Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Qeveria, nisin shkarkimet nė dogana ...

    Me urdhėr tė Bodes shkarkohen kryedoganierėt e Kakavijės dhe Shkodrės. Lėvizin edhe drejtorė tė tjerė. Burime tė brendshme tė Drejtorisė sė Doganave konfirmojnė lėvizjen e sė paku 9 drejtuesve tė lartė.


    TIRANĖ - Doganat kryesore tė vendit tonė kanė pėsuar ndryshime nė stafet e tyre drejtuese gjatė ditės sė djeshme. Ka qenė ministri i sapoemėruar i Financave i cili ka vendour gjatė ditės sė djeshme qė tė lėvizė njė pjesė tė mirė tė drejtuesve tė doganave kryesore tė Shqipėrisė, si dhe tė shkarkojė disa prej tyre nga detyra. Pavarėsisht se zyrtarisht nuk ka pasur ndonjė njoftim nga ana e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave apo nga Ministria e Financave, burime tė sigurta pėr gazetėn kanė konfirmuar lėvizjen e sė paku 9 drejtuesve tė lartė tė pikave doganore tė ndryshme apo drejtorive tė kėsaj strukture. Kėshtu, duke nisur qė nga Drejtoria e Tiranės, lėvizjet kanė kapur dhe doganat e Qafė- Thanės apo Kakavijės. Burimet e sigurta brenda Drejtorisė sė Pėrgjithshme, tė cilat nuk duan tė identifikohen, kanė bėrė tė ditur se janė sė paku 9 emra tė cilėt janė pėrfshirė nė ndryshimet e urdhėruara nga ministri Bode, prej tė cilėve, dy janė shkarkuar nga detyra. Zyrtarisht, zėdhėnėsja e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave ka bėrė tė ditur se qėllimi i lėvizjeve nuk ėshtė shkarkimi i personelit, por thjesht lėvizje tė personelit tė organogramės sė doganave. Pėr kėtė qėllim, ministri i Financave ka kėrkuar organigramėn e Doganave pėr tė bėrė zėvendėsimet. Po dje, gjatė pasdites, zyrtarisht asnjė emėr nuk ėshtė konfirmuar, apo dorėzuar pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, po ėshtė konfirmuar vetėm fakti qė ka pasur lėvizje. “Deri mė tani nuk ka ardhur asnjė vendim pėr shkarkim tė drejtorėve. Ajo qė ne dimė, ėshtė se do tė ketė zėvendėsime tė posteve. Ministri ka marrė organogramėn dhe po shikon pėr tė bėrė zėvendėsime brenda strukturave”, - tha dje pėr gazetėn Albana Veleshnja, zėdhėnėse e DPD-sė.
    Ndryshimet
    Pothuajse tė gjithė personat qė kanė lėvizur apo janė shkarkuar kanė mbajtur poste tė larta nė pikat doganore ku kanė punuar. Po kėshtu, edhe postet ku ata janė urdhėruar tė shkojnė, janė poste tė larta, si drejtues tė pikave doganore. Pėrsa i pėrket shkarkimeve tė bėra, burimet pėr gazetėn kanė konfirmuar vetėm dy prej tyre, dhe ata janė drejtori i Doganės sė Shkodrės dhe ai i Kakavijės. Pėrkatėsisht nė kėto poste drejtuese, sipas burimeve qė nuk duan tė indetifikohen kanė qenė Esat Ēallmuri dhe Bardhyl Dervishi, tė cilėt janė shkarkuar nga detyrat si drejtues tė pikave doganore. Lidhur me lėvizjet e bėra, burimet e gazetės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganve bėjnė tė ditur se Luan Meēe, i cili mbante postin e drejtorit tė Doganės sė Durrėsit, ėshtė emėruar nė Doganėn e Lezhės, duke ia lėnė vendin e tij Arben Bajraktarit, i cili mė parė ishte drejtor i Kontrollit tė Brendshėm dhe Auditimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme. Ndryshim tjetėr i bėrė ėshtė edhe lėvizja e drejtorit tė Qafė- Thanės, Olti Kuke, i cili ėshtė vėnė nė postin drejtues tė Doganės sė Kapshticės. Lėvizje e “bujshme”, e urdhėruar nga Ritvan Bode, ka qenė dhe lėvizja e Tomorr Kalasė nga posti i drejtorit tė Doganės sė Tiranės. Kalaja, sipas burimeve tė gazetės, ėshtė emėruar nė Laboratorin e Logjistikės, por nuk dihet nėse do tė mbajė postin e lartė drejtues apo ėshtė emėruar si inspektor i thjeshtė. Pėrsa i pėrket postit qė mbante Tomor Kalaja, deri nė orėt e fundit tė ditės sė djeshme ende nuk ishte konfirmuar personi qė do ta zėrė atė. Gjatė ditės sė sotshme dhe nė ditėt nė vijim priten ndryshime tė tjera, jo vetėm nė dogana, por edhe nė Drejtorinė e Tatimeve. Pėr kėtė tė fundit, burimet zyrtare kanė thėnė se nuk ka pasur ndryshime apo urdhra pėr lėvizjen e stafit drejtues.

