Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Kisha 900-vjeçare drejt rrënimit

    Kisha e “Shën Kollit”, me vendndodhje fshatin Perondi, të rrethit të Kuçovës, e shpallur “Monument Kulture” për vjetërsinë, arkitekturën e rrallë dhe vlerat historike, që mbart, është lënë plotësisht në harresë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe nuk është trajtuar asnjëherë me fonde për ta rikonstruktuar dhe kthyer në identitet. Drejtuesit e besimit orthodhoks në Berat, akuzojnë IMK-në që, me shpalljen e kësaj kishe “Monument Kulture”, i ka hequr të drejtën institucionit legjitim të KOASH-it, të ndërhyjë me fondet e veta për të bërë restaurimin e domosdoshëm, edhe pse ky objekt është pronë e kishës dhe e besimtarëve orthodhoksë të zonës përreth.Sipas historianëve dhe historiografisë, kisha e “Shën Kollit”, është 900-vjeçare dhe një ndër më të vjetrat e trevës së Beratit, që në vitet ‘20-të ishte qendra e Autoqefalisë shqiptare. Është e ndërtuar sipas stilit të vjetër bizantin dhe konsiderohet se, ndër më të paktat në Ballkan, që i ka mbijetuar kohës, por duket se atë, që nuk mundi ta bëjë koha e ateizmit prej 50 vitesh, tashmë po e realizon lënia në harresë e kësaj vepre monumentale, e cila ndodhet fare pranë godinës së administratës së Komunës, në qëndër të fshatit Perondi. Muret e saj, si pasojë e agjentëve atmosferikë, kanë nisur të gërryhen dhe të thërrmohen, madje vende-vende, si pasojë e lëkundjeve të tokës në vite, dallohen edhe çarjet, që bëjnë të mundur depërtimin e lagështisë në brendësi, duke i bërë muret e saj, edhe më pak rezistente. Sipas banorëve, kjo kishë është një ndër më të vizituarat nga besimtarët orthodhoksë të trevës, por edhe më gjerë. Në këtë kishë, nuk po arrihet të lejohet kryerja e shërbesave, pasi ajo qëndron e kyçur nga IMK-ja. Prandaj besimtarët ndezin qirinj jashtë dyerve të saj me hekura, duke u lutur për shpëtimin e kësaj kishe, nga shkatërrimi i mëtejshëm. Ata tregojnë se ajo ka qenë një kishë madhështore dhe i shërbente gjithë komunitetit për të kryer ritet fetare në shekuj, por që pas shpalljes së luftës kundër besimeve, në këtë kishë, nisën të shkatërroheshin afresket dhe ikonat dhe kisha të kthehej në depo drithi për koperativën. Rreth viteve ’70, kjo kishë është shpallur “Monument Kulture”, por që nga kjo kohë, asaj i kanë humbur vlerat kulturore nga shkatërrimi dhe indiferenca e shtetit për ta kthyer në identitet. “Kisha ka patur përreth saj, edhe varrezat e zones, ku për 900 vjet me rradhë janë prehur eshtrat e qindra njerëzve të afërm të banorëve të zonës së Perondisë, ku është ngritur kjo kishë. Por, pas ndalimit të besimeve në vitet ’67-të, edhe varrezat nisën të shkatërroheshin dhe t’i grabiteshin gurët tregues, derisa tani është e vështirë të bëhet identifikimi i atyre, që ndodhen nën tokë në këto varreza. Në krahë të kishës, vitet e fundit janë ndërtuar edhe objekte të reja, si ndërtesa e komunës, por duket kontrasti midis këtyre ndërtesave dhe godinës me vlera të rralla, siç është kisha e “Shën Kollit”, me një arkitekturë të papërsëritshme, edhe pse ndërtesat e ngritura kohët e fundit, janë punuar dhe sistemuar me kujdes. Kryetari i komunës së Perondisë, Ramiz Oboni, shprehet i indinjuar, për mosakordimin e fondeve për rikonstruksionin total të kësaj kishe, madje shkon edhe më tej, duke thënë se ka në projektet e sistemimit dhe rregullimit të qendrës së komunës, edhe sistemimin e ambienteve të jashtme, që rrethojnë kishën, por pasi të marrë aprovimin nga Dhespoti i Beratit dhe më pas nga DRM-ja e kulturës, me qëllim që rreth kësaj kishe, të krijohet një ambient i kulturuar dhe shlodhës. Ai shprehet se, në rast se do të mirëkuptohet me këto dy institucione, është i gatshëm të investojë, apo të kontribuojë me fondet e komunës për sistemimin e qendrës, ku përfshihet edhe kisha. Gjithashtu, Oboni shprehet se, edhe pse kjo kishë është “Monument Kulture”, ajo duhet t’u lejohet besimtarëve për të kryer shërbesat fetare, pa e mbyllur me hekura, siç ndodhe tani, duke u kthyer në një objekt i braktisur.


    Nga Abedin KAJA

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Cili eshte pozicioni i "IMK"? Si i eshte (nese i eshte) pergjigjur ofertave te Komunes dhe Komunitetit Ortodoks?
    A eshte pare mundesia te kalohet ky objekt me vlera te medha nen mbrojtjen e UNESCO-s?
    Nese qe ne kete moment shembet 15-Kateshi ne Tirane nuk behet ndonje qamet i madh, po nese me kalimin e kohes ne humbasim keto monumente fetaro-kulturoro-historike kjo po qe eshte humbje e madhe!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Forca e jetës në këmbët e vogëlushes 10 vjeçare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 12:44
  2. Skandal Martohet me një 12- vjeçare, përfundon në polici!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:54
  3. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36
  4. Shkolla 8 vjecare.
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2002, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •