Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Shqiperi dhe Turizmi

    Nga vapa e nxehte e ketyre diteve secili njeri do kujtonte detin ku do mund te gjente vetveten .
    deshiroje te hape kete teme qe sado pak te kontribojme qe me mendimet tona ti ndimojme turizmit Shqiptar .
    Une personalisht shume here kam qene ne Shqiperi dhe kam ngelur secilin vit me i knaqur se vitin tjeter.
    Por cfare do duhej te bente Shqiperia apo Shqipetaret qe te terhjekin sa me shume vizitore .
    Po numroj disa nga ata te cilet duhet te beje Shteti Shqiptar,
    Ruget sa me shpejte (Si dhe sigurimi i rugeve,miresjella e policise) " dhe po te kerkojne te kerkojne me pak lek "
    Dritat ( shpesh ndodhe qe te kerkosh kaffe te thone iken dritat)
    Pritja e turisteve dhe sherbimet ndaj tyre te jene korkte.
    e shume gjera tjera qe sme kujtohen.

    Ju lutem shkruani dhe jepni mendimin tuaj

    Per Shqiptaret e Kosoves dhe Viset tjera pyetja eshte cilet jane arsyet qe nuk drejtoheni nga Bregdeti shqiptar ti kaloni pushimet?

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Fillimisht,

    PASTERTI- Kujdes per mjedisin. Vendet ketu tek ne me duken si nje kosh i madh plehrash. Te gjithe duhet te ndergjegjesohen per kete problem, qe nga individet e deri te administratat lokale qe as nuk shqetesohen fare.

    INFRASTRUKTURE- uje, energji,
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Jam shume dakort me Puhiza kur flet per ambjentin. Jemi ne qe hedhim plerat ne plazh e sidomos shishet e qeset e plastiket ( qe dihet duan mbi 10 vjet te shperbehen ne natyre e mbi 100 vite ne det) dhe jemi po ne qe te nesermen qahemi se plazhet jane te pista!!Duhet te dime te jetojme ne komunitet e te ndajme ne harmoni e duke respektuar ambjentin , ate plazh, rruge ....
    Persa i perket sherbimit duhet qe te jete me profesional; mos te kete dubel tarifa per te huajt me shtrenjte dhe shqiptarin me lire!!vetem ne Shqiperi ben vaki kjo dukuri. Motoja per te patur sukses ne kete fushe eshte "klientin eshte e veshtire ta terheqesh, dhe akoma me e veshtire qe ta besh te rikthehet".
    Afishimi i ēmimeve per artkujt qe tregetohen e jo te beht ēmimi sipas paraqitjes se turistit!...
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Dhermi e Trishtim

    http://www.reportazh.com/TEXTET/repo...reportazh1.htm

    Trishtim nė Dhėrmiun e mrekullive: Historia e familjes se Adem Sakajt

    Plazhet e para, ato tė bardhat, ato me ujė ngjyrė zmeraldi, ato nėn qiellin e Mesdheut buzė malit tė Ēikės, ato tė zhytura nė erėn e gjineshtėrs, tė rigonit, tė sherebelės, ato ku heshtja dhe furia e Posejdonit, zotit tė deteve, zė shkėmbejtė e thepisur, tani janė jo mė shumė se tre orė e pak udhėtim me automjet nga Tirana. Kohė e mjaftueshme pėr tė tėrhequr dashamirėt e pushimeve, pėrfshirė edhe ata tė fund javės, mes bukurisė marramendėse tė natyrės dhe nanuritjes sė bisedave gjithfarėshe tė shprehjes sė mirekuptimite dashurisė njerėzore.

    Edhe pėr pak kohė dhe udhėtimi drejt atyre plazheve, nga Rrėzė e Kanalit ku Ēika del nga deti kryeneēe e pėrgjatė gjithė Vargmalit tė Vetėtimave, pritet tė jetė mė i rehatshėm, mė i shpejtė dhe me shumė herė mė tė vogla rreziqeve se ato tė derisotme. Themi edhe pėr pak kohė, sepse janė ende tė pa bėra segmentet e superrrugės nga Ura e Dajlanit nė Plepa tė Durrėsit, nga Lushnja nė Vlorė dhe nga Vlora nė Llogora. Eshtė ende e pa bėrė gjysmėn e rrugės prej dyqindedy kilometra qė ndan Tiranėn me urėn e Pėrroi tė Palasės. Tani tė tetėdhjetė kilometrat nga Tirana deri nė Lushnje tė ka qejf shpirti t'i pėrshkosh, sepse kjo pjesė rruge ėshtė ndėrtuar e pėrshtatshme pėr udhėtim normal me automjet. Udhėtari nuk ėshtė i detyruar tė futet rrugizave tė qytetit tė Kavajės, gropave tė Rogozhinės dhe pluhurit tė Lushnjes. Po ashtu edhe pjesa e rrugės nacionale nga Llogoraja e nė urė tė Pėrroit tė Palasės jo vetėm ėshtė bėrė sipas standarteve tė botės, por pėr nga bukuria i ka tė rralla shoqet brigjeve tė Mesdheut. Kur rrotat e automjetit zėnė kėtė pjesė rruge, tė duket vetja sikur lundron mes detit dhe qiellit. Dhe lundrimi nga ėndėr tė bėhet zhgjėndėr te ndalon buzė greminės dhe shikon djemtė e dhėnė pas sportit tė fluturimeve mė parashutė, tė cilėt fluturojnė pėr orė tė tėra nė atė gji mali e deti. Herėn e fundit pamė Flori Vakon te ngjitej dhe zbriste me parashutėn e tij duke bėrė rrathė tė mrekullushėm asaj hapsire maramendėse.

    Shtėpi pushimi nė Dhėrmi

    Edhe nė shkrim duket se u rrėmbeva nga pjesa e fundit e udhėtimit, sepse lashė pa pėrmendur shumė gjėra tė tjera mbresėlėnėse njė prej tė cilave ėshtė vizita nė Manastirin mesjetar tė Ardenicės. Pesė kilometra devijim nė tė djathtė nė Kolonjė, aty te kilometri nėntėdhjetė i rrugės dhe trupi e mendja gjejnė shplodhje nė mjediset mistike tė asaj kishe, prej ku syri rrok nė ditė tė bukura gjith fushėn e Myzeqesė, detin dhe malin e Tomorrit pėrballė. Nuk pėrmenda vizitėn nė manastirin e Shėn Vlashit pranė Durrėsit, krejt i restauruar, aty ku njerėzit falen e ndezin qirinj pėr plotėsimin e lutjeve qė bėjnė. Nuk fola edhe pėr bazilikėn e Arapajt, atė rėnojė madhėshtore rrėzė kodrės me tė njejtin emėr nga ku perėndimet e diellit nė det shijohen nė praninė e mozaikut tė mesjetės sė herėshme. Nuk pėrmenda oxhakun e njė fabrike nė Kavajė, i cili ėshtė kthyer nė minare xhamie, sa pėr tė qeshur aq edhe pėr tė menduar pėr guximin e imamit tė asaj qėndre tė re kulti. Sa herė kaloj aty pari rri e shikoj se mos janė kthyer nė minare xhamie edhe oxhakė tė tjerė, tė cilėt ka kohė qė nuk nxjerrin tym nė zonėn industriale tė atij qyteti. Nuk pėrmenda as restorantet dhe kafenetė e rrugės, njerzit e tė cilave kanė filluar tė shėrbejnė e tė nxjerrin nė pah me kulturė traditėn e tyre tė mikpritjes.

    Aty kėtu, nėpėr restorantet e rrugės kanė filluar tė pėrpunojnė edhe guzhinėn e tė shėrbejnė pjata me gjellė tė shijėshme tė vendit. "Kemi zogj fushe", lexon nė njė nga reklamat e tyre. Nuk pėrmenda as dėshirėn pėr t'u kthyer dhe vizituar Apolloninė mbresėlėnėse tė Ilirisė, aty ku arkeologė shqiptarė dhe nga bota, francezė e amerikanė, punojnė pėr tė nxjerrė nė dritė madhėshtinė e dikurshme. Aty ku fshatarėt e Pojanit tė zhytur nė hallet dhe mjerimin shqiptar bėjnė dasma dhe rite nė manastirin e vjetėr.