    Shekulli
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Bodja vetem i paska nderruar vendet. "Barkderrat" po aty qenkan. Kshu do me e luftu korrupsionin doktorri me ndrrime vendesh. Doganat dhe Tatimet jane pikat me te nxehta te korrupsionit. Bodja duhet t'i nise per ne Prokurori emrat e tyre e jo t'i nderroje vendet ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Korrupsioni politik?

    Nga Prof. Dr. Apollon Baēe

    “Korrupsioni politik (political corruption) krijon atė
    gjendje tė pashpresė dhe tė dėshpėruar, si ajo qė
    shohim sot nė shumė vende. Kjo gjendje ēon nė
    konflikte, dhunė dhe mė sė fundi nė terror” thotė
    themeluesi i Transparency International-it Peter
    Eigan. Thuaj sinkron nė kohė me pėrcaktimin e
    Departamentit Amerikan tė Shtetit se nė Shqipėri
    “Korrupsioni shtrihet nė tėrė nivelet e qeverisė-
    corruption at all levels of the government".
    Ky “corruption at all levels of the government” i
    pėrgjigjet pastėr pėrkufizimit tė Eigan-it “korrupsion
    politik”. Por a ėshtė i drejtė pėrdorimi i termit
    “korrupsion politik” nėse personat politikė
    shfrytėzojnė postin pėr pėrfitime vetiake?
    Sė pari kjo kėrkon ndarjen e qartė tė amoralitetit
    politik (si pjesė e dobishmėrisė partiako- politike)
    nga imoralitetit i individit tė veshur me pushtet
    politik (si pjesė e dobishmėrisė vetiake). Nėse pėr tė
    parėn vlen shembulli i Helmut Kohl-it i akuzuar pėr
    abuzime financiare nė favor tė partisė sė tij, pėr tė
    dytėn vlen shembulli i Fatos Nanos i akuzuar pėr
    abuzime financiare nė favor tė tij. Madje deri edhe nė
    kurriz tė partisė sė tij (“Unė i dhashė 250 mijė
    dollarė pėr fushatėn nė maj dhe ai i mori e nė vend qė
    t'ia jepte partisė pėr fushatė, i mori pėr vete,”
    thotė ish-ministri i tij Angjeli).
    Kjo ndarje e amoralitetit tė politikės nga imoraliteti
    i politikanit fiton vlerė pėr shkak tė sprovave pėr ta
    trajtuar aferėn Koka - kontrabandimin e 11
    konteinerėve me cigare me vlerė 4.05 milion $ dhe tė
    kapur nga shėrbimet e huaja sekrete - si aferė me
    prapavijė politike. Ndėrkohė qė ajo ėshtė njė aferė
    kristal e pastėrt krimi ekonomik. Pavarėsisht
    pėrfshirjes nė te, tė personave politikė.
    Tėrė personat qė mund tė jenė tė implikuar, qė nga
    polici mė i thjeshtė dhe deri tek kryeministri, janė,
    duke e shmangur termin kriminel-ekonomik, thjesht
    keqbėrės. Ndėrkohė para ligjit si keqbėrėsi - polic i
    thjeshtė ashtu edhe keqbėrėsi kryeministėr, janė tė
    barabartė. Gjyqi dhe opinioni publik e dėnuan pa
    mėdyshje si ladro-hajdut ish kolegun e Fatos Nanos,
    kryeministrin socialist italian Betino Craxi.
    Sqarimi se ai qė abuzon me pasuritė e popullit,
    pavarėsisht nga posti, ėshtė keqbėrės ordiner dhe se
    kjo keqbėrėsi nuk ka tė bėjė aspak me politikėn, fiton
    rėndėsi edhe mė tė madhe pėr ditėt e ardhshme. Kjo
    pasi krimi i rėndė ekonomik nė Shqipėri nė shumicėn e
    tij ka kostum qeveritar. Nė Shqipėri nuk kemi tė bėjmė
    thjesht me plotone tė armatosura siē arritėn ta
    gėnjejnė “kolegėt shqiptarė” zv.Prokurorin e
    Antimafias Italiane Dr.Franēesko Mandoi-n kur i thanė
    se Kokat nuk mund tė goditen “pasi kanė njė grup tė
    armatosur, qė ėshtė shumė mė i fortė se policia dhe
    nėse preken, rrezikohet shpėrthimi i njė lufte
    civile”.
    Nė Shqipėri nė plan tė parė qėndrojnė Angjelėt pėr tė
    cilėt ish-kryeministri i tyre Nano thotė “Anastas
    Angjeli tė qartėsojė nė organet e drejtėsisė faktet me
    favoret qė vijnė nga detyra e Angjelit pėr sipėrmarrje
    dhe pasurim tė shpejtė… Nuk qeveriset me Angjelėt e
    patundshėm me kthetrat e tyre nė buxhetin e shtetit”.


    tema

  4. #4
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    shume e vonuan ata te fillojne dhe nga nkset e tjera shpejt e shpejt
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --


    Kameleonėt e administratės


    Feti ZENELI

    Disa ditė pasi isha pushuar nga puna pėr motive politike nė shtator tė vitit ’97, u ndodha nė ambjentet e Degės sė Tatim-Taksave tė kryeqytetit, pėr tė shoqėruar njė shokun tim biznesmen, ku disa “nėntėdhjetė e shtaēė” tė ardhur nga Tepelena nė kėto zyra mė shikonin si ujqėr. M’u duk vetja sikur ndodhesha pėrballė “post-bllokut” komiteto-shpėtues, i ngritur nė mars tė ‘97-ės tek ura e Memaliajt, e jo nė zyrat e shtetit. Pėr t’ju shmangur ndonjė icedenti tė mundshėm, pėr tė cilin isha paralajmėruar me gojė e mė shkrim si “kėlysh i Saliut” ,gjatė gjithė muajve tė revoltave i thashė shokut tim, tė vazhdonte vetė mė tej dhe unė e prisja tek njė kafe aty pranė. Sapo isha ulur i vetėm aty nė tavolinė, kur kthehet shoku im dhe mė thotė i nervozuar qė, “tė iknim pėr ta pirė nė njė vend tjetėr kafen”. “Po t’i ē’pate?”, i them shokut tim sapo zyra vend nė sedilen e parė tė makinės sė tij. “Ē’tė kem!”, m’u pėrgjigj ai. “Nuk deshėn t’mė mbarojnė punė vetėm sepse isha i shoqėruar me ty(!?)”. “Mirė ta kanė bėrė”, iu ktheva me njė zgėrdheshje tė sforcuar inaēore. “Ē’tė duhet ty qė shoqėrohesh me armikun e klasės(!?)”…
    Kėtė ngjarje tė dhimbshme dhe tronditėse nė jetėn time personale, mė shumė se sa thirrjet “pėr t’mos prekur administratėn”, ma kujtoi njė telefonatė “miqėsore” e kėtyre ditėve, nga njė prej tatimorėve tė sipėrpėrmendur ku interesohej, “nėse mua mė kishin ofruar ndonjė punė tė mirė”, pasi sipas tij, “mė takonte qoftė profesionalisht, qoftė politikisht”, etj., etj. Nuk ka rėndėsi tė tregojė me tej ē’i thamė njeri-tjetrit, pasi me kaq sa tregova mė sipėr mjafton pėr tė ilustruar idenė e shkrimit tim, pėr pėrpjekjet e gjithanshme kameleoniste tė njė grup tė madh nėpunėsish tė administratės sė ulėt qeveritare pėr tė vazhduar ta mjelin akoma nė mėnyrė abuzuese “lopėn” e tė ardhurave tona shtetrore, deri dhe duke bėrė miqėsi me “armiqtė” e tyre tė para 3 korrikut 2005. Nė atė telefonatė tė pacipė unė ndjeva pėrsėri kėrėcėnim, pėrbuzje, tenativė pėr kompromis, pasiguri, mosvlerėsim; me pak fjalė ndjeva gjithėēka tė keqe qė kėrkon tė infektojė dhe paralizojė qeverisjen e re tė ndryshimit Dhe tė tillėt nuk janė pak por rreth 80% e nėpunėsve tė administratės shteterore, tė cilėt sipas njė studimi tė Qėndrės Kombėtare pėr Zhvillim mendojnė se, qeverisja nanoiste do t’i sillte mė shumė zhvillim vendit se sa qeverisja aktuale. Ndonėse i shprehur si njė vlerėsim tekniko-ekonomik, ky opinion ėshtė njė bindje e pastėr politike, e cila e ngulitur qoftė edhe nė kokėn e teknicienit mė tė mirė, shėrben vetėm nė rolin e shkopinjve tė vėnė nėn rrotat e reformave ndryshuese tė qeverisė sė re. Ndoshta jo tė gjithė prej tyre do tė guxojnė tė tregohen hileqarė apo matarapazė gjatė kryerjes sė detyrės, pėr shkak orjentimit antikorrupsion tė qeverisjes qėndore, por nuk ka diksutim qė, qė tė gjithė do stonojnė pėrballė kėtyre kėrkesave tė reja, pėr shkak tė mentalitetit dhe motodės nanoiste tė punės, ku ti si nėpunės apo sepcialist vlerėsoheshe pėr shkak tė