-
Si te pershendetim?
Po postoj ca shkrime ne lidhje me menyren se si duhet te pershendetemi kur takojme dike, cili duhet ta jape doren i pari, si pershendetin zoterinjte apo zonjat etj... Jane marre nga libri "Kodi i miresjelljes".
Jana gjera interesante dhe qe vlejne
Lexim te kendshem.
21-shi.
-
-
Si pėrshėndetin zotėrijtė
Do tė tregojmė nė fillim se si duhet tė pėrshėndetė njė zotėri.Kur takon njė zonjė, burri pėrshėndet i pari. Nė pėrgjithėsi,pėrshėndetja nėnkupton qė tė heqėsh kapelėn afėrsisht dy metra para takimit, tė pėrkulesh lehtė, duke e vėshtruar qetėsisht nė sy personin qė pėrshėndet, pastaj ta vėsh pėrsėri kapelėn nė kokė.
Nuk e shpjegoj dot pse ky zakon, pėr tė shfaqur njė shenjė respekti ndaj dikujt, te ne ėshtė zhdukur pothuajse krejtėsisht. Pasi kapelja u zėvendėsua nga kasketa ose nga kėsula, kjo mbahet nė kokė, nė ēdo rrethanė! Kam vėnė re se mbahet kėsula ose kokorja nė kokė nė sallat e ekspozitave, nė kinema ose nė restorante. Disa herė kėshtu sillen edhe ata qė mbajnė kapela. Temperatura e ulėt nuk mund ta justifikojė kėtė sjellje. Ėshtė rreptėsisht e ndaluar tė rrish me kapelė nė kokė nė tė gjitha kėto vende. Po bėj shaka, asgjė nuk ėshtė rreptėsisht e ndaluar nė sjelljen e njė personi, por rreziku pėr t'u etiketuar si i paedukuar ėshtė i pashmangshėm.
Le tė kthehemi te pėrshėndetja: zotėria qė takon rmgės njė femėr tė njohur, pushon sė tymosuri cigaren ose pipėn dhe nuk rri me duart ndėr xhepa. Ngritja e kapelės bėhet gjithmonė me dorėn qė nuk ėshtė nga krahu ku ndodhet personi qė pėrshėndetet. Nė rast se e mban kapelėn nė kokė, pėrshėndet
me gojė, pa e prekur pjesėn e pėrparme tė kapelės me gishtėrinj. Por ē'ndodh nėse nuk mban kapelė? Rregulla ėshte shume e thieshtė- kėnaqesh me njė pėrkulje tė kokės, e cila mund te pak mė e thellė se atėherė kur pėrshėndet me kapele. Shikojme shpeshherė nė TV tė rinj qė janė ulur dhe bisedojne Pėr shtatė palė qejfe, edhe me persona nė moshe, duke mbajtur Ne koke turli kasketash. Ndoshta ėshtė njė mode qe do te kaloje, por kėta tė rinj nuk do tė mėsojnė kurrė se nuk eshte mire te qėndrosh kokėmbuluar nė njė mjedis te mbyllur.
Si pėrshėndetin zonjat
Po ju, zonjė, si do tė pėrshėndetni? Shumė thjesht. do t'i pėrgjigjeni pėrshėndetjes qė ju ėshtė drejtuar me nje buzeqeshje dhe duke lėvizur pak kokėn pėr ti dhėnė tė kuptoje personit qė keni takuar, se e keni njohur.
Nė shtetet anglo-saksone, femra pershendet e para. qe ti japė mundėsi nė kėtė mėnyrė personit qė ka takuar ta pershendete edhe ai. Nė Evropėn kontinentale rregulla eshte ashtu sic e pėrmendėm mė lart: zotėria pėrshėndet, zonja pergjigjet.
Njė zonje mė e re nė moshė e pėrshėndet e para tė moshuaren e cila i pėrgjigjet po duke buzėqeshur. Dy persona te te njejtit seks dhe moshė pėrshėndeten njėkohesisht.
Si mund tė shmangim njė pėrshėndetje
A ke tė drejtė tė mos pranosh t'i pėrgjigjesh njė pėrshė ndetjeje? Njė mospranim i tillė do tė thotė t'i japėsh te kuptoje tjetrit se tė ka ofenduar shumė rėndė ty ose ndonjė pjesetar te families sate. Pėrveē kėtyre rasteve, tė mos i pergjigjesh pershendetjes sė tjetrit, do tė thotė qė ti shkelėsh rregullat me me elementare tė mirėsjelljes. Nė raste tė tilla kėrkohet shume takt per te gjetur njė zgjidhje tė menēur.Pėrpiqemi ta shmangim takimin qė kur ndodhemi nė njė largesi te madhe. Ne rastse se ėshtė i pashmangshėm, mund tė pėrshėndetim shkurt. Kjo pėrshėndetje mund tė jetė pėr atė tjetrin njė mėsim i mirė (nė rast se ėshtė fajtor). Kurse, po tė jemi ne fajtorė, pershėndetja mund tė ēojė nė pajtim.
