Keni degjuar sesi njerezit tregojne se ne raste rreziku kur dikush vete te shpetoje nje njeri qe eshte duke u mbytur dhe arrin teper vone, e mbytura duke u perpjekur te kapet pas gjithshkaje qe mund te gjeje ne grahmat e fundit te jetes, shpesh ndodh qe te kapet pas shpetimtarit dhe e terheq edhe kete te dytin poshte dhe e mbyt? Une e kam degjuar shpesh kete. Kjo s'do mend qe nuk ndodh me paramendim, edhe pse nje fatkeqesi tragjike, per te mbyturen dhe akoma me teper per shpetimtarin rrjedhimisht te mbytur.
Nje gje e tille mund te kete aplikime te ngjashme edhe ne skenare te tjere te jetes, ne situata te ndryshme. Per shembull kur nje e njohur apo i njohur qe ka deshtuar keq ne jete dhe ben qe dhe njerezit rreth e rrotull te fundosen bashke me te ne nje menyre apo tjeter. Kete mund ta beje ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme, ose thjesht ngaqe instinktivisht deshiron te kete shoqeri dhe mos e perballoje vetem greminen ku eshte fundosur.
Kini histori te tilla? Si mund ta komentoni ju shprehjen "I/e mbyturi/a, te mbyt" ne skenare te ndryshem te jetes? Jini dakord me kete shprehje dhe sa e vertete eshte?
Nuk e di sa me kuptuat...
Krijoni Kontakt