aftėsive nė zhvillimin e korrupsionit dhe ndėshkoheshe nė rast se luftoje apo denoncoje publikisht raste tė tilla. Rasti “Cikalleshi” ėshtė proverbial nė kėtė drejtim. Ky ushtarak i ndershėm nė Ministrinė e Mbrojtjes u pushua nga puna dhe u kritikua ashpėr nga kryeministri Nano, pėr “fajin” e vetėm sepse denoncoi publikisht korrupsionin e ministrit pėrkatės nė kėtė dikaster. Ėshtė kjo arsyeja qė, sipas Bankės Botėrore, nėpunėsit e tė gjithė niveleve tė qeverisjes, pėr 8 vjetė tė kenė pėrvetėsuar nė formėn e taksės sė rryshfetit mbi 11 miliardė dollarė (1,4 miliradė dollarė nė vit). Dhe pavarėsisht se llomkėn mė tė madhe tė kėtyre parave e kanė marrė ministrat apo qeveritarėt e tjerė tė lartė, jo pak kanė pėrfituar edhe nėpunėsit e thjeshtė tė administratės, deri tek portieri, tė cilat tani nuk po lėnė gurė pa lėvizur pėr tu larguar pėr shkak tė reformės nga vende te punės qė kanė patur. Kėta zyrtarė tė ulėt janė gati qė njė pjesė tė parave tė korrupsioni,t t’i vėnė nė dispozicion tė ruajtjes sė vendit tė tyre tė punės edhe nė qeverisjen “Berisha”, ndėrkohė qė pėr 8 vjetė me radhė kanė investuar pėr tė blerė diploma, kualifikime tė ndryshme, tituj shkencorė apo krijuar shoqėri e miqėsi me kundėrshtarėt politikė pėr tė ndryshuar opinionet e dikurshme. Me kėtė pikėsynim ėshtė pėrpiluar dhe aprovuar nga ish-mazhoranca e majtė edhe ligji pėr statusin e nėpunėsit civil. Njė miku im pedagog mė tregonte para pak kohėsh, pėr falsifikimin e dokumentacionit shkollor nga kolegėt dhe eprorėt e tij, pėr tė diplomuar si ekonomistė tė lartė kundrejt pegesave tė majme 10-15 doganierė me arsim tė mesėm apo tetėvjeēarė, tė punėsuar kėtu qysh nga ‘97-a. Nė kėto kushte, shqetėsimi individual dhe kolektiv i tė majtėve pėr mosndryshimin e administratės nga qeveria e re, mė shumė se sa pėr tė mbrojtur vendin e punės, buron nga frika e moszbulimit tė skandaleve financiare e falsifikimeve tė ndryshme dokumentare. Nga ana tjetėr, gjithė kjo luftė e kėmbėngulje politike e socialistėve pėr tė garantuar paprekshmėrinė e administratės synon edhe pėrgatitjen e kushteve pėr “marrjen e kalasė nga brenda” si nė ‘97-ėn, kur disa nėpunės “demokratė” tė asaj kohe lanė “penėn” e administrimit dhe morėn armėt e rrebelimit. Natyrisht sot ėshtė e vėshtirė tė dallosh nė pamjen e tyre tė jashtme gjurmė tė tilla sjellje banditeske. Pėr mė tepėr kėto deformime alucinacioniste nuk mund t’i dallosh lehtė nė veshjen e tyre firmato, stilimin nė pėrgjithėsi, delikatesėn e tė ecurit, klasin e lokaleve qė frekuentojnė, etj.
    Ndaj pėr tė parė karakterin, aftėsinė dhe sjelljen e vėrtetė administrative tė tyre, ėshtė mirė t’i pėrfytyrojmė me rrobat ushtarke tė ‘97-ės, deftesėn me pesa tė atėhershme, rrethin shoqėror tė tyre nė atė kohė, emėrtimin e bandės ku ishin rreshtuar, etj. Ėshtė fakt i pamohueshėm qė nė vitin ’97 administrata u mbush me militantė, duke hequr pa hezitim ēdo specialist qė nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn, nuk u kishte shėrbyer social-komunistėve. Ndėrsa ligji i shėrbimit civil, i cili u hartua nė njė periudhė tė mėvonshme, nuk bėri gjė tjetėr veēse tentoi tė garantojė paprekshmėrinė e kėsaj kategorie nga rotacioni politik. Normalisht ndryshimi i qeverisjes nuk duhet tė ndikojė nė ndryshimin e nėpunėsve tė thjeshtė tė administratės, por nė rastin konkret administrata duhet pastruar nga militantėt dhe banditėt e ‘97-ės, pasi ata janė shndėrruar nė grupe hajdutėsh tė pasurisė publike dhe asaj private. Pėr tė realizuar me sukses reformėn antikorrupsion nė administratė, nuk ka ē’duhen as spiunėt, qė kanė pėrcjellė informacione tė ndryshme pėrtej zyrave tė qeverisė, pasi ajo qė pritet prej njė nėpunėsi tė pėrkushtuar e tė ndershėm, ėshtė qė t’i denoncojė publikisht rastet e shkeljeve ligjore dhe formave tė ndryshme tė korrupsionit prej eprorėve tė tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe kryeministrin e vendit. Por faktet e deritanishme tregojnė se nuk ka qoftė edhe njė rast tė vetėm denoncimesh tė kėsaj natyre, ndėrkohė qė qeverisja shqiptare i ka ngjitur ēdo vit, dy e nga dy shkallėt drejt kreut tė korrupsionit botėror. Nė kėto kushte “njėqind ditėt e antikorrupsionit” do tė jenė tė efektshme, nėse krahas ndryshimeve tė duhura ligjore, largohen prej administratės tė gjithė tė korruptuarit, duke pėrfshirė nė kėtė listė edhe pjesėn e pėrlyer tė nėpunėsve tė thjeshtė, deri tek roja i portės.
    “Qeverisja me duar tė pastėra” nuk mund tė realizohet pa pastruar administratėn nga nėpunėsit e korruptuar, militantėt ordinerė dhe kameleonėt e tjerė politikė tė sjellė revolucionarisht nė dikasteret dhe institucionet tona shtetrore. Kjo ėshtė njė ndėr reformat e para dhe tepėr e domosdoshme pėr tė garantuar realizimin sipas premtimeve tė programit qeveritar tė kabintetit “Berisha”. Nga ana tjetėr, kujdes duhet bėrė edhe nė zgjedhjen e zvendėsuesve qė do tė drejtojnė jo vetėm antikorrupsionin por edhe veprimtarinė qeverisėse nė pėrgjithėsi, pasi siē tregon eksperienca e sė kaluarės, problem nuk ka qėnė mungesa e ligjeve por moszbatimi i drejtė i tyre. Ndaj zgjedhja e zėvendėsuesve duhet bėrė pėrtej grupit tė njerėzve qė e ngrysin ditėn pėrpara selisė sė Partisė Demokratike apo partive tė tjera tė koalicioni qeverisės, pasi kjo kategori e konsideron postin zyrtar si shpėrblim pėr militantizmin e treguar, sikundėr u veprua prej qeverisjes socialiste tė pasnėntėdhjetė e shtatės qė i mbushi tatimet dhe doganat me pjestarė tė komiteteve tė shpėtimit kombėtar apo banditė tė tjerė ordinerė. Fjala ėshtė pėr tė ofruar nė administratė njerėz qė kanė ē‘tė japin nė favor tė antikorrupsionit dhe jo njerėz qė janė kthyer nė mjeshtėra tė marrjes sė parave publike apo private nėpėrmjet korrupsionit. Nė administratėn aktuale pėrkrahėsit e antikorrupsionit numėrohen me gishtat e njerės dorė, pėr shkak tė kritereve politike nė emėrimin e tyre, pavarėsisht garancive tė mėvonshme qė morėn nėpėrmjet ligjit tė shėrbimit civil, i cili nė njė farė mėnyre ėshtė pengesė serioze pėr tė bėrė ndryshimet e mundshme nė njė qeverisje tė konsideruar prej ndėrkombėtarėve si e korruptuar nė tė gjitha nivelet e saj.




    19-09-2005

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ti heqin nga doganat edhe ti cojn me pune ne Bulqiz ne minjer, se boll kan vjeth kelyshat.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    X: - Cfare pune ben ???

    Y: - Skraparli ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shumica ketu jane jashte

    Kush ka qene ne shqiperi pas 1997 e ka kerkuar te hyj ne pune ne shtet

    E di sa e veshtire eshte

    Pale po te dinin se ishe i opozites

    Per vite me radhe punesimi dhe ai ne vende ordinere qe ne dore te PSse

    Bile dhe klane te PSse hiqnin e vinin brenda klaneve

    SHUME SHQIPTARE EMIGRUAN

    KURSE MEDIOKER INJORANT FALLCIFIKATOR DIPLOMASH

    QE NUK I DUHEN VENDIT

    QE DUHET TE QENE NJEREZIT QE TE IKIN NGA SHQIPERIA

    ZENE POZITA KYCE SOT

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nje vend si Shqiperi

    Sa nje PLESHT

    Ka prodhuar NJE MILION EMIGRANTE

    Mes tyre doktora, profesora, intelektuale brilant e njerez me pervoje me vite e vite te tera ne administrate e te trainuar e investuar per te me vite te tere.

    Gjithe ata qe u trainuan nga bota ne vitet 92-96 nga bota u pushuan nga puna ne 97ten.

    E te mendosh se lufton Gramoz INJORANTI SEKRETARI I PARTISE per te mbajtur '''metastazat e PS ne administrate"??????

    Plus kush e njeh elektoratin e PSse ate 400 te 500 mishin --nga 50+8 vjet pushtet---ata jane te lidhur ne njemi menyre e perfitojne nga shteti--kuptohet kane shftytezuar kete periudh per te mbajtur e trajtuar e konsoliduar ---njerezit e tyre.
    .................................................. ............................................
    E ARDHMJA

    Qeveria e re jo vetem te bej reforme
    Po te mos jete per nje muaj a dy MUAJ

    Jane dy gjera qe garantojne sukses
    Per vendin e ata qe do qeverisin per 4 vjet.

    Per 4 vjet te kete dy kritere
    Qe ta besh administraten nje motor qe funkjonon

    Profesjonalizmi aftesia
    Pastertia nga korrupsioni

    Po hariti per 4 vjet te bej nje ndryshim te tille do jete shume mire
    Dhe populli po pa ndryshim ne mardhenie me administraten--do ta vleresoj.
    E cdo prurje e re te jete cilesore--e ta bej administraten me profesjonale e me te paster.

    Ti lemi genjeshtrat---e dine 5 milion shqiptaret si eshte bere administrata ne keto 8 vjet
    Bota e ka quajtur kete administrat komplet te korruptuar e partiake ne perqindje shume te larta.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    XHEPAT E MINISTRAVE I SHMANGEN SKANERIT

    3 tetori, afati i fundit per deklarimin e pasurise nga zyrtaret. Berisha ka deklaruar vetem nje shtepi te vjeter, anetaret e kabinetit hezitojne. Kryeinspektorja Laskaj pret me padurim verifikimin

