04.04.2003
Kadareja prezenton letërsinë e tij universale
Mbrëmje letrare e Ismail Kadaresë në Lausanne të Zvicrës
BAJRAM SEFAJ
LAUSANNE, 2 PRILL - Në qytetin Lausanne të Zvicrës, të martën u mbajt një mbrëmje letrare e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Para lexuesve dhe dashamirëve të veprës se tij letrare në këtë qytet të bukur zviceran, ai kishte ardhur tok me violinistin e njohur shqiptar, Tedi Papavramin, i cili, pas vdekjes së Jusuf Vrionit, nga viti 2000 është përkthyes zyrtar i veprës letrare të Ismail Kadaresë, nga gjuha shqipe në atë frënge, për botuesin e njohur parisien Fayard. Para një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësih në këtë mbrëmje, dy krijuesit e mirënjohur shqiptarë i prezentoi znj. Irene Weber Henking, profesoreshë në Fakultetin e Letërsisë në Lausanne dhe drejtoreshë e Qendrës së Përkthimeve Letrare që, njëherësh ishte organizues i kësaj mbrëmjeje në bashkëpunim me Universitetin e Lausannes. “Vepra e Kadaresë, tha ndër të tjera ajo, bën pjesë në atë që Goethe e quante “Weltliteratur”, letërsi universale”. Kurse për Tedi Papavramin tha së “është një violinist i ri shqiptar tejet i talentuar dhe i njohur pothuaj se në mbarë botën, kur ka mbajtur koncerte në tërë Evropën dhe në kontinente të tjera, duke filluar nga Turqia, Japonia, Izraeli e deri tek Afrika e Jugut. Është ndër violinistet e rrallë që para publikut e ka luajtur L’Integrale des Caprices pour violon seul të Paganinit e të tjera”. Kurse profesori i letrave Jean-Louis Kuffer që, sipas fjalës se prezentuesës, çmohet si adhurues dhe njohtës i hollë i opusit letrar të Kadaresë, në vija të përgjithshme, foli për krijimtarinë artistike të Kadaresë duke ecur nëpër të, duke ngre krahasime e duke veçuar të arriturat kulmore të saj. Në veçanti, ai foli edhe për romanin me të ri të Kadaresë atë me titull “Vie, jeu et mort de Lul Mazrek “ të cilin, kohë me parë, në përkthim të Tedi Papavramit e ka nxjerrë në dritë botuesi ekskluziv i vepres letare të Kadaresë ShB. Fayard e Parisit. Nga ky roman, Ismail Kadare lexoi në gjuhën shqipe dy tri faqet e para të tij, kurse përkthyesi Papvrami lexoi në gjuhën frëngjishte një fragment shumë të gjatë nga ky roman autor i përkthimit të cilit është ai vetë. Kadaré përfitoi nga rasti që, në këtë mbëmje letrare kushtuar atij, të lexojë, gjithnjë në gjuhën shqipe, edhe disa pjesë nga libri i tij “Tri këngë zie për Kosovën”. Duhet shtuar se këtë mbremje letrare e cila, për çudi, përfundoi vetëm me një pyetje të vetëm një personi nga ana e publikut në sallë, në të cilën, kush e di pse, as që provoi të përgjigjet shkrimtari shqiptar, e pasuroi, ia shtoi sharmin dhe e solemnizoi, loja në kitarë e Krenar Arifit dhe ajo në piano e Gjon Guralumit, që të dytë studentë në l’Ecole de Jazz të Lausannes
Krijoni Kontakt