Ndodh shpesh qė disa persona - rrethi i marrėdhėnieve tė tė cilėve ėshtė shumė i zgjeruar ose thjesht qė kanė kujtesė tė dobėt - kanė pėrshtypjen se pėrshėndeten gabimisht prej personash tė panjohur. Edhe kur jemi tė sigurt se nuk i njohim ata qė na pėrshėndetin, duhet t'i pėrshėndetim edhe ne. E
harrojmė shpejt pėrshėndetjen e njė tė panjohuri, por nuk e harrojmė kurrė qė nuk na ka pėrshėndetur njė person i njohur.
Nuk ka rregulla pa pėrjashtime. Kėshtu, pėr shembull, do tė shmangim pėrshėndetjen e njė personi, sidomos tė njė zonje, nė rast se e takojmė nė njė shoqėri komprometuese pėr tė.
...>
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ArberXYZ : 17-09-2005 mė 09:30
-
-
Pėrshėndetja kur jemi me uniformė
Nė ushtri, pėrshėndetja ka rregulla tė tjera, sepse kėtu eprori ėshtė gjithnjė ai me njė gradė mė tė lartė. Sa kohė qė janė tė veshur me uniformat ushtarake, njė zonje me gradėn kapiten (inferiori) e pėrshėndet zotėrinė me gradėn kolonel (eprori).
Por nė jetėn civile, zoti kolonel e pėrshėndet zonjėn kapitene. Pėr personelin e hekurudhave dhe tė postės, pėr doganierėt, ka rregulla specifike. Qė tė gjitha kėto kategori mund tė pėrshėndeten pa u njohur, vetėm duke u nisur nga fakti se mbajnė tė njėjtėn uniformė.
Kur pėrshėndetim tė parėt?
Ata qė hyjnė nė njė lokal, pėrshėndetin tė parėt; personat qė ndodhen nė lokal i pėrgjigjen pėrshėndetjes. Kjo rregull ėshtė e vlefshme nė restorante, nė tren, nė sallat e pritjes, nė ashensor, nė dyqane.
Njė njeri i edukuar nxjerr kapelėn dhe ndalon pėr njė ēast, kur kalon njė kortezh mortor. Gjithashtu, ngrihet nė kėmbe dhe zbulon koken, kur ekzekutohet himni kombėtar, kur ngrihet flamuri i nje shteti. Gjatė tėrė ceremonisė duhet tė qėndroje pa levizur, per tė treguar se respekton ndjenjat e tė tjerėve.
Nje gje tjetėr e rėndėsishme: pėrshėndetim gjithė grupin ku ndodhet njė i njohuri ynė. Kuptohet se ata qė e shoqerojne i pergjigjen pershėndetjes sonė, por nuk interesohen pėr tė marre vesh emrm tonė.
Pėrshėndetja gojore
Shtrohet pyetja: A duhet tu shtojme gjesteve te pershkruara me lart edhe nje formule pershendetjeje? Sipas rastit. Gjithsesi formula diktohet, se pari, nga zakonet e vendit dhe pastaj nga rrethanat konkrete. Per shembull, ekzistojne persona qe i njohim vetem se i kemi pare per vite e vite me radhė, tė cilėt i pėrshėndesim me nje te pėrkulur tė lehtė tė kokės, pa shqiptuar asnje fjale. Ne rast se takojme farefis, miq a tė njohur tė afėrm do tė shkembejmė njė "Mirėdita!", edhe sikur tė mos ndalojme per te biseduar me ta. Por, kur takojmė person jo kaq shume te aferm, formules sė zakonshme ("Mirėdita!" ose "Mirėmbrema!), i shtojme, detyrimisht, "zonjė" ose "zotėri". Nuk ėshtė e domosdoshme qė tė themi emrin e personit. Kėshtu, kurrsesi nuk do te themi: Miredita, zoti X!. Personi qe kemi takuar e di shume mire emrinn e vet dhe, ndoshta, nuk dėshiron ta marre vesh e gjithė bota si quhet.
Por situata ndryshon kur ėshtė fjala pėr drejtorin e njė firme te madhe ose pėr njė oficer. Kėta mund ti pershendetim duke shqiptuar ehde emrin dhe kjo gje do te jete e barabarte me nje kompliment.
