Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26

Tema: " A'- nR"

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    " A'- nR"

    Bre burre!

    Brenga brenda meje, bredh
    per te gjitha mendjet e tua endacake.

    Breshka bren qe ne femijerine tone te ndryshueshme
    fundet e cdo te marte, e cdo te shtune.

    Mbremjeve dal te mbaroj cigaren e fundit
    nga paketa e fundit,
    ne fund te rrugices.

    Kur kthehem, shkel nje
    bretkose te zene nata jashte hurdhes.

    Gjithe naten e pambarueshme
    fle ne nje uje te zi
    te tepruar nga trendafilat
    qe vdiqen ne krevatin tim.

    Nese te dielen dielli del,
    mbi nje oborr diku...
    do te shoh se si
    nje peme do te jete thare!

    Bre burre!
    Brenga brenda meje bredh!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Hej Elinda!
    Kush e ka brengen me te madhe se sa burri? Kush ta ka thene kete? Vertet; e ke gjetur.

    Pershendetje!
    Shtepia e vjeter

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Pershendetje Maces

    Pershendetje mace!
    Nuk dua ta komentoj poezine tende(sdomund ta baj dhe po deshta)veq te falenderoj per poezite e tua te arriteshme,dhe te ju kujtoj se sa e sa fate shkuan e nuk u vargezuan.Se paku ndjehu krenare per kete.Me respekt...Zana

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Shperfillja nuk eshte zhdervjellje shqisash dhe as sallata surrogato e servirur nga kamarierja vithe gjere. Shperfillja eshte veta e trete e harrimit ku lakimi i mendjes behet duke filluar nga ty. Aty ku emrat e medhenj marrin trajta te prekshme, e nuk lene aspak vend per ndjenjat a qofte fantazite e marrosura une jam i lire. U kthej shpinat vetoreve, dhe koke ulur e mbase i bindur firoj ne vrimen e kujtimeve te tua. Kujtimet kane nje fund, ndersa une i zene dore per dore me rastesite kendoj himne humbesish.
    .................................................. .................................................. ...

    Ky cast pa ty eshte perhumbje, a ndoshta riberja e botes ne nje minute, por kurresesi nuk mund te jete shperfillje. Delfinet i kapercyen buzeqeshjet e mia e tani me lodrojne ne malle.
    Kjo rruge pa ty nuk eshte rruge, eshte vjeshta qe me rremben bashke me aromen e blireve.
    Qytetin e lodhur nga zhurmat mbaj ne sqetull, e boten shoh me syte e tim eti......Une kufiri mes botes dhe teje.
    .................................................. .................................................. .....

    Shperfillja nuk eshte thashethem i rastit, e as nje pike shurre mbi te mbathurat e tua. Shperfillja eshte gjume vdekurak kur ti je prane.Shperfillja eshte genjeshtra e fundit qe te mbllacit mendja, sforcim i fundit per te me dashur edhe nje dite.

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pertej mallit qe nuk te besohet!!!
    !(nR)!

    Pasha kete dite, e ate nate
    qe mund te prishim bashke
    Pasha kete qiell pa harta
    e kete toke te ndame,
    ne toke te tyre, dhe tonen.
    Pasha kete zog te malit te huaj
    e pasha shipen e maleve te mija
    Pasha Kishen e Sh'Pjetrit
    e pasha te gjitha lutjet e neneva
    dhe lutjet e heshtura te nenes time.
    Pasha varret e pasha jeten
    Pasha emrin tend te shkruar
    tashme ne drite te shikimit verbanjak
    pasha emrin tim te harruar ne shperfilljet e shpifura
    Pasha emrin e zotit
    e pasha gurgullimen e lotit!
    Pasha fjalen- fjale tjeter nuk di
    Heshtja shpesh'here,
    eshte dashuri!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    n'R!
    po me rreh zemra
    po me cmendet dita e tersit
    mosmundesia per ta blere
    mundesine e zerave.
    Sot jam e burgosur shtatefish.
    po me prit...
    se nuk te dua vec per nje dite...
    te dua per te gjitha ditet
    dua te te dua ne te gjitha
    dit'net -jetet!
    Sikur te te therrisja vetem nje here
    ne emerin tend-timin
    Sikur...
    te besoje c'ka ende nuk ti kam thene
    hej nR,
    me ka marre malli
    ai me flet porosine te te them
    Te dua!!!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Mace, vargje me shpirt e peshe, Ti dashuron, Te besoj!

    ps, sipas menyres tende, kuptohet, mgjth s'eshte keq keshtu.

  8. #8
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    hhhmmm...

    Ah nuk jam i sigurte n.q.se nje femer do arrij kurre te kuptoj brengat e nje burri... e aq me teper ato qe i mbushin mendien vehtes qe i kuptojne... le te mos genjejme as vehten,por edhe as ato qe do vine te lexojne ketu...

    Kuptova dhe dicka tjeter ketu... Qe te kuptosh se sa nje femer te dashuron meret vesh nga heshtia dhe harresa e saj?!
    N.q.se eshte keshtu atehere lum kush u harroka nga femrat dhe aq me teper lum kush u harroka nga perkedheliet e nje maceje...
    Besoj se kjo vlen per ato qe nuk kane alergji macet...?!

    Ore po kane plasur gje macet sheshit keshtu?

    Nejse,nejse... Urime per shkrimin macia_blu
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    den'
    do te rraf!!!
    ok?
    lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    seq me vrau
    nje pushtim i madh
    zemren
    ma mbushi plot
    jam nje re
    revulocion

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •