani,Valentino,Ferrč.
Keto jane parą,jane taksa per shtetin.
Ne Itali dergjet 40 % e pasurise artistike te botes.Keto magnetizojne turiste te panumert qe sjellin Parą.
Firenze,Venezia,Roma,Vatikani thithin veēse para nga jashte.
Keto fenomene nuk bejne gje tjeter veēse pozitivizojne ate qe quhet Bilancia Commerciale.
Enip
Moderator
Posts: 725
(1/23/02 3:30:43 am)
Reply me falni,por....
--------------------------------------------------------------------------------
sikur shume po bisedohet per Italine,dhe une e mbeshtes mendimin tend i thjeshti.
Por a mund ta zgjerojme pak diskutimin nje ēik me larg kufijve te Italise.
Gjermania qe radhitet e treta ne ekonomine boterore,mendoj se pas ribashkimit te saj ka hasur ne shume veshtiresi,duke mbajtur mbi vete p.sh. problemet dhe veshtiresite e Gjermanise Lindore.
Franca a mund te konsiderohet si nje konkurente e denje e Gjermanise ne Evrope dhe ku konsistojne problemet e saj ekonomike?
Spanja e Aznarit a ka arritur perparime ne keto vite te qeverisjes se te djathteve?
Britania e Madhe pse nuk pranon hapur euron,po ashtu pse as Suedia,Norvegjia?
Zvicra a mund t'i bashkohet euros dhe nqs po,kjo nuk do te ishte nje dalje nga neutraliteti i ketij vendi?
Greqia,Irlanda,Portugalia,Austria si e shohin ekonomine e tyre ne krahasim me vendet e tjera evropiane,a jane keto vende disi te varura ndaj ecjes ekonomike te RFGJ,FR,IT???
dhe pyetja e fundit per momentin,si e shihni ekonomine evropiane ne krahasim me ate amerikane apo aziatike,duke marre ne konsiderate ketu renien/fuqizimin e USA apo krizen ne Japoni dhe daljen e Kines si nje shtet me perparime ne politikat e saj ekonomike.
me respekt,
Enip.
tirana
Ekonomist
Posts: 1040
(1/23/02 4:32:39 am)
Reply Re: me falni,por....
--------------------------------------------------------------------------------
Per Zvicren mendoj qe do te qendroje gjithmone neutrale.Edhe vete europianet kane nevoje per nje vend ne Evrope jashte BE.Zvicra ka vetem 2 dege industrie: ate te ēokollatave dhe sahateve.Pjesen tjeter te prodhimit i atribuohet fitimit nga financa,perqindjet e bankave,venture kapitals etj.
Gjermania eshte vendi i dyte pas USA-s i cili ka sot faktoret objektive e subjektive per zhvillim teknollogjik.Kuadrot gjermanike dalin mjaft te formuar nga bankat e shkolles.Korporatat e fuqishme si Simens etj kane konkurruar e hedhur nga tregu ē'do lloj tjeter makinari.Industrialistet Europiane nuk preferojne veēse ato.Edhe per faktin qe gjermania ka konsideruar gjithmone inovacionin.Nga ana financiare gjithashtu,eshte mjaft i fuqishem si komb.
Anglia eshte nje vend i cili ka ditur te manexhoje me se miri ish kolonite e saj duke i rivene ne sherbim te saj.Ka ditur te manexhoje krahun e lire te punes te ardhur nga keto ish koloni te saja.Karakteristike e saj eshte qe nuk ekziston me tashme klasa punetore.Ajo eshte zevendesuar tashme nga krahu i punes qe ka ardhur nga keto ish koloni
Teknollogjikisht eshte mjaft e avancuar.Vodafone eshte nje model biznesi i cili eshte per tu admiruar.
Falimentoi ne politiken e privatizimit te THacherit e cila solli si pasoje falimentimin e ndermarrjeve te fuqishme te infrastruktures(vlen te permendet korporata e hekurrudhave,emri i te ciles nuk po me vjen ndermend tani ....trucks,nje gje e tille)
i thjeshti
Deputet
Posts: 129
(2/24/02 11:19:06 am)
Reply wie du Enip siehst,im allgemeinen ist positiv.
--------------------------------------------------------------------------------
Enip me siguri qe behet fjale per ndonje lapsus nga ana jote por Norvegjia nuk pjesmerr akoma ne UE.E shkemben me Danimarken qe si per traktatin e Mastrichtit edhe per uron e ka marre paksa me ngadale me ato referendumet.
Swedia do edhe pak sa te sheroje parametrat.Ndersa siē mund te verehet edhe Britania e Madhe po shfaq nje vullnet te parevokueshem per te pergatitur terrenin per nje aderim te mundshem jo fort te larget.
Natyrisht qe akoma uro nuk eshte barazuar me dollarin por mos harroni se dollari ka nje histori 200 vjeēare suksesesh pas supeve.
Ndoshta dobesia aktuale lidhet me faktin se lokomotiva e evropes die Bundesrepublik nuk eshte ne nje moment te favorshem.
Megjithate njerezit e kane pritur mire
Enip
Moderator
Posts: 959
(2/25/02 6:35:16 am)
Reply stimmt.
--------------------------------------------------------------------------------
me fal "i thjeshti", ke te drejte e kam ngaterruar me Danimarken,pasi ne Norvegji me referendum nuk fitoi futja ne EU.
euro keto dite sikur po humbet pike ndaj dollarit amerikan,mos gaboj qendron tek : 1euro= 0,875 US$.
Ndoshta me situaten jo te mire ne Gjermani ( gara Schröder & Stoiber) apo ne France ( me fillimin e zgjedhjeve presidenciale mes Shirac-ut & Jospin-it ) ben qe monedha evropiane te ndieje keto lekundje.
Por me cudit fakti se dollari pas skandalit te eronit duhet te kishte humbur ca pike,gje qe spo e shoh,megjithese ne Wall Street keto dite ka patur luhatje te burses.
Ju si mendoni ne Evrope skandali i Enronit a do te kete ndikimet e veta?
i thjeshti
Deputet
Posts: 137
(3/1/02 2:11:34 am)
Reply uro i paraprin bashkimit politik
--------------------------------------------------------------------------------
Dje dolen perfundimisht nga skena Divisat e 12 vendeve te UE.Tashme ato do te jene objekt antikuariati.
Nje minister ekonomie ne nje interwiu pohon se deri ne kete moment kane folur vetem ekonomistet,jane ata qe me parametrat dhe aspektet tekno-ekonomike kane imponuar bashkimin monetar te ketyre 12 vendeve mjaft original ne histori dhe shume per t'u pershendetur.
Ai tha se qe nga ky moment fjala u kalon politikaneve per te realizuar bashkimin e vertete.Ne fakt puna ka filluar per te hartuar Kushtetuten Unionit.Formen qe do te marre supershteti evropian,te drejtat dhe detyrimet qe do te kene pjestaret e tij.A do te jete shtet federativ apo konfederate shtetesh te pavarura.
Shtetet e Bashkuara te Evropes me te vertete po formohen.Duhet te jete i forte pasi sfidat jane te forta.USA,Rasha,Kina etj.
Duhet te njihet mire pasi edhe ne jo larg do t'a shohim veten aty.Qe kur te gjindemi te mos rrime si guak.
Krijoni Kontakt