Ne rast se ata qe takoni jane nje zoteri dhe nje zonje eshte mire qe ne fillim te themi Miredita, zonje! dhe pastaj Miredita, zoteri!, edhe ne rast se zonjen nuk e njohim. Nese themi shkurtimin dita ne vend te miredita, tregojme se nuk jemi te kulturuar. Gjithashtu do te shmangim formulat e tipit Hello ose Ciao! dhe adio!, qe u lejohen adoleshenteve.
Kur ndahemi me dikė, fonnulat e pėrshėndetjes janė "Mirupafshim!", "Ditėn e mirė!", "Natėnemirė!" dhejo "Paēim"...
Kur takojmė dikė qė nuk e kemi parė prej kohėsh, e tregojmė (nė mėnyrė tė moderuar) gėzimin; kur ndahemi, duhet t'i themi: "U gėzova qė u takuam, shpresoj qė tė shihemi pėrsėri... tė bisedojmė." Pastaj shkėmbejmė numrat e telefonit, duke e dhėnė me saktėsi numrin tonė. Jemi ne ata qė do tė vendosim se nė ē'masė do ta rifreskojmė lidhjen. Tė mos i ngatėrrojmė kurrė tė njohurit me miqtė, dhe tė mos bėhemi ngulmues, sa ta mėrzitim tjetrin.
<...>
-
-
Shtrėngimi i dorės
I shtrėngojmė duart sidomos kur qėndrojmė pėr tė biseduar pak.
Ėshtė njė formė pėrshėndetjeje qė daton qysh nga Antikitet, dhe qė pėrmban njė simbolizėm tė thellė. Tė pėrshėndetėsh dikė duke i shtrėnguar dorėn, ėshtė shenjė e njė nderimi shumė tė madh.
Kush zgjat dorėn i pari?
Nė kėtė rast, ndodh e kundėrta: ajo qė zgjat dorėn e para, ėshtė zonja, personi mė i moshuar ose eprori. Gjithmonė personit tė njė rangu mė tė lartė i takon nisma e kėsaj formule. Por ka raste kur, nga nxitimi ose nga mosnjohja e kėsaj rregulle, i riu e zgjat dorėn i pari, qė tregon se ai nuk i ka pėrvetėsuar rregullat e mirėsjelljes.
Tė mos pranosh tė shtrėngosh njė dorė tė zgjatur, ėshtė njė ofendim shumė i rėndė dhe nuk ke tė drejtė tė sillesh nė kėtė mėnyrė, veēse nė raste shumė tė veēanta. Edhe pushtetarit mė tė lartė nuk i lejohet tė mos shtrėngojė njė dorė qė i zgjatet, qoftė edhe e njė tipi tė mėrzitshėm me kėrkesat e tij.
Ndėrsa i shtrėngon dorėn dikujt, ose e heq kapelėn (por nuk ėshtė e detyrueshme), ose pėrkulesh pak dhe e vėshtron nė sy bashkėbiseduesin.
Njė burrė do tė ngrihet kurdoherė nė kėmbė. Gratė nuk duhet tė ngrihen, veēse atėherė kur i japin dorėn nje personi me te moshuar ose dikujt qė kėrkojnė ta respektojnė ne menyre tė veēantė.
Si shtrėngohet dora?
Kam dėgjuar shumė komente rreth atyre qė nuk dinė tė japin doren. Thuhet, me tė drejtė, se mėnyra si ia shtrėngon dorėn dikujt tregon ē'karakter ke. Nuk ėshtė mirė qė ta kemi doren tė lagesht (ēka quhet "peshk i ngordhur") ose tia shtrengojme dorėn sa tia dėmnojmė fare. Gjithashtu, do te kemi kujdes tė mos i kapim vetėm majat e gishtėrinjve. Meqenese shume persona janė supersticiozė, do tė shmangiin shtrengimin e dores duke i venė pėrsipėr dorėn tjetėr (pėrveēse kėsaj menyre mungon ēdo elegancė). Do tė shtrėngojmė duart, duke ndjekur rendin e natyrshem tė pėrparėsive: 1) zonjat ndėrmjet tyre, 2) zonjat dhe zotėrinjtė, 3) zotėrinjtė ndėrmjet tyre.
Dora qė shtrėngohet, tradicionalisht ėshtė e djathta. Ky zakon ka mbetur qysh nė kohėt e lashta, kur nė dorėn e djathtė mbahej arma dhe, kur e zgjatje dorėn bosh, kjo gjė tregonte se kėrkoje paqe.
Shtrengimi i dores mund te kete dhe nje nje tjeter kuptim pervec pershendetjes, per shembull per te treguar realizimin e nje biznesi, per te shoqeruar ngushellimet, urimet, nje lutje, nje falenderim a kerkim te falure. Eshte nje shenje shoqerie, miqesie ose edhe dashurie.
-
-
ueeee po qe me kulturove ti muve tashi :P qeka proces i gjat ky mer pse nuk thu ti :P
nice tem
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt