Femra vetëvriten 3.6 herë më shumë se në 1999-ën. Kështu rezulton sipas botimit të fundit të Institutit të Statistikave "Tregues të Shëndetit", përkundër vrasjeve që hasen 7 herë më të larta te meshkujt se te femrat. Kështu precedentët e dëgjuar gjithnjë e më shpesh së fundi për vajza edhe minorene që vendosin t'i japin fund jetës kanë vulosur edhe konkluzionet periodike të INSTAT. Psikologët gjejnë shpjegim të menjëhershëm në këto përfundime ndjeshmërinë apo të tilla arsye për hir të të cilave femrat cilësohen "seksi i dobët". Në mjaft raste arsyet për t'i dhënë fund jetës kanë qenë fundi i ndonjë martese apo lidhjeje dashurore dhe më pak arsye ekonomike që si të tilla nuk diferencojnë femra apo meshkuj. Por nuk është ky i vetmi moment ku ndalet "Tregues të Shëndetit". Në një analizë më përgjithësuese popullsia shqiptare konsiderohet një popullsi me moshë të re, 31.7 vjeç. Megjithatë niveli i lindshmërisë është ulur me 26 për qind. Sipas shifrave lindin më shumë meshkuj se sa femra në raportet 52 për qind me 48 për qind
Krijoni Kontakt