Macja blu ...i kam lexuar prej kohesh disa prej poezive te tua .....dhe qe prej kohesh .....i kam simpatizuar ato ......te lutem per mua mund te me rifreskosh ndonje prej tyre
Macja blu ...i kam lexuar prej kohesh disa prej poezive te tua .....dhe qe prej kohesh .....i kam simpatizuar ato ......te lutem per mua mund te me rifreskosh ndonje prej tyre
Mos e kruaj me tel me gjemba :D
nuk te kuptova kiki.
me fal per naivitetin ose per djallezine ose per paragjykimin.
Ndersa per simpatizimin, te falenderoj
Kerkesa per rifreskim te ndonjeres prej poezive ...mos ka kontkstin shtese se keto te fund'shkruarat-lexuarat nuk te jane dukur poezi?!
sido qe te jete...
do ta plotesoj kerkesen
miqesisht, macia blu
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
1. "Intrige e thjeshtuar"
Ne lojen e fatit
send ndihem
Ne lojen e engjejeve
ndihem shpirt.
Ne lojen e djajve
njeri.
Fjala shpirtin perkedhel
perkedhelja deh ndjenjen
Vizionet fallso te deshires
me genjejne dhe...
dehem.
Dehem me asgjene
qe asgjekund s'u gjend
kjo zbrazetire e zbrazur
me dhemb, oh' me dhemb.
2.rinia ime
Rinia ime plake
Rrudhur , thinjur
ne 24 shkurtra
O zot,
kesaj kam per tiu bindur
thua?!
Rinia ime plake
e etur per jete
sikur ne duar e sy mban
vec, 24 vjet!
3. Fatalitet
Bente frour
kur une erdha
Dikujt me jeten i shembelleve
Nenes me lumturine
me quajten "E linde"
Gabim!!!
Kur linda,
qesh dhimbja
qe, dhimb!!!
4.
C'kam bere
Miqte shnderuar ne gjykates
te dashurit shperbere ne hic
engjejt udhetojne mekatesh
fatkeqesisht!!!
5.Kur te vish
(vella Nolit)
Pi mushtun e kesaj dite prilli
Dua te dehen,
te dehem
Ne muzgun e mbremjes
te prehem
Ne lumin e lteve te mallit
te lahem
Vella, me ka marre malli,
Kur do te vish?
Dita e bardhe e prillit
me dehu
Muzgu i mbremjes
me qetesoji
Lotet ...
me filtruan
por...
Pritjen dhe pyetjen
"Kur do te vish vella?"
nuk mi shuan.
6. Tete Mars
Marsin e fundit
babai te dhuroji
per festen tende
nje kokerr te madhe loti
Dhe, qau burri pa shkak
dhe qau babai naten e festes
Na numeroi te katertve
iu dukem pak!
Tha se i mungoje Ti.
S'te puthi
as "gezuar grua " s'te tha
Ti zgjodhe zjarin e prillit
dhe u dogje!
Ti zgjodhe majin e luleve
e te diellit
dhe i le!
...
Nuk ia pashe me lotin babait
ia numerova
Tetembedhjete kokrra loti
te medha.
Pranverat sjellin tetembedhjete
lule me pak.
Vellait te vogel, Nest pellumbit
tetembedhjete thinja ne balle
Ke munguar gjate nene
Erdha tek ti cdo tete mars
me lotet e babait ne sy
me thinjat e vellait ne floke
me kukullat e mia , te thirrura
ne emrin tend
e, ti solla dhurate!
Nuk erdha te te marr sic beja dikur
kur isha sa kukullat
si kukullat
Nuk erdha as te rija me ty,
se kam ende c'te te sjelle.
Do te vij, kur ti kem mbaruar te gjitha
deri edhe shkronjat e emrit tim
Erdha vetem te te flas e te te them
se...
cdo dite e me shume te ngjaj!!!
Perpara varrit tend
nuk me vjen thjesht te qaj
por
me vjen te besoj e te cudis
"Prej ketu kam dale
prej teje e prej varrit tend
e per ketu do te vij"!!!
7. Une, nje perralle krejt e besueshme.
isha dikur nje une
kam qene
tani s'jam!
Nje cope akulli
qe asnje stine perveluese
s'me shkriu
Edhe zjarri tentoi ta bente
po...s'mundi
(jo se u shua, po u zgjenjye)
Njeriu beri proven e fundit
Me gdhendi. dy gropa si sy
dhe une pashe dy gropa te lageshta
Me gdhendi dy buze
dhe une fola dy fjala te ngrohta
fatkeqesisht fjale te bukura
Me gdhendi dy veshe
dhe une degjova ze pa tinguj
!!!
Njeriu u kenaq me mua
Ne stinen perveluese
copa e akullit i rreshqiti
prej duarsh.
E gropat e syve mu mbushen
me balten e dhimbjes
Vrimat e vesheve me llumin e tingujve
Goja, me rere te felliqur thatesisht!
8"Braktisje"
Bie shi!
Ndoshta nuk bie.
I bindem instiktit roberues
Mendja dhe shpirti me braktisen
bashke me to edhe gjumi
edhe vargjet
edhe udhet.
Brenda tyre edhe deshirat
vetem ikin
...Une kufome mbi te cilen
jeton vetem instikti.
...
e kam frike veten
mos me ha instiktivisht!
9. Politikani
Verdhacuk,
si gjethja e fundit e vjeshtes
qe s'di ku do ta sos
era e perbaltur e shekullit
Si dac i vonuar
i shkurt -marsit
kur macet i jane
mbarsur te gjitha
kujt t'ia hedh faren
e te dalurve fare???!
Daci ne prill,
do te perdhunoje
nje miushe te ngordhur
e rracat...
do te perzihen shkerdhyeshem!
Yjet perkedhelin gjinjte e thate
te diteve...
qe nuk mekuan dot
nje, politikane te ndershem!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Sa te bukura
E-linda, te pergezoj, megjithese ti s'ke nevoje per te, poezi me gjak, poezi te verteta, ngaqe ndoshta hera e pare qe te lexoj me vemendje.
Te pershendes me shume respekt.
Te gjitha poezit me lart me pak fjale te mrekulluesheme
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
do ta gjej fjalen e falenderimit e te mirnjohjes per gjithe sa keni shprehur me lart per fjale-dhimbje-poezi!
Tash per tash po ju perqaf pa thene asnje fjale...
juaja macia!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Kurre me pare poezi me te forta se keto...Kocke e gjalle, shume pak mish, prandaj dhe me shume dhimbje...Te mrekullueshme....
Pershendetje
Dikea
Kur nisi lufta isha i vogėl
dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!
Ej Linda!
O Zot sa bukur e fuqishėm ke shkruar! T'u thafshin budallallėqet! Ke njė varg perlė midis shpėrthimeve tuaja tė hazdisura, qė do t'a kishte zili edhe Dante Alighieri apo Pol Elyar kur thua.....nė qiellin qė nuk ka kufinj!!!!!
Sa Tokė e mbrapshtė kjo Toka - Planet! Veē kufinj e kufizime!
Mace_blue, tė kacarroj fort, fort deri sa tė tė bėj sa njė strofė vargmilionėshe!
I yti axha Agimi
cfare arti!!!!!!!!!
Krijoni Kontakt