Nano u largua.
Largimi i tij qe i detyruar por ndersa ka shume qe besojne se ai iku pergjithmone, ka prej atyre qe kete e shohin si nje terheqje te stilit "Nano", pra qe do te thote - terhiq dhe mos keput.
Nano do te rikthehet por si?
Nano u largua.
Largimi i tij qe i detyruar por ndersa ka shume qe besojne se ai iku pergjithmone, ka prej atyre qe kete e shohin si nje terheqje te stilit "Nano", pra qe do te thote - terhiq dhe mos keput.
Nano do te rikthehet por si?
Kah ne kendej drenices thon shkoft e mos u kethevt,shpresoj sinqerisht te mos kethehet,dhe jam i bindur se ai tani me i takon te kaluares si nje udheheqes qe me kalashnikov erdhi ne pushtet duke djegur shqiperin dhe krejt qka eshte shqiptare.Por edhe nuk ka nevoj me per politik sepse kapital ka ber mjaft tani ditet e pleqeris do ti kaloj neper bordella kuptohet me para te shqiptarve.Sinqerish ne kosove ai ishte politikani me i urryer qe ka njoft kosova deri me sotPostuar mė parė nga Qazim RUDI
Edhe une e shoh te pamundur kthimin e Nanos ne krye te PS-se. Per mendimin tim Nano do te ishte shume i mire si analist politiko-ekonomik, pasi ka nje pervoje te madhe kombetare dhe nderkombetare.
Me te mire se Nano ata specialistet..ose socialistet..ose shkyp.. hajdutet.. nuk gjejne..
Ai ka aftesi qe nuk i ka askush nga taborri i tije. Nanua eshte nje demagog shpikes i hatashem dhe per kete ai mbahet nga soji hajduto socialist sepse akoma nuk e kan kopjen tjeter gati..
Nanua nashti vigjelon nga maj e Llogarase... Atje eshte nje pisheza-flamur..qe i thone.. dhe Nanua me celuloar ne dore nuhat motin..
xerr xerret nuk i pushojn dhe e informojne.. se qysh po vene punet me Dramen e re qe po ven ne Skene ne tirane me aktor kriesor mark-edvin-shalgjatin.. ne u beft mire puna.. ai merr rrugen per dukatvlore tirane.. pra ne se edvin-ruco-namiku e kryen misionin qe nanua ja ka ngarkuar .. per te ndezur nje 97 te re. .. por po qe se edvinua nuk triumfon ne kte loj gjakatare.. qe ka nisur athere nanua merr rrugen per dhermi himare sarande janine e ne elb a shen helene si napolonua.. dikure..
Perpiqet edvini ti ngjaj nanos po nuk e arrin.. nuk mundet.. eshte lyfmatrak.. megjithse ne dispozicion ka tere ekspertet e mashtrimit .. qe nga Miz aliu e Namo mik Dokle rucet e deri tek ill pop kadaret.. prap ai si rrot mullini mek mek mek ka dal e flet neper organizatat baze e ja fut kodra mbas bregut..
vate nje dizaj ne pez e e filloj fjalimin kshu.. gja pezakshe : t'gjidh.. duhet t'nxitojm e t'vrapojm..
kur vate ne bilisht e filloj te njejtin fjalim me fjalet.. tė tėre..duhet te vrapojmė..
pra kopjon nanon qe bente nga nji dialektalizm me i gezue maloko katundaret..sipas rastit..
t'shohim a do di Berisha kte radhe te mos "shporret" kur thot gjith ngazellim mustaf nanua..
Eshte nje beteje e pa imgjinueshme.. qe po luhet..
mjeshteria e Ps dhe veglave te saje ka perhapur kto dite parullen.. shumica e popullit nuk ka votuar Berishen.. pra me nje fjale degjoni juve jasht e brenda.. na ka votuar populli neve PS-ne duan te thone dhe me kte Bylete duan te hyjne ne nje beteje per te krijuar Psikozen ne popull dhe ne qarqet politike jashte se.. Neve jemi te ligjshem e Saliu i pa ligjshem..pra o Bote ne se e ndezim luften.. si ahere me 97-te.. e bejme se populli na e ka dhene mandatin per lufte.. se diktatori Berish me Gestapon e tije ministrin e perbrendeshme sna ka lene fije lirie.. e meqe na qenka Berisha Gestapo.. ju amero-anglo ruset do ini me ne si ahere me shokun enver qene hoxhsonat e Anglo amerikaneve ne luft te dite boterore.. pra aleat ne luft te perbashket kunder Hitler -Berishes..
Sdi a do mundet Pd ta perballoje stuhine mashtruse sugjestionuse te Ps-se..
Jan mijra miljonero-miljardere PS-iste te interesuar per kete kasaphane .. qe te ndodhi sa me shpejte.. e ne krahun tjater qindra mijra brek grisur.. do hutohen e mund te manipulohen si me 97-te..
Ktu do duket sa MENDJE ka ne PD..
Vetem '97 tjeter mos paste!!!!
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Postuar mė parė nga Brari
Braro , mjaft edhe ti me keto extremizma
Tani qe fitoi Pd duhet te jesh me tolerant. Ti flet sikur jemi ne lufte.PD premtoi se mbas zgjedhjeve nuk do te kete me acarime nderpartiake. Kur mendoj se ti ne pergjithsi sjell ketu vijen politike te PD-se dhe na ben te mundur te imagjinojme se edhe ne PD mendohet nje lloj, me ben te me rrenqethet mishi.
Une mendoj se jo kjo eshte politika e PD. Vete Sali Berisha tha se qytetari Nano nuk ben me pjese ne agjenden e tij, pra nuk duhet te shqetesohemi me me Nanon.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 15-09-2005 mė 17:34
Gjendet nė Tiranė, po ndjek situatėn
Nano, shumė shpejt aktiv pėr PS
Ish-kryetari i PS-sė Fatos Nano, pritet sė shpejti tė shfaqet nė zhvillimet politike brenda PS pėr tė mbėshtetur kandidatin pėr kryetar qė do tė rivalizojė Edi Ramėn. Nano ėshtė kthyer dy ditė mė parė nė Tiranė, pas disa ditė pushimesh jashtė vendit, dhe nė fundjavė nė Sarandė prej nga dhe ka ndjekur zhvillimet politike brenda partisė sė drejtuar mė parė prej tij. Nano nuk mori pjesė nė mbledhjen e KPD sė PS-sė, e cila u zhvillua tri ditė mė parė. Burime pranė Nanos, thanė dje se ish-kreu socialist, do tė dalė sė shpejti nė publik pėr tė sqaruar qėndrimin e tij pėr vendimet e marra nė mbledhjen e fundit tė KPD-sė. Brenda grupit tė mbėshtetėsve tė ish-kreut socialist ende nuk ėshtė qartėsuar se cila do tė jetė kandidatura e fortė pėrballė Edi Ramės nė garėn pėr kryetarin e PS-sė. Deri tani, anėtari i kryesisė socialiste i njohur si pjestar i grupit tė Nanos nė PS, Arben Malaj ka paraqitur platformėn e tij pėr postin e kryetrit tė PS-sė, ndėrsa pritet tė shfaqet nė kėtė garė, Petro Koēi. Rikthimi i Nanos nė zhvillimet politike brenda partisė sė tij, pritet tė pėrcaktojė qartė edhe kandidatin kryesor pėr kryetar tė PS-ė i cili do tė rivalizojė Edi Ramėn.
Ish-kreu i PS-sė, pas 19 ditė zhdukjeje i rikthehet jetės politike. Zhvillon takime dhe njihet me situatėn
Nano-Majko, dy orė pėr PS
Kanė qėndruar publikisht nė ambientet e hotel Rogner
Bledar Hoti
Ish-lideri i Partisė Socialiste, Fatos Nano, pas njė zhdukjeje tė gjatė nis jetėn aktive politike, duke u konsultuar me kandidatėt e mundshėm pėr kryetar partie.
Dje paradite lideri 15 vjeēar i socialistėve ėshtė parė dje nė ambientet e hotel Rogner, duke pirė kafe me anėtarin e Kryesisė sė PS-sė, ish-ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko. Biseda mes tyre ka qenė kokė mė kokė dhe ka zgjatur mė shumė se njė orė e gjysmė, e kjo pa praninė e asnjė pėrfaqėsuesi tjetėr tė PS-sė. Ky bashkėbisedim i gjatė mes tyre, duket se ėshtė ndėrprerė me mbėrritjen e bashkėshortes sė ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dhe pas disa minutash tė tre sė bashku kanė dalė menjėherė nga lokali. Gjatė daljes, Nano dhe Majko nuk kanė dhėnė asnjė prononcim pėr median. Ish-ministri i Mbrojtjes u ėshtė shmangur pyetjeve tė gazetarėve nėse do kandidojė ose jo pėr vendin e lėnė bosh nga Nano, atė tė kreut tė PS-sė, duke mos dhėnė asnjė koment. Majko, pas largimit tė Nanos, pėrflitet si njė nga kandidatėt e mundshėm pėr marrė kreun e PS-sė. Edhe pse ish-rivali i Nanos pėr postin e kreut tė PS-sė nė vitin 1999, Majko, ende nuk e ka shpallur zyrtarisht dhe publikisht njė gjė tė tillė, ai shihet si njė nga emrat qė mund tė rrėmbejė njė konsensus tė gjerė nė bazėn e PS-sė dhe tė Kryesisė aktuale. Sipas burimeve, Nano ka zhvilluar takime edhe me pėrfaqėsues tė tjerė, siē ishte ai i pardjeshmi me Petro Koēin, ku edhe ai mund tė shpallė kandidaturėn e tij pėrballė kryebashkiakut Edi Rama. Qė pas deklarimit tė dorėheqjes sė tij, mė 1 shtator, si kryetar i PS-sė, Nano u tėrhoq nga jeta aktive politike, duke ia deleguar kompetencat e liderit, sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė, Gramoz Ruēit. Pėr 19 ditė radhazi, Nano shmangu edhe prezencėn e tij nė ambientet e selisė sė rozė, duke lėnė qė riorganizimi i PS-sė, tashmė si parti opozitare, tė kryhet jo nė mbikėqyrjen e tij. Ai nuk ka marrė pjesė nė asnjė nga mbledhjet e Kryesisė sė PS-sė dhe tė KPD-sė sė 17 shtatorit. Fakti qė ish-kryeministri i ka nisur gjatė kėtyre dy ditėve takimet me njerėz qė kanė qenė pranė tij dhe qė tashmė njihen si njerėz qė nuk parapėlqejnė kandidimin e kryebashkiakut Rama pėr postin e kreut tė PS-sė, lidhet me mundėsinė e bashkimit tė rrymave tė reja pėr ti vėnė pėrballė kėtij tė fundit. Koēi, Malaj dhe Majko njihen si njerėz qė gjatė kėsaj kohe kanė punuar sė bashku me ish-liderin e PS-sė. Pritet qė pas kėtyre konsultave, Nano tė pėrcaktojė mė qartė se cilin prej kėtyre kandidatėve tė shpallur dhe tė pashpallur ta mbėshtesė pėrballė kryebashkiakut Rama.
Majko
Ish-ministri i Mbrojtjes, edhe pse anėtar i Kryesisė dhe i KPD-sė sė PS nuk ka marrė pjesė nė asnjė nga mbledhjet e fundit tė kėtyre forumeve tė larta socialiste. Nano dhe Majko gjatė kėsaj periudhe kanė qenė dikur rivalė, por sė fundi kanė bashkėpunuar sė bashku, kur ky i fundit u rizgjodh si kryeministėr nė 14 shkurt tė vitit 2002.
Malaj
Arben Malaj ka proklamuar njė platformė tė tij pėr kreun e PS-sė dhe ka shpallur edhe kandidaturėn e tij pėr postin e lėnė vakant tė liderit tė socialist. Malaj pritet tė takohet sė shpejti me Nanon, ku nė qendėr tė bisedimeve ėshtė beteja pėr kreun e PS-sė. Ish-ministri i Financave, aktualisht deputet i PS-sė, njėkohėsisht po kryen njė punė kėrkimore shkencore nė Harvard SHBA.
Koēi
Petro Koēi ka ende kohė tė reflektojė nėse do ta shpallet konkurrent pėr postin e kreut tė PS-sė ose jo. Takimi i djeshėm i Nanos me Majkon, duket se i sjell jo pak telashe Koēit, i cili duhet tė mendojė mirė pėr tė shpallur kandidaturėn e tij ose jo. Koēi dha sė fundi dorėheqjen si anėtar i Kryesisė. Ai ka akuzuar ashpėr disa drejtues tė PS pėr fushatėn.
Nano takime me mbėshtetėsit, pėrgatitet strategjia e sulmeve ndaj Ramės
Kthehet Nano, aktiv kundėr Edi Ramės
Ish-shefi socialist sė shpejti kontakte me bazėn
Ish-kreu socialist, Fatos Nano, ka nisur turin e tij tė kontakteve me tė gjithė mbėshtetėsit e tij nė PS. Gjatė ditės sė djeshme ai ka komunikuar me anėtarėt e grupit parlamentar socialistė, ende mbėshtetės tė tij nė kėtė parti, pėr ti udhėzuar ata pėr qėndrimin qė duhet tė mbajnė lidhur me situatėn nė PS. Pak minuta para mbledhjes sė grupit parlamentar socialist Nano ka zhvilluar njė bisedė telefonike me deputetin Ndriēim Hysa, i cili mė pas zhvilloi njė debat mjaft tė ashpėr nė grupin parlamentar. Burime pranė Nanos thonė se ai ka kėrkuar nga deputetėt me tė cilėt ka kontaktuar qė ata tė vazhdojnė qėndrimet tė forta kundėr lėvizjeve qė kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruēi, ka ndėrmarrė kohėt e fundit nė parti. Deputeti Hysa nuk ka mohuar dje kontaktet me Nanon ndėrsa nuk ka pranuar tė komentojė se ēfarė ka biseduar me tė. Pas nisjes sė takimeve me figurat socialiste tė mundshme pėr tė rivalizuar Edi Ramėn nė garėn pėr kreun e PS-sė, Nano ka nisur tė organizojė njerėzit mbėshtetės tė tij nė grupin parlamentar dhe KPD, pėr tė qenė tė gatshėm pėr tė nisur konkretisht fushatėn kundėr Edi Ramės. Burime pranė Nanos thanė dje se po krijohet strategjia e sulmeve qė mbėshtetėsit e tij do tė ndėrmarrin ndaj Edi Ramės. Paralelisht me takimet me njerėzit e tij nė forumet drejtuese nė qendėr, Nano ka nisur kontaktet edhe me mbėshtetėsit e tij nė bazėn e PS-sė. Burime pranė PS-sė bėjnė tė ditur se prej dy ditėsh, ish-kreu socialist ka zhvilluar biseda telefonike me njerėz tė besuar tė tij nė bazėn e PS, pėr tu njohur me situatėn nė bazėn e PS, pas daljes si kandidat pėr kryetar tė kėsaj partie, tė kryebashkiakut Edi Rama.
Krijoni Kontakt