Pershendetje Estella!
Ajo qe me ben pershtypje eshte pikerisht forca qe ka economies of scale ne zhvendosjen e investimeve amerikane jashte kufijve e sidomos ne drejtim te vendeve aziatike.
Globalizimi eshte vertet ai qe po shtyn perpara rroten e ekonomise. Kur vras mendjen ndonjehere dhe mundohem te gjej se ku do ta ndale hovin, njera prej pikave ku arrije eshte ajo e optimumit Pareto. Ne ditet e sotshme ekonomia boterore gjendet ne fazen e ngjitjes se saj, ku per te gjitha palet, duke u munduar t'i perkufizoj ato ne vende ne zhvillim dhe vende te zhvilluara, ka permiresime pareto. Te dyja palet po perfitojne.
Ne kete kuader Amerika eshte ajo qe ka perftimin me te madh, sepse fleksibiliteti i firmave te saj dhe forca financiare e tyre eshte e tille qe i garanton suksesin, mbuluar kjo edhe nga forca politike amerikane. (Ne fakt ekonomia dhe politika ne Amerike jane nje binom qe mund te jape efektin maksimal vetem nese ekziston si i tille - te pakten keshtu mendoj une.)
Firmat amerikane kane pasur hyrje te gjere edhe ne tregun evropian, ne sigurimin e aksioneve ne firma te ndryshme evropiane. Nderkohe qe kjo anasjelltas nuk ka ndodhur.
Per aq kohe sa te vazhdoje ky superioritet ekonomik, do te thoja se me gjasa shume te mira dollari do te qendroje mbi euron.
Por mua me pelqyen argumentat sqaruese qe kish sjelle ekonomisti gjerman. Besoj se ai vete ben pjese tek ata qe jane optimiste per ecurine e euros, megjithate analizen e kishte bere neutrale.
Nje gje do te deshiroja te di, meqe ti je ne kontakt me jeten ekonomike amerikane.
Si mendon ti per kete largim te prodhimit nga Amerika, apo per zevendesimin me produkte importi?
Sa e rrezikshme eshte kjo per tregun e punes?
Ndonjehere mua me duket se do te vije perseri koha kur Amerika do te tentoje te mbrohet ne menyre masive sic ka nisur tani me importin e celikut. Politikanet do te rrezikonin shume nga qendrimi i tyre ndaj mbrojtjes se interesave te popullsise amerikane.
Ne Evrope, problem te madh kane zhvendosjen e prodhimit ne Evropen Lindore, megjithese perftimet nga economies of scale nuk jane te krahasueshme me ato qe arrihen ne vendet aziatike.
Krijoni Kontakt