    Shpesh kur nisem herėt nga Tirana drejt plazheve tė Himarės, me tė mbritur nė Vlorė, kthehem e ngjitem nė Kaninė. Nuk ka gjė mė tė bukur se njė kafe nė ballkonet e asaj qyteze mesjetare, te rri e sodit detin tė argjenduar nga dielli. Por kjo ėshtė temė e njė reportazhi mė vehte, duke shetitur mureve tė kėshtjellės, Manastirit tė Kolgjerit dhe luadheve tė Lungarės. Temė mė vete ėshtė edhe tregimi pėr njė drekė me mish qingji tė pjekur nė Qafė tė Llogorasė te dukatasit, te ata tė cilėt dinė tė kullosin bagėtinė nė ato male, dinė tė pjekin ato mishra si pėrherė pėr respekt tė zotave dhe tė mikut, dinė tė gatuajnė harapash me mjell misri. Dukatasit, nga blektorė tė zotė kanė filluar tė mbjellin vreshta nė arat e tyre dhe tė ndėrtojnė restorante aty ku ėshtė piksur legjenda e Kronit dhe e Reas, aty ku fillon njgjitja pėr nė majė tė Qorres, tė Ēikės, a pėr nė Val tė Vranishtit tek Guri me Qiell, apo shėtitja pėrgjatė Shtegut tė Qezarit, tė atij perandori tė famshėm romak, qė kaloi atyre anėve dymijėepesėdhjetė vjet pėrpara, por bėmat e tė cilit kanė mbetur tė gjalla sot e gjithė ditėn nė tregimet e dukatasve. Vera e kuqe e Dukatit ka filluar tė zėrė rradhė ndėr verėrat e mira artizanale qė prodhohen sot nė Shqipėri.

    Pamje nga Dhėrmiu

    Me kėtė rast dėshėroj tė pėrmend legjendėn e Kronit dhe Reas, ashtu si e kam dėgjuar shpesh nga barinjtė e atyre brigeve.

    Kroni, pra pėrroi i malit dhe Rea, pra ajo qė na sjell shiun, ishin burrė e grua. Kur ata bėjnė dashuri qielli e toka bėhen njėsh kėtu nė Malet e Vetėtimave. Ē'kanė retė ujė, derdhet nė tokė; ēka erė vjen e ulėrin kėtyre anėve; ē'ka bubullima, vetėtima e shkrepėtima, gjėmojnė nė kėto shkrepe kur tė dy zotat ēiftėzohen. Pastaj ēifti hyjnor rri e qetėsohet shtrirė nė pasqyrė tė detit. Fallosin e Kronit imagjinata e barnjve tė atij mali e ka memorizuar te forma e gadishullit shtrirė nė det, kurse mitrėn e Reas e ka memorizuar me emrin e lugjeve qė mbajė atė emėr. Kroni ishte paralajmėruar se fėmija qė do tė lindėte Rea do ta vriste me tu rritur. Kėshtu ai i hante tė gjithė tė sapolindurit. Ishte Ēika ajo qė e lajmėroi Kronin se Rea herėn e fundit i kishte dhėnė pėr tė ngrėnė njė copė shkėmb nė vend tė tė sapolerit. Dhe ai e volli nga inati shkėmbin nė Val tė Vranishtit. Shkėmbi ėshtė edhe sot e kėsaj dite aty ku ra. Quhet Guri me Qiell. Eshtė njė copė e madhe shkėmbi mbėshtetur si tra mbi dy shkėmbinj tė tjerė.

    Mes ullinjve, qiellit, detit, malit, erės sė bimėve aromatike tė bregdetit, duke bėrė kujdes qė mendja le tė dehet nė fund tė udhėtimit, ulur nė njė pėrj bareve tė shumtė tė Dhėrmiut, ndaloj nė kthesėn e fundit tė rrugės nacionale, aty ku duket pėr herė tė parė fshati i shpėrblyer me tė shumtė nga natyra dhe zotat pėr bukurinė qė ka. Ndaloj pėr tė admiruar atė bukuri qė i ngjall shpirtit dėshirėn pėr tė jetuar.

    Njė fshatar mu afrua. Ishte Adem Sakaj, i cili rastėsisht u gjend aty ku ndalova.

    Plazhi i Dhėrmiut

    "Ju lutem, gjej rastin pėr t'ju drejtuar duke e ditur se shkruani nė gazeta. Dėshėroj t'ju tregoj historinė time e cila ka tė bėjė me pyetjen: Kush qeveris nė Dhėrmi, shteti shqiptar apo organizata qė nuk pėrfillin ligjet e shtetit shqiptar?"

    U befasova, sepse isha nė tė tjerė qiej dhe Ademi mė solli ndėr mend skėterrėn e tokės. Isha pėrgatitur tė shkoja tė shihja rrugėn e re qė sapo kishin hapur pėr nė plazhin e fshatit. Dėshėroja tė shihja nė se kishte menduar fshati pėr tė rregulluar parkimin e automjeteve, sepse gjatė ditėve tė verės ėshtė e vėshtirė tė qarkullosh e tė gjesh njė vendqėndrimi aty. Dėshėroja tė merrja vesh nė se miqve tė mi dhėrmias u kishin ardhur fėmijtė nga Greqia pėr pushime. Tė veja pėr vizitė tek miqtė e trungut familjar nga mėma, miq prej katėrqind e mė shumė vjetėsh. Por ē'e do, historia e Ademit mes bukurisė sė Dhėrmiut mė trishtoi. Ademi mė dha kopjen e njė letre tė cilėn ja kishte drejtuar Avokatit tė Popullit zotit Ermir Dobiani dhe Ministrit tė Pushtetit Lokal, zotit Et'hem Ruka nė lidhje me prishjen e shtėpisė sė tij nga bashkėfshatarėt e vet, pėr motive jashtė ligjore sipas Ademit. Mbasi e lexova letrėn, e pyeta bashkėbiseduesin se pėrse atij, banorit tė fshatit Dhėrmi i kanė prishur shtėpinė. Mė tha: "Nuk na lė kryeplaku tė ndėrtojmė nė tokė tė shtetit, se thonė se jemi turq, mua dhe disa tė tjerėve. Pėr mė tepėr na kanė lėnė edhe pa tokė, sepse kryepleqėsia kėtu nuk zbaton ligjet e shtetit."

    Nė se kjo qė thotė Adem Sakaj, baba i katėr fėmijėvetė lindur e rritur nė Dhėrmi, ėshtė e vėrtetė, atėhere shpejt a vonė bukuria e Dhėrmiut do tė vrasė. Dhe qė kjo tė mos ndodhė, organet kompetente shtetėrore kanė pėr detyrė tė paktėn t'i pėrgjigjen pyetjes sė Adem Sakajt: "Kush qeveris nė Dhėrmi, shteti shqiptar apo organizata qė nuk pėrfillin ligjet e shtetit shqiptar?" Sa pėr shprehjen e shqiptarėve turq a grek tė atyre anėve, unė nuk e dėgjova sepse u mbyt sa u tha nga Ademi prej bubullimave, vetėtimave dhe shkrepėtimave tė historisė nė atė ditė tė bukur udhėtimi pėr nė Dhėrmi.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    Vinny T

    I ke rene pikes.

    Per te arritur kete duhet nje edukim rrenjesor i popullsise dhe sidomos i brezit te ri. Per mendimin tim lenda e edukimit duhet te kthehet ne bankat e shkolles madje te nderthuret me disa elemente te thjeshte te mikpritjes turistike. Nqs nuk behet dicka e tille ne nuk do te jemi kurre ne gjendje te konkurojme asnje nga fqinjet tane jugore apo edhe veriore, te cilet kane nje tradite dhe eksperience te madhe ne turizem.
    Live and let live!

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nje problem tjeter me rendesi eshte dhe ajo e ēmimeve te perdoruara nga restorantet, hotelet, plazhet, baret.....
    Po ti shokosh ne Sqhiperi jane skandaloze!! Cdo gje eshte e thjeshte per tu llogaritur.
    Cmimet ne bregdetin shqiptar jane 40 deri 50€uro nata ne nje hotel me 1 yll ( flas me normat e hoteleve evropine e jo me yjet qe vendosin sipas qefit pronaret e hoteleve ne Shqiperi).
    Me kete ēmim jane Hotelet ne Spanje, ne France dhe Itali biles mund te gjesh akoma me lire.
    Akoma me te ulta behen ēmimet ne Greqi e Turqi.
    Le te shohim restorantet perseri tarifat e pjatave te peshkut jane rreth 8€uro pak me lire se ne perendim po mos harrojme sherbimin dhe ambjentin ku hame ( ne shume restorante buze detit e sidomos ne Durres, as 15 metra larg mund te kemi as 15 larg restorantit grumbuj plerash). Po te krahasohemi me Greqi, Turqi, Maqedoni jemi prape me shtrenjte.
    Po ti shtojme qe llogarise mungesen e ujit, dritave, infrastruktures, mungesen e sigurise...kostoja del me te vertete e larte.
    Duhet thene qe turizmi eshte biznesi me i privilegjuar pasi gjate 10 vitesh pronaret nuk paguajne taksa mbi fitimet dhe ligji i favorizon.
    Dhe e fundit po te shikojme rrogat qe u jepen pnonjesve nga pronaret jane 10 here me te vogla se ato qe jepen ne perendim per punojnesit e turizmit.
    Atehere nqs do te vazhdohet me kete llogjike nje pjese e madhe e ketyre bizneseve do te falimentoje, pasi me hapjen e kufijeve dhe zhvillimin e agjensive turistike, klientet do te kalojne pushimet ne vende te tjera e jo aty ku nuk konsiderohen me si kliente po vetem si ajo Lopa qe e ka gjirin plot me qumesh dhe qe mund ta vjelesh ne ēdo moment. Vjen nje moment qe dhe lopen qe eshte lope duhet ti sherbesh, ti japesh te haje qe te mund ta mjelesh.
    Pronaret qe merren me turizmin ne Shqiperi duhet te kuptojne se me te vertete biznesi i tyre eshte mjet fitimi, po qe te kesh nje imazh te mire te klientela duhet investuar per te, e klienti duhet respektuar, dhe ti shesesh nje produkt 10 here me shtrenjt se e ke blere 20 metra me larg eshte mashtrim e jo biznes.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Tė flasėsh mirė pėr Shqipėrinė

    Plazhet e Adriatikut e tė Jonit po e krijojnė njė platformė tė re nė marrėdhėniet ndėrshqiptare

    Veton Surroi

    1.
    Njė revolucion ėshtė duke ndodhur nė marrėdhėniet ndėrshqiptare, dhe ky revolucion nuk ka as komandantė, as liderė politikė e as epope legjendare. Pėr kėtė fėmijėt tanė nuk do tė lexojnė nė librat shkollorė gjatė pesėdhjetė viteve tė ardhshme, duke u detyruar tė mbajnė nė mend me saktėsi datėn dhe vendin e ngjarjes si edhe tė gjithė tė pranishmit. Edhe ashtu do tė ishte vėshtirė, sepse ky revolucion nuk ka datė, vendi ėshtė pothuajse i papėrcaktuar, ndėrsa tė pranishmit vėshtirė edhe mund tė identifikohen. Shumica mbahen mend si figura trupash tė skuqur e brekėsh tė shkurtra. Fjala ėshtė pėr faktin se pėr herė tė parė nė historinė shqiptare ndodh njė dyndje e vullnetshme e kosovarėve nė Shqipėri, dhe pėr herė tė parė ata kthehen duke folur mirė pėr tė. Fjala ėshtė pėr revolucionin e plazhit.

    2.
    Nė fund tė kėtij sezoni turistik, do tė jenė qindra mijė kosovarė qė do tė kenė kaluar disa ditė nė pjesėn e Shqipėrisė tė Adriatikut apo tė Jonit. Akti i kėtillė ėshtė i paprecedencė nė marrėdhėniet Kosovė-Shqipėri. Mė parė, gjatė shekullit tė kaluar, prania e kosovarėve nė Shqipėri nuk ishte shenjė e mirė. Gjatė qeverisjes sė Zogut, kosovarėt atje ishin vetėm njėra prej shenjave tė pėrndjekjes nga regjimi mbretėror serb i Jugosllavisė rojaliste. Tė pamėsuar me moēalet e Fushė-Krujės, do tė vazhdonin deri mė kėtė ditė tė ndaheshin nė "ne" dhe "ata", ndonėse do tė kishin harruar ndėrkohė theksin e rėndė nazal prej drenicaku a llapjani. Ndėrkohė, do tė shoqėroheshin me njė valė tė re njerėzish qė i zuri ndarja e komunizmit nė dy tabore. Pas rėnies sė komunizmit, kosovari nė Shqipėri do tė ishte ai i kėrshėrisė pėr Mėmėdhenė, duke u shndėrruar automatikisht nė kritikues tė varfėrisė, mungesės sė moralit patriarkal dhe ēdo gjėje tjetėr qė nuk hynte nė kornizėn e idealizuar tė Kopshtit tė Enver Hoxhės. Dhe, natyrisht, pėr tė gjithė ata qė nuk patėn rast ta shohin Shqipėrinė, qe angazhimi i Milosheviqit para dhe gjatė fushatės sė bombardimeve ai qė bėri qė edhe njeriu me kushte mė tė kufizuara tė kalojė andej kufirit dhe tė shohė se si ėshtė nė tė vėrtetė Shqipėria. Nė asnjėrin prej rasteve tė shekullit tė kaluar, pos njė herė kur shkuan njė grup profesorėsh tė Universitetit tė Prishtinė dhe e mbushnin Prishtinėn me pėrralla pėr Parajsėn andej Bjeshkėve tė Nemuna, nuk ėshtė kthyer kosovari me fjalė tė mira pėr Shqipėrinė. Madje, as kur pati mikpritjen nė ditėt e vėshtira tė luftės, nuk la gjė tė mirė pa e thėnė pėr familjet qė i morėn nė strehim, e gjė tė keqe pėr vendin, i cili ėshtė sinonim i ērregullimit, pos, kėsaj vere.
    3.
    Shqipėria, nė funksionimin e saj prej shteti nuk ka ndryshuar aq shumė, sa qė pėrnjėherė tė ndryshojė mendimi i cilitdo, pra edhe i kosovarėve. Ka vite qė po kalon nėpėr njė krizė tė thellė politike, e cila mė 1997 shkriu shtetin nė brendėsi, dhe ruajti vetėm kufijtė e jashtėm. Madje, po qe se i pėrcjellim 12 muajt e fundit, nuk ėshtė vetėm krizė konceptesh mes partive tė ndryshme: socialistėt treguan se brenda ideologjisė sė tyre mbretėron edhe nocioni i vjetėr i interesit personal a grupor, shumė mė meskin se qė do tė ishte ai i ndonjė projekti politik. Shqipėria ėshtė po aq e qeverisur sot sa ishte ndonjė vit mė parė, por brenda kėsaj Shqipėrie po ndodh njė fenomen pak i shėnuar: kriza politike ėshtė njė binar i jetės ndėrsa krejt binar tjetėr ėshtė ai qė e kanė krijuar vite tė tėra tė ekonomisė gri dhe mjeteve tė emigrantėve. Nė fakt, efektet e shpėrthimit emigrativ shqiptar shihen sot me tėrė objektet e ndėrtuara, me begatimin e pasurive familjare dhe me, fundja, mungesėn e varshmėrisė nga shteti. Atė qė e kanė parė kosovarėt sivjet ėshtė diēka qė po ndodh ka kohė nė Shqipėri: konfliktet politike nuk rrjedhin nga jeta e pėrditshme e qytetarėve, e tashmė as qė po reflektohen nė to.
    4.
    Efekti i kėtij sezoni turistik do tė jetė imediat. Pėr shumėkė nė Shqipėri do tė zbulohet se turizmi mund tė shndėrrohet nė degėn kyēe tė ekonomisė. Pėr shumėkė do tė jetė zbulim, gjithashtu, se peshėn mė tė madhe turistike nuk do ta kenė gjermanėt a anglezėt, e posaēėrisht i ashtuquajturi turizėm i lartė, por ai i kosovarėve dhe shqiptarėve tė Maqedonisė, si dhe tė diasporave tė tyre, me atė fuqi blerėse qė e kanė. Ndėrkaq, pėr tė gjithė ata qė kanė dyshuar nė arsyeshmėrinė e rrugės mė tė mirė me Kosovėn, do tė kenė kuptuar se kjo rrugė duhej tė ekzistonte jo nesėr, por pardje. Dhe se do ta shpaguante veten. Shqipėria e Kosova nuk do tė shkėmbejnė uranium mes vete, pėrkundėr ndonjė premtimi parazgjedhor tė ndonjė partie, por njerėz e mallra tė rėndomtė. Por, mė duket se disa prej efekteve do tė vijnė mė vonė. Pėr dallim prej enklavės shqiptare tė Ulqinit, ku efekti i turizmit tė kosovarėve ishte pak a shumė ai i iluminizmit shqiptar te njė popullatė qė shkonte drejt asimilimit, shndėrrimi i Shqipėrisė nė pikėn e fortė turistike tė sė ardhmes do tė ketė ndikim tjetėr nė marrėdhėniet mes nesh. Hiē lehtėsinė e tė komunikuarit nė njė gjuhė, ky vit ka qenė me tė vėrtetė anashkalim i faktorit etnik: hotelet private tė Durrėsit e tė Sarandės nuk i kanė pritur kosovarėt pse janė "vėllezėr kosovarė", por pse kanė pasur mjaft euro pėr tė paguar. Anasjelltas, kosovarėt nuk janė drejtuar nėpėr dhiaret e veriut tė Shqipėrisė pėr tė arritur nė Durrės pėr shkak tė tė pushuarit nė "plazhe etnike", por sepse ēdo variant tjetėr ishte edhe mė i shtrenjtė e edhe mė i pasigurt. Fjala interes, e cila ka munguar nė marrėdhėniet mes Kosovės dhe Shqipėrisė, pėrnjėherė ka dalė nė sipėrfaqe. Dhe kėtė e bėnė qytetarėt e dy vendeve, jo ndonjė ideologji a sistem qeverisjeje. Dhe, ky ėshtė vetėm fillimi i definimit tė konceptit tė interesave mes dy vendeve.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Plotesisht e drejte dhe e thene ne menyre mese objektive. Klienti ne bote eshte mbret dhe duhet konsideruar si i tille, ne te kunderten shkon te konkurenca dhe nuk kthehet me. Vetm lidhja e interesave do te bejne lidhjen dhe bashkimin natyral te Kosoves me Shqiperine, poltikat ekonomike qe do te shkojne ne kete senc e jo demagogjite "patriotike" qe njerezve u eshte lodhur koka duke i degjuar. Neser populli shqiptar ska pse te blej prodhimet buqesore nga Greku e maqedonasi, por mund ti lej ato prodhime qe behen ne fushat e Kosoves dhe keshtu favorizohet prodhimi vendas, nqs kemi mundesine pse mos te punojme per njeri tjetrin dhe te shpenzojme te njeri tjetri po ta bejme kete per boten?! Nqs kjo metode nuk prek lirine e askujt dhe favorizon zhvillimin e Kosoves dhe te Shqiperise pse jo!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Nuk mjafton te jesh ne breg te detit per te zhvilluar turizmin.Per mendimin tim turizmi dhe per nja 50 vjet te tjera nuk do te zhvillohet.Dhe ja perse:

    -Shqiperia nuk ka nje rend dhe rregull publik.Njerezit qellohen e vriten me kallashnikove ne mes te dites e policia thote qe vrasesi per motive te dobeta u largua ne drejtim te paditur..

    -Mungese totale e infrastruktures.E ashtuquajtura autostrade,si pasoje e grabitjes se fondeve te dhena nga banka Boterore eshte katandisur si rruge fshati.Firmat fantazme qe grabiten tenderat e ndane miliardat me Nanon nuk kane detyrim mirembajtjen e saj.Kush do ta mirembaje.Turistet thone:Pse duhet te shkaterroj makinen neper Shqiperi???

    -Udhetimet per ne Shqiperi kane ēmime skandaloze,kjo si pasoje e mafiozeve te cilet kane monopolizuar ne menyre mafioze kete fushe e vene ēmime ne akordance.Eshte skandal kur mendon qe nje udhetim me traget nga Bari ne Igumenice kushton 20EURO dhe nga Bari ne Durres 70EURO.Nje bilete makine per ne Igumenice kushton 24EURO ndersa per ne Durres 80EURO

    -Te huajt qe hyjne ne Shqiperi duhet te pagojne 40 $ qeverise se Fatos Nanos

    -Makinat detyrohen te pagojne qindra dollare sigurim ne muaj (sigurim i thenēin)

    -Uji ne shqiperi mungon.Eshte kushti kryesor i higjenes

    -Mungon elektriku.Skandal...

    -Etj..etj...................
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  10. #10
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Kjo vjen si pasoje e faktit qe pronaret e hoteleve ne shqiperi nuk jane biznesmene por tregtare droge,kontrabandiste,skafiste ose shfrytezues prostitucioni.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •