Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Triniteti i Perëndisë

    Ja disa pershkrime qe i jepen Zotit Jahve edhe Jisuit bashke:


    1) Te ngriturit prej se vdekurish edhe te dhenit jete


    Deutoronomi 32:39..."39 Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.



    Joani 10:28 "28 dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime."



    2) Bariu i mire



    Ezekiel 34:11-12...."11 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem.


    12 Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t`i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.




    Joani 10:7 11 Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.



    3) Dhenesi i fjaleve te perjeteshme



    Isaia 40:8 "Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë".





    Mateu 24: "34 Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.


    35 Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.





    4) i adhuruar edhe lavderuar nga engjejt



    Psalmi 1481 "Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.


    2 Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.
    "




    Hebrejte 1 "6 Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ``Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë``.



    5) Dhenderi


    Isaia 62:5 "Prandaj, ashtu si një i ri martohet me një të virgjër, bijtë e tu do të martohen me ty; dhe ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty.



    Zbulesa 19:7 "Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t`i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!



    6) Lavdia e Perendise



    Isaia 42:8 "Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t`i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.



    Joani 17:5 "Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota."



    Joani 5:23 që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar



    Herbrejte 1:3 "Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,




    7) Ai qe kerkon te humburin



    Ezekieli 34:16 "Unë do të kërkoj të humburën, do ta kthej të hutuarën, do t`i lidh plagën, do ta forcoj të sëmurën, por do të shkatërroj të majmen dhe të fortën; do t`i kullot me drejtësi.



    Luka 19:10 "Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur"




    8) Zoti i Zoterve



    Deutoronomi 10:17 "sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,



    Zbulesa 17:14 "Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t`i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë``.





    vazhdon

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    9) Zoti i Lavdise



    Psalmi 24:10 "Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)



    1Kor 2:8 "të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë."




    10) gjithshka ne te gjithe


    1Kor15:28 "Dhe kur t`i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t`i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.



    Kolosianet 3:11 "Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.




    11) Drita



    1Joani 1:5 "Perendia eshte drite edhe ne te nuk ka kurefare erresire


    Psalmi 27:1 Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?



    Joani 8:12 Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ``Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës``.




    12) I Shenjti



    Isaia 48:17 "Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, i Shenjti i Izraelit: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh."



    Veprat 3 "13 Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte.


    14 Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t`ju jepej një vrasës,






    13) Cliruesi/shpenguesi



    Isaia 43:14 "Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.



    Titi 2:14 " cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.





    vazhdon...

Tema të Ngjashme

  1. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •