Bre burre!
Brenga brenda meje, bredh
per te gjitha mendjet e tua endacake.
Breshka bren qe ne femijerine tone te ndryshueshme
fundet e cdo te marte, e cdo te shtune.
Mbremjeve dal te mbaroj cigaren e fundit
nga paketa e fundit,
ne fund te rrugices.
Kur kthehem, shkel nje
bretkose te zene nata jashte hurdhes.
Gjithe naten e pambarueshme
fle ne nje uje te zi
te tepruar nga trendafilat
qe vdiqen ne krevatin tim.
Nese te dielen dielli del,
mbi nje oborr diku...
do te shoh se si
nje peme do te jete thare!
Bre burre!
Brenga brenda meje bredh!!!
Krijoni Kontakt