    Ajo cfare ka deklaruar kryeministri Berisha para e pas zgjedhjeve se ministrat dhe zyrtaret e tij te larte nuk do te kene konflikt interesi si dhe do t'ju verifikohet e gjithe pasuria dhe burimi i saj, deri dje ka mbetur nje premtim i thjeshte dhe deshire e parealizuar. Duke vene ne siklet kryeministrin me premtimin e tij te bere publik, ministrat kane hezituar te deklarojne pasurine e tyre ne institucionin perkates, pra ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Kjo ka ardhur ndoshta per mosnjohjen e ligjeve ne fuqi apo edhe nga mbingarkesa e ketyre diteve per t'u mesuar me shtepine e tyre te re, por dhe te perkohshme, ne ministri. Nje pjese, sic akuzon edhe politika opozitare, kane direkt konflikt interesi me postin ose nuk po gjejne mundesi e rrugejustifikim te pasurimit te tyre ne keto vite. Ne kohen kur Berisha ishte ne opozite, ai e ngriti vazhdimisht zerin neper seanca parlamentare apo konferenca shtypi duke akuzuar me te drejte kabinetin e Nanos, pikerisht per kete qe nuk po e bejne sot ministrat e tij. Duke qene vete korrekt, kryeministri Berisha i cili ka deklaruar qe nga fillimi i karrieres se tij ne politike vetem nje shtepi te vjeter te kohes se Enver Hoxhes dhe asgje tjeter, duket absurde se si ka mundesi qe ministrat e tij guxojne ta vene ne nje pozite te veshtire kryetarin e qeverise para opinionit? Nese ndonjeri ka arsye te pajustifikueshme qe nuk arrin te firmose deklaraten e pasurise, pasi nuk ka se si t'i "mbuloje" milionat apo pasurite e vena, do te ishte me e udhes qe te shkonte tek kryeministri dhe te jepte doreheqjen. Asgje e keqe nuk i ndodh, vetem se do t'i duhet te shkoje tek institucioni i drejtuar nga Fatmira Laskaj per te raportuar se si i ka vene keto pasuri. Me pas, nese Berisha i qendron asaj cka ka deklaruar ne luften kunder korrupsionit do t'i duhet t'i drejtohet prokurorise per hetimin e atyre qe jane deklaruar. Berisha eshte politikan i pakorruptuar per vete dhe nuk ka perse te mbaje mbi supe akuza te neserme per ministrat e tij, nese vertetohen, sic po pergatitet opozita t'i vertetoje. Nje minister duhet para te gjitheve qe luajne ne politike, te beje deklarimin e pasurise qe diten e pare qe hyn ne kabinet. Afati perfundimtar per te hedhur kete hap eshte 3 tetori, dhe nuk ka perse te vonohen ministrat e Berishes per t'u paraqitur tek Fatmira Laskaj, njeriu qe eshte zgjedhur nga parlamenti per te bere kontrollin e atyre qe percakton ligji dhe qe bejne ligjet. Madje, sic deklarojne burime prane kryeministrit Berisha ai ka kerkuar nga ministrat e tij qe jo vetem t'i deklarojne sipas ligjit, por dhe t'ua japin vete mediave per t'i pare e verifikuar edhe ato nga ana e tyre. Ka nje faqe ne satin e internetit te kryeministrise ku kreu i qeverise dhe ministrat e tij deklarojne formularin e deklarimit qe kane cuar tek Fatmira Laskaj. Sa me shume zgjatet mungesa e mosdeklarimit aq me shume pikepyetje lindin ne opinion. Ka ministra qe kane bere biznes para se te vinin deputete dhe te cilet deri para 3 korrikut nuk i kapte ligji per t'u deklaruar, por duhet te thone se nga ku i kane marre, sa tatime kane paguar, qe media dhe parlamenti te bindet ne zbatimin e ligjit prej tyre, kur ishin jashte dyerve te parlamentit. Ashtu sic ka edhe ministra, zv/ministra te sapoemeruar te cilet kane probleme me drejtesine dhe ligjin. Vartesit e Berishes duhet ta kujtojne ose keshillojne kryeministrin per emrat qe i propozojne atij per t'i emeruar ne poste te larta. Neser nese dalin te perzier nuk do te mund te justifikohet kryeministri me argumentin "nuk e dija" apo "te merret drejtesia", kur vete nuk i con dosjen kryeprokurorit per hetime. Natyrisht qe jemi ne fillim te punes se qeverise dhe nuk ka perse te hamendesohet kaq shpejt, por do te ishte mire qe kryeministri t'i therriste te gjitha ministrat te cilet nuk pranojne ose hezitojne te bejne deklarimin ligjor te pasurise qe kane aktualisht. Nuk eshte me ne opozite qe kishte te drejten per te kritikuar pasi nuk kishte shume pergjegjsi, kurse tani eshte vete atje ku shikohet dhe kritikohet nga te tjeret. Deklarimi i pasurise nga ministrat eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe politik, pasi ngarkojne me dyshime mazhorancen ne teresi dhe PD-ne ne vecanti. Hapi i pare eshte deklarimi dhe me pas fillon verifikimi si nga Fatmira Laskaj, ashtu dhe nga opozita, media e opinioni publik i cili do te dije se kush po e qeveris.

    KJ.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •