Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Google – superfuqia e re

    Amerika ėshtė superfuqi ushtarake, Kina mund tė jetė superfuqi e ardhshme ekonomike, por superfuqia e informacionit dihet qė tani: makina e kėrkimit nė internet google.com

    Google – superfuqia e re

    Google ėshtė njė makinė pėr kėrkimin e informatave nė rrjetin mbarėbotėror tė internetit. Kėtė tashmė e di secili. Mirėpo, gjiganti i internetit ofron edhe shėrbime tė tjera interesante, tė cilat meritojnė vėmendjen e publikut. Kėto shėrbime janė njė ndihmesė e ēmueshme nė jetėn e pėrditshme – nė shtėpi, nė punė dhe gjatė udhėtimit. Pėr shembull google mund tė pėrdoret jo vetėm pėr kėrkimin e faqeve tė tjera nė internet. Tė zėmė se njė bankier dėshiron tė dijė se nė ē’orė mund tė niset me tren nga Mynihu pėr tė arritur me kohė nė njė mbledhje tė rėndėsishme nė Berlin, e cila do tė mbahet pasdite. Ai nė vendkėrkimin e faqes nė google mjafton tė shkruajė: München Berlin 09:30 (ose kohėra tė tjera, sipas dėshirės).

    Dhe menjėherė do tė keni pėrpara ėeb-adresėn e saktė me orarin e trenave. Makina e kėrkimit google ėshtė edhe kalkulator (shkruani p.sh. 5+4 dhe klikoni enter; menjėherė do tė keni rezultatin: 9). Njė shėrbim tjetėr ėshtė plani i qyteteve. Kėrkoni njė qytet dhe google si rezultat tė parė tė kėrkimit do t’ua prezantojė planin e qytetit. Google ka edhe njė shėrbim pėrkthimi, i cili pėr momentin funksionon vetėm pėr gjermanisht dhe anglisht (p.sh. shkruani nė anglisht fjalėn tė cilėn dėshironi ta pėrktheni nė gjermanisht, pastaj shkruani English-German dhe klikoni enter).

    4500 gazeta
    Askush nuk ka kohė t’i lexojė mijėra gazeta, qė botohen nė botė – pėrveē neės.google. Versioni amerikan “lexon” 4500 gazeta, prej tė cilave lexuesit nė internet mund tė informohen duke shkruar fjalėn pėrkatėse tė interesimit tė tyre. Me google alert madje mund tė njoftoheni pėrmes email-it pėr ēdo temė qė jeni tė interesuar.
    Njė ofertė tjetėr falas e google ėshtė gmail: posta elektronike e bazuar nė ėeb. Pėr dallim nga hotmail dhe yahoo, gmail ofron mė shumė hapėsirė memorizuese (2.5 gigabajt) dhe ka njė filtėr tė mirė kundėr emailave komercialė (spam).

    Shėrbimi mė i ri i google ėshtė ėėė.earth.google.com. Nė kėtė adresė mund tė bėni shkarkimin e programit brenda pak minutash dhe pastaj tė shikoni botėn nga tė gjitha qoshet e mundshme. Pamja ėshtė fantastike. Sė fundi google ka vėnė nė dispozicion njė version tė ri tė earth, i cili mundėson shikimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė 3D (pamje tredimensionale). Kėshtu mund tė fluturohet si supermeni nėpėr rrugėt e Neė York-ut. Tregimi pėr google ėshtė njė tregim suksesi. Makina e kėrkimit u themelua nė vitin 1999 nga studentėt Larry Page dhe Sergey Brin tė Universitetit Stanford. Ndėrkohė vlera e ndėrmarrjes nė bursė ėshtė 80 miliardė dollarė. Google ėshtė shndėrruar nė folje (anglisht: “to google, gjermanisht: googlen etj.). Ndonėse google nuk mund tė krahasohet me gjigantin Microsoft (vlera nė bursė: 290 miliardė dollarė), prapė makina e kėrkimit ėshtė duke u rritur si dikur “perandoria britanike”, shkruan Josef Joffe, editor i gazetės sė pėrjavshme gjermane “Die Zeit”.

    Kthjelltėsia habitėse

    Ajo ēfarė e dallon google nga Microsoft ėshtė baza demokratike. Nė google tė gjithė janė tė barabartė. Nė krye tė listės sė kėrkimit pėrherė dalin faqet e vizituara apo tė propozuara mė sė shpeshti. Google Neės bazohet po ashtu nė frekuencėn e shfrytėzimit dhe aktualitetit. Froogle, njė faqe e google, na tregon se ēka mund tė blejmė, me ēfarė ēmimesh dhe si ėshtė mėnyra e pagesės. Google earth, ndėrkaq, ofron pamje fantastike tė globit dhe do tė mund tė zėvendėsonte shumė shėrbime sekrete. Me google earth secili mund tė shikojė botėn nga lart, shtėpi pas shtėpie. Ose: para se tė shkoni nė agjencinė e udhėtimeve pėr tė rezervuar pushimet, nė tavolinėn e punės nė shtėpi apo zyrė mund tė shikoni nga lart, me njė kthjelltėsi habitėse, ambientin.

    Projekti i ardhshėm i google ėshtė skenimi i miliona librave dhe vlerėsimi i teksteve tė gazetave jo vetėm sipas aktualitetit, por edhe sipas cilėsisė. Tė gjithė kėta shembuj tregojnė se google ėshtė nė rrugė tė mirė tė dominojė tregun global tė informatave. Me strategjinė e zgjerimit google synon tė shndėrrohet nė njė ofrues tė shėrbimeve tė gjithanshme tė internetit dhe telekomunikimit (sė shpejti me google do tė mund tė telefonohet dhe do tė ketė edhe njė google messenger, i cili do tė atakojė hotmail-in dhe yahoo). Google sot disponon me 6,8 miliardė para tė gatshme, shumė mė tepėr se yahoo me 4,9 miliardė dollarė.

    Ēfarė do tė bėjė kompania google me kėto para? Ekspertėt llogarisin sa google do tė investojė nė teknologjinė informative nė Rusi dhe Kinė. Tashmė google ka blerė 2 pėr qind tė aksioneve tė makinės kineze tė kėrkimit Baidu. Si gjithnjė deri mė tani drejtuesit e google nuk bėjnė shumė zhurmė para investimeve tė tyre apo paralajmėrimit dhe lansimit tė projekteve interesante. Sė fundi tė gjithė u befasuan me programin google earth. Analistėt e bursės nuk janė tė entuziasmuar lidhur me politikėn e rezervuar informative tė google. Kėshtu ende mbetet nė nivel spekulimesh se ēfarė synon google me hapjen nė San Francisco tė hot-spot-it tė parė falas pėr lidhje jokabllolvike nė internet. Disa ekspertė supozojnė se nė San Francisco janė duke iu vėnė themelet njė rrjeti kombėtar (ndoshta edhe ndėrkombėtar). Google hesht.

    Siguria e rrezikuar?

    Me prezantimin e programit earth nuk ka ngjallur vetėm entuziasėm. Qeveritė e disa vendeve aziatike kanė bėrė tė ditur se siguria e tyre mund tė jetė e rrezikuar dhe i kanė bėrė thirrje google qė tė heq nga rrjeti sė paku pamjet satelitore tė ndėrtesave qeveritare. Qeveria e Koresė sė Jugut deklaroi se do t’ia prezantojė shqetėsimet autoriteteve tė SHBA-ve pėr shkak tė shėrbimit tė ri tė google. Fotografitė e google tregojnė rezidencėn private tė presidentit jugkorean, bazat ushtarake dhe komandėn e ushtrisė – tė gjitha kėto ndėrtesa, pėr vendndodhjen e tė cilave qeveria nė Seul hesht.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Kush i krijon stemat e Google?
    Nga Lokjaa nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 12:11
  2. Google Pack (beta)
    Nga besart nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 13:41
  3. Google Talk, programi i Google pėr chat
    Nga qoska nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:42
  4. Lajme nga GOOGLE... VoIP
    Nga Miremengjes nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-01-2005, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •