Deklarata e gjermanit pas pėrfundimit tė zborit triditor
Brigel: Deri nė fund kontratėn me Shqipėrinė
FATJON KODRA
Trajneri i kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel u ka bėrė njė apel talenteve qė aktivizohen nė kampionatin shqiptar. Duhet tė ndryshojnė mentalitetin e tyre, nė mėnyrė qė ata vetė tė kėrkojnė pėr tė arritur nė kombėtare.
Tekniku i kuqezinjve tė Shqipėrisė e ka zhvilluar nėn shi seancėn e fundit tė stėrvitjes me futbollistė tė kampionatit shqiptar. Gjermani nuk ka veēuar asnjė prej 19 tė grumbulluarve, duke folur pėr ta me terma tė pėrgjithshme. Stėrvitja ka qenė e mirė. Lojtaret kanė punuar dhe kjo ėshtė parė, por duhet tė them se ata kanė qenė tė papėrgatitur. Kjo nuk ka tė bėjė me trajnerėt shqiptarė, pasi unė e di qė ata punojnė nė kushte shumė tė vėshtira, ka sqaruar Brigeli nė njė prononcim pėr gazetarėt. Tekniku i kuqezinjve ka ritheksuar edhe njė herė idenė e tij pėr aktivizimin e futbollistėve pretendentė pėr kombėtare nė ekipe tė huaja. Talentet duhet tė kėrkohen dhe tė zbulohen, pasi ata nuk dalin spontanisht nė skenė. Nėse do tė ishte e mundur tė luanin edhe nė njė ekip tė huaj do tė ishte mė mirė. Futbollistėt shqiptarė duhet tė ndryshojnė shumė koncepte tė tyre si nė stėrvitje ashtu edhe nė lojė, ka deklaruar trajneri gjerman. Kemi planifikuar qė tė zhvillojmė edhe njė zbor tjetėr stėrvitor nė muajin dhjetor, e mė pas kėto elementė do ti marrim me vete edhe nė turneun e Norēias, pėr tė pasur edhe eksperiencė ndėrkombėtare. Por, me talentet duhet punuar sistematikisht qė tė ndryshojnė mentalitetin dhe qė ata vetė tė kėrkojnė tė arrijnė nė kombėtaren madhore, shtoi Brigeli. Ndėrsa pėr sa i pėrket ēėshtjes sė ofertės sė ardhur nga Federata Kineze e Futbollit, Brigel ėshtė pėrgjigjur se kėrkon tė jetė sa mė korrekt dhe tė respektojė deri nė fund kontratėn qė ka me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Oferta tė tilla janė tė shumta, por unė u jam pėrgjigjur se kam njė kontratė me Shqipėrinė. Unė jam njė njeri qė e mbaj fjalėn dhe e kam thėnė gjithmonė se do ta ēoj deri nė fund kontratėn time kėtu, pėrfundoi Brigel. Nė fund, gjatė zborit treditor tė zhvilluar nė Kamėz, nuk kanė munguar edhe problemet me dėmtimet. I pari ka qenė vetė trajneri Brigel, i cili po kalon njė gjendje gripale gjatė kėtyre ditėve. Pėrveē tij, dy lojtarėt e talentuar Veliaj e Agolli kanė ndėrprerė stėrvitjen pėr shkak tė dėmtimeve muskulare. Brigeli do tė rikthehet nė Shqipėri pas 2 javėsh, pėr tė zhvilluar stėrvitjen e fundit pėr kėtė vit me futbollistėt e kampionatit.
Krijoni Kontakt