Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 125
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Nje nga gomarrlleqet qe sundon ne Lindjen e Mesme eshte se mjerimin e kane pse eshte Izraeli dhe amerika e sponsorizon Izraelin.

    Lere menjane ate qe ka thene ai pejgamberi per izraelitet por sepse ekziston Izraeli ka mungese te ushqimeve fshatrat iraniane? Komplet idiotizem!

    Popujt e Lindjes se Mesme nuk e dine se nga cfare po iu vjen e keqja. Perderisa armiku i brendshem i nxit masat se eshte armiku i jashtem ai qe e ka fajin per mjerimin e tyre deri atehere ky mjerim ka per te vazhduar.

    Si PPSH, fajin per ekonomine qe po falimenton e ka armiku i jashtem.


    hmmm dikush do thote se eshte Amerika ajo qe sponsorizon qeverite te Lindjes se Mesme. Amerika po ben politiken e saj per interes te saj.

    Bin Laden po e ben punen se prapthi. Kerkon te destabilizoje Ameriken ajo te mos sponsorizoje qeverite e Lindjes se Mesme. Pse nuk fillon te destabilizoje qeverite e Lindjes se Mesme? Do e kishte me te lehte keshtu.

    Hera e pare qe lexoj diçka me mend prej teje ne ket forum.

    Nje pjese e madhe e problemeve te atyne vendeve kan ardhe si pasoje e politikave te gabume te vete liderve te tyne. Kjo as qe diskutohet. Megjithate, kjo eshte gjysma e se vertetes. Edhe Amerika bashke me aleatin e saj, Izraelin, ka dhan shume kontribut te madh qe ta boj rremuje Lindjen e Mesme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 27-10-2005 më 13:09

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po cfare pret njeri deklarata me mend nga presidenti iranit? Shifni ca mbiemri ka ...

  3. #23
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Qe kur personalitetet u vleresokan nga mbiemrat? Administrata e forumit duhet te kete nje filter te quajtur p.sh. anticretine-general-filter!
    Presidenti ka bere thjesht nje gabim taktiko-diplomatik duke thene ate gje qe shume burra shtetesh e mendojne dhe e deshirojne ne fshehtesi! Ceshtja eshte qe ne kontekstin e histerise anti-Iraniane deklarata te tilla (sado te drejta qofshin) i bejne dem kryesisht Kombit dhe Shtetit Iranian!
    Ai nuk duhet ta thoshte nje gje te tille (ne kete forme) per arsye krejt te tjera......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #24
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ket here ceshtja e Iranit nuk esht presioni qe ben Amerika, edhe Evropa esht nen-alarm pasi irani esht vendi ku po vin me shum terorist dhe qeveria e Iranit po ecen ne rruge te keqe duke u kundeshtuar dhe Evropes ku ne fund lufta do jet e vetmja zgjedhje!

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Editorial i ‘‘Le Monde’’
    Urrejtja
    LE MONDE | 27.10.05 | 13h08
    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol


    Nëse ishte nevoja për këtë, më në fund maska ka rënë. Duke i bërë thirrje botës myslimane për të bërë në atë mënyrë që shteti i Izraelit të fshihet nga harta, presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka plotësuar në pak fjalë, të mërkurën 26 tetor, portretin shqetësues të një kryetari shteti të plotëfuqishëm dhe ekstremist. Në secilën prej deklaratavet të tij, ambicja iraniane, e mbartur tani e tutje nga ky ish Roje e revolucionit, shfaqet në një mënyrë gjithnjë e më të hapur dhe agresive.
    Për të gjithë ata të cilët besonin apo donin të besonin që Republika islamike ishte zbutur më në fund, duke hequr dorë në veçanti për të kultivuar obsesionin e saj "antisionist", realiteti merr përsipër për të treguar që asgjë nuk është kështu. Irani i Mahmoud Ahmadinejad vazhdon së ngulmuari. Presidenti i ri iranian ka ndërmend të fusë përsëri në veprim doktrinën zyrtare të Republikës së re qysh nga krijimi i saj më 1979 : "Siç ka thënë imam Khomeiny, Izrael duhet të fshihet nga harta", ka thënë ai përpara mijëra studentësh të zjarrtë me rastin e një konference të qartë "Le monde sans le sionisme".
    Befas, koha e shkurtër reformuese e presidencës së Mohammad Khatami (1997-2005) është lënë pas. Ja Irani përsëri më radikal sesa Palestinezët, i vendosur për tu rikthyer në zëdhënës të botës myslimane, për të marrë përsipër udhëheqjen e masave të varfëra, të poshtëruara dhe të nxehur. Në këtë rol të aq shumë kërkuar, presidenti iranian zgjedh për të folur si predikuesit më ekstremistë, duke inkurajuar turmën për të sharë Izraelin, SHBA-ës, dhe për tu dukur me peshë, duke u premtuar drejtuesve arabë të tunduar për ta njohur shtetin çifut se ata do të digjen "në zjarrin e tërbimit të komunitetit të besimtarëve".
    Fjalimi plot urrejtje i mbajtur nga presidenti iranian tregon një ngurtësim politik. Në mungesë të të paturit ditur për të dhënë në pak muaj një rreze shprese ndaj popullit të vet (15% e popullsisë aktive është e papunë) dhe të të paturit treguar që pasuria e naftës mund të ishte e shpërndarë më mirë, regjimi mundohet për të ngacmuar reflekset më konservatore dhe dogmatike. Femrat, veçanërisht, që kishin mundur këto vitet e fundit të përfitonin nga disa hapa të ndrojtur përpara, e shohin veten edhe një herë të vendosur nën një kontroll të përhershëm të veshjes. Bota e kulturës është vënë nën një mbikqyrje të lartë : Këshilli suprem i revolucionit kulturor sapo ka ndaluar shpërndarjen dhe projektimin "e filmave të huaj që propagandojnë ide laike, feministe, liberale (...)". Website-t Internet janë të vëzhguara, të filtruara, madje të ndaluara.
    Vrazhdësia e këtij rikthimi prapa është më shumë sesa një shenjë e keqe. Ajo është një subjekt alarmi serioz në momentin kur ambicja bërthamore iraniane afishohet haptas. Pas negociatave ndërmjet Teheranit dhe Bashkimit europian, askush nuk beson më në përrallën e një fuqie petroliere e cila kërkon për tu pajisur me një mjet bërthamor civil. Bashkësia ndërkombëtare ka të drejtë sot të provojë një shqetësim tejet të thellë mbi përdorimin që Irani do t’i bënte bombës.

    Artikull i shfaqur në edicionin e 28.10.05

    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 27-10-2005 më 16:53

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nje deklarate kjo shume e ashper e presidentit iranian. Deklarata kaq agresive se kane vendin ne politike. As Hitleri dikurnuk bente deklarate zyrtare per zhdukjen e cifuteve. Sic duket islamizmi per nga egersia qenka edhe perpara nazizmit.

    Sdi sesi mund te kete nje shtet nje urrejtje kaq te madhe per nje shtet tjeter. Ne shekullin e 21!! As serbeve sdo tja uroja kurre zhdukjen nga faqja e dheut. Njeriu e ka nje dimension human perbrenda qe nuk humbet kurre. Por sic duket ne boten Arabe sentimentet mesjetare nuk qenkan fashitur akoma.

    Ceshtja eshte se deklarata te tilla e bene me te besueshem faktin qe Irani do me te vertete te ndertoje bombenberthamore. Dhe seshte cudi qe sapo ta kete tja hedhe Izraelit e te zhduke nja 3 milione cifute me nje goditje. Bota duhet te beje dicka per te ndalur mostra te tilla.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    PERENDIMI KUNDER PRESIDENTIT TE IRANIT

    Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka kerkuar "zhdukjen e Izraelit nga harta e globit" dhe u ka bere thirrje palestinezeve per shkaterrimin e shtetit izraelit me atentate. Ne nje konference ne Teheran Ahmadinexhad e ka cilesuar konfliktin ne Lindjen e Aferme si "beteje mes botes imperialiste dhe frontit te shenjte te botes islame".

    Qeverite perendimore i kane kritikuar me fjale te ashpra deklaratat e presidentit iranian. Presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad duket se e ka braktisur arsyeja pasi ne nje konference anti-izraelite ne Teheran deklaroi domosdoshmerine e zhdukjes se Izraelit nga harta e globit. Edhe udheheqesi i revolucionit iranian Khomeini pati kerkuar te njejten gje eshte shprehur Ahmadinexhad dhe per te nje bote pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Izraelin nuk eshte e pamundur. SHBA dhe Izraeli kane reaguar ndaj ketyre deklaratave te presidentit iranian dhe jane shprehur se Irani ne kete menyre tregon fytyren e tij te vertete prandaj me e vonta tani duhen marre masa qe Teherani te mos jete me burim rreziku. Edhe ne Europe shqetesimi ndaj kercenimeve te Ahmadinexhad eshte shprehur qarte dhe deklaratat e tij jane cilesuar "krejtesisht te papranueshme" e deri "thellesisht shqetesuese dhe te uleta".

    Deklarata te tilla kishin kohe pa u degjuar

    Por a eshte e lejuar habia ndaj nje deklarate kaq te hapur anti-izraelite? Ne te vertete jo pasi armiqesia e vendosur dhe refuzimi i Izraelit nga regjimi iranian eshte qysh nga ditet e Komeinit pjese perberese e politikes se Teheranit megjithese deklarata kaq te hapura nga personalitete te larta kishte kohe qe nuk degjoheshin. Por edhe nen qeverisjen e presidentit te meparshem Muhamad Katami ish ministri i jashtem iranian Kharrazi pati theksuar mese nje here se ne syte e tij Izraeli ishte nje shtet jo legjitim dhe per kete arsye nuk duhej te kishte njohje nderkombetare per te. Ahmadinexhad ka shkuar tani vetem nje hap me tej duke e kthyer situaten ne ditet e fillimit te revolucionit iranian kur fanatizmi i skajshem percaktonte edhe politiken e jashtme. Eshte ne natyren e fanatikeve te ketij lloji te flasin dhe veprojne pa marre parasysh pasojat qe mund te bien mbi ata vete. Ata besojne se kane te drejte ashtu sic Irani konsideroi te drejte paraqitjen ne panairin e librit ne Frankfurt te broshurave me permbajtje antisemite.

    Ogur i keq per mandatin e presidentit te ri

    Nje ogur i keq ky per mandatin e presidentit te ri pasi Mahmud Ahmadinexhad nuk mund te kishte zgjedhur kohe me te papershtatshme per provokimet e tij: Irani vazhdon te jete nen trysnine e SHBA-ve dhe te europianeve per te leshuar pe ne ceshtjen e energjise berthamore. Ai akuzohet per pergatitjen e armeve berthamore dhe me veshtiresi u krijua nje grup personash te arsyeshem te cilet kerkonin trajtimin korrekt te Iranit nga pikpamja ligjore: Teherani sipas tyre ka nenshkruar marreveshjen per mosperhapjen e armeve berthamore, ka sigurur se nuk ka interes ne prodhimin e tyre dhe gezon te drejten legjitime per perdorimin paqesor te energjise atomare. Por ekziston dyshimi se Teherani te gjitha keto nuk i merr shume seriozisht dhe ky dyshim tani eshte perforcuar pasi nje shtet qe kerkon shkaterrimin e nje shteti tjeter duhet pare me shume mosbesim dhe trajtuar me shume rezerve. Per Iranin do te behet gjithnje e me e veshtire te gjeje mbeshtetje jashte. Nje sjellje e tille mazokiste duket se eshte nje rast per psikiatrin.

  8. #28
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ky psikopati iranian do coje ndonje besimtar te Allahut me ndonje bombe kimike apo nukleare do hapi luften e trete boterore.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Ky psikopati iranian do coje ndonje besimtar te Allahut me ndonje bombe kimike apo nukleare do hapi luften e trete boterore.
    "Qeni qe LEH nuk te HAN"
    Populli


    P.S.: Do ti vije rradha edhe ketij, se nuk i mbushet zorra 50 miljon veteve me parulla, per ashtu kishim edhe ne Enverin megjith bunkere, e perfunduam si morracake neper bote (1990).

    Kjo verteton edhe njihere te drejten legjitime te shtetit te Izraelit, per ndonje sulm preventiv ne rast se keta turbanet e Iranit rrezikojne prodhim armesh nukleare.

    USA duhet gjithashtu te beje presion qe te forcohet embargoja ndaj ketij shteti pa moral, por jo te hape lufte, ne kete moment, sepse nuk ja vlen barra qirane, le te hane uraniumin (e pasuruar) qe u shet Rusia sa "frengu pulen".

  10. #30
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Duhet nje embargo si ajo e Irakut te ngordhin per buke keta iranianet. Problemi eshte se nuk binden ruset jo se orthodokset kane simpati per myslymanet, ne fakt jane armiq te betuar, por gjithshka eshte biznes. Nafta iraniane ka filluar me kohe te kaloje nepermjet firmave ruse.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 16:34
  2. A duhet të dalë Shqipëria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  3. Kredia e Bankës Islamike, Shqipëria bojkoton Izraelin
    Nga alproud në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 19:16
  4. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •