KORRUPSIONI NE DOGANA NUK LUFTOHET ME RROKADE
Qeveria Berisha erdhi ne pushtet me premtimin e madh se do te qeveriste me duar te pastra. U tha se keto duar me shume se kudo do te vihen ne pune per te luftuar korrupsionin, por mbi te gjitha per te denuar dhe ndjekur penalisht ata qe rezultojne se kane bere kete korrupsion. Nga raportet e shumta te nderkombetareve, dhe jo vetem te tyre, ne Shqiperi rezulton se pjesa me e korruptuar e administrates jane punonjesit e doganave dhe tatimeve. Pa mbushur ende 10 dite nga qeverisja e re Berisha, Ministri i Financave firmosi levizjet e drejtuesve te doganave kryesore ne vend. Po te veresh listen duket qarte se kreret e doganave thjesht kane nderruar vendet, pra Bode ka bere nje rrokade ne dogana. Shume emra qe ai i ka emeruar ne dogana me rendesi, jane lakuar disa vite me pare si emra te implikuar ne ceshtje te ndryshme korruptive. Madje, disa syresh, jane pushuar nga puna me kete motivacion nga drejtuesit e meparshem te doganave. Disa nga keto emra qe Bode ka zgjedhur si figura te pastra, jo me pak se dy apo tre vjet me pare kane mbetur disa muaj pa pune, pasi rezultuan te implikuar ne afera korruptive. Korrupsioni nuk mund te luftohet duke transferuar ne detyra te ndryshme te akuzuarit per korrupsion, pasi ne kete menyre do te kishim nje transferim te problemit, por jo zgjidhje te tij. Ministri i Financave duhet te kishte larguar nga detyra te gjithe ata qe kane gllaberuar milionat qe duhet te perfundonin ne xhepat e shqiptareve. Madje, reforma nuk duhet te ndalej ketu. Kryefinancieri duhet te perpilonte dosje per cdo te dyshuar per korrupsion dhe ta depozitonte ate ne prokurori. Ka ardhur koha qe qeverisja me duar te pastra te shnderrohet ne realitet, te zbatohet ne cdo hallke te ekzekutivit dhe sidomos tek ata qe kane per detyre te mbushin arken e shtetit.
KJ.
Krijoni Kontakt